Një firmë e sigurisë kibernetike izraelite është nën presion për të zbuluar përfshirjen e saj në përpjekjet për të nxjerrë të dhëna nga një iPhone.
Të hënën FBI bëri të ditur se mund të ketë gjetur mënyrën për të zgjidhur çështjen e një celulari iPhone, të kyçur me pasuord.
Celulari i përiste Syed Rizwan Farook, personit pas sulmeve fatale të San Bernardinos në Kaliforni.
Kjo u bë një çështje globale, pasi kompania Apple nuk pranoi të bashkëpunonte me FBI për të zbërthyer telefonin.
Një gazetë izraelite tha se këtë gjë po e bën kompania Cellebrite.
Kompania në fjalë tha për BBC se ata po bashkëpunojnë me FBI, por nuk bënë asnjë sqarim tjetër.
Në faqen e kësaj kompanie thuhet se një prej mjeteve të tyre mund të nxjerrë dhe dekodojë të dhëna nga celulari iPhone 5C, modeli në fjalë.
Apple druhet se nëse do zbërthente këtë celular, do vendoste një standard që cenon një nga parimet bazë të kompanisë: Privacinë.

No comments:
Post a Comment