Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/02

Gazeta franceze Le Monde shkruan për Alpet Shqiptare dhe për Kosovën


Gazeta e famshme franceze Le Monde i ka kushtuar sot një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një udhëtim të realizuar nga blogu La Balaguere në bashkëpunim me gazetën e respektuar franceze, “në regjionin më të egër shqiptar, në Alpet Shqiptare” siç shkruan Le Monde.
Le Monde ofron për lexuesit e saj në mbarë botën, në gjuhën franceze, pamje nga Alpet që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.
“Rakia, gjithsesi duhet të provohet me kafe, kështu më thotë Rifati – ciceroni im” shkruan një prej udhërrëfyesve në këtë shkrim i cili shoqërohet me pamje të kësaj pjese shqiptare që ka marrë vëmendjen edhe të francezëve.
Le Monde ka vizituar edhe Lepushën, vendin e disa qindra shpirtrave, siç e quan shkrimi këtë pjesë, shkruan KultPlus.
“Të gjithë bunkerët janë ndërtuar nga Enver Hoxha për ti shpëtuar sulmeve të mundshme ose invazionit prej Jugosllavisë. Thonë se ishte shumë paranojak, Enver Hoxha” vazhdon ky artikull, i cili krejt në fund tregon për një gjyshe e cila e përcjellë ekipin e udhëtarëve dhe qëndron në pragun e derës derisa ekipi largohet nga pamja.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...