2018-10-07
Intrigat e takimit të Vjenës, u bisedua për ndarje larg syve të opinionit
AUTORI:ALBIONETA ADEMI
https://www.gazetaexpress.com/lajme/intrigat-e-takimit-te-vjenes-u-bisedua-per-ndarje-larg-syve-te-opinionit-577432/
Gazeta Express ka marrë vesh që në një takim në Vjenë të Austrisë, morën pjesë 12 figura të rëndësishme të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të tjerë nga Evropa. Aty u debatuan opsionet e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë këmbimet territoriale.
Idetë mesjatare për ndarje etnike, disa përfaqësues të rëndësishëm të shoqërisë civile nga Ballkani, por edhe nga vendet e Bashkimit Evropian, po bëjnë përpjekje që t'i paketojnë e të duken bashkëkohore.
Derisa Presidentët e Kosovës dhe Serbisë po punojnë në mënyrë sekrete mbi ndarjen e Kosovës, në Vjenë disa personalitete të tjera, që nuk mbajnë përgjegjësi publike për idetë e tyre, të enjten e kaluar janë takuar për të diskutuar për idetë e politikanëve.
Takimi është organizuar nga Instituti për Shkenca Humane (IWM), temë e së cilit ka qenë pikërisht ndarja e ndryshimi i kufijve të Kosovës. Përfaqësuesit e këtij Instituti i kanë konfirmuar Gazetës Express takimin e mbajtur më 13 shtator. Ky institut financohet nga Qeveria e Austrisë, ajo e Çekisë dhe ajo e Polonisë. Mirëpo të lista e donatorëve dhe kontribuuesve të tij figuron edhe emri i Alex Soros, djali i filantropit George Soros, i cili muajt e fundit ka zhvilluar disa lëvizje nëpër Ballkan, duke takuar në mënyrë jo shumë transparente krerët kryesorë të politikës në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.
Express ka mësuar se në takimin e Vjenës kanë qenë 12 pjesëmarrës, figura të shquara të shoqërisë civile, shumë prej tyre të afërt me Presidentin Vucic dhe Presidentin Thaçi.
Për këtë takim së pari kishte shkruar në Twitter, Petrit Selimi, drejtues i Sfidave te Mileniumit, i cili kishte lënë të kuptohet, pa dhënë shumë detaje së në Vjenë po udhëtonte për një takim interesant.
"Negociata të rëndësishme, prapaskenave, për këmbim të territoreve", kishte shkruar Selimi. Bashkë me të aty ide për ndarje ose jo të Kosovës kanë dhënë edhe figura të tjera si:
1. Wolfgang Petritsch (Fondacionit austriak Marshall)
2. Gerald Knaus (Iniciativa për Stabilitetin Evropian)
3. Stefan Lehne (Ish-diplomat austriak)
4. Tim Judah (Gazetar)
5. Petrit Selimi (Drejtues i Sfidave të Mileniumit, ish-minister i Jashtëm)
6. Thomas Muhlmann (Udhëheqës i ekipit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Austrisë)
7. Valerie Hopkins (Korrespondente rajonale nga “The Financial Times”
8. Piotr Buras (Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme)
9. Zsuzsanna Szelenyi (Politikane hungareze)
10. Rosa Balfour (Fondacioni gjerman Marshall)
11. Kristof Bender (Iniciativa për Stabilitetin Evropian)
12. Ivan Vejvoda (Anëtar i përhershëm i IwM’së, drejtues i Projektit “E ardhmja e Evropës”)
Një burim i Gazetës Express, i afërt me këto struktura, ka treguar se disa prej pjesëmarrësve preferojnë ndarjet etnike. Më i zëshmi në favor të ndarjeve etnike është ish-diplomati austriak, i konvertuar në biznesmen, Wolfgang Petritch. Petritsch, përveç tjerash, aktualisht është pjesë e një studio ligjore në Austri, e cila punon për Qeverinë e Serbisë, qeveri kjo që muajt e fundit mësohet t'i këtë ndarë 10 milionë euro për lobim për persona të ndryshëm me influencë në publik, ose OJQ të ndryshme.
Petritsch, muajt e fundit, disa herë ka dalë me analizat e tij pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve që nga fillimi, ndërsa edhe ka arsyetuar se sa shumë do ta ndihmonte ndryshimi i kufijve arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
Njëri prej figurave më të shquara nga shoqëria civile serbe që mori pjesë në këtë takim ishte edhe Ivan Vejvoda, veteran i shoqërisë civile, i afërt me politikën serbe, si dhe me filantropin George Soros.
Vejvoda është drejtues i projektit “E ardhmja e Evropës”.
Menaxheri i projektit, Dino Pasaliq, e ka konfirmuar për Gazetën Express mbajtjen e takimit javën e kaluar.
“Një takim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë është organizuar nga Instituti i Shkencave Humane në Vjenë, më 13 shtator. Një numër i pjesmarrësve kanë ndarë bindjet e tyre personale në kontekstin politik lokal, rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjën e IWM’së dhënë Gazetës Express.
Përfaqësuesi i IWM’së nuk është përgjigjur për mënyrën se si financohet projekti në kuadër të këtij instituti.
Gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është ekspert i çështjeve Kosovë-Serbi, po ashtu e ka konfirmuar për Gazetën Express pjesëmarrjen e tij në takim, por ka thënë se nuk ishte takim i ndonjë rëndesie të madhe.
Judah thotë se në Vjenë u mbodhën gazetarë e opinionistë, të cilët folën për Kosovën dhe Serbinë, por nuk dhanë idenë për ndarje.
“Dje kishim një diskutim të shkurtër për Kosovën dhe Serbinë dhe aranzhuam që të flasim për pjesë tjera të Ballkanit. Ishin anëtarët e organizatës dhe disa të tjerë të ftuar”, ka thënë Judah për Gazetën Express.
Autori i shumë librave për Kosovën dhe Serbinë, gazetari Judah, ka shprehur opinionet e tij rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai e shihte si të dëmshme një ide të tillë që po promovohej nga presidenti Hashim Thaçi dhe autoritetet në Serbi.
Nuk dihet nëse ai akoma e sheh si të rrezikshëm lëvizjen e kufijve në Ballkan, rajon ky që gazetari i The Economist e njeh mirë. Megjithatë, një ditë pas takimit në Vjenë, Judah ka dashur që mbledhjen ta paraqes si të parëndësishme. Gazetari i ka thënë Expressit se në Vjenë kanë diskutuar lajmet e fundit që vijnë nga Kosova dhe Serbia dhe asgjë më shumë.
Pjesmarrës të tjerë të këtij takimi Express mëson se kanë qenë Gerald Knaus dhe Kristof Bender nga Iniciativa për Stabilitet në Evropë (ESI).
Gazeta Express e ka kontaktuar z. Bender, i cili është zëvendësdrejtor i ESI. Ai thotë se në takim është folur për shkëmbimin e territoreve, por që nuk mund të jap më shumë detaje sepse takimi ka qenë jorformal.
“Diskutimi ka qenë i fokusuar në idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Shumica e pjesmarrësve argumentuar kundër kësaj ideje, duke dhënë arsye të ndryshme rreth për qëndrimet”, ka thënë Bender në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.
Ai ka treguar se ky takim është mbajtuir sipas rregullave të “Chatham House”.
“Chatham House” është një sistem sipas të cilit një takim i mbajtur për ndonjë cështje kontroverse nuk guxon që nga pjesmarrësit t’i publikojnë detajet ose të bëjnë komente mbi atë se çka kanë deklaruar të tjerët gjatë diskutimit.
“Takimi në IWM në Vjenë ka qenë diskutim joformal i njerëzve të interesuar për Kosovën dhe Serbinë. Meqë ka qenë i mbajtur sipas rregullave të Chatam House, nuk mund të ju jap detaje se kush cka ka thënë”, thuhet tutje në pergjigjen e zv.drejtorit të Iniciativës për Stabilitetin Evropian, që operon në disa kryeqendra evropiane.
Fadil Malouku: A është politizimi mekanizëm eufemist për tē mbuluar paaftësinë tonë shtetndërtuese?
Sa janë kosovarët shoqëri e (a)politizuar?
1. Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit”, të çdo segmenti që prodhoi në ndërkohë jeta sociale,dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore, dhe ridefinimit të kauzave reja demokratike.
2. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon përveç sjelljeve të devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatëpajtimi të çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare) edhe konflikte e skandale me afera të matshme…
3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit…etj.
4. Por, në të njejtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni, ai i apolitizmit. I cili sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.
5. Perceptimi kësisojt qytetar që nënkupton jo gjithherë edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos ca medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.
6. E themi kështu, edhe për shkak se perceptimet për dallim nga kërkimet empirike na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.
7. Sipas kësaj logjike që më shumë na imponohet si perceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për gjitha këto vonesa, e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë (jo gjithë, por) DISA POLITIKAN grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo edhe për kauza nacionale dhe shtetndërtuese.

Masakra e Paraqinës
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Ishte koha kur të rinjtë kosovarë shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi dhe ktheheshin në arkivole. Shumë prej tyre vriteshin, dhe familjeve u thoshin se ata kanë kryer vetëvrasje.
Por historia e Aziz Kelmendit nga Lipjani ishte ndryshe, ndonëse me fund tragjik. Ish-studenti i Juridikut, po kryente ushtrinë në Paraqin të Serbisë në vitin 1987.
Por 20 vjeçari nuk arrti të përballojë presionin e vazhdueshëm psikologjik që i bëhej nga eprorët dhe ushtarët serbë.
Kështu që me 3 shtator 1987 Aziz Sadik Kelmendi vrau katër ushtarë, pesë i plagosi dhe në fund mbeti edhe vetë i vdekur.
Mënyra se si ka raportuar gazeta Rilindja, për këtë ngjarje është e habitshme, ndonëse e pritshme.
Me titullin “Krim i paparë në kazermën e Paraqinit”, shkruhet se Kelmendi kishte vrarë ushtarët kur ata ishin në gjumë.
“Sot më 3 shtator, në orën 03:05 ushtari Aziz Sadik Kelmendi, me shërbim në garnizonin e Paraqinit, gjatë kryerjes së detyrës së ndihmësit të kujdestarit të njësisë, pa kurrfarë shkasi vrau në gjumë katër ushtarë”
Gazeta i jep epitet kriminel ushtarit, pa e ditur saktë se a ishte ai që kishte kryer këtë krim.
Pas njoftimit për plagosje, në fund të lajmit bëhet e ditur se Azizi kishte bërë vetëvrasje, e se hetimet po vazhdojnë.
“Vrasësi Aziz Kelmendi lindi më 15 janar të vitit 1967 në fshatin Karaqicë të komunës së Lipjanit, ishte student i fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Dushanovë, KK i Prizrenit”
Bashkëngjitur, është edhe telegrami i ngushëllimit që Branko Mamulla ju dërgonte familjarëve të të vrarëve.
Në të njëjtën ditë, gazeta Rilindja kishte edhe një editorial me titullin “Mizori e Armiqësi”.
Editoriali me autor, Hilmi Syla, e quan kriminel Kelmendin fliste në emër të popullit, duke shprehur zhgënjimin për një vepër që ka bërë studenti kosovar.
“Lajmi për këtë tragjedi, veçmas tronditi kosovarët, pjesëtarët e kombësisë shqiptare në radhë të parë, mu pse krimineli i paskrupullt ishte nga ky mjedis dhe pos së keqes së madhe... Krimi mizor i Aziz Kelmendit, i cili në mënyrën më të vrazhdë keqpërdori besimin e ushtarit, të mbrojtësit të vendit, në opinionin e gjerë kudo hasi në gjykimin më të rreptë e të njëzëshëm, e ky veprim i ndyrë, edhe pse po zhvillohen hetime rreth tij, s’mund të kualifikohet ndryshe pos si sulm më i rëndë...”
Akti mizor, siç e cilëson rastin Rilindja në editorialin e saj sinjalizon se situata është afër ndërlikimit nga individë të infiltruar.
Sipas shkrimit, duhet punë më e madhe me të rinjtë kosovarë për krijim të moralit dhe edukatës.
Masakra e Paraqinës
Përndryshe, një muaj më parë ishte përvjetori i tridhjetë i ngjarjes i njohur si “Masakra e Paraqinës”. Sipas njoftimeve zyrtare të asaj kohe, Aziz Kelmendi, një ushtar i JNA së atëhershme, i armatosur me një pushkë automatike, vrau katër prej tyre dhe plagosi pesë rezervistë të tjerë. Kjo gjakderdhje i shërbeu regjimit të Millosheviqit për kryerjen e terrorit të pamëshirshëm ndaj shqiptarëve në Kosovë. Mund të themi se ky është fillimi i një lufte të re për “Serbinë e Madhe”. Sipas disa oficerëve të JNA, e gjithë ngjarja u hartua nga strukturat e larta në KOS. Kelmendi thuhet se ishte vetëm një nga viktimat e masakrës, e cila u projektua për të justifikuar represionin e mëtejshëm mbi shqiptarët. Historia është e mbushur me kontradikta interesante dhe prandaj duhet të shihet në tërësinë e saj. Për shembull, Aziz Kelmendi u përket Klementëve për nga origjina, ashtu si babai i shtetit modern serb, Karagjorgje.
Kroatët shpesh për shkak të afërsisë së gjuhës preferojnë dialogun me serbët sesa me shqiptarët dhe kështu përsërisin gabimet e njëjta historike.
A i detyrohemi diçka Serbisë?
Gjykata në Dubrovnik lëshoi një vendim të turpshëm për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, i cili përmes dronit ngirti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një gënjeshtër e tillë u botua nga të gjitha mediat kroate, por ekspertët në këtë temë shpjeguan se ky nuk ishte flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, por “Shqipëria Etnike”, e cila sigurisht është e ndryshme.
Serbia nuk i ekstradon kriminelët e luftës në Kroaci dhe ngre monumente për terroristët e çmendur si Milan Tepic. Çfarë i detyrohemi Serbisë për ta ekstraduar Ismail Morinën?, përfundon shkrimin e përditshmja kroate dnevno.hr
Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU
http://www.dnevno.hr/vijesti/regija/nece-im-biti-drago-otac-moderne-srbije-podrijetlom-je-albanac-i-katolik-1071782/
Me nderime,
Enis Shatri, LL.M.,(Adv.)
Jurist i diplomuar
Prishtine,
*****
Babai i Serbisë moderne ishte shqiptar
Gjorgje Petroviq Karagjorgje (serbisht: Ђорђе Петровић Карађорђе, turqisht: Kara Yorgi Petroviç), i njohur gjithashtu si Gjorgja i Zi ishte një udhëheqës i famshëm i kryengritjes së Parë serbe kundër Perandorisë Osmane.
Historiani Radosh Lushiq,i cili shkroi biografinë e Karagjorgjës,beson se nuk mund të përcaktojë saktësisht origjina e Karagjorgjës, sepse ka disa mendime të ndryshme. Ai beson se versioni më i mundshëm sipas së cilës Karadjorgje rrjedh nga Vasojeviqët.
Sipas një versioni tjetër, Karagjorgje vjen nga fisi Klemend, i cili ka prejardhje nga gjyshi i tij i cili quhet Jovan Mrshin Klementi (Kelmendi). Këtë version e kanë përkrahur disa autor të vjetër serb të cilët besojnë se Karagjorgje ishte me origjinë shqiptare.
Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).
Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke..
Shuarja e kryengritjes
Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke.
Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie "besnik si Naumi". Mandej, ekziston edhe një shpjegim për "Naumin grek nga Argirorokastra". Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë.
Babai i Serbisë moderne ishte shqiptar
Pas një shkrimi gjatë këtyre ditëve me anë të së cilit mediat kroate ia rikujtuan Serbisë hartën e vitit 1878 pa Kosovën, ato nuk janë ndalur me kaq.
E përditshmja dnevne.hr vetëm disa orë më pas ka publikuar një shkrim tjetër në të cilin pretendon se themeluesi i Serbisë moderne Gjorgje Petroviq ishte me prejardhje shqiptare.
Duke pasur parasysh faktin se politikanët kryesorë serbë përmes agresionit verbal vazhdimisht provokojnë Kroacinë dhe ndërhyjë në punët e brendshme politike të vendit tonë, është e nevojshme t’u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, por jo me gënjeshtra dhe mite, por fakte me sakta historike dhe argumente. Politizimi i tregimit duhet të shmanget. Faktografia është mëse e mjaftueshme si një mjet për të thyer të gjitha mitet dhe iluzionet e tyre. Me këtë rast, ne do të merrmi me prejardhjen e familjes së famshme mbretërore Karagjorgjeviç. Themeluesi i dinastisë Karagjorgjeviç ishte Karagjorgje, i cili ishte i njohur si Karagjorgje i Zi. Karagjorgje është udhëheqësi i famshëm i kryengritjes së parë serbe kundër Perandorisë Osmane”, kështu nis shkrimin e përditshmja dnevno.hr.
Fisi Klement, Ilirët, Arnautët …
Por kush ishte në të vërtetë Karagjorgje? Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në kohën e tij popujt nuk janë kuptuar në të njëjtat kategori si sot. Sidoqoftë, kërkimet shkencore kanë treguar se Kragjorgje ishte shqiptar katolik. Gjyshi i tij quhej Gjin Marash Klementi. Fisi Klement është një nga dymbëdhjetë fiset historike të shqiptarëve të veriut. Emrin ky fis e mori për nder të priftit të Klementit. Domethënë, Klementët ishin katolikë. Për të kuptuar këtë, ne duhet të kthehemi edhe më tej në historinë mesit të shekullit të 15 dhe të kujtojnë rebelimin e suksesshëm të Skenderbeut kundër Perandorisë Osmane. Skenderbeu ishte shqiptar dhe aristokrat katolik i cili tregoi bindje ndaj Perandorisë Osmane dhe në 25 vitet e ardhshme u ka rezistuar me sukses të gjitha dyndjeve të Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas fitores përfundimtare të turqve, pati një eksod të madh të popullit shqiptar. Më shumë se një milion shqiptarë (rreth 1.200.000 sipas vlerësimeve) u vendosën në pjesë të Italisë, Kroacisë dhe Serbisë.
Nëse ne do të shkojmë edhe më tej prapa në kohë, atëherë duhet të konkludojmë se shqiptarët, konkretisht paraardhësit e tyre dhe ilirët para serbëve kanë jetuar në Kosovë, por edhe në Serbinë e sotme. Në ushtrinë turke fuqia e njësive ushtarake u mat nga numri i “Arnautëve”, që është një emër historik për shqiptarët. Dhe tani ne jemi në të vërtetë duke ardhur në një të vërtetë të vërtetë historike.
Pse shqiptarët e Kosovës vetëm kohët e fundit kanë arritur të fitonin pavarësinë dhe si serbët, si banorët të këtyre zonave, për aq kohë i mbajtën nën sundimin e tyre? Çelësi është përsëri në zgjedhjen e besimit dhe të Kishës. Serbia fitoi shtetësinë në vitin 1878, por kishën shtetërore e kishin nga Sava. Kisha Ortodokse Serbe për shekuj me radhë ka rolin e mbledhjes së serbëve, por edhe asimilimin e popujve dhe feve të tjera. Shqiptarët, që fillimisht i përkisnin Kishës Katolike, me kohë pranuan Islamin por edhe Ortodoksinë.
Kohët e fundit, një lëvizje politike-fetare po zhvillohet midis shqiptarëve, qëllimi i të cilës është de-islamizimi i popullit shqiptar. Një fat i ngjashëm ndodhi edhe me kroatët nga Bosnja dhe Hercegovina, që pranuan Islamin.
Flori Bruqi
Referenca:
^ Dimitrije Tucović, Srbija i Arbanija (u Izabrani spisi, knjiga II, str. 77) Prosveta, Beograd, 1950.
^ Sakrivena Istorija, Milorad Bosnjak, Slobodan Jakovljevic,Lio, Gornji Milanovac 2006, ISBN 86-83697-34-7
^ https://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija
^ Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković, Sandžak porobljena zemlja, Zagreb, 2001
^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
^ http://akter.co.rs/weekly/35-drutvo/10539-vo-dova-glava-na-dar-sultanu.html
^ https://telegrafi.com/karagjorgje-shqiptar-nga-sanxhaku/

“Në tekstin e mëparshëm kemi thyer mitin serb duke kujtuar faktin se Serbia është e njohur ndërkombëtarisht në kufijtë më të ultët se sa ata të Republikës së sotme të Serbisë dhe se zgjerimi i kufijve të saj, erdhi si rezultat i agresionit dhe për serbët politika shumë e favorshme ndërkombëtare e fuqive botërore.
Duke pasur parasysh faktin se politikanët kryesorë serbë përmes agresionit verbal vazhdimisht provokojnë Kroacinë dhe ndërhyjë në punët e brendshme politike të vendit tonë, është e nevojshme t’u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, por jo me gënjeshtra dhe mite, por fakte me sakta historike dhe argumente. Politizimi i tregimit duhet të shmanget. Faktografia është mëse e mjaftueshme si një mjet për të thyer të gjitha mitet dhe iluzionet e tyre. Me këtë rast, ne do të merrmi me prejardhjen e familjes së famshme mbretërore Karagjorgjeviç. Themeluesi i dinastisë Karagjorgjeviç ishte Karagjorgje, i cili ishte i njohur si Karagjorgje i Zi. Karagjorgje është udhëheqësi i famshëm i kryengritjes së parë serbe kundër Perandorisë Osmane”, kështu nis shkrimin e përditshmja dnevno.hr.
Fisi Klement, Ilirët, Arnautët …
Por kush ishte në të vërtetë Karagjorgje? Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në kohën e tij popujt nuk janë kuptuar në të njëjtat kategori si sot. Sidoqoftë, kërkimet shkencore kanë treguar se Kragjorgje ishte shqiptar katolik. Gjyshi i tij quhej Gjin Marash Klementi. Fisi Klement është një nga dymbëdhjetë fiset historike të shqiptarëve të veriut. Emrin ky fis e mori për nder të priftit të Klementit. Domethënë, Klementët ishin katolikë. Për të kuptuar këtë, ne duhet të kthehemi edhe më tej në historinë mesit të shekullit të 15 dhe të kujtojnë rebelimin e suksesshëm të Skenderbeut kundër Perandorisë Osmane. Skenderbeu ishte shqiptar dhe aristokrat katolik i cili tregoi bindje ndaj Perandorisë Osmane dhe në 25 vitet e ardhshme u ka rezistuar me sukses të gjitha dyndjeve të Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas fitores përfundimtare të turqve, pati një eksod të madh të popullit shqiptar. Më shumë se një milion shqiptarë (rreth 1.200.000 sipas vlerësimeve) u vendosën në pjesë të Italisë, Kroacisë dhe Serbisë.
Nëse ne do të shkojmë edhe më tej prapa në kohë, atëherë duhet të konkludojmë se shqiptarët, konkretisht paraardhësit e tyre dhe ilirët para serbëve kanë jetuar në Kosovë, por edhe në Serbinë e sotme. Në ushtrinë turke fuqia e njësive ushtarake u mat nga numri i “Arnautëve”, që është një emër historik për shqiptarët. Dhe tani ne jemi në të vërtetë duke ardhur në një të vërtetë të vërtetë historike.
Pse shqiptarët e Kosovës vetëm kohët e fundit kanë arritur të fitonin pavarësinë dhe si serbët, si banorët të këtyre zonave, për aq kohë i mbajtën nën sundimin e tyre? Çelësi është përsëri në zgjedhjen e besimit dhe të Kishës. Serbia fitoi shtetësinë në vitin 1878, por kishën shtetërore e kishin nga Sava. Kisha Ortodokse Serbe për shekuj me radhë ka rolin e mbledhjes së serbëve, por edhe asimilimin e popujve dhe feve të tjera. Shqiptarët, që fillimisht i përkisnin Kishës Katolike, me kohë pranuan Islamin por edhe Ortodoksinë.
Kohët e fundit, një lëvizje politike-fetare po zhvillohet midis shqiptarëve, qëllimi i të cilës është de-islamizimi i popullit shqiptar. Një fat i ngjashëm ndodhi edhe me kroatët nga Bosnja dhe Hercegovina, që pranuan Islamin.
Flori Bruqi
Referenca:
^ Dimitrije Tucović, Srbija i Arbanija (u Izabrani spisi, knjiga II, str. 77) Prosveta, Beograd, 1950.
^ https://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija
^ Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković, Sandžak porobljena zemlja, Zagreb, 2001
^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
^ http://akter.co.rs/weekly/35-drutvo/10539-vo-dova-glava-na-dar-sultanu.html
^ https://telegrafi.com/karagjorgje-shqiptar-nga-sanxhaku/
Biznisi me femrat shqiptare!
Të pamartuarit serbë japin para të majme për t’u martuar me vajza nga Shqipëria. Shqiptaret i preferojnë për shkak se janë vyeshme e besnike.
Martesa e Zorana Tomiqit kohë më parë ka qenë lajm dite. U njoh me bashkëshorten e vet në një fshat afër Shkodrës , u dashuruan në shikim të parë dhe u kurorëzuan pas tri ditësh. Në fillimi kuptoheshin vetëm me shikime. Zorani s’e dinte asnjë fjalë shqipe e bashkëshortja e tij Edmonda asnjë fjalë serbe. Që çdo gjë të ishte më lehtë,e angazhuan përkthyesin i cili ishte me ta në dasmë, shkruan gazeta e “blic” e Beogradit .
Zorani ka qenë djaloshi i parë nga Serbia që e tërhoqi këmbën dhe solli nuse nga Shqipëria. Menjëherë pas tij këtë gjë e bënë shumë djem nga Serbia të cilët me vite nuk kishin mundur të gjenin bashkëshorte për vete. Kjo gjë kishte ndodhur para tetë vjetësh.
Situata ka ndryshuar tashmë. Djemtë edhe më tutje martohen me vajza nga Shqipëria, porse tani nuk bëhet fjalë vetëm për burra nga fshati, por edhe për pilotë, mjekë, inxhinierë …
“Burrat që për përmes kësaj rruge kërkojnë bashkëshorte, janë të profileve të ndryshme. Kemi martuar, për shembull, mjek nga Beogradi, doktor të shkencës ekonomike nga Nishi, pilot nga Zagrebi…Ka edhe njerëz të thjeshtë, shumica nga ta janë të zhgënjyer me vajzat tona. Ka edhe të shkurorëzuar dha janë të vendosur të gjejnë bashkëshorte amvise pavarësisht nga arsimimi . Këta janë të situuar dhe nuk ngurrojnë të paguajnë shumë nëse çdo gjë është e ndershme dhe zgjidhje e mirë të për ta, thotë Milenko Jovanoviq, pronar i agjencisë për martesa me vajza nga Shqipëria dhe djemve nga Jugosllavia.
Sipas tij kërkohen kryesisht shqiptaret sepse vajzat e atjeshme janë treguar të mira, të vyeshme dhe besnike e djemtë serbë janë të pakënaqur me vajzat tona sepse janë tepër shumë të lira dhe frikohen të hyjnë në shoqëri me to.
Shqiptaret që martohen janë kryesisht me shkollim fillor e të mesëm, e sipas një rregulli të pashkruar pothuaj të gjitha e flasin gjuhën angleze ose italiane. Janë shumë të talentuara në këtë plan e gjuhën serbe e mësojnë pas dy muaj martese. Në mesin e tyre ka edhe intelektuale, porse ato kërkojnë që bashkëshortët të jenë të arsimuar dhe të dinë anglisht. Shqiptaret e bëjnë këtë për jetë më të mirë, e në kohë të fundit është gjithnjë e më vështirë të gjenden shqiptare që duan të martohen në fshat. Ato tash kërkojnë djem nga qyteti, Amerika dhe Europa.
Shumica e shqiptareve, por edhe e bashkëshortëve të tyre, duan që lidhja e të bëhet në mënyrë sa më diskrete. Nuk ka metodë bashkëkohore, telefon ose rrejt social.
“Shkohet për njoftim drejt te familjet e nuses potenciale. Po e pëlqyen njëri –tjetrin, merren vesh për detajet. Brenda një jave vajza shkon për ta njohur familjen dhe vendin ku ka për të jetuar. Të gjitha shpenzimet i paguan dhëndri potencial i cili kthehet sërish në Shqipëri për fejesë. Pas fejesës, brenda 15 ditësh, dhëndri shkon për ta marrë nusen, rrëfen Milenko.
E gjitha mund të zgjasë më së shumti një muaj.
Të gjitha shpenzimet kushtojnë rreth 5000 euro, pagesa bëhet pas martese e nusja dhe familja e saj nuk paguajnë asgjë.
Milenko deri më tash ka bërë 200 martesa të tilla.
Shqiptaret ortodoks te asimiluar dhe te harruar ne Maqedoni
Shqiptarët ortodoks në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janë realitet dhe realiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse. Branko Manolovski është shqiptari ortodoks, një patriot dhe atdhetar që për agjencinë e lajmeve INA rrëfen historinë dhe të vërtetën e sotme për ortodoksët, rrënjët dhe shuarja e tyre. Fshatrat e Rekës së Gostivarit janë zonat e populluara dikur me shumicë popullësi shqiptare me fe ortodokse, por edhe vendbanime në pjesën juglindore të Maqedonisë.
Manolovski bën të ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave për të ndryshuar mbiemrat e tyre.
”Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983”, thekson për agjencinë INA, Manolovski.
Sipas tij, janë akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoks, mirëpo ata deklarohen publikisht se janë maqedonas.
Ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptarë. ”Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj. Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”, nënvizon Manolovski.
Historianët dhe gjeografët shqiptarë në Maqedoni nuk meren akoma me studimin e detajuar të origjinës dhe shpërndarjes së shqiptarëve ortodoks. Rënia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshëm dhe zonat e izoluara kanë bërë shumë familje të shpërngulen në qendra të mëdha dhe të asimilohen brez pas brezi. Një pjesë e këtyre familjeve kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë identitetin e tyre kombëtar nga presionet e regjimeve në të kaluarën.
Një nga emrat e dalluar gjatë historisë nga shqiptarët ortodoks është Josif Bageri, i lindur në Nistrovë të Rekës, në vitin 1870, në një familje e shquar për atdhedashurinë e saj, por i njohur si një nga atdhetarët dhe intelektualët e dalluar shqiptarë të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Për herë të parë në Shkup së shpejti pritet të ngritet busti i tij në pjesën qendrore të kryeqendrës. (N.P/INA)

2018-10-06
Agim Bajrami vjen për lexuesit me dy libra
Agim Bajrami u lind në qytetin e vogël Cërrik, pranë Elbasanit më 22.09.1959. Është bir i një familje çame të shpërngulur në vitin 1945 për t’i shpëtuar masakrave Zervës. Është rritur në atë qytet me jehonën e këngëve epike të trimit Muharrem Rushiti dhe tregimeve të gjyshes për fshatin Koskë të Filatit.
Pas një heshtjeje 2 vjeçare, është rikthyer para lexuesve dhe admiruesve të tij me 2 vepra të reja poetike. Poezia e Agim Bajramit vlerësohet nga kritika për vlerat poetike që paraqet, por edhe për stilin e tij që ka mahnitur lexuesit brenda dhe jashtë vendit.
Librat e rinj që sjell poeti durrsak titullohen “Pëshpërimë” dhe “Sërish” dhe kanë si linjë kryesore poezi lirike dhe ato sociale me problematika të ditës.
Poeti Agim Bajrami është mik i fëmijeve dhe ka në duar një poemë te gjatë për fëmijë, si dhe disa projekte të tjera letrare. Poeti i njohur durrsak është së fundmi fitues i çmimit të karrierës në festivalin e netëve poetike korçare.
Bajrami është edhe fitues i disa çmimeve te para në festivalet poetike si të vendit ashtu dhe në ato ndërkombëtare.

Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...