2017-12-12

Lamtumirë miku im profesor Rasim Bebo (1926-2017)

Në vend të përkujtimit :Lamtumir profesor Rasim Bebo





Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Vdiç sot më 12.12.2017 në Sh.B.A  Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(Flori Bruqi).

Image result for rasim beboImage result for rasim beboImage result for rasim bebo

Historiani i shquar shqiptar Profesor RASIM BEBO, është autor i disa  botimeve historike:“Dodona”, “ZEUSI”, “ARTIKUJ DHE NGJARJE- 2 PJESË”, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU”,”AMERIKA ME RRËNJË SHQIPTARE”, romani autentik “SHALA E KALIT TË JETËS”  si dhe i disa dhjetëra artikujve historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website të internetit. 

Me një jetë tepër aktive, luftëtar trim në Batalionin “Çamëria”, tankist i shkathët, oficer i paepur i ushtrisë popullore, mësues i devotshëm në disa shkolla të vendit, dhe aktivist shoqëror i palodhur në SHBA, ku emigroi dy dekadat e fundit, ai iu kushtua tërësisht atdheut dhe Çamërisë martire. Me përgatitjen e tij intelektuale, studime te larta për histori- gjeografi dhe gjuhë gjermane, jeta dhe vepra e tij madhështore, bëri që ai të pushtojë shpirtin patriotik të gjithë atdhedashësve në të dy kontinentet ku jetoi.  

Qoftë i paharruar kujtimi i tij, si bashkëshort shembullor, si baba i shtrenjtë, për katër djemtë e vet, njerëz të nderuar të punës, gjysh i dashur për shumë nipër e mbesa, si dhe mik i shtrenjtë për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë lexuar veprat e tij(Profesor Vullnet Mato)



DODONA, Tempulli që flet me gjuhën pellazge



Nga Hyqmet ZANE 

Image result for kush eshte rasim bebo

Intervistë në distancë me Rasim Bebo

I nderuar Rasim, duke ndjekur rrugën tuaj të hulumtimeve të asaj fushe që lidhet me të vërtetat historike të kombit shqiptar dhe prejardhjen dhe shenjtërinë e tij shumëshekullor, kam rastin të bëj edhe këtë intervistë që i shërben një qëllimi të madh. Pak kush mund të dijë se Dodona, Tempulli i shenjtë i Zeusit është me orgjinë pellazge dhe që flet me gjuhën e paraardhësve tanë dhe që s’ka asnjë lidhje me grekët apo të tjerë që shpesh e synojnë, edhe pse padrejtësisht ndodhet në territorin e përvetësuar nga grekët [as 1913-ës me ndihmën e Fuqive të mëdha. Se çfarë di të thotë historiani i respektuar rasim Bebo, këtë e thotë intervista që unë kam realizuar me të në distancë, për shkak të vendndoddhjes së tij larg atdheut për të cilin ai shkruan me shumë dashuri si një kontribut i çmuar sa disa konferenca të marra së bashku.

Zane – Zoti Rasim, ju i referoheni shpesh emrave të bderuar historianësh apo personalitetesh që flasin për momente të caktuara me rëndësi historike. Ç’është për ju Dodona, ky tempull i lashtë dhe i shenjtë njëkohësisht ?

Rasim Bebo – Nga historiani amerikan Edwin Jacques, “Shqiptarët” citojmë : “Thuhet dhe poeti flet kështu : 0 Zeus, mbret i Dodonës pellaz­gjike”. f. 58. Dodona u “Themelua nga pellazgët, për të cilët thuhet se ishin populli më i vjeter, që ishin sovran…”. f. 57.

Që në shekullin VII p.e.s. Hesiodi, poeti fshatar nga Sparta, e quajti Dodonën si “qendër të pellazgëve”. f. 79.
Image result for kush eshte rasim bebo


Zane – nëse do të donim të bënim një peligrinazh në Dodonë, çfarë do të na sygjeronit në orientimin sa më të mirë të vendndodhjes dhe pozicionit të tij ?

Rasim Bebo – Dua t’u referohem atyre që kanë flur për Dododnën këtu e 25 shekuj më parë. Herdoti shkruante se Dodona ishte ora­kulli më i lashtë në Greqi… i vetmi në atë vend, qendra e adhurimit pellazg, tempulli i njohu i Zeusit, ndodhej në Dodona, mbi një mal në juglindje të Janinës, (Tomare), pranë fshatit Kastrizë. Rruga për të del në Dodonë.

Eskili, thotë : “Në ultësirën mollose arrin duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i orakullit të Zeusit thesprot, lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata s’mund ta rrokë” f. 79.

Straboni vinte në dukje se qindra vjet para lindjes, se Jupiteri i Dodonës ishte quajtur “Jovi i gjithëpushtetshëm dodon pellazg”. (Shqiptarët, f. 79) “Në gërmimet që u bënë në Dodona më 1878, në gurin e tempullit u gjet e skalitur një shqiponjë dykrenare, e cila për njerëzit e lashtë përfaqësonte lajmëtarin e Zeusit”. f. 80

Zane – Ku ndodhet Dodona, dhe kujt i përket ajo ?

Rasim Bebo – Do ta them që në fillim se Dodona ndodhet në kërthizë të Çamërisë. Gjithnjë e më shumë po bëhet interesante dalja në sipërfaqe e një metode krejt të re në intepretimin e historisë botërore në përgjithësi. Por, pjesa ma e madhe e të dhënave historike janë modifikuar dhe nuk i përgjigjen përcaktimit për historinë : “të njohurit e vërtetë, të saktë dhe të besueshëm të së kaluarës”. Çdo komb e shkruan historinë e vet dhe e zbukuron në mënyrë të ndryshme, me të vetmin qëllim, që para botës të prezantohet sa më mirë. Burrështeti dhe poeti i madh frëng, Lamartini, në revistën e vet “Këshilltari i popullit”, prej vitit 1849 bën përpjekje që historia të shkruhet sërish, kësaj radhe, me vetëdije të plotë.
Image result for kush eshte rasim bebo

Prof, Pëllumb Xhufi, shkruan : “Në vitin 1877, në prag të Kongresit të Berlinit, Karapanosi i paraqiti rezultatet e gërmimeve të Tempullit të Dodonës, të gërmimeve delitanteske, përpara Akademisë Franceze, antarë të së cilës, vetëkuptohet, ishin Ëaddington e Gambetta. Në fakt, qëllimi i ekspozesë së “arkeollogut sharlatan”, siç do ta quante atë zëvendës konsulli francez, Moreau, muk ishte të njihte të pranishmit me rezultatet e dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t’i sugjestiononte ata, veçanërisht politikanët filohelenë Gambetta e Ëaddikton, mbi “karakterin e stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk arriti këtij qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari filohelenëve Ëaddikton e Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të cilat ata pasuruan koleksionet e tyre. Fakti është se qoftë Ëaddiktoni, kry­eministër e ministri i Jashtëm i Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e qoftë Leon Gambetta, kryetari i Asamblesë së Deputetëve, u bënë mbrojtësit më të zjarrtë të pretendimeve greke në këtë forum më të lartë evropian… Rasti e kishte sjellë, që Karamanos të ki­shte qenë shok shkolle në gjimnazin “Zosimea” të Janinës me Isma­il Qemalin, i cili, me sa duket, nuk mundi ta njohë deri në fund personalitetin e mikut të tij te fëmijërisë. Për ironi të fatit, në këtë histori të errët implikohet pa dashur Ismail Qemali ynë, që përveç lidhjeve të vjetra nga koha e shkollës, tani kishte ed­he lidhje pune me Karapanosin. Në fakt, ai e kishte pajtuar Karapanosin si administrator të minierave të tij të Selenicës. Në “Kujtimet” e tij, Ismail Qemali tregon se në vitin 1866, ndërsa ishte këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pro­nat e një miku të tij në fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrënoja, që ai e lidhi me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë, tregon Ismaili, isha në Vlorë kur ia tregova mikut tim Karapanos këtë zbulim timin. Kështu Karapanosi “që shquhej për shpirtin e inisiativës”, filloi menjëherë gërmimet në Dodonë, duke nxjerrë në dritë si dhe një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. Kështu Ismail Qemali …Por ai nuk e dinte, dhe ndoshta nuk e mësoi kurrë, se interesat e Karapanosit për tempullin e Dodonës e kapërcyen kuadrin arkeollogjik.


Image result for rasim bebo

Zane – Një nga historianët që ju i drejtoheni dhe i referoheni më shumë është Maks Zotaj. Ç’thotë ai në lidhje me Dodonën ?

Rasim Bebo – Maks Zotaj, citon: “…Dodona ka qenë nga fillimi procesit të civilizimit që njohim ne sot! … ne po tani dalim ose po lernë pas, shekujt e gjatë të errë­sirës së trashë shpirtërore, dhe injorancën tonë të rrezikshme”!

Related image

A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: “Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë”? Unë jam i sigurtë,n se jo! Po ashtu vëllai tjetër Naimi, gërvishte të njëjtën plagë kur thoshte : “Hiqu, hiqu errësirrë! / Pa ja këtu, O dritë”!

Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave miteve dhe legjendave. Në fakt, Dodona përmëndet si vend i shenjtë. Fakti që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në li­stën e 8 orakujve kryesorë, duke bërë pjesë brenda rrjetit territorial të këtyre orakujve. Na shtyn të mendohemi… Dhe në listën e këtyre 8 orakujve ishin : 1 – Dodona, 2 – Delfi, 3 – Delos, 4 – Cythera , 5 – 0mpflosf, 6 – Akrotin. 7 – Pafos, 8 – Tritoni, etj .


Related image

Është e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkolla­ve shqipe Dodona as që përmëndet.

Përsa i përket shkrimeve të autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko – romak apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshi­mta ?? me lehtësi mund të përmendim emra si Homeri, Eskili, Pla­toni, Resiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Pindari, Plini, Apo­llodori, Polibi, etj. Disa prej këtyre emrave i përkasin peri­udhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e rilindjes europiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipee­vie, Neriman Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Ra­sim Bebo etj. Nga studjuesit e huaj mundet të përmëndim; J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond Robert Temple, Erik von Daniken, Robert D’Anxheli, Enzo Gatti, Jon Ëilkes, Edu­ard Gibon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë. Por ata të cilët mba­jnë peshën argumentative në subjektin e Dodonës janë vetëm pak autorë. Për koiçidencë përmendim Perikli Ikonomin, Rasim Bebon, Robert Temple, Enrik Von Daniken, etj. H. Zane – A mendoni se këto fakte kanë një lidhje organike mes tyre dhe që zbardhin të vërtetat historike të pamohueshme të shqiptarëve ?

Image result for kush eshte rasim bebo

Rasim Bebo – Dua të them se Perikli Ikonomi është autori i parë shqiptar në epokën moderne i cili ka hartuar një studim të shkurtër mbi Dodonën Pellazgjike. Ai e ka mbështetur kryesisht punën e tij tek literatura klasike greko-romake dhe bizantine. Na ka lënë një libërth të vogël 30 faqe kushtuar Dodonës. Ky libërth ngjan gjithashtu si një thi­rrje për t’u zgjuar në aspektin e ndërgjegjes sonë historike. Një argument historik, për të vërtetën e rrënjëve se nga e kanë ori­gjinën shqiptarët Ajo që bie më shumë në sy është se Dodona ka qenë një qendër shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Ikonomi krahas vlerave shkencore padyshim, kuptohet, ndryshe edhe si thrrje proteste kundra padrejtësive dhe arrogancës, me të ci­lën politika e Fuqive të Mëdha po sillej në atë kohë ndaj nesh. Një hap tjetër në këtë drejtim i cili duhet përgëzuar, pady­shim na vjen ne formën e një artikulli të shkurtër nga Rasim Be­bo.




Në artikullin e Bebos, Dodona shtrihet tetëmbëdhjetë kilome­tra jashtë Janinës. Por dua të theksoj qysh në fillim se me këtë argument ai gabon në mënyrë të dukshme. Nga ky rast shihet se ai nuk është në kontakt me të rejat e fundit, të cilat përfaqësojnë gjithashtu dhe opinionin e studiuesve ndërkombëtarë. Mali i Tomorit ndodhet në Berat, dhe atje ai ngrihet, qysh kur ka filluar që të shkruhet historia.


Related image

Dodona e famshme, vazhdon zoti Maks, përfundimisht ndodhet brenda territorrit të mollosëve. Ata (Mollo­sët), si dhe Thesprotët janë nje tjetër fis i madh dhe i famshëm Pellazgo-Ilir! Gjeografikisht Mali i Tomorit është pjesë e vargmaleve të Pindit. Vargmali i Pindit, vetë arrin deri pranë Janinës , por jo Mali i Tomorrit gjithashtu! Ai përfundimisht mbetet në Mollosi. Sot nën këmbët e Tomorit është ngritur Berati.

Toponimet shqiptare në lindje të Paramithisë na hapin një rrugë per t’u bashkuar me kryeqendrën pellazgjike Dodonën, që ndodhet në rrëzë të malit Tomare, Nga Isuf Bajrami, shkruajmë emra topononimesh si emrat e maleve Tomar-e, Ansau, Aeropus etj. në Çamëri.

Image result for kush eshte rasim bebo

Zane – Po të tjerë studiues çfarë kanë shkruajtur dhe argumentuar në lidhje me këto fakte dhe këtë realitet që paraqitet në Dododnë ?

Rasim Bebo – Është Selman Sheme, që citon: “Në veri të basanit të Akeronit ngrihet vargu malor më i larte i Çamërisë, Tomaro, me lartësi 1974 m”. Dhe më tej, “Rreth 16 km ne jugperëndim të Janinës ndodhet një nga qytetet më të vjetër të Epirit, Dodona. Skymni (gjegraf grek i shek III-II p.k.) thotë se “Dodonën e themeluan pellazgët” (S.Sheme,”Çamëria” f 187). Ndërsa, historiani Teodor Momsen, në veprën e tij monumentale “Historia e Romës së lashtë”, i quan “…trima epi­rotë, shqiptarë të lashtësisë (I. Barjami “Epiri dhe përkatësia).

Related image


Gjeografi greko-epirot, A. Psalidha, në gjeografinë e vet të shkruar në çerekun e parë të shek. XIX e konsideron Epirin deri në Gjirin e Artës (Ambrakisë) një tokë shqiptare, ku flitet gjuha shqipe. S.SH. “Çamëria” f. 74).

Zoti Maks Zotaj, në artikullin tuaj shumë të mirëpritur “Oraku­lli i Dodonës” Ekzistojnë dy male në Shqipëri. afësisht me të njejtin emer Mali Tomorit në Berat dhe Mali Tomare në Çamëri.

Related image

I fameshmi Robert Temple, në librin e tij “Netherëorld”, (“Bota e të vdekurve”, bot. i Londrës 2002), thekson : “Jam angazhuar me vite të tëra që të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës dhe atë të Delfit”… “Pranohet nga të gjithë nëse Dodo­na ndodhet në këmbët e malit të Tomorrit. Liritzis (koleg grek ky) dhe unë jemi përpjekur të përdorim dhe fotot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vendndodhja e Dodonës është diku tjeter … Në vitin 1979, unë vetë mblodha fonde të konsiderueshme për një ekspedit kërkimi në Malin e Tomorrit për të gjetur Dodonën dhe dola pa sukses”. Ne mund t’ i drejtohemi të famshmit Robert Temple se, vendndodhja e Dodonës është në rrë­zë të Malit Tomare ne Çamëri dhe jo në rrëzë të malit Tomorr siç e faktoi shkenëtari R.Temple. Për sa i përket kolegut grek Liritzis, ata kanë frikë se nëntoka e tyre flet për historinë e gjyshërve dhe strëgjyshërve tanë dhe u del pabesia në shesh.

Related image

Maks Zotaj, citon: “…Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi këndrejt. Le ta përshkruajmë pak këtë trekëndësh : Njeri kënd fillon me Malin e Tomorrit nga perëndimi, (sipas skicës së paraqitur në faqen e gazetes “Illyria” 9 shkurt 2006, f. 27. Këndi nuk fillon nga Mali i Tomorrit në Berat, po fillon nga Mali To­mare në Çamëri (shënimi im. shif skicën) (Dodona) dhe përfundon në pikën lindore, në Malin Ararat (Arka e Noes). Pastaj ai zbret posh­të në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun e krijon një kënd të drejtë (Shif aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit… quhet Bendet dhe ka qenë kryeqyteti i parë i Egjiptit. Dodona është sak­tësisht 8° në veri të Bendetit në gjeresi. Sipas Atlasi of the Ëorld, f. 91 Bendeti është 31° të gjerësisë, (ndërsa Dodona në Çameëri në rrëzë të Malit Tomare shtrihet në gierësinë 39° – 20′ dhe kjo gjerësi nuk përputhet me Malin e Tomorrit, e cila qëndron në 40° – 45′ dmth. është në veri 9° – 45′ nga Bendeti, (shiko për saktesi vendndodhjen e Dodonës në Reader’s digest Gjeneral Books, Atlas of ëorld bot. 1987. Printed the U,S.A.ne f. 91, kuadrat J-D., aty ka dhe shenjën konvecionale arkeollogjike.

Zane – Çfarë është Dodona, ç’përfaqëson ajo dhe përse lidhet me Çamërinë ?

Rasim Bebo – Nga mitollogjia e vjetër çame “Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropes, ndërsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithies, perëndi të lashta, të cilat adhuroheshin nga Pellazgët Hyjnore”. Aravantinoi në shënimet e tij shkruan; “Dodonën e ndërtuan Pellazgët, andaj edhe Zeusi, quhesh Zoti i Pellazgëve”.
Image result for kush eshte rasim bebo

Maks Zotaj, citon italianin Enzo Gatti që thotë: “Ilirët e Shqipërisë, të Pindit dhe të Maqedonisë kanë shenjtoren e tyre të famsh­me, Dodonën. Ajo ndodhet në zemër të Kaonisë (Çamërisë – shënimi im), e cila konsiderohet sot, si qendra e krijimit të njeriut”. Thuhej se “Orakulli (thënia e fatit), jepej nga një lis, nga një pëllu­mb e shkruhej mbi një fletë plumbi”. Por si procedohej në tempullin e Dodonës ? Dhe pse ajo ka shumë rëndësi sot për studiuesit e historisë botërore ? Po t’i referohemi në këtë pikë Ph. D. Raymo nd Moody-t, i cili është autor i librit (Reunions) “Ribashkimi”, ai thotë se në kohën e vjetr; “Priftërinjtë e Dodonës kishin af­tësi që të vendosnin kontakte midis teë gjallëve dhe të vdekurve. Ata ishin në gjendje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët, kra­hasuar këtu me të gjithë priftërinjtë e orakujve të tjerë sëbash­ku”.

Në Dodonë, e cila mendohet të jetë ndërtuar nëntokë dhe ambjentet e përdorura për vizitorët i ngjanin një spitali të zakonshem. Por hyrja atje, nëpër llagëmet e nëndheshme të saj, pa ndihmen e priftërinjëve, ishte krejt e pamundur… Nga shënimet e vjetra thu­hesh se, “Eksperiencën dhe llahtarinë që provoje aty, ishte tamam sikur të hyje i gjallë në Ferrin e vërtetë”. Vizitorët jetonin një pëçundim të pa përshkruar. Disa e konsideronin këtë gjë, njësoj sikur të shikonin vdekjen e tyre me sy ! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga të gjitha anët e botës. Ata donin që të mundësonin ko­ntakte me të dashurit e tyre, të cilët kishin vdekur tashmë. Në as­pektin e logjikës së sotme, një ide e tillë është një lajthitje e pastër ! Por ne po flasim për një epokë tepër të largët dhe për eksperiencën e një civilizimi të humbur…

Related image

Pasi vizitorët kishin ardhur, aty iu paguanin priftërinjëve një shumë të caktuar “për shërbimin” dhe, këta të fundit i sistemonin klientët e tyre në dhoma të ndara nga njëra-tjetra që përngjanin me një spital të sotëm. Ata ju bindeshin priftërinjëve dhe u duhej nganjëherë të prisnin edhe me muaj ose derisa prifti ta gjykonte momentin e përshtatshëm për ribashkim. Ky, pra, ishte një moment shumë serioz, i cili zgjidhej me kujdes nga priftërinjtë… Ky pa­cient fillimisht tymosej me sulfur ! Në mentalitetin e atëhershëm, një veprim i tille ishte i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, për të pastruar trupin dhe shpirtin nga mëkatet e mundshme të të gjallit përpara procesit të kontaktit me të vdekurin. Dikush më mbrapa e shoqëronte klientin nga dhoma e këtij të fundit në dhomën qendro­re, e cila përdorej për të tilla ceremoni, ku pritej të fillonte procesi i kontaktit. Pas këtij veprimi, ai kalonte per “atje” në­përmjet një korridori që zakonisht ishte i gjatë, gati 15 këmbë. Aty gjendej një enë jashtëzakonisht e gjerë dhe plot me ujë, gji­thmonë nën kujdesin e priftit të lartë, i cili qendronte shumë pra­në “klientit”. Në këto momente ai instruktohej që t’i mbante sytë në sipërfaqen e ujit. Në të njejtën kohë prifti kungonte atë me for~ mula magjike. Dhe papritur, dalëngadalë fytyra e të gjallit shu­hej në pasqyrimin e ujit dhe, po aq ngadalë, tashmë vizualizohej i “vdekuri”, gjallë, tredimesional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur… Në këtë rast, parashikimi me ndërmjetësinë e veçantë të priftit të lartë, dëgjohej drejtpërdrejt nga goja e të vdekurit ! Ky akt ndodh edhe me ne në kushtet e gjumit, kur flasim me të vdekurit në mënyrë të pavullnetshme në ëndrrat tona. Për të arri­tur një gjendje psikologjike kaq speciale “klienti” nga priftëri­njtë e orakullit shpesh si mjete ndihmëse, përdoreshin edhe droga të ndryshme që të stimulonin deri në nivelin e haluçinacionit. Plini veçanërisht na thekson një fakt të tillë, për një bimë me emrin “Hanbane”, e cila konsiderohej si “bar i shenjtë” që kishte kualitet hipnotik dhe pastaj përdorej për ceremoni të tilla. Han­bane në fakt kthehej në një helm vdekjeprurës, nëqoftëse nuk dije ta përdorje… Tjetër narkotik haluçinogjetik, ishin bimët me emrin “Hellebore”, “Dittany” dhe “Melampus” të cilat gjithashtu përdore­shin në kohën e lashtë. Përshemull, në civilizimin Minoan, opiumi nderohej në nivelin e besimi t fetar. Robert Tample (Bota e nëndhe­shme, botim i vitit 2002). Pra, pas kësaj lind pyetja e thjshtë, a ishte e vërtetë e gjithë kjo ? Si, pra, ishte mundur realizimi i një gjëje të tillë ?

Related image

Ndër profetë modernë le të kujtojmë Nosterdamus-in, i cili për­dorte të njejtat metoda për të parashikuar të ardhmen, duke parë gjërat jo me enën e ujit, por ne sipërfaqen e një xhami të zi i ngja­shëm me ekranin e sotëm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i të parit të gjërave pa qenë prezent në ngjarje egziston tek njerëz, të cilët kanë këtë aftësi të veçantë që thirren me termin mjekeësor “Paranormale”. Pra, fenomeni egziston, por, siç shihet, ai shtri­het në një grup veçanërisht të kufizuar njerëzish. Këta individë kanë të theksuar “Ndjenjën e gjashtë”. Shpesh në programe të ndry­shme televizive, n shikojmë njerëz të tillë që përdoren me shumë sukses nga forcat e rendit për aftësit e tyre të veçanta, duke zgji­dhur krime të vjetra dhe të reja që edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperiencë nuk i kanë zbuluar dot. Gjithashtu këta nje­rëz nuk e kanë sensin e të kaluarës apo atë të ardhmes, sepse ata i shikonin gjërat në kohën e tanishme me një qartësi të pagabueshme. Po në “Istitucipnin e Dodonës”, priftënjtë e saj njiheshin edhe për bëma të tjera… Italiani Enzo Gatti në librin e tij Gli ILIRI, bot.1981, nënvizon se : “Priftërinjtë Ilirë ishin astronomë ekspertë. Ata ndërtonin qendra nga ku vëzhgonin qiellin. Parashi­konin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstrua­le të grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. dhe i faleshin yllit “Sirio”. “Ata u tregonin buj­qëve kohën e të mbjellave. parashikojnë datën dhe orën e saktë të eklipseve. Me urdhër të priftit dielli humbiste dritën e tij ….. Prifti sigurisht përfitonte nga eklipset dhe bëhej interpretuesi i paralajmërimeve hyjnore, duke diktuar mesime të dobishme”… Pra, sipas këtij përshkrimi të Enzo Gattit, del se priftërinjtë Ilirë kishin njohuri universale!”

Zane – Duket tamam si një hipnozë në një kohë tepër të lashtë, ku pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve paskan zotëruar aftësitë e larta hyjnore
Rasim Bebo – Është shumë e vërtetë. Robert Temple ,ndërmjet të tjerave thotë : “…Grekët dhe Hebrej­të janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, saqë mund të the­mi, që bëhet fjalë për mijëra vite distancë përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”.


Prandaj Aristidh Kola, thotë : “Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për këtë arsye i quajnë ata Parahënës ose Parahenas (në greqisht; Por­selines ose Porselanes) selini-hëna, në tipin dorian thuhet Selena)

Për të vërtetuar edhe një herë vendndodhjen e Dodonës, shikojmë shkrimin e Erik Von Daniken, ai thekson: “Çdokush mundet të verë re se kemi trekëndsha të tillë që të krijojnë një rrjet të përba­shkët me qendrat e kultit dhe kjo gjë nuk mund të jetë rastësi”! Ja një shembull, – vazhdon ai : Dodona-Delphi-Sparta, një trekëndësh ! Distanca ndërmjet tyre është e barabartë, Dodona-Delphi, Dodona­Sparta, Delphi-Sparta, etj”. Me anën e këtij trekëndëshi me bri­një të barabarta tregon vendndodhjen e Dodonës në rrëzë të Mali Tomare ne Çamëri.


Related image

Zane – Si bëhej komunikimi me Dodonën nga vende të tjera ?

Rasim Bebo – Unë dua t’i referohem këtu përsëri Maks Zotaj, i cili citon: “Një tjetër dukuri e rëndësishme është komu­nikimi midis këtyre qendrave të kultit. Çdo gjë brenda këtij te­rritori me një dimension krejt të pa imagjinueshëm për kohën to­në është ndërtuar, sipas një master-plani ! Me njohuritë dhe tekno­logjinë e sotme ky master-plan është krejt i pa realizueshëm. Robert Temple, nga ana e tij vë në dukje edhe diçka tjetër. Siste­mi i komunikimit midis tempujve ! Po si pra, komunikonin ato ? Në “Netherëorld” (Bota e të vdekurve) Robert Temple, shkruan : “Jam i informuar se, pëllumbat postjerë ishin në gjendje të fluturonin nga Theba e Egjyptit në Dodonë brenda nje dite !” Në kohët e vje­tra profetët të lidhur me Dodonën, konsideroheshin të aftë në zbë­rthimin e gjuhës së zogjve. Në fakt “Gjuha e zogjve” ishte shkru­ar në një letër e cila i lidhej pëllumbit korier në këmbë. Siste­mi i pëllumbave postjer është spjegimi bindës për shprehjen “zogjtë që flasin” të Orakullit. në fakt zoqjtë ndihmonin qendrën e Orakullit që të ruante lidhjet me qendrat e tjera, me të rejat e fundit gjithashtu dhe siguronte rrjetin komunikues të domosdoshëm për biznes. Kjo ishte një zgjidhje brilante e kohës; pra, pëllumbi përçonte mesazhet nga Zeusi ! Në një tjetër rast Homeri tek poema e tij Odisea përmend : “Pëllumbi i ndrojtur po sjell ambrozia ushqimin e pavdekësisë tek baba, Zeusi”!…Prap Herodoti thotë : “Më ka thënë një prift i Thebës se profetët e Dodonës thoshin, që dy pëllumba të zinj fluturuan nga Theba në Egjypt, njeri nga ata për­fundoi në Libi, dhe tjetri u ul në një lis dhe foli me zë njeriu, duke thënë se Orakulli këtu duhet të ndërtohet për nder të Zeusit”…

Related image

Pëllumba korierë janë përdorur për qëllime komunikimi, edhe më he­rët prej Shumerëve tremijë vjet p.e.s. Më vonë nga Romakët, deri vonë edhe nga flota Britanike.

Si përfundim, në bazë të këtyre fakteve vendndodhja e DODONËS është n Çamëri në rrëzë të Malit Tomare në jug-perendim të Jani­nës.



Albert Kotini, citon: “Pasardhësit e fiseve pellazgjiko-ilire janë të quajtur thesprotë, me qendër shpirtërore, Tempullin e Dodonës. (Afër Janinës) Për autoktoninë ilire të Çamërisë dhe si vazhdim iliro-shqiptar të saj në trojet e veta gjenden shënime të bollshme nga autorët klasikë, si tek Staboni, Herodoti, Tuqididi, Ptolemeu, Plinit, Stefan Bizantini, etj.”

Zane – Unë ju falenderoj për gjithëkëtë informacion që më dhatë. Po ashtu kam bindjen se edhe lexuesi është në një mendje me mua. Por çfarë litereature keni përdorur ju në këtë material që gjerë që keni hulumtuar duke na dhënë një panoramë të vërtetë dhe bindëse për Dodonën ?


Rasim Bebo – është një material i bollshëm dhe ai material kërkohet që të jetë sa më prezent tel njerëzit që shqiptaërt e të gjithë trojeve kanë një histori hyjnore dhe të lashtë që nuk mund t’i afrohen apo tjetërsojnë të tjerët. Për Bibliograf kam përdorur Prof. Pëllumb Xhufi, “Greqia sipas formatit të Megali Idesë”, gazeta “Illyria” 24. 01. 2006, f. 26.


Maks Zotaj, “Orakulli i Dodonës” gazeta “Illyria” 06. 02. 2006, f. 24.

Selman Sheme, “Çamëria” botim në Tiranë 2005 f. 40, 187.

Isuf Bajrami, “Epiri dhe përkatësia etnike e epirotë­ve”

Atlas of the World, botim 1987. Printed the U.S.A., Reader’s dige

st, General Books f.91 dhe 118.

Edwin Jacques, “Shqiptarët” botim 1995, f. 79.

Aristidh Kola, “Arvanitasit” botimi 2002, f. 36

Robin Wterfild, “Athenes” Harta e trekëndëshit të vogël, botimi në Neë Jork 1952

Albert Kotini, “Tre gurët e zes në Prevezë”, botim në Tiranë, 2000, f. 209.


Përgatiti :Flori Bruqi


Prishtinë,12.12.2017


Vdiç historiani i shquar shqiptar profesor Rasim Bebo


Sot më 12 dhjetor 2017, ndërroi jetë, në moshën 91 vjeçare Historiani i shquar RASIM BEBO, autor i botimeve historike:

“Dodona”, “ZEUSI”, “ARTIKUJ DHE NGJARJE- 2 PJESË”, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU”,”AMERIKA ME RRËNJË SHQIPTARE”, romani autentik “SHALA E KALIT TË JETËS” si dhe i disa dhjetëra artikujve historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website të internetit.


Me një jetë tepër aktive, luftëtar trim në Batalionin “Çamëria”, tankist i shkathët, oficer i paepur i ushtrisë popullore, mësues i devotshëm në disa shkolla të vendit, dhe aktivist shoqëror i palodhur në SHBA, ku emigroi dy dekadat e fundit, ai iu kushtua tërësisht atdheut dhe Çamërisë martire.


Me përgatitjen e tij intelektuale, studime te larta për histori- gjeografi dhe gjuhë gjermane, jeta dhe vepra e tij madhështore, bëri që ai të pushtojë shpirtin patriotik të gjithë atdhedashësve në të dy kontinentet ku jetoi.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij, si bashkëshort shembullor, si baba i shtrenjtë, për katër djemtë e vet, njerëz të nderuar të punës, gjysh i dashur për shumë nipër e mbesa, si dhe mik i shtrenjtë për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë lexuar veprat e tij.


Vullnet Mato – shkrimtar,

Tiranë 12 dhjetor 2017.

2017-12-11

Takimi letrar “Esad Mekuli”, Instituti Albanologjik i Prishtinës

Takimi letrar “Esad Mekuli”, 
Instituti Albanologjik i Prishtinës
E shtunë, më 16.12.2017, ora 12


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Janë paraqitur 64 krijime letrare, nga të cilat një e publikuar.

Krijime të përzgjedhura për lexim

Jepen tri çmime letrare

1.Qyteti modern
2.Hapa të lodhur
3.Grabitësi
4.Vetmia pëllet si zot indian
5.Peisazh poetik
6.Tani që të kujtoj ty
7.Kush jam unë?!
8.Të dielën i bie violinës
9.Orët e dëshmisë numër 101057
10.Emri
11.Mornaru
12.Hienat pështyejnë diellin
13. Oazat e shpirtit
14.Barski inferno
15.Elegji për Çamërinë
16.Verior se verior
17.Falënderim të bukurës natë
18.Homeri i dhjetë
19.Shtegëtime
20. Shpirt i trazuar
21.Ramallije
22.Shtatë ditë
23.Zogu që prore digjet
24.Delir shpirtëror
25.Kam me puthë jetën
26. Më jep një shenjë
27. Panoramë shqiptare
28.Terrnajë moderne
29. Vështro brenda vetes, njeri!
30. Një jetë
31. Emblemë lashtësie
32. Me më të naltën krenari!
33. Edhe sot
34.Kurorë lulëkuqesh
35. E shtuna e javës, (të shkurtohet!)
36. Fati i vonuar!
37. Më i mirë se i miri...
38. Flamur në stuhi
39.Vasha e Gradicës
40. Lutje
41. Është ajo dashuria
42. Unë
43. Nuk heshtin kullat

Komisioni i përzgjedhjes:
Dr. Arben Hoxha
Prof. Abdyl Kadolli
Dr.Flora Brovina

Prishtinë, 11 dhjetor 2017

Vështrime për librat që përurohen

1.Gëzim Ajgeraj
2.Sejdi Gashi
3. Xheladin Çitaku
4.Muhamet Rogova
5.Dibran Fylli
6.Rushit Ramabaja

P. s.
Pjesëmarrësit me punime ftohen në drekë.
Mysafirët nga Republika e Shqipërisë do të kenë një drekë dhe një bujtje në hotel.

Vdes poeti e përkthyesi Nehat S.Hoxha(1951-2017)


Nga Flori Bruqi 

Në vend të përkujtimin për poetin tonë të madh Nehat S.Hoxha



Fotografia e Ekrem S. Arifi


Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar  Nehat  S. Hoxha, poeti, që në vitin 1990 kishte shkruar veprën “Vdekja e poetit”.

Nehat S.Hoxha ishte edhe ekonomist, si dhe përkthyes e redaktori i shumë librave. Ishte edhe autor i shumë teksteve të këngëve.


Ishte Anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe laureat i shumë çmimeve letrare në Kosovë dhe Ballkan. 


Lajmin për vdekjen e poetit e ka bërë me dije vëllai i tij, kitaristi i njohur Shefqet S. Hoxha.



Image result for poezi nga nehat s.hoxha

“Lamtumirë Vëlla... Shihemi në një jetë më t'mirë...!”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një foto të përbashkët me tashmë të ndjerin.


Ndërsa miku dhe shoku i poetit Hoxha,  Profesori i mirënjohur Ekrem  S. Arifi ,në profilin e tij në Facebook shkroi  sot :


"U nda nga ne miku im Nehat Hoxha . Njiheshim në vitet e hershme të rinisë në Ferizaj , ndonëse ai mësonte për ekonomi , kurse unë mësoja në gjimnaz në gjeneratën e parë. Takoheshim shpesh në aktivitetet e lira siç i quaniim ne atëherë.Dallohej sidomos me lojën në kitarë , në shkrimin e poezive dhe tregimeve poetike. Ishte mjeshtër i përdorimit të figurave stilistike. Shkrimet e tij ishin plotë simbolik dhe metaforë . Gjenerata e jonë mburreshim me te. Kishte afri me shokët e tij , ishte solidar me ta . Gati 30 vite më vonë edhe fëmijët tanë Perëndia i bashkoi në lidhje bashkëshortore , ne vetëm i bekuam ata.Miqësia jonë vazhdonte me sukses , tash humba edhe mikun e shtëpisë , njeriun e dashur e suptil , por trashëgimia që na la është e pashlyeshme në kujtesën tonë.Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty miku im !"




Nehat S. Hoxha u lind në Ferizaj, Kosovë, më 1951. Edukimin themelor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje, kurse studimet e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe Provimin e posaçëm profesional për punë të tregtisë së jashtme(specializim) në Beograd.Në skenën e letrave shqip u shfaq nga vitet ’70, me poezi,tregime, vargje për këngë, përkthime, sidomos ato letrare nga anglishtja. Ka pëkthyer edhe shume filma artistik, arsimorë e vizatimorë për TV, Radio, Gazeta dhe Revista. Redaktor i shumë librave të krijuesve letrarë, figurativ, muzikor. Fitues i dhjetra çmimeve letrare. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.


Vepra të botuara:

1. Vdekja e poetit, Rilindja, Prishtinë, 1990;
2. Lindje në plojë, Redaksia “Fjala”, Prishtinë, 1992;
3. I mërguar në atdhe, Druck Art, Prishtinë, 1996;
4. Fjalor Elementar Anglisht-Shqip, 1996
5. Oguri, roman, Ministria e Kulturës, 2003

Vepra të përkthyera nga anglishtja:

1. T. Williams, “Menaxheria e qelqtë” (dramë), 1983
2. L. Hjuz, “Mbretëria e frushkullit”, (Poezi), 1985
3. R. Tagore, “Bukurezat”, (Poezi), 1986 4. H. Xhibran, “Profeti”, (Poezi), 1987
4. H. Xhibran, “Profeti”, (Poezi), 1987
5. O. Uajlld, “Kallëzime”, (Tregime për fëmijë), 1988
6. U. B. Jejts, “Ringjallja” (Katër drama), 1989
7. E. A. Poe, “Politiani”, (Dramë), 1989
8. L. Gillis, “Korb midis egërsirash”, (Dramë), 1987
9. S. Beket, “Fundi i Lojës”, “Jehona, Shkup, (Dramë), 1987
10. K. Marlo, “Dr. Fausti kobzi”, (Dramë), 1989
11. N. Shop, “Furka e mistershme”, (Dramë), 1990
12. A. Gajtani, “Lule më lule”, (poezi, nga shqipja në gjuhën serbo-kroate, Tuzla, BH) 1989;
13. O. Uajlld, “Je ai që je”, (Dramë), 1988
14. F. A. Hajek, “Individualizmi dhe rendi ekonomik”,“Eureka, Prishtinë, 1996;
15. Panteon i Laureatëve të Çmimit Nobel për ekonomi: prej klasikëve deri në shekullin tonë;
16. O. Uajlld, “Saloma”, (Dramë) 1985 17. T. S. Eliot, “Vrasja në Katedrale”, (Dramë), 1988 18. Kënga e Rolandit, 1987


Poezi nga Nehat S. Hoxha



KOSOVA E VOGËL GOLLAKU I MADH

Kosova e Madhe ka shtatë vëllezër e shtatë motra
Njërin nga vëllezërit e quajmë Kollak
Qysh nga Nata e Lerthave përpara jetës në këtë botë
Dhe me pinjojtë e pa jetës me Perandorë e Perandori
Me Justinian e pasardhës trashëgimie
Me Bederianë në Brainë e Damastion
E me kulmin në kupë të qiellit me Kitkën
Me Tuma, Gomore, Kështjella e Kulla
Dhe me Kulltin e Mrizit të Shenjtë
Mbollën jetën në tokë e në qiell
Me Mulla Idriz Gjilanin e Shyt Marecin
Në luftë me Serbinë
Me Hoxhë Brainën e Xhon Serreçi
Dhe me ushtrinë e pareshtur në vijë
Të qeiesisë Dradani
Që nga zona toponimike për ruajtjen e gjurmëve
Pellazgo-Ilire, Kelte, Romake, Bizantine. Gote, Avare, Sllave,
Sase, Saksone e Osmane
Ku Prishtina pi unë
Në Golla, në Gallap, Galabri e Gavisë
Nga antika në jetë të re
Me trungje nën dhe
E me shekuj nga Toplica, Keçekolla, Prapashtica
Djegur mizorisht në zemrën e Dardanisë
Me Samakovë ku shkrihej hekuri
Me fudanet e shekujve pas shekulli
Lota e Selmani, Isa Kastrati, Zahir Pajaziti,
Huruglica, Ramabaja
Dhe Mentori Idriz Ajeti që quhet identiteti
I kësaj gjuhe kaq hyjnore
Që s'na le të shënojmë vdeekeje prore
Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Metush Krasniqi, Rexhep Mala...
Dhe paturpësia
-Lavi të mbjellurve të kësaj toke


MBRETËRIA E JETËS

Mirëmëngjesi vdekje
Urdhëro urdhëro
Do çaj kafe llokum raki
apo një kupë shpirt
Mysafire më e përditshme në derë
për ty nozullimet i kam si përherë

(Si s’më le një ditë të vetme të më marrë malli
për emrin tënd - për praninë tënde?)

Urdhëro urdhëro
Kam një gjysmë nate qyshse gjë nuk di
cilin nga njerëzit e mi ke mbetur pa marrë në gji

Do çaj kafe llokum raki
apo një kupë gjak

O ç’i krisur që je i lumi poet
Ku flet mbretëresha me mbret varfërie?!

Vajti gjysmë jete, u bë pikë e ditës
Erdhi si në çast ora e vizitës:
- mirëdita vdekje - urdhëro urdhëro
Do supë prej angrrash a prej kockë kafke
Do zemër të pjekur, shkrumbuar në prush
apo mushkëri a veshka të njoma
sa s’më janë ftohur të sotmet kufoma

Urdhëro urdhëro
E di që nuk flet
Ti mbaro gostinë fjalët i them unë
Ndaj më more burrat që ruanin votrën
më more dhe nënë motra edhe bija
more moshë urtie dhe more ferishte
për jetesë më le yajet e mërgimit
kurse për çdo kremte: këmishë të pikëllimit

A ngopesh a s’ngopesh s’është gjëpunë për mua
shko në Mbretërinë tënde - në daç rri tek unë
Por s’vij dot me ty pa mbaruar punë!

Mirëmbrëma, vdekje! Urdhëro!
Urdhëro! Hyrë. Rri sa të duash!
Gjë gosti nga unë mos prit pa dalë dielli!
Atëbotë të pres me tryezën plot.

Mirëmëngjesi, vdekje!
Urdhëro, urdhëro!
Do çaj, kafe, llokum, raki
Apo një copë zemre 3.000 vjet përditë kopanisur
mbase me të ngop barkun tënd të grisur!

Pra, ti frymën ma merr!
Ma merr edhe trupin siç more lirinë edhe robërinë.
Ja që (Sic!) s’të jap - S’të jap Dashurinë!



LULE DHE KËNGË

Lulja e do këngën
Kënga e rrit lulen
Kështu ka thënë Zoti

Njëra-tjetrës i përkulen

Lulja i jep këngës
Ngjyrën kuq të gjakut
Kënga i kthen lules
Shpirtin e zambakut
Kur ligjëron kënga
Lulja e merr ngjyrën

Dritëson nga brenda

Zbukuron natyrën
Fryte dashurie
Janë lulja dhe kënga
Lumturi njerëzie
Për një jetë pa brenga

25 gusht 2006



SI QUHET DËSHPRIMI

Për 55 vjet rresht trupi më mblodhi të gjitha fëlliqësirat e botës
e njerëzit e mi i quajnë bukuri përrallore.

Për 55 vjet rresht turpi shtresoi bukurinë e shëmtisë si rreng dashurie
kurse të mitë ngazëllehen me gënjeshtrën që u zbukuron jetën

Kishim ëndrra nga më të fismet
për stolinë e virtyteve që bëjnë të kamur
jetesën me identitet estetik për dashurinë globale
në sofër bote shqiptare dhe atë të botës së madhe

Nanuritëm iluzione për t’i ikur vërtetësisë së rrojtjes në këtë jetë
dhe fituam zhgënjimet më të fundme të fundrrinave tona
teksa synonim të shquheshim për zotërinj të cilësive dhe fatit

Arritëm ballë muri pa derë dhe na u humbën rrugët
që kishim shtruar me limfën e shpirtit

Si quhet dëshpërimi me gjuhë bote



NOJMA E SHQIPES

i kushtohet Shqipes aq të kamur nga bukuria
dhe kaq të drobitur nga robëria

Pushtetin sterrë netve djallëzore
me ditët tash kaq vjet që vijnë me rroba zie
e përballa falë nojmës së syrit tënd
tek më hapte shtigje një orbite të bruztë
tej territ tej retinës tej zemrës sime

Net bartolomejsh në sund sterre
i mbaja në dry me shpresën tek ti
në rendje pareshtur tërbimi
më shkulnin dorën
më shkulnin krahun
këmbët rropullitë ballin me dritë
Po zemra ngjeshur me dashurinë për ty
i zbonte e më gdhinte një tjetër ditë të zisë

Lirikën aq shumë e dua
porse ma vrugon patetika
Kordhëzhveshur më përmbys edhe mbretërinë e ëndrrës
Je nojmë dashurie - nojmë djalli je
Shtojzovalle a bijë bushtre
Orëshuar jetën mos e le
Sepse vjen dhuna vjen ankthi vetmia vjen
Drobitem zgërlaqem ronitem
Por, vjen Shqipja e më shenjon
Davaritet vagëllia
dhe unë rilindem
rilindem rilindem


I MËRGUAR NË ATDHE

O moj botë, e lumja botë
në sytë e tu a nuk ke lotë
Për të qarë, për të qarë
për ç’më ndodhi, ç’më ka ngjarë
në vendin tim plot pikëllim
ku gjëmon e oshëtin
ku qan nëna përmbi dhe
mbi kokë djali besë e fe
Ti ku je moj, ti ku je?
Si s’e sheh moj? Si s’e sheh?

Dhjetëqind vjet, moj!
Dhjetëqind vjet me kuj në tokë e det
s’mund të shihet me vëllanë ndaj e ndanë
dhe e ndanë me sinorë
e sinorë ku ndrin dielli, bie borë
i kërkojnë pasaporta
kur i shkon birit ke porta:
A ke parë moj, mbi këtë dhe
mërgimtarë në atdhe?

Na dhe jetën, na dhe Torën
Shenjtin Libër, edhe shkollën
Ramajanë Mahabharatë
ku na njeh dhe gur’ i thatë
Na dhe besë na dhe Kur’an
këngë kreshnike e Rolan’
Nibelungë, ah e bung
për t’na bërë gurë e cung
për t’na thënë: të pa-fe
pse mërgoheni në atdhe!?

I mbrujtur me kuq e bardh
me zemër e me karar
kisha marrë udhën e botës
me trastën e dijes mbarë
Kaq qindvjeç që isha bërë
terr e dritë më kishin vrarë

2017-12-06

Disa të dhëna statistikore të popullsisë shqiptare në dekadat e para të shekullit XX dhe XXI

Nga Flori Bruqi 



Shqiptare ne Nju Jork

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.

Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera.Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise.

Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare.

 Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.

 Projekti është një faqe interneti që “nje komb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë.

Besfort Axhanela ka treguar për Top-Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu?

Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Më poshtë janë disa statistika të përafërta rreth numrit të shqiptarëve që jetojnë nëpër botë dhe në vend:
Gjermani: 450 000
Zvicër: 300000
Suedi: 70000
Danimarkë: 12000
Belgjikë: 60000
Itali: 800000 – 1 000 000
Angli: 100 000
SHBA: 200 000 – 800 000 (1 000 000)
Siri: 10 000
Turqi: 5 000 000
Argjentinë: 50 000
Kanada: 35 000
Ukrainë: 50 000
Finlandë: 9 000
Rumani: 10 000
Hungari: 1 500
Bosnjë: 5 000
Bullgari: 300
Kroaci: 18 000
Slloveni: 8 000
Azerbajxhan: 10.000.
Serbi: 65 000
Mal i Zi: 32 000
Greqi: 1 200 000 (5 000 000)
Maqedoni: 800 000
Kosovë: 1 700 000
Shqipëri: 2 900 000


Në kontinentin e largët të Australisë jetojnë një numër i shqiptarësh të Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas rezultateve të vitit 1016 të Institutit Australian të Statistikave, rezulton se në Australi.

Një ndër pyetjet që formularin e censusit australian, ishte edhe “Çfarë gjuhë tjetër flisni përveç anglishtes”? Nga përgjigjet, rezulton se 9183 banorë të Australisë flasin shqip. Ata janë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë nga Maqedonia.

Victoria 6,834

New South Wales 772

South Australia 579

Queensland 512


Western Australia 404

Australian Capital Territory 48

Northern Territory 20

Tasmania 14

Ndërkohë në tjetër tabelë tregon ndarjen e shqiptarëve sipas vendit të lindjes. Të dhënat i përkasin vetëm shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi Maqedonia është futur në kategorinë ish-republika jugosllave e Maqedonisë.

Gjithnje sipas të dhënave te Institutit Australian të Statistikave bazuar në regjistrimin e popullsisë në vitet e mëparshme, popullsia shqiptare në Australi është rritur gradualisht gjatë 20 viteve te fundit.

Faktorët që kanë ndikuar në këtë nivel rritje të popullsisë janë numri i lindjeve/vdekjeve dhe emigracioni.





Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, vilajetet osmane në Ballkan përftuan një rëndësi ndërkombëtare.

Duke qenë se Fuqitë e Mëdha kishin marrë rolin e protektorit për popullatat e krishtera në Turqinë evropiane, në këtë periudhë dolën në sipërfaqe të dhëna të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore, mbi përbërjen etno-gjuhësore të vilajeteve në Ballkan.

Sado që regjistrimet e popullsisë nga administrata osmane prireshin të shpërfillnin kriterin etnik, vlerësime të ndryshme japin një pasqyrë interesante për realitetet demografike në vilajetet e banuara me shumicë shqiptare.


Studiuesja turke Hatixhe Bajraktar në një studim të saj sjell disa të dhëna të reja statistikore për viset shqiptare të përfshira në vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Nga një përllogaritje e përgjithshme, shqiptarët përbënin pjesën dërrmuese të popullatës në vilajtetet e Kosovës, Shkodrës dhe Janinës, kurse një pjesë të numërt edhe të vilajetit të Manastirit.

Portali Konica.al sjell një përmbledhje të të dhënave nga studiuesja turke:

VILAJETI I KOSOVËS: popullata e përgjithshme 908.915 (turq myslimanë 89.350; bullgarë 251.000; bullgarë myslimanë 13.680; serbë ortodoksë 112.870; grekë ortodoksë 150; vllehë ortodoksë 910; shqiptarë myslimanë 417.250, të përzier 21.905).

VILAJETI I SHKODRËS: popullata e përgjithshme 322.000 (turq myslimanë 12.000; shqiptarë myslimanë 80.000; serbë, 30.000; shqiptarë katolikë 140.000; vllehë 10.000; serbë myslimanë 40.000; hebrenj 5.000; romë 5.000).

VILAJETI I JANINËS: popullata e përgjithshme 648.000 (turq myslimanë 10.000; shqiptarë myslimanë 180.000; shqiptarë katolikë 25.000; shqiptarë ortodoksë 110.000; bullgarë 20.000; grekë 110.000; vllehë 180.000; romë 7.000; hebrenj 6.000).

VILAJETI I MANASTIRIT: popullata e përgjithshme 846.495 (turq myslimanë 11.550; bullgarë 330.800; bullgarë myslimanë 23.900; grekë 61.930; vllehë ortodoksë 64.945; shqiptarë myslimanë 218.650; të tjerë 34.700).

****


Në dy dekadat e para të shek. XX në Kosovë, e cila deri në vitin 1912 kishte statusin administrativ të vilajetit me kryeqendër Shkupin, në kuadër të Perandorisë Osmane, u përpunuan statistika të popullsisë nga provenienca të ndryshme.

Pos organeve administrative osmane, që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare.

 Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë.

Me të përfunduar Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.

Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte prova të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike. Në këtë kontekst, ky Komitet i dërgoi kësaj Konference edhe statistika të popullsisë, të cilat argumentonin se popullsia e përgjithshme e Kosovës dominohej nga shqiptarët. Sipas një statistike të popullsisë së Kosovës, të hartuar nga ky Komitet, e cila është e përafërt me regjistrimet e mëparshme dhe konsiderohet e besueshme, sepse tregon për zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme të kësaj treve si pasojë e kolonizimit serb, vrasjeve dhe emigrimit të shqiptarëve e popujve të tjerë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova kishte një popullsi të përgjithshme prej 1.065.960 banorë, nga e cila 881.989 (82.74%) ishin shqiptarë, 99.952 (9.37%) serbë, 47.781 (4.48%) bullgarë, 30.462 (2.85%) boshnjakë, 3.955 (0.37%) turq, 1.115 (0.10%) hebrenj, 650 (0.06%) grekë dhe 56 (0.005%) vlleh.

Në këtë statistikë të popullsisë, pos 18 qendrave administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Kumanovës dhe rrethinës. Sipas kësaj statistike në Kumanovë dhe viset përreth kishte 47.506 banorë, prej të cilëve 33.126 frymë ose 69.73% ishin shqiptarë, 11.562 frymë ose 24.33% ishin bullgarë, 2.226 frymë ose 4.68% ishin serbë dhe 592 frymë ose 1.24% ishin turq.

Pra, në këtë qendër të Kosovës banonin vetëm katër komunitete kryesore etnike: shqiptarët, bullgarët, serbët dhe turqit. Duhet theksuar se statistika në fjalë u përdor nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris mbi padrejtësitë e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe për të bashkuar këtë trevë (Kumanovën) me Shqipërinë.

Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në IRJM. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në IRJM është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).

Regjistrimi i popullsisë mbahet çdo 10 vjet, shqiptarët kan marrë pjesë me 19% të popullsisë së përgjithme në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë shqipetare ra në 13% në vitin 1961, përshkak të shpërnguljeve për Turqi. Ajo u rrit përsëri në vitin 1971 në 17%. Shqiptarët arritën deri 19,7% në 1981 dhe 21% në 1991 Vladimir Ortakovski (2001): Marrëdhëniet ndëretnike dhe pakicave në Republikën e Maqedonisë, Shën. Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup.

 Në regjistrimin e fundit në vitin 2002, popullsia shqiptare ishte në 25,2%. Etnologet në vitin 2002 vlerësojnë rreth 500.000 njerëz flasin gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Në dekadën që Republika e Maqedonisë shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, kryesisht hulumtuesit shqiptarë kanë dhënë të dhëna në lodhjen me pjesmarrjen e popullsisë shqiptare - 30% .

Nga ana tjetër, maqedonasit etnikë thnin se shqiptarët kanë qenë mezi 20%. Megjithatë, numri i pranuar gjerësisht të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë është sipas regjistrimit të monitoruar nga ndërkombëtarët në vitin 2002.

Të dhënat e regjistrimit vlerësuan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë , 2008 / 2008 , partitë politike shqiptare ka marrë 22,61% të votave, duke marrë 29 nga 120 vende.


*****

Popullata shqiptare në Mal të Zi është mpakur në mënyrë drastike në pesë dekadat e fundit.




Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjëgjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).

Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, institucionit më të lartë të vetë-qeverisjes së shqiptarëve në këtë vend.




Migrimi me përpjestime të frikshme, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore, nataliteti përgjithësisht i zbehtë dhe asimilimi në boshnjakë ka bërë që numri aktual i shqiptarëve të pakësohet përtej çdo përfytyrimi.

Nga regjistrimi i fundit, i bërë më 2011, rezulton se përkatësinë etnike shqiptare e deklaruan 30 mijë e 439 persona (ose 4.91%).

Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, i cili bashkë me komunën, numëron 14 mijë e 076 shqiptarë.

Vendbanimi i dytë me shqiptarë është Podgorica, ku në kohën e regjistrimit përfshihej edhe komuna e Tuzit, me 9 mijë e 538 shqiptarë.

Komuna e tretë me përqëndrimin më të madh të shqiptarëve është Tivari me 2 mijë e 515 shqiptarë, i pasuar nga Plava me 2 mijë e 475 shqiptarë, dhe Rozhaja me 1 mijë e 158 shqiptarë.

Në komunat e tjera ka vetëm një prani miniskule të shqiptarëve si Berana (70 shqiptarë), Bello Polja (57 shqiptarë), Budva (100), Cetina (38), Danillovgradi (81), Kotori (102), Herceg novi (41), Nikshiç (73), Plevla (17) dhe Tivati (97).

Shprehur në përqindje, pjesëmarrja shqiptare në popullatën e përgjithshme të komunave është si vijon: Andrijevicë (0.02 %), Tivar (5.98%), Beranë (0.21%), Bello Pole (0.12%), Budvë (0.52), Cetinë (0.23%), Danilovgrad (0.44%), Herceg Nobi (0.13%), Kotor (0.45%), Nikshiç (0.10%), Plavë (18.88%), Plevle (0.06%), Podgoricë (5.13%), Rozhajë (5.04%), Tivat (0.69%), Ulqin (70.66%).

Ndërkaq, shqipen si gjuhë të parë e kanë deklaruar 32671 shqiptarë si vijon: Andrijevicë 5 persona (0.10%), Beranë 245 (0.72%), Bello Pole 48 (0.10%), Budvë 244 (1.27%), Cetinë 29 (0.17%), Danilovgrad 78 (0.42%), Herceg Novi 67 (0.22%), Kotor 163 (0.72%), Nikshiç 553 (0.76%), Plavë 2395 (18.27), Plevle 22 (0.07%), Podgoricë 10276 (5.53%), Rozhajë 1055 (4.59%), Tivat 401 (2.86%) dhe Ulqin 14352 (72.04%).

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimeve të popullsisë, të organizuara gjatë Mbretërisë Jugosllave, në vitin 1921 folës amtarë të gjuhës shqipe ishin 16,838 banorë (8.45% e popullsisë), ndërsa në vitin 1931 ishin 18,098 banorë (5,03%). Nga viti 1948 deri në vitin 2003, kur regjistrimet u organizuan nga RSF dhe RF Jugosllavia, u shtua dhe deklarimi i përkatësisë etnike.

Në vitin 1948 në Mal të Zi jetonin 19,425 shqiptarë (5.15% e popullsisë), 23,460 (5.58%) shqiptarë ishin në vitin 1953, 25,803 (5.47%) në vitin 1961, 35,671 (6.74%) në vitin 1971, 37,735 (6.46%) në vitin 1981, 40,415 (6,57%) në vitin 1991 dhe 31.163 (5.03%) në vitin 2003. Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Mali i Zi në vitin 2011 numri i shqiptarëve ishte 30,439 (ose 4,91% e popullsisë).




Shqiptarët në Mal të Zi janë popullsi autoktone. Pas zgjerimit territorial të Malit të Zi kah territoreve të banuara me shqiptarë në vitin 1878, shqiptarët për herë të parë bëhen shtetas të atij vendi. Shqiptarët që kanë marrë shtetësi malazeze kanë qenë myslimanë dhe katolikë, ndërsa kanë jetuar në qytet Tivar dhe Ulqin me rrethinat e tyre, në bregun e lumit Buna dhe të Liqenit të Shkodrës, si dhe në Triesh.

Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë, gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën. Në trevat e Plavës, Gucisë dhe Pejës, autoritetet vendore malazeze kanë kryer në muajt e parë të vitit 1913 krime të mëdha ndaj popullsisë shqiptare myslimane.

Me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, pas Luftës së Parë Botërore, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre. Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos.

Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve.

Shqiptarët në Mal të Zi is located in Mali i Zi
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit. Komuna e Ulqinit, e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit, është e vetmja komunë ku shqiptarët janë shumicë (71% e popullsisë).

Shqiptarët janë shumicë edhe në Malësi (ku bën pjesë Trieshi, Hoti, Gruda dhe Koja), sot pjesë e territorit të Komunës urbane të Tuzit, njësi e Komunës së Podgoricës, e cila vazhdimisht kërkon që të fitoj statusin e komunës, por pa sukses.

Gjithashtu një numër të madh i shqiptarëve jeton në trevat: Plavë e Guci (Komuna e Plavës, 19%), Tivar e Krajë (Komuna e Tivarit, 6%) dhe Rozhajë (Komuna e Rozhajës, 5%).Vendbanimi më i madh shqiptar është Ulqini, ndërsa pas vjen Tuzi.


*****
Lugina e Presheves


Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Republikën e Kosovës.

Dy ditë më parë Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurë nuk kanë migruar jashtë komunës.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë. Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistrimi i vendbanimit.

“Qëllimi kryesor është që ta bëjnë një Medvegjë të dytë Bujanocin dhe lufta krejt është për Bujanocin. Tash në pamundësi që t’i largojnë shqiptarët nga Lugina me dhunë, tash po i përdorin mjetet kompjuterike”, tha Musliu...


******


Një krahasim i përgjithshëm i këtyre të dhënave zbulon një diferencë mes atyre që e deklarojnë përkatësinë shqiptare dhe atyre që e deklarojnë shqipen si gjuhë të parë.

Fjala bjen, në Podgoricë janë deklaruar 9538 shqiptarë, por shqipen atje e flasin 10276 persona.


*******

Shqipëria ka 2,893,005 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore.

Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua.

 Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%.

 Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete.

 Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore.

Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000).

Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.


Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, me 82.58%.

Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar.

 Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.

Zyrtarisht Shqipëria ka rreth 8301 romë por burime të tjera thonë që jetonjë përafërsisht 120,000 romë në Shqipëri. Romët janë të përhapur në pjesën më të madhe të qendrave të banuara në Ulësirëm Perëndimore të Shqipërisë.

Mungesa e shifrave te sakta për regjistrimin e romeve ne Shqipëri ndodh sepse romet nuk kane aftësitë e duhura për te regjistruar fëmijët e porsalindur.

Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.

Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si pakicë gjuhësore. Popullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre.

 Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

Romet - minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë gjendjen e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.

Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek.

Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një ministër në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

Jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri është 5512.

 Minoriteti maqedonas ndodhet i përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë.

Sipërfaqja e zones së Prespës është 213,9 km². Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe.

 Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi.

Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.

Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 2011 është 24 242 banorë.

Sa banorë ka Shqipëria? Mospërputhje shifrash, INSTAT: 2.8 milion, Gjendja Civile: 4 milionë votues!
Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit.

gggg-655x356
 Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën kombetare greke.


Prishtinë, 6.12.2017

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...