2016-11-13

Nisin ethet e zgjedhjeve të 2017-ës/ Edi Rama kandidon në Durrës përballë Ilir Metës

Jemi ende disa muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, por dy krerët e partive kryesore të koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, kanë filluar që tani të bëjnë lëvizjet e tyre.

Nisin ethet e zgjedhjeve të 2017-ës/ Rama kandidon në Durrës përballë Metës


Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet ti ndryshojë sërish zonat elektorale kandidatëve të PS-së, ashtu siç bëri edhe në zgjedhjet e vitit 2013, lëvizje të cilat i rezultuan të suksesshme.

Në qershorin e 2013-ës  Edi Rama ishte në krye të listës së Vlorës, por kësaj rradhe pritet të kryesojë listen e Durrësit duke dërguar në Vlorë ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Tiranë pritet të kryesojë listën ish-kryeministri Pandeli Majko.

Por lëvizje parashikohen edhe në kampin e LSI-së, ku me shumë gjasa kreu i saj Ilir Meta pritet të kryesojë listen e deputetëve në Durrës, pra një përballje kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në qytetin bregdetar.

Zgjedhjet e 2017-ës do të jenë një test i rëndësishëm për vazhdimin e koalicionit PS-LSI. Edi Rama është shprehur publikisht pro vazhdimit të tij, por nga LSI nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

Kyeministri shqiptar Edi Rama flet nga New York-u për fitoren e Donald Trump/ Jam në telashe sepse e kam sulmuar

Edi Rama ka komentuar nga New York-u, ku ka hapur një ekspozitë me piktura, fitoren e zgjedhjeve nga Donald Trump.

Rama flet nga New York-u për fitoren e Trump/ Jam në telashe sepse e kam sulmuar

Kreu i qeverisë është shprehur se është në telashe, për shkak të kritikave në adresë të presidentit të ri të SHBA-ve.

Nisur nga reagimet në politikën shqiptare, Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht se ka zbutur tonet ndaj Trump në krahasim me kritikat ndaj tij gjatë fushatës thotë se fitorja e kandidati republikan është një fitore “e thjeshtë”.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Rama ishte shprehur se “Trump është një kërcënim për SHBA-të dhe botën”.

Kosova ka kodin e rinj telefonik


Kosova ka arritur marrëveshjenme Serbinë për kodin telefonik, falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. Kështu, kodi telefonik i shtetit më ri të Ballkanit do të jetë +383 dhe pritet të alokohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila shprehet se: “Ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë. ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tani (381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, ka thënë ajo.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siguroi se gjatë gjithë procesit të negociatave për telekomin që kanë zgjatur rreth gjashtë vite, delegacioni i Republikës së Kosovës i ka mbrojtur fuqishëm interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional, që janë në pajtim të plotë me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


*****


Marrëveshja me Serbinë/ 9 përfitimet e Kosovës nga kodi unik telefonik

Marrëveshja me Serbinë/ 9 përfitimet e Kosovës nga kodi unik telefonik
Para pak minutash Kosova arriti një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, që i lejon asaj pasjen e një kodi unik telefonik shtetëror, +383.

Ndërsa për të gjithë ky ishte një lajm i mirë, zbardhen edhe përfitimet që do ketë Kosova nga implementimi i marrëveshjes.

Që nga vendosja e një kufiri frekuencor me Serbinë, deri tek realizimi i një programi shtetëror për digjitalizimin, ja çfarë përfiton Kosova:



Republika e Kosovës krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi që do të njihet/identifikohet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383;


Me implementimin e kodit të ri, ai do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës;


Me implementimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës (si p.sh. Portabiliteti/bartshmëria i/e numrave në telefoninë mobile). Po ashtu do të eliminohen pengesat në orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike;


Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe është sovrane për qeverisjen e kodit të vet telefonik. ARKEP do të bëjë implementimin dhe administrimin e kodit telefonik të Kosovës si dhe do të koordinoj aktivitetet direkt me ITU.


Me këtë marrëveshje për telekomin vendoset kufiri frekuencor mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe hapet rruga që Kosova ta realizoj programin shtetëror të digjitalizimit sipas standardeve të ITU


Përfitimet ekonomike janë të mëdha marrë parasysh kostot e larta të shkaktuara nga mungesa e kodit, pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare për përdorimin e kodeve të huaja, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj qytetarëve të vendit.


Ndërpriten operimet ilegale (aktualisht 3 operatorë të telefonisë mobile) të operatorëve në veri të vendit;


Eliminohen interferencat e krijuara nga operatoret ilegal, përmes përdorimit të një pjesë të brezeve frekuencore të operatorëve të autorizuar nga ARKEP;


Krijohen kushtet për eliminimin e vështirësive, të cilat i kanë operatorët e licencuar/autorizuar të telefonisë mobile në shtrirjen e aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të vendit…

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.


2016-02-27T213453Z_1_LYNXNPEC1Q0IY_RTROPTP_3_USA-ELECTION-TRUMP-640x448.jpg

Donald Trump: Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë

FOTO – Letra e Trump për gazetën shqiptare në SHBA/ Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për Shqipërinë
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.

Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze.

“I dashur Vehbi, të falenderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”. “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.

“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”

Në 22 maj, 2011, gazeta “Illyria” festoi 20-vjetorin e themelimit të saj. Vehbi Bajrami është tashmë botues i gazetës që prej 10 vitesh.

E botuar në, New York City, me abonim në të 50 shtetet e Amerikës, “Illyria” ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

donald-trump-illyria

Nga Irsa Ruçi : Rebelimi virtual ndaj “vetes” së Tjetrit....




  Irsa Ruçi

Mund të dallgëdisesha në një tjetër lloj përsiatjeje reflektuese, duke u ndalur mbi at’ formë filozofie komunikimi që më ofron komoditetin e të menduarit me optimizëm dhe gjykim të ftohtë (domethënë arratisje prej realitetit, me qëllim metaforizimin e asaj çka aktualiteti riprodhon monotonisht e mekanikisht). Porse, e ndjeva të nevojshme që në këtë mot të nxehtë vere e fushate, të shkruaj disa rreshta për “virtualitetin” e fjalës dhe ligjëratat “pa autor”, që e përhapin fluksin e ndikimit të tyre në rrjet me të njëjtën shpejtësi virusesh. E mbase shkak për këtë u bë publikimi i një shkrimi tim në shtypin e para disa ditëve; dhe ndalesa është në efektin që artikulli prodhoi gjatë shpërndarjes online; e shkurtimisht mund ta përmbledh në këto pika: 1.Publikimi në rrjetet sociale (ku individi është i identifikuar dhe ka një profil të tijin të vërtetë), përmbante në thelb një komunikim të kulturuar, të strukturuar logjikisht, më tepër dashamirës dhe zbehtësisht shfaqur ndonjë kritikë; por që në kontekst qe vlerësim pozitiv e lajkatues. 2.Publikimi në portalet online (ngaku personi e përzgjedh vetë formën e prezantimit dhe i ofrohet mundësia e deklarimit të një identiteti të rremë) qe paksa i ndryshëm në formulim komentesh në raport me rastin e parë. Fjalitë e ndërthurura kishin agresivitet, fyerje, njerëz që nuk ndaleshin tek shkrimi, por që e përdornin hapësirën si “tabelë qitjeje” prej ngaku sulmonin opinionet e njëri-tjetrit. Mejtimi im u pat’ kthyer në objekt, ndërsa subjekt qenë thëniet dhe kundërthëniet mes aktorësh në privacinë e tyre, të maskuar publikisht. 3.Vërejtja më interesante qëndron tek emërtimet false që komentuesit vetëdeklaronin; dhe shumë prej tyre (përveç rasteve kur përdornin emra të përveçëm), ata që shfaqnin madje shkallën më të lartë të artikulimit agresiv, kishin preferuar të përdornin emërtime të tilla, si: hajduti, gjahtari, bishti qenit, nëpërka, ariu, gomari etj. Dhe ndërsa kjo fantazi të provokon të qeshura, natyrshëm lind pyetja: Pse mos kishte p.sh. thëllëza, lepurushë, çokollata, bletë punëtore etj. që t’i jepnin edhe pak larmishmëri gjuhës komunikative? Fjalët e “hajdutit” villnin shumë më tepër vrer, se fjalët e të “burgosurit”, të cilat përmbanin revoltë; ato të “princeshës” degdiseshin drejt romancash, në krahasim me fjalët e “pjeshkës” që hapërdahej nëpër imazhin fotografik shoqërues të opinionit, për t’u marrë me veshjen, sytë, flokët, këndin e rënies së diellit etj. Ndodhur përballë kësaj “krize identiteti” që është stimuluar kryesisht me zhvillimin e teknologjisë dhe shtimin e praktikave të reja komunikuese, gjen strehë ankthi i dyfishtë i individit brenda lirisë së pakufizuar; i vetëm në sfidë me botën e paezaurueshme dhe i lodhur në raport me veten dhe lirinë e pafre. Tej ftohtësisë së ekranit ndodhet një qenie e eksituar që ka nevojë të “çlirojë” gjithë energjitë negative të jetës, dështimet, mosgjetjen e rrugëdaljes për problemet të cilat e shqetësojnë, aq sa qëllimi i tij është shkëputja psikologjike mes tij – vepruesit online – veprimit, për të arritur balancën ndërmjet ndërgjegjes dhe të pandërgjegjshmes. Marrja e identiteteve të ndryshme, me qëllim zbulimin e personaliteteve të reja që kanë kreativitet e ngjyresa emocionale, vjen natyrshëm si rezultat i dëshirës për të përjetuar ndjesi të paprovuara. Nëse në përditshmëri karakteri ynë formësohet në raport me Tjetrin, në komunikimin online është vetë – krijimi dhe vetë – prezantimi që dominon psikologjinë e subjektit virtual (ndërtimi i profilit sipas konceptimit sesi dëshiron të jesh, ose sesi do që njerëzit të të shohin). Konstruktimi i vetes në vetë të dytë, duke e parë veten jo më në pasqyrë, por në formën e paprekshme të përtej ekranit, është metafora e “pritjes Godoniane”, efekti i një strukture që bazohet mbi asgjënë: asgjë nuk ndodh, asgjë nuk vjen përveç transformimit të normave dhe fshehjes së virtyteve, gjer në vetmi dhe dobësim të lidhjeve komunitare. Në epokën e komunikimit masiv ka ndodhur edhe “de-individualizimi” njerëzor, ku unit personal i mbivendoset karakteri shoqëror, që nënkupton shmangie të përgjegjësive për veprimet e kryera. Siç shkruan Le Bon “njeriu i veçuar mund të jetë i kultivuar; në turmë ai është barbar. Për shkak se anëtarët e turmës zhyten brenda masës dhe zhvillojnë ndjenjën e anonimitetit, ndërsa humbasin ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”. Një çështje e rëndësishme që ndikon zhvillimin shoqëror është edhe kufiri fluid mes privates e publikes; mund të definohet sipas mënyrës sesi i kuptojmë e shpjegojmë fenomenet sociale. Habermas e të tjerë pas tij kanë theksuar se “çdo vend ka nevojë për sferën publike, që është në thelb një hapësirë sociale ku njerëzit diskutojnë idetë dhe formojnë mendimet”. Të cilat mund të jenë ofendime, shpifje përderisa autori nuk mban përgjegjësi ligjore, madje ndonjëherë as morale; mund të jenë devijim prej etikës; por që kanë pozitivitetin e promovimit të ndershmërisë (ndoshta për këtë arsye sondazhet janë anonime) e lirinë për të trajtuar edhe tema tabu. Si përfundim, komunikimi virtual mund të përmblidhet brenda kësaj skeme: Unë jam aty ku s’jam, por ku do dëshiroja të isha; dhe që po të isha, nuk mund të isha ky që jam. Prezenca e pasionit në thelbin e të qenurit, më bën të ndihem vetja e huaj, që artikuloj tej ndërgjegjes atë që prezenca e arsyes brenda qenies nuk do e shprehte. Në raport me veten si tjetri, unë jam tjetri që monitoroj veten në ndërveprimin me palë të treta. Dhe frika ime ekzistencialiste është: Po sikur prapa një komenti negativ për shkrimin tim të kem qenë unë vetë, e ndodhur nën trysninë e një fluksi vetesh që përplasen me mua deri në hipnotizim, për t’iu rebeluar virtualisht vetes së Tjetrit?! 

Prezentim poetik ndërkombëtar ( Neil Slevin , Heath Brougher dhe Irsa Ruçi )




Picture



Neil Slevin është një shkrimtar 27-vjeçar nga Perëndimi i Irlandës. Një mësues i anglishtes, në vitin 2015 ai përfundoi një MA në Writing, në NUI Galway dhe tani ai është duke ndjekur një karrierë bazuar në shkrimet.
Poezia e Neil është shfaqur tek The Galway Review and Boyne Berries, si dhe në një numër revistash ndërkombëtare, duke përfshirë Scarlet Leaf Review dhe Artificium: The Journal.
Shkrimi i tij fiction do të shfaqet tek The Incubator .

Neil Slevin is a 27-year-old writer from the West of Ireland. An English teacher, in 2015 he completed an MA in Writing at NUI Galway and he is now pursuing a writing-based career.

.Neil’s poetry has been published by The Galway Review and Boyne Berries, as well as numerous international journals, including Scarlet Leaf Review and Artificium: The Journal.
His flash fiction will appear in The Incubator.


© Neil Slevin 

Ushtari Anglez
Pas Dalí 

Ushtari është duke ruajtur telefonin përsëri;
kjo është arsyeja që unë nuk të kam telefonuar.

Ai është aty, duke më parë me qortimin prej ati
sa herë që unë do bëj diçka që prindërit nuk duan që fëmijët e tyre ta bëjnë 
edhe kur veprimi i bërë nuk sjell asnjë dëm,
njësoj sikur të përdoret fjala "kalec" përsëritshëm për të përshkruar policin
(Sikur të ishte një lloj mallkimi)
Sepse kjo është gjithçka që unë kam dëgjuar si përshkruhen ata
në dietën time shikuese të televizionit amerikan.

Por unë devijoj. 

Telefoni është atje, gjithashtu, 
Ti në anën tjetër të linjës
gjurmon rrugën nga unë tek ty. Ti
me shumë gjasa as nuk dëshiron të t’ telefonoj 
por këtu gjithçka është e njëjtë,
duke pritur për momentin tjetër të jetës
për të vendosur gjylen e bukur të pasigurisë
rrokullisur nëpër disa lugina të panjohura
ku ne do t’i shtyjmë derisa të gjejmë kodrat, si Sizifi,
përpara se t’i lëmë të bien,
kurrë nuk e kalojnë rrugën e prejardhjes së lavdishme
por duke pranuar rënien e tyre, që është në rënie,
sepse ne kemi qenë në rënie përgjatë gjithë jetës sonë,
brenda jetës, jashtë dashurisë, ndaj njëri-tjetrit;
sepse rënia është pjesë e argëtimit.

© Neil Slevin 

Rafti i jetës

Kjo pjesë e papërdorshme kutërbon
sikur librat kanë jashtëqitur
në mendimin e të qenit të huaj:
kopertinat e tyre nuk vidhen më,
faqet nuk shfletohen më,
fjalët më nuk lexohen, as përvetësohen
në pjesën më të rëndësishme të ndërgjegjes
ku ato mund të vijnë të pushojnë.

Ata mblidhen atje, pasiv në protestën e tyre të përbaltur,
duke pritur për përshëndetjen e përzemërt të vdekjes
në fund të një grope të tharë nga një flakë
që është e butë në fillim
pastaj digjet së jashtmi
derisa gjithçka e mbetur është një përkujtesë përcëllonjëse
mbuluar me një kapak kartoni,
fjalët e tyre të shpërndara në rënie
si flokë bore të përhirta 
mbi Berlin.

*********



Heath Brougher
jeton në York, PA dhe ka ndjekur Universitetin Temple. Ai është autor i librave: "A Curmudgeon Is Born" (Yellow Chair Press, 2016) and "Digging for Fire" (Stay Weird and Keep Publishing Co. 2016). Ai ëdhtë nominuar për Best of the Net, dhe ka qenë pjedë e jurisë në konkursin poetik Into the Void Magazine's 2016 Poetry Contest. Puna e tij është shfaqur në revista dhe publikime print dhe online në 10 vende të ndryshme. Kur nuk shkruan, ai ndihmon me bamirësi tek Paws Soup Kitchen, duke dhënë ushqim për qentë/macet e familjeve me të ardhura të ulëta, që mbajnë kafshë shtëpiake.



Heath Brougher lives in York, PA and attended Temple University. He has published two chapbooks, "A Curmudgeon Is Born" (Yellow Chair Press, 2016) and "Digging for Fire"
(Stay Weird and Keep Publishing Co. 2016). He is a Best of the Net Nominee and was the judge of Into the Void Magazine's 2016 Poetry Contest. His work has appeared in various print and online publications in 10 countries. When not writing he helps with the charity Paws Soup Kitchen which gives out free dog/cat food to low income families with pets.



© Heath Brougher 

Përkufizimi i së keqes njerëzore 

«Nuk ka asgjë të tillë si asgjë e tillë,»
Erdhi me shpejtësinë e erës e folura tej mprehtësisë në majë të gjuhës
«Bota jonë është një organizëm i përkohshëm
në mes të një grumbulli më të madh.
Një ditë ne do shastisemi dhe do bëhemi më pak të ndjeshëm se kurrë 
pluskuar përreth të panjohurës së dobishme në pothuajse gjithçka,”
rrotull një rrjete mendimi nëpër muzgun e kuqërremtë të syve 
vezulluar brenda një kafke lidhur me fuqinë e nuhatjes. 
Buzëqeshje e imponuar, unë u përpoqa të mos e vë re dhe e mbajta në këmbë.
“Unë jam asgjë, por çfarë unë perceptoj. 
Unë jam asgjë më shumë a më pak se një Ndjesi,”
krijuar nga nofullat e qenit që mund ta shqyejnë një postier. 
“Nuk ka një gjë të tillë
çfarë ju quani ‘Realitet’” ceket kundrejt veshëve të mi siç unë kam parë
përmes oborrit; dhe unë e vështrova atë mbështetur në një kunjë gardhi
duke qëndruar me këmbët e prapme ethshëm kurioz gjithashtu. 
“Realiteti nuk është asgjë më shumë se një marrëveshje atomesh
duke prodhuar një efekt ashtu si oksigjeni ushqen zjarrin, ”
thumboi mendjen time njëjtë siç unë vështroja arrogancën së largu
dhe vazhdoi, nuk priti të humbja kohën time 
duke dëgjuar të tillë pamundësi. 
Dhe siç po largohesha unë dëgjova në distancë përfundimin e tij
«Nuk ka asgjë të tillë si asgjë e tillë,
për asgjë të tillë është një gjë e tillë, në Ndjesi,» 
shkau furishëm dhe në zbehtësi prej gojës së tij.


© Heath Brougher 

Përkohshmëri 

Ne kemi lindur në këto jetë
vetëm për ta lënë sërish atë -
për t'u kthyer në fushat Tokësore
që lindën Njerëzimin vetë -
  
shumë baltë dhe ajër dhe valë
që na lejuan ne të formohemi,  të evolohemi, 

janë tashmë në punë dhe duke pritur
për ne, që t’u kthehemi elementeve tona të tokës:

të bëhemi të ri-konsumuar dhe të tretshëm
nga dheu, shëndetdhënës të kalbjes së kësaj bote 

në gjithë format e jetës.








(Poezitë janë përkthyer nga anglishtja në shqip nga shkrimtarja z. Irsa Ruçi).

Image result for irsa ruçi



Disa poezi  në gjuhën angleze nga Irsa Ruçi 

(Translated by Silva Daci)




FORGIVENESS

One day I’ll forgive anyone who wanted to give me sadness
Simply…
Wordless,
Only with laughter
And the misery force while feeling
Alive;
While people find at me
The self they never found.

Only the aging beings from their own consciousness
While they vomit the hatred at other
Given that their selfishness suffocates them in rancour:
The evil has the form the spirit that comes!

One day I’ll turn words in prayers
That hearts full of envy,
To cultivate them with love.



IRSA IN WONDERLAND

I free myself like the air when grabs the waves
I breathe beyond my peace, in the secret solitude of spirit
Look to not be lost in the street of the heart.

I always seek the light’s fountain
In the magic of a smile
Or in the brilliance of the tears in the eyes
In the wave, through the whisper of the leafs
Beyond the music of the nightingales…

I always found the fountain of life
In the kindness of words, in the love’s stone road
Because I am not afraid from the divine feelings
I am a book that you need the capability to understand
To read quietly,
And there’s no more magical moment
While eyes are suffocated in the soul…

I live,
I love,
I dream,
Beyond every time
I create poetically in the threshold of wishes
When I close my eyes I nap sheltered in my universe
Because I am “Irsa in the wonderland”.


GRAVITY

Names written like absence, time is left with no remembrance
The future is like an infant, dandled in dreams
With the taste of the past
That often frightens after cries in the sleep.

No more rain from the skies, pains are raining
The rain falls from the eyes
Suffocated in loneliness, in the denial form
Rebelled for the light that for so long
We see it
Westley.

Streets are empty path of events
The aging steps weigh more,
Than nothingness, in bare footedness
Prophecies read in the palm of the hand
Like suffering is read in wrinkles…

Epochs who give birth to dessert, nothing to remember
Despite the formless noise
Like the scream within a room
No objects
That echoes
Echoes
Till the repetition of itself…

Then there is silence;
Silence that weighs more than any word.



SILENCE

I.

Shshshttt... Listen to the sparrows
Knitting plans behind the wings
And ask yourself
If the words are enough
To build a city of gossips
Under the sparrow's songs...



II.

Come now, return from pain
That with courage you build it in days, and every day
While it tears down like sandy castles
In the nights
When you shed in tears
Freezes the hurricanes;
But enough already:
Even slavery is drunkenness!


III.

Spy a little on the silence
While is speaking
And tell me:
How many were killed by the despicable silence of hers
Defeating
When none of us bothered
To look for answers?
Meaning takes form only in subconscious.


IV.

A drop of liquor let's have today
Till the end
For the end of the two-facets
That don't know end
And let's sing together,
Sing with us
The sparrow's song...



HE RISES THE TIME

In the field where his mother laboured
He paced each day
Every time he faced the sun, said his prayers
Looking into her eyes;
His sister came after, playing
With her brother’s longing
Reciting with infant words
And the three of them smiled; …smiled
With the voice of time echoing
Their path
… A path filled with light!

He bowed to receive his mother’s blessing
Feeling the wrinkles in his mother’s hands
On his soft hair
And on his manly forehead raised by her kisses…

He sensed the scent of the earth just like his mother’s
That’s why he laid every evening under a tree
With the sun in his soul, singing to life…


Përgatiti : Flori Bruqi

2016-11-12

Rrugën e Arbrit ia kërkojmë qeverisë shqiptare, jo inxhinierëve dhe shoqatave qytetare

3 nëntor 2016




Rrugën e Arbrit ia kërkojmë qeverisë shqiptare, jo inxhinierëve dhe shoqatave qytetare

Gëzim Alpion


Në emër të Grupit të Lobimit


Ata inxhinierë dhe shoqata që acarohen me përpjekjet tona vullnetare, bëjnë mirë të acarohen me qeverinë që nuk po mban premtimet për ndërtimin e Rrugës me standarde bashkëkohore.

Më datë 28 tetor 2016, nga një lajm i revistës ‘Monitor’ [1], dhe më pas nga disa media të tjera (‘Tema’, ‘Shekulli’, etj.,) mësuam lajmin se kompania kineze China State Construction Company është tërhequr nga financimi dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Sipas ‘Monitor’, kjo ka ndodhur para gjashtë muajsh. Burimet tona pranë qeverisë na kanë pohuar shumë kohë më parë se negociatat me kompaninë kineze kanë dështuar, por qeveria, në vend që ta bënte publike lajmin dhe të rriste përpjekjet në drejtime të tjera për të gjetur financime, e mbajti të fshehtë për shkak të fushatës elektorale të parakohshme në Dibër. Madje, Ministri i Jashtëm, lëshonte në gusht të këtij viti deklarata se “për Rrugën e Arbrit bisedimet janë në fazën finale me autoritetet kineze dhe do të arrijmë një marrëveshje të pranueshme dhe të zbatueshme nga palët”. [2]

Ndërkohë, mësojmë se një kompani shqiptare ka paraqitur një ofertë dhe një grup i Ministrisë së Transporteve po e shqyrton atë dhe së shpejti do të marrë një vendim. Sipas burimeve të ‘Monitor’, kjo kompani do të “jetë fituesja e ndërtimit të Rrugës së Arbrit”.

Ashtu si deri më sot, ne nuk kemi asnjë interes të mbështesim ose të kundërshtojmë firmat apo kompanitë që do të ndërtojnë rrugën, por kemi të drejtën tonë që t’i kërkojmë qeverisë të jetë transparentë në këtë drejtim.

Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar në drejtim të standardeve të ndërtimit të rrugës, pasi këto standarde ose do ta bëjnë rrugën një aks të rëndësishëm që lidh Tiranën me Dibrën dhe Shkupin ose kjo vepër do të mbetet thjesht një aks lokal që nuk do të luajë asnjëherë rolin e pritshëm në ekonominë kombëtare.

I bëjmë thirrje qeverisë që përpara se të vendosë për vazhdimësinë e këtij projekti, duhet të tregojë të gjithë arsyet se përse negociatat me kompaninë kineze dështuan, kush negocioi dhe dështoi në emër të qeverisë, si dhe çfarë roli luajtën ekspertët në këtë proces. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që të mos përsëriten të njëjtat gabime në të ardhmen. Pa këtë informacion ne kemi arsyje të mendojmë se përfaqësuesit e qeverisë në këtë proces nuk kanë vepruar në interes të kësaj çështje.

Me këtë rast, po njoftojmë nënshkruesit e peticionit në letër dhe online, në lidhje me disa sulme në adresë të Grupit të Lobimit nga njëri prej projektuesit e Rrugës, Inxhinier Faruk Kaba [3] dhe kryesia e shoqatës ‘Bashkësia Dibrane’ në Tiranë, drejtuar nga z. Bujar Kapexhiu. [4]

Kaba na emërton si ‘një farë grupimi të ashtuquajtur lobistë të Rrugës së Arbrit, zhurmëtarë të pabesë, të paemancipuar, cinikë provincialë’, që gjasme propozimin e tij për ‘version pa tunel’ ia kemi faturuar si ide të qeverisë, apo se ne e paskemi sulmuar Kabën sipas ‘një plani të mirëstudiuar’. Sipas tij, ne ‘meritojmë një dackë shembullore’. Më datë 21 tetor kryesia e shoqatës ‘Bashkësia Dibrane’ dhe një grupim pranë saj i quajtur ‘Këshilli i të Urtëve’, lëshojnë një deklaratë të botuar në gazetën ‘Tribuna’ ku, ndër të tjera, thonë se ne ‘të vetëquajtur lobistë’ gjoja paskemi përdorur ‘sharje’ dhe ‘fyerje’, se ne qenkemi ‘sherrxhinj dhe fjalë shumë’, që lëshuakemi ‘shpifje që provokojmë’ dhe që përpiqemi ta ‘intrigojmë këtë organizëm në afera, interesa dhe intriga’, gjë që e detyrojnë këtë organizëm të distancohet katërcipërisht nga ne.

Si shkrimi-sulm i Kabës, ashtu edhe deklarata e pakuptimtë e ‘Bashkësisë Dibrane’, janë krejt të paqarta dhe përmbajtja e tyre është plotësisht e papranueshme për ne. Ato janë të mbushura më shpifje dhe të pavërteta kundër lobistëve. Ndoshta ky është i vetmi rast që një shoqatë dibrane angazhohet të sulmojë shoqërinë civile, krejt të lirë në këtë çështje dhe me angazhim tërësisht vullnetar.

Ne, asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk kemi sulmuar asnjë individ dhe shoqatë. Kush e ka sabotuar rrugën, kush ka bashkëpunuar me qeveritë në dëm të rrugës, kush ka ndryshuar projekte në interes të kryeministrit a ministrit të radhës në dëm të rrugës, shumë më mirë se ne e dinë ata që bëjnë ato shkrime dhe lëshojë këto deklarata.

Ne i themi Kabës që në vend që të shkruaj kundër shoqërisë civile, bën mirë t’a mprehë lapsin dhe të projektojë rrugën sipas standardeve botërore dhe t’i argumentojë qeverisë dhe institucioneve vendimmarrëse se rruga duhet projektuar me dy tunele, si ai i Kalimashit dhe Elbasanit.

Ne kemi informacion se për Rrugën e Arbrit nuk ka një projekt të plotë, dhe për këtë Kaba duhet të acarohet.

Pavarësisht këtyre deklaratave të dënueshme, ne do të vazhdojmë punën tonë për ta bindur qeverinë që të marrë vendimet e duhura për Rrugën e Arbrit. Gjatë tre viteve ka pasur përpjekje nga organizata ose individë të lidhura me qeverinë që t’ia heqin zërin lobimit tonë. Deklarata anonime e mësipërme me akuza për ‘sherrxhinj’ duket se ka të njëjtin qëllim. Megjithatë, edhe kjo deklaratë nuk do të na pengojë në përpjekjet tona të lira për të kërkuar një të drejtë që komunitetit dibran i takon.

Ata që kanë firmosur peticionin dhe mijëra të tjerë që na ndjekin në rrjetet sociale e dinë shumë mirë se ne nuk jemi anonimë, sepse që nga marsi i vitit 2013 kemi qenë këmbëngulës dhe parimor në lidhje me çështjen, dhe se për këtë as kemi kërkuar protagonizëm, siç na akuzon Kaba dhe ‘pleqtë’ anonim të ‘Bashkësisë Dibrane’, dhe as nuk i kemi shërbyer asnjë force politike, qoftë edhe në qeveri.

Ne kemi organizuar takime publike në Peshkopi, Dibër të Madhe dhe Tiranë, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe deputetë të majtë dhe të djathtë, si dhe përfaqësues nga të gjitha shoqatat dibrane, përfshirë edhe ‘Bashkësinë Dibrane’.

Ne kemi lobuar dhe do të lobojmë pa asnjë anim politik apo përfitim financiar. Po qe se qëndrimi ynë parimor nuk i vjen për shtat ndonjë organizate apo individi, kjo është çështje e tyre.

Gjatë këtyre viteve ne kemi pasur mbështetjen e qindra qytetarëve, kryesisht të rinj dhe intelektualë, të cilët kanë pranuar vullnetarisht të punojnë për shtimin e nënshkrimeve në letër dhe online, kanë mirëmbajtur dhe administruar faqen publike të peticionit në Facebook, si dhe kanë përdorur takimet publike në forcat ku janë anëtarë, organizatat e tjera politike apo organizatat të tjera joqeveritare, në mënyrë që të rrisin më shumë angazhimin e qeverisë në këtë proces.

Duke komentuar për sulmet e Kabës dhe të disa personave të papërgjegjshëm që abuzojnë ne emër të ‘Bashkësisë Dibrane’, një shoqatë për të cilin ne kemi respekt të veçantë, një intelektual dibran me të drejtë u shpreh: ‘Të duash Dibrën, duhet të pranosh çdo kërkesë llogarie dhe nxitje që përshpejton Rrugën, dhe jo të kërkosh t’u mbyllësh gojën [lobistëve], sepse gjoja ‘nuk janë përfaqësues zyrtarë të Dibrës’’.

Ritheksojmë edhe njëherë se në asnjë deklaratë Grupi i Lobimit nuk ka sulmuar asnjëherë ‘Bashkësinë Dibrane’ apo ndonje shoqatë tjetër dibrane, dhe asnjë inxhinier, kushdoqoftë ai, që është angazhuar në projektimin dhe ndërtimin e rrugës. Ne thjesht jemi kundër eliminimit të ndërtimit të tunelit në këtë fazë pasi, me këtë angazhim të qeverive shqiptare deri më tani, në qoftë se rruga ndërtohet pa tunel, ajo kurrë nuk ka për t’u ndërtuar.

Ne shkurt dhe qartë ritheksojmë se propozimi i Kabës për ‘ndërtimin paraprakisht të një bypass-i në vend të tunelit të Murrizit’ është i papranueshëm.

Ne i qëndrojmë bindjes se tentativa për eliminimin e tunelit përbën ‘grushtin’ e fundit për ndalimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit sipas standardeve ndërkombëtare.

Ne i qëndrojmë deklaratave tona të mëparshme se ‘do ta mbështesim qeverinë që të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e burimeve të financimit dhe kompanive ndërtuese serioze brenda e jashtë vendit, me qëllim që sa më parë të fillojnë punimet në rrugë’.

Ne vazhdojmë të shpresojmë se simbolika e marrjes seriozisht të kësaj çështje do të jenë fillimet e punimeve në Tunelin e Qafë Murrizës. Çdo nisje punimesh në vend tjetër para zgjedhjeve të ardhshme do të interpretohet me të drejtë si një manipulim elektoral.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet tona për të bashkëpunuar me qeverinë në këtë proces, me qëllimin e vetëm: ndërtimin sa më shpejt të Rrugës së Arbrit me cilësi dhe standarde bashkëkohore.


Kjo deklaratë u botua fillimisht në Tiranë në nëntor 2016 në gazetën e pavaruar mujore ‘Rruga e Arbërit’.

_____________________________________________

Ju lutemi nëshkruani peticionin dhe inkurajoni sa më shumë njerëz të ndjekin shembullin tuaj:http://chn.ge/1NZeyGu

https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit/u/18451700

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...