2019-01-09

Gani Mehmetaj: Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës ndaj spastrimit të teksteve nga fryma kombëtare


Censura po bën hatanë në librat shkollorë: histori, letërsi, gjeografi, muzikë etj, duke e pastruar nga fryma kombëtare, kurse elita intelektuale e krijuese hesht, si të mos ndodhte asgjë.

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, filloi një agresion i furishëm ushtarak, policor dhe propagandistik i cytur nga Beogradi. 



Krahas gjendjes së jashtëzakonshme, u përmbys struktura qeverisëse lokale. Goditjen më të madhe e pësoi sistemi arsimor.

 U ndaluan qindra tituj librash. Me urdhër të Beogradit u formuan Komisione për ndryshimin e teksteve të historisë, të letërsisë, muzikës, gjeografisë dhe gjithë asaj që ishte superstruktura shpirtërore e kombit shqiptar.

 Elita intelektuale, megjithëse në qendër të sulmeve e të arrestimeve, iu kundërvu me dinjitet këtyre sulmeve. Denoncoi censurën në libra shkollorë.

Historia na përsëritet. Kohë më parë doli në medie se Komisioni (lexo censura për fshirjen e kujtesës kombëtare) në fshehtësi përbetimi paska bërë pastrimin e frymës shqiptare në tekstet shkollore të historisë, gjeografisë, të letërsisë, muzikës dhe gjithë asaj që quhet shpirti i kombit. 

Sa prej këtyre anëtarëve të Komisionit për pastrimin e librave nga fryma kombëtare ishin edhe në Komisionin e dikurshëm të caktuar nga Beogradi?

Nëse pranohet një diversioni i tillë antikombëtar, fëmijët tonë do të dalin ca surrogat pa kujtesë shqiptare dhe pa dinjitet kombëtar. Okupatorin e dikurshëm do ta quajnë çlirimtarë, armikun- mik. Gjenocidi do të cilësohet zhvendosje e shqiptarëve. Si në romanet e Oruellt “Ferma e kafshëve dhe “1984” Kështu, kanë propozuar komisarët për historinë tonë kombëtare.

Kështu ka kërkuar Ankaraja! Çfarë duhet të heqin e çfarë të lënë në librat shkollor ua paska dhënë Ambasada Turke, ashtu si Beogradi dikur, kur ua dorëzonte vërejtjet me shkrim, komisioneve të ndryshme. Sërish po bëhet fshirja e kujtesës kombëtare, veprimi më antikombëtar në mileniumin e tretë.

Po elita intelektuale: shkrimtarë, artistë, gazetarët, historianë, mjekë, inxhinierë, arkitekt, ku janë? 

Ku mbeten ata që e bënë shtetin e Kosovës, duke punuar e sakrifikuar disa dhjetëvjetëshe? Si është e mundur që ata dikur kundërshtonin veprimet e tilla antikombëtare me gjithë rrezikun e burgosjes e zhdukjes fizike, ndërsa sot në shtetin e pavarur heshtin? Heshtja e tyre është e frikshme!

Intelektualët janë eliminuar tërësisht nga jeta publike, politike dhe artistike. 

S’ka asnjë emër për be në krye të institucioneve. Menjëherë pas luftës disa i vranë, ndërsa vrasësit nuk i gjetën kurrë. Të tjerët i kërcënuan. 

Prapë kërcënuesit nuk u zbuluan kurrë. 

Të tretët i hoqën më lojëra të pista nga institucionet e jeta publike. Ndërsa pjesa më e madhe e intelektualëve zgjodhën heshtjen. 

Arsyet e heshtjes i dinë të gjithë, por nuk i thonë.

Në mungesë të zërit opozitarë të intelektualëve, shkrimtarëve, gazetarëve dhe artistëve, censura bënë punën e pistë nëpër libra shkollorë të historisë, letërsisë, gjeografisë, muzikës etj me direktivë të një shteti tjetër. 

Dhe askush nuk kundërshton. Një heshtje domethënëse kjo.

 Po Komisionet e partive opozitare, ku janë? Mbase bëjnë kalkulimet e mundshme për koalicion, prandaj nuk duan t’ia prishin këtij komisioni antikombëtar. 

“Po halli i fëmijëve tanë?”, më pyeti mbrëmë një intelektual i ri, shumë i shqetësuar me këtë informacion, “do të kalojë nëpër procedura parlamentare kjo censurë, apo është punë e kryer?”, shtronte mëdyshjet i riu nga Prishtina. 

Rrudha me supe.

Dhe vërtet nëse e lëmë në heshtje, fëmijët tanë do të mësojmë histori, letërsi, muzikë dhe gjeografi surrogato, sipas direktivave të shteteve aziatike e jo si ishte e kaluara.

 Kjo gjë duhet të varet nga ne e jo nga një shtet tjetër.

Dikur shtresën e caktuar të kuazi intelektualëve, si puna e këtij komisioni, bie fjala, pushtuesi serb i paguante edhe në shëtitë turistike: nga hotelet luksoze të Beogradit e deri të vilat qeveritare nëpër bregdet. 

Të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shoqatat turke e firmat me veprimtari të dyshimtë, duke i shpërblyer me pushime vjetore në Mesdhe. 

Edhe Komisioni që pastroi librat shkollor nga përmbajtja kombëtare, sikur nuk ka mbetur keq.

Keq do të mbeten fëmijët tonë, nëse mësojnë sipas direktivave të te huajve….

Pas leximit të librit të Aristotel Micit me titull “Prejardhja e Emrit Shqiptar”,(Etnonimi Shqiptar).

 Me anë të këtij libri studimor autori trajton cështjen se hipoteza që kërkon të gjejë origjinën e etnonimit të ri shqiptar tek simboli i lashte i shqipes duhet marrë në konsideratë dhe të mos anashkalohet. 

 Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike dhe gjuhësore. Argumentet e kesaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gramatikore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.





Shenojmë se në mbrojtje të idesë se tij autori sjell dhe gjykime e mendime të studjuesve të shquar të fushës së albanologjisë duke filluar me historianë të antikitetit si si Straboni e Plutarku e deri te Marin Barlet e Marin Bicikemi,; nga albanologë të huaj si Edith Durham, Maximilian Lambetz, Milan Shufflay e deri tek dijetaret e diteve tona të albanologjisë si Prof. Eqrem Cabei e Prof. Shaban Demiraj; nga studiuesi Eqrem Bej Vlora e deri te historiania albanologe Lucia Nadini, profesoreshe e Univesitetit te Venecias.

Ky libër esseistik shquan për mënyrën e argumentimeve, për një logjikë të qartë në shtruarjen e mendimeve e me një gjuhë të kthiellët. 

Cdo shqiptar, kudo që të ndodhet, më anë të këtij libri ka mundësi të marrë një informacion të gjërë lidhur me origjinën e emrit të tij kombetar..

Aristotel Mici lindi në 1935 në fshatin Shën Pjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fierit. Shkollën e mesme e kreu në Shkoder. 

Ne 1960 kur mbaroi Universitetin e Tiranës filloi punën si mësues i letërsisë në gjimnazin e Fierit. 

Më vonë, në vitin 1968, kur u hap filjali i Universitetit për qytetin e Fierit, u emëura pedagog i letërsisë në këtë institucion.
Filloi të merrej me krimtari letrare që nga mesi i viteve '50, të shekullit te kaluar. 

Gjatë këtyre viteve në vazhdim, do të botonte disa libra me tregime edhe novela. 

Krahës librave me letersi artistike, është marrë edhe me studime esseistike, nga te cilat janë në qarkullim "Preradhja e Emrit Shqiptar", Hymni i Flamurit Simbol-mbarë Kombëtar", "Presidentët Amerikanë në Memorialin Rushmore", "Meditime Letrare", "Apolonia dhe Hinteralndi i Saj".



Flori Bruqi

SABILE KEÇMEZI-BASHA, SULEJMAN KRASNIQI-VEPRIMTARIA ATDHETARE


Sabile Keçmezi - Basha.jpg

Prof.Dr.Sabile Keçmezi Basha ,Ph.D

 Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me përkrahjen financiare të Kuvendit Komunal të Rahovecit, doli nga shtypi libri më i ri i autores Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”. Njëherë ky libër është i njëzetedyti me radhë i saj (i njëmbëdhjeti libër shkencor).



Për Sulejman Krasniqin është shkruar shumë, por vetëm në aspektin krijues e letrar. Ndërsa aspekti atdhetar gjerë më tani ka qenë i pa hulumtuar dhe i panjohur për opinionin e gjerë. Andaj ky libër është një befasi e këndshme për adhuruesit e shkrimtarit të madh që pas vete ka lënë një veprimtari letrare të pasur dhe të bujshme por edhe një veprimtari të pamohueshme kombëtare ilegale.

Libri “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”, ndahet në tri pjesë: Pjesa e Parë përfshin “Veprimtaria atdhetare e Sulejman Krasniqit”, e cila përfshin periudhën më të bujshme të atdhetarit, duke filluar që nga fëmijëria e deri më 1958, kur edhe arratiset për Shqipëri. Me kujdes janë të punuara vitet e shkollimit, vitet e punës dhe vitet e burgut. Aktiviteti dhe organizimi ilegal në burgun e Prizrenit e shumë aktivitete të tjera atdhetare.

Pjesa e dytë “Të tjerët për Sulejman Krasniqin”, përfshin një gamë të gjerë të personaliteteve që folën e shkruan për atdhetarin duke filluar që nga Adem Demaqi, Bamir Topi, Jakup Krrasniqi, Hashim Thaqi, Sali Berisha e studiues të shumtë si dhe miku e veprimtari i Anamoravës Basri Musmurati.

“Dosja e Sulejman Krasniqit”, është edhe pjesa e fundit e librit, respektivisht pjesa e tretë. Në dosjen me numër Nr. 5/52, Gjykata e Qarkut në Prizren, janë të grumbulluara, të sistemuara dhe të përpunuara shumë akuza e aktakuza, shumë dëshmi, shumë letra, shumë ankesa, shumë vendime të Gjykatave të ndryshme duke filluar që nga Prokuroria e Qarkut e deri te Gjykata Supreme e Serbisë të cilat miratojnë dhe dënojnë atdhetarin. Veç dosjes politike penale, po në këtë pjesë prezantohen edhe fotografi të ndryshme të vet Sulejman Krasniqit, shpërblimet e mirënjohjet e ndryshme që ka martë gjatë jetës si nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë Prof.dr. Bamir Topi e deri tek kryetari i Komunës së Rahovecit Zotëri Smajl Latifi.

Dhe krejt në fund, libri ka aparaturën shkencore si: Parathënien, Përfundimin, Resumen në gjuhën angleze, Treguesin e emrave, Burimet dhe Literatura, Shkurtesat dhe Biografin e autores.


E botoi Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë. Libri ka 336 f.


******


Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha ,Ph.D ,lindi  në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Është femra e parë nga Kosova që mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd më 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në Degën e Historisë. Magjistroi më 1980 dhe doktoroi më 1984 (ishte femra më e re që u bë doktore e shkencave në Kosovë).

Botoi mbi 200 njësi bibliografike zhanresh të ndryshme, nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime, fejtone, poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime, drama, romane, ese etj., për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën “Bota shqiptare”, që botohej në Tiranë (1991-1993).

Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e artë” për tekstin më të mirë të Akordeve.

Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me probleme të historiko-politike të kohës më të re. Sabile Keçmezi-Basha është anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve e cila është themeluar në vitin 2002, me seli në Luksemburg.

Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë të Kosovës dhe ka titullin e këshilltarit shkencor.


Gjer më tani ka botuar këta libra:

Botime shkencore:

1. Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.

2. Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013,

3. Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012,

4. Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik,

Prishtinë, 2012

5. Monografia "Gjilani me rrethin" (bashkautorë), Gjilan 2012

6. Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (945-1999), 26 nëntor,

2012. Kuvendi Komunal-Gjilan

7. Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.

8. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa

Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor,

Prishtinë 2011.

9. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i

Lirisë; Përpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.

10. Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990”, Logos-A,

Shkup, Prishtinë , Tiranë , 2010.

11. Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I ”, Prishtinë , 2009,

12. Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003.

13. Lëvizja patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim) , Shkodër

1999.

14. Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë

1998.

15. Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966” (nga viti

1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë , 1987.



Botime letrare:



1. Këmisha e atdheut, (poezi), MKRS, Prishtinë, 2013

2. Metaforë iberike, (poezi), Prishtinë, LSHK, 2011

3. Kujtesën e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011

4. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinë, 2010

5. Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht, 2009

6. Nata pa kornizë (roman), Prishtinë, LSHK, 2008

7. Malli për Itakën (poezi), Prishtinë, LSHK, 2008

8. Hadi (dramë), Prishtinë, LSHK, 2005

9. Ëndrrat e trishta (poezi), Prishtinë, “Rilindja”, 2000

10. Kohë epileptike (poezi), Prishtinë, “Jeta e Re” , 1996

11. Dy lule ka mami (poezi), Prishtinë, “Pionieri”,1993

12. Nusja e gurtë (poezi), Prishtinë “Rilindja”, 1989

Erj.

Flori Bruqi

Në Itali, u vu në qarkullim një libër i ri, italisht, nga prof. Alfred Uçi-Akademik



Në kuadrin e kremtimit të 150-vjetorit të Unitetit të Italisë dhe 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, me nismën e Shoqatës “Lisi i Arbërit”, në Tiranë dhe Institutit studimor Me – Me, në Kozencë (Kalabri), për të mbështetur e përkrahur bashkëpunimin kuluror me italo-arbëreshët, u botuan në italisht librat:

1) “Il PASSATO PESA SUL PRESENTE”, i përgatitur nga Onorevole Mario Brunetti;

2) “DA UN SECOLO ALL’ALTRO-Cento anni della proclamazione di indipendenza dell’Albania (Nga një shekul,l në tjetrin:100 vite nga shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, të para me syrin e një protagonisti), me autor prof. Alfred Uçin-Akademik dhe me Parathënien e Mario Brunettit.

Libri i prof. A Uçit është në gjuhën italiane dhe përbëhet nga “esse”, të ndara në tri pjesë:

I. Estetika dhe letërsia;

II. Nyja të historisë së Shqipërisë;

III. Esse: filozofike-sociale-politike.


(Shkrimin e dërgoi për publikim, prof. Murat Gecaj)

Entela Binjaku: Elvi Sidheri - ''Emigrantja''




Nga Entela Binjaku

Ai pëlqen Pablo Nerudën, njeh mirë 7 gjuhë të ndryshme, ekipi i tij i zemrës është Milani, i pëlqen shumë Roma është njohës shumë i mirë i historisë, mendon se “dashuria bën mirë gjithmonë”.

Kështu e njoh unë Elvi Sidherin, një ndër miqtë më të mirë të “Zemrës Shqiptare” dhe nga redaktorët më aktivë. Shkrimet e tij janë një dëshmi e informacionit të gjerë, aftësisë përpunuese të tij, reflektimeve të guximshme, humorit simpatik dhe të vërtetave shpotitëse.

Por romani i tij me titullin “Emigrantja” ishte një befasi e vërtetë! Dhe një emocion i bukur që të dhuron surpriza.. Një punim voluminoz, mbi 400 faqe, shkruar me kohë në mendjen e tij, por që prej disa ditësh kemi mundësinë të prezantohemi me të.

Sot jam e kënaqur që lajmin për botimin e romanit të Elvi Sidherit ta përcjell edhe për mijra lexuesit e zemrës shqiptare.

Me dëshirën e madhe për të ftuar të gjithë lexuesit t´i bashkohen leximit të këtij romani, dhe më urimin për një rrugë të gjatë dhe të mbarë Elvit në krijimtarinë e tij, i përcjell urimet më të mira edhe nga ana e redaksisë së revistës.

Më poshtë do të gjeni edhe një prezantim të shkurtër që Elvi ka përgatitur për lexuesit e tij të “Zemrës Shqiptare”.

Nuk mund të shkruaja më mirë se ai vetë.

“Është një libër që siç ndodh me çdokënd që merr përsipër të shkruajë diçka, posedon vetë shpirtin e autorit (timin) përbrenda dhe do dëshiroja që kjo gjë të përçohej edhe tek lexuesi eventualisht. Flet nëpërmjet personazheve, vendeve, situatave, njerëzve dhe ngjarjeve për përvoja unike sa edhe të kujtdo që ka provuar emigrimin pas viteve 90-të, një fenomen i cili ka shenjuar zhvillimin psiko-social-ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve, por që për "habi" të veçantë nuk përmendet nga askush, sikur fare të mos kishte ndodhur realisht, sikur 1 milion e gjysëm shqiptarë mos të kishin emigruar nëpër Europë e botë, 800 mijë prej tyre në jug të vendit tonë,pra në Greqi. ...Dhe sikur jeta dhe kontributi i tyre t'ia vlente të përmendej vetëm për kontrabandistë, krim të organizuar apo për votat e zgjedhjeve, për lekët që çojnë rregullisht pranë familjeve të tyre dhe ekonomisë së vendit dhe për festa, Pashkë, Vit i Ri e Krishtlindje kur vijnë dhe i vonojnë kufinjve. Të tjerat po ua lë juve t'i zbuloni".

Femija i peste


Femija i peste, Doris Lessing
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.


Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.

Në fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë.

Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

"Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh."



"Doris Lessing mund të marrë çfarëdo gjinie – në këtë rast, si një ngjarje horror – e rivendos atë në mënyrë brilante. fëmija i pestë është dramatik dhe i paharrueshëm, duke u luajtur si të qe një prej frikave më të hershme."



"Fuqia e Doriss Lessing për të robëruar dhe bindur është e dukshme qysh në krye... fëmija i pestë është një libër që të çon rrëqethje në shpinë, por dhe diçka që nuk mund ta lësh pa e çuar deri në fund."


Flori Bruqi

Zera nga burime te nxehta


Zera nga burime te nxehta, Sabri Godo
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepra që janë shkruar pa pasur në krahun e majtë "rregulloren" e realizmit socialist, me heroin pozitiv, partishmërinë, tendenciozitetin klasor e të tjera.



Dhe kjo sepse ka ekzistuar një letërsi e së vërtetës, thjesht realiste dhe pa bishtra të tjera, një letërsi e të vërtetave të historisë, të luftës e madje edhe të aktualitetit. Është në nderin e studiuesve dhe të botuesve që të shpluhurosin vlerat e fjetura që ta kthejnë fytyrën edhe ndaj tyre. "Zëra nga burime të nxehta" e Godos e pohojnë këtë kërkesë më së miri.


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...