31min
E shpërndarë me Publik
Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste
Atë që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927),kërkonte që Serbia të kishte një dalje në Adriatik n ëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes tradhtisë brenda shqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendittë Kosovës.
Tradhtia, të dashur lexues të nderua rnacionalistë, është në gjenin e politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë,bashkëshorten dhe fëmijën.
Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol Bibë Mirakaj,me titull
“Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe të botuar në vitin 2014.
Tradhtia ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i përgatitjes shkallëzoretë shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb.
Sepse pikësynimi për mosekzistencën tonë si komb, ka qenë,është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian.
E meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brenda shqiptare, me traditë të lashtë pellazgo iliriane.
Me respekt të veçantë ndaj jush.
Akademik Eshref Ymeri ,Ph.D