Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/23

“Ditar Lufte”, libri që prezanton kujtime nga lufta e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit

muhamet

Adem Lushaj

“Ditar Lufte” i autorit Muhamet Lekaj, është libri i promovuar kohë më parë  në Deçan, në të cilin autori prezanton ngjarje të luftës së fundit (1998/99), e ku ishte edhe vet, ndër protagonistët kryesor të këtyre ngjarjeve. Lekaj, si veprimtar i para luftës nën ombrellën e LDK-së, e ku edhe tash është anëtar i Kryesisë së Degës në Deçan, por edhe si luftëtar në rajonin e tij të luftimeve, në Lumbardhë, ka mbajtur ditarin e tij të luftës, që sipas historianëve, mund te jetë burim i shkrimeve historike për luftën e UCK-së, jo vetëm në Komunën e Deçanit.

Sipas, historianit, dr. Frashër Demaj, mbajtja e një ditari të tillë, ka rëndësinë e dyfishtë, qoftë si ruajtje e kujtimeve apo edhe si ngjarje e ndodhur, duke plotësuar edhe boshllëkun e dokumentacionit të djegur të luftës së lavdishme për clirim dhe pavarësi të Kosovës. “Trajtimi i ngjarjeve të luftës, paraqet vështirësi, pasi që janë të zhdukura dokumentet mbi të cilat do shkruhej historia”, është shprehur Demaj, për të cilin, ky dokumentim i bërë në “Ditari i Luftës”, mund të jetë dokument që do trajtohet nga historianët për të shkruar historinë e mirëfilltë të luftës së fundit në Kosovë. Për autorin dhe librin e tij, kanë folur edhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit, Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe në emër të recensentëve të librit ka prezantuar Shkodran Imeraj

Ndërkaq, autori Muhamet Lekaj, i cili ishte edhe Komandant në Shtabin Lokal të Lumbardhit, ka thënë se ky libër mund të jetë një “dëshmi e vogël” e luftës sonë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...