2016-10-04

Vështrim i shkurtër mbi veprimtarinë poetike të Seveme Fetiqit

Shkruan Laureta Miftari –
Sevëme Fetiqi 01Në nënqiellin europian të mërgatës sonë, në mes të një laramanie harmonike letrare gjejmë një thesar të lënë nganjëherë pas dore, gjë që është në kundërshtim të habitshëm me krijimtarinë e mërgimit botëror në përgjithësi. Jam e mendimit se shum pak i jepet rëndësi letërsisë jashtë trojeve etnike e kjo krijon një mangësi morale ndaj autërove që me mund të pashoq krijojnë në kushte të pavolitshme, vepra që rradhiten në lartësitë e letërsisë sonë.
Një ndër autorët që meriton respekt të posaçëm për arritjet poetike, që jeton e krijon në perëndimin europian, dallohet Seveme Fetiqi e cila padyshim, qëndron në anën e poetëve që kultivojnë një gjuhë të kulluar shqipe, pa rëndime të panevojshme me huazime që ngaherë është bë modë tejet e dëmshme në letërsi e sidomos në gazetari e politikë por edhe në forume të ndryshme anë e mbanë botës shqiptare. Kur flas për gjuhën e Sevemes, përmend edhe faktin se autorja preferon krijimin e një fjale të re (neologjizmën) dhe kështu fiton një adhurim të posaçëm nga idhtarët e gjuhës së pastër sepse me këtë vë në pah fuqinë e saj krijuese dhe dashurinë ndaj amëtares duke iu mënjanuar fondit të fjalëve të huaja, këtij snobizmi të kohës sonë.
Poezia e viteve gjer më 1981/82 dallohet me një gjallëri sentimentesh rinore të botës së revoltave dhe përjetimeve të paharueshme, që me bukurinë e shprehjes edhe simbolikës, këndon ngjarjet historike të demonstratave të viteve paraprake është padyshim “Natë e plagosur” (Kurorë e kaltër”, 1985). Këto vjersha lexohen me ëndje me dhjetëra herë, janë aq të fuqishme…, gati mistike në brendinë e vet domethënies së tyre sa që ngjallin etje të pashueshme për lexim e rilexim. Shpesh në literaturën botërore, gojore apo të shkruar, hasim në vargje me “pëllumba të bardhë” por shifeni çfar magjije i jep autorja kësaj “formule” aq të lexuar e dëgjuar që nga lashtësitë:

me pëllumba të bardhë
nga syri imi lëshoje
në qiellin tënd të paskaj
Në spektrin emocional e filozofik, vitet e paraluftës në Kosovë, posaçërisht ata të kohës para dhe gjatë demonstratave ’81, janë të shtjelluara nëpërmjet metaforës që është pasojë, në fillim, e ngarkimit terorizues të pushtetit të huaj por që autores i sjell famën e zotërueses më të madhe të kësaj figure shprehëse. Metafora në poezinë e saj zë vendin e mbrojtëses së integritetit psokofizik e nga ana letrare, shkëlqen si margaritar i rrallë i simbolikës poetike të kohës së vrullit demonstrues kundër pushtuesit në Kosovë, pjesëmarrëse dhe përjetuese e të cilave është edhe vet autorja.
Fuqia dhe bukuria e shprehjes ; e vargut në poezinë e Sevemes nuk lind nga ndonjë shkollë apo ndikim special i mësuar ose i përvetësuar nga poetë të rangjeve botërore ose kombëtare. Ajo vjen si ujë burimi nga thellësitë e përjetimeve vetanake përgjatë trazirave të njohura kombëtare dhe luftës së vazhdueshme për liri. Për më tepër, konsideroj se këto vargje janë sublime dhe shprehin një rrugëtim historik shekullor të veshur me petk lirik tejet mbresënëlës. Dallohet gjithashtu një ndërtim sintaksor që shndrrit rreze gati euforike liridashëse. Në këtë kontekst ndërtimi stilistik, dallojme në disa vende anaforë të mrekullueshme (u bëra murane në pritje / u bëra klithje në heshtje) dhe simbolin, për të cilin kam bindjen se është figura më e preferueshme e poetes.
Përmenda më lartë se Sevemja posedon një forcë befasuese në krijimin e neologjizmave. Ajo në disa vënde me lehtësi të paparë gjen dhe ndërton fjalë me të cilat plotëson një « shprazëtirë » shprehëse ; sikur i mungon fjala e duhur, andaj ajo me estetikë të pamohueshme prodhon fjalën që ia kënaq dëshirën e shprehjes në varg. Ndaj këtu shembullin më të bukur kur ajo nga « hapësirave » ndërton shprehjen « hapërimave » që nuk do koment, ka një ngjyrë shum më domethënëse se termi i zakonshëm burimor.
Ndër veçoritë e rradhës së parë, pa mëdyshje është forca tërheqëse për të lexuar poezitë (librat) e Sevemes. Lexuesi, nuk kalon mbi këto vjersha me një hedhje syri. Nuk janë këto vjersha që eventualisht mund të lexohen shkel e shko. Lexuesi byle këthehet disa herë në të njëjtën vend. Lexon dhe rilexon. Kjo magji tërheqëse që mban peng lexuesin krijon një ndjenjë adhurimi ndaj fjalës dhe analizës së « historikut » të fillit dhe mbarimit të vargut e lidhjes së tij në hapësirën e brenda vet vjershës, ciklit dhe librit në përgjithësi.
Kur flas për veçoritë e veprave në përgjithësi, do të vë në pah një moment tjetër që flet për preokupimet e Sevemes që i hedh në letrën poetike. Moralisht e paluhatshme, ajo i ndejti besnik shfrytëzimit të temave dhe çështjes kombëtare, që më së miri i « flejnë » për zemre dhe nuk tregoi as tentativën më të vogël t’i rreket, si shum shkrimtarë këtyre dekadave të fundit, shkarravinave pornografike me të vetmin qëllim të arritjes së një emri e sidomos, arritjes së suksesit në tregun e librit. Personalisht, nuk kam hasur në asnjë shkrim të saj edhe ndryshimin më të vogël në rrugëtimin e saj drejt majave të poezisë shqipe.
E mbyll këtë shkrim të shkurtër me bindje se Sevemja do të na prezentojë akoma libra të rinj, duke i ndenjur besnike gurës së gjertanishme të frymëzimit dhe do të dijë të ruajë stilin joshës të mbushur me jetë kombëtare dhe jo, si që hasim shpesh tek disa poetë, me katrahura mitike jashtilire që bastardhojnë të kaluarën dhe të tashmen tonë sublime.
Në vazhdim, disa poezi të autores, zgjedhur nga Filolet:

NATË E PLAGOSUR I

Në shtegun e pritjes
me agim në duar të gjata
në lojëra stinësh
me pëllumba të bardhë
nga syri imi lëshoje
në qiellin tëndë të paskaj.

Hiri ynë pluhurosi shekujt
kur ra nata e plagosur
mbi fytyrat e përlotura
nata e pagjumësisë erdhi
heshturazi gjurmëve të mia
nga ikën pëllumbat e agut.


NATË E PLAGOSUR II

Sërish u  kthyen  pëllumbat
e mi të agimeve  të përhimta
zbritën me shpresë
mbi pullazet e shtëpive
te kodra e diellit

e dini se dita po vjen
kur sqepat i ngjyrosnin
në lumin e përgjakur
të kësaj nate të plagosur

pagjumësia me rolin
e dëshmitares së pagabueshme
së bashku  me pëllumbat
i shkundnin krahët e lodhur
në pluhurin e shekujve
puthnin plagët e muzgut të skuqur all
dhuronin bardhësinë e puplave
përfundimit të lidhjes së plagëve
të kësaj nate të përlotur

unë pritja me drojë
në pragun e ekzistencës sime

rrini këtu o pëllumba të agut.

Kur ç´mbështillet lëmshi

Shiko qe
po i ç´mbështolli nyjet
sikur zanat kur i ç´mpleksin
gërshetat për fitoren e endërruar

eja
permes Çamërisë e Tiranës
përmes Dibrës e Gostivarit
përmes Plavës e Gucisë
deri në Dukagjin
shtriju si fëmijë i llastuar
mbi Fushë Kosovë
duke i njehsuar fijet e barit
deri në pafundësinë e hapërimeve
ngjitu në freskinë e Bjeshkeve të Nemuna
t´i ndjesh mushkëritë si lirohen
nga dashuria e mbytur

eja
fotografive të kohës së gurit
lëkurën t´ia rrjepim
kohës së qiellit të lirë
t´ia qepim fustanin e mëndafshtë
as më të gjërë as më të ngushtë

eja
këtu të lundrojmë
në lumenjtë e përtërirë

(Marr nga përmbledhja “Dëshmia e kthimit tim”1998)

Tregim i trilluar

Kjo poezi lindi mu ditën e parë
te mergimit kur mundohesha bijes sime Blertes
t ia zbus mallin per Kosoven

1.
Koha tallej me ne
kur mbi supe mbanim
rruget e shkuarjeve
me buqeta ardhmerie
se do te kthehemi

Blerte
loti ne faqe
ishte me i rende se
se Bjeshket e Nemura
ne prehrin e Tokes

fytyrat e zbehura
mbeten imazhe te kthyera
kah malet e Cycavices
harqet e pershendetjeve
i mashtruan shoqet e tua

ato mbeten pas nesh
ecjet tona kah perendimi
merrnin ngjyren e perhimte
te gezimeve te rrejshme

2.
ketu dimrat jane te ftohte
ketu e e kemi banesen tone
me nje dritare kah bota e civilizuar
do te vizatojme tere boten
(vetem ky eshte komunikimi yne me boten)
lotet ne fytyren e Palaqos se marre

duke i varur ne muret e zbrazta
buzeqeshjet ne vend te pikturave
me kryevepren tone do te tallemi
sa bukur kemi vizatuar jeten e re

Lundra te bardha do te ndertojme
me to te lundrojme cdo nate
ne lumenjte e loteve tane
deri te Edina Fitorja Lumnia
peshqeshe dhembjeje do tu dergojme
ta gezojme gjyshin dhe gjyshen në Kosove
per ta qetesuar Unin dhe Pezmin tone
ne shitoret e pendimeve

njëmijë e një puthje do ti dergojmë
me to te ngrohen femijte ketij dimri
derisa ti guxon te marresh fryme lire
ajri ketu eshte i paster
ajri blehet ketu me te holla

ne shkolle do te te dojne shoqet mesuesja
do te mesojne si duhet dashur atdheun
gjuhen shqipe prindin
do te mesojne se duhet te kthehesh
rrugeve te hirit qe i le ne endrra

3.
Deri kur do te qeshesh
me fytyre kah era
deri kur do te vizatosh lote
ne vend te luleve te vendlindjes
me premto do te kthehemi
ti ne pune une ne prehrin e gjyshes
si dikur

nuk e dij Blerte
ku ta gjej ate pastel
t ua jap ngjyren e vertete
premtimeve te mia

e dij vetem kete e dij
cka qe ajo qe percaktoi fatin
e ketij tregimi
me tere kuptimin e hidhur
te mashtrimit

Marr nga përmbledhja “Dëshmia e kthimit tim” 1998
Shkruar në Prym, tetor 1992


DASHURIA

…është një botë e vogël
ne Univers
nje enderr e embel
qe zgjat shume shkurt
stuhi qe fryn ne cdo stine
fillon ne bebze te syrit
jeton ne dritherime zemrash

dashuria…
te shkrepetine ne shikim
ndezet ne pasione
si helmi shperndahet ne gjak
si nje thike me dy tehe
te ngulitet ne mendje
si qelq i shkelqyer
damaret ti pren
lene vrrage ne shpirt
eshte e shurdhte
fjale nuk degjon

eshte e bukur si poezia
spirituoze si pjese teatrale
mbaron si nje perralle

ne fund
mbeten
germadhat e dhembjes

Diellin e pashë

Kur me mbollën
në tokë
së pari deshta
të të shoh vetem Ty
o Diell
e lule pa Ty
me shekuj isha
në errësirë i krehja
rrezet e tua
i ëndërroja
agimet e purpurta
në fytyrën tënde
të perënduar

…dhe plumbat shekullor
ballin ma qëlluan
sytë mi verbuan
me hirin e robërisë
me shtatqind dimra
fjalën në gjuhë ma ngrinë
petalet mi shpërndanë
një nga një
kah bota e largët

vetëm farat i mbulova
me dheun e larë me gjak
e rrënjët e mia
i shartova
me agimet e bardha
për tu takuar
në dëshirat e mia të
klorofilta

mallkova errësirën e kuptova
edhe lulja paska aht

u bëra muranë në pritje
u bëra klithje në heshtje
u shndërrova
në myje të pamposhtur
me fije shpresash
thurra kuotat e fitoreve
pikova lotë të kuq

shqiponjat lajmëronin
Festën e pritur
ngrita kokën
rrezet e tua i putha
unë lulja jote e vuajtur
u ktheva kah Ti
Ty të pashë
Diellin tim e pashë

Tash edhe në vdeksha ndashtë
(E shkruar me 17.02.2008 Dita e shpalljes
së pavarësisë së Kosovë)

Mallit verja çfarëdo emri

U mesova c nuk u mesova
me dhembjen time-thike me dy teha
ne gji te neteve
te bredh me pagjumesi
mes mureve të ftohta
te perbirohem
me fuqine gjigante
te perplasem si pike e shiut
ne dritaret e huaja
te ngrihem,te shkelqej
si fjolle bore ne krahneze

sec u mesova
te rrokullisem
ne ererat e Perendimit
vetem nuk u mesova
te jetoj pa Ty

Kosovë

Macja me virtyte

Nuk ecte kurre
Mbi pullaze
Ecte neper skaje
Shume me kujdes
Skajet ishin orientimi i saj

As nen sofra
Nuk hynte
Kur e nuhatte
Eren e mishit
E minjtë e perhimtë
Loznin valle rreth saj

Nuk kotej
Afër zjarrit
Rrinte prapa
Dyerve
E sillur
Rreth e përqark
Heshtjes se vet

Ndonjehere e mllefosur
Me thonjte e mprehte
Gerryente
Durimin e saj
Mbi gur

Nuk e pinte
Qumshtin nga pjata
As ujin e shiut

Nente shpirterat e saj
Ketu ne kete vend
I kishte lene

Sa here
Ia mbyllen deren
Sa here
E humben ne largesi
Cdohere e gjeti
Rrugen
Deri te pragu
I shtepise
Ku ishte lindur

Mëkëmbja e poezisë amerikane

Nga Reis Mirdita
Poezia amerikane, parë nga këndvështrimi i nivelit botëror, nuk kishte asnjë rol të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare për gjatë periudhës para qindvjeçarit të XX. Buthtimet e gjinisë mbretëreshë, pikënisjen e tyre e kanë gjatë viteve të para të shekullit të kaluar, më saktësisht, pas një elani në lëmi të ndryshme të artit, në Amerikë, më 1912 u themelua revista Poetry e cila nisi me hov zbulimin dhe prezantimin e emrave të njohur të poezisë amerikane të cilët gjer atëherë gjendeshin të zbehur nën hijen e autorëve anglez. Nga këtu filloi ngritja e emrave amerikanë, të cilët me kalimin e viteve, u bënë referencë për europianët.
Përgjatë 50 viteve të para të qindvjeçarit në fjalë, pasqyrë e ngritjes cilësore të poezisë është e dhëna se ribotimet arritën numër të lartë dhe për të qenë plotësisht qartë, theksoj se në Amerikë nuk kishte (nuk ka as sot) botime qindra ekzemplarësh sikur që mund të gjejmë në tërë botën.
Si pikënisje të buthtimit të poezisë amerikane, nuk mund të përcaktojmë një poet apo një datë të përpiktë. Megjithatë, them pa pritesë se kambanat e para drejt suksesit jehuan me dy publikimet (në Angli) e Robert Forst-it (1875-1963), “A Boy’s Wil” më 1913-n dhe “North of Boston” më 1914, suksesi i të cilave ishte i aty-atyshëm. Edhe pse  poezitë e tij radhiten në qarkun e veprave me temë regjionale, ai është i pari që arriti në mënyrë të përkryer narracionin pa u humbur në stërzgjatje fabuleske të parashtrimit të idesë.
Më pas, dallohet Carl Sandburg (1878-1967) me Poems (1916, dhe Cornbuskets por me kohë (The People, Yes) ky i fundit bëhet disi i pa lexueshëm ngaqë poezia e tij degradon në ndërtimin e brendshëm e sidomos është i pavlerë dhe i stërngarkuar populizmi i tij.
Nga viti 1914, me daljen në dritë të “Congo and other Poems”, i inspiruar nga jazz-i spirituel afrikan, shumë kritikë, pohojnë se ai thurë vargje të cilat qëndrojnë me ritmin e tyre të pashoq, të gatshme për t’u kënduar. S. Fauchereau veprën e tij voluminoze mbi poezinë amerikane, e ndanë për ilustrim poezinë e parapërmendur dhe thotë se Lindsay dëshiron të gjej këngën e lashtë afrikane. Unë shtoj akoma se poeti ishte një meloman i vërtetë, ndryshe nuk mund të shpjegohet afiniteti i tij poetik i zhanrit.
Imazhizmi
Kjo erë poetike, sikur edhe të gjitha lëvizjeve letrare, nuk mund t’i atribuohet një datë e përpiktë e paraqitjes e as mund të themi se lindi nga një autorë konkret. Një rrugicë u trasua nga paraimazhistët në krye me Hulme-in i cili ndoshta e përdori i pari termin imazh në kuptimin e poezisë që buthëtonte si vijim apo ndikim nga post impresionizmi dhe futurizmi. Vet Flint thotë për grupin e imazhistëve si D. Fitzgerald (1906–1988), Pound (1885-1972 (i cili gjithashtu e përdori termin “imazhist” por nuk dihet a është ai i pari ose është Hulme (1885
-1972). “Na jemi bashkëkohorë me post impresionistët dhe futuristët… Përpjekja e vetme e ynë është të shkruajmë në pajtim sipas traditës më të mirë, ashtu si që e gjejmë te shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave”. Në vazhdim Pound shkurtimisht dhe qartë, ngre tre principe themelore të poezisë imazhiste: a) Trajtim i drejtpërdrejt i objekt, qoftë subjektiv ose objektiv, b) Të mos përdoret assesi fjalë që nuk i kontribuon prezentimit, c) Kurse për ritmin: hartohet (bëhet) duke ndjekur fjalinë muzikale, jo duke ndjekur metronominë.
Gjatë vitit 1914 u botua një antologji në gjuhën frënge në të cilën përveç një irlandezi (Joyce), të gjithë poetët e prezantuar ishin amerikanë si Aldington, Flint, Lowe, Pound, Hilda Doolittle, e njohur më mirë me inicialet H.D. e të tjerë.
Poezitë imazhiste burimore janë të shkurta e disa herë përbëhen nga një dyvargësh që i gjejmë në përmbledhjen “Personae”të Ezra Pound:
Në stacionin e metrosë
Paraqitja e këtyre fytyrave në turmë;
Petale mbi degëz të lagur nga shiu
.
Ndikimet
Në manifest thuhet se poetët nuk duhet t’i ikin ndikimeve; ata duhet ti përqafojnë influencat e kjo, nuk mungoi te imazhistët tek të cilët është i pranishëm frymëzimi nga latinët, grekët; si dhe nga haiku japonez por edhe nga simbolizmi, kryesisht francez (Baudelaire, Rimbaud Villiers, Verlaine…)

Fjalë të rralla (A-Zh)


rmirdita

Kryeredaktor: R. Laçi – Bern
Redaktor&Webmaster: B. Saidi – Munchen
Fotofreskimi: A. Islami
Moderatore: L. Doda, Sherife Reka
Moderatorë të përkohshëm në:
Bern, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, dhe Paris.

A

aht,-i m sh e (et) namë, haku i të drejtës së nëpërkëmbur; mosplotësimi i amanetit të parëve ose namë e lëshuar nga të parët
all,e i, e kuq,e
at,i (shum: atllarë), kalë shale, kalë vrapi

B

behane, person me ndonjë te metë te lindur ose të fituar, apo me ndonjë gabim tjetër në jetë; (2) shkas (postim: F.I)*
biroçe, karrocë luksi me dy rrota e tërhjekur nga një ose më tepër kuaj troku (postuar nga Pandeli Liço, Vlorë)
buthëtim,-i m. (f.kal.buthët/oj, ova, -uar) mugullim, bulbëzim, bimë apo fenomen tjetër që sapo nxjerr krye (huazuar pa nevojë nga frëngj: émergence=emergjent)

C

carrok,u, foshnjë

Ç

çanak,u,- enë argjili për tu ushquer; pjate argjili (F.I)*
çerep, i, – lloj ene nga argjili, e rrumbullakët si tepsi për të pjekur bukë etj. (F.I)*
çiler, i – dhomë e posaçme në shtëpi ku ruhet bylmeti (prodhimet nga qumshti) (F.I)*
çkunorëzim,i (shkunorëzim) prishja e kunorës, prishja e martesës ; divorc

D

dejkë,-a fa(t) (apus apus), shpend shtegtar që i ngjan dallëndyshes por më i madh, i njohur gjithashtu me fluturim të gjatë dhe të shpejtë f. sh.
dëndëne, 1. vegla muzikore; 2. muzikë, u bë dëndënja e madhe; merrni dëndënet çuna (instrumente muzikore)
digdil,-i sh. a(at); kalë vrapi ose i ushtruar për betejë, at (Postim: H.N, Zhelinë)

DH

dhjetëvjeçar,i, 1. moshë dhjetëvjeçare; 2. kohëzgjatje dhjetë vjetëshe; dekadë

E

eoniz/ëm,-mi m. perversion seksual (pa qenë homoseksual) që përbën nevojën e një mashkulli të adapton mënyrën e veshjes dhe të sjelljeve të cilat në shoqëri njihen si të femrave (këtë fjalë nuk e gjejmë në fjalorët shqip; këtu shënohet për herë të parë, 21 gusht 2011)
emërtim, caktim në një post, nominim

Ë

F

fak(ë)tim/ë,-a f. sh. -a (t) (sinonim: vetëtima) dritë e fortë zig-zage e shkaktuar nga shkarkime elektrike të reve si dhe shkëlqime ose xixëllima të tjera të forta; 2. Dhimbje me të therrura; 3. Rreze të befasishme (më së shpeshti e dëgjojmë si faktimë)
folé, ja (sh. të), çerdhe (simbolikë: shtëpi, kulm mbi kokë) (postim i Enisit nga Kaçaniku)
fanos, faros (shfaros)
fanoz/ë, vegël e posaçme nga shufra druri në formë mullari për të terur, kryesisht ndërresa të foshnjeve mbi tagar gjatë motit të ftoftë ose me shi.
farash,i, vegël druri me grykë të hapur për të mbledhur bërllogun (të fshirat)
fatkeqsi,a, ndodhi e padëshiruar e rastësishme, ndeshje, dëm; akcident
flitron, njeri që flet shum, ja jep shum hapur pa asnji mbulesë (F.I)*
flokëverdhë, verdhosh; blond-inë (bjond-inë)

G

galane, tirq me ngjyrë të zezë (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
galë, 1. dele e zëzë; 2. ngjyrë e zezë (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
garaz,-i m.sh. -e(t) 1. objekt, obligim ose detyrë e pranuar që mban në vete ngatërresa e pasoja të ndryshme të mundshme 2. problem (Shënoi: I. Jonuzi, Pollgjë, v. 1966)
gërtuk,-u (sh. gërtuq,-e) misër, bima dhe fryti (bukë e gërtukët) (postuar nga Nezir Hajdini, Zhubrinë, Kërçovë)
gërxhul/i m.sh ë (ët) (edhe si mbiemër) flliqan, njeri që len veten pas dore; 2. kafshë e dobët e papërmbajtur dhe e paushquer (Pollgjë, rmt)
govatë,a gotë zakonisht nga metali me sasi mesatare prej 2-3dc

GJ

H

habi, befasi, e papritur e këndshme; surprizë
hajhuje, 1. femër e lehtë, femër që ndërron mashkujtë 2. hutaqe 3. e pacipë
hariq, i përjashtuar nga pasuria, nga trashigimi familjar.
harlis,- (harlisem,- f.v.) hutim, humbje e koncentrimit (Postuar nga Ferik Imeti, Prizren)
hukubet,-i shum i madh, vigan (Postuar nga A. Abdullahu,Tetovë)
hulá f. sh –ja shpresa të pabaza, të kota, ëndërralla (nuk rrohet me hulaja), (“Me hulaja, vdes fukaraja!)

I

idhtar,-i, dashamir i dikujt o i diçkafit, adhurues; simpatizues, tifoz
irë,-a ndyrësi e madhe e rrënjosur nga gjatë kohë në tesha ose të trup; zhul që s’lahet.

J

jaz, prockë, lum i vogël (jaz mulliri, jaz fushe)

K

kablik, m. sh. kabliqe (në disa vise, kabliç) enë druri për krypë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
kaltër, ngjyrë qielli, mavi (turq), blu
kallashtër,a f. sh a(at) kallinë misri e shkoqitur (e shkokëluar); 2. trung i tharë duhani (Postim)
karvaj-ë f.sh-a(t) ( në disa vise përdoret vetëm në shumës), ditët kur bagëtia ngjitet në bjeshkë ndër stane. Nga këtu edhe “Nata (Netët) e Karvajave”, festë e daljes në bjeshkë kur edhe shtrohen darka të mëdha për familje e miqë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
kanatierë, 1. veshje e brendshme për pjesën e sipërme të trupit për mashkuj, 2. kostum banje
kasnec,-i sh. ë(ët) telall, lajmëtar në kohën otomane që sillte lajmet ose urdhërat nga më lartë (Postim: A. Laçi, Paris)
kedër,-i / (lat. cedrus), dru nga lloji i halorëve, i familjes se pishave me prejardhje nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Himalajet. U përshtat më vonë në Europë.
kmesë, a, (kamesë)-lloj mjeti per prerje te drurit (për krasitje psh), ndryshe nga sopata (F.I)*
kërblik-ë, kukëz, krutë, baston (turq.)
kërr, tokë jopjellore, tokë e çveshur
kërsh,-a, shkëmbij, gurëz të mëdhenj, vise shkëmbore (nga Z Bajramaj – Kosovë)
kërrut,ë,-a f.sh-a(t) bastun, kërlik
(Poshtu: dhi ose dele me brirë të vegjël e të këthyer nga pas (FGjSh – 2006)
kërsh(ë)lla,-ja, ndërtesë madhe (me gurë), kështjellë; 2. kazermë (A.A. Tetovë)
kokoreç, zorë të thurrura të qengjit në formë bishtaleci dhe të garnuara me mëlçi e të fërgura në fëltere (gatitje shqiptare) (postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
kotar,-i, vend ku vendosen delet gjatë natës. Mund te jetë i thurur nga thupra / filiza të drurit të lejthisë ose të ahut, por mund të jetë i ngritur edhe me dërrasa, gurë etj.
kryeplak,u, i parë i një fshati, i një qyteti, prefekt
kryesi, a, pari, udhëheqësi, presidencë ose prezidencë
kryetar,i,e, ai që kryeson, president ose prezident
kumlak, u, fëmij i pasalindur e gjer në tre muajë. (F.I)*.
kupë, kupa, enë druri për të bartur ushqimin e ditës. Përdorej me shumicë nga barinj dhe bujq
kuvend,i, 1. bisedë e rëndësishme 2. organ demokratik, parlament
kuvendar, pjesëmarrës në kuvend, parlamentar

L

laper,-i, rrugaç i imë, njëri që sillet poshtë e lartë pa asnjë nevojë
lapër,a, 1. fletë, 2.gjeth, 3. pjesa e jashtme e veshit, lapra e veshit (postuar nga A.A. Tetovë)
langar,-i qen endacak dhe jo i vyeshëm (pezh: njeri që sillet rrugëve)
livere, njeri i veshur keq, i leckosur, leckaman (F.I)*.
lozë, bot. rricë, lozë të hardhisë, të kungullit, shalqinit, pjepërit (fig.lëshoi lozë, u vendos, u përhap)
lugaveshi (Forficula auricularia), insekt shum i uryer; (1-2cm,ngjyrë gështenje në të zezë) del më tepër natën për të kërkuar ushqim dhe është plotësisht i parrezikshëm për njeriun perkundër gojëdhanave se hyn në vesh dhe zë vend aty përgjithmonë dhe kështu dëmton dëgjimin.

LL

lladërvin/ë (krah.) f.sh.-a(t) 1. mbeturina të ngrënieve, që zakonisht përzihen në gjellën e kafshëve (pej. ngrënie që nuk pëlqehet)
llapush,i,e, njeri trupmadh por mendjevogël, kokëtrashë (fjalë fyese)

M

madhor,e, i ritur, që ka kaluar rininë e hershme, mazhor
mijëvjeçar,i, 1. periudhë kohore; 1.moshë, milenium
mitur (i,e)1. i vogël; 2. tepër i ri në moshë; 3. kalama, minor,e
munafik-u, (ar) poshtërsi; njeri ngaterrestar dhe rrenavec (latinizëm; hipokrizi, hipokrit)
murdar, mb. sh. (ë vetëvrasës, (pezhoratif) ai që vret vetveten pa marrë parasyshë kushtet, formën dhe mjetet (Tetovë,2010)

N

nomofobi/a ndjenjë frigë nga mungesa e telefonit celular 2. edhe si mbiemër: nomofob sh. ë (ët) [(ang., no mobile phone phobia) fjalë e re e përdorur për herë të parë në shqip në filolet]
ndjeshëm (i, e), sensibil,e
ngallmon, njeri që bartë fjalë, shtisë (F.I)*.
ngecje, ngadalsim, ecje pas, regres
ngjarje, ndodhi, eveniment

NJ

O

odë e zjarrmit, kthinë që përdoret vetëm për të gatuar (për magje)
ollog (ollogj), i mbetur në shtrat nga sëmundje e rëndë dhe e gjatë; invalid i rëndë (ka ra ollog)

P

palaré-ja, lloj tryeze e drurit, pa këmbë që shërben(te) kryesisht për të gatuar pite me miell misri
pakicë-a, në numër më të vogël se të tjerët, minoritet
përderës-i, lypës, (që lypë derë më derë), (Postuar nga Martin Mato – Tiranë; fjalë e dëgjuar nga prindi Jakup Mato, fshati Fterrë mbi Borsh në bregdetin ionian).
përparim-i, zhvillim , ecje përpara, prosperitet
pispilit, lakër e grirë dhe miell misri të erëzuara dhe të pjekura në furrë (P. Liço – Vlorë)
poliandri,-a f. etnogr. 1. formë e martesë me grupe, kur një grua ka shum burra. 2. veçori e disa bimëve që kanë më tepër etamine (shih. “…në këthimin e poliandrisë”)
poçe, vorbë e bërë enkas për zierje të groshës (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
poras/ë,-a (sh.-at) grip, rrufë, sëmundje stinore ngjitëse zakonisht jo e rrezikshme (shënuar në Gradec, 1968)
postatj/e,-a f.sh.-e(t) lodhje;
postat (kal), -a, -ur, ia pakson fuqinë dikujt, e lodh dikend
postatem (pës), lodhem
i/e postatur (mb), i/e lodhur (Shënuar në Pallçisht-Tetovë, 1981)
prani-a, prezencë,a
pupteshk/ë, f.sh.-a(t) (në disa vise: popteshka), lloj gërtuku (misri), gjithashtu fryti i saj i cili përdoret kryesisht për pupteshka (kokrra që gjatë pjekjes fryhen dhe pëlcasin) (këtërr, popcorn)
pusht-i, ngashnjues i pacipë (mashkull i paturp e i sëmurë pas seksit)

Q

qethëtar-ë, zejtar për qethje të dhenve, ai që qethë dhentë. (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
qeshkek-u, ëmbëlsirë e përgatitur nga gruri i shtypur dhe e zier mirë me qumësht dhe e sheqerosur. Embëlsirë tradicionale dasme edhe në ditët e sotme në Opojë. Në disa vise quhet hashure (F.I. Prizren)*
qiler, i, oda e nuses dhe e dhëndërrit, gjerdek
qilur, i, pjesë e shtëpisë në tokë, bodrum
qindvjeçar,i, 1. periudhë kohore 2. moshë (shekull-or)
qyski, a, – profil i trash nga çeliku që përdoret si lloz (F.I)*

R

RR

rros/ë,-a – jetesa; mënyra se si jetojmë, përfshi kushtet familjare dhe materiale në tërësi (N.Hajdini – Kërçovë)

S

sallakoj, f. kal. (vet. sallakohem) mbështjell, rrethoj, bie rreth e rrotull
saktizmi m, dogmë religjioni indian sipas së cilës energjia krijuese e femrës është esenciale (e regj. për herë të parë 10.6 2010)
scrabble, lojë shoqërore e cila bazohet në formimin e fjalëve (në grilë) më të gjata të mundshme prej germave të tërhequra në mënyrë të rastësishme; 2. Markë e depozituar (për herë të parë në fjalorin shqip-shqip: rml)
sepet, i, – lloj shporte e rrumbullaket e thurur nga filizat e rinjë të drurit të rakitës dhe përdorej për ruajtjen e bukës , kurse në në disa vise edhe për bartjen e gjërave (pemë, perime etj) ushqimore nga tregu. (F.I)*
setre, pallto, pjesë e epërme e kostumit
skërkle,(m-f) (sh.-a), njeri me trup të gjatë dhe të hollë (që tejkalon dukshëm mesataren) e të kërrusur; në raste të shumta ka kuptim tejet përbuzëz (dëgjuar në Shkup, Prizren, Tetovë dhe Gostivar (shënoi: Filolet)
skure, (m.f) njeri me tipare e karakter negativ të skajshëm, (rrenc, i pamoral, hajn, egoist, i shpërfytyruar) (shënoi: Filolet)
strajcor,-i m sh. ë(t), (edhe si mb.) gjitarë makropodidë (kengurët) të cilët përpara barkut janë të pajisur me një organ në formë të strajcës (apo xhepit) ku mbajnë të vegjlit e tyre

SH

shana (fjalë e pandryshueshme), shumë të hollash e vënduar bast nga lojtar i tretë në bixhoz, duke parashikuar fitore ose humbje të njërit nga lojtarët aktif në atë moment
shpi e zjarrmit (shpizjarrmi),kthinë, kuzhinë verore, zakonisht e ndërtuar në oborr larg shtëpisë së banimit
shtazarak,e, njeri i mbrapsht, gjest i egër, i pamëshirë, bestial,e
shumicë,a, në numër më të madh se të tjerët, mazhorancë

T

talugë, a f. (shum. at) karrocë me katër rrota e tërhjekur nga kuaj apo qé (filolet) përdoret në Pollog)
takazát,-i m.sh. –e(t) brengë, telashe (pozitive ose negative) që nënkupton gjendje mendore të angazhuar në kërkim zgjidhjeje të një preokupimi shpirtëror apo material
tadaruç,-i msh. e(t)
furnizim me artikuj ushqimorë, rezerva ushqimore stinore, kryesisht për dimër; përgatitje për festa e kremtime të tjera
testi , a, -enë nga argjili për ruajtjen dhe pirjen e ujit, shtambë. (F.I)*
tërplot/ë f.sh. e(t) 1. lopatë; 2. vegël druri për shirje të drithit; poashtu përdoret edhe për pastrimin e borës etj.
tojë,-e, lidhëse për këpucë e openga (postuar nga A. Abdullahu – Tetovë)
tokmak,-u, ë(t) Çekiç i madh nga druri e që përdoret në stane (kasolle të deleve ) për rregullimin e torishtes. Kjo fjalë haset edhe si mbiemër cilësor fyes për ndonjë njeri kokë trashë e që nuk kupton. (F.I)*

U

udhëtar,-i, pasagjer

V

vaft,-i msh. e(t)
ngrënie, 2. më së shpeshti kështu quhet dreka e fundit e porositur para egzekutimit e kjo, sipas dëshirës së personit të dënuar me vdekje
vajgur,-i, petrol, naftë
veksh,-i, lloj vorbe me dy dorëza
vëzhgim,-i, përcjellje me sy e me tru, observacion
vëzhgues,-i,e, ai që përcjellë një diçka, që vëzhgon, observator
vendkalim,-i, pasazh
vrî-ja, fushë, rafshinë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
vrîtar, banor i rafshit; fushjan (postuar nga Sylë Goçi-Junik)

X

XH

xharr,-i, mantelë për femra, e gjatë e me ngjyrë të zezë, që bahej gjer në fillim të shek xx
xhoka, veshëmbathje të leshta (shajak) (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
xhokaxhi,-u, që qep xhoka, robaqepës (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)

Y

Z

zavall,-i (shum. e(t), telashe, bela; fig. hall dashurije, i dashuruar (“më ka zënë zavalli…”) ndyrë, fëlliqur (për vend)
zdranc,-a (përdoret vetëm shumësi) totaliteti i organeve të tretjes te njeriu dhe te kafshët (Shënoi RM në Gradec, 1971)

ZH

zhyll, ndyrë, fëlliqur (për vend) (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
zhyllan,-i,e, i (e) ndyrë, fëlliqur, papastër (fjalë fyese) (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)


(F.I)* Postime të Zotëri Ferik Imeti, punëtor arsimi nga Prizreni: “Fjalë të rralla nga thesari i madh kombëtar në trevat e Opojës dhe Prizrenit”.

Fjalor i fjalëve të rralla, të haruara apo të lëna pas dore

Është bë modë ndër na të « harojmë » gjuhën tonë shekullore dhe të marëm fjalë të huaja vetëm për dëshira meskine të mendjemadhësisë së turpshme. Nëpër titujtë e shtypit dhe mediave tjera, pa asnjë nevojë, nga katër fjalë të shkruara me gërma të trasha, tri janë të huaja.

Fjalor-2

Qëllimi i këtij fjalori është sadopak të ndihmoj të rijtë ta ruajnë të folurit e prindërve të tyre dhe kështu ta mbrojnë gjuhën tonë nga shpartallimi dhe nga ndikimi i modës dëshpruese të huazimit nga ata që kryesisht janë më të varfura nga shqipja. Njëherit, ky fjalor do të ndihmoj në ruajtjen e fjalëve të vjetra, përdorimi i të cilave është rralluar nga shkaqe të ndryshme shoqërore (p.sh. zejet dhe veglat që nuk i hasim në përditëshmëri etj).

Që ky fjalor të jetë sa më i pasur dhe i vlefshëm, ftoj vizitorët e kësaj faqje dhe të gjithë dashamirët e ruajtjes së fjalës shqipe, të bashkëpunojnë, duke dërguar fjalë të haruara apo të lëna pas dore.

Krimineli i tmerrshëm i kthehet religjionit

Lajm-kthimi


Figura e tmerrshme e nëntokës dhe lideri i bandës, Vince Focarelli, thotë se tani është njeri i ndryshuar që synon të jetojë një jetë normale familjare dhe t’u ndihmojë personave në nevojë.

41-vjeçari, i cili u ka shpëtuar gjashtë tentimeve për vrasje, përfshi edhe një rast ku i vdekur mbeti djali i tij, më në fund ka thyer heshtjen duke thënë se “të gjithë gabojnë”.

Focarelli, i cili ka hapur restorantin “La’Fig Cucina” në Adelaide, Australi, ka treguar se si është kthyer në jetën normale dhe deklaron se tani është duke i ushqyer të pastrehët dhe po jep para për personat në nevojë.

“Jam distancuar tërësisht nga të gjitha aspektet e asaj jetës prej gangsteri”, ka thënë ai për “Seven News”.
“Gjithçka që kam bërë, më janë kthyer. Jam qenie njerëzore edhe përkundër asaj që kam bërë në të kaluarën… të gjithë bëjnë gabime”, ka shtuar ai në rrëfimin e tij të parë pas kthimit në jetën normale.

Si shtyllat kryesore që i kanë ndihmuar atij në këtë transformim, ai përmend familjen, religjionin dhe hapjen e restorantit. Focarelli thotë se me restorantin e tij po u ndihmon të pastrehëve dhe po jep para për bamirësi.
Lajm-Vince Focarelli
“Si myslimanë, është përgjegjësi e jona që të japim, posaçërisht në ditë të Ramazanit ku mund të mësojmë të jemi modestë dhe besimtarë dhe të absorbojmë krejt mirësinë dhe dashurinë që është në dhe përreth botës”, ka thënë ai për “RamadanTV”.

“Gjatë Ramazanit, çfarëdo që shesim, një pjesë e profitit do të shkojë për çështje humane. Dëshirojmë të kontribuojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Focarelli thotë se restoranti po ushqen edhe të pastrehët, duke u dhënë nga një supë në një ditë të caktuar atyre.

Gjatë viteve 2010 dhe 2012, Focarelli ka qenë cak i gjashtë tentim-vrasjeve. Sulmet variojnë nga sulmi me bombë ku mbetën të vdekur dy bashkëpunëtorë të tij nga “Hells Angels”, e deri tek drejtimi i armës ndaj tij në një supermarket. Nga të shtënat që ndodhën në Dry Creek në janar, 2012, i vdekur mbeti djali i tij, Giovanni.

Në atë sulm, edhe Focarelli mbeti i plagosur dhe u arrestua nën akuzën për posedim të drogës.

“Na mungon Giovanni jashtëzakonisht shumë… do të jetë gjithmonë në mendjet tona”, ka thënë Focarelli.

Focarelli, i cili më parë ka drejtuar bandën e motoristëve “Comanchero”, u lirua nga burgu me kusht prillin e vitit 2013, pasi kreu një dënim për veprën penale të përdorimit të armës së zjarrit dhe të drogës, rast nga i cili vdiq edhe i biri i tij.

A do të ndëshkohen sërish deçanasit nga Vendimet politike?

Mr.Adem Lushaj

Mr. Adem Lushaj

A do jenë qytetarët e Komunës së Deçanit, sërish viktimë e politikës kosovare dhe ndërkombëtare? A do të ndëshkohen sërish banorët e kësaj komune, nga Vendimet e imponuara politike, siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën. A do pësojnë prapë deçanasit…

Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës do pranojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, e që do humbnim sipërfaqet e përfolur, (së bashku me qytetar të Pejës), do pësojnë edhe deçanasit, e sidomos banorët e Strellcit, Dubovikut, Llukës, Gllogjanit, Lëbushës.

Gjykata Kushtetuese në krye me, e ndikuar nga presionet politike ndërkombëtare, i “ndëshkoj” njëherë banorët e Deçanit, duke iu marrë pronat publike, e duke ia dhënë Serbisë (Manastirit). Anëtarët e Kushtetueses me Vendimin e tyre, ia pranuan pronësinë e mbi 23 hektar prona publike, manastirit të Deçanit, duke u bërë pjesë e së keqes dhe përgjegjës para qytetarëve. Vendimi i marr nga Kushtetuesja, ishte vendim i cili nuk do ti kontribuon tolerancës ndër etnike dhe përafrimin e këtij institucioni fetar e kulturor, me banorët e këtushëm.

Politika ndërkombëtare e ndikuar nga ajo e manastirit, po vazhdon të pengon zhvillimin e turizmit në Deçan, si njëra nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Uzurpimet arbitrare të kompleksit më atraktiv turistik të Deçanit, atë të Pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe Kompleksin “ILIRIA”, po bën që të kemi humbje të mëdha në zhvillimin e varfër. Prania e paqeruajtësve dhe politika e imponuar, qoftë edhe përmes institucioneve të cilat do duhej të ndanin drejtësinë, ka penguar investimet në këto objekte, përkundër interesimit të madh të investitorëve, vendor e ndërkombëtar. Pengesat që janë duke u bërë për shumë vite, qoftë në shfrytëzimin e resurseve hoteliere-turistike, apo edhe në investimet infrastrukturore në zonën turistike të Bjeshkëve të Deçanit, janë duke na kushtuar me humbje të mëdha.

Humbja e territoreve që pretendohet përmes marrëveshjes më Malin e zi, do prek direkt interesat e banorëve të Deçanit. Kjo, është për faktin se Decani është komunë bujqësore-turistike, ku fal këtyre territoreve, është e zhvilluar edhe blegtoria. Marrja e pronave të cilat për vite shfrytëzohen nga deçanasit, si për kullosa të bagëtive, ashtu edhe për zhvillim të turizmit, do thotë “vrasje” për banorët e fshatrave të lartcekura, por edhe fshatrave tjera.

Plotësisht jemi të vetëdijshëm se, Politizimi është bërë pengesë në zhvillimin e komunës sonë, ndërsa Ne (deçanasit) kemi treguar se nuk do përfillim Vendime të imponuara politike, të cilat janë të dëmshme për zhvillimin.

Ndaj, mbesim me shpresën që mos të jemi sërish viktimë e politikës së imponuar, ku kësaj radhe “xhelat” do jenë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Iu bëjmë thirrje gjithë përfaqësuesve të “popullit”, e sidomos atyre që vijnë nga Dukagjini, mos të bien nën ndikime të presioneve, duke na ndëshkuar sërish, sepse historia do jetë dëshmitari i vendimeve të marra.

Mr.Adem Lushaj: Sava Janjiqi po gënjen, Manastiri nuk është i rrezikuar



Drejtori i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan dhe ish koordinator i subjekteve politike e jo politike që kundërshtojnë vendimet për uzurpim të pronave publike nga manastiri, Adem Lushaj ka reaguar ndaj deklaratave urrejtëse serbe me rastin e ndalimit të katër personave të armatosur në afërsi të Manastirit nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e Lushajt thuhet se është e papranueshme që rastet e tilla të jenë shkas për arritjen e projekteve qëllimkëqia që ka kleriku Sava Janjiq dhe tjerët si ai.

"Gjithë qytetarët e Deçanit janë kundër çdo akti të dhunës, e aq më shumë kundër akteve terroriste dhe assesi nuk lejojnë që këto raste të shfrytëzohen dhe të kthehen në arritje të qëllimeve nacionaliste serbe, duke pretenduar që planet e tyre politike t’i realizojnë përmes ‘lotëve të krokodilit’ që derdhin klerikët që jetojnë e veprojnë në këtë monument kulturor deçanas", thuhet në .

Image result for adem lushaj

Ja reagimi i plotë i Adem Lushajt:

Manastirin e Deçanit e ruajnë qytetarët e assesi deklaratat urrejtëse ndaj tyre

Rruga për të shkuar në “Grykë të Deçanit”, këtyre ditëve është vënë në kontroll të forcave ushtarake të KFOR-it, gjë që i mundëson personelit të manastirit të dërgon me sazhe urrejtëse dhe porosi të rreme te bashkësia ndërkombëtare, “kinse manastiri është i rrezikuar nga terroristët”. Këtë gjë e vërtetuam edhe personalisht, pasi që ishim ndalur vazhdimisht gjatë kalimit të këtyre pikave kontrolluese, që të jepej me kuptuar se ishte zonë ushtarake dhe lirie e lëvizjes e kufizuar. Edhe pse deçanasit i njohin mirë “ankesat” e Sava Janjiqit dhe kolegëve të tij, kinse për pasiguri dhe rrezikim permanent, mashtrime dhe porosi urrejtëse janë shpërndarë edhe këtyre ditëve, me të marr lajmin se disa persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, në afërsi të Manastirit.

Është e pa pranueshme për Ne, që persona të tillë të vijnë nëpër Deçan me armatim, pa marr parasysh destinacionin dhe qëllimin e tyre, por edhe më e pa pranueshme është që këtij rasti ti epet orientim politik dhe armiqësor. Gjithë qytetarët e Deçanit janë kundër çdo akti të dhunës, e aq më shumë kundër akteve terroriste, por assesi nuk pajtohen që rastet e tilla të jenë shkas për arritjen e projekteve qëllimkëqija që ka kleriku Sava Janjiq dhe tjerët si ai. Sërish njoftojmë gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, se jemi kundër çdo akti kriminel dhe posedimit ilegal të armëve të cilitdo lloj qofshin ato. Po ashtu bëjmë me dije se deçanasit çdoherë kanë ruajtur dhe do ti ruajnë monumentet e tyre fetare dhe kulturore, sikurse kanë vepruar dhe veprojnë për Manastirin e Deçanit. Mirëpo, vazhdimisht përcjellim mesazhe të qarta te çdo faktor vendor e ndërkombëtar,se qytetarët e Komunës së Deçanit, assesi nuk lejojnë që këto raste të shfrytëzohen dhe të kthehen në arritje të qëllimeve nacionaliste serbe, duke pretenduar që planet e tyre politike ti realizojnë përmes “lotëve të krokodilit” që derdhin klerikët që jetojnë e veprojnë në këtë monument kulturor deçanas. Sava Janjiq dhe mësuesit e tij nga Beogradi, apo edhe nga ndonjë vend tjetër, mos të pretendojnë në uzurpim të pronave publike të kësaj komune dhe pengim të lëvizjes së lirë, e as të tentojnë që veprimet politike të realizohen me skenar të dirigjuar nga personat që kishin kryer krime ndaj popullatës vendase. Këta aktor me në krye klerikun “politik” Janjiq, të orientohen nga institucionet demokratike vendore, duke bashkëjetuar me deçanas dhe të realizojnë projekte zhvillimore, të cilat do jenë në të mirë të qytetarëve dhe krijimit të raporteve të ngrohta ndër njerëzore.

Mr. Adem Lushaj

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...