2020-09-08

Svjetllana Aleksieviç: MBI BETEJËN E HUMBUR (leksioni i Nobelit) / Përktheu nga origjinali: Agron Tufa

 

Svjetllana Aleksieviç

MBI BETEJËN E HUMBUR (leksioni i Nobelit)

Në këtë tribunë nuk po qëndroj e vetme… Përreth meje janë zërat, qindra zëra, ato janë përherë me mua. Që nga fëmijëria ime. Kam jetuar në fshat. Ne, fëmijëve, na pëlqente të luanim në rrugë, por në mbrëmje, si me magnet, na tërhiqnin stolat ndanë shtëpive tona, apo hatave, siç u thonë tek ne dhe, në të cilat uleshin gratë e lodhura. Ato nuki kishin burrat, baballarët, vëllezërit; unë nuk mbaj mend të ketë patur burra në fshatin tonë pas luftës: në kohën e luftës së Dytë Botërore në Bjellorusi vdiq në frontin partizan çdo i katërt bjellorus. Bota jonë fëminore pas luftës — ishte një botë grash. Më së shumti më kujohet, që gratë flisnin jo për vdekjen, po për dashurinë. Rrëfenin, se si u tumirën të mbramen ditë me të dashurit, si i pritën t’u kthehen, sikundërse deri më sot vazhdojnë t’i presin. Tashmë kanë kaluar vite, po ata prisnin: «Qoftë dhe pa duar, qoftë dhe pa këmbë të kthehet, unë atë do ta bart në krahë». Pa duar… pa këmbë… Më duket, se që nga fëmijëria e kam ditur, se ç’është dashuria…
Ja veçse disa melodi të hidhura nga kori, që dëgjoj unë…

Zëri i parë:

«Përse do që ta dish? Është kaq e trishtueshme. Unë tim shoq e takova në luftë. Kam qenë tankiste. Deri në Berlin kam shkuar. E mbaj mend, se si rrinim (ai ende nuk ishte bërë burri im) para Rajshtagut dhe ai më thotë: “Hajde të martohemi. Unë të dua”. Kurse mua më kaploi një fyerje e tillë për shkak të atyre fjalëve: ne gjatë gjithë luftës zhgwrryheshim në psillëk, në pluhur, në gjak, përreth – vetëm sharje. I përgjigjem: “Ti më parë nxirr prej meje femrën – dhuromë lule, më fol fjalë përkëdhelëse; ja, do të demobilozohem dhe do të qep një fustan”. Madje kisha dëshirë t’ia ngjesh një turinjve nga fyrja që ndjeva. Ai e ndjeu gjithë këtë, ndërkaq, që njërën faqe e kishte të djegur, me shenjë, dhe unë mbi këtë plagë pashë të rridhnin lotë. “Mirë, do të martohem me ty”. Kështu i thashë… vetë pa e besuar, çfarë thashë… Përreth vallja e shkrumbit, qerpiçë të thyer — me një fjalë, lufta rreth e rrotull…»

Zëri i dytë:

«Jetonim në rrethinat e stacionit atomik të Çernobilit. Punoja pastiçiere, pasta përgatisja. Ndërsa im shoq ishte zjarrfikës. Ne sapo qemë martuar, shkonim edhe në dyqan bashkë, të zënë përdore. Ditën, kur shpërtheu reaktori, burri ishte dezhurn në repartin e zjarrfikseve. Ata u nisën, sipas alarmit, veshur me këmishat e tyre të shtëpisë, me rroba shtëpie; shpërthim në stacionin atomik, e atyre nuk u dhanë asnjë palë rrobash speciale. Kështu kemi jetuar… Ju e dini… Gjithë natën ata shuajtën zjarrin dhe u ngopën me radiodoza, të papajtueshme me jetën. Në mëngjes ata i shpunë me aeroplan në Moskë. Sëmundje e dhimbshme rrezesh… Njeriu këtij rrezatimi i reziston, gjithëqysh, vetëm disa javë… Im shoq ishte i fortë, sportist, vdiq i fundit. Kur shkova ta marr, më thanë, se ai dergjet në një boks special, aty ku askush nuk lejohet të hyjë. “Po unë e dua”, — iu luta. – “Atyre atje u shërbejnë ushtarët. Ku vete ti?” — “E dua”. Ma mbushën mendjen kështu: “Ai atje tashmë nuk është njeriu, që e dashuron, por një objekt, që i përket dezaktivizimit. A e kupton?” Ndërsa unë përsërisja këmbëngushëm vetëm një gjë: e dua, e dua… Netëve ngjitësha me shkallaren e zjarrfikësve tek ai… Ose u paguaja lekë rojave, që të më linin… Nuk e braktisa, isha deri në fund me të… Pas vdekjes së tij… pas disa muajsh na lindi vajza; ajo jetoi gjithësej disa ditë. Ajo… Ne aq shumë e prisnim, ndërsa unë e vrava… Ajo më ka shpëtuar, sepse gjithë radiogoditjen e thithi ajo. Një vogëlane e tillë… Një thërrimëzë… Por unë i doja të dy. Vallë a mund të vrasësh me dashurinë? Përse janë kaq afër — dashuria dhe vdekja? Ato janë gjithmonë bashkë. Kush ma shpjegon? Zvarritem në gjunjë tek varret e tyre…»

Zëri i tretë:

«Se si për herë të parë vrava një gjerman… Isha dhjetë vjeç, partizanët më merrnin me vete në aksione. Ky gjerman qe shtrirë i plagosur… Më thënë t’i marr pistoletën, unë ngarenda, por shoh, se ai më tund pistoletën para syve të mi; gjermani e ka kapur atë me të dyja duart dhe ma drejton në fytyrë. Po nuk ia del ai të qëllojë i pari, qëlloj unë…
Nuk u tremba, pse e vrava… Dhe gjatë luftës, as që e kujoja atë gjerman. Përreth kishte shumë të vrarë, në jetonim midis të vrarëve. Madje ishim mësuar. Prandaj u habita fort, kur pas shumë vitesh m’u shtir ëndërra për gjermanin e vrarë… Ishte diçka që nuk e prisja…Dhe ëndrra më përndoqi me dekada…herë fluturoj, dhe ai nuk më lëshon. Ja, ngrihesh… Fluturon… Ai më arrin,dhe unë gremisem tok me të. Gremisem në njëfarë grope. Herë unë kërkoj të ngrihem… të fluturoj… Por ai nuk më lë … Për shkak të tij nuk mund të fluturoj…
E njëjta ëndërr… Ajo më ndjek prej dhjetra vitesh…
Unë nuk mund t’i rrëfej tim biri për këtë ëndërr. Im bir ishte i vogël — pop nuk mundja, i lexoja përralla. Tanimë djalë është rritur — unë prapëseprapë nuk mundem…»
Flobëri thoshte për veten, se është njeri-pendë; unë për veten mund të them, se jam njeri-vesh. Kur eci në rrugë dhe drejt meje vijnë dofarë fjalësh, frazash, pasthirrmash, gjithëherë mendoj: sa e sa romane zhduken pa gjurmë në kohë. Në errësirë. Është ajo pjesë e jetës njerëzore — kuvenduesja, të cilën ne nuk ia dalim ta zotërojmë dot për letërsinë. Ne ende nuk ia kemi dhënë asaj hakun, nuk jemi habitur dhe mahnitur me të. Por mua ajo më ka hipnotizuar dhe më ka bërë skllaven e saj. Mua më pëlqen, se si flet njeriu… Më pëlqen zëri i vetmuar njerëzor. Kjo është dashuria dhe pasioni im më i madh.
Rruga ime në këtë tribunë ka qenë e gjatë, pothuaj, dyzetë vjet — nga një njeri tek një tjetër, nga një zë tek tjetri. Nuk mund të them, se gjithmonë këtë udhë e kam patur nën kontroll: shumë herë kam qenë e tronditur dhe frikësuar prej njeriut, ka ndjerë mahni dhe neveri, kam dashur ta harroj atë, që kam dëgjuar, të kthehem në ato kohëra, kur ende nuk dija asgjë. Të qaj nga gëzimi, që pashë një njeri të mrekullueshëm, më ka ndodhur jo pak herë.
Kam jetuar në një vend, ku që nga fëmijëria në mësonin të vdisnim. Na mësonin vdekjen. Na thonin, se njeriu ekziston, që ta japë veten e tij, që të digjet, që të flijojë vetveten. Na mësonin të duam njeriun me pushkë. Nëse do të isha në një vend tjetër, me siguri nuk do të mundesha ta përshkoj këtë rrugëtim. E keqja është e pamëshirmshme, ndaj saj duhet pasë imunitet. Por ne jemi rritur midis xhelatëve dhe viktimave. Le të kenë jetuar prindërit tanë me tmerr dhe le të mos na i kenë treguar të gjitha, e më së shpeshti njëmend asgjë nuk tregonin, por vetë ajri i jetës sonë ishte i helmuar me këto tmerre. E keqja gjithë kohës na ndiqte me sy.
Kam shkruar pesë libra, por mua më duket, se gjithçka kam shkruar — është një libër. Libri mbi historinë e një utopie …
Varllam Shallamovi ka shkruar: «Unë kam qenë pjesëmarrës i një beteje të madhe të humbur për ripërtritjen e njëmendët të njerëzimit». Unë po përtërij historinë e kësaj beteje, fitoret dhe humbjet e saj. Se si deshën të ndërtojnë Mbretërinë e Qiellit në Tokë. Parajsën! Qytetin e Diellit! Ndërsa përfundoi me atë, që u bë një det gjaku, miliona jetë njerëzish të marra më qafë. Por ka qenë një kohë, kur asnjë ide politike e shekullit XX nuk mund të krahasohej me komunizmin (dhe me revolucionin e Tetorit si simbol të tij), asnjë ide tjetër nuk i ka tërhequr intelektualët perëndimorë dhe njerëzit e gjithë botës më fort e më ethshëm. Rajmon Aaron-i e quante revolucionin rus «opium për intelektualët». Idetë për komunizmin kanë, së paku, dy mijë vjet. I gjejmë ato tek Platoni – në doktrinën mbi shtetin ideal e të drejtë, tek Aristofani – në ëndrrat për kohën, kur «gjithçka të bëhet e përbashkët»… Tek Tomas Mor dhe Tomazo Kampanela… Më vonë tek Sen-Simon, Furje dhe Ouen. Diç ka në shpirtin rus të tillë, që e shtrëngoi të marrë mundin e t’i bëjë realitet këto ëndrra.
Njëzet vjet më parë ne e përcollëm perandorinë e «kuqe» me lot e mallkime. Sot mund të ta këqyrim pra historinë tonë jo të largët me qetësi, si një përvojë historike. Kjo është e rëndësishme, sepse debatet për socializmin nuk po fashitin deri më tash. Është rritur një gjerneratë tjetër, e cila ka një tjetër tablo të botës në mendje, por nuk janë të paktë atë të rinj, që lexojnë sërish Marksin dhe Leninin. Në qytetet ruse hapin muze të Stalinit, i ngrenë atij përmendore.
Perandori të «kuqe» s’ka, ndërsa njeriu i «kuq» mbeti. Vazhdon.
Im atë, ai s’ka shumë që ka vdekur, deri në fund ka qenë një komunist, që besonte. E ruante teseren e tij të partisë. Unë kurrë nuk mund ta artikuloj fjalën «sovok »: atëherë kështu do të më binte të quaja tim atë, të afërmit, të njohurit e mi. Shokët. Ata të gjithë vijnë së andejmi — nga socializmi. Midis tyre ka shumë idealistë. Romantikë. Sot ata i quajnë me një togfjalësh tjetër — romantikët e skllavërisë. Skllevërit e utopisë. Unë mendoj, se të gjithë ata mund të kishin jetuar një jetë tjetër, por jetuan jetën sovjete. Përse? Përgjigjen për këtë pyetje e kam kërkuar gjatë — kam përshkuar një hapësirë gjigande, e cila jo shumë kohë më parë quhej BRSS, kam regjistruar me mijëra shirita. Ai ka qenë socializmi dhe ka qenë thjesht jeta jonë. E kam mbledhur thërrime pas thërrimeje, trohë pas trohe historinë shtëpiake, socializmin e brendshëm. Atë, se si ka jetuar ai në shpirtin njerëzor. Po mua më ka joshur një hapësirë e më e vogël – njeriu… një njeri. Në fakt aty ngjet gjithçka.
Menjëherë pas luftës Teodor Adorno qe tronditur: «Të shkruash poezi pas Aushvicit — është një barbarizëm». Mjeshtri im Ales Adamoviçi, emrin e të cilit dua ta artikuloj sot me mirënjohje, mendonte gjithashtu, se të shkruash prozë mbi lemeritë e shekullit XX, është një blasfemi. Nuk ke ç’të mendosh për këtë. Të vërtetën duhet ta japësh, ashtu siç është ajo. Kërkohet një «mbiletërsi». Duhet të flasë dëshmitari. Mund të kujtojmë dhe Niçen me fjalët e tij, se asnjë artist nuk është në gjendje ta përballojë realitetin. Nuk e ngre dot atë.
Më ka munduar gjithmonë fakti, që të vërtetën nuk e nxë dot një zemër e vetme, një mendje e vetme. Që e vërteta është disi e copëzuar, ajo është e shumëllojshme, ajo është e ndryshme dhe e thërmuar grimcueshëm në këtë botë. Dostojevski ka një ide, sipas të cilës njeriu di për veten më shumë, shumë më tepër, se sa ajo ka mundur të fiksohet në letërsi. Çfarë bëj unë? Unë mbledh përditshmërinë e ndjenjave, mendimeve, fjalëve. Mbledh jetën e kohës sime. Mua më intereson historia e shpirtit. Jeta e shpirtit. Ajo, të cilën rëndom historia e kalon pa vënë re, ndaj së cilës historia është mendjemadhe. Unë merrem me atë që ka harruar ta begenisë historia. Jo njëherë kam dëgjuar dhe dëgjoj, që kjo që bëj unë nuk është letërsi, që kjo është dokument. Po çfarë na qenka letërsia sot? Kush më përgjigjet për këtë pyetje? Në jetojmë më shpejt, se më parë. Përmbajtja e shqyen formën. E shqyen dhe ndërron atë. Çdo gjë del jashtë brigjeve të veta: dhe muzika, dhe piktura, dhe në dokument fjala shkëputet e del përtej sinoreve të dokumentit. Nuk ka një kufi ndërmjet faktit dhe trillimit, njëra derdhet në tjetrën. Madje as dëshmitari nuk është i paanshëm. Duke rrëfyer, njeriu krijon, ai lufton me kohën, ashtu si skulptori me mermerin. Ai është aktor dhe krijues.
Mua më intereson njeriu i vogël. I madhi njeri i vogël, nëse do shprehesha më saktë, sepse vuajtjet e madhnojnë atë. Ai në librat e mi rrëfen historinë e tij të vogël, dhe bashkë me historinë e tij dhe historinë e madhe. Çfarë ka ngjarë e çfarë po ngjet me ne ende nuk është kuptimësuar, duhet ta shestojmë gjer në fund. Të paktën, si fillim, të flasim. Ne kemi frikë ta bëjmë këtë, përderisa nuk jemi në gjendje t’i japim dum të shkuarës sonë. Në romanin e Dostojevskit “Xhindet” (“Djajtë”) Shatov-i i thotë Stavroginit, para fillimit të kuvendimit: «Ne jemi dy krijesa dhe përfunduam në pafundësi… për të mbramën herë në botë, po ju them, lëreni tonin tuaj dhe merrni tonin njerëzor! Na flisni qoftë dhe njëherë… me zërin njerëzor».
Përafërsisht kështu fillojnë tek unë kuvendimet me heronjtë e mi. Sigurisht, njeri flet nga koha e tij, ai nuk mund të flasë prej askundit! Por të depërtosh në shpirtin e njeriut është vështirë, ai është i ndotur me bestytënitë e shekullit, me pasionet dhe me mashtrimet e tij. Me televizorin dhe me gazetat.
Do të kisha dëshirë të merrja disa fletë nga ditarët e mi, që të tregoj, si ka lëvizur koha… si ka vdekur ideja… Si kam shkuar unë pas gjurmëve të saj…

Vitet 1980–1985

Po shkruaj një libër për luftën… Përse për luftën? Sepse ne jemi njerëz të luftës — ne ose kemi luftuar, ose përgatitemi për luftë. Nëse e sheh hollë, atëherë në të gjithë arsyetojmë sipas logjikës së luftës. Në shtëpi, jashtë saj. Prandaj tek ne kushton kaq lirë jeta njerëzore. Krejt si në luftë.
E nisa me dyshimet. Epo, edhe një tjetër libër për luftën… Përse?
Në një prej udhëtimeve të mia si gazetare ndesha me një grua, ajo kishte qenë sanitare në luftë. rrëfente: një dimër ata po kalonin përmes liqenit të Lladozhskit; armiku e kishte hetuar lëvizjen e tyre dhe kishte nisur breshëritë. Kuajtë, njerëzit u zhytën nën akull. Gjithçka e këtillë po ngjiste natën, dhe ajo, siç asaj iu duk, kapi dhe tërhoqi drejt bregut një të plagosur. «E tërhiqja, të lagur, lakuriq, mendoja, se ia kam shqyer rrobat, — rrefentë ajo. — Ndërsa në breg zbulova, se kisha tërhequr osh një bli të madh e të plagosur. Nisa të shaj e shfryj me libër shpie: njerëzit vuajnë, po kafshët, zogjtë, peshqit — pse duhet?» Një një udhëtim tjetër dëgjova rrëfimin e sanitareje të një skuadroni të kavalerisë, se si gjatë kohës së betejës tërhoqi në transhe një gjerman të plagosur, të cilin e zbuloi vetëm në transhe se ishte gjerman — këmba e tij ishtë krejt e dërmuar, kullonte gjak. Po ai ishte armik! Ç’të bëja? Atje lart shokët e mi po vriten! Por ajo e fashoi këtë gjerman dhe bëri tutje. Tërheq një ushtar rus, ai është pa ndjenja, po kur vjen në vete, kërkon të vrasë gjermanin, ndërsa ai, kur vjen në vete, kap automatikun dhe kërkon të vrasë rusin. «Edhe njërit, edhe tjetrit ua dhashë nga një surratit. Këmbët tona, — kujtonte ajo, — qenë zhyer në gjak. Gjaku ishte përzier».
Kjo ishte lufta, të cilën unë nuk e njihja. Lufta femërore. Jo për heronjtë. Jo për atë, se si njerëzit vrasin heroikisht njerëz të tjerë. Më kujtohet një përjetim gruaje: «Kalon përmes fushës. Dhe ata dergjen… Të gjithë të rinj, aq të bukur. Dërgjen dhe në qiell shohin. Me vinte keq dhe për njërën palë, dhe për tjetrën». Ja pikërish kjo «dhe për njërën palë, dhe për tjetrën» më diktoi, se si do të jetë libri. Për atë pra, që lufta – është vrasje. Kështu ka mbetur në kujtesën femërore. Njeriu sapo buzëqeshi, piu një cigare — dhe saora ai nuk është më. Më së shumti femrat rrëfejnë për zhdukjet, për atë, se si në luftë gjithçka shndërrohet në hiç. Dhe njeriu, dhe koha njerëzore. Po, ata vetë dolën vullnetarë në front, në moshën 17–18 vjeç, por nuk deshën të vrasin. Ndërsa për të vdekur ishin gati. Për të vdekur për Atdhe. Nga historia e fjalëve nuk fshihesh, nuk shuhesh dot – as për shkak të Stalinit madje.
Librin përgjatë dy viteve nuk e botuan, nuk e botuan deri në kohën e perestrojkës. Deri kur erdhi Gorbaçovi. «Pas librit tuaj askush nuk shkon të luftojë, — më predikonte mua censori. — Lufta juaj është e tmerrshme. Përse nuk keni heronj?» Heronjtë unë nuk i kërkoja. Unë shkruaja historinë përmes rrëfimit të pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të pa vënë re prej askujt. Atë askush, asnjëherë nuk e kishte pyetur. Çfarë mendojnë njerëzit, thjesht njerëzit, për idetë e mëdha — ne nuk e dimë. Menjëherë pas luftës njeriu do të kishte rrëfyer një luftë, ndërsa pas dhjetë vjetësh — një tjetër luftë; sigurisht, tek ai diçka ndryshohet, sepse ai vë në kujtimet e veta gjithë jetën e tij. Gjithë veten e tij. Atë, se si i ka jetuar ai këto vite, çfarë ka lexuar, ç’ka parë, kë ka takuar. Në çfarë beson. Më në fund, i lumtur është ai apo i palumtuar. Dokumentet — janë krijesa të gjalla, ato ndryshojnë bashkë me ne…
Por unë jam absolutisht e bindur, që vajza të reja të tilla, si vajzat e luftës së vitit 1941, kurrë më nuk do të ketë. Ajo ka qenë koha më e lartësuar e ideve të «kuqe», madje më sipërane, se sa revolucioni dhe Lenini. Fitorja e tyre deri më tash e eklipson madje edhe GULAG-un. Unë i dua pafundësisht këto vajzuke. Por me to s’kishe pse kuvendoje për Stalinin, se si pas lufte trenat me fituesit shkuan në Siberi, me ato, kush kishte qenë më i guximshmi. Pjesa tjetër u kthyen dhe heshtën. Njëherë dëgjova edhe këtë: «Të lirë ne kemi qenë vetëm në luftë. Në pararojë». Kapitali ynë kryesor është vuajtja. Jo nafta, as gazi, por vuajtja. Kjo është ajo, me të cilën ne shpërblehemi vazhdimisht. Gjithë kohës kërkoj një përgjigje: përse vallë vuajtjet tona nuk konvertohen në liri? A mos vallë ato janë të kota? Ka pasur të drejtë Çaadajevi: Rusia është një vend pa kujtesë, një hapësirë e amnezisë totale, vetëdije e virgjër për kritikën dhe refleksionet.
Librat e mëdhenj i kemi tek këmbët…

Viti 1989

Jam në Kabul. Nuk doja të shkruaja më për luftën. Por ja që jam në një luftë të vërtetë. Nga gazeta «Pravda»: «Ne po i ndihmojmë popullit vëlla afgan të ndërtojë socializmin».Gjithandej vlojnë njerëzit e luftës, sendet e luftës. Koha e luftës.
Dje nuk më morën në betejë: «rrini në hotel, zonjëz. Kush përgjigjet pastaj dhe për ty». Qëndroj në hotel dhe mendoj: ka diçka të pamoralshme në vëzhgimin e guximit dhe burrërisë së huaj. U bë java e dytë që unë jam këtu dhe nuk me shqitet ndjesia, që lufta – është e lindur për natyrën mashkullore, që është e pakapshme për mua. Por pushimet e lufts janë grandioze. Zbulova, se armët janë të bukura: automatikët, minat, tanket. Njeriu ka menduar shumë, se si ta vrasë më mirë e bukur njeriun tjetër. Një debat i përjetshëm ky midis të vërtetës dhe bukurisë. Më treguan një minë të re italiane, reaksioni im «fëmëror»: «E bukur. Përse është e bukur?» Ushtarakisht mua ma shpjeguan saktë, që, nëse shkel mbi këtë minë ose e shtyp ja kështë… nga ky kënd… nga i gjithë njeriu mbetet sall një gjysëm kove mish. Për jonormalen këtu flasin, si për normalen, si për gjërat që merren vesh vetvetiu. Se, luftë pra… Askush nuk luan mendsh prej këtyre pamjeve, që ja, dergjet përtokë njeriu, i vrarë jo prej elementëve, jo prej fatkobit, po prej një njeriu tjetër.
Pashë ngarkesën e «tulipanit të zi» – aeroplani, që shpie në Atdhe arkëmortet prej zinku të të vrarëve. Të vdekurit shpesh i veshin në uniformën e vjetër ushtarake, që të viteve dyzetë, me kilota; ndodhte, që edhe kjo uniformë nuk mjaftonte. Ushtarët shkëmbenin fjalë në distacë me njëri-tjetrin: «Në frigorifer kanë sjellë të vrarët e rinj. Duket sikur u vjen era derr i papastër pylli».Do të shkruaj për këtë. Kam frikë, se në shtëpi nuk do të më besojnë. Në gazetat tona shkruajnë për apelet e miqësisë, që kultivojnë ushtarët sovjetë.
Kuvendoj me djemtë, të shumtët kanë ardhur vullnetarë. Kërkuan vetë të vinin këtu. Vura re, që shumica e tyre ishin prej familjesh intelektuale: mësues, mjekë, bibliotekarë — me një fjalë, njërëz të librit. Ëndërronin me sinqeritet t’i ndihmojnë popullit afgan të ndërtojë socializmin. Tani ata qeshin hidhur me veten. Më treguan një vend në aeroport, ku gjendeshin qindra arkëmorte zinku, ato feksnin misteriozisht nën diell. Oficeri, që më përcillte, nuk u përmbajt dot: «Ndoshta këtu gjendet dhe arkëmorti im… do më mshelin aty… Dhe për çfarë luftoj unë këtu?» Saora u tremb prej fjalëve të veta: «Mos e shkruani këtë».
Netëve më shtireshin në ëndërr të vrarët, të gjithë kishin fytyra të habitura: çfarë, qenkam i varë? Menjëmend jam i vrarë?
Bashkë me sanitaret u nisa në spitalin e popullatës civile afgane, u shpinim fëmijëve dhurata. Lodra fëmijësh, bonbone, biskota. Më ranë në dorë nja pesë copë minj kërcyes. Mbërritëm në spital: një barakë e gjatë, përveç jorganëve asgjë, as çarçafë, as jastëkë. M’u avit një afgane e re me fëmijën në krahë, deshi të thoshte diçka; përgjatë dhjetë vjetëve këtu të gjithë kishin mësuar të flisnin pak rusisht; unë i dhashë fëmijës së saj një lodër, e ai e mori atë me dhëmbë. «Përse me dhëmbë?» — u habita unë. Afgania shpështolli velenxën nga kurmi vogëlan i fëmijës — djali i vogël ishte pa duar. «Nga bombat e rusëve të tu e ka». Dikush u pëpoq të më mbajë, rashë…
Kam parë, se si avionët tanë «Grad» i shndërrojnë fshatrat afgane në fusha të lëruara. Kam qenë në një varrezë afgane, të stërgjatë e të madhe, si një katund. Diku në mes të varrezës ulërinte një plakë afgane. M’u kujtua, si si në një katund ndanë Minskut po fusnin në një shtëpi arkëmortin prek zinku dhe si ulërinte kujën e dhimbës e ëma. Ah, ishte një klithmë jo njerëzore dhe jo bishe… Ishte diç e ngjashme, me atë kujë, që dëgjova në varrezën e Kabulit…
Ua pohoj hapur, se jo menjëherë u bëra e lirë. Kam qenë e sinqertë me heronjtë e mi, dhe ata më besonin. Secili prej nesh e ka pasur rrugën e vet gjer tek liria. Deri para Afganistanit unë kam besuar tek socializmi me fytyrë njerëzore. Por prej Afganistanit unë u ktheva e lirë nga të gjitha iluzionet. «Më fal, babi, — i thashë, me ta takuar, — ti më ke edukuar me besimin tek idealet komuniste, por mjafton një rast t’i shihje, se si shkollarët tuaj sovjetë të pak viteve më parë, të cilët ti dhe mami i keni mësuar (prindërit e mi, të dy, kanë qenë mësues fshati), mjafton t’i shihje, se si në një tokë të huaj, vrasin njerëz krejt të panjohur për ta, dhe mjafton kaq, që fjalët e tua të bëhen pluhur e hi. Ne jemi vrasës, babi, a e kupton?!» Im atë qau.
Nga Afganistani u kthyen shumë njerëz të lirë. Por unë kam dhe një shembull tjetër. Atje, në Afganistan, një djalosh më bërtiste sa i hante fyti: «Çdo ti këtu, moj femër, çfarë je në gjendje ti të kuptosh nga lufta? Mos mendon, se njerëzit vdesin në luftë, ashtu si në libra e në filma? Atje ata vdesin bukur, ndërsa mua dje më vranë para sysh shokun tim të ngushtë, plumbi e mori në kokë. Ai vrapoi dhe nja dhjetë metra përpara dhe kapi currilin e truve të tij me duar…» Por pas shtatë vitesh, pikërisht ky djalosh — ishte tashmë një biznesmen i suksesshëm — e ka hobi të rrëfejë për luftën afgane. Më telefoni ky njëherë: «Kujt i duhen librat e tu? Ato janë shumë të tmerrshëm». Tanimë ai ishte një njeri krejt tjetër, jo ai, që kisha ndeshur midis vdekjes dhe i cili nuk donte të vdiste në moshën njëzetë vjeçare…
E pyeta veten, ç’lloj libri për luftën do doja të kisha shkruajtur. Do të doja të shkruaja për një njeri, i cili nuk qëllon, nuk mundet ta qëllojë njeriun tjetër, për një njeri, të cilit vetë mendimi për luftën i sjell vuajtje. Ku është ai? Një të tillë unë nuk e kam ndeshur.

Vitet 1990–1997

Letërsia ruse është intersante edhe për faktin, se ajo është e vetmja që mundet të rrëfejë për një përvojë unikale, përmes së cilës kaloi dikur një vend i stërmadh. Shpesh më pyesin: përse ju shkruani gjithnjë për gjëra tragjike? Sepse ne kështu jetojmë. Ndonëse ne tani jetojmë në vende të ndryshme, prpaë gjithkund jeton njeriu i «kuq». Prej asaj jete, me ato kujtime.
Për një kohë të gjatë nuk kam dashur të shkruaj për Çernobilin. Nuk dija se si të shkruaja për të, me çfarë instrumentash dhe nga ç’anë t’i qasem. Emri i vendit tim të vogël, të humbur e harruar në Europë, për të cilin bota më parë nuk dinte thuajse asgjë, bëfas kumboi në të gjitha gjuhët, ndërsa ne, bjellorusët, u bëmë populli çernobilas. Ishim të parët që preknim sefte të panjohurën. U bë e qartë: përveç apeleve komuniste, nacionale dhe neoreligjioze, përpara na presin alarme ku e ku më të egra e më totale, por që ende i fshihen syrit. Diç fare pak u çel pas Çernobilit…
Më ka mbetur në mendje, se si si një taksist i vjetër shpërtheu në të shara, kur një pëllumb u përplas në xhamin ballor të makinës: «çdo ditë nga dy-tre zogj përplasen xhamave. Ndërsa në gazeta shkruajnë, situata është nën kontroll».
Në parqet qytetëse i mblidhnin gjethet dhe i shpinin matanë qytetit, ku i groposnin. Prisnin plloça me sipërfaqet e tokës së ndotur dhe gjithashtu i groposnin — e varrosnin tokën në tokë. Varrosnin drutë, barin. Të gjithë kishin ngapak fytyra të çmendurish. Më rrëfue një plak bletërritës: «Dola në mëngjes kopshtit — diç më dukej se mungonte, një tingull i njohur. As edhe një bletë e vetme… Nuk dëgjoje asnjë bletë. Asnjë për be! Ç’është kështu? Ç’ka ngjarë? Ditën e dyta ato nuk fluturuam më, të tretën… Mandej na thanë, se në stacionin atomik ka pasë avari, por stacioni është afër. Për një kohë të gjatë asgjë nuk morëm vesh. Bletët e dini, ndërsa ne jo». Informacioni mbi Çernobilin në shtyp u përmbahej rigorozisht termave të luftës: shpërthim, heronjtë, ushtarët, evakuimi… Në stacion punonte tanimë vetëm KGB-ja. Kërkonin spiunë dhe diversantë, qarkullonin zëra, se avaria — ka qenë një aksion i planifikuar i shërbimeve sekrete perëndimore, për të thyer kampin e socializmit. Në drejtim të Çernobilit qe nisur teknika luftarake, mbërritën ushtarët. Sistemi funksiononte, si zakonisht, në mënyrë ushtarake, por ushtari me automatikun e ti të ri në këtë botë të re dukej tragjik. Gjithçka që ai mundej, – ishte të thithte ca porcione të mëdha radiodoze dhe të vdiste, sapo të kthehej në shtëpi.
Në sytë e mi njeriu paraçernobilas u shndërrua në çernobilas.
Radioaktivitetin ishte e pamundur ta shihje, ta prekje, ta dëgjoje e të ndjeje aromën e tij… Na rrethonte një botë e tillë e njohur dhe e panjohur. Kur mbërrita në zonë, më shpjeguan shpejt e shpejt: lule mos këput, mos u ul në bar, ujë nga pusi mos pi… Vdekja fshihej e tretur gjithkund, po tanimë ajo ishte njfarë tjetër vdekjeje. Me maska të reja. Më fizionomi të panjohur. Të vjetrit, që kishin përjetuar luftën, sërish u nisën në evakuim – shikonin nga qielli: «Dielli ndriçon… Nuk ka as tym, as gaz. Nuk qëllojnë. Po pse, luftë është kjo? Po u desh të ishin ikanakë».
Në mëngjes të gjithë merrnin me ngut gazetat dhe menjëherë i shtynin tutje të zhgënjyer. Për armiqtë e popullit nuk ka asnjë rresht. Një botë pa spiunë dhe armiq populli ishte po aq e panjohur. Po niste diç e re. Çernobili fill pas Afganistanit na bëri njerëz të lirë.
Për mua bota qe hapur e transformuar. Në zonë nuk e ndjeja veten as bjelloruse, as ruse, as ukrainase, por përfaqësuese e bio-llojit, i cila mund të shfaroset. Përkuan dy katastrofa: njëra, sociale — u fundos nën ujë Atlantida e socializmit, dhe tjetra, kozmike — Çernobili. Rënia e perandorisë i kishte shqetësuar të gjithë: njerëzit qenë përqendruar në ditën dhe punën e tyre, me se të blinin dhe si të mbijetonin? Çfarë të besonin tani? Nën cilët flamuj duhet të ngrihen sërish? A mos vallë duhet të mësohen të jetojnë pa idetë e mëdha? Kjo e fundit ishte e panjohura e madhe, sepse kurrë më parë s’kishte jetuar njeri ashtu. Para njeriut të «kuq» hapeshin qindra dilema, ai i përjetonte ato në vetmi. Kurrë më parë ai s’kishte qenë kaq i vetmuar, se sa në ditët e para të lirisë. Përreth meje kisha njerëz të tronditur. Unë i dëgjoja…
Po e mbyll ditarin tim…
Çfarë ngjau me ne, kur ra perandoria? Bota më parë ndahej: xhelatët dhe viktimat — këto ishin GULAG-u; motra e vëllezër – ishin në luftë; elektorat – ishte teknologjia, bota bashkëkohore. Bota jonë më parë ndahej edhe në dy palë të këtilla: pala që rrinte dhe pala që mbillte; ndarja e sotme është – në sllavofilë dhe properëndimorë, në tradhëtarë të kombit dhe patriotë. Por edhe në një ndarje tjetër: kush është në gjendje të blejë dhe kush nuk blen dot. Këto të fundit, do të thoja, kaluan sprovat më të ashpra pas socializmit, sepse deri pak kohë më parë të gjithë ishnin të barabartë. Njeriu i «kuq» nuk ia doli të shkelë në atë mbretëri të lirisë, për të cilën ëndërronte në kuzhinën e tij. Rusinë e pjesëtuan dhe e ndanë pa të, ai mbeti duarthatë. I poshtëruar dhe i plaçkitur. Agresiv dhe i rrezikshëm.
Çfarë kam parë, kur udhëtova nëpër Rusi …
— Modernizimi te ne do të bëhet me anë të sigurimsave dhe pushkatimeve.
— Njeriun rus, me gjasë, as nuk e ha malli të jetë i pasur, madje pikërisht kësaj i trembet. Po çfarë do ai? Ai gjithmonë ka dashur e do një gjë: që dikush tjetër, përbri tij, të mos bëhet i pasur. Më i pasur, se ai.
— Njerëz të ndershëm tek nuk mund të gjesh, ndërsa të shenjtë – ka.
— Që të rriten gjenerata të pashtruara në dru, ne s’kemi kohë; njeriu rus nuk e koncepton dot lirinë pa kazakun dhe kërbaçin.
— Dy fjalë kryesore kanë rusët – «lufta» dhe «burgu». Vodha, gjezdisa, rashë brenda… dola – rashë prapë…
— Jeta ruse duhet të jetë e keqe, e kotë: vetëm atëhere shpirti përnaltësohet, ai e rrok me intuitë, që nuk i përket kësaj bote… Sa më llurbët dhe më përgjakshëm – aq më fort hapësirë ka për të…
— Për revolucionin e ri nuk mjaftojnë as fuqitë, as ndofarë çmendurie. Kurajë s’ka. Njeriu rus ka nevojë për një ide të atillë, prej së cilës acari t’ia përpijë lëkurën…
— Kështu sorrollatet dhe jeta jonë – midis rrëmujës dhe rrëmetit. Komunizmi nuk ka vdekur, kufoma e tij është e gjallë.
E marr në vete guximin të them, që ne e humbëm shansin tonë, që e patëm në vitet ‘90-të. Pyetjes, se si do të duhej të ishte vendi ynë – i fortë apo me dinjitet, ku njerëzit të jetonin mirë, ne iu përgjigjëm, duke zgjedhur të parën. Tani sërish ka ardhur koha e forcës. Rusët po luftojnë me ukrainasit. Me vëllezërit. Im atë është bjellorus, mami im është ukrainase. Kështu janë të shumtit. Aeroplanët rusë po bombardojnë Sirinë…
Koha e shpresës u këmbye me kohën e tmerrit. Koha është kthyer përmbys… Koha e sekond-hend-it…
Tani nuk jam e bindur, që e kam mbaruar historinë e njeriut të «kuq»…
Unë kam tre shtëpi: toka ime bjelloruse, atdheu i tim eti, ku kam jetuar gjithë vitet e jetës sime, Ukraina, atdheu i mamit tim, ku jam lindur, dhe kultura e madhe ruse, pa të cilën nuk e imagjinoj qenien time. Ata të trija janë të shtrenjta për mua. Por shumë e vështirë qenka të flasësh për dashurinë në kohën tonë.

 

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa

JETA E REFUGJATIT SHQIPTAR, NË PENËN E HOLLË TË BASHKIM SALIAS

  (Shënime rreth librit  “Ne, ishim pesë shokë…”)


 

Në këtë botim të ri, publicisti i njohur Bashkim Meleq Saliasi, paraqitet me një libër – ditar mjaft origjinal, ku trajton me realizëm e vërtetësi episode dhe ngjarje mbresëlënëse nga jetë e tij, refugjatë në Greq


Tashmë, jeta e refugjatit është bërë e zakonshme për shumë shqiptarë, sikurse edhe literatura, që përshkruan e pasqyron  jetën e tyre, është shumuar. Madje, mund të themi se është përvijuar dukshëm ajo, që quhet “Letërsi e emigracionit” dhe secili nga librat e publikuar ka veçoritë, tiparet, karakteristikat dhe vendin e tij. Autorët, që  kanë shkruar, kanë sjellë në botimet e tyre aspekte, ndodhi, ngjarje, episode e copëza, por edhe këndvështrime interesante nga jeta vërtet e dhimbshme e refugjati


Në këtë atmosferë krijuese për emigracionin, Saliasi sjell një libër me një theks njerëzor dhe ndjeshmëri të veçantë, që të bën të meditosh dhe të arrish në  përfundime të qarta, të pakthyeshme dhe vendimtare për ç`mitizimin e idesë së gabuar, se “Jeta rregullohet vetëm  duke shkuar në emigracion”. Sigurisht, kur ke një gjendje pa rrugëdalje dhe përpara teje nuk sheh dritë, por perspektiva të zymta e të turbullta, atëherë thua: “Pa ta provoj edhe unë, si qindra e mijëra të tjerë. E di që shumë prej tyre nuk u ka ecur, por mbase me mua do të ndodhë ndryshe, fati do të më ndihmojë”. Njeriu, përpiqet t`i japë kështu guxim vetes, veprimit ose aventurës,që do të ndërmarrë dhe, pa e menduar gjatë këtë veprim e, ngaqë nuk ka se çfarë të humbasë, i bashkohet armatës së emigrantëv


Në  kushte e reja të krijuara, gjërat kanë ndryshuar disi. Por në libër paraqitet një dëshmi dhe tablo e gjallë e asaj periudhe, që ka lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe jetën e qindra-mijëra shqiptarëve. Ishte koha, kur ishte “heroizëm” dhe aventurë e rrezikshme për jetën, të merrje rrugën e të shkoje refugjat, të kaloje lumenj të thellë dhe të ftohtë, male dhe gryka me borë e acar;  të përballoje rojet e kufirit matanë, që u vërsuleshin refugjatëve si gjahtari presë; të hidheshe në detin me dallgë mbi gomone, por edhe të druheshe se, mos këtu ose tek ai shtegu atje, do të dilte një bandë, që do të rrëmbente gjithçka kishe, ndonjëherë edhe jetën. E, pikërisht në ato kohë, edhe heroi i librit, duke na treguar pulsin dhe rrahjet e zemrës së tij njerëzore,pasqyron emocionalisht sakrificat e jashtëzakonshme, përpjekjet, vajtje – ardhjet, që na sjellin ndërmend “Mitin e Sizifit”, poshtërimet, përjetimet psikologjike të njerëzve të shpërfillur nga vendi  i tyre dhe që nuk e gjenin veten në asnjë “listë”, ndërsa ishin të dyshuar dhe të papranuar nga vendi fqinj. Kësisoj, gjithë frikë në zemër, refugjati ishte i detyruar të trokiste dhe të trokasë dyerve të botës. Ritmika  e kësaj trokitjeje,nga njëra faqe e librit,  në tjetrën, ngjason me trokun e një kali, që ecën e ecën pa pushim, pa ditur se ku të ndalet dhe pa e ndjerë se ç`fat e pret në fundin e vrapit të tij. Sigurisht ndodhë që gjen edhe zotë të mirë, por ndesh edhe në matrapazë, në hajdutë e kriminelë dhe kështu  është i detyruar ose të përshtatet, ose të përplaset me ta, ose të largohet e të kthehet i dëshpëruar prej nga ka ardhu

Në faqet e librit, që kemi në dorë, bota greke shfaqet herë – herë njerëzore dhe mikpritëse. Por, në mjaft raste, ajo paraqitet e ftohtë, ngjason me një statujë të pandjeshme dhe mospërfillëse, pa u “shqetësuar” për dramat, madje edhe për tragjeditë rrëqethëse, që ndodhin përpara  syve të saj të gurtë. Refugjatin, që troket derë më derë, ndodh që e zbojnë si një qen rrugësh dhe, në këto raste, ai na sjell ndërmend  lypsarin e mjerë,  i cili, nga mëngjesi deri në darkë, thërret me zërin e tij të përvajshëm:  “Më jepni një lek, ju faltë Zoti shëndet


Libri ka pesë kapituj dhe, në secilin prej tyre, ndeshesh me  të keqen, që fokusohet dhe merr formën e fytyrën e një oktapodi gllabërues, që lëshon e përhap tentakula gjithandej për të kapur prenë. Ajo e keqe ka shpesh herë pamjen e  gjahtarit çiftengrehur me gishtin në këmbëz, që pret çastin për të goditur kaprojtë e bukur të pylli


Natyrisht që tronditesh, kur mendon se, bëhet fjalë për njerëz të fund-mijëvjeçarit të dytë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë të shoqërisë njerëzore, kur ende ky  “oktapod” me emër njerëzor dhe me pamje kuçedre, i kapë viktimat, i përplasë, i pështynë dhe i godet mizorisht, pikërisht,  këta njerëz të mjerë, që e kërkojnë dritën e diellit, që kërkojnë jo më shumë se një copë bukë për familjet dhe fëmijët e tyr


Sot bota përparimtare nxjerr  ligje, mbron dhe alarmohet edhe për jetën e një ujku,që privohet nga liria e tij, kurse njeriut të gjorë i duhet të provojë ende trajtime fyese dhe poshtërues nga raca e sojit të tij, njerëzve; të provojë përbuzjet, poshtërimet,shkelmimet në fytyrë, duke qenë deri edhe i lidhur me  pranga të ftohta në dua



Kapakët e librit, me autor Bashkim Saliasin


Ndoshta, dikush që lexon këto radhë meditimi, që vijnë si rrjedhojë e leximit me vëmendje të këtij botimi dhe njohjes së jetës së refugjatit, do të mendojë se këto janë meditime hiperbolike, pra të stërmadhuara. Por, do të shprehesha se, në ata qindra mijëra refugjatë, edhe sikur njëri të ketë atë fat poshtërues, që e përshkruan me dhimbje autori, është mjaftueshëm të denoncohet trajtimi kafshëror ndaj refugjatëve tanë, si dhe fytyra e vërtetë e  segmenteve ende të egra të shoqërisë njerëzor


Emigracioni, si një përplasje dhe vithisje në Ferr, ka tingëllimën e një kambane zije për ata mijëra bashkatdhetarë, që  kanë provuar pasojat dhe vragat, që ai lë pas. Janë dëshmitarë qindra e mijëra familje shqiptare, që nuk mund t’i harrojnë jetët e  humbura maleve në mes të dimrit, në përpjekjet e tyre për të kapërcyer kufirin; jetët e mjera që kanë përfunduar në fundin e detit, vajzat e shndërruara me dhunë dhe pa dëshirën e tyre në prostituta e, të gjitha këto,  ushqim për korbat e zinj, trafikantët shpirtkatranë, që fatkeqësisht gjallojnë të pashqetësuar edhe sot, në qytete e kryeqytete me emër të botës, ku jetojm


Shumë histori kemi dëgjuar, por, duke e lexuar këtë libër, bindesh se ke përpara një trajtim dhe shikim disi ndryshe të ngjarjeve. Ato kanë të përbashkët vërtetësinë dhe shfaqen përpara lexuesit të prekshme, të krijohet përshtypja se ato po ndodhin aty para teje dhe ti po i sheh, po i vrojton dhe merr pjesë me gjithë shpirt në dhimbjen e personazheve, në mjerimin dhe fatin e tyre të keq ose ndonjëherë disi të mirë, teksa ndjen të revoltohesh dhe të provosh brenda vetes shkulma zemërimi të papërmbajtu


Libri është shkruar nga një intelektual, një mësues  i  thjeshtë shqiptar, bashkëshort e prind shembullor, që për shkak të gjendjes ekonomike, është i detyruar, si edhe mijëra të tjerë, të marrë rrugën e  emigracionit dhe t’ia kthejë me dhimbje shpinën vatrës familjare, vendlindjes. Është një njeri me kulturën e nevojshme dhe me dije për vendin, ku do të shkojë. Këtë kulturë dhe qëllim mirë të Saliasit, e shohim thuajse në të gjithë faqet e kapitujt, duke ndjerë emocione, rrahje të zemrës  së tij intelektuale, vuajtjet dhe aventurat e tij dhe të shokëve bashkëshoqërues me të. Por bëhemi dëshmitarë edhe për marrëdhëniet e respektin e merituar, që ai krijon për ata fqinj grekë, mikpritës dhe të kulturuar, të cilët e respektojnë njeriun e mirë, vlerat dhe shpirtin e tij punëtor. Autori  di ta dallojë të mirën nga e keqja dhe, siç demaskon të keqen, ai përshëndet dhe përgëzon të mirën, e evidenton atë dhe shpërndan mesazhe respekti e miqësie për ata njerëz që i gjenden emigrantit në çastet e vështira të jetës.  Në këtë kontekst, libri rrezaton edhe dashuri, mirësi e zgjuarsi intelektual


Është paraqitja me vërtetësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e përmbajtjes reale të jetës, ajo që e bën të mirëpritur këtë libër, por edhe vlerat atdhetare e intelektuale,sikurse edhe ato publicistike e kulturore. Prandaj dhe ndodh ajo që, sapo nis e  lexon faqet e para, menjëherë sikur të rrëmben një forcë e padukshme, teksa ti vijon të shfletosh, duke i shoqëruar ngjarjet dhe episodet e duke e ndjerë veten edhe ti një pjesëmarrës në ato ngjarje, si njeri i afërt me personazhet  dhe karakteret e spikatura, që pasqyrohe


Shumë njerëz kanë dëshirën për të treguar, madje, disa, arrijnë edhe të tregojnë mjeshtërisht bukur. Kurse autori i këtij libri, edhe di të shkruajë bukur e besueshëm,me mendim të qartë dhe të ekuilibruar, duke përdorur një penë të mprehtë e befasuese. Duke vetëpeshuar jetën dhe veprimet e tij dhe duke i bërë një skaner realitetit, dallgëve e gjeratoreve, që përfshijnë në humnerat e tyre refugjatët,Bashkim Saliasi nënvizon fort  idenë e fuqishme, se çdo njeri ndihet më i lumtur, në radhë të parë në atdheun e vet, aty ku ka lindur, ku ka kaluar fëmijërinë dhe është burrëruar, ku ka lënë gjurmë të jetës dhe veprimtarisë së tij, atje ku dëshiron të shtrojë rrugën e së ardhmes.n.e.r.ë.e.…

r.e.t.!”r.e.t.i.

 NA”)IT 0HNA

Doli nga shtypi libri “Besimi Politik në Kosovë” i autores Dr. Ermira Babamusta

Dr. Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore. Ermira është lindur në Shqipëri, prindërit e saj quhen Neki dhe Suzana Babamusta. Ajo largohet nga Tirana, në vitin 1998, si një nga studentet më të mira të shkollës së mesme profesionale të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" (dega anglisht) dhe ndjek studimet nëpërmjet programit "Student Cultural Exchange" në SHBA. Programin studentor Ermira e mbaroi shkëlqyeshëm me mesataren më të lartë të sistemit shkollor amerikan 4.00 GPA dhe ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj., në konkurset ku ka marrë pjesë në shkallë kombëtare.

Ermira Babamusta.jpg


Ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë universitar të avancuar 'Diplomacia e Kombeve të Bashkuara' në New York. Programin e doktoraturës e vazhdoi në Shkenca Politike, Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në 2013 studioi në programin akademik të Harvardit në kursin diplomatik për mbrojtje dhe sigurim.

Në 2007-n Ermira kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut, për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe Pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj, publikuar një javë para ngjarjes, parashikon shpalljen e Pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën "Prishtina Press", si e para iniciativë e medias shqiptare, pas pavarësisë, me botim në Prishtinë (www.prishtinapress.info).

Në 2012 Ermira zhvillon hulumtimin e dytë gjatë misionet të saj diplomatic-kulturor në Kosovë, ku takohet me zyrtarë të lartë për promovimin e Pavarësisë së Kosovës dhe integrimit europian.

Ermira ka shërbyer në administratën e Presidentit Barack Obama. Ermira Babamusta ka punuar si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale të Presidentit Obama në 2008 dhe 2012. Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKBsë në New York. Në 2013-n Ermira bëhet pjesë e programit vullnetar për shërbim publik, me mbikëqyrje nga zyra e Presidentit, ku shërben si drejtoreshë rajonale për organizata bamirësie, duke përfshirë edhe Kosovën. Po në 2013 Ermira Babamusta zhvillon inciativën bamirëse për Paqe, në bashkëpunim me Fondacionin e OKB-së “UN Foundation, Girl Up” dhe “World Food Program” për të ndihmuar vajzat e reja në shtete në zhvillim e sipër të kenë mundësi për shkollim dhe të drejta të tjera. Ermira synon ngritjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Ermira Babamusta është shpallur "Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos" nga Instituti i Paqes Kessel dhe "Gruaja Humanitare Ndërkombëtare" nga Kongresi Amerikan, Kryetari i Maxhorancës në Senat, Senatori Harry Reid.


Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) i autores Dr. Ermira Babamusta me shitje në Sh.B.A., Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Japoni, dhe Kanada. Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në Amazon si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni dixhital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet direkt nga uebfaqja e NY Elite Press në www.nyelitepress.com. Autorja planifikon që së shpejti t’a botojë edhe në shqip për organizatat, studentët dhe akademikët në Tiranë, Prishtinë, dhe Shkup.

Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale?” duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. Dr. Babamusta ka kryer dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna orgjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Në vitin 2012-13 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës, dhe 40 të tjerë në vitin 2017-18 për të bërë krahasimet e ndryshimit të perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit politik në Kosovë. Pjesëmarrësit në pyetësorët janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10 fusha kryesore, përkatësisht: Asambleja e Kosovës, qeveria e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, OKB-ja, BE-ja, NATO, media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Albanologjik.

Libri i kushton vëmendje periudhës para pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besimin politik nacional dhe internacional në shtatë fusha tëbesimit politik: (1) besimi në qeveri, (2) besimi në  politikanë  (liderët në  Kosovë si Presidenti dhe Kryeministri ), (3) në sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë – KSC), (4) besimi në polici (policia e Kosovës, KFOR), (5) besimi në organizata ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në media/TV.

Rezultatet tregojnë një ndryshim të dukshëm midis besimit politik në institucionet vendore nga ato ndërkombëtare. Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në Kosovë, duke e krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për vitin 2018. Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ato me vendbanim jashtë shtetit kishin të njëjtin nivel të mosbesimit në qeverinë e Kosovës. Kurse të huajt treguan një nivel më të lartë të besimit në qeverinë e Kosovës në krahasim me shqiptarët.

Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel të ulët në qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe Policia e Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO mori përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77% dhe OKB-ja vetëm me 51%.

Rreth Autores: 

Para pozitës si drejtoreshë e fushatës presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në punët e jashtme në Kongresin Amerikan. Ermira fillimisht erdhi në Capitol Hill për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, departamenti i paqes në Nju Jork.

Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy grada Master po në të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtes Kombëtare” nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së.  Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit, programi i Strasburgut, “Insititucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë.

Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve si, Çmimi I Artë i Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid, Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos, Ekselencë në Lidership, etj.

Ermira Babamusta është autorja e “Besimi Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale,” (Political Trust in Kosovo: Exploring Cultural and Institutional Dynamics), “Udhëtimi Legjislativ i Diskriminimit në Punësim” (#1 në Botimet e Reja në Amazon, “The Legislative Journey of Employment Discrimination”) dhe “Diplomacia dhe Shtetformimi i Kosovës” (Diplomacy and Nation Building in Kosovo).

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 


Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Zgjimi më nis me të njëjtën ndjenjë
ëndrrat jetojnë mbi qerpikë
si fijet e barit prej erës.

Të vërtetat e mia 
nuk njohin as gramatkë,
as shqiptim,
mbeten të pathëna;

jetojnë rreth kokës si cicërrima;
cicërrimën e quajmë të bukur.

A e kupton kush
edhe kur është e trishtë?!

I ndaj cicërrimën dhe ëndrrën
në menyrë të barabartë,
ndjej lëvizjet tyre,
dhe…ndal.

Qëndroj kështu
për mijëra sekonda-vite,
është njësoj
sikur shpirti kthehet mbrapsh.

Kthehem
si vërtetë e pathënë.

 

***

Sot u fjalosa me hënën,
e kisha përballë.
E beson dot?
Me mua donte të fliste,
unë i tregoja diçka të rrallë.

I tregoja
për shpirtin tënd të tejdukshëm
që ndonjëherë mplekset me lule, rrënjë e damarë…

E beson dot?
I gjeta pikën e dobët,
i thashë se jetoni në një hapësirë,
të dy jeni mbuluar nga avionë,
yje dhe re,
dhe Diellin e keni atdhe.

E beson dot?
Kaq shumë u josh e joshura,
dhe hapin ndali,
e ma preu udhën,
e më qëndroi mbi flokë
e dëgjonte për ty
dëgjonte, dëgjonte…

si ti pjesën e tokës e ndan me mua,
si më ledhaton pa më prekur,
si m’i gjen ëndrrat ku i hedh unë,
si behëm varg për buzët e tua;
shteg për hapat e tua mbetem.

Në kthim me ndiqnin sytë e saj;
aq shumë i kisha folur për ty,
hëna ishte bërë blu.

 

***

U zgjova me ndjesinë që je aty,
frymoja ditë nga drita jote
dhe vetë mëngjesi flet
si ti,
kur shfaqesh befas 
me një puthje.

Gurëza transparente
sytë e tu,
pastaj më thua,
që jam e bukur
shkëndijë ëndrre
që ndez natën,
e me mister
më mbulon
të gjithën.

Ti përcjell ditët e mia
dhe netëve u bën pritje.

Më do muzë
që nuk mbaron.

 

***

Ti më rri larg
se ke frikë
se mbaron dashuria;

shumëzon fjalët e mia 
me heshtje
dhe më quan
“Natë e bardhë!”.

Lehtësisht e kuptova
sa të bukura janë
sekretet e tua;

përdridhen pranë qafës,
shikimet
mbi supe zbresin,
aty,
ku mbështet unë
lakminë.

Ti më zë në befasi,
rreshton hapat
para meje,
dhe pse vjen me fjalën
“Dritë!”,
rri unë larg
se mos mbaron
dashuria.

"Ti me mua e ke shpirtin

 PARATHANIE


Nuk është lehtë me shkrue parathanien e librit të dikujt tjetër. Nuk është e lehtë për shumë e shumë arsye, por ma kryesorja, se të duhet me dhanë mendim për shkrime që nuk ka pse të kenë qartësinë brenda, as mesazhin, as kuptimin. Nuk do ta merrja guximin, po të mos e çoja në mendje nji thënie të poetit të madh Goethe: "Poezia nuk është diçka për t'u kuptuar, por diçka për t'u pëlqyer". E po, më pëlqen poezia e Thomaidhës, e më pëlqen fort!
“E pambrojtur nga dehja si liria tretem në këtë lëng dhe të pushtoj; të pushtojsi më ka pushtuar kjo dehje.Ngatërrohet vetja nëpër tydhe... heshtje!Heshtje!”
Ja, si guxon poetja dhe shpërthen varg mbas vargu, strofë mbas strofe e poezi mbas poezie. Autorja dashuron me pasion dhe humbet në dashuri. Për të dashuria e poezia janë frymë.

"Ti me mua e ke shpirtin,
kulluar mbi netët që arratisen,
dy trupa që frymojnë njëherësh
e në krye të ëndrrës ngjallen."
Në poezinë e Thomaidhës, dashnori i poezisë humbet dhe shndërrohet në personazh. Shkrihet me artin e fjalës dhe mjeshtërinë e thurjes së vargut. Thomaidha e pranon lexuesin si dashnor, mbasi ajo në mendjen e saj është vetë poezi e kësisoj nuk mund t'ia mohojë kujt dashurinë.
Poezia e Thomaidhës navigon në qiell e në det. Poezi e kaltër. Ajo të deh e të josh sërisht nga fillimi. Mistike nganjiherë, por e vërtetë dhe e prekshme në mënyrën e vet për secilin lexues. Nëse e ke pasion poezinë dhe nëse e don poezinë e Thomaidhës je me fat. Je pjesë e mendësisë dhe e dashurisë së saj. Ajo i këndon konceptit “dashuri” e jo nji dashnori të fshehtë. Poetja asht vetë dashuri, asht vetë poezi e me poezi ta fiton zemrën e ta merr mendjen:



"Eja sonte, të nisemi,
t'i ngjeshim trupat tanë brenda një             treni,
ta pimë erën që lëpihet dritareve;
ti pranë meje,
hartë e palexueshme
që zbulon të fshehtat."

Të josh, të fton dhe ketë e bën thjesht, në mënyrë njerëzore. Jo në qiej, as mes engjëjsh a resh të bardha, por këtu, në tokë. Të fton në tren, ku deshifron hartën e dëshirës e pasionit tënd poetik. Ti je dashnori i saj imagjinar, je dashuria eterike e poetja të nuhat e të përqafon padukshëm, si në andërr. Ajo të do në andërr dhe do ta duash në andërr po ashtu:
"Më thua i takoj vetëm ëndrrës,
drita e kripur anës syrit shkëlqen,
dhe buzët arketip i së vërtetës;
duart mbishkrime mbi flokë,
dhe mbi lëkurë hapa puthjesh"

Lëkura ndeshet shpesh në poezine e Thomaidhës. Ajo ashtu e dashuron poezinë dhe e poetizon dashurinë. E prek lehtë. Dashuria e saj konceptuale nuk ka formë. Vetëm ka aromën e saj autentike, aromën e njelmët si kripa e lëkurës a e lotit të mallit.
Poezia e Thomaidhës është përfshirëse, përjetësuese. Lexuesi e gjen veten në vargjet e saj e tash edhe në letër. Ky libër duhet dashuruar!
Xhabir Tabaku

2020-09-07

Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste

 

31min 
E shpërndarë me Publik
Publik
Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste
Atë që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927),kërkonte që Serbia të kishte një dalje në Adriatik n ëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes tradhtisë brenda shqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendittë Kosovës.
Tradhtia, të dashur lexues të nderua rnacionalistë, është në gjenin e politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë,bashkëshorten dhe fëmijën.
Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol Bibë Mirakaj,me titull
“Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe të botuar në vitin 2014.
Tradhtia ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i përgatitjes shkallëzoretë shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb.
Sepse pikësynimi për mosekzistencën tonë si komb, ka qenë,është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian.
E meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brenda shqiptare, me traditë të lashtë pellazgo iliriane.
Me respekt të veçantë ndaj jush.
Akademik Eshref Ymeri ,Ph.D

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...