Mustafa Nano - (ky bërllog është i lindur në Durres) është analist politik shqiptar nga Shqipëria.
Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet dhe shkrimet e tij dallohet për pikëpamjet liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip. Është autor i tre librave eseistikë. Ai është edhe themelues i blog-ut online Respublica.al ku trajtohen tema aktualiteti, ekonomike dhe sociale.
Mustafa Nano nuk është zmbrapsur nga deklarata e tij që kosovarët kanë gjak serbi. Ai, madje ka mbrojtur edhe më shumë deklaratën e tij.
Nano, ka ngritur disa pyetje kur u pyet nga gazetari për deklaratën se “kosovarët kanë gjak serbi”.
“Ku është pasaktësia e kësaj, ku është makthi i madh? Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pushtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha Nano për Frontal.
Ai tha se në ditët e sotme, sipas tij ky fakt, është i zorshëm të pranohet.
Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo-shqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë?
Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSHja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.
Në një intervistë për “Panorama”, Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai.
Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrimet tuaja. Mendoni që jeni keqkuptuar?
Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.
Çfarë thatë ju atje?
Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektualët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviçit. Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.
Por mund të ndodhë kjo? Mund të përjashtohet Kosova, kur flitet mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve?
Po, mund të ndodhë. Madje, duhet të ndodhë. Për dy arsye. Së pari, sepse çështja e Kosovës ka marrë rrugë e nuk mund të kthehet prapa; nuk ka fuqi askush që ta kthejë prapa; çfarëdo që të ndodhë, nuk ka më kthim prapa; edhe sikur kosovarët të rrëmbejnë armët e të fillojnë të luftojnë me njëritjetrin, kthim prapa nuk ka; dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë; unë çuditem pse kjo nuk është e qartë. Dhe së dyti, sepse ka gjëra të tjera për të biseduar, që mund të jenë shkëmbimet në ekonomi, në kulturë etj., apo edhe – kjo është një temë që unë e kam për zemër – shkëmbimet e takimet midis intelektualëve, akademikëve, gazetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ballafaqojnë e të përafrojnë ide, mendime, vizione mbi historinë, mbi njëri-tjetrin, mbi gjëra që ne ndajmë.
Kjo ka shkaktuar debat, mes të tjerash. Se ju keni thënë, sipas kritikëve tuaj, që shqiptarë e serbë kanë shumë gjëra të përbashkëta.
Saktësisht, teza ime është se “problemi ynë është Kosova; kur flasim për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve, Kosova është “gjylja e madhe” në këmbët e këtyre marrëdhënieve; dhe sikur kjo çështje të mos ekzistonte apo sikur të gjente një zgjidhje imediate, që do t’i bënte të gjithë ta flinin mendjen, ne nuk do kishim përse të grindeshim, pasi nuk na ndajnë gjëra të tjera të mëdha. Diferencat e tjera janë si diferencat mes kombeve të tjera, si ato mes Francës e Gjermanisë, si ato mes Spanjës e Portugalisë etj., etj., madje, serbë e shqiptarë janë më të ngjashëm sesa janë të tjerë me njëritjetrin; dhe kjo sepse kemi qenë fqinjë që për shekuj me radhë, kemi jetuar nën sundimtarë të njëjtë dhe në këtë kontekst, më shumë kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin sesa kemi luftuar; dhe se kush mohon faktin që ne kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin, është një i paditur”.
Ku e keni fjalën, kur thoni se “kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin”?
Ku ta kem më parë? Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët. Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri. Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi – dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin “Sandwich” – është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150-vjeçare. Pastaj, edhe kulturalisht ne kemi dhënë e kemi marrë. Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzojmë për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzojmë për të thënë se “jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan”, në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivisht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një “joint venture” dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike. E prandaj, unë mendoj se është e pakuptueshme, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianët për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren. Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojmë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri. Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit. Madje, me shumë gjasë edhe fjala “vatër”, të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatën famëmadhe “Vatra”, është me origjinë serbe. Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkëta prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj.. Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit “Provokacija”, që unë kam zgjedhur për programin tim.
Pse, ka që janë tërbuar?
Pse, nuk e dini ju? Ka që kanë refuzuar të vijnë në programin tim thjesht prej emrit “Provokacija”. Meqë ra fjala, Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencës, e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë.
Dhe cila ishte përgjigja juaj?
Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t’u përcjell shqiptarëve mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokative, por nuk është as surreale, as provokative. Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizohemi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve. Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohet edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem.
Ka bërë përshtypje edhe që ju u bëtë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të mos jetojnë me ëndrrën e bashkimit. Unë kam qenë në Preshevë. Dhe pashë që shqiptarët atje e mbanin veten peng të një pritmërie, të një perspektive të bashkimit me Shqipërinë a me Kosovën. Ishin duke pritur Godot-në. Dhe kjo i çmobilizonte, i mbante në një gjendje të ngrirë, në një gjendje midis, sandwich, ua bënte pa kuptim çdo përpjekje integrimi në Republikën serbe. Mua m’u dhimbën ata shqiptarë. Mirëpo, kjo është një gjë e zakonshme në Ballkan. Në të njëjtën gjendje të ngrirë, madje edhe më keq, janë serbët e Mitrovicës, të cilët mendjen e kanë në Beograd, jo në Prishtinë. Po kështu edhe serbët e Bosnjës. Po kështu edhe shqiptarët e Maqedonisë. Madje, edhe grekët e Shqipërisë e kanë mendjen në Athinë. Dhe unë i përmenda të gjitha këto. Nuk është se përmenda vetëm shqiptarët e Preshevës. Dhe unë mendoj gjithë ditën e ditës se kjo është një situatë e çmendur, prej së cilës nuk shqetësohet askush në Ballkan. Përkundrazi, të gjithë duan që ta përjetësojnë këtë ngrirje. Të gjithë këtyre anëve përpiqen të inkurajojnë/përjetësojnë konflikte. Në ballë të këtyre përpjekjeve janë elitat tona, ato politike e kulturore, anëtarët e të cilave bëjnë garë me sho-shoqin se kush t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të konfliktit. Dhe teksa bëjnë këtë këtë, këta e quajnë veten patriotë. Ndërsa mua, që po bëj bash të kundërtën, këta idiotë më quajnë antishqiptar, shërbëtor të interesave serbe. Dhe keni vënë re më të bukurën, d.m.th., që elitat tona sulmojnë elitat serbe dhe anasjelltas? Është një luftë që bëhet mes të ngjashmish. Janë elita mendjembyllura, të cilave nuk u intereson paqja dhe e vërteta. Për mua, ne duhet ta fillojmë çdo gjë duke u shkëputur prej ndikimit të elitave tona.
*****
Polemikat për origjinën, Mustafa Nano: Edhe motra e Skënderbeut u martua me një serb
Një deklaratë e analistit Mustafa Nano se nëna e Skënderbeut është serbe ka ndezur polemika e hapur një debat mes studiuesve, historianëve dhe njerëzve të medias.
Prej momentit të daljes së librit-ese “Sandwich”, Nano përballet me tezat e tij në publik, duke marrë me vete sërish zhurmën që ndjekin librat e tij. Këtë herë Nano i shkon më tej, duke deklaruar se edhe motra e heroit kombëtar u martuar me një serb.
Në reagimet e shumta që janë vënë re ditët e fundit në diskutimin mbi origjinën e nënës së Skënderbeut, janë përmendur referenca të shumta. Por nuk ka nevojë t’u referohesh të gjithëve. Mjafton të shkosh te disa burime të hershme, më të hershmet. Sepse të gjithë të tjerët janë bazuar te këto burime. Në këtë kuptim, është mundim i kotë e bjerradit t’u thuash të tjerëve se ç’ka thënë Fan Noli, Kristo Frashëri, Oliver Jens Schmitti, Hahni, Babingeri apo edhe të tjerë që kanë lënë shënime apo kanë shkruar monografi mbi heroin tonë kombëtar. Le të mbetemi pra te burimet më të para mbi këtë argument.
Cilët janë autorët që kanë folur për Vojsavën? Janë po ata që kanë folur për të birin e saj, Skënderbeun. Më i pari është Marin Barleti që – është thënë e stërthënë kjo gjë, tanimë – në veprën e tij të famshme mbi Skënderbeun shkruan se Vojsava ishte e bija e princit të tribalëve (Shih te Barleti në versionin shqip me titullin “Historia e Skënderbeut”, përkthyer nga Stefan I. Prifti, në faqen 2, por edhe te versioni origjinal në latinisht i librit “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis…”, në faqen III).
Tani, Barletit mund të mos ia vëmë veshin shumë për sa kohë ai bën përshkrime (stili i tij karakterizohet nga teprimi), por kur na thotë një fakt, nuk kemi pse ta vëmë në dyshim. Dhe fakti është ky: Vojsava ishte bijë e princit të tribalëve.
Të njëjtën gjë lë të kuptohet edhe Gjon Muzaka, dhe me këtë kemi ardhur te dëshmia e dytë, që daton në vitin 1510 (është shkruar pak a shumë në të njëjtën kohë kur Barleti ka shkruar historinë e tij të Skënderbeut). Ky pinjoll i Muzakajve ka lënë një histori të derës së vet, dhe aty, për sa i takon Vojsavës, shkruan: “E piú sappiate ch’ il signor Giovanni Castrioto, padre del signor Scanderbego, hebbe per moglie la signora Visava Tribalda, con la quale fece quattro figli mascoli e cinque figlie femine”, (“Historia della casa Musachia”, pjesë e librit të Charles Hopf-it me titull “Chroniques gréco-romanés…”, botuar në Berlin, nga shtëpia botuese “Librairie de Weidmann”, faqja 295).
Që në shqip do bënte: “Mësoni gjithashtu se zoti Gjon Kastrioti, baba i zotit Skënderbe, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem e pesë vajza”, (faqja 446 e librit të Pëllumb Xhufit me titull “Nga paleologët te Muzakajt”).
Kuptohet, mbiemri “Tribalda” ka lidhje me sojin e “tribalëve”. Kush janë tribalët (por pa e ngatërruar me adjektivin “tribal” që lidhet me substantivin “tribú”)? Këtë mund ta mësojmë nga i biri i Gjon Muzakës, Konstandini që, në shënimet që ka lënë mbi të parët e vet (kjo është dëshmia nr. 3), shkruan: “… li Dalmatini ch’ hoggi sono li Schiavoni, et Illirij ch’ oggi dicono Bosnesi, Tribali ch’ hoggi se nominano Serviani”, (faqja 313 e librit të sapopërmendur të Charles Hopf-it)”. Në shqip bën: “… me emrin dalmatë thirren sot sllavët, me emrin ilirë thirren boshnjakët, me emrin tribalë thirren serbët”.
Dhe me këtë më vjen t’iu them të gjithë detraktorëve të mi: Ju kam gozhduar! Por e vërteta është që nuk ka pasur nevojë të kërkonim prova me lupë te shënimet e kursyera të Konstandin Muzakës. Ka plot autorë të tjerë para e pas tij që kanë bërë të njëjtën gjë, d.m.th. termin tribalë e kanë përdorur për të thirrur serbët e bullgarët, por më së shumti serbët. E kështu, nuk ka asnjë artific që tribalët mund t’i bëjë shqiptarë.
“Tribalët kanë qenë një tribu ilire”, është nënvizuar këto ditë. Por kjo nuk do me thënë asgjë. Siç u pa me pohimin e sapopërmendur të Konstandin Muzakës, emrin e vendit mund ta marrë pa problem kushdo që banon aty në kohë të mëvonshme. Më tej, kjo puna e origjinës “etnike” të tribusë së tribalëve të lashtësisë (Triballi) nuk është edhe aq e qartë. Ka ndonjë autor që i quan ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan trakas.
E në fund, ja ta zëmë se tribalët kanë qenë ilirë. Ta zëmë se kjo gjë është e provueshme. Ose më mirë akoma, e provuar tanimë. Çfarë kemi zgjidhur me këtë? Asgjë. Në këtë rrethanë do na duhej të provonim që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve apo, me fjalë të tjera, që ka një vijueshmëri të pandërprerë iliro-shqiptare. Mirëpo edhe historiani më budalla e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100%. Çfarë shkenca (po them: shkenca) ka thënë deri më sot është shumë e thjeshtë: Shqiptarët kanë më shumë arsye se popujt e tjerë që banojnë në viset ku në lashtësi kanë jetuar ilirët, që të pretendojnë se rrjedhin prej këtyre të fundit, por gjithsesi kjo mbetet në një masë të madhe për t’u provuar. Kështu që ID-në ilire do bënim mirë ta përdornim për aq sa është e vlefshme. Kur bëjmë diskutime shkencore, kuptohet.
Vijmë tani te dëshmia e katërt, që është më interesante se tri të parat. Në një libër me titullin “Comentario delle cose de turchi, et del signor George Scanderbeg, principe di Epiro, con la sua vita et le vittorie per lui conseguite, et le inestimabili forze, et vertú di quello, degne di memoria”, me autor Paulo Giovio-n e Andrea Gambini-n, botim i gjysmës së parë të shekullit XVI, saktësisht i vitit 1541 (MDXLI), kapitulli i fundit është mbi Skënderbeun. Dhe aty, në faqen e parë të këtij kapitulli, thuhet: “Scanderbeg, prencipe di Epiro, fu figliuolo del s. Ivan Castrioth, che signoreggiava quella parte di Albania, la qual si chiama Emathia e Tumenistia: e la matre di esso Scanderbeg, chiamata Voisava, fu figliuola del s. di Pollogo, che é una parte della Macedonia et Bugaria”.
Në shqip: Skënderbeu, princi i Epirit, qe biri i zotit Gjon Kastrioti (Ivan e quan autori në origjinal, dhe Kristo Frashëri nuk e përmend këtë dokument teksa polemizon me Oliver Jens Schmittin mbi emrin e të atit të Skënderbeut e teksa mbron tezën se në burimet italiane e latine ai nuk thirrej Ivan; ndoshta nuk e ka pasur në dorë këtë dokument; dhe më mirë kështu; ndryshe, do ta kish kapur trishtimi), që sundonte atë pjesë të Shqipërisë që quhej Mat e Tumenishtë; nëna e Skënderbeut, me emrin Vojsava, ishte bijë e zotit të Pollogut që – këtu do doja vëmendjen tuaj! – është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë.
E vini re? Autori, që mund të ketë qenë edhe shqiptari Dhimitër Frangu (Demetrio Franco) nuk lë vend për asnjë spekulim në favor të tezës së Pollogut shqiptar. “Pollogu është pjesë e Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thuhet qartazi. Me këtë i largohemi tezës se Vojsava ka qenë serbe, por mbetet e sigurt se Vojsava ka qenë sllave. Shqiptare, jo se jo. Ata që i mbahen tezës se Pollogu “është banuar fillimisht nga arbërorët”, duhet të na thonë se ku e kanë gjetur provën se Pollogu është banuar nga arbërorët e të na sqarojnë se ç’duan të thonë me ndajfoljen “fillimisht”.
Tani, nuk ka pse përjashtohet që në Pollog të ketë pasur arbërorë atëbotë, madje mendja ta thotë se ka pasur familje arbërore që ç’ke me të, por familja e Vojsavës nuk ka qenë një prej tyre. Ndryshe, autorët e hershëm nuk do na thoshin se ajo është e tribalëve. Do na thoshin se është e arbërorëve.
Këto dokumente, sipas meje, janë më të rëndësishmet mbi këtë çështje. Së pari, sepse janë më të hershmet. Së dyti sepse janë tonat, arbërore. Dhe unë shpresoj që sa më sipër të shërbejë si një ftesë për një debat të shtruar, mbi bazë dokumentesh, larg etiketimeve, larg pozave, ngrefosjeve, dënglave, ndjeshmërive, të qarave të stisura patriotike me lot e qurre. Jo për ndonjë gjë, por patriotizmi në këtë rast nuk vlen asnjë çikë.
Siç kam patur rast të them, e siç dihet mirë nga njohësit e historisë, martesat ndëretnike në kohën e Vojsavës kanë qenë të shpeshta, më të shpeshta sesa janë sot çaprashitjet akademike me armiq e tradhtarë. Sa për ilustrim, libri i Gjon Muzakës është përveç të tjerash edhe një lloj zyre e gjendjes civile e aristokracisë shqiptare të shekujve XIV, XV e XVI, dhe një lexuesi të tij, sado i pakujdesshëm të jetë, nuk mund t’i shpëtojë fakti që familjet princore shqiptare (Muzakajt, Komnenët, Dukagjinët, Topiajt, Kastriotët, Gropajt, Balshajt, etj.) i parapëlqenin shumë krushqitë me njëra-tjetrin, por në të njëjtën kohë s’e kishin për gjë të martonin pjellën e tyre me malazezë, serbë, bullgarë, raguzanë, venecianë, napoletanë, hungarezë, deri edhe francezë etj. Martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën ishte një nga të shumtat e këtij lloji.
Madje – në këtë pikë, mbahuni burra! – edhe i biri i Skënderbeut, me emrin Gjon, mori për grua Jerina Paleologen (Erina Paliologa në origjinal), që ish bijë e Llazarit, despotit të Serbisë (shih faqen 432 te përkthimi i Xhufit apo faqen 28 te libri i Charles Hopf-it). Doni më?
Edhe e motra e Skënderbeut, Maria (siç e quan Gjon Muzaka) apo Mara (siç e quan Marin Barleti), u martua me Stefan Cernojeviqin (shih faqen 447 te libri i Xhufit “Nga paleologët te Muzakajt”, dhe faqen 295 te libri i Charles hopf-it “Chroniques greco-romanés”). Siç shihet, Kastriotët i kanë pasur shumë për zemër martesat me serbë e sllavë. Por nuk ka nevojë të ligështohet asnjë patriot. Kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qenë, është, dhe do të mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve. Kjo e fundit nuk mund të vihet në diskutim. Dhe asnjëri me mend në kokë nuk e ka vënë. Është jeta e vepra e tij (përveç origjinës në linjë atërore) që na thonë se ai ka qenë shqiptar.