2019-01-02

Ku janë shkrimtarët, ku është e drejta e tyre?


Shkruan: Rudi Berisha
Në Kosovë gjatë kësaj fushate, të gjithë po përmenden nga pak, ndërsa shkrimtarët dhe poetët, si trungu i dijes dhe i shkrimit janë harruar fare.
Ne shkrimtarët dhe poetët e Kosovës, kemi mbetur jetim. Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve është në gjumë, me përjashtim të z. Dibran Fyllit, të tjerët janë në një gjumë të thellë, po heshtin… Sa herë e kam ngritë zërin që të kërkojmë hapësirat tona, lokalet (për zyrë), që të ketë Lidhja e Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, një Sallë për përurime të Librave dhe ca gjëra elementare për të qenë ne të gatshëm për të punuar në kushte deri diku të mira, si shkrimtar…
Nëse keni harruar kulturën, ju keni harruar edhe dritën e diellit! Ju nuk e shikoni hënën që ua ndriçon rrugët tuaja!
Nëse ju nuk kontribuoni, harroni kulturën e në veçanti Lidhjen e Shkrimtarëve, teatrin dhe të gjitha Shoqatat e shkrimtarëve!
Nëse e leni jashtë vëmendjes Lidhjen e Shkrimtarëve, ju nuk do jeni largpamës dhe nuk do të përfaqësoni fare komunitetin e fjalës së shkruar dhe atë të skenës teatrale!
Kërkojmë nga ju politikë (politikanë), shqiptarë, të drejta për Lidhjen e Shkrimtarëve, për Teatrin Kombëtar dhe kërkojmë në veçanti Ligjin për sponsorizim për Kulturë.
Kërkojmë miratimin e këtij Ligji për sektorin privat, në mënyrë që ata të kenë lehtësira financiare nga tatimet, kur ta kenë sponsorizuar kulturën dhe sportin. Kur ne kërkojmë nga ta mbështetje financiare, ata na thonë se do gjeni ndihmën kur të miratohet Ligji për sponsorizim.
Lus të gjithë që e lexojnë këtë shkrim, ta shpërndajnë dhe të mbërrij deri tek politika dhe tek garuesit që pretendojnë të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Kujdes më Kulturën! Shteti pa kulturë, ka mohuar qenien e vet ekzistuese.
Kultura i ruan rrënjët tona që jemi shqiptarë.
Presim përgjigje nga politika!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...