2016-11-02

Qëndrimi i Edi Ramës për pjesëmarrjen në Zona e Debatit

zonaed


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin e tij të përjavshëm në Facebook këtë të diel është marrë me çështjen e reagimeve të shumta për pjesëmarrjen e tij në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.
Shkrimin e tij të mund ta lexoni KËTU.
Kurse emisionin mund ta shikoni më poshtë.

Për emisionin e Edi Ramës në Klan Kosova

Për emisionin në Klan Kosova

Te enjten  e kaluar Klan Kosova transmetoi bashkebisedimin qe zhvillova me gjashte gazetare te Prishtines, i ftuar nga Baton Haxhiu ne studion e tij te debatit. I cili u transmetua live edhe ne faqen time ne Facebook, me nje audience krejt te pazakonshme, dhe numrin me te madh te komenteve ndonjehere per postimet e mia; shume me teper sesa per shembull, per fitoren e zgjedhjeve tre vjet me pare apo per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi.

Nje kryengritje e vertete digjitale e fokusuar kunder gjashte analisteve, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se bene gjesend me shume a me pak, se çfare ben zakonisht kjo kategori ne kesi rastesh. Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio.

Ai lume i rrembyeshem e i pambarimte komentesh nxorri ne pah me se miri te verteten se shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes jo vetem nga politikanet qe nuk i perfaqesojne, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, po edhe nga analistet te cilet perfaqesojne vetem mikroboten e tyre te mllefeve, padijes, thashethemeve, klikimeve e qendrimeve krejt siperfaqesore mbi problemet e sfidat reale te shoqerise sone.

Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!

Te dyja bashke, edhe shfrenimi gjuhesor ndaj kundershtarit kriminel, hajdut e tradhetar, edhe linçimi non stop, pa dallim, i kujtdo qe meqe merret me politike eshte per definicion kriminel apo i korruptuar dhe per çdo gje qe ndodh, jane reflekse te kushtezuara nga kultura e vjeter komuniste, per te cilen kundershtari eshte medoemos armiku qe duhet eliminuar dhe nuk ka pike rendesie ajo qe behet apo thuhet, po e vetmja gje qe ka rendesi eshte se kush eshte ai qe e ben apo e thote!

Keshtu populli, opinioni publik, ka mbetur pa ndermjetesues ne mjedisin e debatit politik apo shoqeror, sepse pjesa derrmuese e mediave dhe analisteve e portalisteve, jane kthyer ne nje parti politike qe as votohet, as i jep llogari ndonje votuesi dhe as do t’ia dije hic se çfare duan prej saj apo mendojne per te, votuesit.

Nje parti, ku secili eshte parti a grup me vete, ku informimi i publikut, kerkesa e llogarise ndaj politikes e partive te verteta politike per ate qe thone e ate qe bejne, hedhja e drites mbi faktet e mbi shifrat apo ne teresi oponenca e argumentuar ndaj vendimmarrjes e vendimmarresve, jane qellime te dores se fundit.

Nje parti qe financohet kryesisht me gjoba te paligjshme apo me sherbime te padeklaruara ndaj te treteve te interesuar per te nxitur linçimin e kundershtareve te tyre ne politike a ne biznes, e cila prodhon tituj kriminalizues, editoriale diskreditues, dokumenta fallco, histori te sajuara, fotomontazhe e çfare te mundet, ne nje perpjekje te terbuar ku s’ka asnje qetesi ne gjykim, asnje arsyetim ne argumentim, asnje ndershmeri ne qendrim.

Natyrisht, ashtu siç nuk eshte aspak e vertete qe te gjithe politikanet jane njesoj dhe qe politika ne vetvete eshte nje force per te bere keq, po eshte do te ishte krejt e pavertete te thuhej se te gjitha mediat, te gjithe analistet e çdo botues, portal e gazetar, eshte pjese e kesaj partie ku genjeshtra dhe e verteta jane bere nje, ku shpifja dhe fakti jane shkrire ne nje, ku te gjithe jane e njejta gje!

Por fakti dhe besoj lajmi i mire eshte se raporti i popullit, opinionit publik, me kete parti qe ka korruptuar esencen e misionit te medias, ka hyre ne nje krize te thelle.

Kjo krize eshte padyshim fati i mire i çdo tribune mediatike qe nuk e ka braktisur qellimin themelor te ekzistences se vet dhe i kujtdo qe nuk e ka harruar domethenien e te qenit botues a gazetar.

Po ashtu, kjo krize e shperfaqur ne menyre spektakolare permes kryengritjes digjitale te publikut pas nje debati, (ku me thene te drejten gjashte analistet i ktheu ne viktima te kryengritjes jo ajo qe bene ne studio, po rastesia qe u gjenden ne kohen me te gabuar, per temen me te gabuar, me njeriun me te gabuar, si perfaqesues te nje partie qe vetediskreditohet perdite) eshte nje krize qe tregon qarte se talljes se madhe me publikun te analisteve, opinionisteve e portalisteve qe i dine te gjitha e flasin per te gjitha, po i vjen fundi.

Kohes se njehsimit te shpifjes me te verteten, te genjeshtres me argumentin, te mashtrimit te publikut me tituj e me lajme te pergatitura per te luftuar me dike per llogari te dikujt tjeter e per te vene gjoba ne emer te lirise se fjales, po i vjen fundi.

Patjeter qe edhe kjo lloj media e keta lloj personazhesh do te ekzistojne ne jete te jeteve bashke me demokracine, por vetem si provinca e botes mediatike qe ben opinion, ku qendra do te jete gjithnje e me shume e atyre mediave e gazetareve, analisteve, opinionisteve, qe nuk e tradhetojne qellimin themelor te ekzistences se shtypit.

Opinioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama është publikuar në Klankosova.tv

UET Press.:101 DOKUMENTE SEKRETE MBI ISMAIL KADARENË


Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare. Nga viti 2015, me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi. Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, i cilin ishte shpallur në fillim të po atij vitit, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.(Floripress)


Ismail Kadare.jpg

Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij.

Gazetari Dashnor Kaloçi rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, botimet UET Press.

Për këtë ngjarje për letrat shqiptare, ditën e diel ai ka marrë vëmendjen e kanalit të parë të televizionit shtetëror të Kanadasë, OMN 1 në programin “Pasqyra shqiptare”, që zgjati 25 minuta.

Përveç librit të parë “Kadare i denoncuar”, Kaloçi ka prezantuar edhe botimin e ri “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”, ku tregon gjithë procesin e punës deri në botimin e të dy librave.

Janë 101 dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike të KQ të PPSH-së. Ato përmbajnë analiza, kritika, propozime, dëshmi, informacione, raporte, relacione, letra, akuza, spiunime e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë, shkruan Kultplus.

Spartak Ngjela citohet tw ketw thwnw , “Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. “Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja”.

Ndërsa kritiku Ali Aliu është shprehur se: “Një djalë i ri, ish-studenti im, më solli një roman me dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes më 1945, të partizaneve kosovare, në një zonë te Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, se sa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg”.

Pas botimit të parë me 32 dokumente, ky botim pritet të japë dëshmi të reja për veprën e Kadaresë, që ndoshta do të sjellë një debat tjetër, jo fort të ri, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit.




Emblema e Konventës së Hagës për mbrojtjen e pasurisë kulturore në konflikte të armatosura
Edit-a-thon i Monumenteve të Kosovës
Më 12-13 nëntor në Prishtinë organizohet Editathoni i përkushtuar për monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Bashkohu edhe ti!


******

Nga Flori Bruqi : Eruditizmi kadarian....

Ismail Kadare lindi më 28 Janar 1936 në Gjirokastër, Mbretëria Shqiptare në një familje myslimane me tradita.Ai ishte një nga tre fëmijët e Halit Kadare, i cili punonte si postier i Gjykatës së Gjirokastrës, dhe Hatixhe Dobit, e cila vinte nga familja e njohur Dobi e Gjirokastrës.

”Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”.

Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa në pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës ku diplomohet për Mësuesi. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS . Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises”.


Largimi në vitin 1990

Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Vepra në shqip

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980).

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).

Vepra në gjuhë të huaj

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar


Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.
Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet - që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea

. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e cmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

 Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.



Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Kevin Rista

Skenare filmash

Time of the Comet (2008)

Cendres et sang (2009)

Abril Despedaçado (2001)

Avril brisé (1987)

Të paftuarit (1985)

Il Generale dell'armata morte (1983)

Ballë për ballë (1979)

Radiostacioni (1979)

Kur vjen nëntori (1964)

Mirënjohjet

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë

Man Booker International Prize, Britani, 2005

Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009

Jerusalem Prize, Izrael, 2015

Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Franca, 2016


(Floripress/Flori Bruqi)

Kirurgu Dr.Bajram Rexhepi refuzoi postin e deputetit të PDK-së

Kirurgu Dr. Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954, është kirurg, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.


U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rexhepi jeton në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Emërimi kryeministër





Image result for bajram rexhepi

Ish ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,kirurgu Dr. Bajram Rexhepi ka qenë në listë për të zëvendësuar në postin e deputetit Ramiz Kelmendin, pasi ky i fundit kishte lënë PDK-së e javën e kaluar u zyrtarizua zëvendëskryeministër.

Mirëpo Rexhepi e ka refuzuar ofertën e PDK-së që ai ta marr postin e deputetit.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Rexhepi duke thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.
Image
“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.

Një ditë më herët Sekretari i PDK-së Basri Musmurati kishte deklaruara se në bazë të listës i bie që Nehat Baftiu me 8807 vota, të marrë pozitën e deputetit duke e zëvendësuar Kelmendin.

Rexhepi që me profesion është kirurg tani është duke punuar në spitalin e Mitrovicës.
Mirëpo rikthimi në zanatin e vjetër i ka bërë kurreshtarë pacientët të cilët kur shohin Rexhepin me mantel të bardhë pyesin vetën nëse është ky ish kryeministri Rexhepi.
Ai ka thënë se profesionit të vjetër i është kthyer në fillim të vitit mirëpo menjëherë është ambientuar me vendin e punës dhe më nuk do të kthehet në politikë.

2016-11-01

MINISTRI TURK I QEVERISË KOSOVARE PUBLIKISHT KUNDËR GULEN

Image result for Recep Tayyip Erdogan Mahir Yagcilar
Ministri Mahir Yagcilar ka folur sot kundër Lëvizjes Gulen, e cila është duke u përndjekur nga Presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan, me arsyetimin se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa puçit të muajit korrik.

Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar për këto zhvillime në Turqi, por këtë po e bën Ministri Mahir Yahgcilar, i cili udhëheq me dikasterin e Administratës Publike.

Yagcilar ka folur sikur të ishte Ministër i Erdoganit.

“Turqia në ankthin e natës së 15 korrikut ka treguar edhe një herë forcën e saj si shtet demokratik së bashku me Presidentin Regjep Tajip Erdogan , popullin dhe deputetët përkundër tentimit për predispozim. E gjithë bota duhet ta njeh dhe të dijë për tentim puçin e organizuar nga organizata FETO, duhet të tregojmë se ata janë të rrezikshëm” ka thënë ai.
Image result for Recep Tayyip Erdogan Mahir Yagcilar
Këto komente ai i ka bërë në një ekspozitë me foto të grusht shtetit të dështuar në Turqi ku ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, nënkolonel Nehat Thaçi, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet në Serbi është liruar nga paraburgimi.

Nga Flori Bruqi


Image result for nehat thaçi

“Po, tani mund ta konfirmojmë se z. Nehat Thaqi  është liruar dhe pas procedurave të domosdoshme shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, ka thënë z. Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, nënkolonel  Nehat Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori i 2016 -tës , kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

“Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar Nehat Thaqin(1976) nga Ferizaj, në bazë të një urdhër-arresti me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit“, thuhet në përgjigjen e MUP-it serb.

Image result for nehat thaçi

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish Nehat Thaqi është dërguar në paraburgim, pasi u me 28 shtator rreth orës 20:00 në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, derisa po hynte në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës.Policia, thotë se është duke kërkuar ndihmë nga Eulexi, për të kuptuar këto detaje.

Daut Hoxha, zëdhënës për informim në Polici, tregon se Thaçi ka qenë në një udhëtim privat, bashkë me një shok, derisa është arrestuar.“Nehat Thaqi , është arrestuar nga pala serbe, në territorin e Serbisë, derisa po udhëtonte sëbashku me një shok të tij, në udhëtim privat. Ka qenë jashtë punës. Mirëpo ende nuk kemi marrë ndonjë sqarim nga Eulexi, se pse është arrestuar”, ka thënë ai.

Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor 2016 , ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.


Image result for nehat thaçi

Zyra e BE-së në Kosovë, në vazhdimësi ka kërkuar që të shmangen ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, lidhur me rastin e Nehat Thaqit, rast që, sipas tyre, po e ndjekin nga afër, raporton  hap pas hapi Agjencioni i pavarur "Floripress" .


Image result for nehat thaçi

Në anën tjetër, zyrtarë kosovarë po diskutojnë për arrestimin e tij nga shteti i Serbisë.
Zëvendës drejtori  i Policisë, Naim Rexha, ka raportuar para Komisionit për Siguri, ku ka thënë se në bazë të të dhënave, kjo ka qenë hera e parë e drejtorit Thaçi që futet në ndonjë nga pikat kufitare me Serbinë.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni, kanë pasur shumë pyetje e çështje për të ngritur para zëvendësdrejtorit  Naim Rexha. 

Image result for nehat thaçi


Për rastin e Drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi, me rezolutën e Kuvendit, R-005, kërkohej nga Bashkimi Evropian, që të ndërhyjë në lirimin e tij..
Por, siç ka raportuar Floripress , zyra e BE-së në Kosovës, po ndjek nga afër rastin e drejtorit Nehat Thaqi, duke mos komentuar procesin ndaj tij për hir të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit.
Medet serbe shkruajnë se Nehat Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar të kundërtën, ndaj dhe Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj shefit të policisë.
Image result for nehat thaçi

Sipas medieve serbe ,Prokuroria serbe e ka ngarkuar Nehat Thaqi me dëbimin e një familjeje serbe në Lipjan në korrik dhe dhjetor të vitit 1999, por familja e cila është shpërngulur, ka thënë se nuk ka qenë Thaçi personi që i ka kërcënuar.

Image result for Femite e nenkolonel Nehat Thaqit

Ndërkohë, pas lajmit për lirimin e Nehat Thaqit nga paraburgimi në Serbi, familjarët e tij tashmë janë duke udhëtuar për në Beograd për ta sjellë në vendin e tij.



Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, në një intervistë ne televizionin Dukagjini ka thënë se Nehat Thaqi është i liruar nga të gjitha pretendimet që ka pasur për të nga shteti i Serbisë.
“Me sa e di ai është liruar prej të gjitha pretendimeve që ka pas, kështu më ka thënë ai në telefon”, ka thënë krye diplomati kosovar, për Dukagjini.
Mirëpo Hoxhaj ka thënë se deri më tani ai nuk ka ndonjë informatë zyrtare se Thaqi është liruar nga të gjitha akuzat./Insajderi.com


******
Autori: Lajmi.netLajmeNacionale19:52, 11 October 2016

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.”

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thuhet në reagimin e MD-së.Ministria e Drejtësisë, ka reaguar për rastin e arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, duke kundërshtuar çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë
Siç njofton Ministria e Drejtësisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë.
Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit.
Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.
Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.
Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.
Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.
Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.
Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës.
Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen.
Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.
“Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi”, thuhet më tej në njoftimin e MD-së.



Greku kurrë nuk të bëhet mik( Dy letra)...

I dashur Profesor Vedati,

Gjithçka që keni shtjelluar në këtë faqe interneti, nuk e luan as topi. Ju keni folur me gjuhën e një shkencëtari të shkëlqyer që i bën nder kombit shqiptar. Nuk qarkullon kot ajo fjala e urtë në gjuhën shqipe:

E ka thënë i pari, greku s'bëhet mik,
Zoti, falë i qofshim, e ka bërë të lig.
Dhe i lig do vdesë, mbajeni mend mirë,
Në mëshirë të kishës, lidhur me zinxhirë.

Me respekt dhe mirënjohje.

Prof.Dr.EshrefYmeri

2016-10-31 16:21 GMT-07:00 vedat shehu <vedshehu@yahoo.com>:

Shteti Panhelenik Grek, eshte dhi e zgjebosur ne Bashkimin Europian qe mban bishtin perpjet, sepse ka per bosht te politikes se vet deshqiptarezimin e Ballkanit te Jugut me parrulen qe Shqiptaret ortodoks jane grek dhe shqiptaret myslyman jane Turq. Keta ithtar te kryqit, vazhdojne udhen e pasardhesve te injoranteve te degjeneruar te shtresave te ulta te qytet-shteteve te lashte qe me Ungjillin Hebraik te perkthyer dogjen idhujt pagan, tempujt pagan dhe librarit pagane dhe e zhyten Evropen ne Erresiren mesjetare dhe e mbajne ende popullin grek nen thundren e parrulles "Krishti u ngjallee". Parrulee me te cilen murgjit ortodoks e zhveshen lakuriiq e coptuan dhe e hodhen rugeve te Aleksandrise filosofen, shkencetaren, astronomen dhe matematicienen e Aleksndrise Hepatia  ne vitin 415. Vit qe, sipas  disa dijetareve, shenon kufirin midis Antikitetit dhe Mesjetes se Erret. Me te njeten parrulle keta barbar te vesur me petkun modern masakruan dhe vran kleriket Shqiptar se flisnin dhe shkruanin gjuen e nenes shqip. Po keta shkretuan qendrat me te zhvillura te Shqiperise duke valvitur kryqin. Midis tyre asgjesuan Frasherin e ndritur dhe 44 fshatra te Dangllise, qe ia shuna emrin kesaj krahine te jashtezakonshme. Frasheri si qender kishte 92 qendra biznesi qe quheshin dyqane (tregetare dhe prodhime artianale apo gjysem-industriale). Keta mjekerosh si Janullatosi ishin udheheqesit ideologjike per te debuar nga shytepite dhe pronat e tyre familjare shqiptare me fe myslymane , gjoja kriminel te lidhur me gjermanin pushtues. Greku , i ideologjis Megallomane Panhelenike i Megalloidese eshte, per 13 asye Anti-shqiptar. Strumbullar i ketyre veprimeve antishqiptare eshte "Mospranimi i reciptocitetit ne piken celes te trajtimit te minoriteteve". Dhe neve qe kerkojme kete na quajne pa piken e ndrojtjes se genjejne, na quajne pra "Xhihadie" Ne fakte Xhihadiste Ortodokse eshte Panhelenizmi i Shtetit Grak. Hypokrizia Greke ledhatohet nga Evropa e Eurazia ruse, per shkak te pozites strategjike te saj.
Qysh ne themelim shtetit shqiptar ia vuri te dyja kembet ne nje kepuce, perkedhelia qe iu be Hipokrizise Greke. Mbetem te masakruar, tashme edhe nga loja e paprecedente "E majte - E djathte". Jam i bindur se brenda nje kohe  historike te shkurter "Dhija e Zgjebosur me Bisht Perpjete" do te demokratizohet nga halli, se s'do te kete  më kush ta perkeddhel. Bota do te marre vesh se Kryqi shkretoi Qytetrimin Antik dhe kur Kryqi ne Evrope, u zevendsua me Diturine-Shkencen, Kleri Europian uli koken dhe bishtin e vet dhe iu pershtat Rilindjes se Antikitetit te quajtur RILINDJA.
Greqia, s'trashegon asgje nga qytetrimi i qytet-shteteve Mesdhetare ne territore te huaja, kryesisht Pellazgo-Ilire. Lavdia e qytetrimit Antik Babilonas-Mesdhetar u takon gjithe popjujve te Mesdheut dhe te Lindjes, pavarsisht gjuheve ne te cilat u zhvillua.

Me resppekt

Prof.Dr.Vedat Shehu
---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>

I dashur Flori,

Ju falënderoj nga zemra dhe ju shtrëngoj dorën fort për botimin e artikujve mjaft interesantë, në të cilët i çirret maska aktivitetit antishqiptar të Janullatosit në Shqipëri dhe, tërthorazi, klasës politike të Tiranës i vihet në ballë damka e tradhtisë kombëtare, përderisa vazhdon të mbajë në krye të kishës fanoliane një misionar të fanarit, të shovinizmit grekokaragjoz, armikut të betuar të kombit ...

Prof.Dr.Eshref Ymeri

---------

Nga Flori Bruqi :Kleriku grek, koloneli Anastas Janullatos ,që si një bari i mire, është përpjekur që me shkopin e tij të udhëheqë në rrugën e drejtë të perëndisë “tufën e tij të deleve”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...