2018-11-18

Në Prokurorinë Speciale nesër dorëzohen kallëzimet penale kundër kriminelëve serbë


Në Prokurorinë Speciale nesër dorëzohen kallëzimet penale kundër kriminelëve serbë


Në Prokurorinë Speciale nesër dorëzohen kallëzimet penale kundër kriminelëve serbë
Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte në komunën e Gjakovës dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, bën të ditur se nesër do të dorëzojnë kallëzime penale ndaj kriminelëve serbë në Prokurorinë Sperciale.

Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove

Ky grup për herë të shtatë po bën kallëzim penal ndaj kriminelëve serbë.


Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove


“Ju informojmë se përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, nesër më datë 19.11.2018 (e hënë), në ora 13:00 për herë të shtatë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës - Departamenti për krime Lufte”, thuhet në komunikatë

***

Dita Botërore e të Pagjeturve, në Kosovë edhe 1650 persona të zhdukur


Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, tash e 19 vjet nuk di asgjë për fatin e djalit të saj, i cili është i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Ky është njëri nga 1650 rastet e personave që ende figurojnë të zhdukur në Kosovë.

Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove


 Personat e Pagjetur familjarët e tyre në Kosovë thonë se nuk do të ndalen së kërkuari më të dashurit e tyre. “Asnjë informacion nuk kam marrë për djalin tim. Rasti i djalit tim po më duket se është një rast i veçantë.


Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove

Ndoshta që unë po kërkoj, jam më e zëshme dhe e di që të gjithë nga ai grup, përveç djalit tim, janë kthyer qe disa vjet përpara, vetëm djali im nga ai grup mbahet peng. Unë nuk e kam mendjen të dorëzohem. Deri në frymën e fundit do ta kërkoj djalin tim dhe personat e tjerë që po na mungojnë”, ka thënë Nysrete Kumnova.

Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove

Ajo ka thënë se gjetja e të zhdukurve varet nga informacionet që shteti serb jep për Kosovë, pasi që sipas saj kosovarët nuk kanë fuqi për t’i gjetur ata. Sikur Kumnovës për fëmijët e tyre, bashkëshortët, motrat, vëllezërit e familjarët e tjerë në Kosovë nuk kanë informata as qindra familje, të cilat vazhdimisht që nga paslufta kanë kërkuar që së paku t’i gjejnë eshtrat e të afërmve të tyre.

Image result for te pagjeturit e luftes ne kosove

Aktualisht në Kosovë janë 1650 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

Ndërsa për këta të zhdukur sot në ditën e personave të pagjetur do të organizohen marshe të ndryshme, ku do të kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e vendit.

Kosova mund të fitojë ulëse në OKB me një marrëveshje historike me serbët

Image result for organizata e kombeve te bashkuara
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se mendon që është e pamundur që Kosova të fitojë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përveç nëse nuk arrihet ndonjë lloj marrëveshje historike me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për numrin festiv të së përditshmes serbe “Vecernje Novosti”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “përfundimisht të zgjidhej nyja e Kosovës” por ka shtuar se nuk është optimist në arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët.

“Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më të vogla se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.




Ai ka thënë se e di se do të ‘denoncohet’ nga një pjesë e madhe e popullit serb nga momenti i parë kur do të arrihej një kompromis eventual me shqiptarët, por mendon se për 20 vjet do të vlerësohej.

“Kur shëtis rrugëve, disa më thonë ‘tradhtar’, të tjetër bërtasin ‘peder’ e të tjerë ‘lopë radikale’. Por të gjithë në njëfarë mënyre shpresojnë dhe presin që Vuçiqi ta zgjidh këtë, që të gjitha makinat me ngarkesa të rënda të mi vënë në shpinë, dhe duke e ditur se kjo është mirë, thonë se si kjo është katastrofë për interesin tonë kombëtar. Mbi të gjitha, gjëja historike do të ishte arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët dhe këtë pa konflikte”, tha Vuçiq në këtë intervistë.

Nëse këtë e arrijmë, “do të isha shumë krenar për të” pavarësisht se “si do të gjykohesha politikisht në këtë kohë” pasi, siç thotë ai, “e mendoj se si do të interpretohet kjo në të ardhmen”.

Gjergj Kastrioti, zoti i Shqipërisë

Image result for skenderbeu kastrioti live


“Moti i madh” nëpër kohë me figurën e Skënderbeut


“Fisnikë të madhërishëm dhe burra të urtë, pas përshëndetjeve të detyruara ju vë në dijeni se si vitin e kaluar perandori turk me katërqind mijë turq e mbajtën të rrethuar një vend që quhet Krujë (Croya), që i përket Shqipërisë, dhe nuk mundën ta merrnin dhe u bë një betejë e madhe nga e cila të krishterët, midis robërve dhe të vrarëve, ishin gjashtëdhjetë mijë”, fillon letra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ua kishte dërguar më 8 gusht 1951 fisnikëve të Sienës në Itali.

Në letrën e nënshkruar me firmën, “Gjergj Kastrioti, zoti i Shqipërisë”, udhëheqësi kërkon ndihmë për t’u përballur me turqit.

Kjo, së bashku me një tjetër letër të 8 prillit 1456, që ia kishte dërguar kardinalit të Fermos në Itali, Domenico Capranicas, janë pjesë e ekspozitës “Moti i madh” që është hapur të premten në Muzeun e Kosovës. Ekspozita, që është bashkëpunim midis Muzeut të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar, nëpërmjet ilustrimeve dhe gravurave, shpërfaq një pjesë të jetës personale të heroit e të asaj prej udhëheqësi.

Shqiponja dykrenore me një yll gjashtë cepash lart, emri, mbiemri, përbëjnë vulën e heroit kombëtar. Përkrenarja dhe shpata e tij të fotografuara nga origjinali, janë po ashtu pjesë e ekspozitës. Gjatë sundimit të Mbretit Zogu I, Shqipëria kishte marrë për iniciativë që të kthente nga Vjena përkrenaren bashkë me shpatën. Por krejt çfarë kishte arritur Mbretëria Shqiptare ishte sigurimi i kopjeve të tyre më 1937.


Skulptori Asim Lokaj ( 1951 – 2001 )



Image result for asim lokaj




( Nuk jam lis që shkulem, as guri që derdhem, jam dru i ashtëm i tokës më pat thënë Asimi, në prill të vitit 1995, në kafiterinë “Koha” në Prishtinë )





Asim Lokaj u lind në vitin 1951 në fshatin Lëbushë të Decanit, në një familje patriotësh . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Pejë. Hapja e Akademisë së Arteve të Kosovës, dega e skulpturës, Asimit ia plotëson një nga dëshirat e tija më sublime, regjistrimin në Akademi. Lisin, pemët, trungun e kumbullës kurrë nuk e kam shikuar në formën natyrale por si lëndë për të vu jetën. Jo njëherë po disa herë kam skulpturuar veten, shokët, miqtë. Artin e skulpturës e kam pasion të zemrës dhe shpirtit më pat thënë jo njëherë, po disa herë. Talenti i Asimit, Ismet Jonuzit, dhe artistëve të tjerë të brezit të tij, bën që Akademia e Arteteve të Kosovës të frekuentohet nga studentët më të zot e më me talent. Talentin për skulpturën e kam dhuratë të zotit, ndërsa në krijimtari angazhohem aq sa më lejonë kushtet.Ruste,më tha Asimi gjatë gjerbjes së kafesë, vepra ime “duart“ që e paske parë në Tiranë, është vepra ime më serioze për liri dhe bashkim kombëtar. Kjo vepër ( kryevepër ) e punuar në dru nga duart e arta të Asimit në kohën më të ndaluar iu dha Muzeut Kombëtar në Tiranë. Vepra “duart“ është skulptura që mbushë Muzeun, dhe çdo vizitor që ka vizituar Muzeun Kombëtar në Tiranë, është ndalur me respekt përpara . Jo njëherë po disa herë Asimit i kam shprehur respekt për veprën “ duart “.








 Në bisedë e sipër, Asimi më pyeti, a i pa “duart” po i thashë, një orë të tërë, përse një orë më pyeti, përse a,..se mungonte emri yt,..e çfarë të bëj tha; duhet të bisedosh i thashë me stafin e Akademisë së Arteve të Kosovës, që përmes një promovimi ti vëhet emri i autorit të veprës“duart” , dakord tha, kjo më pëlqen. Asim Lokaj për nga natyra nuk fliste shumë, ishte tip meditativ, ishte i dhënë pas thëllimave dhe sipërfaqeve të thella. Skulptura thoshte Asimi,nëse nuk i jepesh i tëri të gërryen, të çmend. Në një intermexo e pyeta Asimin,si po jeton, a poi a del të mbijetosh. I mbushur frymë më tha;nuk jam lis që shkulem, as gur që derdhem,jam dru i ashtëm i tokës. Artisti, Asim Lokaj përveç daltës ai e adhuronte shumë pushkën, artin e të qënit i lirë. Ishte ushtima e lisave dhe pemëve që Asimi iu ngjit maleve me trimat e UÇK-së.Në fronin e luftës Asimi i dha Kosovës pikat e gjakut të jetës që liria të jetë në duart tona. Me Asimin u njohëm në Televizion. Asimi punonte në Skenografi,ndërsa unë në gazetari. Me Asimin, Isa Kadriun, Hamdi Sopën, Bashkim Ramadanin, Hamdi Gërvallën, Ismet Begollin, Sherif Konjufcën e të tjerë, jo rrallë kemi diskutuar e debatuar për temat më të ndaluara përçështjen tonë. Asimi kishte plot ide artistike për skenën, për teatrin, për baletin dhe poezinë. Asimi e dinte se e dashura ime ishte poezia, dhe jo rrallë më ngacmonte me ndonjë varg apo për ndonjë varg. Përveç “duarve” Asim Lokaj realizoi me shumë sukses shtatoren në bronx të Naim Frashërit në Tetovë, në madhësinë 3.10 x 1.oom, pastaj skulpturën “persiatja”, “portreti”, e shume portrete te figurave tona kombetare si ai i Nenes Tereze , Bajram Currit , Vellezerve Frasheri si dhe dhjetëra të tjera. Asim Lokaj një jetë të tërë ia kushtoi skulpturës dhe çështjes së atdheut. Idetë antiplumb të veprës së Asimit, “duart” janë aktuale dhe japin mesazhe për të gjitha kohrat. Ky artist i mirëfilltë dhe patriot ka dy biografi;një të krijuesit, dhe një të luftëtarit të paepur. Prandaj, herët a vonë Asimi do të ketë një vend të nderuar në panteonin e artistëve dhe patriotëve të kombit. Në këtë ese për artistin Asim Lokaj, ftoj Akademinë e Arteve të Kosovës, Akademinë e Arteve të Shqipërisë, Muzeun Kombëtar të Tiranës, që të bëjnë promovimin post mortum të veprës së Asimit “duart”. Me këtë shqiptarët do të kryenin një amanet të mijëra e mijëra të rënëve.Unë kujtoj, se nuk do të jetë larg dita kur me “duart” e Asimit do promovojnë bashkimin kombëtar. Andaj,lavdi veprës së Asimit, lavdi!

Atdhe(Rrustem) Geci 

Asim Lokaj – krijues i bukurisë dhe dhembjes (1951-2001)




“Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”.


Image

Don Lush GJERGJI

Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime, takime, bisedime, këshillime, propozime, shkëmbime mendimesh dhe propozime, të cilat as vetë nuk e dija se janë diku në brendinë dhe në thellësinë time, në mendje dhe në zemër, pa u përqendruar dhe thelluar në to.

Asim LOKAJ ishte pikësëpari njeri i bisedimit, dialogut dhe komunikimit të thellë dhe në trajta të ndryshme. Ai i bartte në vete peizazhin e bukur të natyrës nga vendi që rridhte; rrethi i Deçanit, Pejës, Rugovës, ku Zoti ishte “argëtuar” në krijimin dhe trajtimin e bukurive të rralla natyrore. Aty ku syri nuk ngopet dhe nuk lodhet kurrë në të shikuar dhe shijuar; ku zemra qetësohet dhe emocionohet gjithnjë, ku jetohet dhe krijohet me frymëzim dhe me dashuri, ai “merrte” lëndën e parë, kujtimin dhe frymëzimin.

Asim Lokaj – krijues i bukurisë dhe dhembjes (1951-2001)


Njëherë më tha kështu: “Për mua, pasqyra e Zotit, janë bukuritë natyrore, malet dhe kodrat tona, dëbora dhe akulloret që gjithnjë na ftojnë dhe sfidojnë që të jemi të pastër, të panjollë, ta imitojmë natyrën që gjithnjë na zbulohet dhe dhurohet në katër stinët e vitit, duke garuar në bukuri dhe begati... E ne njerëzit?”.

Dhe këtu u ndal, me një shikim tipik dhe karakteristik të tij, pastaj me një ofshamë të thellë “foli pa fjalë”, pastaj vazhdoi kështu: “Ne njerëzit..., më duket sot po e bëjmë të kundërtën, po garojmë vetëm për të keqe! Gjendja jonë bindshëm dëshmon këtë konstatim të hidhët dhe të vërtetë... Si duket, ne, njerëzit, popujt, asgjë nuk kemi mësuar nga historia...”.

Mendimet dhe analiza e Asimit ishte e saktë, e thellë, dilte nga mendja e shqetësuar dhe zemra e lënduar e një Artisti dhe Krijuesi, i cili pikërisht në këto “kundërthënie”, e gjente frymëzimin për jetë dhe krijimtari.

Kishte dëshirë ta punonte shtatoren e Nënës Tereze. Kërkonte gjithnjë e më shumë njohuri, shkrime, libra, fotografi, përvoja, takime me mua, sepse e dinte që afro 30 vite isha njohur dhe shoqëruar me atë në meridianët e ndryshme të botës.

Më thoshte kështu: “Dua ta mishëroj sa më bukur Nënën Tereze për mendjet dhe zemrat tona, edhe më gjerë, për mbarë njerëzimin... Ndihem shumë i lumtur që kam këtë mundësi, rast, privilegj, sepse me duart e mia do ta trajtoj shtatoren e saj, nëpërmjet kësaj shtatore shpirtin dhe zemrën e madhe tëNënës Shqiptare, Nënës Universale, të personifikimit të dashurisë dhe flijimit...”.

Dhe e kishte filluar punën me shumë vrull, bindje, vullnet, mbi të gjitha me frymëzim dhe dashuri të cilën e derdhte në këtë trupore. Sillej andej-këndej, në çdo kënd, disi e vrojtonte, shqyrtonte, gati-gati fliste dhe komunikonte gjithnjë me të.

Gjatë punës disa herë e vizitova, sepse ai këtë e dëshironte, bile disi edhe ma kërkonte, se më thoshte kështu: “Ti ke pasur fatin dhe dhuratën ta takosh për së gjalli shumë herë..., ta prekësh me duar tua, ta shikosh me sytë tu, ta dëgjosh me veshët tu, ta përjetosh me zemrën tënde... Unë kam dëshirë që truporja e Nënës Tereze të jetë madhështore, siç ishte ajo dhe vepra e saj, por edhe e ngrohtë, e përzemërt, e dashur, Nënë, siç ishte gjithnjë. Këto dy elemente, madhështia dhe dashuria, na duken ne së nuk përputhën, por në jetën dhe veprën e Nënës Tereze, janë një, si shkruan Ti, “dashuria në vepër”.

Në çdo takim, hetoja bukuri, shpirt, frymë, gjallëri te shtatorja e Nënës Tereze. Njëherë si në hoka i thashë kështu: “Asim i dashur, edhe ti po më dukesh si Michelangelo, flet me skulpturat tua, e ndoshta hidhërohesh pse ato nuk flasin dhe nuk të përgjigjen ty...”

Përgjigjja e tij ishte magjistrale: “Unë vazhdimisht jetoj, komunikoj dhe flas me Nënën Tereze... Dhe gjatë këtij punimi, më duket se është në dorën time... E bukura e gjithë kësaj është se edhe ajo më flet, më përgjigjet, disi “bashkëpunon” me mua, si të më thoshte: kështu po, apo kështu jo... Duart e saja të paluara dhe bashkuara në uratë, pastaj të hapura në shërbim dhe flijim, janë përqafimi i botës së mjerimit... Në dy duar të gërshetuara “Besëlidhja shqiptare” kam simbolizuar takimin, afrimin dhe bashkimin tonë ndërshqiptar... Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut...”.

Këtu, doemos ndërlidhem me gjendjen tonë të vështirë, mos të them të pamundshme, të vitit 1989-1990, kur çdo gjë që ishte e vlefshme dhe e virtytshme, njerëzore dhe kombëtare – shqiptare, ishte në cak të sulmeve, padive, shpifjeve, deri te planifikimi sistematik i përgjysmimit apo edhe shfarosjes sonë.

Mirëpo, deshi së pari Zoti, pastaj edhe Populli Shqiptar, si dhe bashkësia ndërkombëtare, që t’i kundërvihemi këtyre planeve dhe synimeve, me tri lëvizje të “Pranverës së Madhe 1990” tashmë të njohura: Pajtimi i Gjaqeve, themelimi i Shoqatës Humanitare-bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze” dhe krijimi i sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor.

Nëpërmjet Pajtimit të Gjaqeve, edhe ne u vetëdijesuam më mirë për gjendjen reale, tejet të rëndë dhe për shumëçka edhe dramatike, me hasmëri, ngatërresa, hakmarrje, urrejtje të dimensioneve të paparapara dhe tejet të rrezikshme, që ishte një lloj “bombe e fshehur” para eksplodimit. Hak ose gjak-marrja ishte “kanceri ynë” i brendshëm, nëpërmjet të cilit ishte shumë lehtë robërimi ynë shpirtëror dhe kulturor, kërcnimi dhe rrezikimi ynë kombëtar dhe njerëzor në çdo kohë dhe hapësirë.

Rinia jonë, në krye me Anton Çettën, prof. Dr. ZekiriCanën dhe shumë të tjerë, bashkësitë tona fetare, me intelektualë dhe krijues të profileve të ndryshme, ndër të cilët ishte edhe Asim LOKAJ, kuptuam “momentin e hirit”, si do të thuhej, sot apo kurrë, dhe dolën në një “dyluftim” kundër kësaj tradite shekullore të gjakmarrjes, duke demaskuar këtë dukuri antinjerëzore dhe antishqiptare.

Dhe ndodhi Populli. Ndodhi Mrekullia, Ndodhi Pajtimi i gjithmbarshëm shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera tona me 1275 pajtime të gjaqeve.

Dora e pajtimit dhe vëllazërimit, mrekullisht e simbolizuar dhe punuar nga Asim LOKAJ, në dy punimet e lartpërmendura, atë të “Besëlidhjes shqiptare” dhe në shtatoren “Nëna Tereze”, tashmë ishin dhe mbesin murana dhe parandalimi i së keqes, vetëvrasjes, vëllavrasjes dhe vrasjes ndër ne.

Kështu iu bashkëngjitëm Nënës Tereze në krijimin dhe përforcimin e dy shtyllave të saja: të kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë.

AsimLokaj thoshte: “Pasi po pajtohet populli im shqiptar dhe po e shfaros hakmarrjen, mund t’i mbylli sytë dhe i qetë të kaloj në amshim... Porosia e duarve dhe e paqes tashmë po mishërohet dhethellohet ndër ne, parakusht ky qenësor për liri dhe demokraci të mirëfilltë”.

Nga ky shoqërim dhe komunikim doli për mua kryevepra e AsimLokaj, Nëna jonë Tereze, Bija, Motra, Nëna shqiptare, tashmë Nëna e mbarë njerëzimit.

Dhe Miku, Vëllai, Krijuesi, Aristi, Skulptori AsimLokaj u nda prej nesh në moshën më të bukur të jetës dhe krijimtarisë... Misteri i jetës, vdekjes, amshimit.

Mirëpo, ai tashmë i liruar nga koha dhe hapësira, trupi dhe natyra, jeton në shoqëri me Krijuesin e së bukurës, Zotin e amshimit. Dhe veprat e tija, të krijuara në kohë dhe në hapësira tona, në një kohë pa “kohë”, kur rrezikon gjithçka, dëshmojnë talentin, dashurinë, krijimtarinë e tij, për mua janë një rreze frymëzimi dhe amshimi.

Me një rast e pyeta: “Asim i dashur, si mund të krijosh në këto kushte, kur askush prej nesh nuk e di a do të jetë i gjallë edhe një ditë? Kjo gjendje, të pengon apo...”.

Ma kishte lexuar mendimin dhe pyetjen time. Më tha: “Po mos të ishte atdhedashuria, krijimtaria, frymëzimi, puna artistike..., nuk di çka do të bëja, si do të jetoja... Unë jetoj për ta mishëruar në krijimtarinë time këtë ankth, frikë, shqetësim, vuajtje, rrezikim, dhunë... Nëpërmjet veprave të mia “shkruaj” apo shënoj këtë histori... Asnjë vepër apo krijimtari e madhe, nuk ka lindur në kënaqje, argëtim, dëfrim, zbavitje, por në dhembje, pikëllim, sepse si thoshte Nëna Tereze, njeriu mu atëherë e “jep pjesën më të mirë të vetvetes – dashurinë”.

(Promovimi i monografisë Asim LOKAJ, Monografi artistike (1951 – 2001), Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”, 2018, f. 2518, Biblioteka Kombëtare “PjetërBogdani”, Prishtinë, 15 nëntor 2018).

Piktori që hap horizonte me kompozicione e ngjyra të forta

Drilon Shoshi është piktori kosovar, piktura e të cilit u vodh nga rusët dhe është nxjerrë në çmim për 10 000 dollarë. Kjo pikturë e cila është parë në njërën nga ueb faqet online ruse nuk është marrë me lejen e autorit që e ka punuar para 10 viteve ndërsa që është bërë vetëm copy nga faqja e piktorit dhe është bërë print .



Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Drilon Shoshi .

“Këtë foto e kam realizuar para 10 viteve, ndërsa i pari që më ka informuar për pikturën, ka qenë një piktor nga Italia, sepse ai ka parë tek unë punimin dhe më ka pyet nëse unë jam në dijeni që në atë ueb faqe po shitet punimi im. Në ato momente nuk e kam ditë për çka po bëhet fjalë më pas e kam shiku dhe e kam parë edhe vetë, ka qenë ndjenjë e tmerrshme pasi që nuk kom gjet asnjë mundësi me heq e as kujt me iu drejtu”, ka thënë Shoshi.

p5


Ndër të tjera piktori është shprehur i indinjuar edhe për faktin që piktorët nuk gëzojnë të drejta autoriale gjë që është shumë e rëndësishme.

“Gjëja më e rëndë është fakti që në piktorët nuk këmi as të drejta autoriale, kjo gjë është shumë e rëndësishme sidomos për neve piktorët”, ka përfunduar Driloni.








“Portretet e mia paraqesin gëzim, trishtim, hidhërim, ngushëllim, emocion, shpresë dhe forcë. Është e vështirë ta përshkruaj atë ndjesi të mrekullueshme kur gjendem përpara pëlhurës së bardhë, me ide për te përçuar ose shkaktuar një kaos dhe më pas të arrij në një balanc 
qetësie…”






Piktori që hap horizonte me kompozicione e ngjyra të forta


Midis shekujve XIV dhe XVII fillimisht Italia e më pas e gjithë hapësira evropiane përjetoi revolucion në art.




Renesanca shquhet si njëra nga periudhat më të rëndësishme sa i përket artit në të gjitha gjinitë e tij.

p5

Përfaqësuesit e kësaj epoke të rilindjes, njihen si artistët më me nam që ka njohur historia e njerëzimit si Michelangelo, Raffaello e Sandro Botticelli.

p1

Si një periudhë që u shqua me kreativitet të ri, edhe piktura u veçua me ngjyra e stil më të veçantë.


p3

Drilon Shoshi në muhabetin që bën për artin flet shumë për Renesancën. I pëlqejnë shumë pikturat e asaj kohe. Por në galerinë e tij, vizitorët përballen me një tjetër stil.

p2

Depërtimi në thellësi

I riu pejan, Drilon Shoshi (31) është prej atyre që ka vendosur që t’i dedikohet krejtësisht pikturës. Nuk merret me asgjë tjetër...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...