2019-03-19

Ja për çfarë e dhuron rrogën e tij vjetore Donald Trump

Mund të mos ua marrë mendja por presidenti i SHBA-së Donald Trump dhuron një pjesë të pagës së tij vjetore për departamentin e Sigurisë së Vendit.

Trump ka postuar një foto të çekut të firmosur prej tij në rrjetet sociale ku tregohet se 100 000 dollarë, nga rroga e tij vjetore prej 400 000 dollarë shkojnë për Sigurinë e Vendit.

Në status ai ironizon edhe mediat, me të cilat s’i ka aspak mirë punët.

“Teksa shtypit nuk i pëlqen që të shkruajë për këtë, as mua s’më intereson që të shkruajnë, unë dhuroj një pjesë të rrogës time vjetore për departamentin e Sigurisë së Vendit. Nëse nuk do e bëja unë do e paguanin mediat që bëjnë Fake News”, shkruan Trump në rrjetet sociale.

Që prej marrjes së postit si President i Amerikës, Trump e ka dhuruar pagën e tij vjetore për një sërë agjencish që lidhen me sigurinë e vendit





               PUBLIKUAR NË : 11:41 - 19/03/19Liberale


1





Mund të mos ua marrë mendja por presidenti i SHBA-së Donald Trump dhuron një pjesë të pagës së tij vjetore për departamentin e Sigurisë së Vendit.
Trump ka postuar një foto të çekut të firmosur prej tij në rrjetet sociale ku tregohet se 100 000 dollarë, nga rroga e tij vjetore prej 400 000 dollarë shkojnë për Sigurinë e Vendit.
Në status ai ironizon edhe mediat, me të cilat s’i ka aspak mirë punët.
“Teksa shtypit nuk i pëlqen që të shkruajë për këtë, as mua s’më intereson që të shkruajnë, unë dhuroj një pjesë të rrogës time vjetore për departamentin e Sigurisë 



While the press doesn’t like writing about it, nor do I need them to, I donate my yearly Presidential salary of $400,000.00 to different agencies throughout the year, this to Homeland Security. If I didn’t do it there would be hell to pay from the FAKE NEWS MEDIA!

Studenti përplaset me gjeneralin Sandër Lleshajn: Më ke helmuar me gaz lotsjellës


Gjatë takimit të tij në Durrës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ministri i Brendshëm gjneral  Sandër Lleshaj u përplas me disa studentë.

Këta të fundit, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrisnin “turp”.

 Kjo ishte një formë proteste nga ana e studentëve për hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë gjatë protestave të fundit.

Biseda që u zhvillua mes ministrit Lleshaj dhe studentëve si më poshtë:

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?

Studenti: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret

Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?

Studenti: Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di

Lleshaj: Kush jeni ju?

Studenti: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmuar mua, a je ministri Brendshëm me ke hedhur gaz.

Lleshaj: Duhet të komunikojmë

Studentët: Çfarë të komunikojmë, çfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?

Një tragjedi e padëgjuar pason9Mira Meksi)





Nga Flori Bruqi



Fotografia e Mira Meksi


Mira Meksi është përkthyese dhe prozatore e njohur, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe përkthime

Mira Meksi kreu studimet e larta për filologji shqipe dhe frënge në Universitetin e Tiranës. Është një nga zërat më të rëndësishëm, më të fuqishëm dhe më përfaqësues të letrave shqipe të periudhës pas rënies së regjimit totalitar në Shqipëri. Falë mjeshtërisë së përkthimit të saj kanë ardhur në gjuhën shqipe kryeveprat e letërsisë botërore të autorëve: Gabríel Garcia Márquez, Vargas Llosa, Charles Baudelaire, Alphonse de Lamartine, Jorge Luis Borges, Ernesto Sabato, Marguerite Duras, Pablo Neruda etj.


Është nderuar me mjaft çmime të rëndësishme shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendim: çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006” për romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques, dhënë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Titulli i Nderit me motivacionin: “Personalitet frankofon i multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve të Jashtme; Urdhri “Comendadora” i Meritës Civile dhënë nga mbreti i Spanjës Huan Carlos I, 2011; çmimi i eseistikës “Gjergj Fishta 2011”, akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura” etj.


Është lëvruese e pothuaj të gjitha gjinive letrare, duke filluar që nga romani: “Frosina e Janinës”, “Porfida – ballo në Versailles”, “E kuqja e demave”, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”; përmbledhjeve me tregime “Mali i shpirtrave”, “Buzë të panjohura gruaje”, “Zonja plakë e Parisit”, letërsisë për fëmijë me katër përmbledhje me përralla dhe një novele të ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”; librave eseistikë: “Guri filozofal” dhe “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.


Mira Meksi është mjaft aktive me shkrimet publicistike si në shtypin shqiptar ashtu dhe të huaj (francez dhe spanjoll).

Veprat e saj janë të njohura edhe për lexuesin e huaj, tashmë të përkthyera në bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht, italisht etj.


Shtëpia Botuese ‘Onufri’ prezantojë kohë më parë shkrimtarën tonë të mirënjohur znj. Mira Meksin me një libër me novella e tregime të titulluar “Hakmarrja e Kazanovës”, botim i vitit 2018.



“Fillimi i mijëvjeçarit të ri e gjeti profesorin e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Universitetit të Tiranës, Arbër Muzaka, në Trinity College, në Toronto. Kish shkuar për t’u aftësuar në degën e antropologjisë kulturore. Aty njohu nga afër edhe profesoreshën e dëgjuar Sydney Fox…”

Kështu fillon libri i shkrimtares Mira Meksi.

Subjekti i librit

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason…



Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni. E fshehta e dashurisë së përjetshme ndodhet në Malin e shpirtrave në një qytet legjendash në Spanjë.

Deri ku shkon lidhja që krijohet mes shkrimtarit të madh dhe lexuesit të tij?

Mikja e zemrës kthehet nga vdekja për të shprehur një mirënjohje vrastare.

Në ujërat e pasqyrave të moçme veneciane me cipë mërkuri vallëzohet flamenko me taka metalike. Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri “Hakmarrja e Kazanovës”.

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.



Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”.




*****

Në poçarinë e krijimit të një romani 


Lexuesi modern sot është ndërgjegjësuar se ai merr pjesë aktive në “gjallimin” e një vepre letrare, nëpërmjet aktit të leximit. Ky rol i tij në jetën e veprës letrare bëhet edhe më i rëndësishëm po të kemi parasysh se leximi i mirë është edhe interpretim dhe sa më tepër interpretime të ketë një vepër letrare, gjithmonë nëpërmjet aktit të mëvetësishëm të leximit individual, aq më shumë pasurohet dhe zgjatet jeta e saj. Është si të thuash një lloj stafete, shkrimtari e shkruan veprën, e nxjerr në jetë dhe lexuesi i siguron gjallimin. Dhe në këtë “bashkëpunim” shkrimtar-lexues, përherë e më fort lexuesi po kërkon të hyjë në atelienë e shkrimtarit, në punishten e tij, atje ku ngjizet balta e krijimit dhe të njohë procesin e krijimit të veprës letrare, të cilës më pas ai vetë ka për t’i siguruar vazhdimësinë jetësore, madje të kuptojë se përse shkruan shkrimtari, cilat janë arsyet e tij? Të njëjta gjithsaherë? Të ndryshme përherë?

Ka shkrimtarë që ia kanë mbyllur përgjithmonë lexuesit portën e punishtes së tyre të krijimit. Mu përpara hundës dhe që në krye të herës. Ka të tjerë që e kanë shpallur se procesi i tyre i krijimit nuk mund të tregohet, sepse zhvillohet në pandërgjegje, aq sa krijohet përshtypja se ata bien në një gjendje transi për të krijuar.

Edhe më parë, edhe në të tjera hapësira jam përpjekur të shpjegoj atë çka ndodh në poçarinë time të krijimit, kur duart i kam të ngjyera me baltë krijimi deri te bërrylat, duke i bërë nder fjalës që përdor Jorge Luis Borges-i për krijuesin “El hacedor”, ai që krijon prej baltës, poçari. Nuk kam frikë se mund të bie në përsëritje me shpjegimet e mia, sepse ky proces, ndonëse ka ndonjë element që përsëritet, është i ndryshëm gjithsaherë nga vepra në vepër. Ashtu siç ka vërtet edhe pjesë të tij që i shmangen me ngulm shpjegimit dhe në atë pikë ngre duart lart dhe dorëzohem, duke iu lutur lexuesit të dhembshur të më kuptojë.

Po mbushet pothuajse një dekadë që i jam përkushtuar shkrimit të përditshëm, që do të thotë se koha ime më e mirë e përditshme është për shkrimësinë. Ka kaluar tanimë përmbi një vit që në poçarinë time po merr formë një roman i ri, të cilin e kam pagëzuar përkohësisht “Diktatori mbi kryq”, por që edhe mund të ndryshojë emër dhe mbiemër në finalizimin e tij dhe lexuesi ta gjejë me një tjetër titull. Ashtu si në çdo vepër letrare, që mban në themel të ngrehinës së saj ide ngjizëse, edhe ky roman ka një varg syresh, porse ideja parake e tij është pothuaj njëlloj si tek “E kuqja e demave”, dhe e ardhur nga fëmijëria: Ikona. Ia kam shpjeguar lexuesit tim se disa ikona të fshehura në sëndukun e gjyshes sime kanë qenë gjatë viteve të gjata të fëmijërisë, jo vetëm objekti i soditjeve të mia të magjepsura me orë të tëra, duke u rishtuar kështu pa dashur në soditjen e ikonës si koncept teologjik, por edhe në përndezjen e imagjinatës fëmijërore përtej realitetit të çdo dite dhe krijimin e vetë engjëllit tim. Studimi që i bëra universit të ikonës më pas, sidomos asaj të Onufrit në vigjilje të shkrimit të romanit “E kuqja e demave”, përgatitja ime për të, më ndriçoi mendjen kur përpara dy vjetësh pashë rastësisht në një emision televiziv kushtuar kishës së Shën Mërisë së Labovës, imazhin e ikonës së Krishtit Pantokrator të kësaj kishe dhe më aftësoi të kuptoja se bëhej fjalë për një ikonë të jashtëzakonshme. Diçka lëvizi në mendjen time prej krijuesi, sepse nuk mënova gjatë dhe shkova ta shihja me sytë e mi në kishën e Labovës së Kryqit ikonën që premtonte të më rrëmbente: ishte e madhe, solemne, unikale, e realizuar me një art të madh ikonografik, dhe rrezatonte një pushtet të fuqishëm, të pazakontë e plot mister. Në dritaren qendrore të saj ndodhej Krishti Pantokrator, i cili rrethohej nga dymbëdhjetë skena ikonografike që paraqisnin Via Crucis, Udhën e kryqit. Ishte pa dyshim një ikonë me skena e shekullit XIII, e porositur me gjasë, enkas për kishën e Labovës. Një kozmos i patëdytë u hap para meje brenda në kishën 1500-vjeçare të Hyjëlindëses, mbrojtëses së Kostandinopojës, e ndërtuar nga vetë perandori Justiniani I. Pikërisht aty, brenda atij kozmosi dhe në atmosferën e tij në kishën e Labovës, krejt natyrshëm, lindi edhe personazhi im i parë dhe kyç i romanit që do të formëzohej paskëtaj: ishte baroni gjerman F. von Guttenberg, albanolog, dishepull i albanologut të famshëm Franz Nopca dhe njohës i shkëlqyer i veprës së Norbert Jokl-it. Fusha e studimeve të tij ishte parahistoria, historia e lashtë dhe etimologjia e shqipes. Bashkë me personazhin tim iu futëm leximit dhe studimit të dokumenteve dhe librave të shkruar nga autorë vendas e të huaj për kishën e Labovës, një nga më të rrallat në Europë, duke nisur kësisoj rrugëtimin e mundimshëm të romanit.

Pyetja rreth së cilës mblidhet një pjesë e lëndës së shkrimësisë, që krijon një linjë të parë në roman dhe për të cilën rreket të japë një përgjigje me hulumtimet e tij Guttenberg-u, lidhet me arsyet që e bënë perandorin Justinian të ndërtonte një kishë perandorake në një vend si Labova. Ose më mirë me rëndësinë e kryeqendrës së Labovës, të cilës i dhanë emrin dy perandorë, Hadriani dhe Justiniani, dhe me rëndësinë e një besimi të fuqishëm pagan parak siç ishte ai i lisit. Në këtë pikë të ngjizjes së baltës krijuese, në logjikë të zhvillimit krijues, futet si një përbërës i rëndësishëm dhe bartës i disa shpjegimeve që lidhen me punën zanafillore të albanologut gjerman një tregimi im, që lexuesi tanimë e njeh, kushtuar stërgjyshit tim prift dhe patriot, studiuesit të shqipes, mikut të Fan Nolit dhe krijuesit të disa shkollave shqipe në Rrethin e Fierit, At’ Isaisë te “Prifti i mallkuar dhe gjuha e shenjtë” (gjendet në përmbledhjen me tregime “Flutura mes gjinjve”). Pjesë të këtij tregimi rishfaqen në roman, por shkohet më tej në zbulimet e At’ Isaisë për gjuhën shqipe dhe karakterin e saj levitik, si stafetë prej zbulimeve të albanologut Guttenberg në arkivin e lashtë të kishës së Labovës.

Porse ende në këtë fazë të krijimit nuk ekzistonte nukli apo bërthama që do të vinte në lëvizje magmën e romanit. Ndërkohë që merresha me përjetimet brenda hapësirës së kishës, me arkitekturën e saj të jashtëzakonshme, me simbolet, misteret dhe enigmat e besimit, zbulova atë që e dinte e gjithë Labova, se në kishën e Labovës, si dhuratë perandorake, kish ardhur një kryq relikuar, në trupin e të cilit gjendej ashkla e drurit të shenjtë me atributet e Birit të Zotit: një pjesëz nga druri i kryqit ku Jezusi i Nazaretit u kryqëzua me tri gozhdë në Golgota, – ky kryq relikuar, i cili, sipas historisë, shënimeve të udhëtarëve të shquar dhe vetë banorëve të fshatit, kish bërë shumë mrekulli duke shëruar njerëz nga sëmundje të rënda, por që ishte zhdukur pas viteve ‘80, (sipas dëshmive të banorëve të fshatit ishte Pranvera Hoxha, e bija e Enver Hoxhës, ajo që e kish rrëmbyer kryqin e tyre të shenjtë, identitetin e Labovës së Kryqit) u kthye edhe në bërthamën që kërkoja. Humba disa javë duke vrarë mendjes së përse vallë e kish marrë Pranvera Hoxha, pa e kthyer më kurrë kryqin e shenjtë të Labovës. Si mund të interesohej për kryqin bija e vetme e diktatorit, i cili bëri me fenë, besimin, njerëzit e fesë dhe institucionet e saj plojën më të madhe që ka ndodhur në faqe të rruzullit? Sigurisht, imagjinata krijuese sërish u vu në punë. Mendova për hipokrizinë e madhe të farkëtuesve të diktaturës së kuqe, për ata që i vunë zjarrin besimit dhe që ishin të gatshëm pastaj t’i faleshin kryqit mrekullibërës të Labovës.

Përherë më ka tërhequr marrëdhënia e njerëzve të fuqishëm, që veten e ka njëjtësuar veç me perënditë e qiellit, me vdekjen e tyre. Në romanin tim të parë “Frosina e Janinës”, e kam përshkruar një marrëdhënie të tillë: Ali Pashai i Janinës përballë vdekjes, pasvdekjes dhe përjetësisë së tij. Përfytyroni se sa më e fuqishme është kjo përballje me diktatorin komunist Enver Hoxhën. Dhe kryqi i shenjtë i Labovës në mes. Një tjetër linjë e fuqishme satire u projektua në roman: Hoxha komunist që kërkon shpëtimin e shpirtit të rënduar nga krimet, apo përjetësinë prej kryqit të shenjtë.

Ndonëse tanimë romani është strukturuar dhe ka formën e një trilleri me suspens gati policesk, me vrasje dhe krime, ku agjentura të huaja janë vënë në kërkim të kryqit të Labovës, për hir të atributeve të tij të krahasuara me ato të vetë Jezu Krishtit, disa personazhe janë konsoliduar, sërish në poçarinë time të krijimit ndodhem në fazën ku përpara meje kam dy ishuj, njërin në fillim dhe tjetrin në fund dhe në mes ka vetëm ujë.

Një tjetër enigmë shumë e fuqishme fshihet në kishën e Labovës, shumë më e fuqishme se kryqi i saj relikuar. “Relikja e shenjtë” e quan patriarku Aleksej I i Rusisë, “misteri i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i besimit ortodoks” apo “fuqia e Kostandinopojës”. Me gjasë, lufta e madhe që bëhet nga shërbimet e huaja në Shqipëri gjatë kohës së luftës së ftohtë, bëhet pikërisht për të dhe jo për kryqin që diktatori Hoxha ka shtënë në dorë. Lënda krijuese do të mblidhet rreth këtij argumenti besoj për të mbushur zonën me ujë ndërmjet dy “ishujve” të krijimit. Shpresoj të jetë kështu, sepse shpesh, shumë shpesh, ngjarjet dhe personazhet e vendosin vetë fatin e tyre dhe jashtë meje, njëlloj si edhe vendosja e pikës përfundimtare në roman.

Gazeta Liberale(18.03.2019)



2019-03-18

Angela Merkel Kufijtë kanë marrë fund , ndërsa Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian



Rezultate imazhesh për FLORIBRUQI

Nga Flori Bruqi

POLITIKANËT DUHET T'i LËXOJNË MË VËMENDJE  OPINIONET E THJESHTA TË QYTETARËVE, E JO VETËM OPINIONET E KËSHILLTARËVE ANALFABETË NGASE ËSHTË MË RËNDËSI  QË OPINIONET TONA, I JAPIM  NË GAZETA DHE INTERNET PA PARA PËR POLITIKËN E BRENDSHME DHE JASHTME  TË KOSOVËS QË TË DIHET SE Ç'FARË ËSHTË DUKE NDODHË  NË ARENËN KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE!

 (F.B).



Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve të Serbisë me Kosovën.

Rezultate imazhesh për angela merkel dhe shqiperia e kosova

Vuçiq ka theksuar se qëndrimi i zonjës së hekurt Angela Merkel-it për Kosovën tash e pesë vjet është i pandryshueshëm dhe se ajo e ka bërë kufizimin e Serbisë duke e njohur Kosovën e pavarur.

“Atë që e tha Angela Merkel, nëse guxoj ta përkthej për qytetarët tanë, kur theksoi se është kundër ndryshimit të kufijve, ajo i ka bërë kufijtë tanë duke e ndarë Kosovën nga Serbia ashtu që e tërë Kosova është e pavarur”, citon agjencia e lajmeve beta të ketë thënë Aleksandar  Vuçiq.

Ai ka shtuar se për asgjë nuk është fajtor dhe se çdo herë pas takimit me kancelaren gjermane ka theksuar se kanë këndvështrime të ndryshme për çështjen e Kosovës.

Vuçiqi ka shtuar se jo vetëm për Merkelin, por për tërë botën perëndimore, Kosova është e pavarur, sovrane dhe territor i pandashëm që u përket vetëm shqiptarëve në Prishtinë dhe se ajo nuk ka kurrfarë lidhjesh me Serbinë.

Ai ka thënë të jetë i zhgënjyer me reagimin e një pjese të opinionit për shkak se ai është përpjekur që qytetarët e Serbisë të fitojnë më shumë lidhur me çështjen e Kosovës.

“Që Angela Merkel të ketë thënë se kufijtë kanë marrë fund, këtë përgjigje e kemi marrë për të njëmijtën herë,dhe çfarë mund të bëj unë i vogli, si të veproj kundër Angela  Merkelit, Rada Trajkoviqit, Sava Jovanoviqit, Dragan Gjillasit, Vuka Jeremiqit”, është ankuar në fund ai.

Kosova edhe pse i ka mbushur të gjitha kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave, kjo e fundit ka anashkaluar vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.


Janë disa shtete anëtare të BE’së të cilat me hezitimin e tyre kanë bllokuar një vendim për libëralizim të vizave për kosovarët.

Gjermania, një nga shtetet përkrahëse të Kosovës, ditë më parë pat kërkuar që të jepet drita jeshile për liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sekretari i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, Michael Roth, kishte thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.


“Kosova ka përmbushur kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave. Andaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë për këtë në Bruksel”, kishte thënë Roth.

Sipas burimeve të portalit të Agjencionit "Floripress ", Gjermania do të hapë rrugë për viza punë për kosovarët, në rast të mos futjes në agjendë liberalizimi i vizave nga Këshillit i Ministrave të BE’së në takimin që do të mbahet në pranverë.

Sidoqoftë, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Kosova ka pasur për detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po këtij viti, Parlamenti Evropian votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në muajin dhjetor 2018 , Këshilli i Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, japin vlerësimet e tyre, nuk e kishin futur fare në agjendën e takimit të tyre çështje liberalizimit vizave për Kosovën.


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kishte përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.


****

Haradinaj: Askush s’merr më toka nga shqiptarët


Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se për këta kufij është bërë luftë:“Ne në Kosovë, jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harrojë të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave me marrë prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë", ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, në lidhje me deklaratat e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, se nuk do të qëndrojë në koalicion me asnjë parti që rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, Haradinaj tha se koalicionit do t’i vijë fundi një ditë dhe kjo do të ndodh pas dy vitesh kur edhe përfundon mandati i Qeverisë së tij. Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i bëri në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatin Korishë të Prizrenit.


****


DW: Vuçiq mos u zemëro kaq, nuk të dëgjon kush!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit. 

Vendimin e ka marrë melezi Aleksanda  Vuçiqi(alias Aleks Musliu), por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, i cili tha se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiqit atje. 

Ndërkohë që Vuçiq nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiq.

Marko Gjuriq shpjegoi se  Aleksandar Vuçiqi ka ofruar disa zgjidhje për çështjen e Kosovës, por atë e kanë kritikuar shumë për këto ide.

Marko Gjuriq tha se presidenti i Serbisë është përballur me heshtje, me distancim nga idetë e tij, e madje edhe “me sulme të tmerrshme”, ndaj Gjuriq tha se në Bruksel “tani do të presin edhe ca kohë deri sa Aleksandar Vuçiq të shkojë në takimin e ardhshëm”.

Pse është zemëruar presidenti?

Nëse zemërimi i presidentit të Serbisë  Aleksandar Vuçiq ndërlidhet me idetë e tija për përkufizim me Kosovën, atëherë nuk dihet sakt se për cilat sulme të bashkësisë ndërkombëtare e ka fjalën  Marko Gjuriqi. 

Ideja për përkufizimin, ndarjen e territotreve apo shkëmbimin e tyre, nuk është pritur me ndonjë entuziazëm të madh në disa vende perëndimore, por është tërësisht e tepruar të thuhet se për këto ide Vuçiqi “është përballur me sulmet më të tmerrshme”. 


Në disa vende ka pasur madje mirëkuptim për idetë e Vuçiqit.

Një numër i madh i diplomatëve evropianë ka bërë të ditur - ndonëse me shumë kujdes - se janë të pranueshme marrëveshjet që arrihen mes Prishtinës dhe Beogradit, e shikuar nga shkrimet e mediave serbe, më së paku kundërshtime për këto ide ka pasur në SHBA.

 Mediat serbe kanë bërë madje gara me shkrimet se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin dhe se ajo nuk ka asgjë kundër zgjidhjeve të cilat do të nënkuptonin ndonjë lloj ndarjeje apo përkufizimi.

Po pse është i zemëruar Vuçiqi pra? 

Aleksandar Vuçiqi zemërohet tepër shpesh dhe nuk dihet pse është zemëruar presidenti serb. 

Skenarë të ndryshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë paraqitur në opinion serbo- shqiptar , por asnjeherë  s'është  marrë ndonjë konfirmimim zyrtar se cili është propozimi i autoriteteve serbe. 


Serbisë nuk i përgjigjet status quo-ja, që do të thotë se ajo angazhohet për përkufizim, korigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve - por përgjigjen e saktë  BE-ja nuk e ka marrë kurrë.

 Fjalët e  Marko Gjuriqit janë vetëm një truk për opinionin e brendshëm. 

Kjo duhet të bindë qytetarët serbë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka bërë gjithçka brenda mundësive të tij, por bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t'i pranojë kërkesat e Serbisë. 

Ndaj  sipas gjasave kur  do të vijë koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në referendum, sepse ndonjë zgjidhje tjetër nuk  do të jetë e mundur. 

Brukseli në  brën e shkrirë....

Marko  Gjuriqi shpesh tingëllon si një komik stend-up dhe si e tillë mund të konsiderohet edhe deklarata e tij. Thuhet se Bashkimit Evropian do t'i jepet kohë e mjaftueshme që të kuptojë se sa ka gabuar ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe qëndrimit të tij heroik për "zgjidhjen"  eksciplite të  çështjes së Kosovës, ndonëse presidenti Aleksandar Vuçiqi e ka pranuar në fjalimin e tij në Mitrovicë se ai nuk ka ndonjë zgjidhje. E kur BE ta kuptojë gabimin, atëherë Vuçiqi do të mëshirojë dhe do të shkojë në bisedime. Ndërkohë autoritetet serbe do të bartin me krenari gjithë këtë mllef ndaj mosmirëkuptimit të ideve të Vuçiqit në Bruksel dhe Berlin.

Është shumë e qartë që Gjuriqi në këtë rast është vetëm bartës i fjalëve të Vuçiqit. Por duket qartë se Vuçiqi është kaq i zemëruar me perëndimin sa që vendimin e tij e ka kumtuar dikush tjetër, e jo ai vet. 

Këtë vendim Beogradi sugjeron se “ka qenë i gatshëm për kompromise, por tani për një kohë të caktuar do të ketë qëndrime shumë të ngurta. Kjo nënkuton mundësinë e vazhdimit të mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës - që sipas të gjitha gjasave është edhe qëllimi përfundimtar”,shton kryeredaktori dhe editori përgjgjës i Floripress-it.

Zemërimi është dëshmi i (pa)aftësisë

Aleksandar Vuçiq ka vendosur të mbaj inat me bashkësinë ndërkombëtare, por qytetarët e Serbisë më shumë janë të interesuar të dinë se çfarë mund të arrihet me këtë politikë dhe diplomaci. Ndoshta dikush në pushtetin serb ka menduar se autoritetet perëndimore do të shqetësohen dhe nuk do të flejnë të qetë pas zemërimit të Vuçiqit, por kjo dëshmon se diplomacia serbe është në një krizë shumë më të thellë sesa që mendohet. A mund të ketë me mjete të këtilla një zgjidhje më të mirë për Serbinë në çështjen e Kosovës?


Me këtë sjellje infantile nuk mund të arrihet asgjë. E gjitha kjo është vetëm për përdorim të brendshëm, me qëllim që mbështetësit e Vuçiqit të mund të thonë se Vuçiqi ka mundësi që të zemërohet me dikë dhe të mos flas me ta. Asgjë pozitive nuk mund të ketë nga refuzimi i bisedimeve, sepse pa bisedime me Brukselin dhe qendrat e tjera ndërkombëtare, çështja me siguri nuk do të zgidhet. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohesh, e nëse bisedimet vazhdojnë, shtohet edhe mundësia e gjetjes së një kompromisi.




*****


Publicisti nga Kosova, Veton Surroi. ka shtuar se është shumë më me rëndësi që të bëhet një marrëveshje e qëndrueshme dhe e mirë se sa që procesi të përfundojë shpejt, ndërsa mendon se Kosova, si interes strategjik duhet të përcaktohet që Serbia të jetë më mirë.

Surroi ka sqaruar se është i nevojshëm një plan i realizueshëm që mund të implementohtet, ndërsa ka thënë se procesi i deritashëm i Brukselit është zhvilluar ashtu siç nuk është dashur.

“Për këtë nuk mund të fajësohen vetëm Prishtina e Beogradi”, ka thënë Surroi i cili angazhohet për një paradigmë të re të marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë.

Marrëdhëniet e sotme ndërmjet dy vendeve Surroi i ka quajtur “gjendje e konfliktit të papërfunduar”.

Duke folur për Serbinë, Surroi e ka përkujtuar “riciklimin e gjuhës” nga mbledhje e Tetë e Komitetit Qendror të LK të Serbisë kur flitej për “të ashtuquajturit intelektualë ose për të ashtuquajturit demokratë”.

“Sot në Serbi dëgjohen fjalët i ashtuquajturi shtet, institucione të përkohshme, çdo gjë është e ashtuquajtur dhe nuk ka respekt bazik ndaj tjetrit, ndaj mendimit tjetër”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

Siç përcjell FoNet, Surroi Kosovën e ka përshkruar si “shtet feudal ku përqendrimi i forcës është në duart e një rrethi të caktuar njerëzish”, ndërsa mendon se “elitat e kriminalizuara kosovare përpiqen që diskursin ta bëjnë më modern se sa që janë vetë”.

“Edhe pse përdorin gjuhën e konfliktit, në fjalime publike nuk e mohojnë Serbinë dhe udhëheqjen e saj në mënyrën se si ajo bëhet këtu”, është cituar të ketë thënë Surroi.

Edhe pse procesi i Brukselit nuk është zhvilluar si duhet, dhe kjo jo vetëm për shkak të Beogradit e Prishtinës, Surroi është i bindur se “do të ishte kohë e humbur rinisja e të gjithave nga fillimi”.

“Ka qenë krejtësisht e gabueshme hyrja në bisedime me “letrën blanko në të cilën secili mund të shkruajë ç’të dëshirojë”, ka vlerësuar Surroi ndërsa mendon se bisedat duhet ngrehur në nivel më të lartë dhe se këtë e “kanë kuptuar lojtarë seriozë në Moskë, Washington, Londër, Berlin e Paris”.

Ka thënë se ky është edhe kuptimi i mesazhit të nënsekretarit amerikan Davide Hale se tani është “rasti unik që të zgjidhet problemi”.

“Është animuar edhe presidenti amerikan që të përfshihet, të dërgojë letra dhe kjo e krijoi momentumin e pjesë e politikës është edhe momentumi i vërtetë”, ka vlerësuar Surroi.

Ka pohuar se Vuçiqi e Thaçi në ndërkohë janë përpjekur me shpejtësi për këmbim territoresh, gjë që, sipas tij, është skenar i tmerrshëm, i pazbatueshëm, “sepse ne në Kosovë e kundërshtojmë, edhe shumica serbe e edhe shumica shqiptare”, ka thënë ai.

“Nëse korrigjimi i kufijve vetëkupton numërimin e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë, atëherë fjala është për korrigjim etnik dhe përpjekje për t’i hequr qafe serbët e shqiptarët dhe të jetojmë në meset homogjen”, ka dëshmuar Surroi.

“Ky është skenar i tmerrshëm, me të cilin kemi pasur përvojë në Bosnjë e në Kroaci”, ka tërhequr vërejtjen ai dha ka porositur se “projekti duhet të jetë i zbatueshëm e të ketë mundësi implementimi” pasi tashmë kemi marrëveshjen e Brukselit që nuk mund të implementohet”.




“Për shembull, ka qenë joserioz nënshkrimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe pastaj të mos zbatohet. Kemi njeriun joserioz që nënshkruan gjëra pa përgjegjësi”, ka thënë Surroi.

I pyetur për deklaratën e Federica Mogherinit se marrëveshja Serbi-Kosovë do të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai është përgjigjur se Bashkimi Evropian, një herë e arritur Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet ta kthejë atë në Asamble të Përgjithshme të OKB-së e pastaj edhe në KS të OKB-së, meqë mandatin për këto negociata e ka marrë nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Për këtë duhet të njoftohet Këshilli i Sigurimit, ka saktësuar Surroi i cili mendon se BE-ja i ka lëshuar krejtësisht frerët në negociata.

Ai ka thënë se vizitat dhe këshillimet e shpeshtuar nga shtete të ndryshme tregojnë se ka filluar faza e “ngrohjes për diçka më serioze”.

Çelësi është “bërja e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe gjetja e mënyrës që të mundësohet krijimi i hapësirës së lirisë në gjithë rajonin në vend të hapësirës së konfliktit”, ka theksuar Surroi.

Ai ka thënë se “është e nevojshme që rajoni të transformohet në një hapësirë të lirë komunikimi, respektimi të ndërsjellë, lëvizjes së lirë të mallrave, konkurrencës së lirë, lirisë së investimeve”.

Gjithashtu, ka theksuar se është me rëndësi që vetë procesi i bisedimeve të bëhet më i fuqishëm, më kreativ, më inteligjent, më përgjegjës dhe të shikohet se kush “brenda BE-së ngrihet në nivel më të lartë”.

Surroi parasheh që kjo sigurisht nuk do të ndodhë me këtë Komision Evropian por me të riun që do të formohet pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

“Duhet që dikush serioz ta përcjellë këtë proces, e nëse ai nuk përfundon brenda vitit, aq më mirë”, ka thënë Surroi duke thënë se qëllimi nuk duhet të jetë koha, por cilësia e marrëveshjes.

“Neve BE-ja nuk mund të na i zgjidhë marrëdhëniet e ndërsjella, hyrja në BE, edhe në skenarin më të keq për 20 ose 30 vjet, është vetëm vlerë e shtuar”, ka saktësuar Surroi.

“Hyrja në BE nuk na e heq përgjegjësinë për ta gjetur zgjidhjen dhe për ta përfunduar konfliktin, sepse kjo është nevojë e brendshme e shoqërive tona të cilat ky konflikt po bren nga brenda”.

I pyetur se kush në Kosovë ka kapacitet të hapë paradigmë të re në marrëdhëniet e dy palëve, Surroi ka përmendur “shoqërinë civile, mediet dhe një pjesë e opozitës që e kupton këtë”.

Ai ka thënë se shoqëria kosovare është më e ndryshme nga ç’shihet prej Beogradit dhe se pos kapadainjve e fjalimeve jo inteligjente, ka shumë njerëz të arsyeshëm e të mençur.

Surroi nuk e di çfarë ka llogaritur Haradinaj kur ka vendosur për taksën, por ka vërejtur se me këtë vendim janë pajtuar të gjithë e edhe Thaçi, ndërsa mendon se ajo është ilustrim i “gjendjes anormale”.

“Po e tillë është edhe Platforma, e cila miratohet pas kaq vite bisedimesh joserioze në Bruksel për të cilat janë fajtorë janë jo vetëm Beogradi e Prishtina, por edhe BE-ja e ndërmjetësimi i saj”, ka thënë Surroi.

Nga njëra anë, ka shtuar ai, ka pasur iluzione se ndonjë tregtie e lirë do të normalizonte marrëdhëniet, sepse eksporti i Serbisë në Kosovë është rritur, por marrëdhëniet nuk kanë qenë në përputhje me këtë.

“Përkundrazi, marrëdhëniet janë përkeqësuar dhe kemi arritur deri te moleri dhe ‘bandë, sikter’, përkatësisht te përshkallëzimi i retorikës të dy palëve gjë që tregon për nevojën që marrëdhëniet të zgjidhen në tërësi” ka thënë ai.

Surroi nuk mendon se Kosova merr qortime të buta nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së për shkak të taksës, të cilën ai e sheh vetëm pjesë të mozaikut që duhet të ndryshojë”.

Ai mendon se “nuk është esenciale se si të hiqet taksa, por si të realizohet hapësira e tregtisë së lirë, e cila duhet të jetë pjesë e këtij procesi paqësor”.

Duke e sqaruar angazhimin për paradigmë të re në marrëdhënie, Surroi thënë se duhet dalë nga mantra “që fqinjit i ngordhtë lopa”.

“Sa për ilustrim, duhet dëshiruar që ‘Serbia ta fitojë Volkswagenin’, krahas një letre përkrahëse nga Qeveria e Kosovës, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina të cilat mund të jenë të interesuara për bashkëpunim e kooperim të ardhshëm”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, Surroi ka theksuar se “Kosova si interes strategjik duhet ta definojë që Serbia të jetë më mirë, që Serbia të jetë demokratike, e pasur, evropiane, prosperuese dhe e lumtur”.

Në fund, Surroi ka saktësuar se “interesi strategjik i Kosovës është që fqinji të jetë më mirë se sa që është, sepse kjo është mënyra që të realizohet liria rajonale në lëvizjen e njerëzve e të kapitalit, të mallrave dhe të investimeve”,ka thënë për  agjencinë serbe "FoNet".


****

Një publicist serb me emrin   Mirolub Petroviq, doktor i shkencave në filozofi,  ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e mediave vendase, pasi shfaqet në një video duke puthur flamurin shqiptar.

Mirolub Petroviq teksa ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, është shprehur se Gjergj Kastriot Skënderbeu është njëkohësisht edhe shqiptar edhe serb.

Rezultate imazhesh për Mirolub Petroviq

“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skenderbeu e dinte këtë", ka thënë Petroviq.
or.


Ai ka komentuar më tej edhe flamurin kuq e zi që mban në dhomën e tij, duke e cilësuar si flamur që nuk i përket armikut.

“Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë”, tha ai.


****

Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian


Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjtën.

“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, raporton Tanjug.

Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit 2019, do të shqyrtojë drejtimin e lëvizjes së saj të re.


Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.


Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, ka demantuar të mërkurën spekulimet e mediave të Beogradit se Lubjana do të tërheq pavarësinë e Kosovës.

Në pyetjen nëse qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia parashtroi në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene tha se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë.


“Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet”, ka thënë Cerar, dhe ka shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura”, transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e njohu pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.

Në pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike, pensionisti Ivan Hrshak, se cili është qëndrimi i Sllovenisë në lidhje me ngjarjet në Serbi, për protestat opozitare kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Cerar tha se Sllovenia me kujdes po e përcjell gjendjen dhe se është e shqetësuar.

Kujtojmë se ditë më parë, mediat në Serbi raportuan se deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush, mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

2019-03-17

Nga Amerika: Zef Pergega : Një rrëfim i shkurtër i Arshi Pipës!!!

POSHTE TE CON TEK KRIMBI LART TEK HYJNIA
 
Zef Pergega


    Poema “Kanali”, inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht, poema me 26 soneta, si një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Arshi Pipa e shkroi këtë poemë tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euro-amerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundër dhe kariera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, e kaluar çdo turpi qё figura e tij nuk ёshtё nderuar nё lartësinë e merituar dhe as vepra ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rrjedhimisht qëllimisht pёr diversitetin dhe disidencën e saj ka mbetet e panjohur. Mjafton të përmendim  sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:
Nga Korça bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.
Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.
Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.
Ky grindet për pak uj qi shoku i piu,
Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.
Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,
E flên kush mundet për atë natë me fjetë.
Si lazaret rënkon e fshân baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.
    Njё rrëfim i shkurtër i Prof. Arshi Pipes, i cili dha mësim ne disa universitete Amerikane: “...Nё fillim pata menduar Olimpin e kulluar tё poezisë sё kulluar. I tërhequr pas vorbullës se jetës, nё kushte shumё tё vështira nga degjenerimi dhe kafshimi, jam reflektuar ne sytë e shokëve te mi te dhimbjes dhe jam trembur e jam trishtuar.
       A do ta kisha  imagjinuar ndonjëherë qe njeriu kjo qenie qe Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës se vet mund te jete aq afër kafshës?!
      Tani po e kuptoja se ç’domёthёnjё kishin ato hyjni pagane, gjysёm njeri e gjysёm kafshё! Nё burg kam njohur gjithё poshtёrsitё e njeriut, gjithçka qё ёshtё trashёgim shtazor tek ai, nga egoizmi i vjetёr qё arrin tё uroje vdekjen e shokut pёr ti vjedh buken, tek frika e marrё shtazore qё ёrrёson jo vetem arsyen, por edhe ndjenjat. Nё kёtё ferr shemtije kam ndeshur si njё oaz i vёrtetё nё mes tё shkretetirёs shpirtin e pastёr, tё butё feminore, çiltёrsinё e vitytshme dhe pranё tyre Farinata-t dhe Kapaneusa-t e kohёve tona. Kam njohur tё miren dhe tё keqen nga eksperienca ime dhe tё gjitha shkallёzimet e tyre. Edhe po tё kisha jetuar 100 vjet, kurrё nuk do ta kisha menduar tё mblidhja kaq kokrra me varietete tё psikologjisё. Pak nga pak kjo experiencё ka kaluar nё art. Eshtё ngritur si ylber mendimi i ringjallur. Eshte ngritur mbi njё burg. Kan prangosur trupin, por nuk munden ta prangosnin mendimin. Trupin e kanё bёrё pothuajse kufomё e atёherё mendimi ka fituar lirinё. Mё kanё mbyllur nё kёtё burg qё tё vuaj. Ai qё e mund vuajtjen do tё duhej ta bekonte!”
      Gjate njё intervistё qё zhvillova me Prof. Arshiun, ne Shkoder me 1994, pёr ATSH, Agjensia Telegrafike Shqiptare me tha: “Mёsojeni dhe shkruajeni gjuhёn e bukur gege, se ajo ёshte zemra e gjuhёs tonё…!” Dhe nёnvizova fjalёn e tij misionare:
      “…Ndёrsa njёra dёgjenёron nё vuajtje, tjetra ripёrtrihet. Poshtё ajo tё çon tek krimbi e lart tek Hyjnia…!”

Personalitetet letrare në vitin 2018 në Agjencionin “Floripress”



Edhe këtë vit(2018) edicioni online i Agjencionit virtual “Floripress” vazhdon traditën e zgjedhjes së personalitetit 6 mujor të vitit 2018 në trojet shqiptare.

 Çdo vit në hapësirat shqiptare po shtohen personalitet e reja letrare dhe shkencore ,  prandaj edhe vjet i kemi përfshirë fytyrat e reja të skenës letrare  dhe shkencore shqiptare.

Vjet ne jemi munduar që të përfshijmë 10 personalitete të njohura shqiptare ,  ndërsa lexuesit e nderuar të "Floripress"-it , me votën e tyre ,  votuan në anketën tonë ku edhe  zgodhi personalitetet  e  6-mujorit të dytë të vitit 2018.

Web sajti “Floripress” i cili mbanë primatin si Web  shumë i klikuar në të gjitha hapësirat shqiptare, ju siguron se me korrektësinë më të madhe, falë votave të lexuesve  zgjodhi më meritorët   në hapësirat e blogosferës gjithëshqiptare. 

Agjencioni  "Floripress " nga Prishtina 
ka botuar në Twitter,Facebook emrat e përzgjedhur sa vijon : 


1.Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,Ph.D: 9.757 vota

2.Prof.Dr.Fatmir Terziu,Ph.D:8.489 vota

3.Akademik Prof.Dr.Jahja Koka,Ph.D:8.499 vota

4.Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D :8.452 vota

5.Prof.Engjell Koliqi :7.955 vota

6.Shkrimtari Rexhep Shahu:7.925 vota

7.Prof.Dr.Agim Vinca :7.009 vota

8.Shkrimtari Izet Duraku :7.007 vota 

9.Prof.Dr.Ing.dip.Vedat Shehu:6,892 vota

10. Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi ,shkrimtar dhe studiues:6,768 vota 

Gëzuar ,shëndet,lumturi për të gjithë ju studiues,
shkrimtar dhe poet.

Redaksia "Floripres" nga Prishtina

Flori Bruqi , Editor-kryeredaktor

Prishtinë,14/03/2019

Në vitrinat e dyqaneve vazhdojnë të jenë të pranishme pothuajse të gjitha produktet e prodhuara në Serbi, të cilat në treg kanë qenë edhe para vendimit të Qeverisë së Kosovës.



Kosovo i Metohija

STOP PRODHIME SERBO-BOSHNJAKE 


Po bëhen gati katër muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Por, paradoks më vete po konsiderohet fakti që në treg nuk vërehet ndonjë mungesë e produkteve të këtyre shteteve apo ndonjë rritje e çmimit konform taksës së aplikuar.


Rezultate imazhesh për plazma keks

Disa qytetarë pohojnë se që nga vendosja e taksës nuk janë furnizuar më me produkte nga Serbia, por shprehen të habitur me faktin se si në vitrinat e dyqaneve vazhdojnë të jenë të pranishme pothuajse të gjitha produktet e prodhuara në Serbi, të cilat në treg kanë qenë edhe para vendimit të Qeverisë së Kosovës.


Blerimi është kuzhinier me profesion. Ai thotë se në dyqane nuk ka vërejtur mungesë të produkteve nga Serbia apo edhe nga Bosnja.


Rezultate imazhesh për plazma keks

“Ka produkte të Serbisë…, ato nuk janë zhdukur. Është e pakuptueshme, pasi që ose në tregun e Kosovës ka pasur mall të Serbisë, si rezerva për një vit. Kjo është e çuditshme, këtu ka diçka të dyshimtë, deri më tani është dashur të ketë ndonjë mungesë”, thotë Blerimi.

Ndërkaq një qytetare tjetër nga Prishtina, Kimete Gashi, thotë se në disa dyqane të vogla ka mungesë të produkteve serbe, por, sipas saj, këto produkte nuk mungojnë kur bëhet fjalë për dyqanet e mëdha tregtare.



“Mendoj se ka mungesë të disa produkteve nga Serbia në markete të vogla, por jo në markete të mëdha. Megjithatë mendoj se këto prodhimet nga Serbia nuk po kërkohen aq shumë si më parë”, thekson ajo.


Rezultate imazhesh për PROIZVODI IZ BOSNE

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor të vitit të kaluar, fillimisht kishte vendosur taksën doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.

Kurse më 28 dhjetor 2018 , Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.


Që nga ajo periudhë, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, importet nga Serbia kanë rënë dukshëm. Ndërkaq prania e mallrave në tregun e Kosovës, sipas ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është evidente për shkak se qytetarët më nuk po i blejnë këto produkte.


Rezultate imazhesh për PROIZVODI IZ BOSNE

Në anën tjetër, ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, më herët ka thënë se mallrat nga Serbia mund të hasen në të gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë atje përmes rrugëve alternative, kryesisht përmes Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarë të Doganës së Kosovës në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se që nga vendosja e masës mbrojtëse, Dogana ka alokuar resurset e saj, në mënyrë që t’i përgjigjet rritjes eventuale të kontrabandës.


Rezultate imazhesh për PROIZVODI IZ BOSNE

Sidoqoftë, Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës thotë se shifrat flasin për nivel të njëjtë të numrit të tentim-kontrabandës, por i vetmi dallim, sipas tij, është që tani ka tentim të kontrabandës së mallrave ushqimore me vlera minimale që më herët nuk ka qenë tendencë.
Rezultate imazhesh për BRASNO IZ SRBIJE


 Dogana e Kosovës megjithatë ka konfiskuar mallra të kontrabanduara nga Serbia në vlerë prej 25 mijë euro.

Ndryshe, gruri ka qenë ndër produktet që është importuar në sasi më të mëdha nga shteti i Serbisë. Ai më pas është përpunuar në tregun e Kosovës. Aktualisht në treg nuk ka mungesë të grurit dhe produkteve të tij, por që, sipas shoqatës se mullisëve, rezervat janë duke u harxhuar.


Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës se Mullisëve të Kosovës në një prononcim , thotë se çmimi i produkteve të grurit, nuk është rritur në tregun e Kosovës, kurse për sigurimin e grurit dhe miellit nga shtetet e rajonit dhe të Evropës është rritur dukshëm kostoja, çka vështirëson zhvillimin e veprimtarisë. Ai thotë se gruri i Serbisë përpunohet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë hynë si produkt maqedonas.

Ai thotë se vendosja e taksës në aspektin politik mund të jetë e arsyeshme, por në aspektin afarist, nënvizon ai, kjo taksë ka krijuar problem.


Imazh i ngjashëm


“Probleme nuk ka me furnizim, por është rritur shumë çmimi. Nuk besoj se taksa do të reflektojë në çmim, por industria komplet pritet të falimentojë. Sepse nuk kemi mundësi ne të paguajmë 30-40 euro tonin e grurit më shtrenjtë nëse vijnë nga shtet tjera si Kroacia, Hungaria apo edhe nga tregu rus që aktualisht është duke ardhur. Ne jemi më të shtrenjtë se sa janë prodhuesit në Maqedoni dhe ata nuk na lejojnë, ata nuk krijojnë mundësi më ngit çmimin, por nuk jemi duke punuar”, tha Zejnullahu.


Rezultate imazhesh për BRASNO IZ SRBIJE

Sipas shifrave zyrtare, thuhet se gjatë vitit 2016, në Kosovë janë importuar 37 milionë kilogramë miell në vlerë prej 8 milionë euro, kurse gjatë këtij viti nga shteti i Serbisë në Kosovë, kanë hyrë 22 milionë kilogramë miell, që kalon shifrën prej 4 milionë euro.

Në anën tjetër, sektori i ndërtimtarisë që konsiderohet një nga sektorët më të mëdhenj në Kosovë, thuhet se nuk kanë ndonjë problem me sigurimin e materialit të nevojshëm.


Rezultate imazhesh për BRASNO IZ SRBIJE

Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës se Ndërtimtarëve në Kosovë, thotë se taksa nuk ka ndikuar te sigurimi i materialit ndërtimor, disa problem ka pasur me sigurimin e drurit, por kjo shpejtë është mbuluar nga Mali i Zi.

“Deri më tani nuk ka ndonjë shqetësim eventual nga kompanitë në Kosovë, lidhur më mungesën e ndonjë produkti”, tha Hoxha


Imazh i ngjashëm

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.



BIZNISMENI  DHE DEPUTETI KOSOVAR NGA PEJA RAMIZ KELMENDI KUNDËR EMBARGOS SERBO-BOSHNJAKE 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në dialog, pa u hequr taksa.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

FLORI BRUQI 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...