2018-04-23

EDHE PERËNDIA TË DËNON KUR TRADHËTOHET ATDHEU

Brahim AVDYLI:

Kur më rrahnin armiqtë me gjëra të forta mbi trupin, kokën, brinjët, kudo që kapin goditjet e tyre, mua më zë rëndë alivania, të fiktë, apo e humbi terësisht vetëdijen. Atëherë nuk i dëgjoj aspak të mallkuarit nëse më godasin prap apo kanë pushuar. Me humor të zi, kur nuk mund të qeshja, e quaja “gjumë”. Pra, “flija” tërësisht dhe gjumë po e quaj. Ashtu dhe asisojit: gjumë të thellë, sepse gjumi i vërtetë është një gjumë i ëmbël, të cilin e ëndërrojmë.
Nuk kemi shtrojë e mbulojë të butë apo të nxehtë që ta shtrojmë, por vetëm në ëndërra. Madje, ta shtronim në pupla, sado që trupi i ynë shkallmohej e dridhej nëpër ndonjë pikë balte, psh. guri të madh e të thepisur të kthinave të dënimit, ku na shtoheshin edhe më shumë dhembjet. Me iluzione e benim pak gjumë, nëse mund të quhej gjumë. Ëndërrat asnjëherë nuk mund të na i ndalnin. Me ëndërra bëheshim se i mbërrinim ato të cilat gjithmonë na mungonin. Me ëndërra “nxeheshim” nëpër cegma të ftofta, duke paramenduar vatrën tonë, me zjarrin bubullak të druve.
Edhe gjumi im i kësaj nate nuk ishte gjumë i vërtetë, po një vdekje “klinike” apo artificiale, nëpër të cilin do të flija gjithmonë. Po, po, nuk do të zgjohesha më. Isha lodhur së duruari goditjet e pa fund. Po e quaja kështu me humorin e zi, si të zitë e kësaj jete. Nga të idhtit e kësaj jete qe zhdukur nga fjalori im fjala “qeshje”. Nejse! Tani për tani, po e lëmë këtë punë. Ka kohë kur do ti “lexoni” apo do t`i provoni këto dhembje, një nga një. Për dhembjet e mia nuk do të flas tjetër. I kuptoni këto gjëra apo nuk i kuptoni, nuk më luan rol aq me rëndësi.
Po u tregoj kur filloi të më ringjallet vetëdija më së pari në mendjen time. Ajo që të bën të ndjehesh gjallë dhe të zgjon prap në jetë, është mendja. Të thërret nga ndërdija “zgjohu, sepse ti mund të ngritesh prapë”. Sikur e thërret vetëdijen që të zgjohet. E pashë në mendjen time, po e shpjegoj, se në mes të errësirës së madhe, zi si korbi, terrinë e plotë, një pikë të vogël, e cila në kulmin e errësirës ishte si e bardhë e filloi të bëhëj nga errësira pak nga pak dritë. Erdhi duke u rritur në atë errësirë dhe u bë shkreptimë e madhe drite. Një zë ndëgjohej me të madhe nga prapavija: “Bir, zgjohu! Mos flej”. Por nuk e dalloja nëse ishte ai zë që kumbonte si zëri i babait tim apo zëri i Atit të Madh.
Duke u afruar apo duke e zënë hapësirën e mendjes një burrë i ulur këmbë- kryq, i cili e zinte mesin e dritës së bardhë e ishte mjaft serioz, por me dhembje të thellë, fillova të ndieja pak nga pak veten të gjallë, sa të lëvizë së pari gjishtat e mi, në përpjekje të vazhduashme për të lëvizur nga vendi e për ta pritur si duhej atë burrë të burrave prej qiellit, që ishte një rastësi.
“Më vjen keq, biri im!”– më tha. “Ti nuk e di ndoshta se jam krijuesi i madh i botës suaj, me të gjitha gjërat e mira, që i mbanë i tërë rruzulli tokësor. Dita dhe nata ndahen nga njëra-tjetra, pra drita dhe errësira, jeta e vdekja, e mira dhe e keqja, etj. Kundërshtar i imi është Kryedjali, demoni i madh, ndërsa unë jam Kryezoti i kësaj bote. Ai është i dënuar në mes të tokës dhe përpiqet ti mbledhë të vdekurit, kurse jam mbi tokë, ME DRITË JETE, i mbledhi ata që nuk e duan djallin, por mësimet e mia e më identifikojnë me DIELLIN.
Jeta e juaj është jetë e përkohshme, ndërsa kur i jepni të gjitha detyrat tuaja, u marrin engjujt e mi, në jetën e përjetshme. Prandaj po të them se duhet të vuash edhe pak në jetën e përkohshme, aq sa të nevojitet ty, sepse je i ditur dhe mund tu tregojsh ate që kanë nevojë të tjerët. Të mundojnë e të mundojnë, aq sa nuk mund të mendohet, me trika të shumta të jetës së përkohshme, me dhumë të paparë, sepse janë të gatuar prej djallit, jo prej meje… Më vjen keq, më vjen keq për ty!…”
“Më kanë marrë në duart e veta me inat, larg qofshin prej të gjithë njerëzve që janë në vijen e mësimeve tuaja dhe prej meje, mallkuar qofshim, e nuk do të më lëshojnë deri sa të vdes, me emrin tuaj nëpër gojë, të qofshim falë!…”– mezi iu shpreha me këtë alivani të vdekjes, të vdekje-lindjes apo rilindjes.
“E di, e di biri im! Por, ata të mundojnë e të mundojnë deri sa u duron, sepse me durim afrohesh prej meje… Ti e kupton këtë lojë të turpshme të kësaj që i thonë jetë e përkohshme, në të cilën provohesh me çdo gjë. Është si purgatori. Në këtë botë, që ju e quani “jetë”, të dytë i kemi influencat tona, Unë e Kryedemoni, por, të mallkuarin e kam lënë të lidhur në zingjirë, në mes të tokës. Përpiqet që të influencojë, edhe me rrahje, madje me të gjitha mënyrat e liga.
Nga të gjitha këto, dua të shpjegoj se ti dëshiron vetëm me dorën që të dridhet dhe me gjakun tënd prej damareve të shkruash të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, për hirë timin, dhe të bëhesh kurban për të gjithë të mirët! Paramendo: kjo është shumë e madhe, është një dhunti e veçantë, është miradi! Me këtë sakrificë tuajën do ta mbrojsh të drejtën time të përgjithshme, por edhe të drejtën individuale.
Dëshiron t`ua lësh brezave përvojën tënde të dhimbshme, që edhe ata të kuptojnë me kohë dhe të mos bien nëpër kësi vuajtjesh. Me vjen keq që po vuan, por trupin tënd prej dheut e ke bërë sakrificë për të gjithë të tjerët. Kjo është më e arritura prej teje, më e madhja sakrificë e jotja! Më dhimbsesh për trupin tënd, sepse unë ta kam dhënë për të jetuar, e duhet ta vlerësoj pa tjetër edhe vdekjen tuaj”…
Zoti i Madh u ndal dhe po më shikonte me dhembje të pakrahasueshme. U mendova ashtu i shtrirë siç isha nëpër rrepticat e kësaj përplasje, nën e mbi normalen e jetës, dhe arrita të flas para të Madhit Zot:
“Faleminderit shumë, o Zot i Madh, i Gjithfuqishën, ty të qofshim falë! Forcoma me hirin tuaj, o Krijuesi im, nëpër të gjitha këto vuajtje të miat derisa të plotësoj detyrën time; jepëm mundësi që të shkruaj kështu si e qartësuat JU, dhe siç do të jetë më së miri për të gjithë të tjerët! Më jep mundësi me dashurinë e me dhembjen tuaj të madhe, që këto shënime të shkruara me gjakun e damarëve të mi ti gjëjë vetëm një burrë i dheut, si trupi im, që do ti shpëtojë këto të dhëna e do t`ua japë njerëzve të tjerë. Atëherë, nuk po më dhimset aspak jeta e përkohshme nëpër këto vuajtje dhe erdha pastaj në jetën e përjetshme, me engjujt tuaj”.
Drita e tij e madhe shkëlqeu tri herë radhazi dhe u rrit edhe më tutje. Ai bëri sikur buzëqeshi, por e ndali pak pranë vetes shkëlqimin e tij dhe e zgjati dorën  e djathtë përtej vetes:
“Biri im! U plotësuan këto dëshira tuajat, ndonëse më dhemb shpirti për ty. Sakrificat tua vetëm për njerëzit e paditur për drejtësi, janë një pjesë e të vërtetës që të dhemb. Dhembja, edhe e gjakosur, krijon përvojën e vuajtur, përvojën më të madhe. TI, ME TË VËRTETËN E MBRONË TË DREJTËN. AI QË E THOTË SE ËSHTË I GATSHËM PËR KËTO, E GËZON MIRADINË DHE DASHURINË TIME TË PAVDEKSHME. Zgjohu biri im, e shikoji nën dorën time njerëzit tuaj se çka bëjnë, kur ti jap dritë për ta parë! Ashtu do ta kesh pamjen e gjallë.”
“Po, po, o i lumi Zot i Madh e Krijuesi i Gjithfuqishëm, i Gjithëdijshëm, i Gjithë-mëshirshëm! Me gjithë dhembjen time, unë po zgjohem përsëri!“ -iu përgjegja me fuqinë që po më ngjallej. “Por të lutem, të lutem, mi zvogëlo ndenjat e mia, sepse më godasin kudo, edhe nëse nuk do të shoh mirë! Mi kanë lënduar sytë…”
“E di, e di këtë çështje. Tani, e kam pak më lehtë!”– më tha Zoti i Madh duke buzëqeshur. “Ti, kur të duash, më ke në zemër! Zemrën e ke shumë të fortë e të pastërt. Po të ndihmoj që ta mbashë frymën edhe me pak mushkëri”.
Drita, në qendër të trurit, u transformua. Sikur e pushtoi tërë mendjen dhe ndërroi formë sa qel e mbyll sytë. Zoti i Madh u zhduk prapa dritës së tij. Kisha kaluar mbi realen. U ngrita dhe me mundime po i hapja sytë. E fshiva gjakun mbi sytë e mi, me shpinë të dorës, ngadalë e pa i shtypur fort.
Ktheva sytë të shoh botën poshtë meje në një fluskë të madhe shiqimi dhe pashë se si njerëzt e mi ishin ulur së bashku me armiqtë tanë më të mëdhenj, të cilët flisnin edhe gjuhët e tyre dhe buzëqeshnin, pinin pije të ndryshme me alkoohol dhe lëkundeshin të përqafuar me ata që deri dje kanë qenë dhunuesit më të mëdhenj të lirisë e të moralit tonë; që patën dhunuar gratë tona, motrat tona, e mbytur fëmijët tanë, me gjithë të tjerët, pasi i kishin fshirë “kokrrat” e tyre. I kishin joshur edhe më tutje me pak të holla budallenjtë e mallkuar prej nesh, armiqtë më të mëdhenj të Zotit e njerëzimit. Ata i “ndjellën” për të qenë aty në mes të asaj ordie djajsh; ata që mija lojëra dinin që t`i organizonin dhe përpiqen edhe sot që të mos i lëshojnë prej dore.
KUSH HYNË NË LOJË ME DJALLIN, E NGRITË KËMBËN SI DO VALLJA. Ndër të tjera, pazarllëqet më të turpshme e më të dhimbshme me pjesët e tokës sonë i kanë bërë, gjoja për të “hyrë në Evropë”, sikur ne nuk paskemi “dyer të hapura”, ndonëse e ndërtojmë me djersën e me gjakun tonë më të mirë këtë kontinent, nëpër të gjitha qendrat më të mëdha.
A ka kuptim “liria” e jonë me këta të cilët quheshin “njerëz të Evropës” e janë “zotër” të rrejshëm të saj, të kyqur në qendër të Evropës, së bashku me ne e të tjerët?! A ka kuptim “liria” me këta “armiq të djeshëm”, e të cilët sot i kryesojnë të gjitha firmat e mëdha të Evropës, e neve na “shesin mend”?! A është “liri” kjo liri e tyre e madhe, sepse qenka bërë me të gjitha “qeveritë” e jo të popujve, më së pari të armiqve tanë më të mëdhenj Bashkimi i Europian?! A keni ju sy të kthjellët që të shihni kush është “bashkuar” me Evropën përpara nesh?!…
Kuptimi i lirisë na delka tjetër për lirinë dhe e harron “lirinë kombëtare”. Liria më shumë i ngjanë lirisë më të madhe për të vepruar lirshëm çkado të duash e kur të duash e si të jetë më e logjikshme për ty, pa e rrokur klasën e madhe në pikëpyetje?! Ne u dashka pikërisht “të duam” ata të cilët kanë qenë dje sistem i tmershëm edhe kundër “lirisë” tënde të vogël e qënkan shndërruar papriturazi në pjesë “të tërësisë”, të cilët “me paqe”paskan të drejtë të marrin nga një copë tjetër toke, e cila na është lënë amanet nga stërgjyshët tanë, duke harruar me qëllim Dardaninë, që ka qenë një Mbretëri, dhe një mbretëri iliro-shqiptare, kur nuk kishte askund këndejpari “serb딓bullgar딓grek딓malazez딓sllavo-makedon”“rus딓turk”, etj., të cilëve u thonë sot me pietet “popuj të Europës” apo “Europianë”, sepse “popujt” janë një konglomerat nga baza e tyre fetare, e jo “popull i vendit”, të cilët nuk i cakton feja, por etnia.
Kjo “Evropë” a mos e ka mundësinë globale të na zhvesh krejtësisht nga të drejtat kombëtare, që ne të mos shihemi as në një fluskë shamponi?!…
E kujtoj një thënie antitezë të patriotit prijetar Naum Veqilharxhi, i cili ka jetuar herët: “Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtynë njeriun të mohojë kombin e tij!” Këta, janë njerëzit tanë, nuk do mend se flasin shqip!…
Ne, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Çamërinë, tokën shqiptaro-ilire kudo që ishte ajo, e kishim si idol gjatë tërë jetës. Këto toka i lavdëronim atje ku nuk e meritonin dhe qenë përplot shqiptarë, por u zhgënjyem në shumë drejtime; që luftuam për to; për vegjëlinë tonë; për komb apo etni; për njerëzit tanë, që ishin të shtypur me gjak, të ç`njerëzuar, të robëruar, të privuar nga çdo e drejtë e jetës së mbushur plot e përplot me padrejtësi; të shtyrë me dhunë të degdisej sa më largë që të ishte e mundur, vetëm për të siguruar një kafshore buke; të prekur kudo në moral, te gratë e lëna vetëm, motrat e vajzat, etj…
E sot?! Në Kosovë u kthye klasa e jonë e prijetarëve në klasë të korruptuarve prej luftës së fundit, madje në një klasë e të korruptuarve të pasurisë tokësore, bankare, sigurimeve, të investimeve nga të tjerët, konkurset e privatizimit të pasurisë e pronës së shoqërisë në një pronë private dhe e ndërtimit të firmave private me pasuri të fshehur, të dhënë nga armiqët tanë, të cilët, dje kanë vrarë e prerë kudo, ndërsa sot po “investojnë” si “dashamirë të zhvillimit”; etj.
Më e keqja është se në tërë Kosovën shkoi puna keq dhe në vend se të bëhej Dardania, na etiketuan “kosovar”, që nuk është e drejtë, sepse nuk ka “komb kosovar”, por komb shqiptar, i cili flet shqip, madje 80% e popullatës është e kësaj etnie. Këta “luftëtarë” të djeshëm, që u kthyen në “prijetarë të sotëm” me votën tonë e na e vjedhin mbështetjen tonë, që të kënë “ligjshmëri” të prijnë përpara, sa të shesin tokën tonë, tokën e të parëve tanë, dhe të legjitimojnë këtë tradhëti, pa arritur asnjë copë tjetër të tokës sonë, e cila ka mbetuar vite me radhë në duar të armiqve, me Nishin, pra Shqipëria Verilindore; Sanxhaku, toka e jonë e Malit të Zi; Çameria; Maqedonia jonë në Greqi e toka shqipfolëse e Maqedonisë, deri në malet e larta të Kumanovës; e më tutje. A bëhet që klasa e jonë “prijetare”, d.m.th. klasa politike, të jetë e para në shpërfilljen e madhe kombëtare dhe shtetërore?! A bëhet kështu, a bëhet?!…
Kjo është marrëzi e paparë! Lokja e jonë e madhe, nëna e jonë, mëma e jonë, ti, At i shenjtë, që na i le këto troje brez pas brezi, si trashëgim, që qindra herë i lamë me gjak, edhe me fëmijët e shumtë e të shëndosh nën sopatat e pushkët e këtyre armiqve të mëdhenj, të kryearmiqve, tani të harrojmë atdheun tonë apo siç i thonë vëllezërit tanë, në të njëjtën vatër “mëmëdhe”, e të vihemi nën lakun e tyre me sopata në dorë; të hymë nën flamujt e tyre me gjashtë yje, të cilët asnjëherë nuk i kemi parë në qiellin tonë; të bëhemi “multinacional”; pra 80% të bëhen baraz me të tjerët; e cila është pjesa me e shenjë, më vuajtura pjesë e ATDHEUT, një copë toke e të quajtur kështu nga armiqtë tanë “Kosovë”, e të cilën e dëshironim e përpiqeshim shekuj me radhë që të ishte toke e lirë e të bashkohej me shtetin amë- Shqipërinë, pa e ditur se edhe ajo vetë mund të shitej te Greku, Sllavi, “Makedoni”, Rusi, Italiani, Serbi, Turki, e dreçi dhe i biri, e kudo tjetër, por që të mos jetë “e denjë” për atë luftë që e bëmë?!…
Ne, a po ua lëmë djemëve tanë tokën pa fjalë apo me fjalë?! Botën e mirrnim si“shembull”, e bota na logaritë më shumë si “islam”, se sa në fetë e tjera, në vend se të na shohë të gjithëve si “shqiptarë”, të caktuar me etni, si komb!…
Më kujtohet një fjalë e Hoxhë Mulla Idriz Gjilanit“Kemi tri fe, kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror e një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.
Pra, a e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut ku do të futet ai, si detyrë mbi detyrat, edhe në qoftë se na rrahim për vdekje, siç më rrahim mua?! A nuk është ky ideal i lartë i njeriut, në çdo pozitë politike e prijetare që të rastisë?!…
Unë po ua lë këtë vërejtje të madhe:
“EDHE PERËNDIA TË DËNON, KUR TRADHËTOHET ATDHEU!!”…

Lumi Danube, një emërtim i lashtë; iliro -shqiptar


 
 
Danubi është lumi më i gjatë, 2850 km, që përshkon Europën nga perëndimi në lindje. Ai buron në Pyllin e Zi, në Gjermaninë jugore dhe derdhet në Detin e Zi .
“Danubi”, lumi më i madh i Gjermanisë, ngrihet në Martins kapelle në një zonë të egër dhe të vetmuar të Pyllit të Zi, i quajtur “Brege” në origjinën e saj dhe formon lumin e Danubit në Donaueschingen  aty ku bashkohet me degëzimin tjetër  “Brigach ”
 
Etimologji e emrit: “Danub”
 
Danubi (/dænjuːb / dan-EWB, i njohur me emra të ndryshëm në gjuhë të tjera) është lumi i dytë më i gjatë i Evropës, pas lumit Vollga
Emri Latin Danuvius është një nga një numër i emrave të vjetër të lumenjve të Europës që rrjedhin nga një *DanuProto-Indo-Europiane.
 
Emra të tjerë të këtij lumi nga e njëjta rrënjë përfshijnë Dunajec, Dzvina / Daugava, Don, Donets, Dnieper, Dniestr dhe Dysna.
Në Rigvedic sanskritisht, “Danu” do të thotë “fluiderënie, në Avestan, e njëjta fjalë do të thotë “lumë”.
Ky lumë ndërkohë i njohur për grekët si ISTROS (στρος) një huamarrje nga një emër Daco-trak që do të thotë “i fortë, i shpejtë!”
Po në gjuhën nga më të vjetrat indoeuropiane, pra në gjuhën shqipe, çkuptim ka fjala: “Danup”?
Fillimisht nga letrat shkencore mësojmë se emri i lumit “Danub” shqiptohet
dænjuːb; dênjuub; në shqip përshtatur; Dënj-ub, gjithashtu theksohet se kjo fjalë rrjedh prej  një rrënje PIE. “Danu”e cila në gjuhën e vjetër sanskritishte do të thotë:
Danu = fluiderënie. (i flladshëm)
 
Pikërisht këtu ndalemi, duke ju rreferuar rrënjësProto-Indo-Europiane, dhe asaj  së vjetrës Sanskritishte,  ku “Danu = Rënie” (fluid, fluide), kjo fjalë e cila në gjuhën shqipe gjendet e plotfuqishme bindëse, kokforte duke ju rreferuar edhe të dhënave të këtij lumi gjigand me gjatësi 2857km, i cili përshkon plot 10 vende nga europa perëndimore deri në juglindje me grykderdhjen e tij në Detin e Zi, me një qetësi të plotë gati  të ‹‹frikshme›› e duket sikur ky ujë gjatë gjithë kohës  brenda në shtratin e tij tështruar dhe të ulët “fle” ri i pa lëvizur, i lodhur, i denjur, i ndênjur “dænju”vazhdimisht në rrugën e tij të gjatë me ujra gjithashtu plot i dendur.
 
Ky është: Danubi–fluid, Danubi-lumë – i ulët krejt i gjithi në ultësirë i qetë, i ndenjur (gjol) – (i)tani/’:ubh’umb, gjatë gjithë gjatësisë, shtrirjes së tij, ai është veçse i qetë i ëmbël valvitës, fl-uit, si ujrat e saj magjepse si shtojzovallet e qeta në vals e sipër, por herë here edhe të furishme.
Në gjuhën shqipe fjala “lumë” ka kuptimin njëkohësisht “i ulët”-  m’ul, më ulët, d’në të,  poshtë, nga poshtë nga nën’të.
 
Ky lumë me burimin e tij kryesor në majat e malit, “brigjet” e Pyllit të Zi, buron aty në ato maja quajtur me të njëjtin emër si në gjuhën shqipe: “Brige = brigje” dhe hyn në Brigach pasi rrjedh 90 metra “nën tokë”bashkohet pas 1.5 km. në Brigach dhe  pas kësaj ky lumë aty emërtohet:Dænjuːb; Danupe.
Burimi është një nga 22 burimet në zonën e kryqëzimit të Brigach dhe Breg. Të gjitha këto burime janë të ushqyera nga të dy prrenjtë e ujit që rrjedhin nga larg mbi ta grumbulluar reshjet në një shtrirje pllaje të një peizazhi të quajtur Baar. (livadhe, lëndina, kullota). 

Fiks aty në këtë pellg, terren i ulët malor ndodhet qyteti gjerman, Donaueschingen pranë bashkimit të dy burimeve të lumit Danub (në gjermanisht: Donau; [2] Emri i qytetit është një eponym).
Pra ky qytet mban emrin e lumit “Danub” eponym me kuptimin e “ujit Dë në të” po edhe i qetë; “i denjëtë”, “i ndenjur” (i daltë, nga/dal-të) aty historikisht konsideruar, Burimin e Danubit, Burimi i Donaubach në Donaueschingen. 
Mundemi të themi se kjo është edhe vija që ndan (Dan/ub), dy vendet me të hershme hitorikisht midis të bardhës, “Borei – Europës” së akullt dhe gadishullit Ilrik.
Në fjalorin e gjuhës shqipe kemi:
UBËL f. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore ku s’ka kroje për të mbledhur ujin e shiut zakonisht, për bagëtinë. Ubël e thellë (e cekët). Ujë uble. Pinë në ubël.
Pra kjo fjalë e shqipes përforcon edhe njëherë idenë se luimi dan+ub, ka kuptimin e një lumi  të ‘humbur’ poshtë nivelit të brigjeve të tij, i qetë, humbaraq, i fundosur, etj sinonime të fjalës *ub’ pra lumi Danupit në gjuhën shqipe jep të njëjtin kuptim; Dænju; Dënju = “i ndënjur, i qetë – fluid, i rënë- i ulët, lumë” njëjtë si në gjuhën e lashtë, sanskritishte, ku: “Danu = fluide, i ulët, i rënë”, i shtruar, jo i rrëmbyer.
 
 
Mili Butka @ Gjuha Shqipe
*Aleksandër Hasanas*

Pse Eliktriçisti dhe sigurimci shqiptar Bajram Doka sulmon akademikët shqiptar





REAGIM PUBLIKË I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE
ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE ,NEW YORK,TIRANË,
PRISHTINË DHE SHKUP

Image result for Bajram doka
Bajram Doka 


PËRÇARËSI DHE SHPIFËSI BAJRAM DOKA KUNDËR AKADEMISË NË NJU JORK DHE DREJTUESVE TË SAJ AKADEMIK PROF.DR.SKENDËR KODRA.

Shpifësit, përçarësit, njerëzit e paaftë, misionarët e agjentuarave të huaja (serbe dhe ruse), të infiltruar edhe në Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, tani e dinë ku e kanë vendin, të kota i kanë përpjekjet për të shpifur kundër drejtuesve të kësaj Akedemie dhe kryetarit të saj, Prof. dr. Skender Kodra,PH.D.


Çështja shqiptare, punët e diasporës, të lëvizjes politike dhe kulturore jashtë Atdheut, as punët e Akademisë në Nju Jork, nuk zgjidhen nëpër rrjetet sociale, përmes shpifjeve dhe ofendieve publike ndaj personaliteteve më të devotshëm e të merituar, por në forume dhe kuvende burrash të përkushtuar për çështjen kombëtare, me vepra e jo me fjalë.

Departamenti për mardhënie më publikun i ASHASHA , e përcjellim veprimtarinë e njëfarë përçarësi, shpifësi dhe karrieristi të çartur, që është i përjashtuar në shkurt të këtij viti , me emrin Bajram Doka, që gjatë kohës së monizmit në Tiranë ka punuar si elektriçist në Sigurimin shqiptar dhe për të cilin kemi njohuri të mjaftueshme se kush është dhe cili është misioni i tij në SHBA, cilat janë shërbimet që e paguajnë dhe çka duan të arrijnë përmes tij.

Akademia, si çdo institucion tjetër me përgjegësi të lartë, i ka organet e veta ku trajtohen politikat e saj zhvillimore, puna dhe aktivitetet, në SHBA, Evropë ,Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Kosovë Lindote, Malin e Zi dhe Çamêri!





Po kush është Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ?


Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme.

Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.
Image result for Bajram doka

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar.

Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike

Drejtori i Departamenti për mardhënie më publikun

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

Nju Jork,Tiranë,Prishtinë,Shkup, 21 prill 2018



****

Bajram Doko, mos u tallni me historianët dhe shkencëtarët shqiptarë.

Ilmi Veliu për Bajram Doka
….. I nderuari Bajram Doko me shokë … .mos u tallni me historianët dhe shkencëtarët shqiptarë. Ata janë shumë të varfër dhe nuk kan para për të mbuluar asi harxhimesh. Asnjë parti politike dhe asnjë qeveri, ne te gjitha trojet shqiptare, nuk ju intereson për shkencë e Histori, por vetëm për para dhe biznese të flliqura.
Me hargjimet e mia, vite me rradhë kam hulumtuar dhe zbuluar dokumente te reja dhe shumë me rëndësi për Kastriotin në arshivat e Stambollit, me te cilat dokumente ua kam mbyllur gojën shkive që thonin se ai ka qenë maqedonas, grek e serb.
I kam mbështetur për muri dhe i kam detyruar publikisht të pranojnë se Skënderbeu ishte shqiptar, bir shqiptari, dhe se nëna e tij ishte shqiptare nga Pollogu i Tetovës.
E kam pasur tezë doktorature prejardhjen dhe rrënjët familiare të Skënderbeut dhe e kam mbrojtur me sukses para shkive. Tezat e mia i ka pranuar edhe Akademia e Tiranës po edhe e Prishtinës, bashkë me Kristo Frashëri Oliver Schmmit. Unë me vite kam marrë pjesë nëpër simpoziume, dhe kjo është hera e parë që një akademi organizon simpozium, i fton historianët, por ata të ngratit do te duhet ta marrin bukë e krypë nga shtëpia, sepse shqiptarët e Amerikës janë asimiluar dhe e kan harruar traditën shqiptare që thotë se:  
,,Bukë e krypë e zemër të mirë,,.
Historiani më i madh shqiptarë nga Manastiri i Alfabetit, Reshat Nexhipi, e ka pensionin vetëm 300 dollarë, që nuk i dalin për bukën e gojës dhe jo të paguaj hargjimet deri në Amerikë. Ajo që thuani ju, se historianët të vinë dhe të qëndrojnë me hargjimet e veta eshtë traditë e shkavit, që ti dhe shokët e tu e kini harruar.
Serbi i parë, i dyti, po edhe ne kohën e Titos, shkavi me dhunë i ka thirrur argat gjyshërrit tanë, duke u thënë që bukën ta merrnin me vehte, ose do te vdisnin nga uria. Kosovarët e ngratë, që i ka thirrur argat bugari i parë, 1917, që të ndertonin hekurudhën Gostivar-Kërçovë, kan vdekur nga uria, sepse nuk kan pasur nga të merrnin buk, dhe kafshata e bukës që u eshte dhënë ka qenë shumë e vogël.
Nëse unë e Reshat Nexhipi vendosim të vimë, me ata para që kemi, dhe mbetemi atje pa ngrënë e pa pirë, do të vdesim atje, dhe juve do tu koshtoi shumë më shumë sjellja e kufomave tona në vendëlindje se sa simpoziumi juaj.
E nëse ju e organizoni atë takim për politikanët milionerë dhe biznismenët hajdutë, atëherë ajo eshtë tjetër punë, por duhet tu skjaroni historianëve të ngratë e të varfër që mos të nisen në atë rrugë pa këthim.
Brënda javës që shkoi morëm pjesë ne disa simpoziume për ditën e Alfabetit dhe na u paguan të gjitha harxhimet  ………
Ti thua se do te kemi musafirë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga musafirët kërkoni të paguajnë harxhimet ........ qesharake ......

2018-04-20

FILXHANI ME BUZË TË KAFSHUAR

Image result for Kadri Tarelli





Skicë


Pasi piu një gllënkë ujë, afroi filxhanin më pranë vetes dhe pa i lënë radhë të tjerëve, Fatriu e filloi bisedën:
- Kur po shikoj këtë filxhan kafeje kaq të bukur, më vjen ndërmend një ndodhi, që nuk e kam përmendur, po bën gati 30-vjet.
Ishte mes shtatori i vitit 1992. Më emëruan drejtor shkolle diku në periferi të qytetit të Durrësit. Kohë ndryshimesh dhe trazirash të mëdha. Plazhi sapo ishte mbyllur, megjithëse vapa rëndonte ende. Zbrita nga biçikleta dhe e lidha pas një druri, pranë shkallëve të kafenesë së vetme në atë zonë. E rregullova mirë, që të mos pengoja kalimtarët. I ngjita me të shpejtë ato tre-katër shkallë dhe u futa në kafe. U stepa për një çast, pasi nuk e prisja atë pamje aq të zymtë. Nuk më pëlqeu që lokali ishte fare bosh, megjithëse ora shënonte shtatë e mëngjesit, kur njerëzit fillonin punën.
U ula në një tavolinë pranë derës, pasi m’ u duk si me më shumë dritë. Në banak qëndronte banakierja disi e përgjumur. Mbase askush nuk e kishte shqetësuar në këtë mëngjes të trishtë. Dëgjohej vetëm vërshëllima e avullit të ekspresit të kafesë. Banakierja, si duket po kryente edhe punën e kamarjeres, ndaj erdhi të marrë porosinë.
- Një kafe të mesme! – I thashë, pa lënë kohë, që ajo të fliste. Nuk e kuptova atë nënqeshje në shikimin e saj.
- Nuk doni ndonjë pije alkoolike? – pyeti e përmbajtur.
- Nuk e përdor alkoolin që në mëngjes. – i’ u përgjigja thatë. Edhe sot e asaj dite nuk e kam prishur këtë zakon.
Ajo u kthye dhe, si e lodhur, shkoi drejt banakut. Një rutinë e përsëritur mbase mijëra herë. E ndiqja me sy. Mori xhezven, hodhi ujë, kafe dhe sheqer dhe e vendosi tek tubi që nxirrte avull. Më pas, erdhi me tabaka në dorë dhe qëndroi pranë tavolinës. Me ngadalë, si me përtesë, e vendosi më parë një gotë uji e më pas një pjatë dhe filxhanin mbi të. E shtyu me kujdes drejt meje. Nuk e di pse nuk iku menjëherë. Në fytyrë kishte një lloj buzëqeshje të hidhur.
Gati sa nuk shpërtheva. Pse, do thoni ju? U trondita, kur pashë filxhanin aq të shëmtuar, sa nuk ua merr mendja. Nga jashtë dukej i mirë, por në buzë, nga brenda ishte hequr zmalti i bardhë në copëza të vogla, sikur ishte ngrënë me dhëmbë, ku dukeshin njollat e kuqërremta. Nuk kishte vend ku të vije buzët. Ja, cifla-cifla rrethe qark. – Fatriu çoi gishtin tregues tek buzët e filxhanit.
Kamarjerja më shikonte dhe nuk fliste, e gatshme të sulmonte që në fjalët e para, nëse unë do të bërtisja apo të ulërija. fjalët e tyre në raste të tilla ishin: “Po deshe pije, po deshe lere. Shteti këto na ka lënë”. Le që, ç”po them edhe unë, se edhe ju e dini, mbase më mirë se unë, atë kohë.
Nuk e di si u përmbajta dhe ç’pamje kisha në fytyrë. Në fillim, pjatën me filxhanin e kafes, që vazhdonte të nxirrte avull e afrova pranë vetes, për ta parë më mirë, pastaj me të dy duart e shtyva ngadalë drejt kamarjeres, duke e parë ngultas. Në mendje bluaja këto fjalë: pse e bëre këtë, se nuk më njeh, apo ç’ dreqin ke?
– Shumë paske duruar, - u hodh e tha Flamuri, duke lëvizur nga vendi. – Unë do ta kisha përplasur në çimento, ose do t’ia hidhja në fytyrë, po të ma punonte ashtu.
- Nuk di bëra mirë apo keq, por unë kështu veprova dhe besoj se bëra mirë. Kamarjerja nuk e priste këtë veprim, por në buzë nuk i shqitej ajo nënqeshja e ftohtë, sikur donet të thoshte: “E shikon ç’na bëri demokracia, jo vetëm po na le pa punë, ja vetëm ti po kërkon kafe sot, por edhe me filxhanë të tillë, që duken sikur i kanë kafshuar qentë”.
– Nuk mund ta pi kafen me këtë filxhan! - i thash me qetësi dhe nxora nga xhepi lekët, që i vendosi mbi tavolinë.
– Edhe këtë e paske bërë? Si munde të paguash? – foli Vaso. – Shumë i duruar je treguar.
- Unë sapo kam filluar punë këtu në Plazh, - i thashë kamarjeres, - dhe mendoj ta pi kafen këtu, se nuk ka lokal tjetër. Nëse nuk e kini bezdi, nesër po ju sjell një filxhan nga shtëpia ime.
Fytyra e gruas përballë u skuq, si spec djegës. Mbase u habit nga sjellja e papritur dhe fjalët e fundit, ndaj nxitoi të përgjigjet:
- Jo! Nesër do ta sjell unë nga shtëpia. - Dhe e mbajti fjalën. Të nesërmen, sapo u ula, erdhi dhe pruri kafen, duke buzëqeshur, sikur do më thoshte: “Ja e shikon, e solla filxhanin, besoj se do t’u pëlqejë!”. E falënderova.
Po ç’ndodhi në fund të javës, do të thoni ju? Sepse historia nuk u mbyll me kaq. Kolegët mësues, vendosën që në fund të mësimit, të uleshim në kafe, si për të më uruar “Punë të mbarë”. E pranova me kënaqësi.
U futëm në lokalin, ku unë pija kafe. Përsëri ishte fare bosh. Nuk kishte njerëz, megjithëse ishte mesditë. Kamarjerja, erdhi me një herë për të marrë porosinë.
Unë porosita një kafe dhe një fërnet, kështu edhe tre-katër të tjerë, ndërsa disa vetëm nga një gotë raki. Biseda vërtitej te ankesat ndaj mungesave në shkollë, që me thënë të vërtetën ishin të shumta. Nuk i numëron dot.
Pas disa minutash, kamarjerja me tabaka në dorë solli porosinë. Në fillim te unë, pastaj me radhë. Sytë e kolegëve lëviznin sa tek filxhani im, tek filxhani i tyre. Un me filxhan të mirë, ndërsa at me filxhanë me buzë të kafshuar. Unë po qeshja nën zë dhe vështroja fytyrat e tyre, që u rrudhën dhe u vërejtën si qielli dhe deti me stuhi, gati të shpërthenin.
Ajo e kishte menduar që më parë, prandaj i doli përpara grindjes, duke i sqaruar, se nuk kishte filxhanë të tjerë të mirë, pasi atë të drejtorit, domethënë filxhanin tim, e kishte sjellë vetë nga shtëpia. Plasi e qeshura mes nesh. Ata nuk e pinë kafenë, por Ademit, që ishte edhe sekretar i shkollës, s’ ju durua:
- E o drejtor! Ç’ na u bëre, si shoku Xhemë, qëmoti! - Të gjithë i hodhën sytë te mësues Xhemili, që e thërrisnin Xhemë, me që ishe me origjinë nga Rugova e Kosovës.
- Nuk është mësues Xhemili, Xhema i filxhanit. Ishte dikush tjetër. Dhe ja dha të qeshurit me zë të lartë, vuri duart në mes dhe s’pushonte, aq sa i dolën lot nga sytë. Mbas disa çastesh mundi të thotë: Çudi, akoma s’është harruar filxhani i shokut xhemë!.
Kjo ndodhi u mbyll duke qeshur, ashtu siç po qeshni edhe ju tani.
Kadri Tarelli
Durrës më: 16 të prillit, 2018.

2018-04-19

Sovrani nuk i lejon sharjet o deputetë!!!

Te Barometri diplomatik

Akademik Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 Mos i kënaqni armiqtë, se me sharje nuk mund ta puthni Altarin e  Evropës Perëndimore  e as Amerikën


***

-Se armiqtë serbë së bashku me aleatët e tyre tradicionalë mezi po presin (pas dere janë duke vrojtuar buzë kufirit se çfarë po ndodh brenda në Kosovë), t’ua mbyllin ndërtesën e Kuvendit sikurse Slloba  dikur më 1989.-E, ju, fatkeqësisht (gjithmonë nën nivel të papërgjegjësisë dhe të luftës për pushtet) të gjitha punët i “paskeni kryer”, tash, nuk u paska mbetur asgjë  tjetër vetëm se ta ofendoni PUBLIKISHT njëri-tjetrin në shtëpinë e SOVRANIT ( i cili me votën e tij ua besoi, që t’i dilni  zot POPULLIT, ATDHEUT, ligjit, kushtetutës, drejtësisë, demorkacisë parlamentare dhe interest nacional dhe shtetëror të REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS, jo ta  BALTOSNI IMAZHIN E SAJ, duke sharë njëri-tjetrin në sy dhe për turpin e krejt botës.

***

Nëse Kuvendi është institucion shtetëror dhe i popullit, askush nuk e ka atë drejtë diskrecioni, që t’i ofendojë deputetët “me nënë, me babë e me robë…” , sepse mund të japë llogari sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Këtë përgjegjësi, të të gjithë teveqelët që shajnë dhe kërcënojnë në sallën e Kuvendit, duhet ta dinë dhe, ta mbajnë parasysh mbase mund të kenë pasoja ligjore dhe politike. –Populli, kurrë më nuk do t’i votojë ata deputetë, që kacafyt1%n dhe që shajnë me “nënë e babë…” në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, në qoftë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në ndonjë arenë gladiatorësh apo në ndonjë lloj “kockarnice”  të  bixhozxhinjve, të pijanecëve, të fajdenixhinjve ose  në ndonjë stallë derrash të pazbutur , atëherë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i lejohet t’i ofendojë dhe t’i kërcënojë deputetet, sepse nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale, as ligjore e as kushtetuese për faktin se  “torishtat” e tilla nuk përbëhen nga kodi  i detyrimit moral dhe i normës morale, as ligjore e as kushtetuese.

Normat dhe zakonet  e traditës shqiptare nuk njohin e as nuk e durojnë sharjen ngadoqë të vijë ajo!

Prandaj, duhet pasur kujdes deputetët dhe kryekuvendari i tyre (në zgjedhjen e fjalorit), që të mos shërbehen me sharje gjatë debatit të tyre në Kuvend, sepse sjellet dhe veprimet e tilla primitive nuk kanë lidhje me traditën dhe me kulturën shqiptare dhe me asnjë kulturë dhe edukate të popujve të civilizuar në botë.

Përdorimi i fjalorit vulgar denigrues, që si duket  në Kuvendin e Kosovës është shndërruar në dukuri të zakonshme, më së shumëti po godit dhe, po krijon përshtypje negative (urrejtje, aversion dhe mosbesim) në shoqërinë shqiptare mbase ato seanca të Kuvendit të Kosovës, veç gazetarëve, reporterëve  dhe herë-herë edhe   miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët ndjekin drejtpredrejt  zhvillimin e tyre, ato përmes ekranit televiziv i shikojnë edhe familjarët e deputetëve (fëmijë, djemë, vajza, gra, prindër, vëllezër e motra) në mbarë Kosovën, si dhe në tërë diasporën shqiptare.

-Çfarë kryetari dhe deputetësh janë ata (humanë, patriotë dhe demokratë evropianë  të emancipuar kinse e quajnë veten?!) , që shajnë njëri-tjetrin “me robë” e me fjalë të tjera të ndyra dhe diskredituese?! –Çfarë thonë fëmija dhe familjet e tyre, kur të dëgjojnë dhe të shohin skena të tilla skandaloze?

-Çfarë thonë partenrët-miqtë tanë ndërkombëtarë (AMERIKANË dhe ERVOPIANË PERËNDIMORË), kur dëgjojnë  ofendime dhe skena të tilla rrugaçësh, injorantësh dhe teveqelësh primitivë, që nuk njohin dhe nuk respektojnë norma etike e as kurrfarë detyrimi ligjor dhe kushtetues?

Teveqelët me sharje dhe me sjellje primitive antishqiptare dhe anticivilizuese po çojnë ujë në “butinë e mullirit” të Serbisë çetniko-fashiste  dhe kolonialiste të  Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Aleksandar Vuçiqit!

- Me sharje të tilla të vokabularit vagabondistik nuk fitohet  kurrfarë besimi në popull e as te partnerët amerikanë dhe evropiano-perëndimorë, por vetëm se  goditet për “vdekje” imazhi politik i Kosovës në botë, si dhe vihet në pikëpyetje  karakteri etik, virtytet, zakonet dhe tradita e shenjtë njerëzore, bujaria, besa, mirësjellja, respekti dhe kultura e kombit shqiptar, ku të gjitha këto vlera sublime kanë ndikuar pozitivisht, që kombi shqiptar të mos asimilohej dhe të mos zhdukej në Ballkan, përkundër shkeljes dhe sundimit të egër të perandorive dhe të mbretërive të ndryshme, që kanë përjetuar me mijëra vjet.

-Po, çfarë thonë armiqtë shekullorë serbë në Beograd, kur të dëgjojnë sharje dhe të shohin skena të tilla primitive të përplasjes mes kryekuvendarit dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës?

-Asgjë të re nuk do të thonë (veçse i lutën KISHËS POLITIKE SERBE dhe i fërkojnë duart, që sa më parë të kthehen  dhe t’ia vënë kyçin Kuvendit të Kosovës, sikurse dikur fallanga policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, 1989 ), porse përsërisin tezat e tyre të vjetra shekullore të shfarosjes së identitetit kombëtar dhe shtetëror se, “shqiptarëve nuk duhet t’u jepet-njihet  kurrfarë shteti i pavarur, sepse nuk dinëe të qeverisin, janë të egër, që dinë të vetëm të  vrasin njëri-tjetrin…”

Pra, sharjet dhe kërcënimet e atyre teveqelëve mes veti në Kuvendin e Kosovës me Kadri Veselin (kryekuvendar) jusitifikojnë  tezat raciste dhe shoviniste hisoriografike dhe politike antishqiptare të akademikut, Jovan Gjorgjeviq, i cili (edhe si shkencëtar, edhe si politikan, edhe si diplomat, edhe si ish-kryeministër i Serbisë (1913), botërisht ka pohuar dhe shkruar me dhjetra e dhjetrea vepra, se gjoja “shqiptarët nuk janë kurrfarë kombi, por janë përzierje fisesh, pa gjuhë të unisuar, pa histori,  pa kulturë, pa atdhe… Prandaj, krijimi dhe njohja e një shteti  të pavarur shqiptar, është jo vetëm një gjë e pamundur, por edhe e rrezikshme për Ballkanin dhe për gjithë Evropën.” (V. Gjorgjeviq, Les Albanais et les Grands  Puissances, 1913:255).

Mësoni nga Oda e Xhemail Obrisë, se si duhet respektuar dhe nderuar njëri-tjetrin!

Këtë e dëshmon edhe historia qindravjeçare e Odave-Kuvendeve të burrave të ndershëm, patriotë dhe atdhetarë anembanë SHQIPËRISË ETNIKE, të cilët nuk  e kanë sharë, nuk e kanë tradhtuar, nuk e kanë shpifur, nuk e kanë prerë në besë, nuk e kanë çnderuar, nuk e kanë mashtruar, nuk  e kanë shfrytëzuar, nuk e kanë gëjyer,  nuk e kanë plaçkitur, nuk e kanë shitur dhe nuk e kanë vrarë njërii-tjetrin për para, për kolltuk, për karrierë për  xhadie, për pushtet, por kanë qenë të bashkuar dhe të lidhur si ashti me mishin edhe në gëzime, edhe në luftëra e beteja, edhe në hidhërime, edhe në ngushëllime  vdekjeje, edhe në  fitore kundër çdo të keqeje dhe kundër çdo armiku.

Sa më sipër, këto virtyte  dhe vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe atdhetare, ishin faktori kryesor, që ndikoi pozitivisht në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në shekuj.

-Ndaj, mos u shani si “rabaxhinjtë” e papunë në kohë skamjeje dhe robërie të huaj (t’u vijë turp nga deputet serbë), por, përqafoni njëri-tjetrin si shqiptarët (sepse jeni motra dhe vëllezër, nuk keni ku të shkoni përtej Kosovës) që  gjithmonë e kanë dashur dhe ndihmuar njëri-tjetrin! -Ndiqni, rrugën e ndrtishtme  dhe amanetin e të parëve tanë, që nga SKËNDERBEU e deri tek ADEM JASHARI. –Ky është shpëtimi, bashkimi   dhe qytetërimi ynë evro-perëndimor. Ndryshe, nëse vazhdoni edhe më tutje atë praktikë primitive të ofendimeve dhe të shanatzheve, do t’i gëzoni vetëm armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, askë tjetër.

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të asimiluar në Maqedoni

Image result for jahja lluka

Nga Jahja Lluka*

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin dhe kulturën për çështjen atdhetare. Nga familja Qiriazi dolën inteketual të mëdhenjë si: Papashqevi, Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit. Në historinë tonë kombëtare Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, poashtu është një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohëra kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllavë, grekë dhe turq.


Roli i familjes Qiriazi për Kongresin e Manastirit ishte dhe do mbetet i pamohueshëm, sakrifica e tyre ngeli në histori duke e ngritur zërin e shqiptarëve në instancat më të larta të asaj kohe. Por ku janë sot pasardhësit e familjes Qiriazi dhe si jetojnë ata? Në emisionin “Në Mbremje me Agim Poshkën” Risto Qiriazi pasardhësi i kësaj familje të denjë shqiptare, tregon se si gati gjithë jetën, jetoi si i asimiluar duke mos guxuar të deklarohet shqiptar nga regjimi sllav. Është e dhimbshme se si familjet e mëdha shqiptare të ritit ortodoks janë asimiluar. Është jonjerëzore se si të drejtat e tyre themelore janë shkelur gati për një shekull para syve të Evropës, dhe do jetë dhe më jonjerëzore nëse zërat e këtyre shqiptarëve nga dy shtetet shqiptare nuk dëgjohen, sepse janë dhe do mbesin gjak i yni, pavarësisht rrethanave të cilat i kanë detyruar ta mohojnë vetveten, duke jetuar të nëpërkëmbur sa të jetë jeta.

Poashtu, dhuna ndaj themeluesit të Bashkësisë Fetare Ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, Branko Sinandinovskit para disa ditësh në Shkup, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente. Vëllëzerit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten, të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

(*Jahja Lluka është Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj. Zgjodhi Baki Ymeri, enkas për Botën sot dhe revistën Shqiptari.)

Post Scriptum

„Vëlla im dashur Zt. Naço, - i shkruan Gjerasim Qiriazi nga Korça më 9/21 dimërori 1892: Me gaz të madh e këndova letrën e Z-së Sate që e mora dje... Shumë na nderove që kur dërgove 10 napolona për ndërtimin e skolisë, të cilët zunë vend të mirë, se ato bashkë me ca ndihmëra të tjera na bënë të vëmë një themel të shëndoshë ndë punët e gjuhës sonë. Zoti jua shpërbleftë! Ne e kemi patur ndër mënt t’ju bëjmë shok të nderit të kësaj Vëllazërie (biblike), se s’harrojmë dot të mirën tuaj... Motin e ardhshëm ne kemi ndër mënd të kemi edhe çupa që gjetkë nga Shqipëria të janë e të vishen ndë skolitë. Ndë mbledhçim ndonjë ndihmë për së shpejti do të zëmë të ndërtojmë nja dy oda për të fjetur... U përqafonj me shumë mall, Gj. D. Qiriasi.” Disa muaj më vonë, më 27/8 prill 1893, Gjergj Qiriazi shkruan:

„Vëlla im i dashur, Zt. Naço, Bukuresht. Letrën e Z-së Sate të pastajmen e mora ndë Korçë. S’pata nge të të shkruanj, ndonëse kisha shumë fjalë për të thëmë... E para fjalë që dua të them është se Petrua (Petro Nini Luarasi – martir i shqiptarizmit), i cili ka fituar shumë kundërshtarë nga ca veta ndë Korçë. Mbesonj të jesh pjekur me Zt. Jovan Kosturin, i cili është sjellë fort me mënd ndë punë të skolisë, po tash posa iku ay. Petron e përfolnë shumë keq me fjalë të paduruarshme, kaqësa u nangos të ngrerë plaçkat nga skolia dhe t’i shpjerë ndë shtëpi gjetkë. Përmbi të gjitha, këta e lanë fare pa para, edhe kur iku nga Korça u anagas që t’i jap unë ca të holla të shkonjë Pashkët... Zoti Petrua është me zemër të përvëluar edhe me shpirt e me mish përpiqet për të mirën e skolive. Nuk i erth kaq keq për vetëhen e tij që mbet pa para, por kërkoi para për priftin dhe për dhaskenjtë, edhe s’i dhanë...”

Ali M. Lajçi, “Me karvanin poetik”, Faik Konica, Prishtinë, 2017.

POEZI PËR SHKRIMTARËT

(Ali M. Lajçi, “Me karvanin poetik”, Faik Konica, Prishtinë, 2017.)

SHKRUAN: MR. SKËNDER R. HOXHA

Gjashtëdhjetë e një poetë janë prezantuar me nga një poezi, disa me nga 5 strofa e disa me nga 4 strofa katërshe, bëjnë lëndën poetike të librit të tetë me radhë të poetit, tashmë të afirmuar, Ali M. Lajçi. Në këtë përmbledhje poetike autori na sjell një mënyrë interesante të vargëzimit të frymëzuar nga dashuria e respekti që ka për miqtë krijues, shkrimtare e shkrimtarë për të rritur e për fëmijë.

Për 60 shkrimtarët që Lajçi ka shkruar nga një poezi, ku pesëstrofshe e ku katërstrofëshe, të cilat autori i ka thurur sipas titujve të veprave të tyre, po edhe nga ndonjë thënie a varg i atyre autorëve.

Jemi mësuar më parë të kemi në duar libra të ndryshëm që u janë kushtuar shkrimtarëve, antologji, monografi, panorama, etj., por libri më i ri me poezi i poetit Ali M. Lajçi “Me karvanin poetik”, ka veçantitë dhe simbolikat e veta letrare. Në vetë titullin, nocioni “Me karvanin”, na lë të kuptojmë se është fjala për një varg të gjatë, në këtë rast, shkrimtarësh, por, në anë tjetër, këtë mund ta kuptojmë se poeti ka vargëzuar përkushtimisht për ata shkrimtarë që janë anëtarë e asociacionit “Karvani i Shkrimtarëve të Kosovës”. Mirëpo, poeti Ali M. Lajçi, këtu ka bërë një gjithëpërfshirje të shkrimtarëve që kanë shkruar dhe shkruajnë në gjini të ndryshme letrare dhe se janë nga vise të ndryshme shqiptare, ndaj edhe nis librin me këto vargje: (…) “Gjeta plot shkrimtarë/ vargje dhe frymë fjale/ me ëmbëlsirën e tyre/ freskinë si ndër male!...”

Ndërkaq, poezitë e përmbledhjes “Karvani poetik” nuk janë thjesht frymëzime përkushtuese për shkrimtarët dhe veprat e tyre , por janë vargëzime të motivuara nga vlerat autentike të vargjeve të poetëve për të cilët Lajçi ka thurur këto qëndisma poetike, ku sublimohen figurshmëria e gjuhës dhe semantika e vargut përkushtues. Kështu, brenda kësaj vorbulle poetike, shohim poezitë: “Mësoi Adi shkronjën e parë” (f. 9), është poezia që i kushtohet Adelina Mamaqit; “Lushi në kopshtin e magjepsur”, (f. 16) – Arif Demollit; “Te kroi i fshatit”, (f.22) – Çajupit; “Erdhën mësuesit”, (f. 25) – Ernest Koliqit; “Në ishullin e dallëndysheve”, (f. 30) – Gaqo Bushakës; “Krojet e bardha”, (f. 34) – Hasan Hasanit; “Princesha Argjiro”, (f. 37) – Ismail Kadaresë; “Mos i trego hënës”, (f. 43) – Kismete Hysenit; “Një fyell ndër male” (f. 47) – Martin Camajt; “Legjenda e një shkëmbi, (f. 55) - Odhise Grillos; “Buzëqeshja s’është larg”, (f. 58) – Qibrije Demirit; “Nëpër Lugjet e Verdha”, (f. 60) – Rexhep Hoxhës; “Bilbili i Dushkajës, (f. 68) – Skënder R. Hoxhës; “Si u bë piklorja bletë”, (f. 72) – Zejnullah Halilit; “Dielli i lodrave”, (f. 73) – Xhevahir Spahiut; “Zilja e fëmijërisë”, (f. 76) – Xhevat Sylës; “Zogj merrmëni me vete”, (f. 79) – Veli Veliut; “Ylli ëndërrimtar”, (f. 81) – Ymer Elshanit; si dhe shumë poezi të tjera, vargëzime të cilat Lajçi, i frymëzuar mirë, i ka gërshetuar dhe brumosur me thellësinë e mendimit dhe logjikën e vrojtimit poetik.

Kësisoji, të radhitura sipas një rendi alfabetik dhe të shoqëruara me nga një fotoportret artistik, kjo tufë poezish, librin e bëjnë më të pëlqyeshëm.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...