2018-10-11

Rrufe është fjala e sajë e fundit:Unë,ti,ne dhe armiku ugurzi!....


Image result for flori bruqi

Shkruan: Flori Bruqi 



Duke shëtitur rrugëve të Prishtinës, cingërroj telefoni i mikes time të njohur nga Shkupi,
profesoreshës dhe doktoreshës tashmë në zë ,e njohur nga lexuesi shqiptar : Vlera Bytyçi Ejupi .

Ajo disa vjet më parë ishte përkujdesur aqë shumë , për mbarvajtjën sa më të mirë të Konferencës shkencore që mbahej në Tetovë, Universitetin Ndërkombëtar të Evropës Juglindore. 




 (Prof.Dr.Vlera  Bytyçi Ejupi , është ligjeruese e lëndëve :
 Letërsi Moderne  dhe  Postmoderne  Anglo- Amerikane   , pranë  Kolegjit UBT Prishtinë )

Kam kujtime të bukura për shkrimtarën,studiuesën ,pedagogën Prof. Dr. Vlera Bytyçi Ejupi.
Ajo është një emër premtues në letërsi dhe shkencën shqiptare në veçanti …

Në vitet e mëpastajme, prej disa meskinëve universitarë kalvari i jetës së sajë prej pedagogëje pësoi zigzage duke ligjeruar lëndet mësimore në disa nga univerzitetet më të njohura në Prishtinë. 

Kryeneqësia e sajë shkencore atë e shpuari në zgripcin e jetës,…e ajo si gjithnjë më një stoicizëm të pa shoq nuk iu nda letërsisë ,shkencës…

Ajo shkruan me vullnet e pasion të lindur shkruan për dashurinë, atdheun ,… e lëvron poezinë, si gjirmë e vlerave të shkrimeve të saja vezulluese.

Dhe para disa ditëve në e-mailin tim nga po kjo studiuese e letërsisë, poete , erdhën sihariqe të reja –tufëza poezishë që mikëlojnë shpirtin …

Po,po e kam njohur mirë mikën time të vjetër, e kam ndjerë ngrohtësinë dhe dorën e sajë edhe në vitet më të vështira, prandaj u gëzova pa masë kur i lexova dhe studiova poezitë e sajë.

Si gjithmonë ajo ,në dorë mbante çantën e zakonshme të pedagogës… Një çantë të re, por që gjithnjë mban thesare letrare... 

Kur u takuam, për here të pare edhe ajo e provoi të njëjtën ndjenjë malli.

Dhe, siç ndodh me shkrimtarët, e pyeta se çfarë po shkruante.Ajo , me thjeshtësinë e saj karakteristike dhe buzagazin e sinqertë, m`u përgjigj se këto ditë do ta nxjerrë nga shtypi vëllimin më të ri me poezi… .

Ciklin poetik e lexova,rilexova,e shkrova dhe studiova mjaftë gjatë. I thashë që do të shkruaj një vështrim të shkurtër …

Por, çdo fjalë, varg,strofë më bënte për vehte …ato me rrëmbenin njëra pas tjetres dhe thuajse nuk e ndjeva kohën, teksa brenda vetes subjektet origjinale dhe interesante, si dhe personazhet e tyre më buqisnin në kokë, herë njëri dhe herë tjetri…

Analizimin e poezive e nisa me poezinë “Çerdhja e gjarpërinjve ”.

Aty flitet edhe për “çerdhen e mjellmës”, “çërdhen e zogjëve si krijesa jargavitëse” të cilat e kundërmojnë gjakun e prishur,i cili nuk dhuron gjë përpos skamjës shpirtërore me helme djallëzore”.

(Poezia “Çerdhja e gjarpërinjve”).

Poetja Prof.Dr. Vlera Bytyçi Ejupi,e deshi me shpirt zemrën e Shqipërinë. Ajo sakrifikoi çdo gjë, shkroi dhe e mbështeti gjatë gjithë jetës së saj vetëdijen e ngulfatur me “xhaketa me etiketa,me parfume pa emër, por me ndonjë firmë,pa shije,tek tuk ndonjë zbukurim,nga ndonjë viktimë rasti ,…pra pa shije, e me vetëdije, pa dije që e ngulfati anatominë e jetës"  poetja,Prof.Dr. Vlera Bytyçi Ejupi.

(Poezia “Vetëdija e ngulfatur”)

Madje,ajo përpara lexuesve tregon veprimin e madhërishëm pa frikë a lodhje me rrugë e zig-zake të zeza pa dalje…me paranojë,makthe,klostrafobi,e zullume që e “nxinë” edhe bërthamën e kombit …duke e humbur arbërororën dhe pamjen ilire " dhe se :

“Unë këtu,ti aty,e ne askund,
Na përbiu terri duke na shpier dikund pa fund…
Po nuk ka kush përret,e mjera shqiptari,
Unë,ti,ne dhe armiku ugurzi…”

(Poezia “Unë,ti dhe ne”)

Ajo e njef jetën e trishtë të shqiptarit…,duke kapur një sentencë të thjeshtë në dukje, por interesant dhe emocionues ngase :

“Të parët e heqin të zezat e ullirit
Të dytë e shesin dhe gjakun e të birit “

(Poezia”Turmat”)

Në këtë linjë poetike zhvillohet edhe vetë subjekti, si dhe zgjidhja artistike. Vargu i saj ka një gjuhë të spikatur, me mjete dhe figuracione poetike, me bukuri e emocione :

“Po rolet sikur shpejtë u ndërruan
Të dytët në të paret u shndërruan
Dhe kështu u krijua kaosi gjakpirës
I cili thithi pa kursim çdo gjë prej të mirës”…

(Poezia:”Turmat”)

Kur ne të tjerët i mbushim trastat me bukë dhe me ushqime, ajoi i mbushte me libra. 

I zbrazte ato në shtëpi dhe i mbushte prapë, nuk ngopej kurrë me libra ajo dhe i madhi gjysh kishin:

”tinguj plot harmoni nga goja e saj dhe të madhit tonë gjysh”.

Po,po “gjyshja kishte fjalët hyjnore,këshilluese për të mos gabuar kurrë”…

(Poezia”Gjyshja ime”)

-Unë them të dëgjojmë se çfarë do të na thotë për “mjegullitë e vatanit …balta e zezë dhe më e zezë se katrani” që çdo ditë “luledilli guximshëm ngre lartë shtatin duke zhbirë katranin nga çdo cep me plisa të bardhë të vatanit “.

(Poezia “Katrani,Plisi dhe vatani”)

Dhe, vërtetë, në vitet në vazhdim, rruga përpara shtëpive tona quhej gjithnjë: Mëmedheu që ka pamjen e fytyrës së nënës. 

Jo vetëm banorët e mëmëdheut ilir , por edhe postierët që ndërroheshin herë pas here, atë emër përmendnin, madje shpesh herë nuk e përmendnin fare të kaluarën dhe të tashmën pa asnjë shkak! 

Ata vjedhin emrin e lagjes, të rrugës, që gjatë gjithë kohës vodhën gjuhën dhe sit ë çmendur,të vërbër shkatrruan cepin e zemrës, mendjës …dhe thundra e tyre më burrëri falso,krime makabre tkurrën padukshëm popullin tim” .


(Poezia “Këta vrasës”).


Mendoj se në këtë “kanistër” me vargje të bukura e tërheqëse dhe që përçojnë mesazhe mbresëlënëse për këdo që i lexon, përbën një bukuri të rrallë poezia “Kur do të vish”…, ku poetja tregohet mjeshtër i vërtetë si në thurjen e subjektit, në përshkrimin e tipave dhe karaktereve, në dialogët e thekur dhe plot lëng jetësor, e ku shfaqen personazhe të skalitur me shumë dashuri dhe origjinalitet. Poezia tregon për “ngulfatje të mbyllur në klostrafobikën shkretirë” e cila “frymon pa humbur kombëtarën formë”, pa i harruar rininë,idealët e rinisë ,të burgosurve të pafajshëm nëpër kazamatët e Shkupit .

(Poezia “Kur do të vish”)

Subjekti rrjedh natyrshëm, plot skena të bukura e tërheqëse, që të mbajnë të mbërthyer fort pas leximit, njëra skenë më e bukur se tjetra. Janë shumë, por unë po e ilustroj përshtypjen time, veçanërisht me momentin kur:

“lulja nga vdekja, do që të ngrejë kokë,
kurse gjarpëri shtyp me lehtësi karakterin e saj,
Vrullshëm e shkatrron me aq shumë shokë”,…

Dhe se :

“As për lulen, e kiu më për karakterin, gjarpëri, jo,jo ,nuk ka mëshirë” …


(Poezia “Lulja dhe karakteri”).


Një dialog ngazëllues, me një tingëllimë sinqeriteti dhe lirizmi:

"Mami im,sa ke zbukuruar ylberin dukr kslusr mr dhputat tua nga njëra ngjyrë në tjetër”…”syçkat e tua të gjelbërta…të bënte të verbër “ …

Veçse, poshtë syve të kaltër i dalloheshin qartë rrathë të hollë, të zinj, që, siç shifët , tregonin shumë vuajtje të fytyrës engjëllore”të mamit- Mbretëreshë “!


(Poezia me mungon Mami im…”)

-Po sytë, përse m`i keni qepur në fytyrë sikur jeni përbindësha të vegjël? – na shkundi nga hutimi zëri i pa pushim:

“Herë si gjarpër e here si hi që të djeg gjer në trishtim"...

Shkretira pa fund dalin para meje dhe më kërcnohen…pa pike ndërgjgje… dhe nuk mund të ndalën këta dreqër që po përshkallzohën pa pushim”, që kanë lëkurë qengji e dihet se vetë janë djaj!...


(Poezia “Shkretëtirat”)


-Po, ajo është e çeliktë,kreshnike, e ëmbël,me sy margaritar të saj, kurorë me lule,gërsheta kaçurrele, e ëmbël e butë:

…”ashtu si di e imja bijë”

(Poezia “Bija ime”)


-Ore, kush ju ka mësuar juve të flisni kështu?

-Pse njeriu shpesh shndërron vetën në të mjerë, dhe kaplohet nga ankthi shkatrrues , apo :

Truri vetëm i ka vërejtur në mënyrë pasive…

Dhe kështu lejon që lumturia të jetë ngrohtësi nëpër shumë shpirtra”-thotë poetja.

Poetja ka përdorur figura artistike mjaft shprehëse dhe emocionale, veçanërisht metafora, metonimi, epitete dhe krahasime të bukura, poetja Prof.Dr.Vlera Bytyçi Ejupi ka arritur të vizatojë në veprën e saj personazhe të spikatura që mbeten gjatë ne mendjen e lexuesit. 

Kjo ndodh, ngase ajo e ka prezantuar veten si poete e formuar, me një pasuri përshtypjesh dhe vëzhgimesh nga jeta e përditshme që e njeh mirë. 

Poezia e Prof.Dr.Vlera Bytyçi Ejupi, është e ngjizur me kurbën e kalvarit të saj jetësor. 

Ajo, i ka provuar në jetë të gjitha punët, nga ato më të vlerësuarat në shoqëri, në të cilat ajo ka spikatur si vlerë shoqërore e njohur, deri në punët që në mënyrë të pamerituar e kanë çuar në zgrip të jetës. Ajo ka provuar të jetë edhe në Olimpin shqiptar edhe në Purgatorë. 

Kurba e jetës së saj, fillon nga aulat e larta të administratës shtetërore e deri të punëtore e thjeshtë… 
  
Ajo e njeh edhe ambientin shoqëror, njerëzit, gjendjen e tyre shoqërore dhe ekonomike, preokupimet dhe dëshirat e tyre. 


Mbi këtë bazë janë ndërtuar poezitë më të mira, duke kritikuar të këqijat e kësaj jete njerëzore mjaft të lodhur, që edhe në ditët e sotme nuk po gjen qetësi. 

Vlera Bytyçi Ejupi  parashtron para lexuesit kujdesin që duhet treguar për mirërritjen e fëmijëve, duke theksuar se jo gjithmonë përkujdesja e tepruar, e ashtuquajtur intelektuale, është efektive… 

Në mënyrë mjeshtërore dhe si një rrjedhje të natyrshme, shkrimtarja në dallgët e frymëzimit na ofron vargje dhe skena të tilla, që na bëjnë të mendojmë ndryshe për gjëra për të cilat kemi qenë të sigurt pak më parë dhe se mësimet më të mira t`i jep jeta dhe njerëzit me përvoja dhe halleshumë, ata që përleshen çdo ditë me jetën.


Talenti i poetës  Vlera Bytyçi Ejupi, është e sprovuar.Ajo këtë e shprehë  në pasqyrimin e trazirave shpirtërore të njerëzve të thjeshtë të gjendur përpara realitetit të egër të shoqërisë në ndryshim... 

Njerëz të pushtetshëm edhe sot e kësaj dite “bëjnë ligjin” në shoqëri, ndaj them se me të drejtë autorja në shumë poezi ngrehë zërin “Mos iu përul kurrë “të fortit”,/shpinën ta shndërron në urë,/ po u frikësove,/ai të shtyp, mbi ty bënë rrugë”.

Poezitë e Vlera Bytyçi Ejupi, shfaqet me bukuri të pashoqe : "humanizmi dhe dashuria mes njerëzve, respekti për vlerat dhe veprat e mira… “

Ka poezi interesante me subjekt shkollën e ku personazhet kryesorë janë nxënës, mësues, prindër dhe marrëdhëniet që krijohen mes tyre.

 Autorja, duke qenë shkrimtare, por një herazi edhe pedagoge, prind, tregon me një stil tërheqës artistik dhe pedagogjik ngjarje që mbeten në mendje për vlerat e mëdha ideore, emocionale, estetike dhe edukative. Mund të themi se edhe me veprën e saj më të re,Vlera Bytyçi Ejupi  jep kontribut të çmuar në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë sonë, duke vazhduar traditat më të mira të mjeshtërve të letërsisë shqiptare dhe duke shfaqur një origjinalitet letrar, që meriton vëmendjen dhe respektin e lexuesve.


(Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është  anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.Është drejtor për mardhënie me publikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli Në New York dhe degët e sajë të ASHASHA-së në Tiranë, Prishtinë,dhe Shkup).

Prishtinë, 11.10.2018.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...