2016-09-21

Franca dhe Belgjika kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Madje, siç raporton BBC, Bashkimi Evropian është duke shikuar për krijimin e mekanizmave që urgjentisht do të suspendojnë liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën, transmeton KosovaPress.

Përfshirë edhe Kosovën, BBC në versionin ukrainas ka raportuar se BE-ja nuk do të heq vizat për Ukrainën në muajt dhe javët e ardhshme.
Capture
“Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth liberalizimit të vizave për Turqinë.

Sipas BBC-së, komentet e minsitrit francez janë mbështetur nga zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit.

Ndërsa, ministri belg ka thënë se liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën dhe Gjeorgjinë nuk është ide e mirë.

“Duke pasur parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhë që nga përfundimi i Luftës së ll-të Botërore, liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën e Gjeorgjinë nuk do të ishte ideja më e mirë. Faktori kohë luan një rol të madh në politikë”, është shprehur ai.

Zyrtarë ukrainas kishin thënë se liberalizimi i vizave për shtetin e tyre po shkonte sipas planit.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...