2017-09-25

Shtypi anglez për pashallarët shqiptarë

Shtypi anglez për pashallarët shqiptarë

Perandoria Osmane, së paku deri në gjysmën e parë të shekullit XVIII, vazhdonte të ishte një superfuqi globale mesjetare, edhe pse në rënie e sipër. Ndërsa shqiptarët, ndonëse nën sundimin osman, përfaqësonin popullsinë më dinamike të kësaj perandorie.

Ata jo vetëm që përbënin shtyllën e fuqisë ushtarake të Portës së Lartë, por edhe kishin krijuar pashallëqe, në të cilat sundonin pothuajse të pavarur. Natyrisht në rrethana të tilla, edhe opinioni publik evropian, në këtë rast, ai anglez, nuk kishte se si të anashkalonte faktorin shqiptar, shkruan sot Memli Sh. Krasniqi .
Kështu, gazeta “Hampshire Chronicle” kishte botuar edhe kopjen e letrës së Kontit de Romanzow të 9 qershorit të viti 1773, ku, ndër të tjera, ai do të shkruante edhe për luftën kundër Perandorisë Osmane në kufijtë e saj verilindorë. Në atë zonë luftimesh ishte angazhuar gjenerali Weissman, i cili, në mëngjesin e 27 majit të vitit 1773, në Karasan të Krimesë, kishte sulmuar kampin e ushtrisë osmane të përbërë nga 12.000 ushtarë që komandohej nga kani i Krimesë, Geraylari, Abdulla Pasha (Arnauti) dhe Hasan Çerkezi. Dëmet e osmanëve nga ushtria ruse ishin: 1.500 të vrarë, 100 të zënë robër, 16 topa dhe pajisje të tjera të konfiskuara. Ushtria osmane ishte tërhequr në Bazarxhik të Dobruxhës.

Qeveria i përgjigjet me komunikatë dokumentarit serb kundër anëtarësimit në UNESCO

Image result for manastiri i decanit

Dokumentarit propagandues kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, në të cilin vendi madje krahasohet me të ashtuquajturin “Shtet islamik”, Qeveria i është përgjigjur me një komunikatë për media.

Përderisa dokumentari “Kosova - moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski, ishte dhënë të premten në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, Qeveria e Kosovës ka reaguar tek të dielën. Dokumentarin për të cilin gazeta kishte raportuar qysh javën e kaluar, Qeveria e Kosovës e quan dokumentar të Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent.

Image result for manastiri i decanit
Sipas Zyrës për informim të Qeverisë, shfaqja e dokumentarit përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.

Të premten e javës që shkoi kur dokumentari u dha premierë, i pranishëm në Paris ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, njëherësh kryetar i Listës Serbe, parti kjo që është pjesë e Qeverisë me tre ministra...

Edmond Spenser (1552/1553-1599), poet anglez në një sonet të shkruar për Skënderbeun vihet në radhën e njerëzve të mëdhenj të lashtësisë,

Edmund Spenser oil painting.JPG

https://en.wikipedia.org/wiki/Edmund_Spenser


Edmond Spenser (1552/1553-1599), poet anglez në një sonet të shkruar për Skënderbeun vihet në radhën e njerëzve të mëdhenj të lashtësisë, për të cilët janë ngritur harqe triumfi dhe piramida gjigante që ‘kërcënojnë’ qiellin.
Poeti anglez që e vuri Skënderbeun në radhën e të mëdhenjve të kësaj bote
Vepra u botua më 1596 me titull: “Historie of Georgis Castriot surnamed Scanderbeg – King of Albanian” (Historia e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, Mbret i Shqiptarëve) ku citohet:

Pse mburret koha e lashtë kaq fort

Me monumentet e moçëm të zotërve

të fuqishëm

Të herojve, që me veprat pa mort

Mahnitën botën, dhe fëmijët i

lexojnë etshëm?

Kushdo me lavdinë e tyre habitet,

Admiron statujat kolosetë e tyre

të lartë.

Harqët e pasur të triumfit, që

ngritën,

Piramidat vigane, që kërcënojnë

qiejtë.

Po ja ai, që kohë e vonë e nxorri

në dritë

Që me më të mëdhenjtë ndër ta

matet,

I madh me emër në forcë e në,

vetitë,

Vend i triumfit atij i përshtatet.

Kamzhik për turqit, rrufe për të

pafetë,

Për bëmat e tua Skënderbe,

ky libët flet.

Libri i historianit francez Zhak Lavardin për Skënderbeun i përkthyer në anglisht nga Edmond Spenseri në 1596 (marrë nga Konica.al).

Edhe varrezat “flasin” shqip!

Edhe varrezat “flasin” shqip!

“Nuk dihet me saktësi se sa të vjetër janë gurët e varreve këtu, por hamendësohet se datojnë nga fillimi i shekullit të njëzetë, apo nga gjysma e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Motivet e artit popullor në gurët e varreve, kuptohet, janë shumë më të vjetra”, shkruan Elsie.

Albanologu Robert Elsie, në rrjetin e tij social, i ka kushtuar një artikull të veçantë varreve të vjetra shqiptare. Ai vë në dukje faktin se shqiptarët në fakt, nuk kanë ndonjë kulturë të zhvilluar për varrezat. Por megjithatë, varret e vjetra, që kanë mundur ti shpëtojnë shekujve, pasqyrojnë një tjetër të kulturës, traditës dhe historisë sonë.

“Shqiptarët nuk kanë një kulturë të zhvilluar të varreve. Madje shumë të rralla janë varret origjinale të mbetura në Shqipëri nga koha para Luftës së Dytë Botërore. Arsyet kryesore për këtë mungesë janë niveli i lartë i shkatërrimit dhe vetë-shkatërrimit që ka kapluar trevat shqiptare në shekuj, si dhe kalimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame gjatë kohës osmane.

Megjithëse kalimi fetar ka qenë më shumë formal se sa nga ndjenja e zjarrtë, dhe besimi fetar – qoftë mysliman, qoftë i krishterë – kurrë nuk ka qenë i fortë në Shqipëri, shqiptarët myslimanë përgjithësisht i kanë respektuar zakonet islame të varrimit. Kjo do të thotë se të vdekurit varrosen shpejt, mundësisht brenda24 orësh, dhe se varri shënohet vetëm me një tog dhéu ose me një gur të pagdhendur dhe anonim, sepse tradita islamike përgjithësisht i ka shkurajuar gurët e mëdhenj të varreve”, shkruan Elsie. Pavarësisht kësaj, ai sjell një varrezë shqiptare, që të habit.

“Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë kanë varre më të përpunuara, tradicionalisht me kryqe dhe simbole të tjera të krishtere. Në varrezat katolike të malësisë së veriut gjenden edhe sot gurë varri dhe kryqe druri të zbukuruara me simbolet e artit popullor shqiptar – dielli, hëna, yje, zogj dhe gjarpërinj. Tek-tuk mbi kryqe mund të shihen edhe zogj të gdhendur në dru. Megjithatë, varre të tilla tradicionale, që hasen ende në Shalë, Kelmend, Hot, Grudë dhe Triepsh, tani janë mjaft të rralla. Një përjashtim i habitshëm janë varrezat katolike të Vuksanlekajt (serbisht: Vuksanlekići) në Malin e Zi. Fshati Vuksanlekaj ndodhet në rrugën kryesore mes Podgoricës dhe Shkodrës, në tokën e fisit shqiptar të Hotit. Pas pushtimit ushtarak malazez, Hoti mbeti i ndarë (që nga viti 1913) mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe Vuksanlekaj mbeti në anën e Malit të Zi.Varrezat e Vuksanlekajt janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në trevat e Veriut.

Nuk dihet me saktësi se sa të vjetër janë gurët e varreve këtu, por hamendësohet se datojnë nga fillimi i shekullit të njëzetë, apo nga gjysma e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Motivet e artit popullor në gurët e varreve, kuptohet, janë shumë më të vjetra”, shkruan Elsie.

Besa Gaxherri e Xhalal Sfeçla përplasen për Prishtinën e komunat tjera

Gaxherri e Sfeçla përplasen për Prishtinën e komunat tjera

Deputeti Xhalal Sfeçla është i bindur se Vetëvendosje do të konfirmojë se është subjekti i parë politik në Kosovë.

Këtë bindje e ka shprehur në “Interaktiv” të KTV-së, ku ka qenë në përballje me kolegen e tij deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Sfeçla ka thënë se Vetëvendosje do të fitojë edhe 15 komuna të tjera.

“Ky nuk është synim, por është plan konkret për të cilin kemi punuar që një kohë të gjatë”, ka thënë Sfeçla, përcjell Koha.net. “Nuk është besuar nga shumëkush se do t’i marrim 32 deputetë, por ndodhi dhe mendoj se kjo nuk është rastësi por është fryt i një pune tonë të vazhdueshme me qytetarët”, ka thënë Sfeçla.

Ndërkaq Besa Gaxherri ka thënë se shtrirja në çdo cep e LDK-së, me një strukturë të mobilizuar mirë, i jep asaj besimin se do të fitojnë në shumë komuna.

“Ne do të punojmë fuqishëm që të fitojmë shumicën e komunave të Kosovës. Komunat që kemi drejtuar deri tani janë mandate që janë përcjell pa skandale, me shumë transparencë. Asnjëherë nuk kemi pas kryetar në procedura gjyqësore. Nuk them se kanë qenë më të mirët të mundshëm, sepse gjithmonë ka hapësirë për më mirë, por nuk mund të mohojmë se kemi dhënë shembull se kemi qeverisur me duar të pastra”, ka thënë Gaxherri, përcjell koha.net. “Ne po besojmë shumë që kryetarët e komunave që kemi drejtuar në mandatin e kaluar do ta vazhdojnë punën edhe për katër vjet, por do të kthejmë edhe shumë komuna të tjera. Prioritet i yni do të jetë që ta kthejmë Prishtinën e Prizrenin”, ka thënë tutje Gaxherri.

Përplasja më e madhe mes Gaxherrit e Sfeçlës ka qenë për Prishtinën.

Gaxherri ka thënë se në Prishtinë nuk ka asnjë investim kapital që do t’ia vlente të përendej. Në anën tjetër Sfeçla ka numëruar numrin e çerdheve, shërbimet komunale, shëndetësore, e të tjera si garancë që Ahmeti ka punuar për të fituar edhe një mandat tjetër katërvjeçar.

“Nga kursimet në shpenzimet e naftës ne kemi paguar shujtat, kifle e qumësht për fëmijë”, ka thënë Sfeçla.

Gaxherri i ka thënë Sfeçlës se shumicën e veprimeve kapitale që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Prishtinës kanë qenë gati të përfunduar në kohën e Isa Mustafës, derisa Shpend Ahmeti i ka marrë vetëm meritat. Ajo ka lavdëruar kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thërret ”Mos i votoni kandidatët me lidhje kriminale”

O’Connell thërret ”Mos i votoni kandidatët me lidhje kriminale”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur keqardhje për mospërjashtimin e kandidatëve me dënime penale nga lista zgjedhore.

Përmes një statusi në Facebook, O’Connell thotë se tani mbetet që votuesit të kenë fjalën e tyre, duke iu bërë thirrje të mos i votojnë kandidatët me lidhje kriminale.

“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale nuk mund të përjashtoheshin. Tani mbetet tek votuesit që të kenë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të zgjedhin të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar ai.

Surroi me “Këmbët e gjarprit” sjell mesazhin e nevojës për riçlirim


Image result for kembet e gjarprit

Që në krye të fjalës së tij, Surroi që nuk ka dashur të ndalet fort te përmbajtja e librit, ka treguar se ai i përkushtohet dy vajzave të tij, Reas dhe Zojës, e përmes tyre një gjenerate të tërë. Dhe kjo me një simbolikë.

“Rea ka lindur në vitin 1988 dhe Zoja 1990. Mes lindjes së njërës dhe tjetrës vajzë Kosova u okupua, ky shtet iu mor shumicës së qytetarëve të saj, rrjedha e jetëve tona u suspendua, e në atë kohë ndodhi një mrekulli e llojit të vet, e ajo është se u shemb një iluzion se përball një armiku kaq të madh dikush mund të ikte nga përndjekja. Të gjithë në një forma apo tjetër ishin shndërruar në të përndjekur të okupatorit. Vendi jonë i zaptuar, i okupuar kaloi nëpër një periudhë shumë të gjatë dhe një pjesë e tyre u shpjegua në këtë libër”, ka thënë Surroi.

“Këtij vendi ia solli lirinë së pari rezistenca e tij, dhe natyrisht si shpërblim ndaj kësaj rezistence në masë të madhe paqësore në masë më të vogël edhe të dhunshme, patëm një përkrahje shumë të madhe dhe u çliruam, na çliruan”, ka thënë Surroi.

Megjithatë, ai ka thënë se Kosova i rezistoi okupatorit me kreativitet. “Nuk kishim armë po kishim çelësa, nuk kishim armë po kishim qirinj, nuk kishim mënyrë se si t’i përgjigjeshim dhunës por ngrehnim dy gishtërinj me shpresë që mos të thyheshim”, ka thënë Surroi. “Dhe rezistuam, dhe fituam”, ka shtuar ai.

Por sipas Surroit, ky popull fitoi në tërësinë e tij. Ai ka thënë se nuk pati një grup apo një tjetër që ia solli lirinë këtij vendi.

“Këtij vendi ia solli lirinë së pari rezistenca e tij, dhe natyrisht si shpërblim ndaj kësaj rezistence në masë të madhe paqësore në masë më të vogël edhe të dhunshme, patëm një përkrahje shumë të madhe dhe u çliruam, na çliruan”, ka thënë Surroi.
E porosia e “Këmbët e gjarprit” për gjeneratën e vajzave të Surroit, është se çlirimi nuk ndodh vetëm me armë, nuk ndodh vetëm me ushtri, se çlirimi ndodh në mendjet dhe në veprimet tona. Por edhe një tjetër.

“Se edhe pse të çliruar një ditë pas çlirimit e lamë këtë vend të zaptohet sërish”, ka thënë Surroi.

Ai ka shprehur bindjen se ky vend ka mundur të ecë më i lirë se sa që është sot, më mirë se sa që është sot, ka mundur që të mos lejojë që të zihet e të zaptohet përsëri, tash jo nga forca e okupatorit të huaj por nga primitivizmi, nga keqpërdorimi i fjalës liri për, sish ka thënë, interesa që nuk kanë të bëjnë as me lirinë tonë e as me lirinë e atyre.

Megjithatë, ai ka thënë se ky shtet nuk mund të mos jetë i lirë, e nuk mund të dorëzohet ozurpatorëve.

“Për aq sa ne kemi pasur përgjegjësi si gjeneratë, për ta sjell një vend të tillë këtu, për aq është gjenerata e atyre që i përkushtohet ky libër, i vajzave të mia, që këtë vend ta çlirojnë. Ky vend sot është i zaptuar në forma tjera, por ky vend e do dhe e meriton lirinë”, ka thënë Surroi.



Redaktori i këtij libri, Agron Bajrami, “Këmbët e gjarprit” e ka vlerësuar si libër historie.

“Është libër historie ashtu si e ka parë Vetoni, i cili që në hyrje paralajmëron lexuesin se para vetes ka një interpretim, siç thotë, ‘një grumbull skicash si interpretim provokues për një shoqëri që ka nevojë të zgjohet nga letargjia e kafshimit të helmuesve’”, ka thënë Bajrami.

Veç kësaj, Bajrami ka thënë se ky është libër historie, që flet për individë e ngjarje, të ditura e të paditura, në të cilat vetë autori ka qenë pjesëmarrës direkt dhe rrëfimi që na sjell Surroi, është dëshmi për një kohë dhe disa njerëz, që edhe sot kanë rol e kanë peshë në Kosovë.

“Por, më shumë se thjeshtë një libër historie, ‘Këmbët e gjarprit’ është libër edhe për historinë. Libër që nxjerrë në shesh shtrembërimin e saj, blerjen dhe shitjen e saj, rishikimin e historisë dhe manipulimin me të, nga njerëz që, në rrethana të tjera mund të kishin qenë individë në margjina të shoqërisë”, ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se “Këmbët e gjarprit” është po ashtu polemikë politike që, duke përshkruar personazhet politike - prej kryeministrit në detyrë dhe ministrit të Jashtëm, deri tek ish-deputetë, politikanë, luftëtarë dhe një ish-rektor - nxjerr një diagnozë të rëndë për sistemin që e sundon Kosovën, e që, pashmangshëm, do të nxisë reagime, përkrahëse e kritikuese, nga pozicione që tashti të paparashikueshme.

“Sigurisht, autori qëllimshëm ngacmon individë e struktura ‘zap’ues’ të pushtetit dhe shkatërrues të shoqërisë, për të detyruar hapjen e një debati, të cilin Kosova me vite i shmanget! Debati për mungesën e llogaridhënies dhe përgjegjësisë në udhëheqje, që Kosovës i kushtoi dhe i kushton me pësime historike”, ka thënë Bajrami. “Apo, siç e thotë vetë autori në fund të librit, kur shtron pyetjen nëse ka mundur të jetë Thaçi kaq i fort dhe kaq shkatërrues dhe vetë jep përgjigjen: ‘Nuk e besoj. Gjarpri ka mundur të na afrohej, si çdo gjarpër tjetër, aq sa e kemi lejuar ne’”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...