2019-01-25

Një shkrim sa studioz po aq edhe intelektual

    
Fotografia e Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha 


Një shkrim sa studioz po aq edhe intelektual.Dihet botrisht se gazetaria është treni i gënjeshtrave. 

Ne nuk kemi vlerësues të kualifikuar për krijimet letrare sepse nuk kemi gazeta që i paguajnë atë vlerësime një honorar simbolik. 

Neve na ke mbetur t'i botojmë veprat tona pa kurrfarë kritike, vlerësimi sepse nuk ka se kush me të vlerësua.

Një krijues i mirëfilltë është në krizë morale dhe ekonomike. 

Shkruaj sa të duash dhe askush nuk të vlerëson, mbase edhe të përqesh pas shpine sepse nuk ka guxim qytetar të të thotë dy fjalë të sinqerta në fytyrë. 

Ne duke u nisur prej meje kemi dalë me nga një ose dy përkthime në gjuhë të huaj.

Kush doli me i vlerësua ato përkthime a kanë vlerë apo janë v etëm mashtrime .

Neve na ka mbetur vetëm të kakarisim, lavdërohemi, e promovojmë një libër që nuk dimë se si ta promovojmë në një gjuhë të huaj.

Kanë dalur , ose më mirë me thënë kanë mbirë nga dheu disa matrapazë  ,që  i mashtrojnë të tjerët.

 E vetmja udhë i ka mbetur shkrimtarit të sotëm t'i shëmbëllej pulës e të kakaris nëpër qytet si pula kur bënë një vezë...

Mjerisht  kështu është një  humori i zi që na ka mbështjellë në shpirtin tonë krijues.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html

Roli i medies në vlerësimin dhe përhapjen e shkrimeve sipas Flori Bruqi


Fotografia e Helena Grillo

Shkruan Prof.Dr.Helena Grillo

<helenagrillo@yahoo.com>

Roli i medies së shkruar e televizive ka ardhur gjithnjë e në rritje në nxitje tëpolemikave e diskutimeve politike, biznesi, arti, kulture etj duke ridimensionuar lidhjet ekontributin e medies në zhvillimin e përhapjen për audiencën/publikun.

 Zhvillimetpostkomuniste domosdoshmërisht do të ndryshonin parimet e lidhjet e medies me këto fushaduke përftuar medie të lira, demokratike e të pacensuruara, të cilat do të ishin tribuna evlerave të vërteta të potencialeve njerëzore.

 Raportin midis medieve dhe shkrimtarit e trajtonmes një vëzhgimi të thelluar dhe analize përqasëse-krahasuese në boshtin kohor autori FloriBruqi, kontributi i të cilit në fushën e letrave është tejet i vyer.

Shkrimi “Shkrimtari dhe media” i autorit Flori Bruqi pasqyron një panoramë të plotëtë shqetësimeve dhe problematikave të shumta që has procesi letrar në tërësi. 

Pas realizimit tëprocesit krijues nga autori, vepra kalon në realizime artistike , të cilat përjetohen estetikisht.

Këtë rrugë të kalimit të veprës, nga autori te lexuesi ka përshkruar mes analizës F. Bruqi nëtrajtesën e tij, si dhe procesin e vlerësimit dhe mekanizmave, apo “kritereve vlerësuese” tëveprave letrare. Eshtë e pritshme dhe e kuptueshme që historikisht të kenë ndryshuar dheevoluar kriteret e vlerësimit, kjo vartësisht nga të kuptuarit e veprave. 

Mbështetur në këtë Bruqi argumenton qasjen ideologjike të “kritikës letrare” në sistemin monist dhe mbështetetplotësisht në vlerësime objektive të veprave duke polemizuar mbi llojin e qasjes, të cilën equan dhe “vlerësim”.

Zhvillimet shoqërore e teknologjike sjellin dhe ndryshime të rrugëve tëkalimit e përhapjes së veprës artistike e letrare. Autori liston me kujdes emisionet në mediadhe disa të përmuajshme, të cilat kanë rubrika të vecanta mbi librin.

 Flori Bruqi ka ndërtur nëpunim portretin e gazetarit kulturor, të cilit i atribuon dhe ndikimin apo orientimin e përpiktëmbi lexuesin e veprës letrare apo artistike. 

Kriteret bazë të këtij gazetari kulturor për Bruqinjanë: ndershmëria, asnjanësia politike, kulturdashës, të njëanshëm, të drejtpërdrejtë e mbigjithcka mbrojtës të vlerave e jo “lojtarë” a “lojatarë” pushtetarësh a partish politike.

Bruqi konstaton se procesi i vlerësimit të veprës letrare së brendshmi është bjerrë,ekziston një proces i jashtëm, që nxit diskutimin, thashethemet apo fakte të rëndomta të jetëssë krijuesit/ autorit...

Është e pritshme një krizë e përhapjes dhe vlerësimit të veprës letrare, sipasojë autori konstaton se media nuk është institucion vlerësimi e certifikimi i cilësisë. 

Si hulumtues dhe vlerësues i shkrimeve shqipe F. Bruqi ka besim në vlerat e letërsisë shqipe, kukriter i vetëm dhe i domosdoshëm universal mbeten vlerat e trajtuara vetëm brenda procesitletrar, nga gazetarë kulturor e medie të mirfillta të paanshme dhe objektive.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html


Vlorë, 24 janar 2019.


Kur politikën e bëjnë yjet e kinemasë


Nga Paul Dallison

Yjet e kinemasë, janë shpesh të gatshëm të bëhen pjesë e politikës. Në SHBA, ata kanë pasur sukses të madh: Arnold Shvarceneger kaloi nga filmi “Terminatori” tek posti i guvernatorit, Klint Istud ndërroi “Dirty Harry” me postin e kryebashkiakut të Karmelit.


Featured Image


Ndërsa Duejn Xhonson e ka përjashtuar veten nga gara presidenciale e vitit 2020, vetëm pse është i zënë. Të tjerët nuk shkojnë aq larg, por u pëlqejnë të mbështesin publikisht politikanët, ose i orientojnë fansat mbi bindjet e tyre politike. Ja disa nga shembujt më të spikatur:

Çak Noris

Ylli amerikan i filmave si “Way of the dragon” dhe “Walker, Ranger Texas” është bërë mik me kryeministrin hungarez Viktor Orban, yllin e “Asnjë i huaj në vend” dhe “Mbyllni shpejt kufirin!”. Dy miqtë u takuan në Budapest muajin e kaluar, gjatë të cilit Orban e përshkroi veten si “një luftëtar të rrugës, nuk jam nga elita”.

Orban i tha gjithashtu amerikanëve, se “90 përqind e komenteve të tyre janë negative… liberalët më urrejnë”. “Ju jeni si Trump”- i tha Noris. Orbani u përgjigj me një gëzim të dukshëm. Të dy burrat, pastaj shkuan të shohin stërvistjen e njësisë hungareze anti-terrorizëm, teksa në fund Noris tha:”Kam parë trajnime në të gjithë botën, dhe kjo është më e mira”.

Stiven Sigëll

Ylli i filmave aksion – si “Mbi ligjin”, “Një njeri i rrezikshëm” dhe “Jashtë mundësive” – punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin, ylli i të njëjtave “filma” që realizon në Rusi. Pas një rënie në karrierën e tij, Sigëll nisi të merrej me muzikën bluz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të këtij viti, aktorit iu dha një rol të ri, si “përfaqësuesi i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi.

Ministria e Jashtme ruse, tha se misioni i Sigëll do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”, çka tingëllon tamam si ajo që po bën aktualisht Donald Trumpi. Aktori, gjyshja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016.

Zhan Klod Van Dam

Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, që ka luajtur në filmin “Në ferr”, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh muskulozi nga Brukseli, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndjenja është e ndërsjellë. Trump tha në një inervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij.

Pamela Anderson

Anderson nuk ishte i njohur për bindjet e saj politike, kur luante në serialin e famshëm “Bayëatch”, ndërsa po e bën këtë tani. Ajo është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:”Jam e sigurt se mund të kisha negociuar kushte më të mira, se sa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Mishel Barnier dhe politikën franceze. Zoti Melenshon për president“- shkroi Anderson në faqen e saj të internetit përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, duke ofruar mbështetjen e saj për ekstremistin e majtë Zhan Lyk Melenshon.

Ajo mbështeti gjithashtu lëvizjen katalonjase për pavarësi në Spanjë, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshkruar qeverinë spanjolle si ”krejtësisht idioteske”. Dhe e gjithë Evropa, duhet të shqetësohet nga “rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali”- paralajmëroi ajo.

Ajo ka sulmuar edhe Tereza Mej, si ”kyeministrja më e keqe në histori”. “Tereza Mej përfaqëson një lloj fitoreje si ajo e Pirros. Ajo nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Ajo nuk kujdeset për drejtësinë apo paqen”- shkroi Anderson, si pjesë e një lutjeje të apasionuar për të liruar themeluesin e ËikiLeaks, Xhulian Asanzh, nga kërcënimi i ndjekjes penale, dhe më të cilin ka një lidhje romantike.

Shon Koneri

Xhejms Bondi i dytë më i mirë i serialit të famshëm, është prej kohës një nacionalist skocez. Por nuk doli në skenë, deri para referendumit të 2014 mbi pavarësinë. Ka pasur spekulime se aktori, do të fluturonte nga Bahamasi drejt Skocisë për të bërë një ndërhyrje morale për rritjen e kampit pro pavarësisë. Por vëllai i tij Neil tha:”Shon mund të jetë në vend për arsye tatimore, kështu që unë e di se ai ka ndërmend t’i përdorë me mençuri ato ditë”.

Majkëll Kein

Jo thjesht një yll i filmit aksion, por edhe një fitues i dy çmimeve Oskar, Kein – i cili ka luajtur në filma si “Get Carter”, “Zulu” dhe “Italian Job” – është një mbështetës i fortë i Brexit, ndoshta i pavetëdijshëm, që pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, nuk do të ketë më mundësi të nisë me guxim një dërgesë prej ari nga Torino pa dokumente zyrtare . Ai i tha BBC në tetor:”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të isha një artizan i varfër i fatit tim, sesa të kisha dikë që nuk e di nëse më bën të pasur, duke e mbështetur atë”.

Brizhit Bardo

Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëve të Verdhë, të cilat kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emanuel Makron të pranonte me një përulje publike të turpshme, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin. Bardo nuk është e panjohur për aktivizmin publik dhe polemikat.

Në kundërshtim me atë që ajo e sheh si mizori të mënyrës së vrasjes së kafshëve, ajo ka bërë komente të shumta anti-myslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 1997-2008, ajo është përballur 5 hetë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Makronin “sy-akullt”, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Parazitët e letërsisë

Fotografia e profilit të Ag Apolloni
AG APOLLONI

Në relacion me artin, kritika ka karakter aposteriori. Si e tillë, ajo nuk mund t’i prijë artit, por mund ta përcjellë atë. Arti është mbreti, kritika është shpura e tij
Me lindjen e letërsisë ka lindur edhe nevoja për të folur për të. Dëshira për ta shpjeguar procesin e krijimit, ka sjellë tekstet shpjeguese dhe komentuese që njihen me emrin e përbashkët: kritikë. Fjala “kritikë” në greqishten e vjetër kishte kuptimin e “aftësisë për të gjykuar”, prandaj edhe ai që gjykonte (kritiku) konsiderohej, ashtu siç konsiderohet edhe sot: njeri kompetent për të gjykuar. Nëse përjashtojmë përgjithësimet teorike të Platonit (“Joni”, Republika” dhe “Kratili”), si kritik i parë në Evropë mund të konsiderohet Aristoteli me “Poetikën” (kritikë mbi tragjedinë), ndërsa në Azi si prijatar i kritikës mund të merret Bharata Muni me “Natya Shastra” (kritikë mbi teatrin). Përafërsisht në të njëjtën kohë, Aristoteli dhe Bharata Muni kodifikuan tekstet teatrore dhe potencuan funksionet e tyre (“katarsis” dhe “rasa”). Pas tyre, në Perëndim dhe në Lindje, kritika u zhvillua dhe u nda në shumë degë, derisa në shekullin njëzet pati një vërshimë të shkollave kritike: formalizmi, Humanizmi i Ri, Kritika e Re, psikanaliza, hermeneutika, kritika receptive, strukturalizmi, dekonstruksioni, kritika postkolonialiste, Historicizmi i Ri, kritika pragmatike, kritika ekscentrike (kritika LGBT), ekokritika etj.

Kritika zakonisht ka bërë punën e vet të natyrshme: ka përcjellë letërsinë. Vetëm kritika dogmatike (socrealiste) ka tentuar të ketë karakter apriori ndaj letërsisë, prandaj edhe ka dështuar bashkë me letërsinë që e ka prodhuar.

Kritika shqiptare

Natyrisht, në studimet letrare shqipe, që nuk datojnë para shekullit njëzet, nuk i hasim të gjitha shkollat kritike të lartpërmendura, madje mirëfilli nuk e hasim asnjë shkollë kritike. Kritika shqiptare, ndikimin më të madh e ka nga pozitivizmi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, parimeve të të cilit u janë përmbajtur, kush më shumë e kush më pak, të gjithë kritikët shqiptarë. Mirëpo, herë pas here ata janë ndikuar edhe nga shkolla të tjera, si: formalizmi, psikanaliza, strukturalizmi, kritika receptive, kritika e variantit dhe kritika pragmatike.

Edhe pse në kritikën shqiptare nuk e kemi asnjë kritik të vetëm që lidhet vetëm me një shkollë kritike, si themelues të kritikës mund të konsiderohen: Konica, Noli e Kuteli me shkrimet e tyre të shkapërderdhura nëpër periodikë, apo me parathënie librash; konsolidues: Qosja, Rugova e Hamiti, disa nga veprat e të cilëve janë kontribute kapitale të kritikës; atentatorë: Dh. Shuteriqi, K. Bihiku, R. Brahimi, D. Shapllo, K. Velça, të cilët, në vend se ta përcjellin, u përpoqën ta udhëheqin letërsinë; përfaqësues: Arshi Pipa, i cili me veprat e tij, shqip e anglisht, paraqet shembullin më të mirë të kritikut, aq sa pranë tij të gjithë kritikët shqiptarë duken si nxënës. Fatkeqësisht, për shkak se kritika e Pipës është shkruar kryesisht jashtë Shqipërisë dhe në gjuhën angleze, ai ende nuk është ulur në fronin që i takon. Kritika e tij është një gërshetim i kritikës evropiane (italiane, franceze, gjermane, angleze) me atë amerikane. Aty, pos të tjerash, gjejmë për herë të parë edhe kritikën e variantit, sigurisht nën ndikimin e Gianfranco Continit.

Nga letërsia te metakritika



Duke u nisur nga botimet e dekadës së fundit, mund të konsatohet se letrarët shqiptarë më shumë preferojnë ta studiojnë letërsinë sesa ta krijojnë atë. Këtë shembull e japin të gjithë ata që tash për tash janë më aktivë në jetën kulturore, duke u imponuar në radhë të parë me ese, recensione e kritika letrare, qoftë me libra të veçantë, qoftë me tekste nëpër gazeta dhe revista letrare. Shumë më pak janë shkrimtarët që merren intensivisht me shkrime fiksionale.

Gjithsesi, duhet pasur parasysh që letërsia postdiktatoriale shqiptare dhe kosovare është letërsi që po e krijon identitetin e vet me vështirësi, duke u munduar që herë pas here të sjellë risi nga modelet botërore, të hapet ndaj jetës dhe ndaj veprave të huaja. Kjo është një meritë e kësaj letërsie, ndërsa dobësi e saj është botimi i rrallë i romanit (me vlerë) dhe dominimi i letërsisë metatekstuale (kritikës). Në shekullin e ri, shumë flitet për letërsinë e pak bëhet letërsi. E, çka është edhe më keq, edhe ajo letërsi metatekstuale shpesh është rob i teorive të tejkaluara, si: pozitivizmi, formalizmi dhe strukturalizmi, metoda këto që po e kryqëzojnë letërsinë.

Letërsia shqipe pothuajse është kthyer nga letërsi fiksionale në letërsi metatekstuale (kritike), ndërsa dominimi i metatekstualitetit mund ta kthejë atë në metakritikë (kritikë mbi kritikën). Një “zhvillim” i tillë mund ta kthejë mbrapsht letërsinë, mund t’i injorojë krijuesit dhe mund t’i shtojë parazitët.

Hermeneutika dhe erotika

“Ai që nuk mund të bëhet artist, bëhet kritik”, ka thënë Gustav Flaubert. “Kritika është hakmarrja e intelektualit ndaj artit”, ka shtuar Susan Sontag. Megjithatë, shkrimtarë dhe studiues të tjerë mundohen të mos jenë kaq kategorikë në relacionin kritikë – art. Kështu, ata e shohin kritikun si person që flet me kompetencë për artin (letërsinë). Kritiku konsiderohet si një ndërmjetës mes librit dhe lexuesit. Ai herë pretendon ta orientojë lexuesin, herë sugjeron një alternativë leximi.

Në kritikën shqiptare, Konica në mënyrë arbitrare ia ka bërë të qartë lexuesit që letërsia dhe patriotizmi nuk duhet të përzihen. Dikush që është patriot, s’është e thënë të jetë patjetër dhe shkrimtar i mirë: “Naim Benë si atdhetar e kam kurdoherë lëvduar dhe ngritur në qiell; si shkronjëtor s’qe gjë”. Duke e lëkundur nga piedestali shkrimtarin më të madh kombëtar, Faik Konica shokoi lexuesin e kohës së tij dhe ndikoi në formimin e vetëdijes letrare.

Në anën tjetër, Noli me kritikat e tij sociologjike, kërkonte që nëpërmjet veprave botërore të sulmonte politikën shqiptare. Ai nuk e shkruante parathënien për ta orientuar lexuesin drejt tekstit, por për ta udhëhequr atë në një kontekst tjetër socio-politik. Prandaj, kritika e tij është kritikë tendencioze.

Kuteli, edhe pse shpesh tregohej lirik në kritikë, zotëronte metodën formaliste, duke manifestuar në shkrimet e tij një kulturë të madhe gjuhësore dhe teoriko-letrare. Po ashtu, Çabej, edhe pse shkroi pak për letërsinë, krijoi konturat e përgjithshme të letërsisë nga fillimi deri te romantizmi. Kompetencat e tij nuk shkonin përtej kësaj periudhe.

Skënder Luarasi me shkrimin mbi letërsinë moderne në Shqipëri, krahas vlerësimeve objektive, është i pari që hetoi mundësinë e shterimit poetik të Lasgushit, hipotezë kjo që u vërtetua vite më vonë. Ndërsa, Krist Maloki është i pari që e vuri në dyshim vlerën poetike të Lasgushit.

Në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, kritika në Shqipëri u bë dogmatike, kurse në Kosovë u formuan individualitete, mes të cilëve edhe tre autoritete: Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova dhe Sabri Hamiti. Qosja kodifikoi romantizmin shqiptar dhe, duke kritikuar “Dasmën” e Kadaresë, hodhi poshtë realizmin socialist; Rugova vuri themelet e metakritikës (“Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”); Hamiti mbrojti me konsekuencë kritikën eseistike, që arsyeton subjektivitetin dhe nëpërmjet saj kodifikoi letërsinë nga Buzuku e këndej. Derisa dy të parët hoqën dorë nga kritika në vitet ’80, i treti u bë më aktiv dhe dominoi pas viteve ‘80.

Në shekullin e ri, në Shqipëri, pos ardhjes së kritikës së Arshi Pipës në shqip, nuk pati ndonjë risi, ndërsa në Kosovë risitë nuk munguan, por besimi në kompetencën e kritikut është zbehur.

Megjithatë, as ngecja, as zhvillimi i kritikës nuk e ndihmuan letërsinë, së cilës “më shumë se hermeneutika i duhet erotika e artit” (S. Sontag).



Letërsia e kërrusur

Në vitin 1967, John Barth shkroi manifestin e postmodernizmit, “Letërsia e shterimit”, të cilin shumë studiues e lexuan si tekst apokaliptik për letërsinë, si “vdekje të romanit”. Për ta shmangur këtë keqkuptim, më 1980 ai shkroi “Letërsinë e rimbushjes”, ku theksoi kombinatorikën si teknikë të domosdoshme që shpie drejt asaj që Derrida e quan “diskurs brikolar”.

Në letërsinë shqipe këto ese nuk kanë sjellë ndonjë shqetësim, apo ngushëllim. Letërsia shqipe nuk është as e shteruar, as e rimbushur. Ajo është letërsi e kërrusur, e kërrusur nga kritika, e cila për nga natyra është parazite.

Kritika sot, si edhe në kohët e lashta, bazohet mbi fiksionin, pra, ka status aposteriori. Ajo e ndjek krijimtarinë, por nuk e dikton. Si e tillë, nëpërmjet metodave të ndryshme, ajo përpiqet ta kuptojë atë me të cilën merret. Por nëse nuk krijohet letërsi, çfarë mund të synohet të kuptohet?

Letërsia shqipe, prandaj, është letërsi në rrezik. Nëse nga kurrizi i saj nuk largohen një grumbull parazitësh gjykues e paragjykues, apo nëse vazhdon shtimi i tyre dhe mungon ardhja e individualiteteve të letërsisë artistike, atëherë së shpejti do të kemi një letërsi pa kurriz, që do të jetë letërsia metafiksionale, e cila më shumë do të lexohet si nekrologji sesa si kritikë.

Jetëshkrimi i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa “Nderi i KombitJetëshkrimi i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa “Nderi i Kombit







Njëri prej shkrimtarëve më të shquar të Shqipërisë Jakov Xoxa (1923 – 1979) lindi më 13 prill të vitit 1923 në qytetin e Fierit. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes e më pas në Vlorë, Kavajë e Berat. I ati ka qenë nëpunës i thjeshtë e më vonë magazinier në kriporen e Vlorës e të Kavajës. Jakovi i vogël, për arsye ekonomike detyrohet të punojë si çirak në familjen e Pilo Papës, dhe në farmacinë e vogël të qytetit. Arsimin e mesëm e kreu pjesërisht në liceun e Korçës, pjesërisht në Elbasan dhe e përfundon mbas çlirimit të vendit.


Gjatë LANÇ-it, merr pjesë aktive në formacionet e brigadave partizane. Fill mbas çlirimit, punon gazetar në organin lokal të Vlorës “Përpjekja e rinisë”. Në dhjetor 1947 dërgohet për studime në Jugosllavi por i ndërpret një vit më vonë, me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vëndeve. Pas kësaj i rifillon ato përsëri në Sofie në fakultetin Juridik, të cilin e ndërron dhe vazhdon po aty studimet për gjuhë-letërsi frënge. Kur kthehet në atdhe, fillon punën në Institutin e shkencave. Në vitin 1953 është redaktor në gazetat “Tribuna e letrarëve të rinj” dhe “Zëri i rinisë”. Në vitin 1957 emërohet pedagog në Universitetine Tiranës për lëndën e teorisë së letërsisë.



Me krijimtari letrare Jakovi është marrë në moshë fare të re. Poezitë e para i ka botuar në vitin 1941, gjithmonë duke i konsultuar ato me dy miqtë e tij, dëshmorët, Janaq Kilica dhe Andon Xoxa. Ndërsa prozën e parë, tregimin “I urituri”, e ka botuar në gazetën lokale të Vlorës “Përpjekja e rinisë”, në fillim të vitit 1945. Po në këtë gazetë u shfaq edhe talenti i tij i spikatur, duke rënë në sy edhe tek shkrimtarët e njohur të kohës, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi e Fatmir Gjata, të cilët e inkurajuan atë në rrugën e nisur të krijimtarisë letrare.
Në shtypin periodik të kohës, nga viti 1945 deri në vitin 1979, Jakov Xoxa ka botuar 38 shkrime letrare. Nga viti 1952 deri në vitin 1977 ka botuar 17 shkrime për probleme të letërsisë dhe artit, 2 shkrime për probleme të letërsisë së huaj dhe 8 shkrime të botuar në shtypin e Kosovës nga viti 1970 deri në vitin 1971.


Në planet e tij krijuese Jakov Xoxa kishte si mendim të shkruante edhe dy romane të tjerë një me temë nga lufta me titull “Dielli lind nga malet” dhe një me temë nga klasa punëtore e sektorit të naftës, titulluar “Gjaku i zi”.

Jakov Xoxa zë një vend të nderuar në panteonin e kulturës sonë kombëtare dhe, si i tillë, ç’do përvjetor i tij, evokon vlera të pashtershme të cilat burojnë nga tre kujtesa kryesore. Së pari nga kujtesa letrare, nga kujtesa popullore dhe nga kujtesa artistike figurative dhe studimore. Të treja këto forma janë të “ngopura” me imazhin e këtij prozatori të jashtëzakonshëm dhe tashmë rrezatojnë vazhdimisht vlerat e tij të shquara dhe të pashtershme.

Gërshetimi i këtyre kujtesave filloi me vdekjen e tij 30 vjet të shkuara. Atë ditë, në fjalën e lamtumirës, Dritëro Agolli, ish Kryetari i LSHASH të kësaj periudhe, u shpreh midis të tjerash se, “Letërsia shqipe humbi një nga shkrimtarët e saj më të shquar”. 25 vjet më vonë, sërisht Dritëro Agolli, në një përvjetor të Jakovit do të thoshte tekstualisht se, “Datëlindja e këtij burri do të festohet edhe pas 800 vjetësh”. Ky përcaktim hipotetik i një të madhi për të madhin, të kujton përjetësimin e të mëdhenjëve, në memorje të mëdha.

Në kujtesën kulturore, Jakovi mbetet pika e referimit të vazhdueshëm, nga nxënësit e shkollave, studentët, studiues të ndryshëm e deri në nivelet më të larta akademike. Bibliografija e tij, është mjaft e pasur me botime origjinale, me botime të të tjerëve për të, me referenca nga ai, me disertacione të mbrojtura me temë nga veprat e tij, për vlerat letrare, gjuhësore, historike dhe etnokulturore, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Nga viti 1957 deri në vitin 1979 në shtypin tonë janë botuar për Jakov Xoxën 35 shkrime kritike duke përfshirë gati gjithë emrat më të njohur të sajë si: K. Bihiku, R. Brahimi, J. Bulo, J. Buzali, F. Gjokaj, L. Berati, M. Gurakuqi, D. Shapllo, A. Kallulli, K. Velça, D. Siliqi etj. Ndërsa në shtypin e Kosovës janë botuar 10 shkrime kritike me autorë të ndryshëm si S. Fetiu, J. Raifi, R. Qosja, A. Vinca etj.

Kurse në nivelet e kujtesës popullore ai lidhet ngushtë me gjurmët e komunikimit të tij human dhe me dashurinë e pashtershme për vendlindjen e tij. Shumëkush e donte, sepse i donte. Me Jakovin ka ndodhur si në Bibël: Kush jep dashuri merr dashuri. Dhe Bibla e Jakovit ishte vendlindja e tij, Myzeqeja. Nëse mund të mendosh një Myzeqe pa Jakovin, nuk mund të mendosh një Jakov pa Myzeqe. Pikërisht kjo lidhje e bëri atë të jetoj i gjallë në “Lumin e vdekur” të kësaj fushe. Kur e pyetën në një intervistë në vitin 1965, me rastin e marrjes së “Çmimit të Republikës” se ç’po shkruante?, ai u përgjigj; ”Po, kam në dorë dhe në mend diçka por do të vete t’i shkruaj në vendin tim më të preferuar, në Myzeqe.”

Myzeqeja në penën e Jakov Xoxës është kthyer në një vend të shenjtëruar. Ai ka bërë për të përcaktimin më kuptimplot nga të gjitha penat shqiptare dhe të huaja që kan shkruar deri tani për këtë krahinë. Ai e ka quajtur atë, ”Punishten e baltës së perëndisë”.

Në vitin 1953 ai shoqëronte për një vizitë në Myzeqe, mikun e tij bullgar, shkrimtarin Ivan Burin. Bullgari çuditet kur pa qerret me dy rrota, përkundër gjithë vëndeve të tjera që i përdornin ato me 4 rrota. Në vend të përgjigjes, fshatari që takuan, ndali qerren dhe i tregoi legjendën e ardhur nga stërgjyshërit, se këtu, “Perëndia, përpara se të krijonte njeriun, ngriti magjen e saj të baltës, urdhëroi retë të mblidheshin nga ana e anës e të lëshojnë shiun litar gjemije, e pastaj përveshi krahët e ju vu punës të gatuajë brumin e robit. Që atëhere Myzeqeja mbeti magje balte”.

Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën “Teoria e letërsisë”.

Në një tjetër intervistë të vitit 1971 kur e pyesin përse e ka titulluar romanin e fundit “Juga e bardhë”, ai përsëri e lidh përgjigjen e tij me Myzeqenë. “Në Myzeqe, thotë, Jugë e bardhë i thonë erës përtëritëse, të ngrohtë e të ëmbël, që fryn në muajët mars – prill dhe që lulëzon natyrën”.


Jakov Xoxa, në kujtesën popullore kujtohet edhe për humorin e tij të hollë. Kur dikush e pyet për kompozicionin e romanit “Lumi i vdekur” ai përgjigjet se nuk është roman i tipit “Lum”. Ndërsa kur dikush e ka pyetur përse i bën romanet kaq të gjatë, Jakovi i thotë, “Është fatkeqësi familjare. Edhe dy djemtë që kam ashtu i kam bërë, të gjatë.”

Një kujtesë të fortë e të pashlyeshme, Jakovi e ka lënë tek letrarët e rinj. “Punën e tij si shkrimtar, ai nuk e kuptonte pa një angazhim të vazhdueshëm e serioz, për të ndihmuar nga afër talentet e reja”, kujton për të Prof. Dok. Jorgaqi. Në këtë aspekt ai mbahet nga shkrimtarët e rinj, bashkëkohës të tij si një shembull i paharruar dashurie dhe mirësie.

Për të vegjël Jakovi ka shkruar rrallë dhe një botim i tillë i cili duhet konsideruar i rrallë, është tregimi “Zogu Miseroku”, botuar në gazetën “Pionieri” më 14 prill 1965. Ky është bashkëpunimi i tij i parë me këtë gazetë pasi një kopje i dhurohet me një shënim përkushtimi nga kryeredaktori i saj Bekim Gaçe.

Nga Jakovi përdoren edhe thënie postulate të tipit të rubairave, të cilat kan ngelur të pashlyera në kujtesën e brezave, si: ”Të të ecësh nën një çadër, do të thot të duhesh pakëz”, “Një urë lidh dy brigje, një e puthur mbyll dy shtigje”, “ Të falë vonesën por jo harresën” etj.

Kujtesa artistike dhe studimore për Jakovin kap fushën e arteve figurative, kujtimeve, kumtesave në përvjetor, referimeve të shumta dhe monografitë. Deri tani i janë kushtuar atij 12 vepra arti, grafika, piktura e skulptura, punuar nga autorë të ndryshëm, si; Jakovi në studio, Jakovi mes kooperativistëve, Jakovi mes naftëtarëve, etj., punuar nga P. Lena, A. Cini, Sh. Ruçi etj, busti i vendosur në ambjentet e jashme të shkollës së muzikës, si dhe monografia “Vite që shkuan” me autor Kristaq Shtëmbarin.



Në tekstin e Historisë së Letërsisë Shqipe, të vitit 1974, “Lumi i vdekur” cilësohet “Një ndër veprat themelore të prozës sonë”. Llazar Siliqi dhe Jorgo Bulo e kan quajtur atë “Biograf i Myzeqesë”, Dalan Shapllo është shprehur se “Jakov Xoxa zë një vend të nderuar në letërsinë tonë… Emri dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara”. Ndërsa studiuesi kosovar Shaip Beqiri e quan veprën letrare të Jakov Xoxës, “Një lumë i gjallë që prore rrjedh nën ne.”

Me emrin e tij është pagëzuar shkolla e muzikës “Jakov Xoxa” dhe bulevardi “Jakov Xoxa” në Fier, në Lipjanë është krijuar klubi letrar “Jakov Xoxa”, kurse fotografija e tij mbahet e ekspozuar në të gjitha katedrat e institucioneve letrare midis figurave më të shquara të kulturës shqiptare. Jehona e veprës së tij, përfshihet gjerësisht edhe në botën e internetit.

Nëse një krahinë, krijon kulmet e saj kulturore, Jakov Xoxa është kulmi më i lartë që ka nxjerr deri më sot Myzeqeja jonë. Nëse një krahinë, prezantohet në botë nëpërmjet bijve të saj, Jakov Xoxa është biri i saj më i denjë e më përfaqësues. Pesha e tij detyruese është sa aktuale aq edhe perspektive, sa sociale aq edhe historike. Ky borxh i të gjallëve mbetet për t’u shlyer tek ngritja e dhomës së tij muzeore pran Muzeut Historik të qytetit, vendosja e pllakës në vendin e ish shtëpisë së tij dhe ngritja e shtatores së tij mu në qendër të qytetit, ashtu siç janë ngritur edhe shtatoret e sivëllezërve të tij pogradecar, Lasgushit dhe Kutelit.

BOTIME DHE VEPRA

Tituj të veprave:

1949 – boton përmbledhjen e parë titulluar “Novela”
1957 – boton dramën “Buçet Osumi”
1958 – boton përmbledhjen e dytë titulluar përsëri “Novela”
1961 – prezanton variantin e parë të romanit “Lumi i vdekur” në revistën “Nëntori”
1963 – përgatit tekstin mësimor universitar “Hyrje në shkencën e letërsisë”
1965 – bwn botimin e plotë të romanit “Lumi i vdekur”
1965 – përgatit tekstin mësimor “Teorija e letërsisë stilistike” (kurs teorik dhe praktik)
1969 – “Hyrje në shkencën e letërsisë” botohet në Prishtinë
1971 – boton romanin “Juga e bardhë 1 dhe 2”, roman
1971 – “Rilindja” në Prishtinë boton veprën e plotë të tij.
1972 – botohet “Bazat e teorisë së letërsisë”.
1972 – “Lumi i vdekur” botohet i përkthyer në italisht.
1974 – botohet në frëngjisht “Juga e bardhë”
1978 – romani “Juga e bardhë” botohet për herë të dytë në frëngjisht i paisur këtë herë edhe me një hyrje nga Jorgo Bulo.
1982 – “Lulja e kripës” botohet mbas vdekjes, ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.
ÇMIME
1965 – me romanin “Lumi i vdekur” autori ka fituar çmimin e Republikës.
1971 – me romanin “Juga e bardhë” fiton çmimin e parë në konkursin e shpallur me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut
12 nëntor 2003 – U bë dekorimi i tij “Nderi i Kombit” me propozimin nga “Ministria e Kulturës”, znj. Arta Dade.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.

Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

2019-01-24

Nga Flori Bruqi : Kryeministri i Kosovës ,zt. Ramush Haradinaj nuk është Fabrikë e Eurove !


MASHT dhe DKA,
 i kërkojnë SBASHK-ut të ndalin grevën

MASHT dhe DKA, i kërkojnë SBASHK-ut të ndalin grevën

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë.

Bytyqi i ka informuar drejtorët e DKA-ve për gjithë angazhimin që ka bërë MASHT-i, në mënyrë që të arrihet sa më parë një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje, e cila më së shumti po i dëmton nxënësi.

Imazh i ngjashëm

Gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

Në këtë takim u morën dy vendime:

I bëhet thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme;

U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje.


Imazh i ngjashëm

Nxënësit në shtëpi – mësimdhënësit në grevë


Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit para-universitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë për afër 2 javë nuk janë duke vijuar procesin mësimor si rrjedhojë e grevës së mësimdhënësve.


Rezultate imazhesh për greva e mesimdhenesve

Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre që ka të bëjë me rritjen e koeficientit të pagës.


Në bazë të Projektligjit aktual për pagat, në koeficientet nga 1.7 deri në 2.5, përfshihen përfaqësues të sistemit arsimit, bashkë me edukatorët e kopshteve deri te drejtorët e shkollave të mesme.





Kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe e Këshillit është ngritja e koeficientit për punonjësit e arsimit së paku 30 për qind.

Por, mosvijimi i procesit mësimor nga ekspertët e çështjeve të arsimit dhe përfaqësuesit e prindërve konsiderohet se do të sjellë pasoja të mëdha për nxënësit dhe gjithë procesin e arsimit në të ardhmen e afërt.

Imazh i ngjashëm

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi thotë për Radion Evropa e Lirë se dëmi më i madh nga kjo grevë është duke iu bërë pikërisht nxënësve.

Bytyqi thotë se të gjitha orët e humbura do të mund të kompensohen, por që gjithsesi, sipas tij, nuk do të kenë efektet e duhura.


“Brenga jonë që nga fillimi ka qenë që mos të humbet asnjë ditë mësimi pasi që do të jetë një dëm i madh për nxënësit tanë, kjo ishte edhe arsyeja që nuk u pajtuam me SBASHK-un që të fillojë greva. Me SBASHK-un ishim që të gjejmë alternativa dhe ishim në përkrahje të tyre që renditja e mësimdhënësve në renditjet e koeficientit në projektligjit për paga të ketë një vend meritor”.

Rezultate imazhesh për greva e mesimdhenesve


Sejmenet e partive politike dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj 2. Këtë film dot nuk mund ta shofin deri në përfundim të mandatit!!!

“Të gjitha zgjidhjet tjera mund të bëhen dhe duhet të bëhen në një kohë të caktuar, por dëmi që u bëhet nxënësve është i parikuperueshëm. Pavarësisht se ne mund t’i kompensojmë këto orë, mund të marrim një vendim që të gjitha orët e humbura të kompensohen, por nuk e ka efektin sikur tani të ishin mbajtur orët e rregullta të mësimit”, deklaron Bytyqi.

Ministri Bytyqi thotë se Qeveria ka reflektuar karshi kërkesave të SBASHK-ut, por deri më tani fatkeqësisht ata nuk kanë reflektuar. Ai shton se këmbëngulësia e SBASHK-ut për grevë po shkon në një drejtim që po dëmton shumë procesin mësimor.

Në anën tjetër, Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit thotë për Radion Evropa e Lirë se një grevë si kjo e arsimit pa një kohë të caktuar, mund të vërë në pikëpyetje përfundimin legal të vitit shkollor akademik 2018-2019.

Rezultate imazhesh për greva e mesimdhenesve


Sipas tij, nëse kjo grevë zgjatet atëherë bllokohet i tërë sistemi i edukimit dhe arsimit në Kosovë. Ai shton se pasojat e deritashme në arsim janë të pariparueshme.

“Nëse nga e hëna nuk fillon mësimi, atëherë ky vit shkollor duhet të shpallet si jo legjitim, sepse nuk mund të bëhet kompensimi i përmbajtjeve. Pasojat për nxënësit janë të mëdha. Nxënësit kanë qenë në pushime dimërore dhe menjëherë pas pushimit kanë hyrë në grevë, kështu që një pjesë e mirë e njësive mësimore të përvetësuara nga nxënësit, janë harruar dhe kjo është vështirë të përvetësohet”, vlerëson Hyseni.

Greva e punonjësve të arsimit në Kosovë ka filluara më 14 janar, kur pritej të niste gjysmë-vjetori i dytë në institucionet parauniversitare, pas pushimit dimëror.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshitaj, thotë  se greva është bërë tani një shqetësim, pasi që mund të fillojë edhe java e tretë dhe ajo të mos ndërpritet.

“Nxënësit janë duke humbur shumë, dëmet janë të mëdha. Dëshira dhe vullneti i nxënësve për të mësuar është zbehur dukshëm. Zëvendësimi i orëve, nëse bëhet, parqet ngarkesë tjetër të re për aftësitë e tyre psikike. Dëmin tjetër që do të pësojnë nxënësit, është që gjatë vlerësimit të performancës së tyre do të marrin nota më të dobëta, ose do të jetë një vlerësim jo real pasi që për një kohë të shkurtër do të mësojnë shumë njësi mësimore dhe do të vlerësohen për të gjitha ato njësi”, thotë Reshitaj.

Imazh i ngjashëm


Rrenë e madhe:Qëllimi yt është rrëzimi i Qeverisë Haradinaj 2.

Në Kosovë, sipas ish-nënkryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Drgusha, nuk ka pasur ndonjëherë një grevë në arsim që ka zgjatur kaq shumë.

Ai thotë  se kërkesat e mësimdhënësve janë legjitime, por që greva nuk do të duhej të zhvillohej. Sipas tij, derisa Këshilli i prindërve dhe i nxënësve janë kundër kësaj greve, SBASHK-u duhet ta ketë parasysh këtë.

“Një vendim i tillë për grevë dhe një kohëzgjatje nuk është vendim i peshuar dhe matur mirë, po ashtu edhe momentumi kohor nuk është i pajtueshëm me këtë vendim. Sindikata e arsimit është dashur që me dialog të kyçet në punën e projektligjit për paga deri në fuqizimin e tij. Apeloj te ish-kolegët që të ulen dhe të kenë parasysh shumë parametra të tjerë që mund të dalin nga kjo grevë dhe që të vazhdojnë mësimin pasi që këtu po pëson ai që ka më së paku faj e ai është nxënësi”, thotë Dragusha.

Në anën tjetër, SBASHK-u ka ritheksuar se greva nuk do të ndërpritet pa realizmin e kërkesave të tyre.

Projektligji për pagat pritet që të procedohet në Kuvendin e Kosovës më 31 janar së bashku me Projektligjin për buxhetin 2019.


Profesori universitar, Sejdi Rexhepi ka shpjeguar projektligjin për pagat. Ai thotë se premtimi i Qeverisë për mësimdhënësit është masë e përkohshme.

Projektligji për pagat i cili parasheh nivelizimin e pagave në Kosovë, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha, pasojë e të cilave është organizimi i grevës në disa sektorë. Mirëpo, për mësimdhënësit qeveria pati një ofertë, një ngritje pagash, por këta të fundit nuk e pranuan.



Sipas profesorit të ekonomisë Sejdi Rexhepi, kjo ofertë nuk është pranuar për shkak se është e përkohshme.

Sipas tij, pas një viti do të mund të ketë përsëri një situatë të njëjtë.

“Mësimdhënësit nuk pranojnë një rritje të përkohshme të pagave. Një dispozitë e këtij projekt ligji thotë se të gjithë ata që marrin një pagë më të madhe se ajo që është e përcaktuar me koeficient, do të vazhdojë vetëm një vit, dhe pas një viti ajo pagë do të harmonizohet me koeficientin ekzistues”, shprehet për RTV Dukagjinin Sejdi Rexhepi.



Sipas Rexhepit, deri në 200 euro mund të zvogëlohen të ardhurat e mësimdhënësve me projektligjin për pagat, që i bie se nëse një arsimtar në shkollën fillore ka marrë pagë 477 euro, do të marrë pagën 377 euro.

“Sipas disa kalkulime që i kemi bërë, një profesori të rregullt do t’i ulet paga për 100 euro, kurse varësisht nga titulli akademik, pagat do të ulen deri në 200 euro. Profesorët e shkollave të mesme do t’u ulet paga rreth 100 euro. Një kalkulim të ngjashëm e kam bërë edhe vet. Pra nga pagat ekzistuese me ato që parashikohen me koeficient”, shtoi më tej Sejdi Rexhepi.

Rezultate imazhesh për greva e mesimdhenesve

Kryeministri i Kosovës ,zt. Ramush Haradinaj nuk është Fabrikë e Eurove !

Institucionet arsimore publike në Kosovës kanë hyrë në javën e dytë të grevës, për arsye se Projektligji i pagave i ka graduar në shkallën më të ulët, sesa kërkojnë mësimdhënësit.

Sipas Projektligjit për pagat, paga më e ulët është ajo e mësimdhënësit në institucionet parashkollore, që e ka koeficientin 1.9, që i bie 454 euro.


Ndërkaq paga më e lartë është e profesorit të rregullt universitar, me 1,481 euro. E profesorit të asocuar 1,242 euro. Profesorit asistent është 1,195 euro. E ligjëruesit universitar me koeficient 4.5, 1 mijë e 75 euro. E mësimdhënësit në shkollat e mesme 549 euro, e mësimdhënësit në shkollën fillore 478 euro. Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore 597 euro, ndërsa i zëvendës drejtorit 549 euro.

Koeficienti më i lartë i mësimdhënësve në shkolla është 2.3, apo paga e mësimdhënësit në shkollën e mesme.





Mirëpo mësimdhënësit nuk po pajtohen me këta koeficient dhe me këto paga. Ata kërkojnë 30% të ngritjes së koeficientit. Që i bie se profesori i rregullt në universitet me koeficient 7.2 të marrë pagë 1 mijë e 720 euro, ai i asocuar me koeficient 6.2 pagë 1, 481 euro, ndërsa profesor asistentët me koeficient 6, pagë 1, 434.

Mësimdhënësit në shkolla të mesme, drejtori e zëvendës drejtori i bie të kenë pagë 788 euro me koeficientin 3.3, ndërsa mësimdhënësit në shkollën fillore 621 euro pagë, si dhe ata në institucionet parashkollore 693 euro.




Si do të ishin pagat e mësimdhënësve, nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut, për ngritje të koeficientit me 30%

Mirëpo për këtë shumë, Qeveria është deklaruar se nuk ka mundësi buxhetore t’a mbuloj. Më pas Kryeministri u kishte ofruar një ngritje të lehtë pagash, por që këta të fundit nuk e pranuan, duke konsideruar ofenduese për fushën e arsimit.

Oferta e Kryeministrit ishte që për 5 mijë mësimdhënësit në shkollat e mesme të kishte nga 74 euro më shumë në muaj. Për afro 15 mijë mësimdhënës në arsimin fillorë nga 46 euro më shumë në muaj. Si dhe për 912 mësimdhënës në arsimin parashkollor e 125 mësimdhënës në shkollat speciale nga 49 euro më shumë në muaj. Në total i bie 20 milionë euro të ndara nga Qeveria për arsimin.


Lëvizja Vetëvendosje : 
 Nuk ka para për Ligjin e Pagave, ministri  i financave 
Bedri Hamza të tregojë ku do t’i marrë ato


Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të punonjësve shëndetësorë, pasi konsideron se këta të fundit u mashtruan nga Qeveria për rritje të pagave, kur sipas Vetëvendosjes dihet se kjo e fundit nuk mund të zbatojë ligjin.


Rezultate imazhesh për greva e mesimdhenesve



"Guverneri " i ardhshëm në....?

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha në një konferencë për media se ishte vendimi i njëanshëm për rritjen e pagave të qeveritarëve, që nxiti grevat e kirurgëve, grevën në arsim dhe atë të minatorëve.


Sipas saj, është e rrugës që ministri i Financave, Bedri Hamza, të dalë dhe të tregojë se ku do t’i marrë mjetet për të mbuluar pagat.

“Ne këtu para qytetarëve të Kosovës me përgjegjësi të plotë themi që projektligji për paga është e pamundur, nëse miratohet në Kuvend këtë vit, që të zbatohet brenda këtij viti, sepse nuk ka buxhet të paraparë për këtë ligj. Ftoj në emër të Qeverisë ministrin e Financave që të del atë ditë në seancë dhe para publikut të gjerë që do ta përcjellë seancën, të deklarojë ku do t’i merr mjetet për zbatimin e ligjit për paga sepse këto mjete nuk i kanë paraparë në projektligjin për pagat. Ky është mashtrim për të cilin ka kaq pakënaqësi në shtetin tonë”, tha ajo.

Duke e quajtur të pavolitshme situatën në të cilën ndodhet shëndetësia, Kollçaku u shpreh se Qeveria duhet të takohet për të biseduar me mjekët.

Sipas saj, grevës së kirurgëve, sot i janë bashkuar edhe mjekë të tjerë, përfshirë Ortopedinë, para-klinikat dhe Spitalin e Ferizajt.

“Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligim i jonë si deputetë të Parlamentit të Republikës të Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë. Pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët, i vuajnë pacientët të cilët i drejtohen Klinikës Universitare dhe aty tashmë mbi 1 mijë operacione janë anuluar, ambulancat specialistike nuk punojnë dhe siç e dini po trajtohen vetëm rastet urgjente. Ne me përgjegjësi të plotë themi se nuk është faji për këtë që po ndodhë i mjekëve. Pikërisht është faji i kësaj Qeverie, e cila menjëherë pas marrjes së mandatit, vendimin e parë të rëndësishëm ishte rritja e njëanshme e pagave për vete”, u shpreh ajo.

Kollçaku tha se një diferencë kaq e madhe e pagave të larta të qeveritarëve me mjekët dhe punonjësit tjerë, është papërgjegjësi e plotë.


Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, shprehë shqetësimet lidhur me pagesën e koeficientit të pagave për punëtorët e këtij institucioni.

Sindikalistët përmes një njoftimi, kërkojnë nga institucionet vendore që të merren masa për rritjen e koeficientit të pagesës në Projektligjin e Pagave.


“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës”, thuhet në njoftimin e sindikalistëve, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes kësaj komunikate shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se një kërkesë e tillë legjitime duhet të merret parasysh, bazuar në faktin se kontributi i Doganës është jetik për vendin, ku përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit (mbi 70% e buxhetit mblidhet nga Dogana), Dogana luan rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit duke luftuar dhe parandaluar veprat e kundërligjshme që cenojnë sigurinë e vendit dhe shoqërinë në përgjithësi.

Andaj, diferencat e krijuara mes koeficienteve të pagesës së pagave për pozita të njëjta apo të përafërta të punës brenda sektorit publik, kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar dhe të anashkaluar. Ndaj, SPDK bënë thirrje që sa më shpejtë çështja e adresuar të zgjidhet në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal.





Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se nuk do tërhiqet nga kërkesa e tij për të angazhuar mësimdhënës vullnetarë në komunën që ai drejton, nëse nuk ndërpritet greva e thirrur nga SBASHK-u.

Bahtiri, në “Dossier D“ me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se mësimdhënësit janë përfshirë në politikë me grevën që po bëhet në arsim.


“Më së paku është dashur të ketë politikë në arsim”.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se ai do të pret edhe këtë javë dhe nëse nuk ka ndërprerje të grevës nxënësit nuk do të mbesin jashtë shkollës.

“Ne do të presim edhe këtë javë, nëse nuk ka ndonjë zgjidhje do të mbaj premtimin e dhënë [angazhimin e mësuesve vullnetarë]. Nxënësit e Mitrovicës nuk do të mbesin jashtë bankave të shkollës. Unë mendoj se mbi 50 % e mësimdhënësve të Mitrovicës përkrahin kryetarin Agim Bahtiri”.



I pyetur nëse të hënën do të filloj mësimi me vullnetarë në Mitrovicë, Bahtiri ka konfirmuar këtë.

“Sigurisht se po”, deklaroi i bindur Bahtiri.


Ai ka thënë se edhe para luftës janë gjendur mësimdhënës që kanë kryer punë vullnetare në arsim.

“Ka shumë arsimtarë që nuk pajtohen më grevën. Jam i bindur që në këtë grevë ka dorë edhe politika”.

Bahtiri ka thënë se ai personalisht do të mbështeste vetëm grevën në administratën publike, pasi sipas tij ata bëjnë shumë punë për tetë orë dhe paguhen shumë pak.

Temperaturat në Australi arrijnë mbi 46 gradë celsius, ngordhin 90 kuaj dhe miliona peshq

Rezultate imazhesh për australia map


Një valë e pazakontë të nxehti ka goditur pjesën juglindore të Australisë, me parashikuesit e motit që paralajmërojnë për temperatura rekord përpara fundjavës.

Katër ditët e kaluara ishin mes 10 më të nxehtave të regjistruara ndonjëherë, me temperaturat që arritën deri në 50 gradë Celsius në disa zona të caktuara.

Katër arinj mbytin ujkun në kopsht zoologjik, vizitorët filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Në kushte të tilla, me probleme po përballen edhe kafshët në kopshtet zoologjike të vendit. Luanët e detit ushqehen me peshq të ngrirë, elefantët nuk dalin nga uji dhe gjirafat pinë vetëm ujë me akull. Kështu, kafshët në Kopshtin Zoologjik të Sidneit, po përpiqen t’i bëjnë ballë të nxehtit.
Rezultate imazhesh për australia map


“Ata po ia dalin mbanë mirë. Notojnë shumë, çdo mëngjes dhe pasdite, për të zbutur të nxehtin. Është shumë e këndshme t’i shohësh ata”, tha Tim Bennett, kujdestar i elefantëve.

Rezultate imazhesh për australia map


Por, këto kafshë janë sidoqoftë të privilegjuara. Në pjesë të tjera të vendit, thatësira dhe i nxehti nuk po kursejnë askënd dhe asgjë. Mbi një milion peshq kanë ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve, me autoritetet që po punojnë për të instaluar disa aerostat në rrjedha, për të ruajtur nivelet e oksigjenit të domosdoshëm për peshqit.


I nxehti në Australi rrezikon edhe kafshët në kopshtet zoologjike


Mbi 90 kuaj të egër kanë ngordhur në Australi si rezultat i temperaturave shumë të larta. Autoritetet përkatëse kanë gjetur kafshët e ngordhura jo larg Alis Springs. Dhjetëra kafshë kishin ngordhur nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit në një kanal të tharë uji.


Temperaturat në Australi arrijnë mbi 46 gradë celsius, ngordhin 90 kuaj dhe miliona peshq (Foto/Video, +18)

Ekipet e shpëtimit kishin nisur kërkimin e kafshëve, kur banorët e zonës i njoftuan se kuajt e egër nuk janë shfaqur tash e disa ditë. Ata zakonisht pinin ujë në kanalin që tashmë është tharë, dhe kur burimi i vetëm mbeti pa ujë kuajt ngordhën.



Australia është prekur nga temperaturat e larta që tashmë kanë thyer të gjitha rekordet. 

Në Adelaide sot është regjistruar temperatura prej + 46,2 gradë celsius, duke bërë kështu të thyhet rekordi që ishte regjistruar në vitin 1939.


Javën e kaluar ishte raportuar se si rezultat i tharjes së kanaleve dhe lumenjve të shumtë, miliona peshq kanë ngordhur. 


Ngordhje masive e kafshëve nga të nxehtit në Australi

Në anën tjetër autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet e diellit, përveç nëse janë të detyruar për çështje të ndryshme.

F.B.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...