Deputeti dhe ish gjenerali Anton Quni thotë se si të akuzuar në Gjykatën Speciale nuk do ta shoh as Hashim Thaçin e as Kadri Veselin, megjithatë një ditë sipas tij që të dy do të japin llogari për atë çfarë kanë bërë.
Këto komente, deputeti i LDK-së, Anton Quni i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Lidhur em Gjykatën Speciale, thotë se nuk e përjashton mundësinë që një numër i vogël i njerëzve, të ketë keqpërdorur luftën e UÇK –së, prandaj thotë se një gjykatë e tillë, sado e padrejtë që të jetë.
Dhe krejt në fund: Deputeti I LDK-së Anton Quni ka dhënë një lajm të mirë jo vetëm për bashkëluftëtarët e tij të Brigadës 138 Agim Ramadani por për gjithë shqiptarët.
Deputeti Quni ka postuar një fotografi se bashkë me bashkëluftëtarine tij të Betejës së Koshares, britanikun John Harrison, në mes të Prishtinës dhe ka dhënë këtë lajm për shëndetin e Johnit:


Me Jonin, britanikun, veteranin e UÇK-se, tani ai me shendet eshte mire dhe nen rrezet e diellit po i shijojme te mirat e Prishtines..