2020-10-14

Asllan Krasniqi pranohët në AAAS

Eden Babani, Bruksel

https://startnews.news/2020/10/13/fotografi-asllan-krasniqi-pranohet-anetar-i-akademise-shqiptare-amerikane-te-shkencave-dhe-arteve-me-seli-ne-shba/

Këtë të shtunë, më 10 tetor, Asllan Krasniqi, miku dhe bashkëpunëtori im i pazëvendësueshëm prej më se dy dekadash, mbushi 75 vjeç. Gjej rastin që, përpos urimeve të mia bash ditën e tij të lindjes, ta uroj edhe publikisht me anë të këtij shkrimi.

Fotografi i njohur anekënd hapësirës shqiptare, në trojet etnike, në diasporën shqiptare të Europës Perëndimore e më tej, Asllan Krasniqi ka lindur në Tugjec të Gjilanit, Kosovë.

Veprimtarinë e tij si fotograf autodidakt, e filloi në vitin 1963 duke fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët, në atë kohë, strehoheshin përkohësisht në Republikë Jugosllave të  Maqedonisë, për të ikur me pas në Turqi. Në vitin 1966 u diplomua në kursin për fotografi (gjatë shërbimit ushtarak në Ajdovçin të Sllovenisë). Në vitin 1967 emigroi në Belgjikë, ku vazhdon veprimtarinë e tij edhe sot e kësaj dite.

Krasniqi është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptar nga diaspora, që ndoqi tragjedinë e 800.000 kosovarëve të dëbuar nga trojet e tyre etnike prej forcave  militare e paramilitare serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Nëpërmjet objektivit të aparatit të tij, në periudhën prill – maj – qershor të vitit 1999, e deri në kthimin e tyre në vendlindje, Krasniqi ka fiksuar çaste nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë (Bruksel dhe Morlawelz,), në Turqi (Stamboll dhe Kirklareli), në Shqipëri (Kukës, Durrës,Tiranë, Kavajë), dhe Maqedoni (Bllacë, Stankovec, Çegran).

Krasniqi ka hapur mbi 50 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës, të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Francës me tema të ndryshme: “Trojet e shqiponjave”, “Trojet shqiptare pakufi”, “Pëllumbi i paqes”, “Grafiket e Lirisë”, “EKSODI ‘99” etj.

EKSODI ’99” mbetet njëra prej fotoekspozitave të tij më të suksesshme.

Asllan Krasniqi ka besim të plotë se i gjithë arkivi i reportazheve të tij prej mbi 1.000.000 fotografish realizuar vullnetarisht, do të mbetet dëshmi e gjallë, që askush të mos e harrojë atë që ka ndodhur me popullin shqiptar. Në arkivin e tij, mund të gjesh edhe Rambujenë, edhe gjyqin e Milosheciçit në Hagë, edhe veprimtaritë e bashkësisë sonë të këtushme, edhe, edhe, edhe…

Por, nuk kishte sesi të mos kalonte gjithë kjo veprimtari atdhetare e artistit fotograf pa tërhequr vëmendjen e qarqeve armiqësore kombëtare shqiptare, si të atyre pa maska, ashtu edhe të tinëzarëve me maska. Sjell në kujtesë dy ndodhi tepër domethënëse, ndonëse kam shkruar më gjatë për to.

Në 17 shkurt të 2014-s, bash ditën e përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës, Policia e Shtetit në Tiranë, u përpoq të ndalonte një ekspozitë lëvizëse në qendër të Kryeqytetit, ndonëse Asllani pati marrë lejen e Policisë Bashkiake. Absurd i politikës shqiptare. Asohere, opozita qeveriste Bashkinë e Tiranës, kurse shumica në pushtet i nxirrte asaj pengesa të herëpashershme, ani se dëmtonte reputacionin e vendit ballë shqiptarëve e të huajve. Përballjen mes dy forcave policore, e shmangu ndërhyrja e fuqishme e publikut. Ekspozita u hap, siç ishte parashikuar.

Në mars të 2014-s, Krasniqit i vodhën në Shkup, arkivin prej qindra-mijëra fotografish, teksa po pinte një kafe. Bashkë me arkivin, edhe aparatet fotografike e shënimet vetjake. Ato nuk i janë kthyen ende deri sot, me gjithë kërkesat e lutjet e tij të vazhdueshme, duke u premtuar vjedhësve t’u falte aparatet fotografike e të filmimit, veç t’i kthenin fotografitë dhe shënimet.

Asllan Krasniqi është anëtar i Organizatës Botërore te Shtypit Periodik, i Shoqatës se Gazetarëve në Shqipëri, i Shoqatës së Fotografëve “Gjon Mili”, i Akademisë Evropiane të Arteve, i Lidhjes së të drejtave të njeriut, i Reporterëve Pakufi.

Tashmë, që nga e shtuna e kaluar, Asllan Krasniqi është edhe anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA (AShAShA). Bash kjo e re, e cila përkoi me ditëlindjen e tij, më nxiti të shkruaj edhe njëherë për mikun tim.

* * *

Do të kisha qenë i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e pranimit të mikut tim si anëtar AShAShA, një eveniment tepër i rëndësishëm në jetën e tij artistike. Asllani më ftoi, por koha e pandemisë më frenoi të ndërmerrja riskun e një udhëtimi aq të gjata. Gjithsesi, në lidhje të vazhdueshme telefonike vizuale e ndoqa gjithë evenimentin hap pas hapi.

Ceremonia u mbajt të shtunën e shkuar në mjediset e Bibliotekës Kombëtar “Pjetër Bogdani” të Prishtinës, ditën e përurimit të veprës Leksikon Enciklopedik, botim AShAShA, e para vepër e këtij lloji në jetën akademike mbarëkombëtare shqiptare.

Në fjalën e tij të mirënjohjes, Krasniqi falënderoi gjithë pjesëmarrësit, në veçanti personalitetet e spikatura të AShAShA, zotërinjtë:

Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë; Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, Kryetar për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Akademik Prof. Dr. Nijazi Halili Recensent; Akademik Prof. Regjisor Dibran Fylli, Kryeredaktor

Po sjell me këtë rast për lexuesin tonë do fotografi që i bëjnë jehonë jetës së Asllan Krasniqit.

Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë

 

Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë


Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë është përuruar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Profesori Haki Bajrami, me këtë rast ka thënë se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi,

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar”.

“Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe”.

“Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk kanë bërë aq sa duhet për të mirë e popullit shqiptar në përgjithësi, raporto EO.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.

Veprimtar politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, tha se kjo është një vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet.

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”.

Ndërsa autori dhe botuesi Flori Guci, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.

Sipas tij, për herë të parë në fushën e shkencës në muajin mars doli leksikoni enciklopedik, raporton EO.

“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”.


Lexoni edhe :

 https://kosovapress.com/perurohet-leksikoni-i-pare-enciklopedik-ne-trojet-shqipfolese/

Promovohet Leksikoni Enciklopedik i ASHASHA

 

Të shtunën më 10 tetor 2020 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u mblodhën shumë njerëz për të dëgjuar prezantimin e “Leksikonit Enciklopedik”, i pari i këtij lloji në trojet shqiptare.

Libri i botuar nga akademia shqiptaro-amerikane e Shkencave dhe Arteve, u tha se trajton shkencën, letërsinë dhe artet në krejt hapësirat shqip-folëse.Autor i LIbrit ështli Bruqi.

Veprimtari politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka tha se vepra është vlerë e veçantë për kohën.

Bashkëpunëtorët që krijuan këtë libër janë studies nga treva të ndryshme shqiptare.


Kronikë e gazetarit Drin Demiri.

Promovohet Leksikoni Enciklopedik Shqiptar

Markez: Sikur të kisha një copëz jetë…



Markez

Kjo mund të konsiderohet testamenti shpitëror i shkrimtarit kolumbian (Çmim Nobel për Letërsi më 1982): me këtë poezi dërguar miqve, ai në fakt tërhiqet nga jeta publike për asrsye shëndetësore.

“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do ti thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato që po them.

Do i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do vazhdoja kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët do flinin. Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!
Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.
Ah Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë, nëse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja të dilte dielli. Nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa i thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja.

Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë. Fëmijës së vogël do t’i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë sesi të fluturojë. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.
Mësova kaq gjëra nga ju, njerëzit. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.
Mësova se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babit të tij e robëron përgjithmonë.
Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet….

Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon…
Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.
Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.
Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…
Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë.
Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.
Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër.
Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.
Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.
Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjëri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…”

“Rënia e Hashim Thaçit tashmë ka ndodhur”, çfarë po paralajmërohet për Presidentin? NGA: P.R MË: 8 TETOR 2020 NË ORA: 19:03 FOTO GALERI Hashim Thaçi Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka qëndruar për vizitë Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Varhelyi ka takuar të parin kryeministrin, Avdullah Hoti, për të vazhduar më kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, përveç dy krerëve të shtetit, ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli. Por, ajo që ka rënë në sy është mos takimi i Komisionar Varhelyi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, të cilin nuk e përfshiu fare në agjendë. E për këtë të fundit, në media sot është raportuar se është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ky lajm ende nuk është konfirmuar nga presidenca e Kosovës. E që nga propozimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, ai ka qenë në izolim total nga ndërkombëtarët, duke u refuzuar në takime edhe nga ambasadorët e vendeve mike në Kosovë. ImageFaton MehmetiFOTO GALERI E kjo sipas analistit politik, Faton Mehmeti është shenjë se Bashkimi Evropian e konsideron Thaçin si njeri të kaluarës. “Besoj se është e qartë se BE dhe asnjë diplomatë nuk takon një person, të cilit pritet t'i konfirmohet aktakuza. Kështu që, kjo është krejtësisht brenda parimeve të BE dhe sie tillë apelohet edhe ndaj Thaçit. Për më tepër që Thaçi tashmë konsiderohet si njeri i të kaluarës, duke pasur parasysh se karriera e tij politike ka praruar. Thaçi i takon së kaluarës, andaj nuk e takon asnjë njeri”, thotë Mehmeti për “Bota sot”. Ai shprehet se tashmë ka ndodhur rënia e presidentit Thaçi. “Duket se këtë gjë po e ndjen edhe presidenti aktual, i cili kurrë nuk ka qenë në një situatë më të rëndë politike, se sa këtë kohë. Rënia e Thaçit tashëm ka ndodhur, më saktë vdekja e tij politike ka ndodhur, pritet vetëm varrimi i tij politike”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka qëndruar për vizitë Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.


Varhelyi ka takuar të parin kryeministrin,prof.dr. Avdullah Hoti, për të vazhduar më kryeparlamentaren Prof.dr. Vjosa Osmani.


Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, përveç dy krerëve të shtetit, ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.


Por, ajo që ka rënë në sy është mos takimi i Komisionar Varhelyi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, të cilin nuk e përfshiu fare në agjendë.


E për këtë të fundit, në media sot është raportuar se është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ky lajm ende nuk është konfirmuar nga presidenca e Kosovës.


E që nga propozimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, ai ka qenë në izolim total nga ndërkombëtarët, duke u refuzuar në takime edhe nga ambasadorët e vendeve mike në Kosovë.



E kjo sipas analistit politik, Faton Mehmeti është shenjë se Bashkimi Evropian e konsideron Thaçin si njeri të kaluarës.


“Besoj se është e qartë se BE dhe asnjë diplomatë nuk takon një person, të cilit pritet t'i konfirmohet aktakuza. Kështu që, kjo është krejtësisht brenda parimeve të BE dhe sie tillë apelohet edhe ndaj Thaçit. Për më tepër që Thaçi tashmë konsiderohet si njeri i të kaluarës, duke pasur parasysh se karriera e tij politike ka praruar. Thaçi i takon së kaluarës, andaj nuk e takon asnjë njeri”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.


Ai shprehet se tashmë ka ndodhur rënia e presidentit Thaçi.


“Duket se këtë gjë po e ndjen edhe presidenti aktual, i cili kurrë nuk ka qenë në një situatë më të rëndë politike, se sa këtë kohë. Rënia e Thaçit tashëm ka ndodhur, më saktë vdekja e tij politike ka ndodhur, pritet vetëm varrimi i tij politike”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.


 


 


E kjo sipas analistit politik, Faton Mehmeti është shenjë se Bashkimi Evropian e konsideron Thaçin si njeri të kaluarës.

“Besoj se është e qartë se BE dhe asnjë diplomatë nuk takon një person, të cilit pritet t'i konfirmohet aktakuza. Kështu që, kjo është krejtësisht brenda parimeve të BE dhe sie tillë apelohet edhe ndaj Thaçit. Për më tepër që Thaçi tashmë konsiderohet si njeri i të kaluarës, duke pasur parasysh se karriera e tij politike ka praruar. Thaçi i takon së kaluarës, andaj nuk e takon asnjë njeri”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai shprehet se tashmë ka ndodhur rënia e presidentit Thaçi.

“Duket se këtë gjë po e ndjen edhe presidenti aktual, i cili kurrë nuk ka qenë në një situatë më të rëndë politike, se sa këtë kohë. Rënia e Thaçit tashëm ka ndodhur, më saktë vdekja e tij politike ka ndodhur, pritet vetëm varrimi i tij politike”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

Nëntë (9) ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin, juristi shpjegon situatën

 


 

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Se cili do të jetë vendimi i Speciales, lidhur me këtë çështje ka folur juristi i njohur.

Njohësi çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim    ka thënë se çështja e ngritjes së aktakuzave për të parin e shtetit, Hashim Thaçi, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, varet nga prokuroria e kësaj gjykate speciale të Hagës.

Ai shpjegon se Specialja nuk do të ngutet në konfirmimin e këtyre aktakuzave, pasi sipas tij, aktakuza momentale ka shumë mangësi dhe mospërputhje.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është çështje e prokurorisë. Gjykata mund edhe të mos deklarohet rreth aktakuzave edhe pas 6 muajve, pra mund të shtyhet ky afat sipas ecurisë së punës së provave dhe mbledhjes së fakteve nga kjo prokurori. Nuk ngutet konfirmimi sepse duhen prova sepse aktakuza momentale ka përplot mangësi dhe nuk përputhet, me provat dhe nuk ka dëshmitar, pra është vështirë një aktakuzë e tillë të ngritët në mungesë të dëshmive dhe provave”, shprehet Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, juristi e rithekson se Gjykata Speciale nuk do të ketë nxitim lidhur me konfirmimin e aktakuzave për Thaçin e Veselin.

“Pra, nga ana e Gjykatës Speciale nuk do të këtë nxitim rreth këtyre rasteve”, tha në fund, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

Kujtojmë se gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Kështu që aktakuza kundër presidentit Thaçi dhe Veselit e dorëzuar më 24 prill të këtij viti ka afat edhe 10 ditë (24 tetor 2020) që të konfirmohet apo të hudhet poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Tomë Gashi flet për Thaçin dhe aktakuzën e Gjykatës Speciale, ja çfarë thotë




Në lidhje me atë se si komentohet fakti që presidenti i vendit Hashim Thaçi viziton SHBA-të dhe BE-në kur dyshohet për aktakuzë nga Gjykata Speciale, ndonëse ende nuk i është konfirmuar, avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se udhëtimet e presidentit Thaçi në Bruksel dhe pas kësaj në SHBA, nuk kanë ndonjë lidhshmëri të drejtë për drejtë me ngritjen e aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale-për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bërë publike me 24.06.2020.

“Shkuarja e tij në SHBA, në mënyrë indirekte mund të ketë lidhje edhe me ngritjen e akuzës kundër tij, për shkak se mund të jetë që është duke kërkuar mbështetje të lobit shqiptar, të cilët mund të kenë lidhje me administratën amerikane, dhe duke pas parasysh se kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith dhe prokurori i çështjes janë amerikan, ai mendon se mund t’i ndihmojnë atij në Gjykatën Speciale. Është shumë keq për Kosovën që ngritja e aktakuzës kundër Thaçit atë e gjeti në postin e Presidentit të Kosovës dhe me ketë dëmtohet edhe reputacioni i Kosovës si shtet. Por është vështirë të thuhet që aktakuza nuk do të konfirmohet edhe pse askush nuk dëshiron që të ketë gjykim për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për Presidentit e shtetit të vet. Megjithatë gjasat janë shumë të mëdha që gjyqtari ta konfirmoj aktakuzën kundër tij, ngase gjykata ka lejuar që publikimi i ngritjes së aktakuzës kundër tij të publikohet në Web faqen e gjykatës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, nëse nuk do të konfirmohet aktakuza do të ishte një skandal i veçantë i Gjykatës Speciale se si lejoji të bëhet publike ngritja e aktakuzës kundër presidentit të shtetit që e krijoji këtë Gjykatë, e që në esencë është gjykatë ndërkombëtare- Tribunal i veçantë- dhe pastaj të mos e konfirmoj këtë. “Skandali do të ishte i përmasave të tilla saqë nuk do të kishte kurrfarë logjike juridike dhe as politike, që të vazhdohet më tutje me funksionimin e kësaj gjykate anti-shqiptare, anti-kombëtare, dhe faktikisht Gjykata do të duhej t’ia vinte drynin vetës. Është e natyrshme që secili person të kërkoj rrugën e vet më të mirë të mundshme për tu mbrojtur nga akuzat e Gjykatës Speciale, kështu që edhe Thaçi ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë qoftë edhe duke kontaktuar njerëz të fuqishëm në SHBA-të për të lobuar për mbrojtjen e tij. Thaçi është dashtë të jep dorëheqje menjëherë, në momentin kur e ka kuptuar që është ngritur aktakuzë kundër tij, por pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë atëherë ushtrimin e funksionit të kryetarit të shtetit e ka shumë të limituar, për të mos thënë thuajse të pamundur”, ka thënë avokati Tomë Gashi
.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...