Rudina Merkuri
Kur ndodh diçka e bukur, gjithçka zbret si ujëvarë nga flokët në rrahjet e shpeshta të zemrës. Këto Flutura përshkojnë çdo kulm njerzor, zbresin kodrinat shterp duke krijuar Jehona të bukura mbi lisharshin e jetës. Dikur më pat thënë një mike e vjetër, se ti ke vesh të majtë për të kuptuar ishujt më gishtat shkumë që mundojnë shpirtin. Nuk di pse mu kujtua puthja e asaj ditë. Po ecja në trotuarin e njomur nga vesa e sapo rënë, aty këtu lulet sapo kishin çelur nga një ngrohtësi e parakohshme e stinës.Flutura të verdha vërtiteshin mbi lulet e parkut ku po ecja e përgjumur. Me tërhoqi vëmendjen një plak i kërrusur që i zënë për dore më miken e tij i këndonte ëmbël pranë veshit. Mbi flokët e tij të bardhë binin petale lulesh nga një erë e lehtë qe sapo kish filluar. Nuk di pse ai plak mu duk si stina e marsit që këngën e kërkonte në qiell dhe puthjen te rrezja e diellit. Sapo isha njohur më Fredin..në ato takime sporadike po mundohesha ta njihja më mirë. Seç kishin sytë e tij, një shkëlqim..një dritë që buronte nga brendësia. Sa herë e shikoja për çudi zbuloja një enigmë..një ndiesi..i kuptoja lulet e shpirtit, fjalët e heshtura që flinin brenda por zgjateshin nga drita e syve.Rinim shumë herë pa folur,shiheshim në sy..A thua enigma po zbulonte nektarin, gjurmet e fshehura. Pesoja nje dridhje sa herë e shikoja, duart më dridheshin dhe fryma më mbahej në atë gulshin e padale. Po afrohesha të stoli ynë, aty afër një trëndafili që vizitohej çdo ditë nga një trumcak i vogël. Sa herë ai largohej era e trëndafilit përhapej më shume, A thua po merrte jetë dhe mbushej më enërgji të reja.Fredi ishte aty..më priste.E ndjeva se diçka po linde brenda meje,vetem se ajo ndiesi tulatej, flinte, zgjohej sërish për të mos qenë vajza e ndrojtur. U kapem lehtë nga duart dhe Fredi desh të më thoshte diçka rezë veshit, por fjalët humbën kontrollin, u trazuan më gjuhën e lagur dhe u shndruan në një puhizë të lehtë që Era e përcolli më tutje. Ne ecëm më gjatë dhe mijëra dehje u shpërndan në parkun më lulet eremire..gjurmët tonë u fshinë, por u zëvendësuan më të tjerë hapa që u ulen në stolin tonë..E sërish puthje..mijëra aroma dehse…