2017-12-25

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për zhvillimet dramatike të së premtes: Ambasadorët më erdhën në zyrë, ja çfarë u thashë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ambasadorët i kishin shkuar në zyrë për t’i kërkuar sqarime për nismën e OVL të UÇK-së për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pas tentimit për ta kaluar me shpejtësi ligjin që do të shfuqizonte këtë gjykatë të premten e kaluar në Kuvendin e Kosovës.


Thaçi tha se ambasadorëve u ka thënë se presidenti nuk mund të nisë nisma ligjore, por as s’mund të frenojë vullnetin e deputetëve.

“Ata kanë ardhur në zyrën time dhe kanë kërkuar sqarime. Unë i kam pranuar dhe kemi biseduar. I kam treguar shumë qartë se unë nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve. Sistemet janë të ndara. Nuk mund të interferoj as në drejtësi, as në Parlament, por as në ekzekutiv. I kam konfirmuar ambasadorëve, se çdo vendim i imi është kushtetues dhe ligjor”, tha Thaçi.

Numri dy i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Migjen Shala, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë dy thirrje përmes “Interaktivit” në KTV.

Deputetët i ka ftuar që të zhbëjnë Specialen, e siç ka thënë ai mos t’ia lënë historisë këtë gabim. E të akuzuarit eventualë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar që të mos i përgjigjen asaj.

“I bëjmë thirrje gjithë të akuzuarve që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala.

Ne mbesim kundër kësaj Gjykate Speciale.

“Jemi për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet vendore”, ka thënë ai.

Shala ka treguar se nga Shoqatat janë mbledhur më shumë se 15 mijë e 800 nënshkrime.

“E kemi proceduar në sekretari të Kuvendit dhe presim që të ketë përgjigjen adekuate nga deputetët pas festave të fundvitit. Ne mendojmë se kanë bërë gabim ata që e kanë votuar, dhe presim që ta përmirësojnë atë gabim. Nuk mund t’ia lëmë historisë e gjeneratave të reja këtë gabim”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se në vend mund të ketë destabilitet nëse Gjykata Speciale nuk zhbëhet prej deputetëve në Kuvend.

“Me keqardhje më duhet të them se mund të ketë destabilizim. Jemi për mos me pas. Jemi për gjykatë vendore. Por kjo krejt varet nga deputetët e Kosovës. Shpresoj se kanë vetëdije dhe të mos vijmë në atë gjendje”, ka thënë ai më tej.

Shala ka mohuar të ketë pas shtyrje politike për të marrë iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve, ani pse krerët e lartë të shtetit kanë dalë kohëve të fundit kundër Gjykatës Speciale.

“Nuk jemi ndikuar nga askush, jemi ndikuar nga zëri i luftëtarëve”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se deri te ideja erdhi kur e panë dështimet dhe skandalet në Gjykatat e EULEX-it.

Shala ka komentuar edhe deklaratën e Delawies dhe anëtarëve tjerë të korit diplomatikë miq të Kosovës, që kanë thënë se Kosova mund të izolohet në rast se e miraton ligjin për zhbërjen e Speciales.

“Nuk besojmë që është ashtu. Kosova veç është e izoluar, ushtria nuk po vihet në rend dite, liberalizimi i vizave nuk po vjen. Kështu ashtu ne jemi të mbyllur”, ka thënë ai.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me iniciativën e disa deputetëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Thaçi ka thënë se çdo iniciativë, sikur ajo e 43 deputetëve të kalonte të gjitha procedurat dhe të votohej në parlament, ai nuk do ta bllokonte.
“Roli i presidentit është respektimi i Kushtetutës. Jo vetëm iniciativa të tilla, por secila që kalon procedurat në Kuvend dhe vjen në zyrën time, atëherë natyrisht, vendimi i Kuvendit është obligativ”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj që vjen deri te dorëheqja pasi aty nuk jam për të bllokuar por për të kryer punë. Nuk dalë kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit”, është shprehur ai në Zona B.

“Presidenti mban pozicionin e vet kushtetues dhe ligjor. Iniciativa e deputetëve duhet konsideruar si ligjore. Duhet shikuar gjërat me urtësi dhe mençuri. Asnjë nga ata njerëz që e kanë nënshkruar ose jo nuk mund të etiketohen”, ka thënë ai më tej.

“Proceset që zhvillojnë dhe kultivojnë demokraci nuk duhet frikësuar. Nuk ka iniciativë që nuk menaxhohet”.

“Unë jam president, por sikur të isha deputet dhe pjesë e ndonjë grupi parlamentar, çfarëdo vendimi që do të merrej do të isha pjesë e saj”, ka pohuar ai.

Thaçi më tej, për iniciativën e deputetëve ditë më parë, ka thënë se është keqinterpretuar pak.

“Iniciativa e deputetëve, nuk kërkon shfuqizimin, por afrimin e një alternative, jo minim të procesit”, ka shtuar ai.

“Pasi që kam dëgjuar për iniciativën e deputetëve kam qëndruar në zyrë, jam takuar edhe me ambasadorët të cilët kanë kërkuar sqarime”.

“Atyre ua kam bërë të ditur që sa i përket iniciativave kushtetuese dhe ligjore presidenti nuk mund të dalë kundër tyre. Kam treguar shumë qartë që unë nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve”.

“Pushtetet janë të ndara, nuk mund të interferojmë as një drejtësi, në parlament apo në ekzekutiv. Çdo opinion i imi do të jetë kushtetues dhe ligjor e jo i ndikuar”, ka thënë Thaçi ndër të tjera.

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni



Çështjet politike dhe protestat anti-qeveritare në  Kosovë,Shqipëri  dhe Maqedoni ishin disa nga çështjet kryesore nga një vit më parë dhe që vazhduan të jenë prezente edhe gjatë vitit 2017. 

Viti që po mbyllet në vendet e rajonit kaloi pothuajse si ai i mëparshmi, i ndjekur nga krizat politike, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, protesta të shoqërisë civile, si dhe çështje të tjera gjyqësore. 

Këto janë vetëm disa zhvillime më të rëndësishme në tre vendet e rajonit, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të cilat shënuan vitin 2017 dhe që Anadolu Agency (AA) i sjell në mënyrë kronologjike.


Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

– KOSOVË –

– 4 janar – Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj (kryeministri aktual i Kosovës), i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për zonën e Dukagjinit, ishte ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Kjo shkaktoi reagime dhe protesta të shumta në Kosovë.

– 12 janar – Haradinaj u lirua me kusht nga autoritetet franceze ndërkaq vazhdonte procesi ku shqyrtohej për ekstradim apo jo të tij në Serbi.

– 14 janar – Nga Serbia niset një tren, me qëllim të lançimit të linjës hekurudhore Beograd-Mitrovicë. Ky veprim u vlerësua nga pala kosovare si një provokim i rëndë, ku në trenin kishte shënime se Kosova është Serbia, dhe po ashtu kishte motive dhe afishe nacionaliste serbe.

– 25 janar – Mbahet takimi mes delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili synonte uljen e tensioneve mes dy vendeve pas provokimit të Serbisë me trenin dhe arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në takimin me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, ndërsa Serbia nga ish-presidenti Tomislav Nikoliç dhe presidenti aktual dhe ish- kryeministri Aleksandar Vuçiç.

– 2 shkurt – Në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u zhvillua takimi i dytë i nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës të përbërë prej presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe të ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministrit të asaj kohe, presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

– 3 shkurt – Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi Kosovën.

– 4 shkurt – Shembet muri ilegal para urës në lumin Ibër, në përputhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të serbëve.

– 27 shkurt – Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës, Ky është shteti i 114-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

– 3 mars – Kosova është anëtarësuar në Konventën themelore të Këshillit për Bashkëpunim Doganor dhe Organizatën Botërore të Doganave.

– 7 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi inicioi projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili parasheh ndryshimin e mandatit ekzistues të kësaj force në ushtri të Kosovës. Ai e dorëzoi këtë projektligj te kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

– 25 prill – Fondacioni Maarif i Turqisë fillon aktivitetet e tij në Kosovë, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin International American Academy of Kosovo (IAAK).

– 27 prill – Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, ka liruar Ramush Haradinajn.

– 10 maj – Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, ku vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Votimi u mbështet edhe nga partneri i koalicionit qeveritar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit të qeverisë vendosi shpërbërjen e Kuvendit dhe deklaroi se më 11 qershor do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

– 11 maj – Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani viziton Kosovën.

– 11 qershor – Mbahen zgjedhjet e parakohshme të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku garuan 26 subjekte politike: 19 parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma me gjithsej 971 kandidatë.

– 8 korrik – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, sipas së cilës koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) fitoi 33,74 për qind të votave (39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje 27,49 për qind të votave (32 deputetë), koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25,53 për qind të votave (29 deputetë). Ndërkaq, 20 deputetë janë nga partitë e minoriteteve.

– 7 shtator – Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, me 62 vota pro nga 120 deputetë, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Veseli ishte zgjedhur kryetar pas gjashtë ndërprerjeve të seancave konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Veseli ishte propozuar nga fituesi i zgjedhjeve, koalicioni parazgjedhor PAN, meqë sipas Kushtetutës së Kosovës grupi më i madh parlamentar dhe fitues i zgjedhjeve parlamentare duhet ta propozojë kandidatin e tij për kryetar të Kuvendit.

– 9 shtator – Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota pro dhe qeveria e re e Kosovës u formua nga koalicioni Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lista Serbe.

– 22 tetor – Mbahen zgjedhjet lokale në 38 komuna të Kosovës. Në zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte akredituar 33 mijë e 200 vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar për këto zgjedhje. Këto ishin zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë.

– 27 tetor – Shtetasi Turk Ugur Toksoy u arrestua sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, FETO/PYD”. Për të ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh.

– 4 nëntor – Toksoy ishte liruar me kaucion prej pesë mijë euro të dorëzuara në gjykatë.

– 19 nëntor – Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës. 19 komuna shkuan në balotazh për përcaktimin e kryetarit të Komunës.

– 24 nëntor – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin për 5 të akuzuarit për kryerjen e sulmit ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, të cilët janë dënuar me nga një vit burgim secili, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Kurse ata janë liruar nga akuza e rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

– 26 nëntor – Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës. Madagaskari, i cili ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës, është shteti i 115-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

– 15 dhjetor – Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shtetasin turk, Uğur Toksoy, prokurori ka tërhequr kërkesën për ekstradimin e tij në Turqi, me arsyetimin e mungesës së provave relevante.

– 7 mars – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vizitoi komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, për të kremtuar Ditën e Mësuesit, ku dhe zhvilloi takime me drejtuesit e këtyre komunave. Me këtë, Nishani është president i parë i shtetit shqiptar që vizitoi komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

– SHQIPËRI –

– 18 shkurt – Opozita në Shqipëri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë filloi një protestë në Tiranë, protestë kjo cila vazhdoi për 3 muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytetin e Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

– 28 prill – Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministër i vendit, zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë president i vendit, pas disa raundesh votimi të dështuara në seancat parlamentare. Meta i cili zëvendësoi në këtë post ish-presidentin Bujar Nishani, zyrtarisht e mori detyrën për mandatin 5-vjeçar presidencial më 24 korrik.

– 18 maj – Pas negociatave të realizuara mes kryeministrit të Shqipërisë, dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreut të opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u zyrtarizua marrëveshja Rama-Basha, që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare jo në datën e dekretuar fillimisht më 18 qershor, por më 25 qershor.

– 14 qershor – Gianni De Biasi, zyrtarizoi largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, ndërsa në vend të tij Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi në këtë detyrë më 14 korrik Christian Panuccin.

– 25 qershor – Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për zgjedhjen e 140 deputetëve për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet duke siguruar 70 deputetë, Partia Demokratike 43 mandate, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 19 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 3 mandate dhe Partia Social Demokrate 1 mandat.

– 26 gusht – Në Durrës u mbajt takimi joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili kishte për qëllim thellimin e integrimit rajonal me theks të veçantë në ekonomi dhe tregti.

– 9 shtator – Gramoz Ruçi, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

– 13 shtator – Kuvendi i Shqipërisë miratoi programin dhe përbërjen e re të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama merr votëbesimin e deputetëve për mandatin e dytë qeverisës.

– 16 shtator – Në Tiranë u mbajt takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me pjesëmarrjen e shefave të shtabeve të përgjithshëm të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës, ku i pranishëm është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

– 8 tetor – Shtetasi turk Muhammet Yasir Aydoğmuş, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili kërkohet nga autoritetet turke për lidhje me organizatën terroriste FETO, pasi u arrestua nga Policia e Durrësit më 8 tetor (data sipas policisë), kërkoi azil politik në Shqipëri.

– 19 tetor – Prokuroria për Krime të Rënda e Shqipërisë i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa më 25 tetor Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën

– 27 nëntor – Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e katërt të përbashkët në qytetin e Korçës, ndërsa në përfundim të saj u nënshkruan disa marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi.

– 1-2 dhjetor – Shqipëria u përfshi nga moti i keq, me reshje të dendura të shiut në disa qytete të vendit, nduke shkaktuar përmbytje, ku si pasojë u evakuuan qindra persona. Shqipërisë i ofruan ndihmë disa vende nga rajoni, si dhe organizata dhe institucione nga Turqia, për shkak të përmbytje.

– 5 dhjetor – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka vizituar Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavuşoğlu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti Mehmet Akif Ersoy, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

– 15 dhjetor- Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë mbajtur takimin e parë të përbashkët ndërqeveritar në Pogradec të Shqipërisë.



– ILIRIDË–

Në vitin 2017, Maqedonia hyri me një krizë politike, e cila me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016 pritej të përfundojë. Pas zgjedhjeve, partitë politike negociuan me qëllim formimin e qeverisë, ndërsa për shkak të kësaj krize që vazhdoi edhe gjatë muajve të parë të këtij viti, institucionet shtetërore nuk ishin plotësisht funksionale, gjë që e vështirësoi më shumë funksionimin normal të qytetarëve të këtij vendi. Fillimi i vitit 2017 poashtu ishte edhe skenë e protestave të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

– 27 prill – Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët u tubuan jashtë shtëpisë ligjvënëse, u futën me forcë brenda institucionit. Si rezultat i protestuesve të dhunshëm që synonin deputetët, u plagosën rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, pjesëtarë të forcave policore dhe përfaqësues të mediave.

– 4 maj – Pas një periudhe disa mujore negociatash, që vijuan pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, u formua shumicë parlamentare.

– 17 maj – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i dorëzoi mandatin Zoran Zaevit, liderit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), për të formuar qeverinë e re në Maqedoni.

– 8 korrik – Stadiumi kombëtar “Filipi i dytë” në Shkup priti finalen e UEFA Superkupës mes skuadrave Real Madrid dhe Manchester United. Në këtë ndeshje morën pjesë mijëra tifozë nga vende të ndryshme evropiane.

– 2 nëntor – Njoftohet dënimi i 37 të akuzuarve nga grupi i armatosur për ngjarjet e 15 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, në të cilin shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm, katër u liruan dhe të pandehurit e tjerë morën dënim me burg prej 12 deri në 40 vjet.

– 23 nëntor – Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë zhvilluan një seancë të përbashkët mes dy qeverive në Strumicë të Maqedonisë, pas së cilës ministrat e institucioneve të të dy vendeve nënshkruan marrëveshje dhe memorandume në disa fusha me rëndësi të përbashkët, ndër të cilat marrëveshje për intensifikimin e punëve të jashtme, trajnimin e vozitësve në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin në raste të katastrofave, marrëveshje për heqjen e roaming-ut, si dhe të tjera në fushën e investimeve, energjetikës, mbrojtes dhe turizmit.

– 5 dhjetor – Gjykata Penale shqiptoi paraburgim 30-ditor për deputetët Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, ndërsa për deputetët Johan Tarçulovski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski shqiptoi arrest shtëpiak. Deputetët akuzohen si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku 36 persona janë në ndjekje penale.

– 10 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dha dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë. Në krye të partisë, Gruevski është që nga viti 2003.




Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi mahnitë publikun gjerman

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi ka përformuar në koncertin e madh për festat e fundvitit që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë.


Lule Elezi mahnitë publikun gjerman

Pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore ishte edhe mezosporanoja nga opera e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe orkestra ushtarake e forcave të armatosura gjermane për çështje protokollare.

Katedralja Shën Nikolai ku u mbajt koncerti ishte e mbushur plot me mysafirë nga jeta politike dhe kulturore gjermane.

Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botërorë si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani, Felix Mendelssohn, etj.

Rasti i Florenc Beqiraj, hakersat shqiptarë sulmojnë ambasadat shqiptare në Evropë

Ndërkohë që në media u bë e ditur lajmi që Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë, një lajm i mirë vjen nga familja e tij.

Motra e tij në Facebook sapo ka postuar se vëllai i saj, 23-vjeçar Florenc Beqiraj nuk ka ndërruar jetë, por vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital në Francë.

Statusi në Facebook

Nuk e di kush i nxjerr kto lajme te rrema qe Florenci ka ndrruar jet..

Ju lutemi ne emer te familjes tone mos thoni genjeshtra

As babai nuk e ka deklaruar dicka te tilla

Ne kemi shpres qe Florenci do jet serisht prane nesh…dhe ne jemi ne kontakt dhe me ambasaden.



Image result for florenc beqiraj

Grupi i njohur i hakersave “Anonymous Albania” njofton se ka sulmuar së fundmi websajtet e ambasadave shqiptare në Europë, si edhe ka kërkuar dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola. Ky gjest është ndërrrmarrë në shenjë proteste ndaj vdekjes në Francë të 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj, si edhe heshtjes së kancelarive shqiptare. Cështja Beqiraj sipas autoriteteve francezë është ende në hetim, ndërkohë që priten të zbulohen shkaqet që sollën vdekjen e tij, nëse kemi të bëjmë me ushtrim dhune apo vetëvarje siç kanë raportuar deri tani autoritetet franceze.


Rasti Beqiraj, hakersat shqiptarë sulmojnë ambasadat shqiptare në Evropë



Më poshtë reagimi i plotë i AnonymousAlbania

#NJFOTIM Ëebsajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://w.w.w..ambasadat.gov.al/)

– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë

– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola

Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash #AnonymousAlbania

#JeSuisFlorenc #DuamDrejtsi



*****
Image result for florenc beqiraj
Gazeta e njohur franceze “Le Figaro”, në një shkrim të saj për rastin Florenc Beqiraj, shkruan se Florenc Beqiri kishte tentuar shtatë herë vetëvrasjen.

Kjo dramë është pjesë e një sërë përpjekjesh për vetëvrasjet e emigrantëve në dy muajt e fundit në qendrën e paraburgimit, duke u varur ose duke thyer krahët, siç u tha në Forumin për Refugjatët.

Image result for florenc beqiraj

“Shqiptari ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin”, është shprehur Forumi i Refugjatëve. Por ky forum hedh dyshime për motivet e vetëvrasjes së Florenc Beqirit. Sipas tij, Beqiri donte vetëm të kthehej pranë familjes.

Image result for florenc beqiraj
“Shoqata, sipas së cilës përpjekja e vetëvrasjes është ‘pashpjegueshme’, specifikon se migranti kishte hequr dorë nga rishqyrtimi i kërkesës së tij për azil dhe uronte që të ‘kthehej sa më shpejt që Shqipëri dhe të bashkohej me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri’”, thuhet në shkrimin e gazetës së njohur franceze “Le Figaro”.

AZILANTËT

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë është rritur me 135% krahasuar me një vit më parë. Gazeta “Le Figaro” në një shkrim të saj shpreh shqetësimin e autoriteteve franceze për këtë rritje kaq të madhe.
Image result for florenc beqiraj
“Një e treta e popullsisë tashmë e ka lënë vendin për t’u vendosur diku tjetër në Europë. Qëllimi i vizitës dyditore të ministrit të Brendshëm francez, Gerard Collomb, ishte sqarimi njëherë e mirë me Tiranën i pozicioneve për çështjen e migracionit.


Çështja është serioze. Në vitin 2017, shqiptarët, edhe pse vijnë nga një vend i ashtuquajtur ‘i sigurt’, dmth., që përmbush kriteret demokratike të mjaftueshme për Europën, janë azilkërkuesit e parë në Francë: më shumë se 7,000 kërkesa janë depozituar në një vit, me një rritje prej 135% krahasuar me vitin 2016. Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se kemi një numër në rritje të të miturve të pashoqëruar, të cilët më pas bëhen pre e rrjeteve kriminale”, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb nuk e fshehu qëllimin e vizitës dyditore të tij në Tiranë një javë më parë, që ishte numri i lartë i shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë.

Related image

“E pata takuar zotin Kryeministër, ministrin e Çështjeve Europiane dhe të Punëve të Jashtme, si dhe ministrin e Brendshëm më 20 korrik të këtij viti, për disa çështje që për ne janë të rëndësishme, qoftë për emigrimin e paligjshëm lidhur me azilkërkuesit, si dhe për çështjen e rrjeteve të krimit të organizuar. Patëm një bisedë shumë pozitive. Patëm vendosur që të ecnim përpara dhe kur shoh gjithë progresin dhe rezultatet që janë arritur këto muajt e fundit, mund të them që jemi të kënaqur dhe kemi besim lidhur me vullnetin që ka pala juaj dhe së bashku ne, për të vazhduar luftën në këto fusha dhe për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, u shpreh ministri francez në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

Image result for florenc beqiraj

Sipas tij, në vendet e strehimit në Francë për të pritur azilkërkuesit, 20% i zënë shqiptarët, të cilët kanë ardhur pa vizë, por që kanë kërkuar azil. Ministri Collomb u shpreh i gatshëm të asistonte Ministrinë e Brendshme me dy oficerë francezë krahas atyre gjermanë dhe amerikanë në luftën kundër krimit të organizuar.

Image result for florenc beqiraj
“Çështja e migracionit të paligjshëm kërkon zgjidhje nga të dyja palët. Edhe rregullat që janë sot në fuqi në Francë, kanë nevojë për përmirësim”, tha ministri Collomb pas marrëveshjes së nënshkruar me homologun e tij, Fatmir Xhafaj.


****

Image result for florenc beqiraj

Një mik i Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit që u masakrua barbarisht për vdekje në burgjet franceze ka shokuar me dëshminë e tij tronditëse. Ai rrëfen si është njohur me shkodranin, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ngreh edhe një akuzë të fortë se kush janë sipas tij autorët e këtij krimi të rëndë.
Image result for florenc beqiraj
Ja dëshmia e tij e plotë:

Me vllain tem Florencin jena taku ne paraburgim ne France ,kena nejt ne afer me dhoma ,un te dhoma nr 1, Florenci te dhoma nr 3 . 11 dite kam nejt me Florencin djal ari i qet i dhanun shum mas familjes, djal o zot zgjatja jeten , Vllain tem Ken tentu me myt te burgosurit Arab, Policia arabe ka mrojt arabt kriminela ,pse nuk i hap kamerat e siguris policia osé prokuroria ,

Image result for florenc beqiraj

Te dhoma nr 3 dhoma e Florencit kamra i ka filmu se kush ka hy e dal prej asaj dhome osé ne at dhome qe ken gjet Florencin ne gjendje kritike per jeten , Policia dhe prokuroria te hapt kamerat e asaj date qe ka nodh ngjarja .

Related image


I ban ni pytje babs dhe te afermit e Florencit ,ta pys Policin se zotnis Ftoni Ken tentu mem myt dy her edhe mu te burgosurit Arab, Ministris jashtme ,ambasades shqiptare asht mja shkerdhy tan robt ku ti ken njerz kurva ,mfalni per shprehjen . Gezim Beqiraj ti drejtohet me ane te avokatit gjykates europiane Strasburgut, Zoti ju mallkoft gazete media ministra ambasator rrac muti .

Gzimi te pys Policin per mu zotni Ftoni . Albania ,un i kam qu ne Strasburg si shtet francez ,ju demostroj letren e gjygjit qe e kam ngjep un . i baj thirrje Familjes Florencit mas tbajn gabim me firmos ,Zoti e shpetoft Florencin ,Me Florencin kam besim se kena me nejt perqef nshkoderloce.



*****


Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka reaguar në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarit, Florenc Beqiraj në Francë, duke e konsideruar një krim të shëmtuar.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa u bën thirrje autoriteteve franceze që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë para drejtësisë autorët.

Për ish-kryeministrin është e patolerueshme interesi zero dhe heshtja totale e autoriteteve shqiptare ndaj të riut Florenc Beqiraj.

Shënimi i plotë i kryeministrit, vijon si më poshtë:

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, një krim i shëmtuar!

Të dashur miq, prej disa ditësh kemi ndjekur live në mediat sociale, kronikën e vdekjes së paralajmëruar nga torturat e ushtruara në burgun e Marsejës të të riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramën e tij njerëzore e ben edhe më të madhe e tronditëse mungesa e transparencës ndaj kësaj tragjedie njerëzore dhe në veçanti indiferenca dhe braktisja totale e të ndjerit në luftën e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci të ishte banor i një vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, përsëris thirrjen time drejtuar edhe ditë me pare autoriteteve franceze të zbatimit të ligjit, të hetojnë me transparencë dhe të vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit të shëmtuar, që i moren jetën me dhunën e tyre shtazore ne institucionet shtetërore të vuajtjes së dënimit, të riut Florenc Beqiri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur të mos ishte një i ri shqiptar, të autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, që nuk meritonte kurrë atë që pësoi! sb

Këshilltarja në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj,, mikeshë e Presidentit Trump: Turp për Shqipërinë

Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka shërbyer si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New Yorkut.

Lisa Milicaj

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkitazi me statusin e Jerusalemit.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.

Milicaj, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.


Lisa është cituar  kohë më parë nga presidenti ti  SHBA-ve, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citonte një status të saj në Twitter ku shkruante mbi mbështetjen që i jep republikanëve dhe Trumpit.

“E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për ‘National Review’ derisa ata ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftën kundër jush. Por s’ka, problem, ju tashmë e morët votën time”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ajo zotëron tanimë një agjenci sigurimesh në pronat e patundshme. Prindërit e saj shkuan në SHBA rreth 45 vjet më parë, por Lisa flet ende shqip

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...