2018-12-08

INTERVISTA E AMBASADORIT KOSNETT PËR RTK


United States of America, Department of State

Phillip S. Kosnett

RTK: Ambasador Kosnett, mirë se vini.

Ambasadori: Ju faleminderit, Xhevdet, është nder i madh që jam kthyer në Kosovë si ambasadori i SHBA-së.

RTK: Z. ambasador, fillimsht më lejoni që t’ju shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së presidentit George H. W. Bush.

Ambasadori: Faleminderit, Xhevdet. Kam pasur privilegjin që ta takoj presidentin Bush vetëm një herë, para shumë vitesh dhe mendoj se ndjehem si të gjithë të tjerët në vendin tim. Ai ishte prijës i madh, njeri i nderit, i cili e ka fituar vendin e tij në histori dhe e di, se po ashtu ishte mik i madh i Kosovës.

RTK: Si dhe mbështetës i madh i Kosovës. Ju faleminderit. Ambasador Kosnett, Kosova ka ndryshuar prej kur keni punuar këtu më 2003-tën. Në këtë pikë ku Kosova është tani, vendi ka pasur mbështetje të madhe prej SHBA-së. A mendoni se Kosova ende mund të llogarisë në politikën amerikane?

Ambasadori: Absolutisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si rrëfim të shkëlqyeshëm të suksesit. Kemi thënë që është rrëfim suksesi për SHBA-në, por ç’është më e rëndësishmja është se është rrëfim i suksesshëm për popullin e Kosovës. Dhe mund t’ju them që në muajt që i kalova në Uashington duke u përgatitur për këtë detyrë, u takova me shumë njerëz, nga qeveria, nga Kongresi, si dhe jashtë qeverisë, dhe mendoj se përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës është i palëkundur. Në fakt, do të thoja se është fushë ku ka konsensus të plotë ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, ndërmjet qeverisë, administratës dhe Kongresit. Të gjithë ndjehen që Kosova është mike shumë e afërtë e Kosovës dhe jemi thellësisht të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën.

RTK: Ambasador, në cilat fusha do të përqendroheni në përkushtimin tuaj gjatë mandatit tuaj në Kosovë?

Ambasadori: Ka shumë çështje ku ambasada do të vazhdojë të punojë shumë ngushtë me miqtë tanë kosovarë. Siguria ekonomike është kritike për investimet e jashtme dhe për krijimin e vendeve të punës. Po ashtu, jemi të përqendruar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që mbetet prioritet shumë i lartë për ne. Pastaj është edhe çështja e sigurisë. Siguria ka shumë kuptime dhe shumë aspekte. Sigurisht që në krye të agjendës është t’i mbështesim përpjekjet e prijësve në Kosovë dhe në Serbi për ta gjetur një mënyrë për të ecur përpara në dialog për ta arritur një zgjidhje të levërdishme për të dy palët, e cila do do ti ndihmojë prosperitetin dhe sigurinë e të dy qeverive në të ardhmen. Po ashtu, sa i përket sigurisë, ne vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me Kosovën në çështjet kundër terrorizmit dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – një varg çështjesh që ndërlidhen me sigurinë.

RTK: Ambasador, sa lart është Kosova në politikën e jashtme amerikane sot?

Ambasadori: Është prioritet shumë i madh. Në fakt, do të thosha që adminstrata e tanishme në Uashington është më e interesuar për të mbështetur jo vetëm Kosovën, por gjithashtu përparimin në rajonin e Ballkanit, se që e kam parë me vite të tëra. Kjo është një administratë që i shikon problemet afatgjata dhe thotë: duhet ti shkundim gjërat; duhet të gjejmë mënyrën për të shkuar përpara.

RTK: Ambasador, Kosova po përballet me sfida të reja tash, siç e thamë, kryesisht përkitazi me marrëdhëniet me Serbinë. Ka pasur diskutime mes dy vendeve në Bruksel. Jo aq përparim, nganjëherë me tension madje edhe përderisa po flasim. Këto ditë, vendet me siguri janë në pikën më të ultë të marrëdhënieve të tyre qysh prej fillimit të dialogut. Qeveria e Kosovës erdhi deri te vendimi që mallrat serbe duhet të paguajnë taksë prej 100% për të hyrë në Kosovë. Cili është mendimi juaj sa i përket këtij vendimi?

Ambasadori: Ky do të ishte çast i mirë që t’jua përkujtoj shikuesve tuaj se ka më pak se një javë që jam kthyer në Kosovë dhe në këtë pikë, dëshiroj të dëgjoj nga shumë njerëz dhe të marr mendimet e tyre para se të filloj të bëj shumë deklarata të mëdha. Megjithatë, besoj, dhe qeveria ime beson, se ky është moment kritik në procesin e dialogut dhe se është me rëndësi për Kosovën dhe Serbinë për t’iu qasur këtij procesi në frymën e bashkëpunimit. I kuptoj sfidat për këtë; dua të them se e di historinë e vendit – por, ti qasen në frymën e bashkëpunimit për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara. Kur flasim për dialogun në Uashington, atëherë flasim për diskutime gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet që i kanë ndarë të dy vendet për shumë vite. Çka duhet të shohim është proces që përfundon me marrëveshje nga e cila përfitojnë të dy vendet.

Të gjithë negociojmë në jetën tonë të përditshme. Negociojmë me familjet tona, me fqinjtë, afaristët negociojnë – nuk janë vetëm qeveritë dhe diplomatët që negociojnë. Një gjë që mendoj se është kritike për negociata të suksesshme është se duhet të jenë të levërdishme për të dy palët, ashtu që të dy palët të kenë stimulim për ti përmbushur detyrimet e tyre, për t’iu përmbajtur marrëveshjeve për të ecur përpara. Dhe çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë jetëgjatë, duhet të jetë e qëndrueshme, dhe ta them sërish, duhet të jetë e levërdishme për të dy palët. Mendoj se nganjëherë njerëzit hyjnë në negociata me frymën: do ti fitoj këto negociata; do ta mposhti palën tjetër. E kur e bën këtë, atëherë është mjaft e vështirë që pala tjetër të ketë besimin e nevojshëm për të parë që një negociatë zbatohet me sukses. Pika e fundit këtu, kur flasim për zbatimin e marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përqendruara për të ardhmen e Kosovës, por po ashtu edhe për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit. Kemi çdo arsye për të dashur që të qëndrojmë përkrah jush për tu siguruar që nëse qeveritë zotohen për diçka, atëherë ato iu përmbahen atyre. Nuk do qëndrojmë duke duartrokitur gjatë nënshkrimit të një cope letre dhe pastaj të kalojmë te kriza e ardhshme.

RTK: Por, qeveria e Kosovë e mori këtë masë, siç e thashë, pas dështimit për të hyrë në Interpol, por qeveria po ashtu thotë se kjo masë është pasqyrim i pengesave të vazhdueshme të Serbisë ndaj Prishtinës, dhe për arsye se Beogradi nuk i ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara më përpara.

Ambasadori: Mendoj se të dy qeveritë kanë ndërmarrë hapa për të treguar se kanë mundësi, se kanë vegla që mund ti përdorin kundër palës tjetër. Të dy qeveritë, sinqerisht, kanë treguar se mund të jemi të fortë – mund ti dalim zot vetes. Sinqerisht, më me dëshirë do të shihja garë që nuk është kush mund të jetë më i vështirë, por garë kush mund të jetë më kreativë dhe progresivë në përpjekje për të gjetur mënyra për të ecur përpara. Mendoj se është shumë e rëndomtë në negociata që të haset në pengesa, që të arrihet në një fazë të vështirë dhe që palët të tërhiqen në këndin e tyre dhe të mendojnë çka të bëjnë më tej. E di se disa njerëz janë të shqetësuar që procesi i dialogut është në një fazë të vështirë, por kjo është mjaft e rëndomtë në negociata. Përparon, pastaj bën një hap prapa, pastaj sërish ec përpara. Po ashtu, mendoj se është me rëndësi që strategjia negociuese dhe pozicioni negociues i Kosovës të pasqyrojë një gamë të gjerë të mendimeve politike dhe gamë të gjerë të mendimeve popullore. E në këtë aspekt, e jam i sigurtë që do ti kthehemi kësaj sërish, SHBA-ja mendon se është me rëndësi që të dëgjohet çdo zë në Kosovë, që pjesëtarët e të gjitha komuniteteve, të të gjitha partive politike, si gratë, si burrat, kanë hise në të ardhmen e vendit të tyre dhe të ndjejnë që zëri i tyre po dëgjohet dhe po respektohet.

RTK: Kohëve të fundit, në Kosovë janë dëgjuar fjalë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në një anë, kemi përkushtimin e Presidentit për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë me mundësinë – siç thotë ai, të korrigjimit të kufirit. E në anën tjetër, opozita politike fuqimisht nuk pajtohet për çfarëdo që ka të bëjë me kufirin. Dialogu me Serbinë, siç e thamë, duket se është ndalur ose ka tensione. Si mendoni se mund të gjendet vullneti politik për të vazhduar diskutimet? A mendoni se një marrëveshje e ardhshme ndërmjet të dy vendeve mund të prekë edhe çështjen e kufirit?

Ambasadori: Mendoj se disa njerëz kanë keqkuptuar që SHBA-ja ka shtyrë për një lëvizje të kufirit apo shkëmbim të territorit. Eprorët e mi në Uashington janë përpjekur që ta sqarojnë se jemi të interesuar një marrëveshje të negociuar në mirëbesim nga të dy palët. ShBA-ja nuk ka ndonjë paragjykim se çka mund të përfshijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga dialogu. Mund të jetë që të dy palët të vendosin – sinqerisht në mirëbesim – për të bërë një rregullim të kufirit. Ata mund të vendosin që të mos e bëjnë këtë, dhe më besoni se i kuptoj shqetësimet e thella, arsyet historike, se pse rregullimi i kufirit është shumë i ndërlikuar. Sërish, dëshiroj ta theksoj se qeveria ime nuk po shtyn për këtë gjë. Jo domosdoshmërisht e shohim këtë si çelës të dialogut. Mendoj se një pjesë e madhe e diskutimit në dialog është përqendruar në këtë. Mendoj se diskutimi për kufirin është vetëm një aspekt i një game të gjerë të diskutimeve që duhet të mbahen ndërmjet dy vendeve, që gjithashtu duhet të prekë bashkëpunimin ekonomik, sigurinë, kulturën, edukimin, drejtësinë, sidomos drejtësinë – një gamë të gjerë të çështjeve për të cilat duhet të flasin të dy qeveritë dhe është me rëndësi që të mos mbërthehen vetëm në një aspekt të problemit.

RTK: Ta sqarojmë këtë, ambasador. Ka pasur zëra, siç e thamë, për shkëmbim të territoreve ndërmjet dy palëve. A do të jetë kjo gjë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara nëse të dy vendet vendosin ta bëjnë këtë?

Ambasadori: Pra, jemi përpjekur ta bëjmë të qartë se nuk kemi paragjykime. Nuk po themi që çështje të caktuara nuk do të duhej të diskutoheshin dhe nuk po themi se kërkohen rezultate të caktuara. Serbia dhe Kosova janë partnerët negociatorë. Ato janë dy vende sovrane, të pavarura. Ne gjithmonë do ta mbështesim Kosovën. Me: “Do ta mbështesim Kosovën”, nuk mendoj se do të pajtohemi verbërisht për çdo ide që vjen nga qeveria në Prishtinë. Por, do ta mbështesim Kosovën në përpjekje për të vënë paqe, prosperitet, drejtësi në vend dhe në rajon. Ne nuk i shohim këto qëllime si kundërthënëse të qëllimit më të gjerë – të dëshirës së të njëjtave gjëra për vendet e tjera në rajon.Mendoj se është me rëndësi të theksojmë se jemi të gatshëm për ti mbështetur palët për të ardhur te një përmbyllje e qëndrueshme, e levërdishme për të dy palët, por nuk jemi ne duke e shkruar skenarin.

RTK: Pikërisht. Ambasador, njerëzit po lodhen me këtë situatë. Duket se këto diskutime të tejzgjatura nuk po përfundojnë kurrë. Çka mendoni, sa kohë duhet të zgjatë kjo situatë?

Ambasadori: Do të ngurroja të sugjeroja çfarëdo afati kohor apo afati përfundimtar për këto diskutime, por gjithashtu mendoj se koha është e rëndësishme, se është me rëndësi për të lëvizur përpara sa më shpejt që është e mundur dhe sinqerisht, kjo është për arsye se siç e thashë më herët, qeveria ime është me të vërtetë e fokusuar për të arritur përparim në rajon tani. E keni vëmendjen tonë të plotë; mbështetjen tonë të plotë. Është mundësi e shkëlqyeshme dhe nuk mendoj se kushdo, nga cilado anë, apo njerëzit e cilitdo vend përfitojnë diçka duke e vonuar procesin e negociatave. Prandaj, mendoj se koha për të bërë diçka, zakonisht, është pikërisht tani.

RTK: Qeveria dhe populli i Kosovës duket se janë të zhgënjyer me qëndrimin e BE-së ndaj Prishtinës. Iu është premtuar liberalizimi i vizave dhe tani, papritmas, siç e pamë, BE-ja nuk është e gatshme për këtë vendim. A mendoni se kjo i ka shtuar tensionet në Kosovë? Kemi një popullatë e re që nuk mund të lëvizë lirshëm si të tjerët në Evropë.

Ambasadori: Mendoj se zhgënjimi lidhur me statusin e tanishëm të liberalizimit të vizave është shenjë se kosovarët dëshirojnë ti forcojnë lidhjet e tyre me perëndimin. Këtu e shohin të ardhmen e tyre ata. Sigurisht që e mbështesim këtë, pajtohemi me këtë. Mendojmë se lidhjet më të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë po ashtu edhe në interes të SHBA-së, si dhe të popullit të Kosovës. Dhe edhe në këtë kohë të shkurtë që jam kthyer, më kanë lënë përshtypje të rinjtë e hatashëm që po i takoj. Njerëz të shkolluar, me shkathtësi, me një këndvështrim shumë të gjerë evropian dhe global, që kanë sasi enorme për të kontribuar në vendin e tyre dhe botës. Ata duan që të kenë mundësi për ta bërë këtë këtu, por edhe në vendet e tjera. Ma merr mendja se sa më shumë që të rinjtë e Kosovës kanë mundësi për të udhëtuar, për të studiuar e punuar në vendet e tjera dhe pastaj në shumë raste për tu kthyer në Kosovë për të kontribuar këtu, kjo do të jetë e mrekullueshme për vendin. Nuk do të hyj se kur është koha e duhur për liberalizim të vizave, por më inkurajon fakti se njerëzit e këtij vendi shohin kah perëndimi, shohin kah Bashkimi Evropian.

RTK: Cili është mendimi juaj për serbët e Kosovës? Të flasim pak për ta, siç folëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Kemi popullatë serbe këtu në Kosovë. Duket se çdoherë janë pjesë e qeverisë së Kosovës, por gjithmonë ndikohen nga Beogradi. Çka mendoni a iu ndihmon kjo serbëve të Kosovës për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Kosovë?

Ambasadori: Mendoj se është me rëndësi për të gjithë në vend – për çdo komunitet në vend që të ndjehen se ky është vendi i tyre dhe që kanë të ardhme këtu, si dhe që zërat e tyre dëgjohen e roli i tyre respektohet. E dini, Amerika, njëjtë si Kosova, është vend i larmishëm. Kemi njerëz të të gjitha religjioneve, të grupeve të ndryshme etnike, racave të ndryshme, si dhe një histori shumë të ndërlikuar, siç e dinë njerëzit. Nuk i dimë të gjitha përgjigjet se si duhet të jetojnë njerëzit në një shoqëri shumetnike. Mendoj se jemi përmirësuar në kërkimin e përgjigjeve – në bisedë të sinqertë për historinë tonë dhe për ta kuptuar sa është e domosdoshme për ta ekzaminuar historinë e vendit për të ecur përpara në të ardhmen. Dhe në këtë aspekt, do të dëshiroja të them se mendoj që është me rëndësi që të gjithë pjesëtarët e të gjitha grupeve pakicë të ndjejnë se kanë zë dhe që ata janë pjesëmarrës të barabartë në vend dhe kjo është fushë ku pres me padurim të bëj miq dhe ti dëgjoj këndvështrimet nga të gjitha komunitetet.

RTK: A mendoni se ata do të duhej të shohim më shumë kah Prishtina se sa kah Beogradi për tu ndjerë që ky është vendi i tyre?

Ambasadori: Mendoj se ky është një lloj qarku. Sa më rehat që të ndjehen njerëzit, sa më shumë ndjejnë që zëri i tyre ka rëndësi, që ky njëmend është vendi i tyre, aq më pak do ti marrin shenjat nga jashtë.

RTK: Institucionet e Kosovës po bëhen gati për ti dhënë FSK-së – temë e nxehtë këto ditë – mandat funksional të ushtrisë. A e mbështet Uashingtoni këtë hap?

Ambasadori: Uashingtoni vazhdimisht ka mbështetur zhvillimin e FSK-së dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur. SHBA-ja ka investuar shumë para; kemi kaluar shumë kohë në trajnime; kemi bërë shumë shkëmbime ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë amerikane. Mendojmë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është hap pozitiv dhe është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran, i pavarur që të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Po ashtu, prijësit kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura të Kosovës do të mund të merrnin pjesë në operacione paqembajtëse jashtë vendit; se Kosova ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, ajo mund edhe ti kontribuojë asaj. Kjo e tëra është e mirëseardhur. Tash, ky është proces i gjatë. E di se njerëzit – disa njerëz në vendet fqinje janë mbërthyer në një datë të caktuar që po afrohet shumë shpejt dhe i kanë shprehur shqetësimet e tyre se evoluimi i FSK-në në Forca të Armatosura do të mund të kishte ndërlikime negative për siguri. Do të dëshiroja të them se ky është proces që do të marrë shumë vite, që Kosova ka çdo arsye, ka të drejtë të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Pika më e rëndësishme që dua ta theksoj është: nëse ka njerëz që përnjëmend besojnë se Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Forcat e Armatosura – me çfarëdo etikete – përbëjnë kërcënim për sigurinë rajonale, atëherë mendoj se ky është edhe një tregues tjetër për rëndësinë e dialogut. Mendoj se është me rëndësi për njerëzit në të dy vendet që ta kuptojnë pikëpamjen e palës tjetër sepse kur nuk komunikoni, e dini, çdo lloj i frikës del në sipërfaqe dhe njerëzit gjithmonë i frikohen gjërave që nuk i kuptojnë.

RTK: A pajtoheni se Qeveria e Kosovës mund ta miratojë ligjin më datën 14, ta themi këtë sepse e kanë përmendur këtë datë në dhjetor – për transformimin e FSK-së në ushtri? Merr kohë, siç thonë, merr kohë, do të duhen 10 vjet për formimin e mirëfilltë të ushtrisë?

Ambasadori: Pikërisht kjo është çështja, Xhevdet. Qoftë nëse e miratojnë ligjin ose i ndërrojnë shenjat në uniformat e personelit në datën e caktuar, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Me rëndësi është që ky do të jetë proces i gjatë i qëndrueshëm dhe që përderisa Forcat e Armatosura të themelohen – që siç thamë, është proces i gjatë – që të jetë forcë shumetnike. Është me rëndësi që pjesëtarët e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera të marrin pjesë me të madhe në Forcat e Armatosura siç kanë bërë në FSK dhe në Polici, sepse kjo është përvojë që e kemi parë në vendin tonë: është me rëndësi që pjesëtarët e komuniteteve të mendojnë, të shohin, se njerëzit në uniformë i përfaqësojnë ata e jo që janë vetëm forcë e jashtme.

RTK: Si mund të përmirësohen marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së? A mendoni se Kosova mund të jetë vend i përshtatshëm për investime amerikane, për investime nga ndërmarrjet amerikane? A mendoni se mund të kontribuoni në këtë fushë?

Ambasadori: Mendoj se nxitja e investimeve amerikane është prioritet i lartë për ambasadën dhe qeverinë amerikane. Tashmë kemi parë disa investime të shkallës së vogël. Por, është shumë me rëndësi që njerëzit i shohin këto franshizat ushqimore amerikane nëpër vend dhe thoni, mirë, kjo është shumë e mirë, e dini se njerëzve iu pëlqejnë këto, edhe mua më pëlqejnë, por këto janë në shkallë mjaft të vogël, por bizneset amerikane vëzhgojnë për të parë se çka po bëjnë franshizat ushqimore sepse ato janë të famshme se bëjnë hulumtim të thuktë në një vend para se të hyjnë në treg. Kur ndërmarrjet shohin se Domino’s, Famous Famiglia, Kentucky janë në Kosovë, atëherë kjo gjë e shtyn Kosovën më lart në planin e tyre. Kjo është e rëndësishme. Ne mbështesim propozimin e Contour Global për termocentral të ri sepse mendojmë se do të ketë levërdi shumë të madhe jo vetëm për mjedisin, por edhe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.

Më lejoni ta them këtë ndryshe: kur flasim për fushat e ndryshme në të cilat bashkëpunojnë vendet tona; kur flasim për stabilitetin rajonal; kur flasim për sundimin e ligjit dhe masat kundër korrupsionit; kur flasim për zhvillimin ekonomik, këto fusha të ndryshme janë ngushtë të ngërlidhura me njëra-tjetrën. Ndërmarrjet amerikane duan të shohin një sistem ligjor ku të gjithë trajtohen njëjtë. Ndërmarrjet amerikane duan ta dinë se do të trajtohen drejt nëse kanë mospajtime me ndonjë partner vendor. Ndërmarrjet amerikane i kushtojnë shumë vëmendje asaj që e quajmë “analizë të riskut”. Ato i kushtojnë vëmendje stabilitetit rajonal dhe nganjëherë ngurrojnë të investojnë në një vend ku shohin tensione etnike, ose tensione ndërmjet një vendi dhe fqinjëve të tij. Pra, jam plotësisht i bindur se përderisa Kosova dhe Serbia i përmirësojnë marrëdhëniet; përderisa lëvizin drejt normalizimit, njohjes, drejt marrëdhënieve të respektueshme fqinjësore, përderisa Kosova vazhdon jo vetëm ti miratojë ligjet kundër korrupsionit, që është e rëndësishme dhe për çka e përgëzoj, por kur ajo i zbaton ato në mënyrë të paanshme dhe të vijueshme, atëherë ndërmarrjet amerikane dhe ndërmarrjet e tjera gjithnjë e më shumë do ta shohin Kosovën si vend tërheqës për investime.

RTK: Ambasador Kosnett, ju faleminderit shumë që ishit me ne.

Ambasadori: Ishte kënaqësi e njëmendtë. Më vjen mirë që jam sërish këtu.

Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer


Kryeministri i vendit,  gjeneral Ramush Haradinaj ka bërë të ditur edhe njëherë se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor 2018 .

Ramush Haradinaj (-125880784).jpg

Ai ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ushtrinë, është për stabilitet në rajon.

“NATO është organizatë e vendeve të sigurisë, dhe mendimi njërit anëtar të NATOS nuk kthehet në vendim të NATO-s, vendimet merren kur të gjithë janë dakord. Neve nuk na pengon puna me NATO-n, pra nëse kjo është një kërkesë nuk aprovohet nga të tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe rajon. S’ka asnjë dilemë se Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor 2018 ”, ka deklaruar Haradinaj






Përkundër që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndryshe po del të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime diplomatike, për indeks kanë treguar se Ambasada e Amerikës është shprehur pro formimit të ushtrisë së Kosovës.

Sipas tyre, FSK-ja nuk duhet të shikohet si forcë destabilizuese.

Të njëjtat burime kanë treguar se amerikanët janë të prerë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të jetë pozitive për të gjithë.


Mësohet se qëndrimi i diplomacisë amerikane është se Kosova ka arritur kushtet që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, të kontribuoj më shumë.

Ndryshe, Stoltenbergut ka deklaruar dje se procesi i ushtrisë po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat. Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.




Rezultate imazhesh për aleksandar vucic


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.

Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.


Rezultate imazhesh për amerikanet thone se do te behet ushtria

Aleksandar Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.

“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiq.


Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.


Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.


Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.


F.Bruqi

Ministria e Punëve të Brendshme : Sulmet e djeshme s’kanë dëmtuar sistemin elektronik të institucioneve shtetërore të Kosovës


Rezultate imazhesh për agjencia e informacionit

Rrjeti qeveritar i Kosovës pëson sulm kibernetik nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina


Kujtim Gashi, drejtor i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një sulm kibernetik nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ndaj adresave elektronike të institucioneve kosovare, në veçanti ndaj atyre të misioneve diplomatike.

Ai ka konfirmuar se sulmet janë parandaluar me sukses, dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm, transmeton Koha.net.

“Sot ka ndodhur një sulm kibernetik ndaj adresave elektronike të institucioneve kosovare. Janë sulmuar në veçanti adresat e misioneve diplomatike. Sulmi ka ndodhur nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe një pjesë nga Maqedonia. Janë parandaluar të gjitha këto sulme”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se përpjekja e tyre ka qenë që të bllokohen adresat elektronike të institucioneve, megjithatë pa sukses.

“Nuk është marrë nën kontrollë asnjë sistem elektronik i institucioneve të Kosovës. Deri tani nuk ka asgjë për të cilën duhet të jemi të shqetësuar. Ky është një sulm masiv, i direkt nga persona të panjohur dhe sulmi vjen kryesisht nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë ai.

Rezultate imazhesh për agjencia e informacionit

MPB, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike, nën udhëheqjen e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike, Selami Shkodra, konform kornizës ligjore në fuqi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku morën pjesë të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

“Këshilli është njoftuar lidhur më sulmet e fundit kibernetike nga institucionet përgjegjëse dhe vlerëson se sulmet e fundit kibernetike, të tipit DDoS të cilat kanë ndodhur ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare”.


Rezultate imazhesh për heacker

Agjencia e Shoqërisë se Informacionit (ASHI) përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se përkundër një sulmi masiv kibernetik që është bërë ndaj adresave elektronike të institucioneve të Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nuk është arritur të hakohet asnjë adresë zyrtare.

Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i ASHI-së, thotë se deri tani sulmi nuk ka afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve të Republikës së Kosovës, e asnjë adresë të ambasadave e as zyrtarëve diplomatikë.

Rezultate imazhesh për srpski hakeri
“Bëjmë me dije se të gjitha informacionet që theksojnë ndryshe janë të pa autorizuara dhe informacione të pasakta, ngase i vetmi autoritet kompetent sipas përgjegjësisë ligjore dhe profesionale për menaxhim me infrastrukturën kompjuterike shtetërore është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike”, ka thënë Gashi, përmes një komunikatës.

Rezultate imazhesh për srpski hakeri
Ai më tutje jepn informacione të detajuara rreth sulmit kibernetik nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Dje me 6.12.2018 rreth orës 10:00 jemi ballafaquar sulm kibernetik masiv i cili ka vazhduar deri në orën 18:00 pasdite, gjithashtu sulme të nivelit më të ulët janë shfaqur edhe sot gjatë ditës. Sulmi ka qenë shumë i organizuar ndërsa burimi i sulmit vjen nga domenet dhe IP-të, që janë të regjistruara në Serbi dhe Bosnja e Hercegovina”, thotë Gashi. “Sulmi ka targetuar komunikimet postës elektronike zyrtare, të zyrtareve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtarëve diplomatikë”.

Ai shton se qëllimi i këtij sulmi duket të ketë përpjekje pë të pamundësuar komunikimin zyrtar të Institucioneve të Kosovës përmes postës elektronike zyrtare.

“Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI, falë angazhimit të ekspertëve në kuadër të kësaj Agjencie, ka arrit të lokalizojë dhe të bllokojë këtë sulm pa shkaktuar dëme dhe pa ndryshuar apo modifikuar ndonjë të dhënë. Me këtë rast janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme me qëllim të mbajtjes në funksion dhe mos afektimit të shërbimeve të postës elektronike zyrtare. Me këtë rast konfirmojmë se asnjë adresë elektronike zyrtare nuk është penguar së funksionuari e as nuk është hakuar siç thuhet në disa media”, ka shtuar ai.
Rezultate imazhesh për srpski hakeri
Në komunikatë më tutje Gashi thekson se, “ju tërheq vëmendjen që deri tani Posta Elektronike Zyrtare dhe portalet e IRK-ve të cilat janë të hostuara (vendosura) në Qendrën e të Dhënave Shtetërore nuk janë të ‘hakuara’, dhe nuk bëhet fjalë për ‘hakim’, siç është interpretuar në media. Sulmi ka qenë i tipit DDOS, (sulm i dedikuar për defunksionalizim të shërbimeve)”.

Sipas tij Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI në kuadër të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që posedon, është e angazhuar dhe ia ka dal me sukses në parandalimin e pasojave të mundshme nga ky sulm, sikur edhe në raste tjera.

“Jemi në koordinim më departamentin për Krime Kibernetike në Policinë e Kosovës dhe gjitha organet e sigurisë së vendit për të përcjellë të gjitha zhvillimet dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemeve elektronike”, ka thënë Gashi.

F.B

2018-12-05

Shoku i ngushtë i diplomatit Hahn është ish ambasadori Volfganf Petriç

Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të shtyhet përsëri.


Rezultate imazhesh për eliot engel

Përmes një postimi në Twitter, Engel ka thënë se është i zhgënjyer nga deklarata e Komisionerit Hahn.

“Kosova ka bërë gjithçka që BE ka kërkuar. Mohimi i liberalizimit të vizave tani është një tradhti e premtimeve që BE ka bërë”, ka shkruar Engel në Twitter.

Ndryshe, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim ai ka thënë se e kupton padurimin e qytetarëve por edhe të politikanëve.
Rezultate imazhesh për eliot engel

“Por më besoni se edhe unë jam nganjëherë i padurueshëm sa i përket proceseve vednimmarrëse në Union. Ne kemi bërë më të mirën e mundshme rreth kësaj çështje, dhe tani kërkoj nga ju që të keni durim edhe disa muaj që të marrim edhe pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare – këto janë rregullat e lojës në Bashkimin Evropian”, ka thënë tutje Hahn.

Rezultate imazhesh për hahnRezultate imazhesh për hahn

Ndërsa në pyetjen nëse një gjë e tillë do të ndodhë para vitit 2020, Hahn ka thënë: “Viti 2020 është datë realiste, ndoshta edhe më herët”.


*****




Rezultate imazhesh për ambasadori petric



Shoku i ngushtë i diplomatit Hahn është ish ambasadori Volfganf Petriç


“Ambasadori Wolfgang Petritsch (Volfganf Petriç), nga ekspertët e rrallë që e përkrah ‘korrigjimin e kufijve’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, punon për zyrë juridike Lansky me seli në Vjenë, që po punon për Qeverinë serbe, ka shkruar  kohë më parë  në Twitter Michael Martens, i cili ka qenë korrespondent shumëvjeçar i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) në Beograd”.

Rezultate imazhesh për ambasadori petric

“Po kjo firmë juridike ( me emërtimin “Lansky, Ganzger & Partner”, shih www.lansky.at) qe angazhuar nga Federata e Futbollit e Serbisë të parashtrojë ankesë/kundërshtim te Gjykata e Arbitrazhit për Sport me seli në Llozanë në lidhje me vendimin e UEFA-s për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë organizatë”.

“Siç e dimë, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund të jetë anëtarë e UEFA-s“, kishte deklaruar Gabriel Lanksy, partner i kësaj zyreje juridike, në maj të vitit 2016.

Petritsch ka qenë ambasador i Ausrtrisë në Beograd nga viti 1997. Ka qenë emisar special i BE-së për Kosovën nga tetori i vitit 1998 deri në korrik të vitit 1999. Poashtu kryenegociator i BE-së në shkurt dhe mars 1999 në konferencën e Rambujesë për Kosovën.


Flori Bruqi 

Lideri i Partisë Radikale të Serbisë Vojislav Shesheli,i do Rusinë e Kinën në veri të Kosovës



Imazh i ngjashëm

Sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo, do ta keni përgjigjën e njëjtë, ashtu siç ju kemi mundur çdo herë, (rasti me ngujimin në bodrumin e mullirit në Kievë), edhe në Hagë ju kemi mundur, edhe në çdo rastë tjetër.


Juve nuk mund t’iu ndajë fati me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin. Ju do të keni mundësi ndoshta ta “pushtoni e sundoni” vetëm ferrin, së cilës rrugë jeni duke shkuar ngadalë por sigurtë edhe ju.

E sa për kush deri ku do të shkojë, këtu jemi, do ta shohim!(Gjeneral Lahi Ibrahimaj)




Rezultate imazhesh për shesheli


Lideri i Partisë Radikale të Serbisë Vojislav Shesheli ka deklaruar se është dashur menjëherë të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën në Kosovë dhe që atje të shkohet me masa serioze, përcjell mediumi serb tv pink.

Imazh i ngjashëm


Ai mendon se është dashur që nga Kina e Rusia të kërkohej t’i caktojnë kontingjente e veta për pjesëmarrje në KFOR, sepse, sipas tij, forcat aktuale atje nuk mjaftojnë, transmeton Koha.net.

"Sikur Rusia e Kina të caktonin kontingjentet për pjesëmarrje në KFOR, është e qartë se ata së pari do të hynin në pjesën veriore të Kosovës për ta ruajtur paqen e qetësinë dhe që përmes kufijve administrativë popullata të furnizohej me artikuj ushqimorë. Kjo do të ishte detyrë shumë e arsyeshme dhe vështirë se Rusia e Kina këtë do ta refuzonin...Unë do ta bëja këtë hap dhe ky me siguri do t’i shqetësonte amerikanët, gjermanët e francezët”, ka thënë lideri i radikalëve.


Rezultate imazhesh për shesheli

Kështu, ka thënë, Sheshel, Kosova do të detyrohej që para arritjes së rusëve e kinezëve ta hiqte taksën e ta mundësonte qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave.

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshel deklaroi se Serbia duhet të ketë 1000 ushtarë të gatshëm që të ndërhyjë me krizën e parë në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Serbisë, Sheshel shtoi se nuk ka kuptim që shqiptarët provokojnë gjithmonë krizë.


“Nëse duhet të bëhen përforcime, hyjnë përforcimet. Nëse keni nevojë për një forcë ajrore, hyjnë forcat ajrore”, tha ai, ndërsa shtoi se Rusia ka garantuar që mos ta lërë Serbinë në baltë.

Flori Bruqi

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, ose “mufkat” e padijes …

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, ose “mufkat” e padijes …


Analisti Ilir Demalia ka replikuar në distance me gazetarin Dritan Hila, në vijim të një debati të bërë dje në studion e Artur Zhejit në emisionin 360gradë.

“Si mund të bëhet bashkimi Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vendet më të varfëra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?”- ishte pyetja që Demalia i drejtoi ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të ish-kryeministrit F. Nano, Ilir Kulla, duke marrë shembull bashkimin e gjermanive.

Në përgjigje të saj, Hila, sipas Demalisë, dha këtë përgjigje: “Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania Lindore, etj, etj.”

Pas kësaj, Demalia ka këtë sqarim dhe përgjigje për Hilen.

Një përgjigje e munguar për Dritan Hila.

Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.

Dje në emisionin 360 grade i dërgova një mesazh drejtuesit Artur Zheji, në lidhje me temën dhe diskutimin që zhvillohej rreth temës.

Pyetjen e bëra për dy njohës shumë të mirë të çështjes Kosovës, por edhe Ballkanit, ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të kryeministrit F. Nano, zotit Ilir Kulla.

Pyetja ishte kjo: Si mund të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vendet më të varfra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?

Me një popullsi që e shikon të ardhmen duke u larguar nga vendi, a mundet të kenë fuqi bashkimi kur edhe pavarësinë e kanë të dhënë nga ndërkombëtarët dhe akoma në Kosovë nuk kanë një pavarësi defacto pasi ndërkombëtarët kontrollojnë?…

Mora më poshtë si shembull bashkimin e dy gjermanive, ku Gjermania Perëndimore e ”bleu “atë Lindore, duke realizuar një plan dhe strategji prej 40 vjetësh që e realizoi si superfuqi ekonomike, por edhe politike botërore.

Ishin pikërisht presidenti Regan, kryeministrja Theçer dhe kancelari Kohl, që ulën “perden e hekurt” dhe u bënë simbol i lirisë për vendet komuniste me planin Regan, “Luftën e yjeve”, i cili ngriti buxhetin ushtarak 3 për qind kur pati thënë në 1981: “Në këtë garë do ta detyrojmë Bashkimin Sovjetik të dalë të lypë rrugëve”, dhe ashtu ndodhi.

Dritan Hila, pa i drejtuar pyetje atij, iu përgjigj në mënyrë indirekte pyetjes time duke thënë:

“Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania Lindore, etj, etj.”

Meqë nuk isha në lidhje direkt dhe nuk mund ti përgjigjesha zotit Hila, po i përgjigjem këtu!

Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.

Ja çfarë shkruan Andreas Roedder, profesor i historisë në Universitetin e Mainzit dhe autor i një libri të konsideruar si më i miri për ribashkimin e Gjermanisë “Përfundimi i këtyre negociatave ishte një arritje në vete.”

“Kohl e bindi Gorbaçovin, nëse ai ende kishte nevojë për bindje, se një Gjermani e bashkuar nuk do të ishte një kërcënim për Bashkimin Sovjetik. Dhe më 17 korrik ai ishte në gjendje të shpallë se udhëheqësi sovjetik kishte lejuar bashkimin e Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore për t’u bashkuar.

Gjermanisë Perëndimore në thelb i ishte dhënë leja për të inkorporuar një territor prej 108,333 kilometra katrorë dhe 16 milionë banorësh që më parë kanë qenë shteti më i begatë në paktin e Varshavës. Lufta e Ftohtë mbaroi dhe vendi i Kohlit siguroi bashkimin.

Gorbaçovi erdhi në takimin me Kohlin ne një kohë shumë të vështirë. Bashkimi Sovjetik kishte grumbulluar një borxh të madh si rezultat i garës së armëve të viteve 1980 me SHBA dhe nuk ishte në gjendje të mbante kontroll mbi shtetet satelitore në Evropën Lindore.

Në këmbim të Kremlinit që pranonte ribashkimin gjerman, Kohl ra dakord të paguante shpenzimet nga tërheqja e trupave sovjetike dhe rivendosja e tyre në shtëpi. Ai gjithashtu premtoi ndihmë financiare që synonte stabilizimin e financave sovjetike që ishin në një krizë të thellë.

Shuma totale që Gjermania Perëndimore përfundimisht i ka paguar Kremlinit për ribashkimin është e panjohur, edhe pse zakonisht vlerësohet në mes të 50 dhe 80 miliardë markave (25-40 miliardë euro ose 31-50 miliardë dollarë). Një çmim, shumica do të thoshte, ishte mirë të paguante.

“Nëse Gorbachev kishte thënë,” Z. Kancelari, jam dakord, por do t’i kushtojë Republikës Federale të Gjermanisë 50-80 miliardë, “si mund të kemi thënë jo,” tha Teltschick.

Historianët thonë se është thjesht një thjeshtësim për të thënë se Gorbachovi shiti Gjermaninë Lindore.

Cilado qoftë motivimi i udhëheqësit sovjetik, deri në kohën kur Kohl u kthye në Gjermaninë Perëndimore ato nuk kanë rëndësi.

Gjermania Perëndimore dhe Lindja u bashkuan zyrtarisht më 3 tetor 1990. Më 25 dhjetor të vitit të ardhshëm, Bashkimi Sovjetik u shpërbë.”

“Mufk” tjetër në emision i Hilës ishte kur tha:

“Asnjë shtet nën 5 mln banorë nuk është rentabël ekonomik në luftën kundër korrupsionit”.

Dritan Hila, në qoftë se e mat çdo gjë me kasabanë atje Shqipëri-Kosovë si “kërthiza botës”, kjo është gjë tjetër…

Por realitetet shtetërore, e këtu po të marr vendet ish- komuniste të lindjes nën pesë milionë, kanë krejt tjetër realitet në lidhje me rentabilitetin si ekonomi prodhuese dhe si shtete funksionale të së drejtës dhe demokraci liberale, me një korrupsion në nivelet minimale dhe jo të shtrira në të gjitha segmentet e administratës shtetërore dhe shoqërisë ku Hila ka qenë funksionar i asaj dhe kësaj administrate dhe i asaj shoqërie.

Ja vendet nën pesë milionë që kanë ndërtuar prosperitet ekonomik, shtet funksional dhe drejtësi reale dhe demokraci në zhvillim.

Sllovakia 5 milionë

Sllovenia 2 milionë

Kroacia 4 milionë

Estonia 1. 300 milionë

Lithuania 2.800 milionë

Letonia 2. Milionë

Kaq për shportën e “mufkave” të djeshme -sot.

Tibor Varadi : Kosova nuk është pjesë e Serbisë


Varadi: Kosova nuk është pjesë e Serbisë


“Personalisht mendoj dhe këtë e kam thënë shumë herë, ndarja e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por njëkohësisht mendoj se aktualisht dhe faktikisht Kosova nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë për N1 profesori i të Drejtës ndërkombëtare Tibor Varadi.

Ai ka vlerësuar të mirë që përmendet se çështja e ndarjes së Kosovës është në tavolinë, edhe pse Varadi mendon se ndarja ka qenë shumë më lehtë të bëhej para 10-15 vjetësh. transmeton Koha.net.

Po të shtrohej kjo çështje sot, me siguri dikush do të përpiqet ta ndërlidhë atë me Preshevën, me ndonjë këmbim, dhe e gjithë kjo, mendoj, vërtet nuk ka shanse reale, ndërsa është mirë që (ndarja)të mbahet në tavolinë , ka vlerësuar Varadi.

“Në Kuvendin e Serbisë nuk ka deputetë nga Kosova, pushteti ligjvënës i Serbisë nuk shtrihet në territorin e Kosovës, as ai gjyqësor e as ai administrativ, prandaj, pa marrë para sysh se cila është zgjidhja juridike, Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë Varadi.

Sipas fjalëve të tij, tani “kemi një ndryshim termesh, të ruhet Kosova do të thotë të ketë gjithnjë e më pak vende që e kanë njohur Kosovën dhe në këtë rast po bëhet shumë e rëndësishme nëse Surinami e ka njohur ose nuk e ka njohur Kosovën, por, megjithëkëtë Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

Të pranohet gjendja faktike si gjendje e pranuar është një opsion që me siguri do të ishte më i vështiri dhe më i dhimbshmi, ka thënë Varadi

Ajo për të cilën nuk e kam asnjë dyshim është nëse ndodh kështu, a do të ndahet veriu i Kosovës apo veriut të Kosovës t’i jepet një autonomi shumë specifike.

A do të arrihet kjo përmes ndarjes apo autonomisë së gjerë, këto janë opsione dhe me dëshirë nuk do të isha në vendin e politikanëve që do të detyrohen për ta pranuar këtë, ka thënë Varadi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...