2016-11-09

Diplomacia dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, rasti i Kosovës


NGA: FEHMI RAMA

Fehmi RamaPërpjekiet ruse për realizimin e interesave të tyre strategjike në Ballkanin Perëndimor
Në shtator të këtij viti presidenti rus Vladimir Putin është takuar në Moskë me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik, dy presidentet diskutuan për situatën në Ballkan dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Serbet e BeH me 25 shtator organizuan referendum në të cilin është shtruar pyetja nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”, nda ky referendum dual rezultati se 99.80 % të tyre janë pro. Ky veprim që bënë ata, bjen ndeshë me Marrëveshjen e Dejtonit si dhe me Kushtetutën e BeH. Nëntori ishte muaji në të cilin, në të cilin forcat serbe, ruse dhe bjelloruse kryen ushtrimet e përbashkëta ushtarake "Vëllazëria sllave 2016", në Serbi. Këto ushtrime besoj që nuk mund të shihen si strategjike por si përpjeke për të dërguar sinjale të vendet e NATO-së në krye me SHBA-në, se ruset kanë interesa strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Orientimi serb është pro rus

Daçiq ka proklamuar diskursin e tyre se ndërmjet Rusisë dhe BE-së gjithmonë do të zgjidhet Rusia. Qeveria e Serbisë që disa kohë është në bisedime me zyrtar rus për për furnizim me raketa për mbrojtje kundërajrore vlera e të cilave arrin në 350 milion dollarë, si dhe për remontin e Migëve serbë por edhe për furnizim me gazin rus. Një sektor i veçantë i Ministrisë së Emergjancave të Federatës Ruse tash e sa vite është vendosur në Nish të Serbisë.

Vazhdimi i këtij diskursi të ndjekur nga elita politike serbe nuk do zgjatë pafundësisht. Shtetet me të cilat kufizohet Serbia janë anëtare të NATO-së, apo dhe kanë synim anëtarësimin si rasti i Maqedonia. Përpjekjet e Kremlinit për të realizuar interesat strategjike në Ballkanin Perëndimor janë të destinuara për dështim, ndikimi rus në rajon mund të jetë minimal dhe inferior.

Kosova përballë sfidave

Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë e kanë transhuar rrugën e tyre në NATO, cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të ndonjërit shtet anëtar të aleancës do të thotë cenim i gjitha shteteve anëtare. Kosova ka orientim të qartë pro perëndimor pro SHBA-ve, por sfera e interesave ruso/serbe lehtësisht mund të prek vendin, duke stimuluar provokim me ndonjë vend anëtar të NATO-së, tendencë e tillë e provokimit mund të jetë demarkacioni me Malin e Zi, por dhe probleme të tjera të cilat mund të shpiken nga të cilat Kosovën tentohet t’a mbajnë nën ethe të vazhdueshme, kurse shqiptaret me apo pa vetëdije mund të bien në kurthat e orkestruara nga kundershtaret e tyre.

Arritja e sigurisë afatgjatë mund të bëhet më dialog kuptimplotë, duke parandaluar mendësitë ekspansioniste. Ne kemi nevojë për dialog për të komunikuar në mënyrë të qartë për synimet tona, iniciativat dhe pritjet, fundja jemi fqinjë. Dialogu është i rëndësishëm për të komunikuar dhe për të forcuar parime të qarta dhe normat ndërkombëtare të sjelljes, si sovranitetin e shteteve dhe shenjtërinë e kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ky është themeli i sigurisë për Ballkanin Perëndimor por dhe me gjerë. Rivitalizimi i urës mbi lumin Iber e cila ishte simbol i ndarjës së qytetit të Mitrovicës, është gur i provës për ndërtimin e besimit si dhe për të përmisuar sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.

Nevojitet forcim kolektiv dhe mbrojtës, interes i përbashkët është parandalimi i konflikteve dhe jo provokimi. Thelbësore është forcimi i mbrojtjes, që mund të arrihet duke u formuar ushtria e Kosovës. Shqiptaret nuk kanë kërkuar kurrë konfrontim e as qe kanë bërë garë armatimesh, prandaj ushtria e Kosovës do jetë e karakterit mbrojtës.

Deklarimet e ngutshme e të gabuara të disa liderëve shqiptarë lidhur me zgjedhjet në SHBA


Avni Jashari


E gjithë kampanja elektorale në SHBA e cila u zhvillua tash e sa kohë pati reagime e kundër reagime nga qarqe të ndryshme politike e analitike pothuaj në tërë globin. Në SHBA sot kurorën e të parit e mori Donald Trump, duke e mposhtur bindshëm kundër kandidaten nga radhët e demokratëve, ish/Sekretaren e shtetit dhe ish/Zonjën e Parë, Hillary Clinton.

Image result for srpske novine donald trump

Shumë analistë botërorë e kishin cilësuar zonjën Clinton si të pamposhtur përballë Trump duke pasur parasysh përvojën e saj të gjatë politike dhe poashtu pozitat me rendësi që kishte mbajtur në qeverinë amerikane.
Image result for srpske novine donald trump
Perceptimet e madje përkrahjet për ndonjërin nga këta dy kandidatë ishin të përmbajtura në Evropë por edhe më gjerë nga politikanët, rëndom edhe kështu do të duhej të veprohet, sepse analistët, gazetarët e shkrimtarët mund të dalin me parashikimet e tyre dhe preferencat poashtu, duke sjell argumente që ata i shohin se janë relevante për njërin apo tjetrin kandidat. Por të njëjtën gjë nuk është etike e as e shëndetshme ta bëjnë prijës të tjerë shtetëror apo edhe politikanë me ndikim në vendet tjera.
Image result for srpske novine donald trump

Tek ne shqiptarët thashethemet janë sikurse buka dhe ujë, pa të cilat nuk jetojmë dot. Sapo Donald Trump (tashmë President i zgjedhur i SHBA-ve) doli si kundërkandidat i Clinton, disa politikanë filluan me preferencat e tyre dhe madje me një gjuhë goxha banale në raport me kandidatët për president të SHBA-ve, fillimisht politikanët shqiptarë (disa prej tyre) duhet ta dinë që bota nuk sillet rreth shqiptarëve.


Image result for izmoslitine srpskih novina za trampa

Deklarimet për preferencat e tyre në një formë apo tjetrën janë ndërhyrje me ose pa dashje në punët e brendshme të një shteti demokratik. Një udhëheqës politik gjatë garës zgjedhore në një shtet tjetër duhet të jetë neutral, ku pas përfundimit të garës ta urojë ose përgëzojë homologun ose X- Y personin e zgjedhur duke respektuar vullnetin dhe demokracinë e atij vendi.
Elitat politike tek ne nuk hezituan që ta mbështesin e madje edhe ta festojnë fitoren para përfundimit të lojës, ku më pas basti i tyre del humbës dhe fjalët e thëna nuk tërhiqen dot mbrapsht.
Image result for srpske novine donald trump

Gabimet e të shkuarës që kishin bërë dikur udhëheqësit komunistë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të mos jenë model për këta të sotmit ngase politikave, dhe politikanëve të gabuar dikur ua kemi parë shumë sherrin, ndjekja e një rruge që të shpie drejt humnerës është fatale. Nëse një model që ia vlen të kopjohet këto raste është ai i Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili në rrafshin diplomatik dhe miqësi ndërkombëtare nuk ka bërë asnjëherë gabime të tilla, përkundrazi.
Image result for srpske novine donald trump
Politikanët tanë duhet ta mësojnë njëherë e përgjithmonë që deklarimet me ngutim dhe e modelit: “ta them unë këtë i pari” janë gjëra që i bëjnë dëm vendit, duke pasur parasysh që ne edhe ashtu jemi një vend i vogël dhe më së paku neve na takon të përzihemi në punët e brendshme të një shteti tjetër, se edhe ashtu veç bëhemi horë se askush nuk na vë veshin në kësi raste, pos që ja bëjmë sherrin vetës.

Image result for srpske novine donald trump

Pavarësisht këtyre, politikat amerikane nuk ndryshojnë brenda natës siç janë mësuar politikanët tanë ti bëjnë këtu tek ne. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi duhet të jemi të gëzuar që kemi një MIK siç janë SHBA-të, dhe siç edhe thotë një fjalë e urtë popullore e jona: “Mikut mos iu përziej asnjëherë brenda shtëpisë”.

Montazhi që serbët i bënë presidentit të posazgjedhur amerikan z. Donald Trumpit


Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët ne Amerikë duket se kane pasur arsye te mbështesin krahas Hillary Clinton edhe presidentin e porsazgjedhur te Shteteve të Bashkuara te Amerikës , Donald Trump, i cili ishte pro Kosovës.

dokumenti_templatetrumpfah12

 Ai në një deklaratë të tij dhënë për Larry King në vitin 1999, kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
President of the United States
Updated Nov 9, 2016 10:57 AM EST


Dhe kjo deklaratë e  Donald Trump duket se ka bërë nervoz mediat serbe të cilët ditë më parë e falsifikuan një intervistë me të, çka e detyruan edhe vete Trump ta demantojnë ketë skandal në Serbi.

Image result for srpske novine donald trump

Por serbet nuk ndalet aty, ata sot presidentin amerikan e kane bere serbe, serb të kralevinës, duke i venë kapelën e shajkashëve te Shumadisë që dikur mbanin çetnikët.
Këtë e bënë pak për inat të shqiptarëve.


Avni Dehari, familja e tij nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi...



Familja e aktivistit Astrit Deharit, i cili të shtunën që shkoi vdiq në burgun e Prizrenit në rrethana ende të paqarta njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës.

Sipas babit të Astritit, Avni Dehari, familja e tij nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të këtij pushteti, të cilin ata e quajnë një pushtet vrastar.

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t'i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur. Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër. Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve”, thuhet në komunikatën e Familjes Dehari

Schwendiman paralajmëron të dyshuarit, akuzat e para të Speciales në janar 2017


Arbnore Zhushi


Kryeprokurori I Gjykatës Speciale David SchwendimanVizit tij, e Schwendiman ka edhe karakter simbolik, si paralajmërim ndaj të dyshuarve të mundshëm të cilët pritet të arrestohen dhe të sillen para kësaj gjykate
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale David Schwendiman, i cili ka qëndruar dy ditë më parë në Prishtinë, paralajmëroi se aktakuzat për krime lufte do të ngrihen sa më parë që të jetë e mundur dhe se Gjykata Speciale nuk do të ndjekë UÇK-në, por individët.

Por sipas disa burimeve të gazetës “Bota sot”, akuzat e para të Gjykatës Speciale do të ngritën në gjysmën e parë të vitit 2017, gjegjësisht në muajin Janar.

Pas takimeve të ndara me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Schwendiman theksoi se procesi do të jetë objektiv dhe se nuk do të ketë drejtësi selektive.

Prokurori special tha se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate.

Analistët politikë konsiderojnë se përmes vizitës së kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, u konfirmua se së shpejti do të nis punën ky insititucion dhe se në janar do të ngriten aktakuzat e para.

Analisti politik, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se vizita e Schwendiman ishte zyrtarizim se shumë shpejt priten veprimet, konkretisht shpallja e aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Por, ai shprehet i bindur se UÇK në fund do të dalë fitimtare.

“Jam i mendimit se UÇK-ja do të dal fituese. Nuk ka rëndësi kush kapet kundruall faktit se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Në këtë nuk kam dilemë”, ka theksuar Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Sipas analistit të rrethanave politike Leon Duhanaj, vizita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në Kosovë, sigurisht që ka disa kuptime dhe simbolika.

Duke folur për gazetën “Bota sot’, ai thotë se përpos anës zyrtare, nga takimet me krerët institucional, e posaqërisht me institucionet e drejtësisë në vend, mund të ketë ende çështje të cilat duhet të qartësohen, në lidhje me funksionimin normal të Gjykatës.

“Sidomos duhet patur parasysh që prokurorët e kësaj gjykate, do të kenë mandat të plotë dhe të pakufizuar në Kosovë. Në këtë kontekst, do t'i koordinojnë hapat dhe veprimet, bashkë me institucionet e vendit, në mënyrë që mos të paraqiten dualizma përgjatë procesit”, thotë Duhanaj.

Në anën tjetër, kjo vizitë sipas tij, ka edhe karakter simbolik, si paralajmërim ndaj të dyshuarve të mundshëm të cilët pritet të arrestohen dhe të sillen para kësaj gjykate.

Simbolikë tjetër, siç shton Duhanaj, mund të jetë edhe momentumi i cili paralajmëron se çdo gjë tashmë është gati dhe se prokurori mund së shpejti të fillojë me akuzat zyrtare.

“Krejt kjo është një masë e cila nuk do t'i ndodhte Kosovës, në qoftë se do të kishim qenë më të përgjegjshëm si shoqëri. Nëse do t'i kishim trajtuar çështjet e drejtësisë dhe të tjerat me seriozitet dhe përgjegjësi shtetformuese. Këtë kemi dështuar ta bëjmë dhe si pasojë do të bëhemi subjekt i Gjykatës Speciale, e cila megjithatë nëse shkon siç duhet, është dashur njëherë e mirë t'i heq dilemat dhe akuzat drejtuar ndaj shqiptarëve si kolektivitet”, ka theksuar Duhanaj.

Ndërsa, publicisti Faik Krasniqi thotë se vizita e Prokurorit kryesor të Speciales, është vetëm një konfirmim i asaj që ka thënë sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale Fidelma Donlon, një muaj më parë se ky institucion, që do t’i ndjekë krimet e supozuara të disa pjesëtarëve të UÇK-së, do të fillojë punën zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm.

Krasniqi shprehet i bindur se ekziston mundësia që akuzat e para nga Gjykata Speciale të ngrihen ndaj zyrtarëve të lartë të ashtuquajturit ''peshqit e mëdhenj'' të skenës politike në vend.

Por, ai thotë se nuk beson që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, do të jenë në mesin e të akuzuarve nga kjo Gjykatë, pasi sipas tij, ''kurban'' të kësaj Gjykate do të jenë njerëz kryesisht të dorës së dytë dhe pa ndonjë peshë në skenën politike.

“Hashim Thaçi vite më parë në një intervistë për EuroNews,e pati pranuar se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit dhe se lufta e tij ka qenë politike. Kjo nënkupton që ai me këtë deklaratë e ka hequr barrën nga vetja e tij, për çdo akuzë eventuale që do të mund të ngarkohej nga Gjykata Speciale!”, ka theksuar Krasniqi.

2016-11-08

Hap pas hapi : Zgjedhjet në SHBA

Zgjedhjet në SHBA: Këto janë shtetet “fushëbetejë” që mund të përcaktojnë fituesin


Shtetet e Bashkuara përbëhen nga 50 shtete, por kur është fjala për zgjedhjet presidenciale, parashikimi i fituesit mund të bëhet duke ndjekur garën vetëm në disa prej tyre.

Këto janë shtete të ashtu-quajtura fushëbeteje, shtete të lëkundura ku asnjëri nga kandidatët nuk ka një epërsi të qartë. Pikërisht për këtë arsye pretendentët shpenzojnë në këto shtete më shumë kohë dhe fonde për fushatë.

Ka një numër arsyesh përse gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara merr këtë rrjedhë:

Gara shtet më shtet

Në vend të votës popullore, në Shtetet e Bashkuara zgjedhjet presidenciale varen nga gara shtet më shtet, ku pretendentët përpiqen të marrin sa më shumë vota elektorale nga fitoret në këto shtete. Sa më e madhe popullata e një shteti, aq më shumë vota elektorale merr kandidati që fiton në atë shtet.

Të tjerë faktorë që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve janë përbërja demografike dhe kahja politike e popullatës, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga një votim në tjetrin.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen çdo katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe përbërja demografike e shtetit mbetet pak a shumë njësoj, pasi numri i votuesve të rinj që shtohen qoftë nga të ardhurit e rinj apo nga brezi që mbush moshën, si dhe numri i votuesve që vdesin është relativisht i vogël në krahasim me popullatën totale.

Si rezultat, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump nuk kishin nevojë të bënin fushatë në shtete si Nju Jorku, Havai, Uajoming, apo Alabama. Asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984, ndërsa Uajoming dhe Alabama nuk kanë votuar për një demokrat që në 1964.

“Për këtë arsye, shtetet fushëbetejë janë fokusi qendror i gjithë procesit elektoral,” thotë për Zërin e Amerikës politologu Jeremy Meyer.

“Të dyja kampet organizojnë në 12 shtetet e lëkundura operacione masive fushate me reklama të shumta në televizor dhe telefonata për të bindur votuesit”.

Shtetet që ende nuk dihet për kë do të votojnë në këto zgjedhje ndodhen në pika të ndryshme të vendit:

* Florida

* Ohajo

* Kolorado

* Pennsilvania

* Nevada

* Virxhinia

* Miçigan

* Karolina e Veriut

* Ajova

* Arizona

* Uiskonsin

* Nju Hampshër

* Xhorxhia

Republikani Mitt Romney fitoi në Arizona, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut në 2012. Presidenti Barak Obama fitoi në shtetet e tjera.

Florida and Ohajo, të dyja me një numër të madh votash elektorale janë dy shtete që ndiqen me vëmendje në çdo proces zgjedhor.

Që nga zgjedhjet e 1976 në Florida kanë fituar gjashtë herë demokratët dhe katër herë republikanët. Në Ohajo gjatë kësaj periudhe ka pasur pesë fitues republikanë e pesë demokratë.

Koloradon e ka fituar një kandidat republikan shtatë herë që nga 1976, por Barak Obama fitoi atje në 2008 dhe 2012 duke sinjalizuar ndryshime në këtë shtet.

Zoti Obama theu një traditë edhe më të gjatë republikane në Virxhinia, ku fitoi të dyja zgjedhjet. Ky shtet ka zona ku spikat mbështetja për republikanët apo për demokratët.

Në periferitë e Virxhinias pranë Uashingtonit, në kryeqytetin e shtetit, Riçmond dhe në qytetin Njuport Njus votuesit zgjodhën zotin Obama, ndërsa shumë zona rurale votuan për zotin Romney në 2012.

Edhe Florida paraqet një mozaik të ngjashëm: zoti Obama fitoi në qytetet Majami, Tampa, Orlando dhe në kryeqytetin e shtetit, Tallahasi.

Shtetet e përçara dhe parashikimi i rezultatit

Kahja politike e elektoratit në shtete të caktuara, sidomos në rastet kur këto shtete kanë votues që janë të ndarë në preferencat e tyre politike, dikton edhe mundësinë për të parashikuar se kush do të fitojë.

Në 2004 në një garë shumë të fortë në Ohajo, dy rrjete televizive pritën deri në orën një të mëngjesit në ditën pas zgjedhjeve për të deklaruar se George Bushi kishte fituar në atë shtet. Rrjete të tjera pritën edhe më gjatë.

Në vitin 2000, procesi krijoi shumë pikëpyetje në Florida. Demokrati Al Gori u bëri sfidë rezultateve fillestare që nxirrnin George Bushin fitues. Një betejë ligjore u vu në lëvizje që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë më shumë se një muaj pas zgjedhjeve



Amerikanët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presindentin e tyre të ardhshëm.

Por kush do të jetë fituesi i kësaj gare kaq të egër midis dy kandidatëve, garë e cila tronditi disa herë opinionin publik.




Ndërkohë, qytetarë nga disa shtete po mbajnë rradhë në qendrat e votimit për të hedhur votën e tyre. 

Ata do të zgjedhin mes dy kandidatëve, republikanit Donald Trump dhe demokrates HillariKlinton

Sipas sondazheve të deritanishme, kryeson kandidatja demokrate, por theksojmë se diferenca mes dy kandidatëveështë tepër e ngushtë.




Një parashikim tronditës ka ardhur në mesin e kësaj "katrahure", raporton "The Independent".

Allan J. Lichtman, profesor i shquar i historisë në Universitetin Amerikan, tha se demokratët nuk do të jenë në gjendje të mbajnë Shtëpinë e Bardhë.

"Donald Trump do të fitojë", ka thënë Lichtman, njeriu që parashikoi saktë zgjedhjet presidenciale në 30 vitet e fundit.




"Amerikanët votojnë, bota pret në ankth" 


Ora e zgjedhjes mes Hillari Klintonit dhe Donald Trumpit ka rënë dhe bota po pret me shqetësim se kush do të jetë në krye të SHBA-ve.

Klinton, 69 vjeç, në krye të sondazheve, shpreson të hyjë në histori si gruaja e parë presidente e SHBA-së pas 44 presidentëve që prej George Ëashington në 1789.

Demokratja ka përfunduar mitingun e saj të fundit duke iu kërkuar zgjedhësve të votojnë vizionin e saj për një Amerikë plot shpresa, mikëpritëse dhe bujare, disa orë para hapjes së qendrave të votimit.

Amerikanët do të votojnë duke nisur nga ora 06:00 në krahun lindor të SHBA-së (11:00 GMT). Emri i fituesit nuk do të dalë para orës 22:00 në këtë pjesë të Amerikës (03:00 GMT e mërkurë).

Hillari Klinton synon të drejtojë vazhdimin e presidentit demokrat, Barak Obama dhe bëri thirrje për bashkim, përtej palëve, në orët e fundit të fushatës.

Republikani populist, Donald Trump, 70 vjeç, i veshur me petkun e kalorët, shpreson të krijojë të papriturën me efektin e një "Brexiti në fuqi të tretë" referuar votës së papritur të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Në përfundim të fushatës së tij, ai premtoi se do të bashkonte vendin pas kufijve të sigurt dhe do ta bënte Amerikën prioritet.

"Dëshiroj të jem presidente e të gjithë amerikanëve, demokratëve, republikanëve, separatistëve", ka deklaruar Klinton duke u shprehur e sigurt se më e mira mbetej për të ardhur për SHBA-në, nëse do të zgjedhim një amerikë bujare që përfshin të gjithë botën.

Një koncert i madh me Bruce Springsteen u zhvillua në Filadelfia, qyteti i deklaratës së pavarësisë. Të pranishëm ishin presidenti amerikan, Barak Obama së bashku me bashkëshorten, Mishelle, ish-presidenti, Bill Klintondhe vajza e tij, Chelsea.

"Ju keni një person të jashtëzakonshëm për të cilën të votoni, Hillari Klinton", deklaroi presidenti amerikan.

Mijëra persona morën pjesë dhe në mitingun e Donald Trump në Raleigh në Karolinën e Jugut, me Lady Gaga.

"Kontrata ime me zgjedhësit amerikanë fillon nga një plan për t'i dhënë fund korrupsionit të qeverisë dhe për t'i rimarrë vendin grupeve të presionit", përsëriti ai në mitingun e fundit, shkruan Brigitte Dusseau.




Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillari Klinton votoi sot në një shkollë fillore pranë banesës së saj në Chappaqua, në shtetin e Nju Jorkut.

E shoqëruar nga baskëshorti i saj, ish-presidenti Bill Klinton, ajo është pritur nga një turmë entuziaste prej rreth 150 personash, të cilët i ka falenderuarpër mirëbesimin që i kanë dhënë.

"Shumë njerëz kanë besim tek rezultati i këtyre zgjedhjeve, çdo të thotë kjo për vendin tonë dhe unë do të bëj më të mirën nëse më jepet mundësia të fitoj sot", ka thënë Klinton pas daljes nga qendra e votimit.

Ndërkohë, gara mes dy kandidatëve ka qenë tepër e ngushtë, dhe zgjedhjet në SHBA deri më tani kanë qenë të qeta për shkak të masave të rrepta të sigurisë në mbarë SHBA-të.

*******


Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka hedhur votën e tij në shkollën Alexis I. du Pont High në Wilmington, ku po votohet për president të Shteteve të Bashuara.

"Lajmi i keq është se unë nuk po shkoj larg", ka thënë me shaka Bide, duke shtuar se ai do të vazhdojë të luftojë kundër pabarazisë në të ardhura, pasi ai të largohet nga detyra.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill, në fund të procesit të votimit, Biden ka thënë se "kjo është një ditë e bukur për të votuar".

Donald Trump-amerikanëve: 
Sot është dita jonë e fitores!


Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, u tha mbështetësve të tij në tubimin përfundimtar të fushatës presidenciale, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm pak orë larg ndryshimit më të madh që ka ndodhur ndonjëherë.

"Sot është dita jonë e fitores", ka thënë kandidati republikan në Miçigan, një shtet që ka qenë për dekada të tëra demokrat, por Trump sheh një mundësi në mesin e votuesve të klasës punëtore, të cilët janë dëmtuar nga rënia e industrisë së automobilave.



"Ne më në fund do të mbyllin librat e historisë lidhur me Klintonët, jetët e tyre, skemat e tyre, korrupsionet e tyre", ka thënë ai për kandidaten demokrate Hillari Klinton.

Ndërkohë, amerikanët po vazhdojnë sot procesin e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm i cili do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, HillaryClinton, bashkë me këshilltarët e saj dhe ekiipin që kanë punuar në fushatën e saj presidenciale, kanë realizuar një video ku u bëjnë thirrje amerikanëve të dalin dhe të votojnë.

Përmes kësaj videoje, HillaryClinton u bën thirrje të gjithë amerikanëve të dalin sot në zgjedhje.

“Mos rri në vend, dilni dhe votoni” është motoja e përdorur në këtë video.

Floripress:Flori Bruqi


NATO JEP ALARMIN / Rusia gati të sulmojë Perëndimin

SHBA-të kërcënohen me sulm raketor ditën e zgjedhjeve presidenciale

SHBA-të zhvillojnë zgjedhjet presidenciale neser, por në drejtim të tyre është lëshuar një kërcënim.

Lideri i Koresë së Veriut ka kërcënuar me lëshimin e një rakete interkontinentale pikërisht gjatë zgjedhjeve në SHBA.


Bëhet fjalë për raketën “Musudan”, e cila ka një rreze prej rreth 1 800 milljesh dhe mund ta arrijë bregun perëndimor të SHBA-ve.

Ky kërcënim vjen në vazhdën e gjuhës së ashpër mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, por ka pak gjasa që kjo të ndodhë duke njohur faktin se nuk është hera e parë që ndodh në gjë e tillë.



Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në rritje dhe presidenti rus është gati të fillojë sulmin.

Kjo ka vënë në panik shefat e NATO's, të cilët po përgatisin një forcë prej 300.000 trupash, të cilët do të jenë në "gatishmëri të lartë".

"Daily Mail" shkruan se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit po tensionohen gjithnjë e më shumë, pas insistimit të Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidenti Bashar al-Assad.

Shumica e anëtarëve të NATO's kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike, por Rusia ka demonstruar rritje të kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa çdo vit.

Ky lajm ka ardhur menjëherë pas super-tankut rus, i cili ishte i aftë të shkatërronte të gjithë armatën britanike.

Tanku Armata, që u prezantua për herë të parë në maj të këtij viti, ka aftësinë që vetëmbushet me municion, përfshi këtu eksploziv të fuqishëm dhe qëllon edhe raketa anti-tank.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...