Fragment nga libri im “Abria e stines se armeve”
Pas dy vitesh qëndrimi në SHBA marrë rrugën për në vendlindjen time.U ktheva me shpresë se do të gjej rrugën për t’u riatdhesuar së shpejti, ngase fëmijtë po rriteshin dhe qëndirmi i mëtejmë në SHBA, do të thoshte qëndrim i përjetshëm…O zot , këtë nuk e kam menduar kurrë!
Amerika mund të ishte ëndërra e shumëkujt, por unë gjithëmonë u ndjeva me ëndërra të vrara në Amerikë!Arrita në Abrinë time. Shtëpitë ishin rindërtuar dhe askund gjurmë lufte. Madje secili kishte ngritur shtëpi më të mirë se që kishte patur më heret. Zemra më bëhej mal tek i shihja këto ndërtesa kaq të bukura. Shkolla në mes të fshatit tani shëndriste si një lule e bukur dhe i kishte ndërruar pamjen fushës së Milimerit. Sa kënaqësi të shikoje nga shpati bukurinë e këtij ndërtimi të ri të katundit tim, por…Askund nuk takoj njerëzit e së kaluarës sime. Edhe shokët e fëmijërisë sime, tash ishin shumë të rezervuar. Hallet dje na bashkonin, hallet sot i kishin përçarë. Ajet Demaku kishte vdekur e bashkë me të edhe gazi dhe humori në Milimer.E kjo ishte goditja më e rëndë që mora në jetë. Zot., çfarë po ndodhte në Abri?!Shtëpitë ishin rindërtuar, madje shumë më të bukura se që ishin dikur, por ishin rrënuar kullat e miqësisë dhe dashurisë mes njerëzve!Ika nga Abria me lotë në sy! Më besoni, kësaj radhe kam qajtur si fëmij.E lëshova Abrinë, pas dy vitesh e gjysëm lirie, shumë në gjendje më të rënd se dikur kur po digjej e tëra dhe unë e shumë bashkëfshatarë të mi u ngrohëm në flakët e shtëpive tona edhe për javë të tëra.Robëri e re politike në emër të lirisë kishte pllakosur Abrinë. Edhe bashkëpuntorët e mi të djeshëm ishin bërë “patriotë ”e mua më kishin dhënë dhjetëra epitete jokombëtare. Dje më paten akuzuar pse e para inteligjencia studenteskeg pë rmes gazetes “Bota e re”, të cilen e udhëhiqja do ta kundërshtojë regjimin Millosheviqian, sot…?! Ania e shpresave për t’u kthyer përfundimisht po fundosej, si Titaniku dikur në ujërat e Atlantikut. U ndjeva njeriu më fatkeq në rruzullin tokësor.Qajta si një fëmijë që kishte humbur lodrën më të çmueshme jetësore.Zot, a do të jenë këta lotët që do të më përcjellin gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës sime!!!???