2019-01-02

Vasil Tabaku: Skënder Rusi, ky patriark i poezisë lirike


Vasil Tabaku
Njerzor, komunikues, plot pasion, dinamik, i ëmbël, magjik dhe i afërt, Skënder RUSI, ky poet lirik i mrekullueshëm, që fjalën e ka shëndrruar në një gjymtyrë të vecantë të shpirit të tij të madh, të bukur dhe shpërthyes, ka mbi katër dekada që lëvron me sukses lirikën shqiptare.Në fillimet e fillimeve, ne ishim të rinjë, tepër të rinjë, student plot passion dhe ëndërra, plot plane dhe dëshira, por djaloshi nga krahina mitike e Devollit të Korcës, SKËNDER RUSI, dallonte mes nesh, i heshtur, me sy zhbirues dhe i tëri si një lirikë e pashkruar, i bukur dhe i mistershëm, i dashur dhe fjalpakë, me vargjet poetik që rriteshin thellë kraharorit të tij si një kopësht I fshehtë ende i pashpallur. Ishte padyshim miku më i mirë, njeriu më i duruar dhe aspak tendecioz, i mbyllur në vetvetë, por pa asnjë mëdyshje ishte shoku më i ngrohtë, më i afërt dhe fisnik…Por shumë shpejt do të befasonte opinionin letrar jo vetëm në fakultet, por edhe më gjerë, në të gjithë vendin, djaloshi Skënder RUSI, me lirikat e tij të para të mrekullueshme, plotë dritë të fshehtë, magjike dhe tëpër mbresëlënëse, sa orgjinale aq dhe reale, njerzore, si një zgjatim i natyrshëm i shpirit të tij të bukur drejt nesh…Po vinte kështu një poet i ri mjaft premtues, një lirik shpërthyues dhe i mrekullueshëm, që do të trondistë lexuesin e lodhur me poezitë e ashtuquajtura të Realizmit Socialist. Skënder RUSI, iu shmnag në mënyrë mjaft elegant dogmës poetike të kohës dhe solli mes nesh një poezi lirike mjaft tingëlluese, orgjinale, plot ëmbëlsi dhe bukuri njerzore të rrallë. Libri I tij i parë me lirika titullohej “I njomë ishte bari” Tiranë 1975. Dhe ashtu dhe sikundër pritej libri i parë i Skënder RUSIT, pati jehonë mes lexuesëve,dhe kritikës profesioniste të kohës. Ishte padyshim një sukses i merituar i punës së mirë dhe pasionante të poetit, duke shënuar kështu dhe arritjen e tij të parë. Kjo gjë padyshim e shqoi mes emrave krijues të brezit të vet dhe e bëri atë një firmë poetike mjaft domethënëse dhe debutuese të talentuar. Ai do të ishte një poet i mbushur me KORCË, dalë nga serenatat, nga thellësia e kitarrave dhe flladi i këngëve të dashurisë dhe dhimbjes, nga kultura fine korcare, nga elegancë e njerezve me zemër të ndjeshme dhe lozanjare, nga horizonti ku bardhësia e borës dhe afshi i frymëve njerzore është një kumt miqesie dhe ëndërrash plotë dritë…
MAGJIA POETIKE DHE MAGJIA SKËNDER RUSI
Një poet si SKËNDER RUSI, kam bindjen se vjen rrallë, tepër rrallë në universin e lirikës shqiptare. Ai është një organizëm i lindur për lirikën, një zë i vecantë, tronditës, plot dritëhije dhe madhështor….Liriku Skënder RUSI, është kështu një nga të rrallët poet që bart brenda vetes sekretin magjik të krijimtarisë lirike…Një mjeshtër i vërtet i fjalës, skalitës i vargut dhe shpirtit të madh lirik. Me mjaft kujdes, poeti ndërton ligjerimin e vet, pa emfazë dhe zhurmë, por me një dhimbje të tillë që vetëm Skënder RUSI di ta sjellë në poezi. Një dhimbje përtej dhimbjes, një fjalë përtej kumtit, një frymë përtej frymëmarrjes…Sespse kështu e kërkon lirika, kështu e koncepron ky poet dhimbjen në brendësinë e fjalës, ku poezia, ndjehet e realizuar dhe e natyrshme…Skënder RUSI, nuk merr asnjë model të gatëshëm poetik, ai ka intuitën e vet të madhe krijuese, ka modelin e vet, ka stilin dhe ngjyrimin e vet, ka timbërin e vecantë të vargut të tij dhe thellësitë e pafund të një shpirti të madh poetik.
Unë me ty,jam në ’’luftë”,
përditë,
Por, në emër të paqes,
natyrisht!
Jam planet që nga të tjerët
s’marr dritë,
Por di vetëm të jap,
vazhdimisht!
Në poezinë e Skënder RUSIT, prania e poetit është e përherëshme, nuk mund të kuptohet vargu i tij pa frymën e poetit, pa vështrimin e tij të kudondodhur, pa timbërin e zërit të tij dhe pa ato vecoritë tipike të këtij autori, të cilat nuk i gjen tek asnjë autor tjetër. Unikal në ligjërim, dhe i paarritëshëm në mjeshtërinë e tij poetike, Skënder RUSI, krijoj kështu universin e tij poetik lirik, tepër të vecantë dhe të magjishëm…Natyrisht, nuk duhet të harrojmë edhe faktin tepër domethënës, që Skënder RUSI vjen nga treva e begatë e Korcës, ku siç dihet kanë dalë lirikë të mdhenjë si Driterë Agolli apo Dhori Qiriazi, dy nga lirikët më të mdjenjë të poezisë Shqipe, prurës të jashtëzakonshëm të risive dhe mjeshtëra të fjalës poetike. Por Skënder RUSI diti të asimiloj mjaft mirë dhe në mënyrë efikase edhe burimet e melosit popullor, horizontet e hapsirave madhështore të lirikës së Juglindjes shqiptare. Kultura dhe formimi profesional i poetit RUSI ka bërë që ky melos, forca dhe vitaliteti i tij, bukuria magjike dhe madheshtia të ngërthehen mrekullisht me poezine e kultivuar artistike të Skënder RUSIT duke na dhënë kështu një poezi brilante, sa orgjinale aq dhe magjike sa të thellë aq dhe të bukur, sa të kapëshme aq dhe të ngrohtë…Nje poet lirik brilant si Skënder RUSI, mendoj se vjen rrallë shumë rrallë në domenet e poezisë shqiptare. Kjo gjë edhe për faktin e njohur të ëmbëlsisë njerzore, të një shpirti të madhërishëm, fluid, të prekshëm dhe të ndjeshëm që ka poeti, por edhe të asaj vecorie tipike njerzore që është kultivuar brenda zemrës së mrekullueshme të Skënder RUSIT edhe nga mjedisi i tij intim familjar…Një poet lirik i lindur, një shpirt i madh krijues që këndon veç poezi…
SHPIRTI I MADH I LIRIKUT DHE DHUIMBJA SI NJË MUNDËSI POETIKE…
“I kam ca gjëra
Që nuk I kam thënë ende
Është ky shkaku
Që dua ende të rri…
E kam një ulërimë
Q nuk e kam lëshuar ende
I kam ca pngje
Që po më mundojnë prej kohësh…
Nuk e di por sepse i shkon kaq shumë dhimbja Skënder RUSIT dhe ja stolis vargun, ja bënë të bukur, dhe të flas, të marrë jetë të gjalloj, të na prek dhe të na marrë për dore nëpër honet e tishtimit të poetit, aty ku dhimbja ndërton një perandori të tërë…Po natyrisht nuk ka si të ndodh ndryshe, një lirik I madh si Skënder RUSI, pa trishtimin do të ishte si qielli pa retë, …Poeti nëpërmjet kësaj perandorie dhimbjeje që shpalos në opusin e vet poetik ndërton thellësitë e mistershme të tritshtimit poetik, ku neve si lexues na pëlqen të “mbytemi” pak e nga pak gjersa të shëndrrohemi në një dhimbje të vërtetë …
JETA IME
Po më ikin ditët po kthehen në net,
Dua t’i vonoj,po kot e paskam!
Si një varkë që fut ujë secila rrëshqet,
Ndaj unë nuk besoj më tek varkat!…
..
QË TA KUPTOSH THELLË Skënder RUSIN poet, duhet ta njohësh atë nga afër, të kesh folur me të dhe të kesh përjetuar castë të vecanta plot passion dhe zjarr, plot dritë dhe shpresë. Një njëri si Skënder RUSI, është i vecantë, i rrallë dhe padyshim i mrekullueshëm. Një njeri i mirë, timid, i heshtur, shpesh i menduar, fjalëpak, shumë i matur, përherë i afërt dhe fisnik, dinjitoz dhe magjik. Në shumicën e rasteve thua se vjen nga heshtja. Poezia tek Skënder RUSI fillon që me fjalën e tij të parë, shumicën e rasteve duket sikur ai nuk po kumton por po bënë poezi. Fjala në gojën e tij është e mrekulluar, e lumtur dhe poezi e vërtetë. Ai të magjeps me mirësinë e tij dhe poezinë e fshehtë qe buron nga fjala, nga sytë, nga duart e tij dhe nga frymëmarrja e thellë…Ai është i gjithi një lëndë poetike e lindur…
E VECANTA DALLUESE E LIRIKËS SË SKËNDER RUSIT
Kam bindjen se një lirik I këtyre përmasave si Skënder Rusi ka sjell në Poezinë Shqipe, një risi , ligjërimin e personalizuar unik që vetëm Skënder RUSI di ta shkruaj.Kjo vecori tipike e benë këtë poet të papërsëritëshëm, të vecantë dhe të mrekullueshëm.Një mjeshtër i rrallë i ligjërimit lirik, i rrjedhshëm, i ëmbël, magjik, tronditës dhe madhështor…Bota poetike e këtij Liriku të madh është një univers i rrallë, i papërsëritëshëm dhe gjithpërfshirës. Aty është jeta, dashuria, dhimbja, shpresa, drita, pasioni, zjarri, akulli, shpërthimi, magjia, ëndërra dhe malli, puthja dhe përqafimi, burri dhe gruaja, është vet JETA që triumfon madhërishëm përmes vargjeve të realizuara mjeshtërisht nga dora e një PATRIARKU brilant dhe I gjithpushtetëshëm si Skënder RUSI. Një punë gati dyzetvjecare me poezinë lirike, një mundim galerë dhe durim prej Sizifi, e kanë bërë poezinë lirike të Skënder RUSIT, të rrallë, madhështore dhe magjike, të bukur, fisnike, dinjitoze, njerzore dhe të dashur për mijëra dhe mijëra lexues. Ai ka ditur ta lëmoj vargun gjer në përsosje, gjë e cila shpesh kur e lexon, të lë pafjalë dhe të bënë të mendohesh gjatë shumë gjatë për mjeshtërinë poetike të një MJESHTËRI të rrallë lirik si SKËNDER RUSI….Ai është shëndrruar i tëri në poezi dhe poezia ka emrin e tij…

Ku janë shkrimtarët, ku është e drejta e tyre?


Shkruan: Rudi Berisha
Në Kosovë gjatë kësaj fushate, të gjithë po përmenden nga pak, ndërsa shkrimtarët dhe poetët, si trungu i dijes dhe i shkrimit janë harruar fare.
Ne shkrimtarët dhe poetët e Kosovës, kemi mbetur jetim. Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve është në gjumë, me përjashtim të z. Dibran Fyllit, të tjerët janë në një gjumë të thellë, po heshtin… Sa herë e kam ngritë zërin që të kërkojmë hapësirat tona, lokalet (për zyrë), që të ketë Lidhja e Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, një Sallë për përurime të Librave dhe ca gjëra elementare për të qenë ne të gatshëm për të punuar në kushte deri diku të mira, si shkrimtar…
Nëse keni harruar kulturën, ju keni harruar edhe dritën e diellit! Ju nuk e shikoni hënën që ua ndriçon rrugët tuaja!
Nëse ju nuk kontribuoni, harroni kulturën e në veçanti Lidhjen e Shkrimtarëve, teatrin dhe të gjitha Shoqatat e shkrimtarëve!
Nëse e leni jashtë vëmendjes Lidhjen e Shkrimtarëve, ju nuk do jeni largpamës dhe nuk do të përfaqësoni fare komunitetin e fjalës së shkruar dhe atë të skenës teatrale!
Kërkojmë nga ju politikë (politikanë), shqiptarë, të drejta për Lidhjen e Shkrimtarëve, për Teatrin Kombëtar dhe kërkojmë në veçanti Ligjin për sponsorizim për Kulturë.
Kërkojmë miratimin e këtij Ligji për sektorin privat, në mënyrë që ata të kenë lehtësira financiare nga tatimet, kur ta kenë sponsorizuar kulturën dhe sportin. Kur ne kërkojmë nga ta mbështetje financiare, ata na thonë se do gjeni ndihmën kur të miratohet Ligji për sponsorizim.
Lus të gjithë që e lexojnë këtë shkrim, ta shpërndajnë dhe të mbërrij deri tek politika dhe tek garuesit që pretendojnë të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Kujdes më Kulturën! Shteti pa kulturë, ka mohuar qenien e vet ekzistuese.
Kultura i ruan rrënjët tona që jemi shqiptarë.
Presim përgjigje nga politika!

Poezia moderne bashkëkohore shqiptare dhe problemet që dalin


Vasil Tabaku
VIZIONI I RI MODERN I POEZISË
Poezia Bashkëkohore Shqiptare, pas viteve 1990, fitoj një vision te ri, me një evoluim tepër cilësor e cliruar nga dogmat e letërsisë së angazhuarm të Realizmit Socialist,duke shkatërruar cencurën zyrtare si dhe duke fituar kështu përmasat e mëdha të një lirie krijuese mjaft dom ethënëse dhe cilësore artistike.Në të gjitha përpjekjet e autorëve debutues, pati një hop cilësor, një shpërfaqje mjaft të gjerë të vlerave, figuracionit, shprehjes dhe mbi të gjitha të një lirie krijuese me përmasa të jashtëzakonshme. Por pikërisht këtu lindën edhe problemet e para të keqpërdorimit të lirisë krijuese. Natyrisht pati një shpërthim emrash krijues dhe një begati poetike e gjerë.Në të gjithë këtë ghapsirë krijuese, pati mjaft abuzime, të cilat sot janë shëndruar në mani krijuesish me botime lib rash të rëndomtë, pa vlera artistike dhe mediokër. Pavarsisht kësaj, në horizontin poetic pati emra të spikatur krijuesish serioz dhe të talentuar, të cilët më mjaft art dhe profesionalizëm solën në vlerat e poezise bashkëkohore, contribute te cmuar dhe me peshë artistike, duke krijuar kështu fizionominë e re modern të Poezisë Bashkëkohore Shqiptare.Kuptohet poetë të këtij niveli në Shqipëri numrohen me gostat e duarëve, pra janë të pakët, por tepër cilësor dhe të suksesëshëm. Një pjesë e tyre ishin të ardhur nga ish Letërsia e Realizmit Socialist,që arritën të ngrihen mbi dogmat partiake dhe deklarativizmin për të bërë një poezi modern dhe me vlera artistike, ndërsa pjesë më e madhe e këtyre kontribuesëve të suksesëshëm ishin debutues. Autorë të tillë arritën të ngrihen mbi vetveten dhe të sjellin një poezi mjaft modern, të ciltër dhe cilësore.Poezia e këtyre poetëve shënoj një nivel të ri cilësor si dhe kontribuoi në rritjen e nivelit krijues kombëtar me risi dhe prurje mjaft të arrira, jashtë skemave dhe kufizimeve.Brezi tjetër I poetëve të pasviteve 1990 është më I pakët në numër por më I spikatur në cilësi, tëpër të clirtë e të shpenguar, të drejtpërdrejtë dhe mjaft cilësor.Autorë të tillë shënuan një arritje të re në Poezinë Bashkëkohore Shqiptare, me prurje mjaft cilësore dhe vlera artistike të mirfillta. Poezia e këtyre poetëve, është në zhvillim e sipër me rritje të ndjeshmë, sa orgjinale aq dhe e realizuar artistikisht.
VËRSHIMI I PAZAKONT I USHTRISË SË PSEUDOPOETËVE MEDIOKËR
Nuk mund të mos flasësh dhe nuk ka si të heshtësh përpara një fenomieni të tillë unikal në Shqipëri, ku qindra pseudokrijues, të vetquajtur poetë prezantohen me librat e tyre poetic që vetëm poezi nuk kanë nëpër mjedise publike, locale apo edhe në mjedise si Ministria e Kulturës.Të armatosur me një vargëzim patetik, këta pseudopoetë botohen papushim nga shtëpi botuese kioska që mbijetojnë me sajesa të tilla botimesh.Nuk ka asnjë kriter, asnjë qëndrim professional, libra të pakorrektuar gramatikisht, me redaktime të përcudnuara apo edhe pa redactor, pa recenzentë, paraqiten nëpër përurime librash si “kryevepra” poetike. Ligjërues cinikë që nuk I lidh asgjë me letërsinë ligjërojnë gjithë patetizëm, plotë emfazë, thua se autori në fjalë eshtë një fenomen poetic, kur ne fakt, pot ë lexosh librin vetëm poezi nuk është.Por mbi të gjitha mendoj se përgjegjësia kryesore bie mbi këto shtëpi botuese, që e “lëshojnë”dorën për hirë të fitimit, pa krijuar filtërat e domosdoshëm professional të kalimit të një libri për të fituar të drejtën e publikimit.Gjithashtu, një përgjegjësi jo pak më të vogël kanë edhe një sërë firmash krijuese me përvojë që vënë emrat e tyre posht parathënieve panagjerike apo dhe redaktimit sipërfaqësor të librit, vetëm për të marrë ca lek nga pseudopoeti.Nuk është aspak e moralshme që emra të spikatur të botës së letrave shqipe vihen në parathënie apo si redactor të librave dështak të autorëve grafomanë e mediokër vetëm e vetëm se kanë nëvoj për disa lekë.Ky nuk është justifikim. Nuk mund të bëhen compromise të tilla me cilësinë e botimeve shqiptare, pasi krijohet kështu një lloj konglamerati letrar aspak serioz dhe dinjitoz.Përgjithësisht poezitë e këtyre pseudopoetëve, janë sajesa vargëzimesh pa art dhe vlera poetike ose edhe plagjiatura të papërgjegjëshme njerëzish cinikë pse jo dhe dështakë, që duan të provojnë të fitojnë emër dhe të bëhen public me sajesa të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me poezinë e vërtetë.Ndaj këtij fenomeni të shëmtuar dohet të ket reagim serioz të instancave përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës, shoqatave të shkrimtarëve dhe të personaliteteve të letërsisë dhe Kulturës sonë Kombëtare.Kjo gjë, e shëmton së tepërmi tablon shumngjyrëse të Poezisë sonë Bashkëkohore Shqiptare, duke krijuar deformime, përcudnime poetike dhe krijojnë shije vulgare pa asnjë interes për lexuesin e vërtetë elitar, serioz dhe me dinjitet.
KRITIKA E MIRFILLTË LETRARE NË SHQIPËRI MUNGON
Nëse do të flasim për kritikë lëtrare të mirfilltë, mendoj se kjo kritikë në Shqipëri, aktualisht mungon. Në vend të saj ka disa “qoka” të miqëve apo disa njerëzve të interesuar për autorin që bëjnë vetëm ca shënime me lëvdata. Në ndonjë rast këto lëvdata e kalojnë sensin e masës dhe e paraqesin autorin sikur të jetë një gjeni, një zbulim në fushën e letrave shqipe, kur në të vërtetë është thjeshtë një krijues I rëndomtë pse jo dhe mediokër. Mungesa e kritikës profesioniste si për letërsinë ashtu dhe për artin në përgjithësi, mendoj se ka sjell një pështjellim të madh tëk qëndrimi estetik dhe vlerësues I lexuesit të mirfillt.Nuk flas këtu për lexuesin e kualifikuar, pasi ai di mirë ta bëjë vlerësimin e veprës së lexuar, unë flas për ata qindra mijëra lexuës të thjeshtë qe manipulohen nga gjithfarë lloj grafomanësh.E meqë jam në këtë pikë, do të bëja apel për një qendrim më korrekt dhe racional të atyre që marrin mundimin të bëjnë shënime për librat, pse jo dhe më të përgjegjëshëm në vlerësimet që bëjnë për autorë të ndryshëm.Në këndvështrimin tim, e gjithë kjo tablo poetike ne vend kërkon një qëndrim më rigoroz, më kërkues, më professional, për të nderuar poezinë dhe për ti dhënë asaj dhe autorëve të vërtetë vendin e merituar në Altarin e Poezisë Shqiptare.

Shkrimtarët shqiptarë këta dishepuj të braktisur


Vasil Tabaku
Qeveria godet VLERAT dhe ngre ANTIVLERAT me militantë, një qeveri e korruptuar me trafiqe droge dhe krimi. Inteligjiencia e vërtetë është e papunë dhe e braktisur, e goditur dhe e nëpërkëmbur në mënyrën më fyese dhe poshtëruese. Demagogjia e Edi Ramës është shëndrruar në mënyrë mbijetese e kësaj qeverie dështake dhe neokomuniste…
Të lënë në hije, te papërfillur, të braktisur tërësisht, shkrimtarët shqiptarë, heshtin brenda madhështisë së tyre të pamatë, fisnikë, dinjitoz dhe stoikë…Ata nuk përfaqësohen në këtë vend nga asgjë serioze dhe gjithëpërfshirëse, nga ndonjë organizëm serioz apo instancë zyrtare…Ata janë lënë kështu për afro njëzet vjet të këtij tranzicioni pafund. Askush nuk interesohet apo tregon vëmëndje qoftë edhe minimale për këta korifej të mëndimit dhe letrave shqipë, për këta demiurgë madheështorë me shpirt te madh e të mrekullueshëm që cdo ditë flijohen pak e nga pak pëer Atdheun, për Çështjen Shqiptare, për të bukurën dhe artin, për letërsinë kombëtare…Ata ashtu të pafjalë, me një buzëqeshje proverbiale plotë dinjitet dhe mirësi njerzore, enden nëpër Tiranë dhe rrethe, ta pavlerësuar, të papërfillur dhe të lënë pasdore nga ca zyrtarë mediokër, cinikë, shpirtëzinjë dhe përbuzës të shkrimtarëve, këtyre gjigandëve të mëndimit dhe artit të fjalës që me librat e tyre, tentojnë t’i japin dritë shpirtit njerzor dhe të ngrenë në lartësitë e vlerave bashkëkohore letrat shqipe me të vetmen ambicje njerzore për të thënë se Shqipëria është pjesë e thesareve të Kulturës Botërore dhe ka kontribute të cmuara në vepra letrare që kalojnë kufijtë dhe shëndrrohen në vepra të vlerësuara maksimalisht dhe të përkthyera në dhjetra gjuhë të Botës… Një libër më shumë eshtë një pasuri e vërtetë dhe që nënkupton dritë, dashuri, kulturë dhe mëncuri, por padyyshim që u trishtova shumë…përurimet e librave në Tiranë por edhe kudo nëpër Shqipëri bëhen nëpër locale dhe reastorante, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër, asnjë alternativë dhe asnjë interesim nga ana e Ministrisë së Kulturës si i vetmi istitucion përgjegjës për librin dhe shkrimtarët e lënë në harrëesë dhe të papërfillur. Në Shqipëri është më i përfillur një domateshitës apo gjithfarë tregëtarëucësh se një artistë, piktorë, skulptorë shkrimtarë, poetë dhe krijues arti. A do të ketë ndonjëherë sadopak interesim nga shteti dhe institucionet përkatëse për krijuesit?! A do të ket ambjente së paku dinjitoze për të përuruar veprat e shkrimtarëve shqiptarë? A do të ketë ndonjëherë në Shqipëri një vlerësim i merituar për shkrimtarët dhe krijuesit e artit në përgjithësi?!
Shkrimtarët shqiptarë që me disa qindarka në xhepat e zbrazët, ulen në kafene dhe meditojnë se…valllë a do të bëhët ndonjëherë ky vend? A do të eci përpara Shqipëria ? A do të ket dikur një vlerësim për mundin dhe punën e tyre prej galere…? Dhe në fund të fundit…a do të jenë ata të përfaqësuar diku dhe të ken dinjitet, vlera dhe nderimin e merituar…? Ndoshta. Dikur…Mbase, një ditë…Këta mjeshtra të fjalës dhe mendimit do të meritojnë atë që i mohohet padrejtësisht, ndërsa përballë tyre kapardisen kokoroshët shtetarë me kostume firmato dhe vetura luksoze…që në fund të fundit këtij vendi të mjeruar jo vetëm që nuk i dhanë asgjë por përkundrazi e kanë plackitur barbarisht gjer në dhimbje. Ndërsa ata Shkrimtarët me xhepat boshë dhe paga qesharake, apo edhe më keq të papunë…kalojnë para nesh me veprat e tyre madhore mbi shpinë si Hamejtë më të lavdishëm dhe më të shquar të Kombit me kontribute të cmuara qe do t’iu mbeten shekujve

Gabimet skandaloze në librat shkollorë, ja si janë shkruar emrat e komunave të Kosovës


Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi ku shihet një hartë e Kosovës në librin “Edukata Qytetare” për klasën e gjashtë, në të cilën janë të shkruar gabimisht shumë nga emrat e komunave të Kosovës.
Sipas Paçarizit, kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës dëshmon se në çfarë gjendje është shkolla shqipe.

Në atë hartë të publikuar në një libër shkollor janë të shkruar gabimisht emrat e komunave: Gjilan, Ferizaj, Istog, Deçan, Kaçanik, të cilave u është shtuar gabimisht në fund shkronja ‘ë’.
“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, shkruan profesori universitar në profilin e tij.
Në të njëjtën hartë të publikuar nga Paçarizi në “Facebook”, shihet se gabimisht është shkruar edhe emri i Komunës së Fushë Kosovës, ku shkronja ‘sh’ është ngatërruar me atë ‘dh’. Pastaj, emri i Komunës së Lipjanit është shkruar gabimisht ‘Lypjan’, transmeton Periskopi.
Ditë më parë, Paçarizi i kishte shkruar një letër publike ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, të cilin e bënte me dije se gjendja në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë është alarmante.
Ai kishte treguar se si vetëm 2 për qind e 141 kandidatëve që kishin konkurruar për t’u pranuar në degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinë, kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve guxoj, marr, jap, di dhe bie.

UNIVERSITETI I DURRËSIT NË VITIN 1380



Prof.Dr.Jahja Drançolli
Universetit i Durrësit i themeluar rreth vitit 1380, i pari i këtij lloji në Ballkan!
Në fillim të viteve 90-të në shtypin ditor të Kosovës, si dhe në revistën Buletini i Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, Universiteti i Durrësit (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380. Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë. Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10.000 euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuar kryesisht në librari europiane.
Janë dy arsye pse jam duke e riaktualizuar sërish çështjen në fjalë, tashmë të përqafuar nga pjesa e madhe e shkencës serioze europiane, e sidomos të asaj kroate e kosovare.
Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në web faqën universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan. Ky rezultat, tashmë i provuar fuqishëm edhe nga shkenca e historisë kroate, ishte refuzuar nga një pjesë e historiografisë së Shqipërisë politike me prirje mediokre nga medievalistika. Fatëkeqësisht, në mesin e tyre ka pasur dhe ka emra të shquar, të cilët me ndonjë puthadorë mediokër/e nga Kosova, jo vetëm që refuzuan botimin e këtij zbulimi në projektin Historia e Popullit Shqiptar: Ilirët, Mesjeta… (Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë: 2002), por e shpallën Universitetin e Durrësit, si të paqenë. Një fushatë e përafërt është zhvilluar pothuajse në intervale të njejta me zbulimin e origjinës Hasiane të Skënderbeut. Fatbardhësisht ky rezultat në vitet e 50-ta, pjesërisht qenka provuar edhe nga më i madhi historian shqiptar, Aleks Buda. Me rastin e fushatës së zhurmshme, ndonjë prej tyre, autorin (J. Drançolli) e kishte marrë në spikamë në stilin e humorit: “autori i këtij ‘zbulimi’ duke lexuar se durrësakët e kanë besuar ‘zbulimin’ e tij, tani edhe vet siç më kanë thënë, beson me të vertetë se Durrësi ka pasur universitet në shekullin XIV” (Historiografia shqiptare në tranzicion, Tiranë, 2006, f. 73). Mos të flasim për diferencime nga tubimet shkencore, që mbaheshin në Shqipëri (ndonjëherë edhe në Kosovë), vetëm pse Universiteti i Durrësit ishte zbuluar nga një kosovar, dhe jo nga ndonjë prej strukturave të mykura të historiografisë enversite, të cilat trevat shqiptare jashtë Shqipërisë Politike i kanë përjashtuar nga versioni më i ri i Historisë së Popullit Shqiptar (Antika, Mesjeta…, Tiranë: 2002). Mesazhi është i qartë, duhet ditur se çdo gjë nisë dhe mbaron me Shqipërinë Politike të djeshme dhe të sotme, dhe në këtë kontekst, kthesat më të mëdha janë bërë në Shqipëri vetëm në periudhën komuniste. Do të ishte paradoksale për recidivët e djeshëm dhe të sotëm të komunizmit shqiptar, që kishin masakruar, mbytur dhe internuar mijëra intelektualë të klerit (jo vetëm katolik, por edhe musliman dhe ortodoks), ta pranojnë Universitetin e Durrësit, pikërisht si rezultat të këtij kleri nga pjesëtarët e Urdhrit Dominikan, që aktualisht në këtë vit kudo në botë është duke shënuar 800-vjetorin e themelimit të urdhrit në fjalë.
Arsyeja e dytë është që dashamirësit e shkencës dhe kulturës tonë më në fund t’i gëzojmë edhe më ndonjë sihariq, që afirmon vlerat tona shkencore e kulturore gjatë Mesjetës, kulturë kjo që ka reflektuar gjithandej Mesdheut dhe Europës përgjithësisht.
Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me REKTOR TË PARË, GJON DURRËSAKU (në vitin 1396), përveç studimit tim që është botuar shumë kohë më parë, duhet shikuar për verifikim web faqën e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht . Nga e gjithë ajo që u tha më sipër, e quaj me vend ta përkujtoj sentencën e famshme të shkenctarit më të madh të epokës së Humanizmit dhe të Rilindjes, Galile Galileo: “Eppur si muove”/”Megjithatë, po lëvizë”.

Zize Liza Pepshi: Stinë më (pa) emër !


E pashë lodhjen tënde përmes një mjegulle të dëndur nate, e cila kishte lagur si në pabesi rrugën që Ti, po hidhje hapin.
Dhe, aty pran, isha edhe unë, por nuk më vëreje fare që po ecja pikërisht në të njejtën rrugë, e cila ishte brymosur nga mjegulla e një stine pa emër.
Eshtrat veq sa nuk thyheshin nga dithërima e asaj nate të ftoftë …
Nuk e dia së ç’far kishe në atë qantë, që mbaje ngarkuar në shpinë, por, mu duk së mëzi po hidhje hapin, dhe shiqimin e kishe në kërkim të një vendpushimi, që t’prisje derisa të zhdukej mjegulla, pastaj t’vazhdosh hapin drejtë dritës dhe ditëve të bukura të një stine më emër…!!!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...