2016-09-20

OKB: Dështon serbi Vuk Jeremiq, Leila De Lima zgjidhet sekretare e përgjithshme

leilade


Senatorja filipinase Leila De Lima është zgjedhur sekretare e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, duke pasuar kështu Ban Ki-Moonin në këtë post.

Kjo është hera e parë që një femër emërohet në krye të këtij posti të rëndësishëm të OKB që nga themelimi i saj më 1945, shkruan “The Guardian” .

Vet Ban Ki-Moon kishte thënë se tani është koha që një femër të marrë në drejtim këtë organizatë duke shtuar se femrave duhet tu jepen mundësi të barabartë.

Me këtë rast ka dështuar kandidatura e serbit Vuk Jeremiçit për t’u zgjidhur në krye të këtij posti.


Vuk Jeremiq ka qenë edhe president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vendet e Perëndimit nuk e përkrahën kandidaturën e Jeremiqit.Sipas informatave të OJQ-së amerikane "Inner city press" Vuk Jeremiq ka shtetësi gjermane.


OKB e ka pas dhe vazhdon ta ketë synim forcimin e bashkëpunimit midis kombeve e shteteve dhe që ky bashkëpunim të jetë në shërbim të forcimit të paqes në botë. Konfrom, kësaj dhe duke e njohur punën dhe angazhimin e ish-Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ish-Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, konsideroj se ardhje e tij tani si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, do të ishte e kundërta e qëllimit themeltar të kësaj organizate. Vuk Jeremiq gjatë angazhimit të tij në OKB, mbahet mend për debatin e thirrur nga ai, gjoja për tribunalet ndërkombëtare e në të cilin folën agresorët dhe jo viktimat. Mbahet mend për koncertin e organizuar në OKB, me këngën fashiste “Marshi në Drina” e cila i kushtohet njësive çetnike. Mbahet mend për një lobim të fuqishëm kundër shtetit të Kosovës, e mbi të gjitha edhe në Serbi mbahet mend si keqpërdoruesi më i madh i interesave të qytetarëve të vet për synime të veta. Ardhja e tij si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së nuk i bënë nder as Serbisë.

Shtatëdhjetë vjet pas themelimit të saj, OKB ta ketë një si Vuk Jeremiq në krye do të ishte pa matshëm e dëmshme për paqen botërore e jo veç në raport me Republikën e Kosovës. Si qytetar i Republikës së Kosovës, shtet ky që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe që nuk ka të drejtë të vendosë se kush të jetë sekretar-gjeneral i OKB-së, mendoj që Vesna Pusiq do të duhej të ishte sekretare-gjenerale e OKB-së. Këtë kandidaturë shpresoj që do ta përkrahë edhe Republika e Shqipërisë në OKB.


Ministrja e Jashtme e Argjentinës, Susana Malcorra, ishte kandidate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë shefe e personelit të Ban Ki-moonit deri së fundmi.

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...