2019-01-02

Gabimet skandaloze në librat shkollorë, ja si janë shkruar emrat e komunave të Kosovës


Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi ku shihet një hartë e Kosovës në librin “Edukata Qytetare” për klasën e gjashtë, në të cilën janë të shkruar gabimisht shumë nga emrat e komunave të Kosovës.
Sipas Paçarizit, kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës dëshmon se në çfarë gjendje është shkolla shqipe.

Në atë hartë të publikuar në një libër shkollor janë të shkruar gabimisht emrat e komunave: Gjilan, Ferizaj, Istog, Deçan, Kaçanik, të cilave u është shtuar gabimisht në fund shkronja ‘ë’.
“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, shkruan profesori universitar në profilin e tij.
Në të njëjtën hartë të publikuar nga Paçarizi në “Facebook”, shihet se gabimisht është shkruar edhe emri i Komunës së Fushë Kosovës, ku shkronja ‘sh’ është ngatërruar me atë ‘dh’. Pastaj, emri i Komunës së Lipjanit është shkruar gabimisht ‘Lypjan’, transmeton Periskopi.
Ditë më parë, Paçarizi i kishte shkruar një letër publike ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, të cilin e bënte me dije se gjendja në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë është alarmante.
Ai kishte treguar se si vetëm 2 për qind e 141 kandidatëve që kishin konkurruar për t’u pranuar në degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinë, kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve guxoj, marr, jap, di dhe bie.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...