2018-12-30

Spekulimet e mediave serbe: Prof.Dr.Enver Hoxhaj me fushatë anti serbe në Ballkan


Hoxhaj arrin në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit

Gazeta serbe Telegraf, në numrin e saj të fundit i ka kushtuar ballinën e gazetës së sotme deklaratave që u publikuan nga mediat në Zagreb, të zëvendëskryeministrit të Kosovës Prof.Dr. Enver Hoxhaj në lidhje me gjoja krijimin e një pakti kundër Serbisë në Ballkan.

Spekulimet e mediave serbe: Hoxhaj me fushatë anti serbe në Ballkan


“Objektivë e planit të ndytë të prezantuar si kornizë nga zëvendëskryeministri i shtetit të rremë të Kosovës, Enver Hoxhaj, janë që Serbia në asnjë mënyrë të mos lejohet të jetë shteti më i fuqishëm dhe më me ndikim në Ballkan – qeveria në Serbi duhet të gjunjëzohet”, thuhet në artikullin e Telegraf rs.

Artikulli vazhdon të citojë deklarata të mëhershme edhe të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili, sipas Telegraf rs, Serbinë e konsideron vend okupator, si dhe nuk e lejon hyrjen dhe pjesëmarrjen e priftërinjve të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.

“Kur Gjukanovic e Hoxhaj e quajnë Serbinë faktor destabilizues në Ballkan, e bëjnë me qëllim që t’ia humbin kredibilitetin në perëndim, duke e paraqitur si aleate të Rusisë”, thuhet në artikull.


Pjesë e një mendimi të tillë, sipas kësaj gazete, janë edhe vendosja e taksës prej 100% nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, si dhe fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku ai përmendi gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë dhe dhunimin e 20 mijë grave gjatë luftës në Kosovë.

“Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pohon se presidenti serb Aleksandër Vucic dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kanë zbatuar dhe mbikëqyrur ikjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski në Hungari”, thuhet më tutje në artikullin e Telegraf rs.

Sipas Telegraf rs, edhe protestat që po mbahen në Beograd dhe Banjallukë të Sarajevës, po organizohen me mbështetjen e Zagrebit.

Kjo gazetë pohon se edhe nëse këto veprime nuk janë institucionalisht të koordinuara, janë pjesë përbërëse e një politike anti-serbe të Prishtinës, Zagrebit, Podgoricës, Shkupit dhe Sarajevës.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...