2024-02-06

KUSH MORI PJESË NË ARRESTIMIN,GJYKIMIN DHE DENIMIN E ADEM DEMAÇIT ME SHOKË-NË VITIN 1975/76

 

Floart-Press,15.janar 2007.

Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 UDB-a ndërmorri një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast (6 tetor 1975)u arrestua për herë të tretë simboli i rezistencës ADEM DEMAÇI.Në organizimin e këtij procesi kanë marrë pjesë fatkeqësisht të gjitha strukturat(hallkat)e pushtetit në Kosovë,duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës... e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe/TV-të dhe gazetat). Në këtë proces drejtpërdrejt kyqen:

 1.MAHMUT BAKALLI-ish.kryetar i Komitetit të LKK-së(aktualisht këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj);

 2.MEHMET SHOSHI-ish-sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës; 

3.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;

 4.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme; 

5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues; 

6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik; 7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues 

8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;

 9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot; 

10.MILEVA GRUJIQI-ish-gjyqtare porot; 

11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot; 

12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim; 13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“; 

14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”

 15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP); Hetimet ndaj viktimave të këtij procesi i kanë kryer këta udbashë: 

1.Bafti Jakupi, 

2.Pavle Jelisaviq 

3.Mehmet Haskaj 

4.Ibush Kllokoqi 

5.Drago Dragojeviq

 6.Muharrem Dana

7.Sllobodan Mijoviq 

8.Asllan Sllamniku 

9.Shefqet Hashani 

10.Jusuf Karakushi 

11.Svetisllav Dollasheviqi 


12.Zenun Shala 13.Naip Hoxha 

14.Refik Tashi 

15.Metush Sadiku 1

6.Zejnullah Shala 

17.Hasan Mehmeti 

18.Shefqet Obria 

19.Faik Nura 20.

Rajko Çalloviqi 

21.Metë Kuqi 

22.Ramçe nga Prizreni .....etj 

ÇKA DEKLARUAN MAHMUT BAKALLI DHE FADIL HOXHA NË PRAG TË MBAJTJES SË GJYKIMIT...!!! -Fadil HOXHA-ish-zyrtar i lartë i LKJ-së,pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve tjerë,do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë!Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet,as lagjja e vet nuk i njeh,VEC PER TE KEQ E PER HAJNI!!!” -Ndërkaq Mahmut BAKALLI-kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LK-së,në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976,thotë:”Irredentizmi shqiptar në versionin në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste,por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta.Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste-fashiste shqiptaromadhe(!!!),irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist...Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore!!!” Dhe vërtet porosia e Mahmut B(Ç)akallit shkojë në vend.Më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni (pikërisht nga M.Bakalli):Durmish KOÇINAJ në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së,në“emër të popullit”shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh dhe me këtë rast u denuan: 1.Adem Demaçi me......................15 vjet burg të rëndë, 2.Skënder Kastrati,me..................12 vjet burg të rëndë, 3.Hetem Bajrami,me.................... 7 vjet burg të rëndë, 4.Hasan Dërmaku,me................. 10 vjet burg të rëndë, 5.Osman Dumoshi,me................ 7 vjet burg të rëndë, 6.Rexhep Mala,me...................... 9 vjet burg të rëndë, 7.Selatin Novosella,me............... 7 vjet burg të rëndë, 8.Ilaz pireva,me.......................... 7 vjet burg të rëndë, 9.Fatmir salihu,me..................... 7 vjet burg të rëndë, 10.Xhavit Dërmaku,me.............. 9 vjet burg të rëndë, 11.Sherif Masurica,me............... 7 vjet burg të rëndë, 12.Sami Dërmaku,me................ 6 vjet burg të rëndë, 13.Zijadin Spahiu,me................. 5 vjet burg të rëndë, 14.Isa Kastrati,me...................... 6 vjet burg të rëndë, 15.Ahmet Hoti,me ..................... 6 vjet burg të rëndë, 16.Njazi Korça,me..................... 6 vjet burg të rëndë, 17.Irfan Shaqiri,me.................... 7 vjet burg të rëndë, 18.Hilmi Ramadani,me ............. 5 vjet burg të rëndë, 19.Nazim Shurdhani,me............. 4 vjet burg të rëndë. NË VAZHDËN E KËTIJ GJYKIMI EDHE TRI GJYKIME TJERA Pas këtij gjykimi,mbahen edhe tri gjykime tjera,të cilat padyshim konsiderohen si vazhdimësi e këtij procesi gjyqësor... (I) -Më 18-22 shkurt 1976,Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të drejtuar nga gjyqtari Shefqet Bytyqi,në bazë të nenit 3,28,38,40, dhe alinea 1 të KP,si dhe nenit 332 të KPP dënohen : 1.Adem Rukiqi,me............................9 vjet burg të rëndë, 2.Bektesh Rudhani,me.................... 6 vjet burg të rëndë, 3.Tafë Rukiqi,me............................. 6 vjet burg të rëndë, 4.Ymer rukiqi,me............................. 2,6 muaj burg të rëndë, 5.Arif Rukiqi,me............................... 1,6 muaj burg të rëndë, 6.Zydi Bilalli,me............................... 3 vjet burg të rëndë, 7.Bislim Bajraktari,me..................... 4 vjet burg të rëndë, 8.Xhevdet Nasufi,me...................... 2,6 muaj burg të rëndë, 9.Idriz Mehmeti,me......................... 1,6 muaj burg të rëndë, 10.Sadullah Zeqiri,me.................... 2,6muaj burg të rëndë, 11.Ajet Rukiqi,me........................... 4 vjet murg të rëndë, 12.Adem Pavataj,me...................... 2,6 muaj burg të rëndë, (II) -Më 16/17 mars 1976 në Gjyqin e Qarkut në Vranjë të Serbisë,nën kryesimin e gjykatësit Radomir Gjorgjeviq dhe prokurorit publik Radisav Stojsanoviq,në bazë të nenit 117 al.1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 të kodit penal të jugosllavisë,denohen: 1.Jetullah Arfi,me........................... 12 vjet burg të rëndë, 2.Fazli Abdullahu,me..................... 6 vjet burg të rëndë. (III) -Dhe në gjykimin e tretë,të mbajtur poashtu në Vranjë,nën kryesimin e gjyqtarit Dushan Mitroviq dhe prokurorit Radisav Stojanoviq,në bazë të nenit 118 al.1 të KPJ-së,denohen: 1.Qamil Nuhiu,me........................ 4 vjet burg të rëndë, 2.Selajdin Nuhiu,me.................... 1,6 muaj burg të rëndë. CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!! Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv: (Një fragment i komentit) ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.” Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.

(ju lutem os fallsifikoni materjalin nëse e shperndani ose e përpunoni).

Burimi : 
https://floart-press.blogspot.com/2007/01/kush-mori-pjes-n-arrestimingjykimin.html?zx=bd93b9ceb86f221a

Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe

 Shkruan:Flori Bruqi



Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe
Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me deçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”.
 Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar.
Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe.
Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta.
Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë.
Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake,
emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera.
Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë. Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore.
Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë.
Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj.
Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë
partizane, shiprt sulmues etj.
Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë,
flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj.
Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u
ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime
filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993.
Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj.
Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional
(për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit) etj.
Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të
shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë.
Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë.
Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe i
akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime.
Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim
temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare.
Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë:
-Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre.
-T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj.
-Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të
ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe.
-Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.



Huazuar nga Floart-press,17.03.2006

2024-02-05

Pjesë nga mendimi për librin e Flori Bruqit” Zjarri i Diellit” (Biblioteka”Lumi I bardhë”) ISBN 901.9839497.10-1, Prishtinë1995

 

Pjesë nga mendimi për librin e Flori Bruqit” Zjarri i Diellit”

(Biblioteka”Lumi I bardhë”) ISBN 901.9839497.10-1, Prishtinë1995

Fjala e recensentit



Zejnullah Halili (1945-2004)

Flori Bruqi(1952) po hy nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe.Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhën më Tokën, me Nënën,me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin, me Frushullimën e Krahëve, Me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë.

SECILI VARG VENDOSET Në PATOSIN E këSAJ Luleje.Secila poezi ka gjethin e Vet,Dritën,shqetësimin dhe besimin andejza,matanë errësirës pra ai këto frymëzime I zë nga jeta,sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve,figura e saj,shpirti shqetësues,Fjala.E fton të hyjë nëpërThellësinë e viteve deri të kjo Kohë,deri të kraharorët masivë,deri te

Deti Tekanjoz nganjëherë.Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës,fashaton plagët me fjalë figura dhe rend andej nga Përrnjtë e Ëndërrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butoniët e Dritës,për të ftuar Bardhësitë e për t1% kërkuar shëmbëllimin e Hermesin,por atje janë qentë,jo larg,e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martizojnë si Ismetin,Agimin<Mujën e Salihun, Me tutje jep Figurrë për kohën e që më nxitje të Eridës,përendeshës së Grindjes,u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës,Drapri I Sinagogës,është edhe këtu në baladën e Floriut,që ësht1% e yjve,e shkrepave,e bulëzave,e syrit të mprehtë ,e zërit të embël,të cilit hiçi I vjen vërdallë mu para viteve të liga.Poer,Poeti në kët1% hije të çastit vëren Dritë,një xixillonjë që Lufton me errësirën,se cilës do t’ia shohë sytë sepse aty është puthja,aty pasioni mëtues për Fjalën,që është tingull e figure për Akuarelin e Diellit,ë është  njera nga vjerhsta më të realizuara artistikisht>Në ishullzën  më të madhe t1% detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë ,si  Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi I Bardhë e ndonjë poezi tjetër,janë kthim imagjinativ I poetit nga njomësia e Eurkës,pra ,Vendlindjes.Ato nuk mbesin vetëm  inspirime,por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martirizim, me emrin LIRI.Meqë poetit I mungon kjo e fundit(viti 1995),siç I mungon tërë Kosovës,është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin e njohur Viktor Franklin,I cili edhe pse është I rethuar me tela në një kamp fashist në vitet  e dyzeta,ai gjenë shpresën që ta tejkalojë mynxyrën.Ajo shpresës është të vet harmonia në mes Tokës dhe Qiellit,e kur kjo shtrihet edhe të njerëzit atëherë vetë  Zoti është në mes tyre dhe u ndihmo për t’u çliruar.Flori Bruqit nuk I mungon shpresa,por nuk imungon as harmonia.E kur harmonia prek edhe brigje e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij,atëherë edhe më shumë shpaloset riti I ritmit të ujit.Uji e ka ritin e vet,që është në përputhshm1%ri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.

(Fjala e recennsentit Zejnullah Halili, botuar në Librin” Zjarri i Dielli”,1995.faqe76-77).




Redaksia Floripress: Autori Flori Bruqi, deri më tash ka botuar 66 libra (romane,poezi,publicistikë vepra,shkencore.)

Jakup Krasniqi “i akuzuar për krime” në faqen e Presidencës, Osmani: Hetimet vazhdojnë!

 Presidentja Vjosa Osmani tha se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës, duke e përshkruar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani tha se do të ketë takime me institucionet e sigurisë, ndërsa e cilësoi të papranushme ndërhyrjen.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh Osmani.

“Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, shtoi presidentja.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar dje pas raportimit se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në webfaqen e Presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kupina tha se Osmani dhe stafi i saj politik s’ishin të njoftuar e as të konsultuar lidhur me “ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”. Tash, tha se po e hetojnë këtë ndërhyrje dhe se presidentja ka kërkuar të merren masa diciplinore për personat përgjegjës, por edhe hetim nga Policia e Kosovës.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, thuhet në postimin e tij.

Nisma Socialdemokrate ka kritikuar Presidenten e Kosovës për prezantimin e Jakup Krasniqit si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në uebfaqen e këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Nisma thotë se “figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”!”

Nisma thotë se askujt nuk ja kishte marrë mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë që Jakup Krasniqi të paraqitej si i “arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit”.




Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.

Jakup Krasniqi
Ish–President i Parlamentit të Kosovës

 Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. 
Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. 
Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb. 

 Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike. Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Ishte  Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. 

 1972–1977  ishte Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; nëntor 2007 deputet, mandati III; janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës. 

Libra nga prof.Dr.Jakup Krasniqi:


Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6 

"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X 

Një luftë ndryshe për Kosovën; Shtëpia Botuese "Buzuku", 222 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2

 Pavarësia si kompromis; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6 

Kosova në kontekst historik; Botim i dytë i plotësuar
. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0 

Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar; Shtëpia Botuese "Buzuku", 317 faqe, Prishtinë 2011;

 ISBN 978-9951-08-140-5 

Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011. 

Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

 Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

 Pavarësi dhe personalitete : në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shtëpia botuese "Buzuku", 2012. 

Një histori e kontestuar: kritikë librit të Oliver Jens Schmitt: "Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike", Shtëpia botuese "Buzuku", 2013.

 Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI. Viti i botimit 2018.


Flori Bruqi

Dr. Milan Sufflay - nji jetë kushtue Albanologjisë ( Lepoglavë, lindi më 9 nëntor 1879 - dhe vdiç në Zagreb, të Kroacisë më datën 19 shkurt 1931)



Shkruan:Flori Bruqi 

 Milan Shuflaj;lindi në Lepogllavë të Kroacisë më datën  9 nëntor 1879 -  dhe vdiç në Zagreb, të Kroacisë më datën 19 shkurt 1931) ka qenë politikan, historian dhe nacionalist kroat. Qe ndër themeluesit e Albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantashkencor të letërsisë kroate.


 Ashtu edhe vepra tjetër letrare që shkroi, Kostandin Balsha është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Si nacionalist kroat u përndoq nga Mbretëria Jugosllave, dhe vrasja e tij shkaktoi jehonë ndërkombëtare.

Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflajt më 18 shkurt të vitit 1931. Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij.

Biografia

U lind në vitin 1879 në gjirin e një familjeje të fisnikërisë së ulët,[ në Lepoglavë të Mbretërisë së Kroaci-Slavonisë, i biri i Augustin Šufflay (1847–190?), mësues, dhe Franciska Welle von Vorstern (1847–1910), një shvabe nga Osijeku.

 Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”.


Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.


Në këtë vit, regjistron te Jireçeku “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare “Szeczeny” të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë. Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore.



Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme.


 Në revistën “Szazdok” boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shekullit XI dhe XII, për Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. 


Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet! Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. 


Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.


Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset. 

Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1925 boton studimin: “Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku”. Në vitin 1928 botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.



Po këtë vit emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V. 

Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë.



Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. 


Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain.


Vepra

Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1901)

Die Dalmatinische Privaturkunde (1904)

Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia (së bashku me Jireçekun dhe Thalloczy, Vjenë, 1913. dhe 1918. përmbledhja e dytë)

Kostadin Balšić (1392-1401): historijski roman u 3 dijela - roman historik (1920)

Städte und Burgen Albaniens, hauptsächlich während des Mittelalters, 1924; përkthyer më 2009 në shqipe nga Luan Malltezi.

Srbi i Arbanasi, 1925; përkthyer Karl Gurakuqi dhe Zef Fekeqi (1926), nga Hasan Çipuri (2004) dhe Arben Ndreca (2022);

Na Pacifiku god. 2255.: metagenetički roman u četiri knjige - roman fantashkencor (shtypur pë herë të parë 1998)

Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike: dvanaest eseja (1928, ribotim 1999)

Hrvati u sredovječnom svjetskom viru (1931)

Izabrani eseji, prikazi i članci (1999)

Izabrani eseji, rasprave, prikazi, članci i korespondencija (1999)

Izabrani politički spisi (në edicionin Stoljeća hrvatske književnosti, 2000).

https://www.youtube.com/watch?v=IzzhR2-VFn4


Milan Shuflaj, martir i albanologjisë 



 Vepra dhe kontributi i albanologut të shquar kroat Milan Shuflai njihet mirë nga rrethet shkencore, letrare dhe historike shqiptare. Para disa vjetësh, ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, duke shfrytëzuar sesionin shkencor “Shuflai dhe Shqiptarët” të organizuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave në Tiranë, e dekoroi Shuflajn pas vdekjes me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacionin “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij”. Ambasada shqiptare në Zagreb ka vendosur themelimin e Certifikatës së Meritës “Milan Shuflaj”, për të nderuar personalitete, institucione apo organizata që japin kontribut të spikatur për forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, shqiptar dhe kroat. Deri këtu, mirë. Por është për të ardhur keq, se, si edhe për raste të tjerë, edhe në rastin e njohjes dhe vlerësimit të shkencëtarit dhe albanologut Shuflai, bëhet shumë pak: nuk ka një shenjë, një bust, një emër të dukshëm të tij në një nga institucionet tona kulturore dhe shkencore për të cilat ai dha dhe jetën. Milan Shuflaj, martir i albanologjisë milan-shuflaj-qytetet-dhe-keshtjellat-e-shqiperiseMegjithëse, siç thamë më sipër, ai njihet në mjedise të caktuara, përsëri ne po “e sjellim” edhe një herë albanologun e shquar për një lexues më të gjerë në faqet e gazetës “DITA”, në suplementin “Memo-Enciklopedik: të së dielës për ta njohur e vlerësuar më mirë këtë figurë të ndritur, këtë martir të shkencave historike dhe albanologjike. Milan Shuflaj lindi në Lepogllav të Kroacisë më 9 nëntor 1879. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin, vazhdoi studimet për shkencat historike në Universitetin e Zagrebit.



 Qysh në Universitet lexonte në origjinal veprat historike të shkruara në greqishten e vjetër, në latinisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht apo hungarisht. Ai njihte në themel të gjitha gjuhët sllave e me vonë mësoi hebraisht, shqip e sanskritisht. 24 vjeç, afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Pas studimeve universitare bashkëpunoi me Shmiciklasin për hartimin e korpusit “Codex diplomaticus”. Gjatë vitit 1902-1903 punoi pranë Institutit të Studimeve Historike në Vjenë ku boton “Dokumente private të Dalmacisë”. Nga viti 1904-1908 punoi në muzeun popullor të Budapestit. Vepra monumentale e Shuflajt mbetet “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” që do të thotë “Dëshmi dhe dokumente që ilustrojnë ngjarjet e Shqipërisë në kohën mesjetare”. Shkurt, kjo vepër me dy vëllime për historinë e Shqipërisë njihet me emrin “Acta Albaniae”. Volumi i parë u botua në Vjenë me 1913, kurse volumi i dytë më 1918 po në Vjenë. Ato flasin për Shqipërinë e viteve 334-1406 dhe janë shkruar në bashkëpunim me studiuesit K.Jirecek e L.Talocin. Në vitin 1916 e më pas boton: “Gjendja kishtare në Shqipëri”, “Kufijtë e Shqipërisë në mesjetë”,




 “Shqipëria mesjetare”, “Lidhja hungaro-shqiptare në Mesjetë”, “Fatet politike të temës së Durrësit”, “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar”, etj. Pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e shtetit sllav, ku veç Serbisë përfshihet edhe Sllovenia e Kroacia, për historianin, që tani ishte bërë i dallueshëm, fillojnë ndjekjet dhe persekutimet. Arrestohet, burgoset dhe dënohet me 3 vjet e gjysmë burg si anëtar i Komitetit Kroat të formuar në Grac të Austrisë. Serbët nuk mund të harronin aq kollaj argumentet dhe analizat që ai kishte bërë për lashtësinë e shqiptarëve. Pasi del nga burgu i Mitrovicës boton “Mjegullat kombëtare”, “Kadastrat e Shkodrës”, “Ciklonet etnike në Ballkan”, “Kështjellat dhe qytetet mesjetare të Shqipërisë”, “Serbët dhe shqiptarët”, “Mozaiku nacional në Maqedoni”, “Qytetet dhe fshatrat ne mesjetë” etj. etj, gati 3 mijë tituj librash e artikujsh studimorë mbi Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Malin e Zi, Italinë, Slloveninë, Austrinë. Milan Shuflai ka botuar edhe me pseudonimin Alba Limi. Me këtë emër ai ka botuar romanin historik “Konstandin Balshaj”. Shuflaji është një nga personalitetet më të mëdhenj të shkencës dhe albanologjisë, një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj. Nuk ka albanolog tjetër që mund t’i dalë përpara Shuflait për periudhën e Mesjetës. Me dokumente dhe fakte ai argumenton fillimet e para të jetës qytetare të Shqipërisë, shumë kohë para se sa të vinin sllavët. 




Ai argumentoi prejardhjen tonë. Në qoftë se ka një përcaktim të saktë historik për kohën ilire, helene, romake e bizantine të Shqipërisë, ai është Milan Shuflai. Të gjithë ata që duan të flasin për historinë e Shqipërisë, nuk duhet të injorojnë ose anashkalojnë Shuflain. Sipas disa të dhënave më të reja të zbuluara në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, dr. Milan Shuflaj ishte njëri ndër shkencëtarët e rrallë në botë që u përcoll hap pas hapi nga policia, e madje jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët kontaktonte, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë. Një mbikëqyrje e tillë kishte filluar në fund të vitit 1922, gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht vëzhgohej vetëm ditën, ndërsa më vonë 24 orë pa ndërprerje. Për çdo të re nga mbikëqyrja i raportohej drejtpërdrejt kryeministrit Petar Zhivkoviç, e më vonë pasardhësit të tij Milorad Srshkiçi në Beograd dhe vetë Mbretit, në mënyrë që të kishin parasysh veprimtarinë dhe lëvizjet e shkencëtarit të madh. Vritet pabesisht ne Zagreb, me 18 shkurt 1931, një muaj pasi kishte vizituar Shqipërinë. Letërkëmbimi Milan Shuflaj dhe Mit’hat Frashëri, çfarë i shkruajnë njëri-tjetrit Në përgjithësi epistolari i Milan Shuflajt është i varfër, sepse ashtu siç është thënë diku në këtë shkrim, atij iu shkatërrua gjithçka nga policia kur u vra. Megjithatë, ato që kanë mbetur janë letërkëmbime me personalitete të kohës si me dijetarë dhe personalitete të njohur të arsimit dhe të kulturës botërore si Jirecek, Taloc, Jovan Radoniqin; drejtorin e Institutit të Evropës Lindore, Amadeo Xhanini; ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Adburrahman Dibën; ministrin e Arsimit të Hungarisë e më së shumti me Mit’hat Frashërin (Lumo Skëndon) në Shqipëri. Në këtë rast do të veçonim letërkëmbimet në Shqipëri, veçanërisht ato me Mit’hat Frashërin. Letrat janë shkruar latinisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, hungarisht dhe kroatisht. 




Objekti i tyre është puna këmbëngulëse e Shuflajt në hulumtimin, vjeljen dhe sistemimin e korpusit të madh të burimeve relevante për të rrumbullakuar botimin e “Acte Albaniae” si dhe përballja me pengesat e mëdha të qëndrimit në Shqipëri dhe të hulumtimeve në Itali. Me interes është letërkëmbimi me Lumo Skendon, bibliofilin tonë të rrallë që ndiqte me lakmi botimet e autorëve të huaj për historinë dhe kulturën shqiptare. Në librarinë e tij të njohur mund të gjeje titujt e rinj në gjuhë të ndryshme, pa harruar ato të Shuflajt, me të cilin po për këtë shkak ai kish lidhur miqësi. Në letrën e tij të parë të 30 qershorit 1929 ai donte të mësonte nga albanologu i njohur se a do të vazhdonte nxjerrjen e “Acte Albaniae” dhe sa vëllime do të ngërthente ky botim. Shuflaj iu përgjigj menjëherë duke shkoqitur në pika të përgjithshme projektin e 4 vëllimeve vijuese te “Acte Albaniae”, që do të përfshinin burimet e vjela në arkivat e Venecias, Vatikanit dhe Dubrovnikut dhe do të zinin fill në vitin 1451 të pushtimit aragono-napolitan të Krujës dhe do të shtriheshin deri në vitin 1571. Në vëllimin 3 do të botohej “in extenso” dhe Kadastri i njohur dhe shumë voluminoz i Shkodrës i vitit 1416 së bashku me kopjet e dokumenteve nga arkivi i Barcelonës dhe Milanos që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e Skënderbeut me sulltan Muhametin II, të cilat Shuflaj ia kishte huazuar Radoniqit, por që nuk i pa kurrë me sy. Mit’hat Frashëri ia kishte bërë të njohur projektin e Shuflajt jo vetëm ministrit të Arsimit, Dibra, por edhe vetë mbretit Zog. Është kjo arsyeja që ministri i Arsimit e mirëpriti projektin kapital të albanologut dhe ballkanologut të njohur. Ai e përgëzonte shkencëtarin për kontributin e madh shkencor, e falënderonte për punën shumë të vyeshme rreth hulumtimit të mëtejshëm të dokumenteve arkivore të historisë shqiptare mesjetare dhe e bënte me dije se qeveria e tij mbretërore i kishte akorduar 75.000 franga ari për vjeljen e dokumenteve arkivore dhe botimin e tyre me katër vëllime. Përballimi i shpenzimeve në një shumë kaq të madhe nuk ishte sakrificë e vogël financiare, kur dihet se në ç’shkallë të zhvillimit ekonomik ishte Shqipëria. Në një letër që Shuflaj i dërgonte drejtorit të Institutit të Evropës Lindore, Xaninit, i shpreh gëzim për marrjen e pasaportës për në Shqipëri, që kishte dy vjet që e kërkonte. Në atë letër ai i lutej mikut të tij t’i përvishej punës dhe të zgjidhte kopjuesit e dokumenteve në Romë, Venecia, Napoli dhe Ankonë, duke e siguruar atë se qeveria shqiptare do t’i hiqte të gjitha shpenzimet. Shuflaj mbështetej në shkresën e ministrit Abdurraman Dibra me të cilën njoftohej për dërgimin e 3000 franga ari në bankën zvicerane si paradhënie. Ai i tregon mikut të tij se si më 16 janar ministri Dibra shtroi darkë për nder të tij në hotel “Tirana” dhe se si ai kishte jetuar çaste ngazëllyese që dollia për shëndetin e tij të ngrihet në gjuhën italiane. Shkaku i vdekjes së Shuflait, vizita në Shqipëri Mbreti Zog ishte mirinformuar mbi veprimtarinë e Milan Shuflait për Shqipërinë. Atij i kishin folur për kontributin e madh që ai kishte dhënë në historinë e Ballkanit dhe veçanërisht të shqiptarëve si populli më autokton dhe më i ngulur në këtë rajon, ndaj dhe me kënaqësi e ftoi në Shqipëri, në oborrin e tij.



 Shuflai erdhi në Tiranë në janar të vitit 1931 dhe qëndroi 8 ditë. Veprimtaria më interesante në këto ditë ishte fjala e tij në parlamentin e asaj kohe. Ishte interesante, jo vetëm se ai foli shqip dhe për këtë u duartrokit disa herë, por edhe se dha argumente bindëse për prejardhjen e shqiptarëve, si dhe për punën që duhet të bëhej në të ardhmen për ta evokuar këtë prejardhje. Ai u largua nga Shqipëria i impresionuar, i gjallëruar dhe i rinuar, i ushqyer me vullnetin e çeliktë për hulumtime të mëtejshme në përmbyllje të veprës së tij kapitale që do të pasuronte dhe thellonte studimet albanologjike dhe ballkanologjike, flamuri shqiptar ishte për atë dhuntia më e çmueshme që mori me vete. Në Zagreb, pas kthimit nga Shqipëria, atij i vjen një letër kërcënuese për të hequr dorë nga studimet dhe dëshmitë historike. Pas këtij kërcënimi ai nuk e dha veten. I nxitur nga vizita në Tiranë, ai vazhdonte të punonte për pjesën e tretë të “Acta Albaniae”. Por nuk kaloi muaji dhe në mbrëmjen e 18 shkurtit1931, ndërsa kthehej në shtëpi, tre vetë e qëllojnë me mjete të forta në kokë. Vdes po atë natë në moshën 52-vjeçare, pa mundur të flasë. Vdekja u mundua të mbulohej, por Shuflaj ishte një autoritet shkencor dhe lajmi u përhap në tërë botën. Jehona e saj ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” Romë, “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia” Tiranë, “Vullneti i Popullit” Tiranë etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave, si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skëndo, Faik Konica, si dhe Ligue Internationale des Droits des L’Homme, Federation Universitaire Internationale. Më vonë doli se vrasjen e kishte planifikuar dhe organizuar që më datën 15 shkurt policia e Zagrebit. Arsyeja? 




E thjeshtë. Ai ishte kundër teorive të serbëve që e quanin popullin serb popull misionar, një popull i cili qëndron mbi të tjerët. Ishte kundër asaj që propagandohej se sllavet e jugut kishin ardhur në këtë rajon të Evropës për të emancipuar barinjtë e egër të Ballkanit. Kjo filozofi që ekziston dhe sot e kësaj dite binte ndesh me frymën evropiane të Shuflajt. Ja, pra, pse u desh vdekja e shkencëtarit të madh. Ky fisnik me zemër të madhe do të shkruante për Shqipërinë ashtu siç e shihte realitetin, në dritën e fakteve historike. Milan Shuflaj ka vendosur një gur të rëndë themeli në murin historik ku shkruhet se shqiptarët janë autoktonë në territorin e tyre. Me vdekjen e Shuflajt, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesorë që kishte në atë kohë, studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme. “Acta Albaniae”, një vepër e pambaruar Vepra e Shuflait gjendët në arkivin e Vjenës, në Arkivin tonë të Shtetit dhe në atë të Kroacisë. 



Por te ky i fundit jo i plotë, pasi fill pas vrasjes, në shtëpinë e tij policia bëri bastisjen e rrufeshme, përmbysi dhe zhduku pjesën më të vlefshme të materialeve që gjeti, shumica me vlera unikale. Në këtë rast humbi edhe vëllimi i tretë i veprës monumentale “Acta Albaniae” të përgatitur për shtyp. Të paktën kështu është thënë deri vonë, derisa para pak vjetësh, derisa në Arkivin Qendror të Shtetit u gjet një dosje e veçantë me 50 faqe material dhe me një pasqyrë lënde me tituj për Historinë e Shqipërisë nga viti 1400-1536, pjesë tjetër lënde ndodhet në arkivin kroat, një pjesë tjetër në Venedik, Vatikan, Napoli, Raguzë, Vjenë etj. Ngelet detyrë që këto pjesë të grumbullohen, të konceptohen dhe redaktohen në një vepër të plotë nga një grup autorësh kompetentë siç e kishte ëndërruar autori. Shuflaj, mbi qytetet dhe kështjellat shqiptare Milan Shuflaj, studiues dhe albanolog i madh kroat, njohës i mirë i historisë mesjetare shqiptare shquhet për kontributin e madh që dha në ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare. Në këtë pikëpamje ai shquhet edhe si njohës i mirë i qyteteve të Shqipërisë në përgjithësi duke filluar që nga lindja dhe zhvillimi i tyre për të vazhduar gjatë gjithë mesjetës. Në veprën e tij “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë” që për herë të parë u botua në vitin 1924 në Vjenë në gjuhën gjermane dhe që është përkthyer dhe botuar në shqip nga shtëpia botuese Onufri, trajtohen pothuajse të gjitha aspektet shoqërore, juridike, ekonomike që i karakterizuan qytetet e Shqipërisë kryesisht në mesjetë. Sipas Milan Shuflajt qytetet që gjenden në bregun lindor të Adriatikut ekzistojnë prej mijëra vjetësh. Shkodra gjendet pranë kështjellës, Lezha në grykën e Drinit, ndërsa Durrësi cilësohet si qytet ndërkombëtar detarësh dhe tregtarësh. Në lindje të Vlorës gjenden dy qytete të mëdha Bylisi dhe Amantia. Ndërsa rreth dhjetë stade larg nga Vjosa gjendej Apolonia, e cila ka qenë një qendër e rëndësishme e qytetërimit urban.



Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime mesa duket kanë humbur përgjithmonë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk u gjendet ndonjë gjurmë. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë) etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave, si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale” etj.

Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...