2017-12-20

Në kujtim të 20 personazheve shqiptare që na i mori 2017-a






Përveç ngjarjeve të shumta të gëzueshme, viti që po lëmë pas ka sjellë edhe shumë momente të hidhura, siç kanë qenë ndarjet e shumta nga jeta të artistëve, sportistëve, politikanëve dhe figurave të tjera publike shqiptare.

Një pjesë e tyre në moshë fare të re, e një pjesë në përmbyllje të karrierave të suksesshme, ja cilët kanë qenë personazhet që janë shuar përgjatë 2017-ës, duke lënë pas krijimtarinë apo kontributin e tyre për Shqipërinë.

1.Dritëro Agolli


Një ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, u nda nga jeta më 3 shkurt në moshën 85-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri.

2.Hajrie Rondo


Pasi frymëzoi me historinë e saj të luftës kundër kancerit, aktorja e mirënjohur ndërroi jetë nga e njëjta sëmundje më 9 shtator, në moshë 66-vjeçare.

3.Françesk Radi


Kantautori i njohur, u shua si pasojë e në hemorragjie cerebrale më 27 mars, në moshën 67-vjeçare.

4.Aleksandër Lalo


Kompozitori i famshëm u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak më 19 nëntor, vetëm pak pas fillimit të emisionit “C’est la vie”, ku ai ishte pjesë e jurisë.

5.Dritan Prifti


Ish-ministri i Energjetikës dhe deputet i LSI, u shua më 12 tetor si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në gjak, që i mori jetë në moshën 49-vjeçare.

6.Mërkur Bozgo


Aktori i famshëm Mërkur Bozgo, u shua më 11 nëntor, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

7.Adelajda Xhamani


Ndarja nga jeta e gazetares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother” në moshën 31-vjeçare tronditi mbarë opinionin publik. Xhamani ndërroi jetë më 29 tetor si pasojë e një ataku kardiak, nga një sëmundje e zemrës për të cilën as ajo vetë nuk kishte dijeni.

8.Kasëm Trebeshina

Shkrimtari i famshëm ndërroi jetë më 6 nëntor në moshën 92-vjeçare, në Ankara të Turqisë.

9.Blerta Pepa


Vdekja e artistes së vogël të spektaklit “Gjeniu i vogël” shokoi opinionin publik, pasi 16-vjeçarja ndërroi jetë më 16 maj, gjatë një operacioni në gju, si pasojë e një komplikacioni të rrallë.

10.Blerim Peci


Aktori i njohur i humorit u nda nga jeta më 9 dhjetor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mëlçi që i mori jetën në moshën 44-vjeçare.

11.Shkëlqim Brushulli


Ish-banori i “Big Brother” ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, të cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë. Ai u shua më 12 gusht, në një spital në Gjermani.

12.Drita Agollli


Regjisorja e parë femër në shqipëri dhe aktorja e mirënjohur u shua më 1 nëntor, në moshën 92-vjeçare.

13.Ibrahim Hume Kodra


Ish-futbollisti i Dinamos u shua në moshën 70-vjeçare më 28 nëntor, për shkaqe ende të paditura.

14.Besnik Kaso


Aktori dhe bashkëshorti i këngëtares Irma Libohova u nda nga jeta më 17 mars, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

15.Erinolda Isufaj


Gazetarja e emisionit “Stop” u shua në mënyrë tragjike në moshën 24-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë automobilistik më 11 nëntor.

16.Hanife Recani


Këngëtarja e muzikës folklorike u shua më 17 nëntor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

17.Kujtim Dauti


Ish-futbollisti i famshëm i Kurbinit, u nda nga jeta më 3 dhjetor në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

18.Bubulina Lajçi


Aktorja dhe e bija e aktorit Çun Lajçi u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare më 19 dhjetor, për shkaqe ende të panjohura.

19.Skënder Tafaj


Aktori i njohur është ndarë nga jeta më 4 gusht 2017 në Spitalin Amerikan në Prishtinë , si pasojë e një sulmi kardiakë.

20.Arlinda Canaj


Gazetarja e njohur u nda nga jeta në mënyrë tragjike më 24 gusht, në moshën 46-vjeçare. Canaj kreu vetëvrasje në kushtet e depresionit.

2017-12-19

Shkrim me shkas: Presionet dhe problemet në Prokurimin Publik, temë diskutimi në “Puls”




Në emisionin “Puls” të KTV-së, sonte u diskutua për problemet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik nga Basri Fazliu, ekspert në OSHP, gazetarja e “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj, Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Isuf Zejna nga Demokracia + dhe Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU.

Basri Fazliu, ekspert në OSHP, ka thënë se presionet e operatorëve ekonomikë dhe policisë janë të padurueshme “duke filluar nga marrja në pyetje dhe jemi lodhur... vetëm me ik nga ky vend i punës”.


Presionet dhe problemet në Prokurimin Publik... by kohanet
Fazliu ka treguar se në çfarë presioni punojnë zyrtarët e OSHP-së nga ana e operatorëve të fuqishëm. Ai thotë se pas çdo vendimi të OSHP-së, jepet konkluzioni ku thuhet se për çdo pakënaqësi të vendimit të OSHP-së mund të ankoheni në gjykatën kompetente.

“Këta operatorë shkojnë në Policia e Krimeve Ekonomike dhe në Prokurori dhe aty fillon presioni. Vet fakti kur të thërrasin policia është presion sepse të marrin në pyetje për një rast të caktuar. Kolegët e mi janë ftuar shpesh në intervistim nga policia, unë ende s’jam intervistuar kurse kolegët e mi po janë marrë shpesh në pyetje. Unë e shoh këtë si formë presioni sepse kundër vendimeve të OSHP-së duhet të ju drejtohen gjykatës e jo të merren në pyetje zyrtarët e OSHP-së nga policia e krimeve ekonomike dhe prokuroria”, ka thënë Fazliu.


Presionet dhe problemet në Prokurimin Publik... by kohanet
Ai tha se ky është presion i drejtpërdrejt dhe shtoi se deri më tash nuk kanë pasur asnjë mbrojtje nga shteti.

Sipas tij, ka interesa të operatorëve tepër të fuqishëm ekonomikë. Ata, thotë Fazliu, me çdo kusht dëshirojnë të marrin tenderin apo kontratën “dhe aty edhe fillon presioni”.

Fazliu tha se janë duke e menduar edhe mundësinë e largimit nga ky institucion sepse, siç u shpreh ai, “nuk mundemi të punojmë më në këtë gjendje”.

E ftuara tjetër në emision, gazetarja e “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj ka thënë se shpesh kemi përshtypjen se OSHP-ja e rrit pazarin e kompanive private.

“Në kohën kur është ndonjë tender i madh, mendoj se OSHP-ja bëhet hisedar në penalizim të disa kompanive në bashkëpunim me policinë e krimeve ekonomike. Kam raportuar sidomos për tenderët në Ministri të Shëndetësisë. Kam raportuar për një kompani konkurrente që ka pas gjasa të fitojë tenderin, por Policia e Krimeve Ekonomike ka nis hetime kundër asaj kompanie dhe ato hetime kurrë nuk kanë përfunduar as nuk është ngritur aktakuza. I kam të dokumentuara që nuk kanë pasur urdhër prej prokurorit. Vet policët e krimeve ekonomike që kanë interesa familjare shkojnë shantazhojnë institucionet, për t’i frikësuar”, ka thënë Ramaj.


Presionet dhe problemet në Prokurimin Publik... by kohanet
Gazetarja e “Kohës Ditore” ka folur edhe për arrestimin e Mursel Rracaj, shefi i Autoritetit Qendror të Prokurimit, duke thënë se ai person është arrestuar “pikërisht vetëm pse ka dashur t’ia shpëtojë 2 milionë euro buxhetit të shtetit”.

Basri Fazliu, zyrtar i OSHP-së, tha se kur bëhet fjalë për mashtrimet nga ana e operatorëve, mashtrimet më të mëdha nga kompanitë vendore bëhen tek autorizimet që i marrin nga kompanitë e ndryshme botërore, sidomos nga Kina.

“Falsifikojnë emailin, vulën dhe të gjitha... dhe është problem për verifikim. Ne si OSHP nuk kemi mundësi t’i zbulojmë këto gjëra. Për këto janë të thirrura prokuroria dhe policia”, theksoi Fazliu.


Presionet dhe problemet në Prokurimin Publik... by kohanet
Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i ftuar në “Puls” për të biseduar mbi temën “Problemet në Prokurimin Publik”, ka thënë se dobësitë kryesore në prokurimin publik janë specifikimi teknik.

“Shpeshherë vendosja e kritereve të caktuara apo specifikimeve teknike kanë bërë që të orientohen fituesit, ose ka ndodhur që një specifikim t’i përjashtojë krejt nga gara. Kemi shpesh kritere të pamatshme në evaluim të tenderit. Këto janë disa nga dobësitë që i kemi hasur”, u shpreh Hoxha.

Kurse Isuf Zejna nga Demokracia +, tha se raporti i tyre për OSHP-në ka gjetur shumë mangësi.

“Gjatë monitorimit që i kemi bërë si OJQ, del se 30% të rasteve, pra të rekomandimeve të ekspertëve, hedhen poshtë ose merren vendime në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të OSHP-së. Nga 47 ekspertë të jashtëm të OSHP-së, vetëm 3 angazhohen gjatë gjithë kohës nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si p.sh. Muhamet Kurtishaj ka më së shumti lëndë, i ka 30 lëndë në vitin 2016, Z. Qazim Hoxha 22 lëndë, Zenel Hisenaj 9 lëndë. Këta tre ekspertë angazhohen më së shumti për çështje teknike”, tha Zejna.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, sipas Zejnës, merr shpesh vendime që nuk janë konsistente.

“P.sh. tenderi për Kuvendin e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për çmime jo normalisht të ulëta, tash këtu kemi vendime kontradiktore të OSHP-së. Njëri institucion ka vazhduar të lidh kontratën kurse tjetri e ka anuluar për shkak të çmimit të ultë. OSHP që të dyve ju ka thënë që e keni gabim, pra të dytë nuk munden me pas gabim”, u shpreh më tej ai.

Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare ÇOHU, ka theksuar se korrupsioni më i madh lidhet me prokurimin publik.

“Ne i kemi analizuar krejt tenderët dhe kemi arritur në përfundim për lidhjet mes partive politike dhe bizneseve. Partitë politike që kanë ardhur në pushtet, bizneseve të afërta ju kanë dhënë shumë tenderë dhe ato biznese kanë krijuar kapital. Disa nga këto kompani kanë krijuar monopol në treg për shkak të fuqisë ekonomike dhe është e pamundur që bizneset tjera të futen në treg për shkak se kanë mungesë të kapitalit”, u shpreh Demhasaj.


Pasardhësit e Familjes Meha nuk përfaqësohen me dy individ...


SQARIM PËR OPINIONIN

Ne pasardhësit e Familjes Meha nga Prekazi i Skënderajt, jo për të reaguar ndaj shkrimit të disa portaleve ose më mirë thënë informimit të Partisë NISMA, dhënë portalit indeksonline për kinse;


“Nismës nga sot i janë bashkuar edhe pasardhësit e familjes se Tahir Mehës”, por për hirë të realitetit sqarojmë opinionin se në Partinë NISMA mund të ketë aderuar një apo dy individ nga familja Meha por jo të gjithë, sepse pasardhësit e Familjes së Emin Latit, Nebih e Tahir Mehës ashtu siç i kanë qëndruar besnik fjalës, punës, veprës e sakrificave për atdhe, qëndrojnë edhe sot të rreshtuar në krah të këtyre vlerave.


 Të gjitha projektet e realizuara deri më tash për Familjen e për Lagjen Mehaj kanë qenë të realizuara nga Komuna e Skënderajt me kryetar Z. Sami Lushtaku. Këtë nuk po e themi për publicitet apo mburrje, por për hirë të realitetit.


Prandaj, Nismas i urojmë suksese, por edhe i themi troç; Ata individ që i bashkohen kësaj partie, e që ne nuk kemi asgjë kundër, kanë emër e mbiemër dhe nëse janë pasardhës të Familjes sonë apo të ndonjë Familje tjetër le të shkruhet pse jo, por le të shkruhet e të informohet opinioni drejtë, sepse pasardhësit e Familjes Meha nuk përfaqësohen me dy individ...

Në emër të Familjes Meha

Emin Lahi 

Prekaz-Skënderaj 
18/12/2017

2017-12-18

A e ka parë Presidenti shqiptar zt. Ilir Meta shpërthimin e Monika Kryemadhit në parlament?



Ishte viti 2006, kur Meta ishte i papërmbajtshëm. Madje në një rast kishte dashur ta rrahë kryetaren e atëhershme të Kuvendit, Jozefina Topallin. Meta si opozitar, në atë kohë nuk kishte arritur të përmbahej nga fjalët e Topallit, dhe kishte hipur mbi tavolina në përpjekje për ta goditur Topallin.
Rasti identik ndodhi edhe sot, por jo me Ilir Metën por me gruan e tij Monika Kryemadhi. Ajo tani nuk sulmoi një grua sikurse burri i saj Iliri, por cak ishte një burr 2 metra i gjatë: Edi Rama. Të cilin e gjuajti me këpucën e saj dhe për fat të keq nuk e goditi shënjestrën.


Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Opinion”, ka folur për ngjarjen e sotme në parlament. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për mendimin e bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në lidhje me shpërthimin e saj në parlament, ajo tha se Meta nuk ka çfarë të thotë pasi nuk është anëtar i LSI-së.
Fevziu: A ju pa sot në seancë Ilir Meta?

Kryemadhi: Çfarë të shohë Meta, ai është president nuk është anëtar i LSI-së, kur të jetë anëtar i LSI-së le të vijë të kontribuojë si i tillë.

Nga ana tjetër Kryemadhi a deklaruar se ende nuk është takuar me Metën për të biseduar për këtë çështje.



Turp zonja Federica Mogherini !!!

Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj.



Mogherini ka mbajtur takime të ndara para darkës me secilin nga kryeministrat, duke bërë më pas edhe nga një fotografi me secilin nga ta.

Por, çka bie në sy në këto fotografi, është se vetëm kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka në sfond flamurin e shtetit që përfaqëson, për dallim nga homologët e tij.




Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në takimin që ka pasur me shefen për diplomaci të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se rruga drejt BE’së është shumë e rëndësishme për shtetin serb.

Në takimin që pati me përfaqësuesen e BE-së, kryeministrja serbe theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, por që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndëisshëm për ne, dhe ai duhet të intensifikohet. Për Serbinë është me rëndësi të madhe që të sigurohet formimi i Asociacionit, dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Brnabiq.

Kurse, Mogherini deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit, dhe do të duhet përshpejtim i të gjitha proceseve.

Mogherini sonte ka organizuar një darkë joformale me të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim po merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj, i cili deklaroi se ka pasur bisedë miqësore me Mogherinin.

Ish-ministri grek Theodoros Pangalos, ‘ndez’ debate: Suliotët ishin shqiptarë, ne u kemi ‘vjedhur’ gjuhën



Ish-ministri grek, Theodoros Pangalos, ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë pas qëndrimit të tij të bërë publik në rrjetet sociale, ku deklaronte se suliotët ishin shqiptarë.



Përmes rreshtave, të postuar në Twittter, ai nënvizon se suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë.

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu se si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup suliotësh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve. Ish-ministrit grek nuk i ka shpëtuar ky detaj, duke i dhënë peshë kësaj ngjarje historike. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë greke, duke e akuzuar se ka “ngjyrosur” historinë.

Në postin e tij në Twitter, Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule”. (λουλούδ-louloúdi)

Ai shkruan:

“Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe “lupi”. Suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë”.

Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike. Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, shprehet se:

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.

Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë.

Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”.

Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest

Fotografia e profilit të Rrustem Geci
Nga Rrustem Geci - Dortmund


Këto ditë doli nga shtyp libri i Mr.sc. Refik Kryeziut, „Ekonomia Kombëtare” Qasjet dhe Perspektivat e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, në botim të Universitetit AAB Riinvest. Studiuesi Refik Kryeziu, njohës i mirë i Finansave dhe i të ardhurave buxhetore të Republikës së Kosovës, shkencës së ekonomisë po edhe letërsisë ekonomike i sjell një libër të munguar me mendime dhe të dhëna shkencore për kahet e zhvillimit të Kosovës. Për librin e Mr.sc.Refik Kryeziut „Ekonomia Kombëtare“ vlerësimet janë të shumta. Mirëpo, ne po veçojmë mendimin e dy reçensentëve të librit; Prof.Dr.Kolë Prenga, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dhe Prof. Dr.Mejdi Bektashi, Profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit „Hasan Prishtina“ të Prishtinës. Libri i Mr.sc. Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ shkruan Prof. Dr. Kolë Prenga, ekonomist i mirënjohur nga Tirana, ngërthen në vete një sërë çështjesh të problemeve ekonomike e zhvillimore në Republikën e Kosovës. Libri që po i jepet në dorë lexuesit, deshëm apo s´deshëm thotë Prof.Prenga, është libri që na mëson të ecim përpara. Pa libra, pa dije të shkruara, s´ka as mësim , as përparim në asnjë lëmi. Mbledhja e dijeve, mendimeve, ideve, dhe përvojave është e domosdoshme në kohën tonë.

Fotografia e Refik Kryeziu

Mr.sc. Refik Kryeziu

Kosova duhet vet ta projektojë të ardhmen e saj. Papunësia që tash ekziston në Kosovë, me një organizim më të mirë, dhe me shfrytëzimin e pasurive natyrore të saj, ka mundësi që krizën e papunësisë ta kaloj pa tronditje të mëdha. Krizat ekonomike jo rrallë janë me dhimbje në të gjitha shoqëritë. Pasojat e kësaj krize mund t´i vuajmë të gjithë. Prandaj libri i Mr.sc.Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ është një prurje që unë e vlerësoj shumë. Çështjet e ngritura në këtë libër shprehet Prof.Dr.Prenga janë prezente në çdo kohë dhe në çdo vend. Prandaj unë konsideroj shkruan profesor Prenga, se libri „Ekonomia kombëtare“ i Mr.sc.Refik Kryeziut, me studime, kumtesa dhe vështrime, është trajtuar me përgjegjësi profesionale dhe shkencore. Ky libër tash më i botuar, do t´u ndihmoj shumë studentëve të ekonomisë, ekspertëve të saj, dhe institucioneve qeveritare.Ndërsa Prof. Dr. Mejdi Bektashi, në reçensionin e tij librin e Mr.sc.Refik Kryeziut,„Ekonomia Kombëtare“ e vlerëson shumë lartë, duke thënë se është libri i parë i botuar i këtij lloji në Republikën e Kosovës. Ky libër në mynyrën më shkencore trajton një sërë aspektesh dhe perspektivash të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pasuritë e Kosovës në librin „Ekonomia kombëtare“ nuk duhet vetëm t´i lexojmë, por ato duhet trajtuar nga mendja e shkencës, dhe dora e shtetit. Fuqia e shtetit të Kosovës tani është ekonomia, ajo që ngre lart mirëqenien e popullit tonë.

Fotografia e Refik Kryeziu

Pa ekonomi të mirëfilltë krizat ekonomike shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme, dhe shpërthime sociale. Libri i Mr.sc.Refik Kryeziut. „Ekonomia kombëtare“ thotë Prof. Dr. Bektashi, është një prurje e re për studentët tanë, dhe për institucionet ekonomike të Kosovës. Ne ende jemi në udhën e shtetformimit. Ky libër i munguar për studentët dhe shoqërinë tonë do të na mësojë se si të sillemi ndaj pasurisë tonë natyrore, dhe ndaj buxhetit të kufizuar të Republikës së Kosovës. Libri i Mr.sc.Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ka shtatë kapituj, dhe 261 faqe. Në secilin kapitull autori me shifra dhe me tabela na e jep gjeografinë e zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Aktualisht, Kosova përballet me një papunësi të lartë, me rreth 40% të numrit apsolut të të papunëve.


Fotografia e profilit të Refik Kryeziu

 Thënë në numra, mbi 1 qind e 5 mijë e 7 qind e dyzet e një të papunë të moshës 18 – 24 vjeçare. Shifër vërtetë rënqethëse. Republika e Kosovës shkruan Mr.sc. Refik Kryeziu është shtet i ri, dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës vazhdojnë të jenë të kufizuara. Perspektivat e zhvillimit, të dhëna në libër ( nga aspekti real shkencor janë shpresëdhënëse ). Pasuritë e shumta të Kosovës, në metale dhe jometale, si dhe në bujqësi, janë fonde të çmuara për të ardhmen e ndritshme të Kosovës. Nëse ekonomia dhe politika e Republikës së Kosovës, harmonizojnë qëndrimet dhe qëllimet, shkruan Mr.sc. Refik Kryeziu, zhvillimi Ekonomik i Kosovës, mund të përshpejtohet në shumë fusha të zhvillimit. Refik Nevzad Kryeziu u lind në Roganë të Dardanës me 11.o3 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Dardanë. Pas shkollës së mesme Refiku regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në kohë rekorde.


Fotografia e Rrustem Geci

Mr.sc.Refik Kryeziu ka thirrje Akademike, Magjistër i Shkencave Ekonomike, dhe kandidat i Dotoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në vitet 2000-2006 Refik Kryeziu ka punuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, zyrtar për Hartimin dhe Realizimin e Projekteve Investive. Refiku është bir i dëshmorit, Nevzad Balë Kryeziut. Pas vitit 2006 Refiku punësohet Asistent në Fakultetin Ekonomit të Universitetit AAB - Riinvest në Prishtinë, në lëndët; Financa publike, Ekonomi monetare, Menaxhim i projekteve, Politika monetare dhe fiskale si dhe Finansat Ndërkombëtare dhe Makroekonomi. Mr.sc.Refik Kryeziu krahas studimeve pasuniversitare, dhe të doktoraturës, Refiku ka botuar edhe shumë punime shkencore. Monografi për ekonominë e Gjilanit, studime dhe vështrime në 8 konferenca kombëtare e ndërkombëtare, dhe në disa simpoziume e këshillime shkencore. Vlen të përmendet se Mr.sc.Refik Kryeziu ka hartuar dhe realizuar mbi 30 projekte investive në Kosovë, dhe të gjitha me notë të lartë vlerësimi. Pa zhvillim ekonomik të mirëfilltë, na thotë studiuesi Mr.sc.Refik Kryeziu, Republika e Kosovës, mund të rrëshqas në kriza që nuk i dëshiron askushi në Kosovë. Shpresojmë se sukseset do të jenë më të mëdha se krizat. Pasuritë natyrore të Kosovës janë të vlerësuara, dhe shteti ynë po punon në këtë drejtim. Sukses dhe shëndet autorit për këtë libër të munguar të shkencës sonë.

Rrustem Geci - Dortmund

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...