Floripress/Flori Bruqi
Kasëm Trebeshina (Berat, 8 gusht 1926 - ?) është shkrimtar shqiptar.
Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht (dhe më pas) në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s'janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.
Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.
Veprat
Per kritiket, veprat e Trebeshines qendrojne ndermjet tradites kuteliane dhe surrealizmit, por atij vete I pelqen ta quaje realizem simbolik. Kasem Trebeshina profet e quan Robert Elsie ne nje artikull te 92 ,poetin prozatorin dhe dramaturgun shqiptar. Nisur nga fakti se pjesa me e madhe e vepres se Kasem Trebeshines eshte e pabotuar, si pasoje e nje klime armiqesore dhe censure. vendi I vepres se Trebeshines ne letersine shqipe ,mbetet ende I papercaktuar perfundimisht. Botimi I saj do ta ngreje ne nje nivel me te larte kete shkrimtar te denje te vendit tone,si nga cilesia e vepres letrare ,ashtu edhe nga karakteri burreror I tij.Pjesa me e madhe e vepres se Trebeshines eshte ne doreshkrim.Mendohet te kete rreth 140 doreshkrime,permbledhje poezish,tregime,novela,romane,drama,komedi,
tragjikomedi,shkrime kritike,eseistike dhe publicistike.Ai u njoh si shkrimtar ne 10 vjecarin e fundit te shek 20.Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij politik,e me pas me disidencen letrare.prozator,dramaturg,poet filozof,Kasem Trebeshina e kundershtoi qe ne ne nisme metoden e realizmit socialist,demet e se ciles ishin brenda parashikimeve te tij.
Qe ne vitet 50 ai filloi te shkruaje ndryshe nga veprat qe botoheshin ne ate kohe.thellesia filozofike e veprave te tij prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit qe shkruan si I thote shpirti pa pyetur per pasojat.
"Stina e stinëve", është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: "Stina e stinëve", e cila ka dhe një titull të dytë "Këngë fëmijërie", "Odin Mondvalsen" me titull të dytë "Një histori dashurie" dhe "Fshati mbi shtatë kodrina" apo "Kapriçio shqiptare".
Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, "Odin Mondvalsen" përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.
Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realismit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij.
Që në vitet '50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet '90). Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht.
Kruja e çliruar, 1953
Artani dhe Min'ja, 1961
Stina e Stinëve, 1991
(Stina e stinëve, Odin Mondvalsen, Fshati mbi shtatë kodrina)
Legjenda e asaj që iku, 1992
(Stina e stinëve, Odin Mondvalsen, Fshati mbi shtatë kodrina)
Qezari niset për luftë, 1993
Koha tani, vendi këtu, 1992
Rruga e Golgotës, 1993
Mekami, 1994
Lirika dhe satira, 1994
Historia e atyre që s'janë, 1994
Ëndrra dhe hije, 1996
Hijet e shekujve", 1996
Nata para apokalipsit, 1998
Ku bie Iliria, 2000
Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
Më përtej kohërave, 2004
Drama, 2006
Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
Tregtari i skeleteve, 2006
Këngë për Kosovën, 2007
Shtigjet e shekujve, 2007
Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016
Kruja e çliruar, 1953
Artani dhe Min'ja, 1961
Stina e Stinëve, 1991
(Stina e stinëve, Odin Mondvalsen, Fshati mbi shtatë kodrina)
Legjenda e asaj që iku, 1992
(Stina e stinëve, Odin Mondvalsen, Fshati mbi shtatë kodrina)
Qezari niset për luftë, 1993
Koha tani, vendi këtu, 1992
Rruga e Golgotës, 1993
Mekami, 1994
Lirika dhe satira, 1994
Historia e atyre që s'janë, 1994
Ëndrra dhe hije, 1996
Hijet e shekujve", 1996
Nata para apokalipsit, 1998
Ku bie Iliria, 2000
Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
Më përtej kohërave, 2004
Drama, 2006
Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
Tregtari i skeleteve, 2006
Këngë për Kosovën, 2007
Shtigjet e shekujve, 2007
Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016
Kasem Trebeshina, përballë lexuesit imagjinar?!
Me botimin e veprave të Trebeshinës lind pyetja, si do të klasifikohej krijimtaria e tij e shkruar gjatë periudhës ‘50-90? Nga pikëpamja kohore, i përket kësaj periudhë sepse është shkruar në atë kohë dhe dorëshkrimet e autorit e dëshmojnë një gjë të tillë, por ka parë dritën e botimit vetëm pas ‘90 e si e tillë është receptuar nga lexuesi në këtë kohë dhe efekti i saj është ndjerë në letërsinë shqiptare vetëm në këtë periudhë
Trebeshina është shkrimtari që lëvroi pothuajse të gjitha zhanret letrare. Pas kaq vitesh, shkrimtarit i janë botuar vëllime me poezi, novela, romane, drama, ese etj., ndaj dhe pozicionimi i shkrimtarit brenda traditës letrare është i nevojshëm.
Trebeshina erdhi në letërsinë shqipe, në një moment, kur tradita letrare paraqitej e konsoliduar dhe e bollshme me modele. Letërsia e viteve ‘30-40 shfaqte një larmi stilesh krijuese, si dhe përplasje produktive të prirjeve estetike. Kjo letërsi karakterizohej me krijime të cilat mbartnin elemente të romantizmit, sentimentalizmit të vonuar, diku madje edhe elementë të klasicizmit, simbolizmit, si dhe një prirje të dukshme të konsoliduar drejt stilit realist.
Kjo traditë e zhvillimit të letërsisë shqipe në gjysmën e parë të shekullit XX, do të ndërpritet pas luftës II botërore nga përpjekje për të krijuar një letërsi të një lloji tjetër, nën etiketimin e termit realizëm socialist.
Shkrimtarët, të cilët e kuptonin specifikën e artit dhe nuk pranuan ta njëtrajtësojnë atë me propagandën, u përballën me faktin e ndalimit të veprave të tyre, mënjanimin nga jeta letrare, madje disa prej tyre dhe me burgosje. Një prej këtyre shkrimtarëve ishte edhe Kasem Trebeshina, i cili u kritikua dhe u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve e më pas u dënua. Ndonëse shkrimtari e dinte që vepra e tij nuk do të botohej, ai vazhdoi të shkruante një numër të madh veprash letrare në dorëshkrime, një pjesë e madhe e të cilave do të botoheshin pas ’90. Specifika e diferencës së madhe mes kohës së shkrimit dhe kohës së botimit e receptimit, e bëjnë procesin e tij krijues të veçantë dhe interesant.
Me botimin e veprave të Trebeshinës lindi pyetja, si do të klasifikohej krijimtaria e tij e shkruar gjatë periudhës ‘50- 90? Nga pikëpamja kohore, i përket kësaj periudhë sepse është shkruar në atë kohë dhe dorëshkrimet e autorit e dëshmojnë një gjë të tillë, por ka parë dritën e botimit vetëm pas ‘90 e si e tillë është receptuar nga lexuesi në këtë kohë dhe efekti i saj është ndjerë në letërsinë shqiptare vetëm në këtë periudhë.
Në çastin kur shkruhet një vepër, lexuesi është i imagjinuar. Trebeshina, gjatë procesit të rrëfimit, mund të ketë imagjinuar një lexues për veprën e tij, por për shumë e shumë vite ai nuk arriti të bëhej një lexues real.
Teoricienët e letërsisë Jauss, Isser, Selden këmbëngulin në përcaktimin e letërsisë si një proces të ndërveprimit të tekstit dhe lexuesit me njëri-tjetrin, kërkojnë ta shohin veprën letrare “si një proces dialektik mes krijimit dhe receptimit”. Për aq kohë sa krijimet e Trebeshinës kanë ekzistuar si dorëshkrime ato kanë qenë vetëm tekste, por pa arritur të bëhen vepra letrare, ngjarje letrare.
Rruga e krijimtarisë së Trebeshinës i ngjan një kalvari të vërtetë. Emrin e Trebeshinës do ta gjejmë në një sërë poezish, tregimesh në revistën “Letrari i ri” që në vitin 1951. Atij do t’i botoheshin në vitin ‘52 drama “Heronjtë, si dhe në 1953, po te “Letrari i ri”, botohet drama “Shtrojnë malet”. Në ‘53 në revistën Letërsia jonë paraprijëse e Nëntori u botua drama me 5 akte “Kruja e çliruar”. Këto krijime të botuara në periodikë të ndryshëm tregojnë qartë shenjat e gjenialitetit të shkrimtarit të shfaqura që në rininë e tij. Libri i parë që do t’i botohet do të jetë “Artani dhe Minja”, për t’u shoqëruar me një ndërprerje të gjatë, e për të rifilluar me serinë e botimeve të njëpasnjëshme pas viteve ’90. Pas ndryshimeve politike, Trebeshina botoi vepra të shkruara shumë kohë më parë, si dhe vepra të shkruara në bashkëkohësi.
Sipas shënimeve të shkrimtarit romani “Kënga shqiptare” është shkruar si tekst në vitet 1951 vëllimi i parë gjer në 1966 vëllimi i pestë, por ajo u arrit të bëhej vepër letrare, ngjarje letrare vetëm në 2001, kohë kur u botua. Odin Mondvalsen, u shkrua sipas shkrimtarit në 1955-1956, botuar në 1992. Qezari niset për luftë, 1972, publikuar në Tiranë në 1993, Mekami, 1978, botuar në Prishtinë në 1994, Rruga e golgotës, 1989 , botuar në Tiranë në 1994.
Në diakroni, “Kënga shqiptare” mund të shihet fare mirë si produkt i zhvillimit të mëtejshëm dhe të natyrshëm të traditës paraprijëse. Ky roman shfaq shenja të drejtimit të romantizmit, por kryesisht është një vepër realiste. Të vazhduarit e të shfaqurit të tipareve romantike, krahas atyre realiste, ishte edhe një vazhdim i bashkëjetesës së shfaqjeve letrare, tipike për periudhën para ‘44. Ndërsa mbizotërimi i notave realiste, shihet, si vazhdim i përpjekjeve për konsolidim të realizmit. Vazhdimi i të shkruarit të veprave realiste dhe hopi letrar me romane si ato të Trebeshinës, janë rrjedha normale e kontinuitetit, ndërsa ndërfutja e metodës së realizmit socialist, ishte një thyerje inorganike e zhvillimit letrar dhe aspak e natyrshme.
Stili i të shkruarit, fryma letrare, tema e trajtuar, lufta II botërore, gjuha e tekstit, rrëfimtari objektiv i gjithëdijshëm, rrëfimi linear, shumëplanësh; të gjitha të bindin që vepra është shkruar vërtet në atë kohë. Po e kësaj kohe, sipas shkrimtarit, është vepra Odin Mondvalsen, vitet 55-56, por ajo shfaqet krejtësisht ndryshe.
“Odin Mondvalsen” ka një fabul të copëtuar, me strukturën e një teksti të hapur, ku rrëfimi është eliptik (mungesor). Vepra jep mundësi për t’u kuptuar dhe interpretuar nëpërmjet shenjave, të cilat mund të jenë të paqarta, por që lexuesi mund t’i interpretojë. Rrëfimi realizohet nga një rrëfimtar subjektiv që është edhe protagonist i veprës. Vepra qendërzohet rreth një personazhi të veçantë, të panjohur në letërsinë shqipe. Ai është antiheroi, i cili është përballur me dhunën e një shteti që kërkon ta tjetërsojë atë.“Odin Mondvalsen”, që është tipi i prozës moderne që shfaq dhe nota surrealiste.
Të gjitha këto të bëjnë të vësh pikëpyetje për njëkohësinë e shkrimit të këtyre veprave. Janë të shkruar në teknika letrare dhe stile krejtësisht të ndryshme. Ndonëse nuk përjashtohet edhe aftësia gjeniale e shkrimtarit për të qenë njëkohësisht krejtësisht i ndryshëm në dy vepra të shkruara në të njëjtën kohë.
Romani si zhanër shfaqet në një numër të madh formash letrare. Shumësia e formave të romanit, vërehet qartësisht në krijimtarinë e Trebeshinës që ofron një seri romanësh, të cilat dëshmojnë diversitet formash të ligjërimit, një shumëllojshmëri formash të endjes rrëfimore, të cilat e bëjnë shkrimtarin të shfaqet ndryshe nga njëri te tjetri.
“Tregtari i skeleteve” është roman i një lloji të veçantë në letërsinë shqipe. Ai krijohet si formë e parodizimit të zhanrit dhe i letërsisë paraprijëse. Nuk ka subjekt të mirëfilltë, por i gjithë teksti është ndërtuar si një lojë me gjuhën. Në këtë roman, bëhet ironi e gjuhës së automatizuar dhe dogmatike të një kohe të mirënjohur, të asaj të diktaturës, në shumë raste, imitohet edhe patetizmi i neveritshëm i fjalimeve dogmatike të asaj periudhe, e cila, pikërisht nëpërmjet gjuhës, arrin të identifikohet.
Në romanet, “Qezari niset për luftë”, dhe “Tregtari i skeleteve”, rrëfimi është i ndërtuar kryesisht nëpërmjet krijimit të paradoksit dhe absurdit, gjuha është irracionale. Gjuha e tillë, arrin që nëpërmjet vendosjes së të kundërtave, të ofrojë kthjelltësi më të madhe, se faqe të tëra të shkruara për diktaturat dhe fatet e njerëzve në të, si të atyre që janë viktima dhe të atyre që janë krijues viktimash.
Në krijimtarinë e tij vihen re dukshëm, transformimet e diskurseve letrare, krahasuar nga njëra vepër te tjetra, veçanërisht në prozë. Ai fillon me romanin klasik, Kënga shqiptare, romani epope, dhe romani më voluminoz në letërsinë shqipe për të shkruar romanet moderniste Odin Mondvalsen, Rruga e Golgotës, për të kaluar në romane me nota të dukshme postmoderniste si “Qezari niset për luftë”, “Tregtari i skeleteve”, për t’ju rikthyer me lehtësi realizmit në romanin “Dafina të thara”. Romani i jetës time që është ndërtuar si ndjekje e rrjedhës jetësore të shkrimtarit dhe mund të klasifikohet si tipi i romanit autobiografik. Ai sjell novelën stina e stinëve, e cila shkruhet në ndikimin e fortë të traditës së letërsisë popullore, por shkruan dhe novelat e përmbledhjes Hijet e shekujve, ku tradita thyhet, miti çmitizohet deri në tallje.
Dramaturgjia e Trebeshinës
Nëse do të merreshin të mirëqena datat në fund të secilës prej dramave shkruar nga vetë autori, si tregues real i kohës kur janë shkruar veprat, atëherë “mund të thuhej se dramaturgjia moderne themelohet me veprat e Kasem Trebeshinës me dramën “Ëndërr e përjetshme”, që sipas shënimeve të autorit është shkruar në vitet 1952-1962, dramë që do të botohet në Tiranë vetëm në 1996”.
Sic e theksuam për prozën do të theksojmë edhe për dramën, një vepër letrare e përcakton ekzistencën e saj pikërisht në momentin kur i jepet mundësia për receptim.
Dramat e Trebeshinës, pjesa më e madhe e tyre, sipas datës së shkruar nga shkrimtari i përkasin viteve 60’-70’, të cilat janë vitet me trysninë më të madhe të ushtruar mbi artin. Drama iu nënshtrua një kontrolli që e skematizoj totalisht atë, duke humbur plotësisht vlerat artistike
Shteti komunist kishte dërguar disa të rinj për studime në regjisurë, në BS apo në vende të tjera të Lindje. Trebeshina kishte qenë një nga ata të rinj, të cilët ishin çuar në ish B. S. për të studiuar teatër dhe ishte kthyer prej andej, sepse nuk ishte dakord me mënyrën sesi bëhej përzgjedhja e vlerave botërore dhe sesi trajtohej arti në funksion të ideologjisë.
Pas viteve ’90, regjisorët vrapuan të vinin në skenat e teatrove, pikërisht veprat, të cilat kishin qenë të ndaluara për kaq shumë kohë, kryesisht dramaturgë të panjohur të huaj. Botimi i dramave të Trebeshinës në fillim të viteve ’90, ishte një mundësi shumë e mirë në përputhje me tendencën e regjisorëve për të bërë një teatër ndryshe.
Në 1995, regjisori G. Kame vuri në skenë, në T. Komb. dramën “Tiranozauri”. Dramë filozofiko-simboliste ku në mënyrë të sintetizuar bëhet autopsia e diktaturave, jepet tirania si një dukuri historike.
“Absurditeti antik” vihet në skenë në vitin 1999 në Teatrin Kombëtar. Në të shfaqet tjetërsimi njerëzor, nëpërmjet ndërthurjes së elementëve të realizmit me surrealizmin dhe me simbolizmin. Nga një kohë në tjetrën Trebeshina kërkon të tregojë përmes një konflikti që përsëritet gjithë zhvillimet diktatoriale dhe postdiktatoriale në Shqipëri, ndonëse asnjëherë nuk përmendet Shqipëria dhe as emrat e as vendi nuk kanë afërsi me të, por paralelizmi është i kuptueshëm.
Në Kosovë, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, u vu në skenë drama “Historitë e atyre që s’janë”. Heroi i Trebeshinës, duke e humbur dëshirën për të mbijetuar me çdo kusht, e mund frikën dhe si i tillë është i gatshëm të vetësakrifikohet për një qëllim më të lartë moral. Atëherë përjeton aktin e katarsisit, dhe nga antihero minor shndërrohet në një hero tragjik.
Në Mars 1998, sërish Kame vë në Teatrin Kombëtar, komedinë groteske “Muzeu”, e cila është ndërtuar mbi metaforën, “muzeu është bota dhe bota është muze”. Ashtu si në një muze edhe në komedinë e Trebeshinës vijnë të ndërthurura të gjitha kohët, qysh nga Egjipti i lashtë e gjer në ditët tona. Vepra paraqet idenë e riciklimit të historisë njerëzore, idenë e pakohësisë. Përtej ndryshimeve që pëson realiteti në dukje, edhe në sistemet më të moderuara, në thelbin e tyre asnjëherë problemet e njeriut të thjeshtë nuk zhduken. Komedia paraqet të ndërthurur apokalipsin e realitetit të brendshëm të njeriut të çdo kohe.
Tragjikomedia Muzeu sipas Papagjonit, solli nga pikëpamja dramaturgjike formën postmoderne të dramës së fundme shqipe, e tipit të absurdit dhe me elementin e antidramës, dhe ku sërish caqet historike të kohës përhumben qëllimisht. Spektatori me dramën e Trebeshinës përballet me një dramë të një lloji tjetër në letërsinë shqipe, me dramën e absurdit, e cila s’është asgjë tjetër, veçse zgjimi i njeriut nga letargjia banale e së përditshmes, e jetës së tij të kufizuar.
Dramaturgjia e Trebeshinës, duke u nisur nga struktura formale dhe tematike, shfaq elementë të qartë ngjashmërie me dramën e absurdit dhe paradoksit zhvilluar në Evropë veçanërisht në vitet 50-60të shekullit XX me përfaqësues Beketin, Joneskon, Pirandelon, por që nuk njiheshin në Shqipëri gjer vonë. Ndaj, mund të themi se Trebeshina, është një nga themeluesit e dramës moderne shqiptare, duke u nisur jo vetëm për nga dallueshmëria me traditën shqiptare, por edhe krahasuar me përfaqësuesit kryesorë të dramës moderne botërore.
Një pjesë e dramave të Trebeshinës datojnë të shkruara dhe të botuara pas viteve ’90. Ajo që vihet re tek ato është ngjashmëria e të shkruarit dhe të konceptuarit të tyre me veprat që datojnë si kohë shkrimi shumë vite më parë. “Ky autor në kushte të lirisë krijuese, edhe në veprat e shkruara në këtë periudhë, vazhdon të kultivojë një model të shkrimit dramatik, i cili refuzon estetikisht realitetin… e sfidon, e ironizon, e stigmatizon dhe e parodizon. Pothuajse në të tëra dramat e tij vërehet një lloj i veçantë i absurdit me ngjyrim politik.
Duke përfunduar, mund të themi se të gjitha veprat e Trebeshinës, duket se trajtojnë variante te ndryshme të së njëjtës temë; tema e lirisë si forma e vetme e ekzistencës së humanitetit dhe përballja e saj me të gjitha format e mohimit, deformimit, rrezikut të zhdukjes, qoftë kur rreziku është jashtë nacionalitetit tënd, kur rreziku i humbjes së lirisë tënde vjen nga jashtë kombit, qoftë kur vjen si kërcënim nga brenda, kur ajo vjen nga ata që flasin të njëjtën gjuhë, ndajnë të njëjtin hapësirë gjeografike e, nëpërmjet institucioneve të pushtetit, rrezikojnë lirinë e me këtë rrezikojnë ekzistencën.
Këtë topikë e gjejmë në prozë, poezi, në drama, ese.
Trebeshina sjell në letërsinë shqipe, një krijimtari e cila ruan shenjat e qarta të traditës shqiptare para 44, ndikimin nga trashëgimia botërore, por duke arritur të krijoj një letërsi të mirëfilltë krejtësisht origjinale e shpesh duke krijuar modele te reja.
Hendeku mes kohës së shkrimit dhe kohës së receptimit, nuk rezulton të ekzistojë nga pikëpamja estetike, pasi këto vepra, në momentin e botimit i komunikuan lexuesit vlera të qenësishme, me intensitet të lartë emocional dhe përmbajtjesor. Ky lloj intensiteti u ruajt i plotë, para së gjithash, nga strukturat e pacenuara nga kompromiset jashtëletrar, prej të cilave letërsia shqipe e gjysmës së dytë të shek. të 20-të, pati mjaft ndikime e për pasojë, mjaft deformime të dukshme.
Nga studimet e bëra, mbi specifikat dhe vlerat që paraqet krijimtaria e botuar e Trebeshinës, rezulton se ky shkrimtar është një zë i veçantë, origjinal në letërsinë shqipe. Ai tashmë është pjesë e padiskutueshme e traditës më të mirë letrare në shqip.
Kasem Trebeshina, si spiunonte
eprorët në Komitet Qëndror
eprorët në Komitet Qëndror
Kasem Trebeshina, shkrimtar e dramaturg, që shumëkush e cilëson si disidenti i vetëm shqiptar, të tjerë e akuzojnë si themelues i Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpuntor i tij...është një personazh tejet i lakuar e kontravers. Si rrjedhojë e debateve të shumta ku është përfshirë, emri i tij tashmë tërheq vëmendjen në çdo rrethanë. Kështu ndodhi edhe me këtë dokument, një letër e daktiloshkruar dhe e firmosur prej tij në 19 janar 1945, menjëherë pas çlirimit të vendit, kohë kur Trebeshina ishte zv.Komisari i Brigadës XII-të, thënë ndryshe sekretari i Partisë aty.
Letra e tij i drejtohet Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare dhe është një raport mujor që Trebeshina bën mbi gjendjen e Brigadës së XII ku ai është zv.Komisar. Raporti i tij është i hollësishëm, një skaner i kësaj brigade, duke kërkuar me ngulm defektet, njerëzit e dobët, ata që s’kanë formimin e duhur partiak, analfabetët dhe fshatarët që sundojnë e që janë kthyer sipas tij në pengesë për të përparuar në vijën partiake... Trebeshina 18-vjeçar, jep hollësi dhe kritikon hapur eprorë e tij komandantin dhe zv.komandantin e Brigadës, e mandej trajton emër pas emri gjithë anëtarët e komitetit të Brigadës dikush, i ngritur, optimist, e një tjetër pak i plogët, jo shumë i ngritur, e me pikëpamje të gabuara...
Ky dokument i pabotuar është përzgjedhur nga redaksia si pjesë e një serie shkrimesh e materialesh për udhëheqësit komunistë të Luftës, intrigat mes tyre, eleminimet me dhe pa gjyq, për gnjarje e personazhe të famshme, dhe shpesh mjaft enigmatikë...
Dokumenti i plotë...
19.01.1945
Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare
Të dashur shokë,
Me anë të kësaj letre ju vë në dijeni gjendjen e Brigadës XII dhe të organizatës së Partisë.
Gjendja politike – Brigada është në një nivel të ulët politik pse ka munguar mënyra e punimit me plan. Planin e muajit dhjetor nuk e punuan si duhet pse vetë përgjegjësit ishin në një nivel të ulët politik kështu që konferencat nuk u sqaruan si duhet dhe byrotë nuk ditën ta ndanin në plane të afërm dhe t’u vinin në ndihmë shokëve, kështu që partizanët përfituan fare pak, në 20%, e pjesa tjetër gati hiç; prej efektivit të Brigadës në 15% nuk japin shpresa përmirësimi pse janë pleq dhe njerëz të leshtë. Partizanët në përgjithësi janë fshatarë dhe fare të pazhvilluar.
Gjatë muajit dhjetor u zhvilluan këto konferenca: Vendimet e këshillit dhe të qeverisë; Organizata e Frontit Politik; e BGASh-it; e BRASh-it; Roli i Ushtrisë, i rinisë, i gruas në rindërtim.
Te partizanët tendenca e demobilizimit ka marrë një formë lejesh (kërkesë-lejesh).
Në Batalionin IV më parë qarkullonin parullat e reaksionit: Mosbarazim midis minoritarëve dhe shqiptarëve; Heqja e Brigadës XIX si minoritare dhe madje pesë partizanë dezertuan. Këto parulla u luftuan me anë të një konference përmbi minoritetin dhe pasi partizanët kërkuan sqarime përmbi çështjen e Greqisë u bë një sqarim rreth ndërhyrjes angleze duke pasur mendjen në mos prekjen e aleancës.
Buletinet e ndryshme të ardhura nuk kanë qenë punuar në rregull. Me ardhjen e planit të caktuar nga lart u një mbledhje e përgjithshme e përgjegjësve politikë ku u punuan udhëzimet e ardhura për kryerjen e detyrës së komisarëve. Parashikohet të korret një farë suksesi megjithëqë përgjegjësit janë shumë ulët politikisht.
Nga komisarët e batalioneve jep shpresë të shkojnë përpara: Latif Shehu, jo shumë i ngritur, por i arsyeshëm dhe punëtor; Xhermal Orhani, jo shumë punëtor por praktik dhe mund të japë më shumë në pushtet (ekonomi), i arsyeshëm në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Gjendja ushtarake – Ushtarakisht Brigada qëndron mirë, shpirti sulmues nuk u mungon partizanëve por ka munguar udhëheqja e mirë. Marrëdhëniet e shtabeve nuk janë shumë të mira; oficerët janë trima në përgjithësi por nuk janë në gjendje të manovrojnë forcat që komandojnë. Komandanti dhe zëvendësi i tij nuk janë të aftë për ta kryer barrën që kanë përsipër dhe shumë herë janë bërë objekt talljeje për shtabet inferiore me sjelljen e tyre të pamatur. Lënda ushtarake e punuar në konferencë: Rojet; patrullat; patrullat zbuluese; ndërlidhja në luftë; jeta në kazermë. Edhe në shtabet është punuar por jo në rregull materiali i ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm.
Përgjegjësit gjatë udhëtimit nuk kanë qëndruar në krye të partizanëve dhe kjo uli poshtë moralin partizanëve dhe shkaktoi dezertimin e gjashtë partizanëve (ngaqë nuk punohej në rregull me ta).
Tani partizanët, me punën që është bërë, janë më të disiplinuar dhe kjo po merr një karakter koshient.
Vlen të shkojë përpara komandanti i Batalionit IV Shuqri Ajazi, aktiv, manovrues dhe organizator ushtarak. Komandanti i batalionit III Sami Bineri është shembull imoraliteti dhe inaktiviteti. Bedri Kondi aktiv dhe administrator (komandant i Batalionit II).
Gjendja organizative – Numri i anëtarëve të Partisë arrin në 168 veta, prej të cilëve 10 analfabetë. Anëtarët e Partisë në përgjithësi janë shumë ulët dhe nuk kanë një zhvillim të përgjithshëm dhe s’kuptojnë kollaj. Celulat nuk e kanë marrë akoma formën e tyre, gjithashtu edhe byrotë.
Lënda teorike e punuar është kjo: Zhvillimi ekonomik; Historia e Partisë; Kongresi i Përmetit. Këto nuk janë bërë në formë referati, por duke lexuar, kështu që kanë përfituar fare pak dhe pak anëtarë.
Mbledhjet e celulave kanë qenë të rregullta që kur erdhëm në sektor, një herë organizative dhe dy-tre herë edukative, por nuk kanë qenë të shëndosha e anëtarët vinin fare të papërgatitur; sekretarët e këtyre celulave janë shumë të dobët dhe duhet një kohë që të vijnë në rrugën e drejtë. Anëtarët nuk janë në gjendje të flasin as të diskutojnë përmbi situatën dhe as të ndajnë e të raportojnë punën e tyre.
Celulat e shtabeve janë po në një gjendje të dobët dhe s’kanë qenë mbledhur në rregull. Celula e Batalionit III ka pasur dhe disharmoni pse: komandanti inaktiv, komisari pak egoist, zëvendës komisari i paaftë të predominojë e të japë vendimin e drejtë e t’u ndihmojë me udhëzime. Lidhjet e celulave me partizanët nuk janë shumë të forta.
Mbledhjet e byrove kanë qenë të vdekura dhe të pamësuara të punojnë me plane të caktuara, kanë pasur një tendencë të gabuar duke mos e kuptuar si forum byronë që kontrollon gjithë punën e batalionit. Janë bërë mbledhje të përgjithshme ku janë punuar qarkoret e Komitetit Qendror dhe në mbledhjet e byrove u është shpjeguar mënyra e punimit në to dhe ç’janë. Megjithëse i pakët, por është parë njëfarë përmirësimi dhe lëvizjeje.
Nga zëvendës komisarët jep shpresa të shkojë përpara më shpejt se të tjerët, Nane Kutra, aktiv, i vendosur, i arsyeshëm, po i pazhvilluar e i mbyllur; të tjerët janë shumë prapa.
Celula e shtabit përbëhet prej pesë vetash. Mbledhjet nuk i ka pasur të rregullta dhe akoma s’e ka marrë formën e një celule. Komandanti, element i fjetur, egoist, kapriçoz, ambicioz, inaktiv, pa vullnet, është parë dy ose tre herë i pirë. Zëvendëskomandanti Mehmet Jahua, nevrik, egoist, punëtor, i zellshëm, i mungon zhvillimi i përgjithshëm, nuk e peshon dot veten. Qemal Klosi, komisar aktiv, i zellshëm, i mungon zhvillimi i përgjithshëm, mundohet të ndihmojë por s’mundet shumë, ka simpatinë e partizanëve. Piro Koçi (nuk është mbledhur asnjëherë në celulën e shtabit – rishtas është propozuar), jo shumë i guximshëm, punëtor, i ngritur, nuk ka bërë jetë partie të rregullt.
Kuadrot e batalionit janë: Nane Kutra – zëvendës komisari i batalionit I; Latif Shehu – komisar i Batalionit II; Vaso Boshnjaku – zëvendës komisar i Batalionit III; Luto haxhi – zëvendës komisari i Batalionit IV.
Kuadrot e kompanive janë: Isuf Daci, Sevo Rapi, Theodhor Gjoni, Rasho Goxho, Elmas Smailati, Kalo Rushiti, Gjolek Ymeraj, Sami Dino, Mit Sota, Sofia Gero, Qani Musai, Tomorr Çomo, Vangjel Milo, Enver Çomo, Agron Çomo. Disa janë komisarë kompanish. Janë shtuar 47 anëtarë Partie gjatë dhjetorit dhe këtij muaji.
Rinia – Më parë kanë qenë 332 të rinj komunistë tani janë 270; 62 shkuan në Brigadën III të mbrojtjes. Komitetet e batalioneve janë komplet por nuk kanë qenë ndihmuar sa duhet prej shokëve të Partisë, gjithashtu dhe shokët që punonin në Rini nuk e kanë ndjerë të nevojshme bërjen e jetës së partisë në ndonjë celulë dhe BRASh-i janë konsideruar me Rininë Komuniste si dy organizata. Brigada la 846 të rinj.
Komiteti i brigadës akoma nuk e ka marrë formën e tij dhe t’u vijë plotësisht në ndihmë të rinjve nuk mundet. Ky komitet përbëhet prej këtyre elementëve: Piro Koçi; Qemal Shehu, aktiv, i ngritur, optimist, jep shpresa të përmirësohet; Thanas Jani, pak i plogët, jo shumë i ngritur, ka një kulturë të përgjithshme, ka disa pikëpamje të gabuara; Agaçe Laveri, i ri në punë, i turpshëm, ka qejf të punojë por nuk është shumë i thellë; Mina Sava, jo shumë guximtar, jo shumë i qartë politikisht, i hedhur në punë.
Të gjithë anëtarët e komitetit me punimin e qarkores së Komitetit Qendror që bënte fjalë për rininë kanë filluar të përmirësohen gjithashtu dhe shokët e tjerë të orientohen. Puna ka filluar të marrë rrugën e drejtë.
Komiteti i Batalionit I është më i ngrituri dhe që jep shpresa të shkojë përpara më parë se të tjerët. Në mbledhjen e këtij komiteti rrihet deri diku një farë situate dhe shihet një farë serioziteti në këqyrjen e problemeve të rinisë, ndërsa tre komitetet e tjerë nuk e kanë marrë akoma formën e komiteteve. Rinia e batalionit I është rinia më e gjallë e Brigadës.
Lënda e punuar në aktivet: Komunizmi e shoqëria e ardhshme; Nëna dhe kalamaj në BS; Katundarëve të varfër dhe në disa aktive Kongresi i Përmetit. Janë punuar gjithashtu: “Kushtrimi i Lirisë” dhe gazeta të tjera muri e xhepi. Gazeta e xhepit të brigadës është në nr. 4.
Lënda e punuar më sipër nuk është tretur pse të rinjve u mungon zhvillimi i përgjithshëm dhe përgjegjësit janë shumë ulët për t’i punuar.
Rinia merr pjesë gjallërisht në luftimin e analfabetizmit dhe ka midis radhëve të saj 178 analfabetë prej të cilëve 22 të Rinj Komunistë.
Rinia në bashkëpunim me Agit-Prop. dhe me rininë e qytetit ndërtuan një skenë teatrale dhe në Sarandë po punojnë për t’i dhënë një formë më të mirë rrugës kryesore të qytetit të shembur nga lufta.
Rinia Komuniste ka dhënë afër 20 anëtarë partie gjatë dhjetorit dhe këtij muaji, por ngaqë nuk dihej mirë nuk ka qenë respektuar struktura e Rinisë, kështu që janë dhënë miks.
Kandidatët – Janë gjithsej 88 kandidatë në një nivel të ulët politik dhe ndahen kështu: Bat. I – 20, Bat. II – 18, Bat. III – 38, Bat. IV – 12.
Këta kanë mbajtur konferenca të ndryshme (disa) në partizanë por pasi nuk janë bërë të përgatitura nuk është marrë fryti i tyre.
Në këta kandidatë është punuar një pjesë e katundarëve të varfër.
Puna në këta nuk është kryer me rregull dhe e shëndoshë.
Kulturë-arsim – Niveli kulturor i partizanëve është i ulët pse nuk është bërë punë sistematike e shëndoshë. Lënda e punuar ka qenë: Historia e Shqipërisë prej Skënderbeut; Gjeografi e Shqipërisë, Pak astronomi.
Në brigadë ndodhen 385 analfabetë të cilët shkallëzohen në këtë mënyrë: Klasa I (që mësojnë germat) – 180; Klasa II (që mësojnë të lidhin fjalë) – 108; Klasa III (që diktojnë) – 97.
Grupi teatral i brigadës ka bërë një shfaqje me rastin e Vitit të Ri për partizanët e popullin. Një shfaqje tjetër ka bërë dhe Batalioni III në Sarandë për partizanët. Me gjithë varfërinë e skenave prapë shfaqjet patën sukses politik dhe nga pikëpamja e artit nuk paraqitën të meta të mëdha.
Agit-Prop.-i nuk funksionon në rregull për arsye se mungojnë elementët në batalione e kompani. Komunikata del e përditshme në bazë të transmetimeve që bën radio. Gazetat e murit e të xhepit janë në disa batalione në disa batalione nr. 4 e në disa në nr. 5.
Grupet koralë nuk janë në rregull për arsye se u mungon zhvillimi dhe veshi muzikor se janë fshatarë. Duhet një kohë që të fitojnë këtë cilësi.
Sanitari dhe Intendenca nuk janë në rregull pse ka mungesë elementesh të aftë për këtë punë.
Formacionet e celulave:
Batalionet | Komp. I | Komp. II | Komp. III | Komp. IV | Toga | Shtabi | Shuma |
I | 8 | 11 | 10 | 9 | 7 | 4 | 49 |
II | 7 | 6 | 5 | 5 | - | 4 | 27 |
III | 8 | 8 | 8 | 8 | 4 | 4 | 40 |
IV | 7 | 8 | 7 | 7 | 6 | 4 | 39 |
Agit-Prop.-i | 8 | 8 | |||||
Shtabi i Brigadës | 5 | 5 | |||||
Gjithsej: | 168 |
Të fala shoqërore
Zëvendës Komisari i Brigadës XII
Kasëm Trebeshina
Fondi Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare
Përmbajtja e dosjes
Raporte mujore të brigadës së XII-të për probleme politike e organizative dhe propozimeme për ngritjen e kuadrit në përgjithësi.
Data e dokumentit të parë 21. VII.1044, data e dokumentit të fundit 19 .1. 1945.
Dosja ka 30 fletë... dokumenta 8 -
Lexoni :
JETA DHE VEPRA- Kasëm Trebeshina
http://floripress.blogspot.com/2013/09/jeta-dhe-vepra-kasem-trebeshina.html
No comments:
Post a Comment