2018-10-07

Masakra e Paraqinës

Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak

Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak

Ishte koha kur të rinjtë kosovarë shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi dhe ktheheshin në arkivole. Shumë prej tyre vriteshin, dhe familjeve u thoshin se ata kanë kryer vetëvrasje.

Por historia e Aziz Kelmendit nga Lipjani ishte ndryshe, ndonëse me fund tragjik. Ish-studenti i Juridikut, po kryente ushtrinë në Paraqin të Serbisë në vitin 1987.
Por 20 vjeçari nuk arrti të përballojë presionin e vazhdueshëm psikologjik që i bëhej nga eprorët dhe ushtarët serbë.
Kështu që me 3 shtator 1987 Aziz Sadik Kelmendi vrau katër ushtarë, pesë i plagosi dhe në fund mbeti edhe vetë i vdekur.
Mënyra se si ka raportuar gazeta Rilindja, për këtë ngjarje është e habitshme, ndonëse e pritshme.
Me titullin “Krim i paparë në kazermën e Paraqinit”, shkruhet se Kelmendi kishte vrarë ushtarët kur ata ishin në gjumë.

“Sot më 3 shtator, në orën 03:05 ushtari Aziz Sadik Kelmendi, me shërbim në garnizonin e Paraqinit, gjatë kryerjes së detyrës së ndihmësit të kujdestarit të njësisë, pa kurrfarë shkasi vrau në gjumë katër ushtarë”
Gazeta i jep epitet kriminel ushtarit, pa e ditur saktë se a ishte ai që kishte kryer këtë krim.
Pas njoftimit për plagosje, në fund të lajmit bëhet e ditur se Azizi kishte bërë vetëvrasje, e se hetimet po vazhdojnë.
 “Vrasësi Aziz Kelmendi lindi më 15 janar të vitit 1967 në fshatin Karaqicë të komunës së Lipjanit, ishte student i fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Dushanovë, KK i Prizrenit”
Bashkëngjitur, është edhe telegrami i ngushëllimit që Branko Mamulla ju dërgonte familjarëve të të vrarëve.
Në të njëjtën ditë, gazeta Rilindja kishte edhe një editorial me titullin “Mizori e Armiqësi”.
Editoriali me autor, Hilmi Syla, e quan kriminel Kelmendin fliste në emër të popullit, duke shprehur zhgënjimin për një vepër që ka bërë studenti kosovar.
“Lajmi për këtë tragjedi, veçmas tronditi kosovarët, pjesëtarët e kombësisë shqiptare në radhë të parë, mu pse krimineli i paskrupullt ishte nga ky mjedis dhe pos së keqes së madhe... Krimi mizor i Aziz Kelmendit, i cili në mënyrën më të vrazhdë keqpërdori besimin e ushtarit, të mbrojtësit të vendit, në opinionin e gjerë kudo hasi në gjykimin më të rreptë e të njëzëshëm, e ky veprim i ndyrë, edhe pse po zhvillohen hetime rreth tij, s’mund të kualifikohet ndryshe pos si sulm më i rëndë...”
Akti mizor, siç e cilëson rastin Rilindja në editorialin e saj sinjalizon se situata është afër ndërlikimit nga individë të infiltruar.
Sipas shkrimit, duhet punë më e madhe me të rinjtë kosovarë për krijim të moralit dhe edukatës.

Masakra e Paraqinës

Përndryshe, një muaj më parë ishte përvjetori i tridhjetë i ngjarjes i njohur si “Masakra e Paraqinës”. Sipas njoftimeve zyrtare të asaj kohe, Aziz Kelmendi, një ushtar i JNA së atëhershme, i armatosur me një pushkë automatike, vrau katër prej tyre dhe plagosi pesë rezervistë të tjerë. Kjo gjakderdhje i shërbeu regjimit të Millosheviqit për kryerjen e terrorit të pamëshirshëm ndaj shqiptarëve në Kosovë. Mund të themi se ky është fillimi i një lufte të re për “Serbinë e Madhe”. Sipas disa oficerëve të JNA, e gjithë ngjarja u hartua nga strukturat e larta në KOS. Kelmendi thuhet se ishte vetëm një nga viktimat e masakrës, e cila u projektua për të justifikuar represionin e mëtejshëm mbi shqiptarët. Historia është e mbushur me kontradikta interesante dhe prandaj duhet të shihet në tërësinë e saj. Për shembull, Aziz Kelmendi u përket Klementëve për nga origjina, ashtu si babai i shtetit modern serb, Karagjorgje.
Kroatët shpesh për shkak të afërsisë së gjuhës preferojnë dialogun me serbët sesa me shqiptarët dhe kështu përsërisin gabimet e njëjta historike.
A i detyrohemi diçka Serbisë?
Gjykata në Dubrovnik lëshoi një vendim të turpshëm për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, i cili përmes dronit ngirti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një gënjeshtër e tillë u botua nga të gjitha mediat kroate, por ekspertët në këtë temë shpjeguan se ky nuk ishte flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, por “Shqipëria Etnike”, e cila sigurisht është e ndryshme.
Serbia nuk i ekstradon kriminelët e luftës në Kroaci dhe ngre monumente për terroristët e çmendur si Milan Tepic. Çfarë i detyrohemi Serbisë për ta ekstraduar Ismail Morinën?, përfundon shkrimin e përditshmja kroate dnevno.hr
Shkrimin  e plotë mund ta gjeni KËTU

Me nderime,

Enis Shatri, LL.M.,(Adv.)
Jurist i diplomuar
Prishtine,

*****


Aziz Kelmendi lindi më 15 janarë 1967 në Lipjan,Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, RSFJ sot Republika e Kosovës. Vdiq në Paraçin më 3 shtator 1987 Ishte ushtar i Ushtrisë Popullore Jugosllave, i cili më 3 shtator të vitit 1987 i armatosur me një pushkë automatike, vret katër rekrutë të JNA-së. Kjo ngjarje është e njohur si masakra e Paraçinit. Në këtë ngjarje janë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë. Vrasjet ndodhin në kazermën "Branko Krsmanoviç" në Paraçin. Pas këtij incidenti Aziz Kelmendi hiku dhe u msheh afër një kodre që quheshte kodra e karagjorhjes dhe gjindeshte afër kazermës ku pastaj u rethua nga policia ushtarake e JNA-së,ku edhe u vra nga policia ushtarake,kurse sipas verzionit të JNA-së Aziz Kelmendi kreu vetëvrasje. Sipas versionit zyrtar të ngjarjeve, ai kreu vetëvrasje meqë dyshohet në vetëvrasje, dhe poashtu flitet per nje montazhe te prapafshehur. Mediat e atëhershme kët incident e përdorën për nxitje të atmosferës politike ku shtypi zyrtar e quajti E shtënë në Jugosllavi në gjuhën sërbokroate Pucanj na Jugoslaviju

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...