Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/02

Ramadan Mehmeti – STREHA E TRISHTIMIT

Në strehën e trishtimit është një ditar, si hieroglifë e gjallë. Pështymën e pandritshme e shpërndan atje ku mund të shkohet, atje ku u largohet fletëve të bëra verdh, si silueta merimange. Endet kudo një rrjetë gllabëruese, edhe për ato pak kujtime prapa neoneve përgjatë trotuarit. Kjo vetmi ende lëvrin pas qoshes së murit, nën strehën e asaj kasolleje, për t’ia kthyer shpirtit nën strehën e trishtimit. Por, si?
Miq të mi, mos më pyetni për askënd, as për mënyrat se si, sepse mund të mbetet bota e mjerë, mos më pyetni!
Nuk dua të di se ekziston një strehë e mjegullt rreth e rreth meje, ku përkunden burrat e patriotizmit.
Gjithçka ka arsyen e vet të çuditshme, arti pa kuptim, pa temë, pa titull, ja që është para nesh e me ne; ja që është hënë e ngrënë një dite të një pellgu uji të ngrirë.
Mos pyetni, sepse do ta kuptojmë një ditë, të paikur ende, se e gjithë kjo nuk ishte kurrë ëndërr, por një zhgjëndërr.
Ramadan Mehmeti 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...