Të pagjeturit – alarm për ndërgjegje
Aktiviteti qendror për shënimin e kësaj dite është zhvilluar në Drenas, ku përfaqësues të institucioneve të vendit, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe nderime për 16 viktimat me përkatësi shqiptare, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi, dhe që rreth një javë më parë u janë dorëzuar fillimisht autoriteteve në Kosovë, e më pas edhe familjarëve.
“Nga gjetjet e fundit në varrezën masive në Serbi, në Rudnicë të Rashkës, janë gjetur një numër i madh i familjarëve të këtij regjioni dhe kemi dashur , simbolikisht, t’u tregojmë familjarëve të tyre, të këtij regjioni, se nuk janë vetëm. Kanë Komisionin qeveritar, kanë aktivistët e Këshillit dhe kanë një pjesë të madhe të opinionit me vete”.
“Prej këtu, do të reflektojmë në bashkësinë ndërkombëtare dhe në botë, se vërtet, kjo pjesë dhe Kosova në përgjithësi, është prekur dhe e goditur nga zhdukja e dhunshme e njerëzve, që e kanë shkaktuar forcat e armatosura të regjimit kriminal të Slobodan Milosheviqit dhe të Serbisë”, thotë Kasumi.
Ai thotë se pas zbulimit të varrezës masive në Rudnicë, mbetet që të zbulohen edhe varrezat tjera, për të cilat ka dyshime se ekzistojnë në territorin e Serbisë.
“Kemi dyshime se në territorin e Serbisë ka shumë hapësira ku janë varrezat masive klandestine. Prandaj, pritet që pala e Beogradit, gjegjësisht Serbia, të tregojë për vendndodhjen e atyre varrezave dhe të bashkëpunojë për hapjen e atyre varrezave, sepse, adresë për të ditur për fatin e personave të pagjetur është Serbia dhe autoritetet serbe”.
Ai thekson se pa presionin ndërkombëtar mbi Serbinë, nuk do të ishin zbuluar as ato varreza masive, të cilat deri më tash janë zbuluar në këtë vend, përfshirë edhe rastin e Rudnicës.
Në anën tjetër, një aktivitet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur është mbajtur edhe në Prishtinë, e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë.
Në sheshin “Nëna Terezë”, në kryeqytet, janë vendosur një numër i madh i orëve të kurdisura, të cilat kishin formuar një pikëpyetje të madhe dhe numrin 1 mijë e 709, duke aluduar në numrin e të pagjeturve, përfshirë këtu edhe personat e gjetur, por që ende nuk janë identifikuar.
Alarmi i këtyre orëve ka rënë në orën 12, ndërkaq, Edona Tola, përfaqësuese e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka shpjeguar simbolikën:
Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, të familjarëve të të pagjeturve dhe qytetarët, u kanë bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Serbinë, që të japë të dhëna për varrezat e mundshme masive, si dhe të mundësojë ndriçimin e fatit të atyre që tash e 18vjet konsiderohen të pagjetur.
Familjarëve të të Pagjeturve nuk u Mjafton Memoriali
Në vendin ku u përurua memoriali për të pagjeturit, familjarë të tyre dolën me fotografi dhe parulla për ata që mungojnë.
Vezire Batushaj nga Krusha e Vogël e cila që nga viti 1999 nuk di asgjë për fatin e burrit të saj dhe dy djemve atëherë të moshës 15 dhe 17 vjeçare, thotë se është koha që eshtrat e të pagjeturve të kthehen në atdhe.
“Që 16 vjet nuk po arrijnë t’i gjejnë familjarët e mi. Ne po kërkojmë me i gjetë dhe me i sjell ënë vendin e vet. Me i varros e me e ditë ku i kanë varrezat që të shkojmë t’i vizitojmë, të qajmë, t’u dërgojmë ndonjë lule. Kështu po bëhet përvjetori e nuk po e dinë se ku janë”, tha Batushaj.
Ajo tregoi se ndihma që merr për të pagjeturit e familjes së saj është simbolike.
“ Kjo është hajgare. Ne marrim 25 euro ndihmë për njërin fëmijë që më është zhdukur dhe 168 euro për bashkëshortin”, bëri me dije ajo.
Edhe Hafize Gjeloshi nga Mitrovica kërkon gjetjen e djalit të saj që në kohën e luftës kishte 22 vjet.
“ Me i lyp, me i gjet, me i pa te shpija kufomën. E kam djalin e zhdukur që i ka pasur 22 vjet. Nuk kemi pas asnjëherë informata”, tha Hafize Gjeloshi.
I pranishëm në përurim të memorialit për të pagjeturit ishte edhe kryeministri Isa Mustafa.
“Do ta bëjmë këtë çështje jo vetëm çështje të Kosovës por do ta bëjmë edhe çështje ndërkombëtare, sepse do të insistojmë me çdo kusht që për këtë të diskutohet në qarqe më të larta ndërkombëtare përfshirë edhe Brukselin që të bëhet presion në Serbinë në mënyrë që të kthehen familjarët tuaj dhe tanë këtu”, tha Mustafa.
Ai u premtoi familjarëve të të pagjeturve se do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare dënimin e të gjithë atyre që shkaktuan këtë dhimbje.
“ Të marrin përgjegjësi para ligjit dhe para drejtësisë gjithë ata që morën pjesë në masakra, gjithë ata që ishin pjesë e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe dhe gjithë ata që e shkaktuan këtë dhimbje dhe padrejtësi në vendin tonë dhe familjet tona”, deklaroi kryeministri Mustafa.
Në përurim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Edhe ai premtoi angazhim të institucioneve kosovare për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“ Është momenti i fundit të kthehen në tokën e vet, pranë gjirit të tyre familjar. Mjaft ka qenë padrejtësi këto 16 vjet”, tha Veseli.
EULEX-i njoftoi sot me anë të një komunikate se ka zbuluar eshtra njerëzish në Llaushë të Skenderajt gjatë një kërkimi për një varr të dyshuar masiv.
Prokurori Charles Hardaway në këtë konferencë gjithashtu tha se tashmë prokurorët dhe gjykatësit vendorë janë të gatshëm për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Prokurori i EULEX-it, duke folur për bashkëpunimin rajonal në mes të shteteve të ish- Jugosllavisë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, tha se të dyshuar për masakrën e Mejës janë edhe persona që aktualisht punojnë në hierarkinë e lartë të qeverisë dhe ushtrisë së Serbisë.
377 civilë shqiptarë u vranë në Mejë të Gjakovës në prill të vitit 1999 nga forcat serbe gjatë një operacioni të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.
Në konferencën e organizuar nga BIRN për procedimin e rasteve të krimevetë luftës dhe bashkëpunimin rajonal që po mbahet në Sarajevë, prokurori Hardaway tha se Kosova është duke u mbajtur jashtë këtij bashkëpunimi.
Gjatë prezantimit, ai foli edhe për hetimet për masakrën në Mejë.
“Sipas hetimeve tona, të dyshuar për masakrën e Mejës janë zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe Ushtrisë serbe”, tha Hardaway
Varret e Parregulluara të Martirëve Rëndojnë Dhimbjen në MejëProkurori i EULEX-it, duke folur për bashkëpunimin rajonal në mes të shteteve të ish- Jugosllavisë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, tha se të dyshuar për masakrën e Mejës janë edhe persona që aktualisht punojnë në hierarkinë e lartë të qeverisë dhe ushtrisë së Serbisë.
377 civilë shqiptarë u vranë në Mejë të Gjakovës në prill të vitit 1999 nga forcat serbe gjatë një operacioni të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.
Në konferencën e organizuar nga BIRN për procedimin e rasteve të krimevetë luftës dhe bashkëpunimin rajonal që po mbahet në Sarajevë, prokurori Hardaway tha se Kosova është duke u mbajtur jashtë këtij bashkëpunimi.
Gjatë prezantimit, ai foli edhe për hetimet për masakrën në Mejë.
“Sipas hetimeve tona, të dyshuar për masakrën e Mejës janë zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe Ushtrisë serbe”, tha Hardaway
Varret e 376 civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Mejës më 27 e 28 prill të vitit 1999 janë ende të parregulluara dhe kjo po e rëndon dhimbjen e familjarëve të tyre.
Qindra qytetarë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë u mblodhën sot në Lëndinën e Mejës së Gjakovës, gjashtëmbëdhjetë vjet pas masakrës.
No comments:
Post a Comment