Drejtori i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan dhe ish koordinator i subjekteve politike e jo politike që kundërshtojnë vendimet për uzurpim të pronave publike nga manastiri, Adem Lushaj ka reaguar ndaj deklaratave urrejtëse serbe me rastin e ndalimit të katër personave të armatosur në afërsi të Manastirit nga Policia e Kosovës.
Në reagimin e Lushajt thuhet se është e papranueshme që rastet e tilla të jenë shkas për arritjen e projekteve qëllimkëqia që ka kleriku Sava Janjiq dhe tjerët si ai.
"Gjithë qytetarët e Deçanit janë kundër çdo akti të dhunës, e aq më shumë kundër akteve terroriste dhe assesi nuk lejojnë që këto raste të shfrytëzohen dhe të kthehen në arritje të qëllimeve nacionaliste serbe, duke pretenduar që planet e tyre politike t’i realizojnë përmes ‘lotëve të krokodilit’ që derdhin klerikët që jetojnë e veprojnë në këtë monument kulturor deçanas", thuhet në .
Ja reagimi i plotë i Adem Lushajt:
Manastirin e Deçanit e ruajnë qytetarët e assesi deklaratat urrejtëse ndaj tyre
Është e pa pranueshme për Ne, që persona të tillë të vijnë nëpër Deçan me armatim, pa marr parasysh destinacionin dhe qëllimin e tyre, por edhe më e pa pranueshme është që këtij rasti ti epet orientim politik dhe armiqësor. Gjithë qytetarët e Deçanit janë kundër çdo akti të dhunës, e aq më shumë kundër akteve terroriste, por assesi nuk pajtohen që rastet e tilla të jenë shkas për arritjen e projekteve qëllimkëqija që ka kleriku Sava Janjiq dhe tjerët si ai. Sërish njoftojmë gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, se jemi kundër çdo akti kriminel dhe posedimit ilegal të armëve të cilitdo lloj qofshin ato. Po ashtu bëjmë me dije se deçanasit çdoherë kanë ruajtur dhe do ti ruajnë monumentet e tyre fetare dhe kulturore, sikurse kanë vepruar dhe veprojnë për Manastirin e Deçanit. Mirëpo, vazhdimisht përcjellim mesazhe të qarta te çdo faktor vendor e ndërkombëtar,se qytetarët e Komunës së Deçanit, assesi nuk lejojnë që këto raste të shfrytëzohen dhe të kthehen në arritje të qëllimeve nacionaliste serbe, duke pretenduar që planet e tyre politike ti realizojnë përmes “lotëve të krokodilit” që derdhin klerikët që jetojnë e veprojnë në këtë monument kulturor deçanas. Sava Janjiq dhe mësuesit e tij nga Beogradi, apo edhe nga ndonjë vend tjetër, mos të pretendojnë në uzurpim të pronave publike të kësaj komune dhe pengim të lëvizjes së lirë, e as të tentojnë që veprimet politike të realizohen me skenar të dirigjuar nga personat që kishin kryer krime ndaj popullatës vendase. Këta aktor me në krye klerikun “politik” Janjiq, të orientohen nga institucionet demokratike vendore, duke bashkëjetuar me deçanas dhe të realizojnë projekte zhvillimore, të cilat do jenë në të mirë të qytetarëve dhe krijimit të raporteve të ngrohta ndër njerëzore.
Mr. Adem Lushaj