Vrasja e Enver Hadrit, me dy plumba në kokë,është bërë nga dy profesionistë udbashë. Kjo vrasje ndau prej shqiptarëve njërin prej personaliteteve më me influencë në Evropën Perëndimore. Ai ishte veprimtar i shquar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë në vitin 1989 .Enver Hadri u vra vetëm disa javë pasi kishte bindur Parlamentin Evropian për të miratuar një Rezolutë, ku dënoheshin vrasjet e shqiptarëve në Kosovë.
Më 25 shkurt shërbimi i fshehtë i Jugosllavisë vrau në Bruksel Kryetarin e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Enver Hadrin i arratisur politik që nga viti 1974. Ministria e jashtme belge botoi një deklaratë, në të cilën dënon më forcë aktet terroriste kundër çdo personi apo shoqate.
Enver Hadri u lind në Pejë më 2 prill në vitin 1940. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe at të mesme studioi arkitekturën në Beograd dhe Lubjanë. Nga viti 1974 kërkon strehim politik në Belgjikë dhe deri në çastin tragjik ai jeton në Bruksel.
Më 25 shkurt 1990 rreth orës 16, duke udhëtuar më veturë, Enver Hadri ndalet në një semaforë për të pritur shenjen e gjelbër. Më shpejtësi kalon një veturë në anën e majtë, ndalët për një çast vizavi më veturën e Enver Hadrit, dhe, nga dritarja, shtihet më revole në drejtim të tij.
Plumbat e armiqve të popullit tonë e goditën për vdekje Enver Hadrin, i cili vdiq po at ditë në ora 19 në spitalin kryesor të Brukselit. Një akt i tillë terrorist shtetëror i Beogradit indinjoi thellë të gjithë bashkatdhetarët jashtë vendit të cilët revoltën e tyre e shprehën dhe po e shprehinë, më demonstrata dhe me protesta të rrepta kundër vrasësve të Serbisë. Ndërsa nga autoritetet belge kërkohet qe sa më parë të gjendën dhe të ndëshkohen publikisht vrasësit e Enver Hadrit.
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) për këtë akt të terrorizmit shtetëror sërbojugosllav, lëshoi Komunikatë ndërsa më 7 prill, në demonstratën që organizohet në Bruksel, do të protestohet për vrasjen e Enver Hadrit para opinionit belg dhe Ambasadës jugosllave.
KOMUNIKATË
Terrori shtetëror i Serbisë po rritët edhe jashtë vendit. Pas dy tentimeve të atentateve në Zvicër, më 25 shkurt, shërbimi i fshehtë i Jugosllavisë, bëri atentat në Belgjikë. Viktimë e këtij terrori ra Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, i arrestuari politik Enver Hadri (1940) nga Peja. Ai u vra afër shtëpisë së tij në Saint-Gilles të Brukselit.
Enver Hadri u angazhua për ndriçimin e shkeljes së të Drejtave të njeriut në Kosovë (sidomos kohëve të fundit ai informoi publikun belg dhe institucionet ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë, institucionet e përbashkëta të Evropës që kanë selinë në Bruksel (Parlamenti Evropian). Ky angazhim i tij i pengoi autoritetet pushtuese të Beogradit, të cilat zgjodhën formën më të vrazhdë për t’u inkuadruar në rrjedhat e Evropës - në fillim për t’i vrarë ata që mendojnë ndryshe e pastaj për të plasuar të vërtetën e tyre për Kosovën dhe popullin shqiptar.
LPRK shpreh indinjatë të thellë për këtë krim të terrorizmit shtetëror në Beograd dhe kërkon nga autoritetet belge që të marrin të gjitha masat për zbulimin e kriminelëve. Gjithashtu kërkon që Qeveria belge të marrë masa për të mos u përsëritur krimet e këtilla.
Njoftohen të gjithë kurbetçarët se më 3.03.1990 në Bruksel, do të mbahet demonstratë para opinionit belg dhe para Ambasadës së RSFJ. Demonstratën e organizon Komisioni i posaçëm i krijuar më këtë rast i Komunitetit Shqiptar në Belgjikë. Dhe shtetet tjera të Evropës që marrin pjesë në këtë demonstratë.
Për ata që për shkaqe udhëtimi nuk mund të protestojnë në Belgjikë, LPRK i thërret që të bashkohen në shprehjen e indinjatës në demonstratat që organizohen në Gjenevë (para OKB) dhe ne Hamburg. Edhe këto demonstrata, veç tjerash, organeve të RSFJ do t’u dërgohen protesta kundër aktit të fundit terroristë të Beogradit.
LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Mustafë Xhemaili - Komogllavë, Ferizaj
Pregaditi :Halit Xhemë Elshani
No comments:
Post a Comment