2011-01-08

Përse Adolf Hitleri nuk donte ta pushtonte Zvicrën?

E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit !

Të gjithë pranuan faktin se Adolf Hitler u vetvra të hënën e 30 prillit 1945 duke u vetgoditur e helmuar me Cianid.

Këto dy metoda të vetvrasjes dhe rrethana të tjera bënë që të dyshohej e të flitej se Adolf Hitleri mund të ketë mbijetuar në fund të Luftës së dytë Botërore nëpërmjet spekulimeve rreth tij.

KGB/FSB Ruse konfirmoi pranimin e gjërë të versionit të shkruar nga Hugh Trevor-Roper në librin e tij “The last days of Hitler” (Ditët e fundit të Hitlerit) publikuar më 1947. Arkivat Ruse sidoqoftë nxorrën në dritë ç’ka mund ti ketë ndodhur viktimës së tij.

Vetvrasje

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë,ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët, si atë lindore dhe atë perëndimore. Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë.

Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën. Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje. Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

Hitleri arriti që të merrte disa kapsula cianidi nëpërmjet SS.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje. Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula.

Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin.

Në mesnatën e 20 prillit Hitleri u martua me Eva Brawn me një ceremoni të vogël civile.

Antony Beevor tregon se pas një gostie modeste me gruan e tij Hitleri thirri sekretaren Trandl Junge në një dhomë tjetër ku shprehu dëshirën e fundit si dhe nënshkroi testamentin. Ai e firmosi këtë dokument në orën 4:00 e u tërhoq në shtrat (disa besonin se ai e firmosi testamentin direkt pas martesës, por shumica bësojnë në versionin e parë).

Hitleri dhe Brawn jetuan bashkë si burrë e grua në bunker më pak se 400 orë. Vonë, në mëngjesin e 30 prillit kur sovjetikët ishin vendosur vetëm 500 metra larg bunkerit,Hitleri pati një takim me gjeneralin Helmuth Weidling, komandant i mbrojtjes i cili informoi Hitlerin se garnizoni i Berlinit mund të thyhej atë natë.

Në këto rrethana Weidling i kërkoi Hitlerit një kërkesë që të tërhiqej,një kërkesë kjo që kish rezultuar e pasuksesshme kohë më parë.Hitleri nuk i ktheu përgjigje në ato momente,kështu që Weidling u kthye në lagjen e tij në Bendlerblack kur rreth orës 13:00 ai mori lejen e Hitlerit për armëpushim.

Hitleri bashkë me dy sekretaret dhe shefin e tij personal hëngrën drekë me bazë spaghetti,më pas ai dhe Eva i dhanë lamtumirën pjestarëve të Fuhrerbunker, shokëve të punës, përfshirë këtu familjen Goebbels, Barman, sekretarëve si dhe disa oficerëve të ushtrisë.Rreth orës 14:30 Adolfi dhe Eva shkuan në zyrën personale të tij.

Më vonë u raportua se u dëgjuan disa të shtëna rreth orës 15:30 (djali i vogël i Goebbels kish deklaruar se ai dëgjoi një zhurmë që ngjante me atë të një bombe ose “Adircthit” - gjuajtje me një të shtënë).

Pas disa minutash shërbëtori Heiz Linge bashkë me Barman hapën derën e studios.Më pas Linge vuri re një erë në formën e cianidit.Bashkëshortët qëndronin të ulur në një divan të vogël.

Eva ndodhej në të majtë kurse Hitleri në të djathtë. Hitleri dukej qartë se i kish gjuajtur vetes në të djathtë të kokës me një pistoletë të tipit Walther PPK 7.65mm e cila qëndronte në këmbët e tij.

Nga koka e Adolfit rridhte gjak prej të cilit ishte krijuar një pellg i madh në të djathtë të divanit si dhe në dysheme.Eva nuk kishte asnjë shenjë gjuajtjeje,kështuqë Linge dyshoi se ajo kishte helmuar veten.

Disa dëshmitarë treguan se trupat e tyre u nxorrën në sipërfaqe nëpërmjet disa tuneleve sekrete të bunkerit dhe në kopshtin pranë Kancelarisë ata u lyen me benzinë dhe u dogjën nga Linge dhe pjestarë të tjerë të personelit të SS. Më vonë Linge dhe rojet e SS vunë re se trupat e tyre nuk u dogjën plotësisht si pasojë e predhave sovjetike që po qëllonin mbi bunker.

Dhe pse ato u përpoqën që ti kremonin trupat e tyre nuk arritën plotësisht. Më vonë ajo që mbeti nga to u mbulua nga një shpërthim i madh bombe mbas orës 18:00.

Braktisja e hirit në lumin Elba

Më 1969 një gazetar sovjetik,Lev Bezinsky,arriti të publikojë një reportazh mbi autopsinë e trupave, por për shkak të një mosinformimi të mirë historianët e quajtën të mosbesueshëm. Megjithatë në 1993 KGB/FSB regjistruan të dhënat e autopsisë. Duke u mbështetur mbi këtë historianët arritën në konsesus rreth ç’ka ndodhi me trupat e Hitlerit dhe Braunit.

Trupat e ushtrisë së kuqe sulmuan kancelarinë afërsisht rreth orës 23:00,rreth 7 orë e 30 minuta pas vdekjes së Hitlerit. Më 2 maj mbetjet e Hitlerit, Evës dhe qenve të tyre u gjetën në një rrënojë gërmadhash nga Ivan Churakov,pjestar i korpusit të 19 Rifle ose ndryshe SMERSH.

Pas autopsisë (e cila nuk lejohej që të publikohej nga Stalini) tregoi se të dy gjuajtjet kishin dëmtuar kafkën dhe copëza xhami u gjetën në nofullën e Hitlerit.Mbetjet e tij u varrosën.

Me to u mor SMERSH,ku dhe ndryshoi lokalitetin,nga Berlini në Madersburg (bashkë me mbetjet e ministrit Joseph Goebbels të gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij), mbetje të cilat u groposën poshtë një sektori të shtruar në një oborr të rrethuar me ndërtesa, vend i cili u mbajt rreptësisht sekret. Nga 1970 SMERSH iu dorëzua në kohë qeverisë së Gjermanisë Lindore.

Nga frika e mundshme se vendi i varrit të Hitlerit mund të kthehej në një lëvizje Neo-Naziste.Drejtori i KGB Yuti Andropov autorizoi një operacion special për të shkatërruar mbetjet e Hitlerit.

Më 4 prill 1970 një skuadër e KGB sovjetike (e cila kish dhënë detaje mbi varrimin) në rrugë sekrete nxorrën mbetjet dhe i dogjën ato deri në copën e fundit para se të braktisnin hirin e tij në lumin Elba.

Eshtrat e Hitlerit në Rusi?


Kryesuesi i arkivues së shërbimit rus të sigurisë, FSB, insistoi se ai posedon eshtrat e Adolf Hitlerit, duke vënë kështu në dyshim deklaratat e hulumtuesve amerikanë, të cilët e theksojnë të kundërtën.

Në intervistën dhënë të përditshmes ruse, Izvestiya, drejtori i arkivit së FSB-së, Vasily Khristoforov, vuri në dyshim rezultatin e studimit, të bërë në shtator të vitit 2009 nga hulumtuesit amerikanë, Nick Bellantoni dhe Linda Strausbaugh, në të cilin u theksua se ADN-ja e eshtrave për të cilët bëhet fjalë ka dëshmuar se janë këta eshtra të një femre.

"Me çka kanë mundur të krahasojnë ata ADN-në. Moska është vendi i vetëm, në të cilin gjenden eshtrat e Hitlerit”, insistoi Khristoforov.

Krahas eshtrave të nofullës së Hitlerit dhe një pjese të kafkës, me një vrimë të shkaktuar nga plumbi, të cilat në Moskë u dërguan në vitin 1948, arkivi i FSB-së posedon edhe një pjesë të divanit të njollosur me gjak nga bunkeri i Hitlerit, në të cilin ai ka bërë vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945, theksoi Khristoforov.

Ai më tutje theksoi se kufomat e Hitlerit, bashkëshortes së tij, Eva Braun, kufomat e çiftit Goebbels dhe gjashtë fëmijëve të tyre janë djegur në vitin 1970 dhe se hiri është hedhur në një lumë.

“Kjo me gjasë ka qenë zgjidhja më e mirë. Në të kundërtën, varrezat e tyre do të ishin shndërruar në një vend për pelegrinazhin e fashistëve, të cilët mund të gjenden çdo kund, për fat të keq edhe në Rusi”, nënvizoi Khristoforov.















A duhet ribotuar libri i Hitlerit ?

Ai që lexon një libër kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, përkundrazi.” Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit të një teksti nuk ekzistojnë më.

Deri në vitin 1945 numri i kopjeve arritu në 12 milionë ekzemplarë, megjithatë deri më sot vazhdon të ekzistojë mendimi se megjithëse është përhapur shumë, libri nuk është lexuar në të njëjtën masë.

A duhet botuar tani sërish libri “Lufta ime” e Adolf Hitlerit dhjetra vjet pas shkrimit të tij, në mënyrë që të mund të lexohet nga kushdo që ka dëshirë?


Diskutimet për këtë çështje janë hapur sërish në Gjermani. A mund të jepet një version shkencor i librit të tabuizuar “Majn Kampf”, që të shfaqet edhe në internet dhe të jetë i lexueshëm edhe jashtë Gjermanisë?

Diskutimet e kësaj çështjeje janë hapur sërish në Gjermani. Skadimi i afateve të të drejtave të autorit, bën të mundur një publikim kritik të librit. Drejtoi i institutit të historisë moderne në Mynih, Profesor Horst Mëler (Horst Möller) është i sigurt se: “Siç e dimë të gjithë diçka e ndaluar ushtron një lloj joshjeje psikologjike.

Nëpërmjet publikimit të librit, mund t`i jept fund mitit të ngritur mbi të”. Autori i tij ndodhej në burg, kur shkroi më 1925 pjesën e parë të librit të tij. Adolf Hitler, i burgosur në Kështjellën bavareze të Landsbergut, i dënuar me pesë vjet burgim, për tentativë për organizim puçi kundër qeverisë së atëhershme të Rajhut.

Nga dënimi ai bëri vetëm nëntë muaj. Kur doli pjesa e dytë e librit “Lufta ime” (Majn Kampf - Mein Kampf) një vit më vonë, Hitleri ndodhej në krye të një partie të rinovuar nacionalsocialiste dhe kishte ngritur të ashtuquajturën bazën e SS-ëve, trupën luftarake të NSDAP.

Deri në marrjen e pushtetit të të ashtuquajturit fyhrer, udhëheqës, “Majn Kampf” mbeti një nga shumë shkrimet urrejtndjellëse nacionalsocialiste.

Nga pikëpamja programatike, libri përmban mënyrën se si e shikonte diktatori Hitler botën, dhe formulon të gjitha realitetet e tmerrshme që do të pasonin më vonë: rracizmin dhe antisemitizmin, marrshimin në drejtim të lindjes për pushtimin e të ashtuquajturës “hapësirë jetësore” për popullin gjerman, dhe terrorin ndaj të gjithë atyre që mendonin ndryshe.

Libri ishte – thotë autori i librave Friedemann Bedürftig – plani i rrugës që do të ndiqte më vonë të kryetarit të shtetit, pushtuesit dhe genocidit”.

Por suksesin libri arriti ta kishte vetëm me marrjen e pushtetit të nacionalsocialistëve të NSDAP-së.

Pas vitit 1933 shpërndarja e librit u subvencionua nga shtetit. “Majn kampf” ju dhurua falas anëtarëve të partisë, ose zyrtarët e shtetit ja dhuronin çifteve të reja.

Deri në vitin 1945 numri i kopjeve arritu në 12 milionë ekzemplarë, megjithatë deri më sot vazhdon të ekzistojë mendimi se megjithëse është përhapur shumë, libri nuk është lexuar në të njëjtën masë.

Por historiani Mëler nuk është i këtij mendimi: “Nuk është e vërtetë, dy vjet më parë në publikuam këtu një libër për shkrimin dhe shpërndarjen, përkthimin dhe leximin e “Majn kampf‘ dhe atje është e vërtetuar se legjenda e librit të palexuar nuk është e vërtetë.

Nuk është e thënë se të 12 milionë ekzemplarët janë lexuar të gjithë, por as nuk mund të thuhet se librit nuk i ka hedhur sytë kërkush.” Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu, dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet.

“Kur thuhet se libri nuk duhet të publikohet, atëherë mendohet nga njëra anë për ndjenjat e viktimave dhe nga ana tjetër pyetet nëse libri është ende i rrezikshëm, a mund të përdoret ai ende për revista programatike të neonazistëve. Kësaj pyetje unë do i ktheja përgjigje me “jo”.

Shumë vetë nuk mendojnë kështu, sepse “Majn kampf” ka qenë objekt kulti në skenën e ekstremistëve të djathtë – në shumë vende ky libër mund të blihet. Në internet ndodhet teskti i plotë.

Prandaj, historiani Mëler vazhdon të këmbëngulë që librit t`i hiqet magjia e librit të ndaluar. Ai pohon për Deutsche Wellen se Instituti i Mynihut ka filluar të përgatisë një version shkencor të librit.

“Ajo që duam të botojmë ne është një version historiko-kritik, që tregon qartë për burimet e ideologjisë hitleriane, dhe që komenton dhe tregon historinë e influencimit prej tij, çka ka vlera shkencore dhe mundëson imunizimin.

Ai që lexon një libër kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, përkundrazi.” Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit të një teksti nuk ekzistojnë më. Prandaj historianët duan të publikojnë një version kritik të librit. Deri tani të drejtat e autorit i ka patur ministria bavareze e financave.

Roli vendimtar i shërbimeve sekrete shtetërore për t'i dhënë luftës drejtime dhe rrugë të reja. Takimi i fshehtë mes zyrtarëve gjermanë dhe zviceranë, në vitin 1943, do të ndryshonte rrjedhën e historisë...

Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin "Bears" në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjenerali Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur.

Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për "çështjen dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: "Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim ndodhet në një situatë të rrezikshme. Ne brenda dy javëve do t'ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete

Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte - si ushtarak i shkollës së vjetër - të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në "vizitën e kthimit" të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën "Wolfsberg", gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i "palexueshëm" i Shërbimeve Sekrete?

Arsyeja ishte se, Zvicra ishte vendi i parave dhe misioneve sekrete, por mbi të gjitha, ai donte ta përdorte Zvicrën si bazë për misione të shërbimeve sekrete dhe si vend për shkëmbimin e valutave. Në të vërtetë, bëhet fjalë për paratë: Shellenberg, falë kontakteve të veta, mundej të transferonte në Zvicër ar dhe valuta të nazistëve në llogari private. E gjitha kjo çështje u realizua nëpërmjet marrëveshjeve private.

Në të vërtetë, ishin barakat prej druri fillimi i historisë. Në vitin 1940, zyrtarë gjermanë dhe zviceranë u përpoqën që të blinin baraka ushtarake nga Sindikata zvicerane e drurit.

Negociatat në fillim nuk shkuan mirë, por pak kohë më pas rinisën me sukses: një firmë private gjermane negocioi nëpërmjet një firme private zvicerane me Sindikatën zvicerane të drurit.

Megjithatë, marrëdhëniet dhe biznesi nuk ishin aq të pastra: Kompania "Warenvertriebs GmbH Berlin" ishte një organizëm i maskuar që shërbente për sigurimin e mallrave për BRSS dhe zv/drejtor i Përgjithshëm i saj ishte Hans W.Eggen, kapiten i Marinës së BRSS dhe ndihmës i Shellenbergut. Për Sindikatën zvicerane të drurit negociuan Paul Meyer- Schwertenbach dhe Paul Holzach. Këta, ndërkohë kishin rënë dakord me Eggen nëpërmjet firmës "Interkommerz AG" me qendër në Zyrih, e cila ishte përzierë në shumë biznese midis gjermanëve dhe zviceranëve. Të gjitha këto biznese lulëzuan. Vetëm tregtia e barakave brenda pak viteve arriti një volum shkëmbimesh prej 12 milionë franga zvicerane. Meyer, i cili para luftës kishte bërë emër si autor romanesh kriminale dhe kishte blerë kështjellën "Wolfberg" afër Ermalingen, siguronte të ardhura shtesë nëpërmjet kalimit të informacioneve për palën gjermane.

Të gjitha këto nuk do të ishin të rënda, nëse Meyer dhe Holzach nuk do të ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të gjeneralit Massons, shefit të shërbimeve sekrete zvicerane. Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin "Bears" në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjenerali Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur.

Pas darkës, kamerieri i restorantit iu lut miqve të shquar për një autograf. Në datën 3 mars 1943, në librin e miqve të restorantit në Biglen, pranë Bernës, vendosën emrat e tyre shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan dhe shefi i shërbimeve sekrete zvicerane, Roger Massons. Pas nënshkrimit nga ana e tyre - me një shkrim të palexueshëm - firmosi edhe partneri i tyre në këtë darkë, një i huaj i mistershëm.

Megjithatë, gëzimi i kamerierit nuk zgjati shumë: po të njëjtën mbrëmje fleta kompromentuese e librit të miqve u gris nga ana e punonjësve vigjilentë të shërbimeve sekrete zvicerane. Nuk ka asgjë për t'u habitur, pasi në këtë takim sekret, një lojë mes shërbimeve sekrete, arriti në pikën e saj më të lartë, që në historinë e Luftës II Botërore nuk ka asgjë të ngjashme dhe akoma edhe sot e kësaj dite jep argumente për spekulime të reja.

I huaji i rrethuar me mister

I huaji i rrethuar me mister ishte gjenerali Valter Shellenberg. Si drejtues i shërbimit të spiunazhit të jashtëm, Departamenti IV në Zyrën Qendrore të Sigurimit të Rajhut (RSHA), gjenerali Shellenberg, prej 6 qershorit ishte përgjegjës për spiunazhin jashtë Gjermanisë, ashtu si edhe për kundërspiunazhin jashtë kufijve të Gjermanisë dhe zotëronte edhe në Zvicër një rrjet tepër të gjerë agjentësh.

Shellenbergu ishte ngritur në këtë pozitë që në moshën 32-vjeçare, kur u quajt, plot dashuri nga udhëheqësi i Shërbimeve Sekrete, Heinrich Himler, si "beniamini ynë" dhe konsiderohej një përjashtim i lavdishëm midis oficerëve barbarë: një njeri mjaft i dashur dhe i shoqërueshëm, i zgjuar dhe inteligjent dhe me një arsim të shkëlqyer.

Bashkëkohësit dhe historianët e konsideronin si një "agjent sharmant", por edhe si një njeri tinzar dhe të djallëzuar, si oportunist i ftohtë dhe llogaritës, si një sadist fisnik, vrasës xhentëllmen ose gangster i madh.

Ky yll i shërbimeve sekrete, që kur mori detyrën e tij, ishte i interesuar për Zvicrën dhe në verën e 1942 kishte dhënë përshkrimin e mëposhtëm për këtë vend: "Një popull i ftohtë, i cili përdor gjithmonë pothuajse të njëjtën taktikë, nga kryeneçësia deri në mizori: bëjnë tregti, të mbajnë të zgjatur, shmangen, bëjnë shantazh. Një lloj taktike lufte, e cila është mëse e nevojshme. Një taktikë lufte e neutralëve, e cila nuk synon drejt fitores, por drejt mbijetesës (…) Shkurt: synojnë zemrën e aleatëve gjerman…" Sidoqoftë, përse ky shef i njohur i shërbimeve sekrete kërkonte kontakte me "kolegët'' e tij zviceranë dhe së fundmi deri tek gjenerali Guisan?

Hipotezat janë të shumta. Disa prej tyre Shellenbergu i tregoi vetë, kur ai u gjykua nga aleatët pas luftës: Me qëllim që t'i jepte fund luftës ndaj "regjimit të tepruar nacionalsocialist", "aventurierit Hitler"; ai kishte kërkuar ndërmjetës me ndihmën e të cilëve shpresonte të kapërcente hendekun drejt atasheve ushtarakë britanikë dhe amerikanë, kur gjendja e Gjermanisë të ndryshonte në mënyrë të pariparueshme.

Arritja: Gjenerali Guissan vendos të bëjë publik qëndrimin e tij: "Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale"

Vendimi për të ruajtur neutralitetin

Gjenerali Guisan e kuptonte mirë që Shellenbergu donte të dinte më shumë dhe ai donte të testonte sesi do të silleshin trupat zvicerane nëse gjermanët do t'u dilnin përpara aleatëve dhe do të përpiqeshin që të pushtonin Zvicrën, me qëllim që ta përfshinin edhe atë në sistemin e mbrojtjes së Rajhut.

Gjenerali e hodhi poshtë këtë "pyetje fyese" të Shellenbergut dhe deklaroi prerë se, Zvicra në të gjitha rastet do të mbrohej deri në njeriun e fundit kundër çdo lloj sulmi. Bashkëbiseduesi gjerman u duk i kënaqur me përgjigjen e qartë dhe u kthye në Bernë.

Nga hoteli i tij ai telefonoi në mëngjes Masson dhe e pyeti, nëse gjenerali Guisan do të mund të jepte edhe me shkrim deklaratën që bëri mbrëmjen e mëparshme, me qëllim që kjo deklaratë e gjeneralit të kishte më tepër efekt.

Meqenëse gjenerali disa ditë para ishte përballur me të njëjtën pyetje gjatë një interviste me gazetën suedeze "Svenska Dagbladet", Masson në bazë të tekstit të intervistës përpiloi një deklaratë, e cila u nënshkrua nga gjenerali Guisan dhe iu dorëzua Shellenbergut gjatë një takimi në pistën e skive të Arosas.

Kjo deklaratë ishte si vijon: "Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale për të gjitha palët, për të gjitha çështjet. Vendosja e saj, ashtu si edhe misioni i saj historik, e ka përcaktuar atë si mbrojtësen e grykave të Alpeve. Edhe burri i madh i shtetit dhe Kancelari Bismark e ka njohur këtë rol. Këtë detyrë Zvicra do ta përmbushë me të gjithë forcat dhe mjetet e veta.

Përmbushjen e kësaj detyre, për të cilën çdo zviceran është i ndërgjegjshëm, Zvicra e konsideron jovetëm si një nder, por edhe si diçka të natyrshme. Ne jemi të ndërgjegjshëm që një zbutje e këtij koncepti do të rrezikonte pavarësinë e vendit tonë. Për këtë arsye, i gjithë populli zviceran dhe së bashku me të e gjithë ushtria, janë të përgatitur që të sakrifikojnë gjithçka, për të mbrojtur pavarësinë dhe nderin e tyre. Kushdo që do të hyj në vendin tonë, do të jetë automatikisht armiku ynë. Ai do të përballet me një ushtri të fuqishme dhe me një popull të vendosur luftarak. Falë topografisë së vendit tonë, ne jemi plotësisht në gjendje që të mbrojmë frontin e Alpeve. Le të ndodhë çfarë të dojë, kjo garanci është e patundshme dhe e pandryshueshme. Mbi këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, as sot dhe as nesër''.

Përfundimi: Më 27 mars 1943, shërbimit sekret zviceran iu dha lajmi, "Nuk ka më asnjë rrezik ndaj Zvicrës"

Një spiun zviceran në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit

Shellenbergu kishte pasur ndërmend një sulm gjerman, kur ai ishte përpjekur të testonte gatishmërinë për mbrojtje të zviceranëve. Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për "çështjen dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: "Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Ne brenda dy javëve do t'ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete. Tregoni nëpërmjet një gjesti të përshtatshëm, që Zvicra nuk mund të zihet në befasi".

Ndaj këtij paralajmërimi gjenerali Masson reagoi në një mënyrë shumë të pakujdesshme, njëkohësisht të pashpjegueshme: nëpërmjet kapitenit Meyer dhe kapitenit Eggen, ai u interesua pranë Shellenbergut, nëse këto lajme mbi rrezikun që i kanosej Zvicrës përputheshin me realitetin. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj pyetjeje naive, shefi i shërbimeve sekrete gjermane e kuptoi se, Zvicra kishte një spiun në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit dhe iu fut menjëherë punës, që ta shkatërronte atë, gjë të cilën për pak nuk e arriti. Por njëkohësisht Shellenbergu e njoftoi Masson, se nuk ekziston më asnjë rrezik për Zvicrën.

Gjenerali i Shërbimeve Sekrete, ishte përpjekur që me "Raportin nr. 52 për Fuhrerin'' në 6 janar 1943, ashtu si edhe me deklaratat e gjeneral Guisan, që të influenconte tek eprorët e tij, në mënyrë më bindëse, që udhëheqja gjermane të hiqte dorë nga "Plani Zvicër''. Bisedimet rrodhën në këtë mënyrë, pasi të dy palët kishin qëllimet e tyre përkatëse. Shërbimet duhej të dinin të luanin në çastet vendimtare

Takimi i fshehtë i shefave të shërbimeve sekrete

Si gjatë takimit të parë në Waldshut, edhe në "vizitën e kthimit", gjermani plotësoi kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël. Roli i dyfishtë i të dy oficerëve, i siguroi Shellenbergut, sipas dëshmive të veta, jo vetëm akses në materialet e shërbimeve sekrete zvicerane (lajme sekrete në dëm të Zvicrës dhe në favor të Gjermanisë, edhe pse ekspertët e komisionit hetimor ndaj dy bashkëpunëtorëve të Massons nuk arritën që ta vërtetonin këtë), por edhe i lejuan atij vendosjen e kontakteve të kërkuara me shefin e shërbimeve sekrete zvicerane.

Kapiteni Meyer e prezantoi shefin e tij në dhjetor 1941, gjatë një vizite pune me Eggenin, gjatë së cilës Eggen propozoi të organizonte takimin e Massons me Shellenbergun.

Më së fundi, në 8 shtator 1942 erdhi momenti: pasi Masson siguroi miratimin e gjeneralit Guisan, të dy shefat e shërbimeve sekrete u takuan për herë të parë në qytetin kufitar të Waldshut.

Zvicerani kishte arsye konkrete për të takuar me homologun e tij gjerman. Nga njëra anë ai kërkonte lirimin e oficerit të shërbimeve sekrete zvicerane, Ernst Morgeli, që ishte arrestuar nga Gestapo, ashtu si edhe ndalimin e propagandës antizvicerane të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve (IPA).

Nga ana tjetër, Masson donte të kapërcente, mbi të gjitha, mosbesimin e qarqeve drejtuese gjermane ndaj neutralitetit të Komandës Ushtarake Zvicerane.

Ky mosbesim u shkaktua si pasojë e zbulimit nga ana e gjermanëve në Francë të dokumenteve, prej të cilave u zbulua se shtabet e përgjithshme franceze dhe zvicerane kishin rënë dakord mbi një mbrojtje të përbashkët në rastin e një sulmi gjerman kundër Zvicrës.

Përveç kësaj, udhëheqja ushtarake zvicerane, që në vitin 1936, i kishte dhënë Shtabit të Përgjithshëm Çekosllovak një studim mbi ushtrinë gjermane. Këto dokumente nuk ranë në dorë të gjermanëve kur pushtuan Pragën, por Masson nuk ishte i sigurt për këtë. Me këtë "listë dëshirash", Masson kaloi kufirin gjerman.

Plotësisht i pambrojtur, vetëm dhe me veshje civile pa dokumente identifikimi, pasi të dy pikat e kalimit kufitar kishin marrë "urdhër nga lart", që të lejonin këtë civil të panjohur të kalonte pa probleme në anën tjetër. Ai kaloi mbi urën e Laufenburgut, ku atë e priste në anën gjermane kapiteni Eggen, i cili e përcolli në Waldshut për t'u takuar me Shellenbergun.

Ai u tregua shumë mikpritës. Me të vërtetë, Morgeli u lirua pak kohë më vonë; fushatat e IPA u ndërpre.

Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte - si ushtarak i shkollës së vjetër - të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në "vizitën e kthimit'' të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën "Wolfsberg", gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i "palexueshëm" i Shërbimeve Sekrete?

Në 30 janar 1943, në shërbimin sekret zviceran arriti një lajm i rëndësishëm: në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, që prej tetorit 1942, po përpunohej një plan për sulmin gjerman kundër Zvicrës.

Në shërbimin sekret, megjithatë, ishin skeptikë lidhur me këtë lajm: ata dyshonin se ky plan sulmi ishte një lojë, e cila donte të testonte reagimin e zviceranëve.

Kjo pasi, sipas informacioneve të tjera, trupat gjermane në Bavari dhe Austri në atë kohë nuk ishin të përgatitura për një sulm. Gjenerali Guisan dhe Massons vendosën që të mos lejonin që të provokoheshin dhe të prisnin zhvillimet e reja. Në të vërtetë, javët në vazhdim nuk arriti asnjë lajm mbi planet e sulmit gjerman kundër Zvicrës.

Ndërkohë në fund të shkurtit 1943, ndihmësi i Shellenbergut, Eggen, u takua me Masson: shefi i tij donte që gjatë një vizite private në Zvicër të takohej jo vetëm me shefin e shërbimeve sekrete, por edhe me kryekomandantin e ushtrisë me të cilin donte të zhvillonte "një bisedë shumë të rëndësishme''.

Të mërkurën, në 3 mars 1943, në orën 20:00, makina e markës BUIK e gjeneralit ndaloi para restorantit "Bears", në Biglen. Masson kishte arritur më parë, pak më vonë, nën maskimin e natës arriti nga Zyrihu edhe një grup me dy makina: gjenerali Shellenberg dhe ndihmësi i tij Eggen, kapiteni Meyer, ashtu si dhe disa bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete zvicerane për të mbikqyrur vendin.

Biseda e drejtuar nga gjenerali Guisan ishte miqësore, por e përmbajtur dhe u përqendrua kryesisht në gjendjen e përgjithshme ushtarake, si dhe në dyshimet e gjermanëve mbi aftësitë mbrojtëse të aleatëve të tyre italianë.

Sipas informacioneve të Shellenbergut pritej një sulm i Aleatëve nga Afrika e Veriut, përmes jugut të Italisë drejt veriut. Pikërisht këtu doli pyetja kyç e gjithë vizitës së gjermanit:

A do të ruante Zvicra neutralitetin e saj dhe do të mbronte vendin ndaj një kalimi të mundshëm të trupave aleate përmes saj drejt Gjermanisë?




A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI ?


Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."

Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO".

Ushtaraku me i larte i Stalinit, marshalli Gregory Zhukov, trupat e te cilit pushtuan Berlinin, mbas nje hetimi te detajuar deklaroi ne menyre decizive ne vitin 1945: "Nuk kemi gjetur asnje trup qe te jete i Hitlerit."

Me duhet te bej nje paranteze te vogel ketu. Ne lidhje me Bashkimin Sovjetik shume pak veta arrijne te kujtojne faktin qe Stalini ka qene pergjegjes per vrasjen e 6 milion cifuteve ne BRSS gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Hitleri vrau rreth 10 milion, 6 milion neper kampet e shfarosjes dhe 4 milion te tjere jashte kampeve ose gjate betejave.

Pra si total gjate Luftes se Dyte Boterore jane vrare 16 milion cifute. Numri i sakte vazhdon te diskutohet edhe sot e kesaj dite. Nje gje me rendesi qe duhet patur parasysh eshte fakti qe Vladimir Ilic Lenin, revolucionari komunist i cili udhehoqi sulmin bolshevik, i mbeshtetur nga Rockefellers, ndaj Rusise Cariste, ka qene nje agjent i Qeverise Gjermane nga ku u cua me tren ne Rusi per te drejtuar revolucionin bolshevik te mbeshtetur fuqimisht nga Bavarezet. Pra ne te vertete kush punon per ke?

Shefi i Keshillit Gjykues te SHBA-se ne Nuremberg, Thomas J.Dodd ka thene: "Askush nuk mund te thote se ai ka vdekur."

Gjeneral Majori Floyd Parks i cili ka qene drejtuesi i trupave amerikane ne sektorin e Berlinit eshte shprehur ne publikimet e tij se ka qene i pranishem kur marshalli Zhukov ka pershkruar hyrjen ne Berlin dhe shton qe ai besonte se Hitleri kishte arritur te ikte. NenGjenerali Bedell Smith, shefi i stafit te Gjeneralit Eisenhower gjate luftes ne Europe dhe me pas drejtor i CIA-s ka deklaruar publikisht ne 12 Tetor 1945 se: "Asnje qenie njerezore nuk mund te thote ne menyre konkluzive qe Hitleri ka vdekur."

Koloneli W.J.Heimlich, ish shefi i inteligjences se SHBA-se ne Berlin ka deklaruar per shtypin se ai ka qene i ngarkuar per te determinuar se cfare ndodhi me Hitlerin dhe mbas nje hetimi te detajuar shprehet ne raportin e tij: "Nuk kishte asnje evidence qe te vertetonte vetvrasjen e Hitlerit." Ai shton me pas: "Duke u bazuar ne evidencat aktuale, asnje kompani sigurimesh ne Amerike sdo paguaje ndonje kerkese per demshperblim per vdekjen e Adolf Hitlerit."

Gjykatesi i Nurembergut Michael Mussmanno ne librin e tij "10 dite per te vdekur" ka shkruar: "Rusia duhet te pranoje fajin qe Hitleri nuk vdiq ne Majini e 1945." Sidoqofte Mussmanno shton se ai ka intervistuar kamarierin personal te Hitlerit, sherbetorin e tij personal, shoferin personal, dy sekretaret, pilote, gjeneralet e larte ushtarake etj dhe te gjithe njezeri ne menyre identike deklaruan qe Hitleri kreu vetvrasje.

Ai thote se deshmitaret nuk jane takuar me njeri tjetrin por theniet e tyre perputhen ne menyre perfekte. Pra historia ne aparence tingellon bindese deri ne momentin qe ju vini trurin tuaj ne pune dhe mendoni qe e gjithe deklarata mund te jete e mesuar permendesh nga keta njerez qe i faleshin Hitlerit sikur te ishte perendi. A perputhen ndonjehere ne menyre kaq perfekte deshmitaret ne realitet?

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'

Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.

Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak.

Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.

Një spiun zviceran në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit

Shellenbergu kishte pasur ndërmend një sulm gjerman, kur ai ishte përpjekur të testonte gatishmërinë për mbrojtje të zviceranëve.

Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për “çështjen Zvicër’’ (midis të tjerave edhe materiali i disa javëve më parë,“memorandumi mbi gjendjen ushtarake të Zvicrës, duke marrë parasysh një ndërhyrje të mundshme ushtarake’’ të majorit SS Boehme).

Dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: “Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim në një situatë të rrezikshme.

Ne brenda dy javëve do t’ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete. Tregoni nëpërmjet një gjesti të përshtatshëm, që Zvicra nuk mund të zihet në befasi’’.

Ndaj këtij paralajmërimi gjeneralbrigade Masson reagoi në një mënyrë shumë të pakujdesshme, njëkohësisht të pashpjegueshme: nëpërmjet kapitenit Meyer dhe kapitenit SS Eggen, ai u interesua pranë Shellenbergut nëse këto lajme mbi rrezikun që i kanosej Zvicrës përputheshin me realitetin.

Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj pyetjeje naive, shefi i shërbimeve sekrete gjermane e kuptoi se Zvicra kishte një spiun në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit dhe iu fut menjëherë punës, që të shkatërronte këtë, gjë të cilën për pak sa nuk e arriti. Por njëkohësisht Shellenbergu e njoftoi Masson se nuk ekziston më asnjë rrezik për Zvicrën.

Gjenerali SS, i cili që me “Raportin nr. 52 për Fuhrerin’’ në 6 janar 1943, ashtu si edhe me deklaratat e gjeneral Guisan, ishte përpjekur që të influenconte tek eprorët e tij, në mënyrë më bindëse, që udhëheqja gjermane të hiqte dorë nga “Plani Zvicër’’. Në të vërtetë shërbimi sekret zviceran do të njoftohet në 27 mars 1943: Nuk ka më asnjë rrezik ndaj Zvicrës.

Bisedimet/Të dy palët kishin qëllimet e tyre përkatëse. Shërbimet duhej të dinin të luanin në çastet vendimtare

Takimi i fshehtë i shefave të shërbimeve sekrete

Si gjatë takimit të parë në Waldshut, edhe në “vizitën e kthimit’’ gjermani plotësoi kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël

Roli i dyfishtë i të dy oficerëve, i siguroi Shellenbergut, sipas dëshmive të veta, jo vetëm akses në materialet e shërbimeve sekrete zvicerane (lajme sekrete në dëm të Zvicrës dhe në favor të Gjermanisë, ekspertët e komisionit hetimor ndaj dy bashkëpuntorëve të Massons nuk arritën që ta vërtetonin), por edhe i lejuan atij vendosjen e kontakteve të kërkuara me shefin e shërbimeve sekrete zvicerane.

Kapiteni Meyer e prezantoi shefin e tij në dhjetor 1941, gjatë një vizite pune me Eggenin, gjatë së cilës Eggen propozoi të organizonte takimin e Massons me Shellenbergun.

Më së fundi, në 8 shtator 1942 erdhi momenti: pasi Masson siguroi miratimin e gjeneralit Guisan, të dy shefat e shërbimeve sekrete u takuan për herë të parë në qytetin kufitar të Waldshut.

Zvicerani kishte arsye konkrete për të takuar me homologun e tij gjerman. Nga njëra anë ai kërkonte lirimin e oficerit të shërbimeve sekrete zvicerane, Ernst Morgeli, që ishte arrestuar nga Gestapo, ashtu si edhe ndalimin e propogandës antizvicerane të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve (IPA).

Nga ana tjetër, Masson donte të kapërcente, mbi të gjitha, mosbesimin e qarqeve drejtuese gjermane ndaj neutralitetit të Komandës Ushtarake Zvicerane.

Ky mosbesim u shkaktua si pasojë e zbulimit nga ana e gjermanëve në Francë të dokumenteve, prej të cilave u zbulua se shtabet e përgjithshme franceze dhe zvicerane kishin rënë dakord mbi një mbrojtje të përbashkët në rastin e një sulmi gjerman kundër Zvicrës.

Përveç kësaj, udhëheqja ushtarake zvicerane, që në vitin 1936, i kishte dhënë Shtabit të Përgjithshëm Çekosllovak një studim mbi ushtrinë gjermane.

Këto dokumente nuk ranë në dorë të gjermanëve kur pushtuan Pragën, por Masson nuk ishte i sigurt për këtë.
Me këtë “listë dëshirash”, Masson kaloi kufirin gjerman.

Plotësisht i pambrojtur, vetëm dhe me veshje civile pa dokumente identifikimi – të dy pikat e kalimit kufitar kishin marrë “urdhër nga lart”, që të lejonin këtë civil të panjohur të kalonte pa probleme në anën tjetër- ai kaloi mbi urën e Laufenburgut, ku atë e priste në anën gjermane kapiteni SS Eggen, i cili e përcolli në Waldshut për t’u takuar me Shellenbergun.

Ky u tregua shumë mikpritës. Me të vërtetë Morgeli u lirua pak kohë më vonë; fushatat e IPA u ndërpre.

Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte – si ushtarak i shkollës së vjetër – të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në “vizitën e kthimit’’ të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën “Wolfsberg”, gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i “palexueshëm” SS?

Në 30 janar 1943 në shërbimin sekret zviceran arriti një lajm i rëndësishëm: në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, që prej tetorit 1942, po përpunohej një plan për sulmin gjerman kundër Zvicrës.

Në shërbimin sekret, megjithatë, ishin skeptikë lidhur me këtë lajm: ata dyshonin se ky plan sulmi ishte një lojë, e cila donte të testonte reagimin e zviceranëve.

Kjo pasi, sipas informacioneve të tjera, trupat gjermane në Bavari dhe Austri në atë kohë nuk ishin të përgatitura për një sulm. Gjenerali Guisan dhe Massons vendosën që të mos lejonin që të provokoheshin dhe të prisnin zhvillimet e reja. Në të vërtetë javët në vazhdim nuk arriti asnjë lajm mbi planet e sulmit gjerman kundër Zvicrës.

Ndërkohë në fund të shkurtit 1943 adjutanti i Shellenbergut, Eggen, u takua me Masson: shefi i tij donte që gjatë një vizite private në Zvicër të takohej jo vetëm me shefin e shërbimeve sekrete, por edhe me kryekomandantin e ushtrisë me të cilin donte të zhvillonte “një bisedë shumë të rëndësishme’’.

Të mërkurën, në 3 mars 1943, në orën 20:00, makina e markës BUIK e gjeneralit ndaloi para restorantit “Arinjtë’’, në Biglen. Masson kishte arritur më parë, pak më vonë, nën maskimin e natës arriti nga Zyrihu edhe një grup me dy makina: gjenerali SS Shellenberg dhe adjutanti i tij Eggen, kapiteni Meyer, ashtu si dhe disa bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete zvicerane për të mbikëqyrur vendin.

Biseda e drejtuar nga gjenerali Guisan ishte miqësore, por e përmbajtur dhe u përqendrua kryesisht në gjendjen e përgjithshme ushtarake, si dhe në dyshimet e gjermanëve mbi aftësitë mbrojtëse të aleatëve të tyre italianë.

Sipas informacioneve të Shellenbergut pritej një sulm i Aleatëve nga Afrika e Veriut, përmes jugut të Italisë drejt veriut. Pikërisht këtu doli pyetja kyç e gjithë vizitës së gjermanit:

A do të ruante Zvicra neutralitetin e saj dhe do të mbronte vendin ndaj një kalimi të mundshëm të trupave aleate përmes saj drejt Gjermanisë?

Misteret e fatit të fundmë të Hitlerit

Dyshime mbi një arratisje me nëndetëse drejt tokave të Amerikës Latine


Foto qe supozohet te jete bere ne Kili apo Argjentine kur Hitleri ishte ne moshen 90 vjecare ,pra ne vitin 1979.

Vetëvrasje apo ikje me shpurën e Rajhut të Tretë? 60 vjet më vonë ka dokumente që mbështesin variantin e dytë.

Aventura ndodhi në det. Itinerari fillon në ujërat e ftohta të Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati të gjithin, nga verilindja në jugperëndim, udhëtimi përfundon në brigjet e Argjentinës.

Duke lundruar ishte (nën ujë gjatë ditës dhe në sipërfaqe gjatë natës) një flotë e vogël nëndetësesh e Rajhut III nazist, legjendarët U-Boot të klasës më të lartë. Ishin njerëz që mund t‘u rezistonin atyre kushteve.

Për javë të tëra mund të jetonin në kushte të paimagjinueshme, në hapësira klaustrofobike, mungesë ajri, ushqime të paketuara dhe ujë që me kalimin e kohës bëhej i papijshëm. Zhytje të rrezikshme dhe burra të vrazhdë, ashtu siç janë shpesh marinarët e nëndetëseve. Por në bord nuk gjendej vetëm ekuipazhi.

Në atë ekspeditë udhëtonin edhe pasagjerë të rëndësishëm. Sa të rëndësishëm? Atëherë, aventura e gjatë dhe misterioze zhvillohet në det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty.

Përkundrazi, ajo fillon në disa dhoma po aq të ngushta sa ato të nëndetëseve, po aq klaustrofobike, të ndriçuara vetëm nga drita elektrike, 15 metra nën sipërfaqen e tokës.

Jemi në Berlin, në bunkerin e Kancelarisë, në muajin prill të vitit 1945. Qyteti është bërë copë-copë. Perandorisë patetike gjermane po i vjen fundi. Në ato bodrume të ngushta vërtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkë që akoma mendojnë, të paktën disa prej tyre, se mund të kontrollojnë fatin e luftës ose së paku fatet jetëve të tyre.

Çfarë i lidh këto dy ambiente kaq të ndryshme dhe të largëta? Ndoshta mund të hedhim hipotezën se Hitleri bashkë me gruan e tij të ardhshme Braun, nuk e vranë veten në atë bunker, dhe si pasojë trupat e tyre nuk u dogjën në oborrin aty pranë, dhe që çifti ia mbathi në bordin e një prej nëndetëseve drejt brigjeve mikpritëse të Argjentinës. Ndoshta, gjithsesi, edhe nëse do të ishte e vërtetë, natyra prej kohësh do ta kishte bërë punën e saj.



Hitleri lindi në vitin 1889. Tashmë jemi në 2007-ën. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.

Kjo është një histori e rëndësishme, ku sigurisht ka disa dokumente të cilat sot e kësaj dite nuk janë bërë transparente për publikun. Që prej 60 vjetësh si Londra ashtu dhe Uashingtoni janë munduar që t‘i fshehin disa të vërteta, ndoshta të hidhura.

Veçanërisht për sa i përket Shteteve të Bashkuara, as "Neni i Informacionit të Lirë" (i cili parashikon bërjen publike të dokumentacioneve sekrete, madje dhe me disa përjashtime të vogla) nuk i mjafton për të transparent dokumentet.

Ndër këto përjashtime bëjnë pjesë dhe lundrimi transatlantik i U-Boot. Në prillin e vitit 1945, i fundit i luftës, Ushtria e Kuqe, kërkonte të përparonte drejt Berlinit me intensitetin më të madh.

Të gjithë ishin të vetëdijshëm se sapo Gjermania të firmoste aktin e kapitullimit, do të hapej menjëherë një tjetër front lufte, një luftë brenda koalicionit aleat. Në fakt lufta nisi dhe vazhdoi gjatë. Për fat të mirë qëndroi e "ftohtë", mbi të gjitha falë terrorit të bombës atomike. Prej kësaj, rusët donin të hynin të parët në Berlin.

Dhe ia dolën mbanë. Në mesin e dytë të prillit, Ushtria e Kuqe gjendej në periferinë e qytetit. Hitleri u mbyll atje poshtë, fillon të shqetësohet, flet për armë sekrete, urdhëron gjeneralët e tij për të vërshuar frontin drejt vijës finale për të realizuar një kundërofensivë barbare.

Madje mungonte dhe benzina për të vënë në lëvizje tanket, municionet po mbaronin dhe situata po merrte tatëpjetën. Më datë 29 a 30 të atij prilli, Hitleri martohet me besniken e tij, Evën. Një ushtar i bie fizarmonikës, çifti vallëzon për disa çaste, është festa e dasmës së tyre. Shumë prej besnikëve të tij nxitojnë për ta shpëtuar.

Në bulevardin e gjatë të Berlinit "Unter den Linden" është në pritje një avion. Ai refuzon. Thotë që një kapiten i mirë duhet të fundoset bashkë me anijen e tij. Mos vallë vërtetë përfundoi kështu? Pas atyre fjalëve a u mbajt një qëndrim i denjë? Edhe hierarkë të tjerë kështu kishin thënë, pastaj aleatët i gjetën duke u munduar për të shpëtuar.

Ka shumë dëshmi individësh të cilët pretendojnë se kanë transportuar trupin e Hitlerit dhe atë të gruas së tij drejt oborrit, sipër bunkerit, për të kryer amanetin e fundit, djegien e trupave të pa jetë.

Sigurisht që ka edhe shumë kontradikta, modifikime në rrjedhjen e ngjarjeve, madje edhe mashtrime mjaft të qarta. Gjithashtu ka edhe të tjera dëshmi, ato të ushtarakëve rusë, të cilët hynë të parët në atë bunker.

A i panë kufomat? Po. Kush i identifikoi atëherë? Disa ushtarë të thjeshtë.

Por a nuk mund të jetë bërë fjalë për çiftin Goebels, të cilët bënë të njëjtën gjë që supozohet edhe për çiftin Hitler, vetëvrasjen? Po, në fakt edhe kjo mund të ketë ndodhur. I zgjuari, skeptiku Stalin, historisë së vetëvrasjes nuk i besoi kurrë, por mbeti i bindur se gjenerali i tij donte vetëm ta qetësonte, duke i thënë se e kishin gjetur kufomën e diktatorit gjerman.

Ndoshta vërtet mund të bëhet fjalë për një histori të tillë. Ka shumë mundësi. Në fakt këtu fillon pjesa e dytë e kësaj aventure: arratisja. Gati të gjithë komandantët e nëndetëseve, duke iu bindur urdhrave nga lartë, i fundosën gati të gjitha anijet dhe nëndetëset e tyre.

Por për disa prej tyre nuk u morr vesh kurrë asgjë. Dhe si për rastësi bëhet fjalë për të gjitha nëndetëset e klasit XXI, flota më e perfeksionuar e Marinës ushtarake gjermane.

Nga porti gjerman i Kielit, kjo flotë fillimisht niset drejt Bergen, një gji tepër i qetë në mes të fiordeve norvegjeze, madje rifuxho e përdorur edhe nga vikingët. Pas disa ditësh, e tërë flota u nis drejt Atlantikut jugor.

Aventura fillon. Prita, mbrëmje me radhë pa gjumë, paralajmërime që i detyronin të zhyteshin në thellësi marramendëse. Një prej nëndetëseve gjermane godet dhe fundos një korvetë në ujërat e Amerikës Veriore. Një tjetër përballet me kryqëzorin brazilian Bahia, e fundos duke shkaktuar 336 viktima, tragjedia më e madhe detare e Brazilit.

Në fakt, për t‘u shfajësuar, të gjitha këto fakte janë deklaruar aksidentale. Madje për një rast është thënë se një mitraloz i vetë anijes gjermane kishte shtënë gabimisht mbi vet depon e municioneve të tyre, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Lufta në Evropë ka mbaruar, vetëm Japonia vazhdon akoma të rezistojë në frontin e largët lindor. Nëndetëset vazhdojnë të lundrojnë me kujdes, madje shpeshherë vetëm nën sipërfaqe, duke dalë sipër vetëm gjatë natës, për t‘i dhënë mundësi marinarëve të thithin pak ajër të vërtetë.

Por me gjithë kujdesin më të madh, prania e tyre nuk mund t‘u kishte shpëtuar gjurmimeve aleate nëse nuk do të kishte heshtur komanda e lartë e flotës ushtarake britanike.

Por përse vallë qeveria e Madhërisë së Tij duhej të mbronte nëndetëset e një fuqie që disa ditë më parë kishte qenë armikja e saj? Këtu fillon historia, jo më ushtarake por politike.

Dihet që ndërsa "perandoria" gjermane po binte dalëngadalë, ndër saj dhe anglezëve pati disa kontakte sekrete me qëllim gjetjen e ndonjë marrëveshjeje pa pasur nevojën e armëve. Konti suedez Folke Bernadote, përfaqësues i "Kryqit të Kuq" dhe njëkohësisht filonazist, kërkoi të arrinte një marrëveshje me Henrik Himler, kapo i SS.

Ndonjë hierark arriti madje të shkonte deri në Angli për të rënë dakord jo vetëm për dorëzimin, por edhe për qëndrimin e mëpasshëm të Anglisë. Mbi të gjitha Çërçilli dukej i gatshëm për të thurur madje edhe një plan për ta bërë Anglinë e tij dhe gjithë Perëndimin, të sigurt nga shënjestrat ekspansioniste staliniste.

Kur Heri Hopkins (i dërguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik në Moskë për të përgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha që mos të kujtonte se Hitleri kishte vdekur vërtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetë Hitleri, ishin arratisur me një nëndetëse.

Në fund të fundit, shërbimet sekrete ruse kishin informata se në ditët e fundit të luftës, kishte pasur shumë vajtje-ardhje nëndetësesh, të cilat transportonin ar dhe objekte të tjera me vlerë, transporte që kryheshin deri në Japoni.

Që dyshimet e Stalinit nuk ishin vetëm fryt i manisë së tij të persekutimit, këtë e vërteton fakti se, një muaj e gjysmë pas, më 10 korrik, një nëndetëse gjermane doli në sipërfaqe përpara bazës detare të Mar de Plata dhe iu dorëzua autoriteteve ushtarake argjentinase. Një javë më vonë u hap Konferenca e Potsdam, e cila duhej të vendoste, ndër të tjera, të ardhmen e Gjermanisë.

Duke i shtrënguar dorën Trumanit, Stalin i përsërit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur në Spanjë ose në Argjentinë". Presidenti amerikan u befasua aq shumë nga ato fjalë saqë urdhëroi FBI-në të niste një kërkim të hollësishëm. Rezultati ishte një dossier me më shumë se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret. Po me flotën çfarë bëhet?

Gjatë kohës që po ndodhte gjithë kjo, kishte pasur disa lajmërime se ishin parë disa nëndetëse gjatë brigjeve argjentinase, madje deri në jugun ekstrem të Patagonisë.

Dëshmitarë të ndryshëm thonë se kanë parë të zbarkojnë njerëz të tjerë, veç pjesëtarëve të ekuipazhit, që më vonë u dorëzuan si të burgosur. "Fantazma" të panjohura që ishin larguar në errësirë drejt një rifuxhoje që ishte përgatitur mjaft kohë më parë.

A është e mundur që mes atyre "fantazmave" të ishte edhe diktatori nazist bashkë me gruan që tashmë ishte bërë bashkëshortja e tij? Ka shumë mundësi të jetë e vërtetë po aq sa mund të jetë e vërtetë dhe vetëvrasja e tyre.


Plani i Hitlerit në duart e bankave

Historia mund të jetë diçka krejtësisht e ndryshme nga realiteti. Fakte dhe ngjarje mund të fshehin të vërteta mjaft më të tmerrshme e nevojitet të kesh shumë guxim për t`u përballur kundrejt mureve të heshtjes e të dezinformacionit.

Lufta e Dytë Botërore ruan shume fantazma e shume anë të errëta: dokumenta e foto të fshehura, arkive sekrete e proçese të rëna në zbrazëti. Ndoshta nuk duhet të jete diçka çuditëse që Presidenti iranian kërkon rishikimin e akteve zyrtare, e nuk mund ta kete gabim.

Mbase jo të gjithë e dinë, apo sidoqoftë jo të gjithë i japin rëndësinë e duhur faktit që, në kërkimin e vazhdueshëm të aleancave të tija strategjike, Fuhreri ka takuar edhe të Madhin Myftin e Jeruzalemit, kryetari spiritual i Palestinezëve: shume nga dokumentat e rregjistrimet e atij takimi u sekuestruan nga aleatët e u ruajtën me kujdesin më të madh nga inteligjencat.

Myfti i njohur, Amin AL Husseini, ka ndjekur në fakt personalisht luftën për llogarinë e nazistëve në Bosnjë deri më 1941 e pastaj është takuan në Kroaci, më 25 prill, me katolikët nazistë Artukovic e Budak.

Si praktike të asaj marrëveshje ka vijuar me krijimin e kushtetutës SS myslimane si dhe të një ushtrie të përbërë kryesisht nga boshnjakë-myslimanë.

Ideologjitë naziste u ndjellën pra nëpër ambientet islamike që në atë epokë, kur luftuan kundra kushtetutës së një Shteti izraelian në një tokë arabe.

Një kuadër ky, që shpalos skenare krejtësisht të papritura por, që, sidoqoftë të ndihmojnë edhe në shpjegimin e historisë së ditëve tona. Jo vetëm, përhapja e ideologjive antisemiste naziste në botën arabe, u shoqërua në mesin e parë të shekullit njëzet me një aleancë anomale mes botës islamike e botës katolike, që vazhdoi pastaj në kohë.

Aleatët në fundin e luftës në fakt kanë mbështetur Myftine e kjo ka lejuar të largohet nga gjyqi i Nurimbergut , Simon Wiesenthal, që e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Shoà-n.

Myfti i njohur ka vazhduar ndërkaq të luajë një rol të madh në botën arabe.

Plani i Hitlerit ishte shume ambicioz pasi qëllimi i tij nuk ishte vetëm të shfaroste hebrenjtë, por të luftonte demokracitë perëndimore për të krijuar kështu një urdhër të ri, që themelin t`a kishte në Gjermaninë e Madhe.

Mendimi i Hitlerit, me “Mein Kampf-in” i tij, qarkullonte si një udhërrëfyes në kulturën islamike, e sot gjen trashëgimtarët e tij më të ilustruar nëpër Banka: ajo çfarë Hitleri nuk arriti të bëjë, u realizua në fakt nga Bankat.

Sistemi fajdexhi vret popujt, etnitë së bashku me traditat e tyre.

Strukturat që pas të cilave fshihen duke zbatuar strategji kontrolli mendor që vrasin demokracitë, mendimin e manipulojnë koshiencat.

Kreret e religjioneve dhe Hitleri


Myftiu Amin al Husseini dhe Adolf Hitleri me 15 dhjetor 1941.


Myftiu Amin al Husseini gjate vizites se trupave naziste.


                       Papa Pius XII dhe Adolf Hitleri.




Prifterinjet duke pershendetur ne menyre naziste 

ne stadiumin e Berlinit 1933.




Papa Benededikti XVI (Jozef Ratzinger) 

si anëtar krenar i rinise se Hitlerit.




Prifti i ri Jozef Ratzinger (Papa Benededikti XVI)

 duke pershendetur ne menyre naziste.




Dëshmitë e diskutuara deri më tani përcaktojnë se, gjatë ditëve të fundit të Rajhut të Tretë kremtime të shumta u kryen në terren të Kancelarisë së Rajhut përballë dëshmitarësh të ndryshëm që qenë kandisur të besonin se trupat që panë të kremoheshin qenë ato të Adolf dhe Eva Hitlerit.

Gjithashtu do të dukej se, Heusemann dhe Echtmann, të dy teknikët dentarë të lidhur me dentistin e Hitlerit, Profesor Blaschke, gënjyen veten në mendimin se posedonin aftësi të mjaftueshme për të identifikuar mbetjet njerëzore të gjetura nga sovjetikët si ato të Adolf dhe Eva Hitlerit.

Megjithatë, progresi i investigimit sovjetik qe aq i shpejtë sa kish filluar të shembej edhe përpara se të mund qenë kapur problemet me dëshminë e Heusemann dhe Echtmann. Problemet e sovjetikëve filluan më 8 maj - ditën që u krye autopsia e mbeturinave të supozuara të Hitlerit - kur një "trup i dëmtuar dhe i shpuar nga plumbat u identifikua si Hitleri" u gjet në rrënojat e bunkerit.

Një korrespondent lufte amerikan, Joseph ("Joe") Ë. Grigg, Jr, raportoi me krenari nga Berlini se, trupi i Hitlerit pothuajse me siguri ishte gjendur. Megjithatë, shpejt Grigg u shtrëngua që ta tërheqë skupin e tij. Më 10 maj, ai raportoi se "katër trupa, të nxirë e të djegur, që dukej se i përgjigjeshin dukjes së Hitlerit qenë nxjerrë zvarrë nga gërmadhat e Kancelarisë". Ai vërejti se, "asnjë nuk ishte identifikuar se qenë në mënyrë përfundimtare si i Fyhrerit nazist".

Duke pasur parasysh se brenda 5 ditëve ata kishin gjetur 6 kufoma, çdonjëri prej të cilëve mund të kish qenë i Hitlerit, konkluzioni i Grigg ishte me të drejtë pesimist: "...rusët po fillojnë të besojnë se asnjë trup që mund të identifikohet pa asnjë hije dyshimi si ai i Adolf Hitlerit do të mund të gjendej ndonjëherë tani". Nuk është tregues aspak i vogël i vështirësive të përjetuara nga sovjetikët që, brenda një muaj nga të zbuluarit, kufomat fillimisht të besuara si ato të Hitlerit dhe të gruas së tij qenë varrosur, zhvarrosur dhe rivarrosur jo më pak se tri herë.

Fillimisht, ato u varrosën në një vend të panjohur në afërsi të Berlinit, më pas u zhvarrosën dhe u lëvizën për në Finov të Bashkimit Sovjetik dhe më pas u zhvarrosën dhe u rivarrosën në Rathenau të Gjermanisë më 3 qershor 1945. Por, as udhëtimet e tyre nuk përfunduan këtu. Një muaj më vonë, ata u çuan në Friedrichshagen të Gjermanisë, ku një prej truprojave të Hitlerit, Harry Mengershausen, u pyet që t'u hidhte një sy për qëllime identifikimi.

Do të ishte e vështirë të jepej një shpjegim për këtë udhëtim shou makabër, nëqoftëse sovjetikët do të ishin të sigurtë se trupat që kishin gjetur qenë realisht ato të çiftit Hitler. Në fillim të qershorit, shkalla substanciale e mashtrimit u bë e dukshme, kur u zbulua se bunkeri ishte mbushur me trupa individësh të ndryshëm që mbanin të veshur pantallonat e Hitlerit. Më 9 qershor, gjatë një konference shtypi të ndjekur nga gazetarët britanikë, amerikanë, francezë dhe rusë, komandanti ushtarak sovjetik, Marshalli Georgi K. Zhukov, pranoi se ata "nuk kishin gjetur asnjë kufomë që mund të ishte e Hitlerit".

Komandanti sovjetik i Berlinit, Gjeneral Koloneli Nikolai E. Bezarin, shpjegoi se rusët kishin "...gjetur disa trupa në Kancelarinë e Rajhut të Hitlerit me emrin e Fyhrerit në rrobat e tyre... Në fakt, në Kancelarinë e Hitlerit ne gjetëm shumë trupa me emrin e tij në rroba. Filloi të bëhej si shaka. Çdo herë që do të gjenim ndonjë palë pantallona, do të thoja: 'Qenkan të Hitlerit"". Zhukov u tha gazetarëve se, tani e konsideronte një mundësi serioze faktin që Hitleri të ish arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit. "Ai mund të ketë fluturuar në momentin e fundit, pasi kishte një fushë aviacioni në dispozicionin e tij", tha ai.

Në mënyrë të habitshme, një prej kufomave të vëna mund t'i ketë përkitur armikut të betuar të Hitlerit, Admiralit Wilhelm Canaris, kreut të dyfishtë të Abwehr (inteligjencës ushtarake gjermane), i cili ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatin e 20 korrikut 1944. Në dhjetor të 1950, Willy Jenke, adjutanti i Canaris, i tha autorit britanik Ian Colvin, se sapo kish marrë informacion të freskët rreth fatit të Canaris nga Johannes Toeppen, një ish njohje e vjetër, i cili kish qenë kryellogaritar i Abwehr.

Toeppen i kish thënë Jenke se, "Canaris ishte parë në Berlin rreth 20 prillit [1945] nën eskortë të rreptë dhe... më pas atij i qe thënë se, Admirali ishte pushkatuar dhe varrosur në kraterin e një bombe më 23 prill në kohën që Hitleri po urdhëronte disa prej ekzekutimeve të tij të fundit". Do të ishte jashtëzakonisht ironike nëqoftëse kufoma mashkull i bërë autopsi nga sovjetikët më 8 maj 1945 aktualisht kish qenë ajo e Admiralit Canaris.

Nga qershori 1945, sovjetikët mund të kishin qenë pothuajse të sigurtë se nuk e kishin gjetur kufomën e Hitlerit. Megjithatë, nga ai moment e prapa, më shumë se ta pranonte perspektivën se trupi i Hitlerit mund të mos gjendej kurrë, Stalini mbështeti idenë se Hitleri ishte arratisur nga bunkeri.

Ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Postdamit në korrik 1945, gjatë bisedave me Sekretarin amerikan të Shtetit, James F. Byrnes dhe Admirali i Flotës, William D. Leahy, Shefi i Shefave të Bashkuar të Shtabit, Stalini, shprehu bindjen e patundur se Hitleri ishte akoma gjallë. Në fakt, në gusht të 1945 akuzoi britanikët për "fshehje të Adolf Hitlerit të vërtetë të gjallë në sektorin e tyre të Berlinit".

Origjina e legjendës së vetëvrasjes

Gjatë javës së fundit të prillit dhe ditët e para të majit 1945, bota ndodhej nën paqartësi të konsiderueshme përsa i përket ndodhjes së Hitlerit. Raportet që Hitleri kishte shkuar në Berlin për të kryer mbrojtjen e qytetit u hodhën poshtë si propagandë. Midis raporteve të shumta lidhur me këtë subjekt, disa pretendonin se Hitleri tashmë ishte i vdekur.

Raporti i parë i tillë vinte nga një "diplomat i lartë", që kish arritur të kalonte pa u prekur në Zvicër. Më 28 prill, ai thoshte se Hitleri dhe Goebbels qenë ekzekutuar tri ditë më parë. Të nesërmen, gazetat raportuan se, sipas një "burimi të lartë diplomatik", Himmler e kishte helmuar Hitlerin. Prononcimi i parë zyrtar lidhur me fatin e Hitlerit u bë në orën 10 e 27 minuta të 1 majit 1945, kur Admirali Karl Doenitz deklaroi në Radion 'Hamburg', se Hitleri kishte "rënë në vendin e tij komandues në Kancelarinë e Rajhut, duke luftuar deri në frymën e fundit kundër bolshevizmit dhe për Gjermaninë".

Deri kur mësuan për këtë transmetim, aleatët dukshëm që nuk e kishin ditur se, Hitleri kish vdekur, por britanikët e pranuan idenë me entuziazëm. "Foreign Office, pranoi pikëpamjen se kishte "shumë pak të ngjarë" që vdekja e Hitlerit do të ishte shpallur nga gjermanët sikur aktualisht të mos kish ndodhur, tha komentatori [anonim i Foreign Office]".

Ndërsa, siguria e medias britanike fiksoi argumentin për vendet e tjera të perandorisë, të tilla si Kanadaja dhe Australia, skepticizmi ishte i përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Një editorial i "New York Times" paralajmëronte: "Nazistët i kanë bërë gënjeshtrat aq shumë pjesë të politikës së tyre dhe raportet rreth sozive të supozuara të Hitlerit kanë qenë aq shumë të përhapura, sa që këto njoftime janë të detyruara, lënë në shumë mendje se kryegënjeshtari po përgatitet të përgatisë një mashtrim të madh të fundit për botën në një përpjekje për të shpëtuar veten dhe ndoshta përgatitur rrugën për rikthimin e tij në një periudhë të mëpasme dhe më të favorshme". Salamanca Republican-Press shkruante në të njëjtën mënyrë: "Radioja gjermane është krijesë e regjimit nazist dhe një prej parimeve naziste është se gënjeshtra është jo vetëm e lejueshme, por edhe e lavdërueshme nëqoftëse do t'u vlejë qëllimeve naziste.

Disa lajmërime të tilla si puna e këtij do të ishte një stratagji më e natyrshme nëqoftëse Hitleri do të vendoste për të vepruar ato çka qenë raportuar se kish planifikuar të vepronte kështu - të zhdukej dhe të "fshihej" apo për të planifikuar krime të mëtejshme". Në artikullin e tij të luftës të botuar në të njëjtën faqe, DeWitt Mackenzie deklaronte: "Historia e vdekjes së Hitlerit është pothuajse shumë [siç] e bukur sa për të qenë e vërtetë dhe sigurisht që nuk mund të pranohet deri kur provat të jenë të besueshme, sepse ekziston një mundësi e tillë e fortë mashtrimi". Një sondazh i Gallup, përcaktoi më pas se 68 përqind e atyre të anketuarve të pyetur e vinin në pikëpyetje, nëse Hitleri realisht kishte vdekur.

Megjithatë, problemi nëse Hitleri realisht kishte vdekur ose jo, u eklipsua menjëherë nga problemi sesi ai kish vdekur. Kësaj radhe, "New York Times" qe në anën më skeptike të spektrit, duke deklaruar në editorialin kryesor të saj se, "duket se nuk ka arsye të forta për të dyshuar se Hitleri…ka vdekur siç ka thënë njoftimi gjerman".

Editoriali ngrinte problemin e natyrshëm se, një vdekje e tillë do të kish ndihmuar të "përgatitej legjenda që formonte thelbin e propagandës naziste dhe sipas të cilës Hitleri u ngjit në pushtet - legjenda se ai dhe nazistët qenë kalorësit e ndritshëm me armatura që luftonin për qytetërimin evropian kundër bolshevizmit "deri në frymën e tyre të fundit"". Në ekstremin tjetër, një zëdhënës i Foreign Office britanik e hodhi poshtë idenë se, Hitleri kishte ndërruar jetë, duke luftuar si "nonsensi më i plotë".

Për të mbështetur këtë konkluzion, zëdhënësi zbuloi se disa ditë më parë, "Himmler ishte thënë të kish dhënë informacionin se Hitleri kishte gjasa të vdiste brenda 48 orësh". Ai ia kish dhënë këtë informacion një kontakti suedez, Kontit Folke Bernadotte, i cili më pas pretendoi se në këtë rast Himmler i kish thënë atij se, planifikonte të krijonte "një legjendë të Hitlerit, që pas rënies së Rajhut të Tretë do të luante të njëjtin rol si shprehja "thika pas shpine" pas paqes së Versajës".

Nëqoftëse, Himmler realisht e kish thënë këtë gjë, Bernadotte duhet ta ketë përcjellë informacionin shumë shpejt tek aleatët, pasi edhe më përpara se kushdo mund të kish qenë i sigurtë, se Hitleri kish vdekur, prioriteti kish ndryshuar në këmbënguljen se Hitleri "e kish gjetur vdekjen në një mënyrë që do të paralizonte çdo përpjekje fanatike naziste për të ndërtuar një legjendë wagneriane rreth tij".

Në mënyrë intriguese një raport i "Associated Press" nga Londra që ishte botuar tek Globe and Mail i Toronto më 2 maj 1945 deklaronte se, pretendimi i Doenitz që Hitleri kishte vdekur si hero ishte denoncuar nga një "zë fantazim": "Doenitz e përkujtoi Hitlerin si një njeri që ia kish kushtuar jetën e tij Gjermanisë dhe luftës kundër bolshevizmit dhe që tani kish kryer një "vdekje heroike". Një zë i fortë fantazme e ndërpreu, duke ulëritur: "Kjo është gënjeshtër!". Zëri fantazëm vazhdoi të dëgjohej pa ndërprerje gjatë gjithë fjalimit të Doenitz".

Fakti, nëse raportimi i këtij "zëri fantazëm" është i vërtetë ose jo tregon se, Foreign Office ishte në ankth qysh nga fillimi për të hedhur dyshim ndaj pretendimeve, se Hitleri kish vdekur si rezultat i aksionit armik. Të nesërmen, datë 3 maj, ka mundësi me kërkesën e këshilltarit politik të tij, John Wheeler-Bennett të Royal Institute of International Affairs (ekuivalenti britanik i Council on Foreign Relations), Gjenerali amerikan Dwight D. Eisenhower vendosi prestigjin e konsiderueshëm të tij pas asaj që në atë kohë dukej si teoria më e mirë alternative e vdekjes së Hitlerit.

Ai e mbështeti deklaratën e Foreign Office, duke shpjeguar se herët në mëngjesin e 24 prillit, Himmler i kish thënë Kontit, Hitleri ishte "një njeri që po jepte shpirt" dhe se shefi i inteligjencës së Himmler, Walter Schellenberg, i kish thënë Bernadotte se, Hitleri po "vuante nga hemoragjia në tru". Megjithatë, fillimisht aleatët u prirën drejt pikëpamjes se, Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrore, praktikisht, duke i besuar fjalës së Himmler ndaj asaj të Doenitz.

Një folës i BBC-së gjithashtu i tha botës se, Hitleri kish vdekur nga një hemoragji cerebrale - informacion që kishte rrjedhur të njëjtën ditë në një konferencë në San Francisco nga ministri i Jashtëm britanik, Sër Anthony Eden. Megjithatë, aleatët jo vetëm që thjesht po paragjykonin çdo tregim lidhur me fatin e Hitlerit, që mund të ushqente entuziazmin e rezistencës së nëndheshme naziste, por gjithashtu qenë të paragjykuar në favor të rrëfimit më poshtërues të mundshëm.

Për pasojë, ideja që Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrale filloi të shfryhej po aq shpejt sa filluan të shfaqeshin dëshmi, se Hitleri nuk kish qenë aspak i rënë nga shëndeti. Më 7 maj, "Baltimore Sun" deklaroi se, sipas Majorit Erwin Giesing (specialisti i trurit, veshëve, hundës dhe i grykëve të Hitlerit, i cili e kish vizituar atë më 15 shkurt 1945), Hitleri kish qenë "në gjendje të mirë fizike të pazakonte për një njeri të moshës së tij", dhe me siguri që nuk kish vdekur nga hemoragjia në tru.

Raportet që hidhnin ujë të ftohtë mbi teorinë se, Hitleri kish qenë i sëmurë dhe se ndoshta kish vdekur për shkaqe natyrale, vazhdonin të botoheshin kudo që shfaqej mundësia. Por ajo çka e shkaktoi vërtet vdekjen e shpejtë të teorisë së vdekjes për shkaqe natyrale, qenë rrëfimet e anëtarit më të rëndësishëm të regjimit që ishte kapur i gjallë deri më tani: Dr. Hans Fritzsche. Dr Fritzsche, zëvendësi i Goebbels në Ministrinë e Propagandës dhe propagandisti kryesor radiofonik i Gjermanisë, qe marrë nën arrest nga sovjetikët më 2 maj, pasi u kish dorëzuar formalisht qytetin në një ceremoni në Tiergarten.

Mëngjesin tjetër, 3 maj, sovjetikët nxorrën një komunikatë që deklaronte se, Dr. Fritzsche kish bërë një deponim, në të cilën deklaronte se Hitleri, Dr. Goebbels dhe Gjenerali Hans Krebs, kishin kryer të gjithë vetëvrasje në bunker. Megjithëse sovjetikët qenë me të drejtë dyshues - radioja shtetërore e Moskës sugjeronte, se ai qe një "tjetër mashtrim fashist" për të lehtësuar arratisjen e Hitlerit - teoria e vetëvrasjes u kap sërish nga shtypi perëndimor.

Në mënyrë intriguese, ekziston dëshmi se publiku u parapërgatit që ta pranojë teorinë e vetëvrasjes. Më 31 mars 1945, "Globe and Mail" botoi një raport të shtypit kanadez të titulluar "Expect Hitler To Be Suicide". I nënshkruar "Emmerich, March 30", artikulli deklaronte se një thashetheme po qarkullonte midis trupave gjermane me idenë se, Hitleri do të kryente vetëvrasje.

Gjithsesi, teoria e vetëvrasjes qe një ndihmë e pafundme për propagandën anglo - amerikane, përderisa përdorimi i vetëvrasjes së Hitlerit mund të përdorej për të përcjellë një mesazh rreth natyrës së vetë nazizmit: "Kur gazetari amerikan, William L. Shirer, i cili po jetonte si korrespondent në Berlin qysh nga viti 1941, mësoi për vdekjen e Hitlerit nëpërmjet vetëvrasjes në bunkerin e Kancelarisë së Rajhut më 30 prill 1945, deklaroi: "Në fakt, gjithmonë kam qenë i sigurtë, se kjo ishte ajo çka donte vërtet të bënte në fund", duke e parë në këtë mënyrë Rajhun e Tretë si një regjim në thelb vetëvrasës". Teoria e vetëvrasjes qe gjithashtu një armë e luftës psikologjike ndaj popullsisë gjermane.

Për të kuptuar impaktin propagandistik të vetëvrasjes së Hitlerit ndaj mendjes gjermane, është e rëndësishme të kuptohet se për shumë, në mos për pjesën më të madhe, ideja se Hitleri e kish marrë jetën e vet qe thellësisht teksa kundërshtonte gjithçka që ata besonin se ai qëndronte. Kur Gjenerali Krebs i dha lajmin, Gjenerali Helmuth Weidling kujton të ketë menduar: "Kështu paskemi qenë, duke luftuar për pesë vjet e gjysëm për dikë që kreu vetëvrasje. Pasi na futi edhe në këtë katastrofë të tmerrshme, ai për vete zgjodhi rrugëdaljen më të lehtë dhe na la që të mbrojmë veten".

Në anën tjetër të hierarkisë ushtarake, 16-vjeçari Dieter Borkowski, i cili ish ndër rekrutët e rinisë hitleriane, që kish luftuar për të mbrojtur Berlinin deri në fund, u ndje i privuar nga dëshira për të jetuar. "Këto fjalë më bëjnë të ndjehem keq, sikur të më vinte për të vjellë", shkruan ai. "Mendoj se jeta ime nuk ka më kuptim. Për çfarë qe kjo betejë? Për çfarë qenë vdekjet e aq shumë njerëzve? Dukshëm që jeta është bërë e pavlerë, pasi nëqoftëse Hitleri ka qëlluar veten, rusët më së fundi do të kenë fituar... Në fund të fundit, a nuk e ka tradhëtuar Hitleri vetë Volk e tij?".

Kështu që legjenda e vetëvrasjes u përdor për ta diskredituar Hitlerin në sytë e ndjekësve të tij dhe mbytur nxitjen e tyre për t'i rezistuar pushtimit të huaj. Kishte aq shumë ngut për t'i caktuar Hitlerit atë çka mendohej se ishte një fund i përshtatshëm sa që pak njerëz ndalin të bëjnë pyetje aq të natyrshme sesi Dr. Fritzsche e dinte se, Hitleri kish kryer vetëvrasje, nëse sovjetikët kishin ushtruar presion ndaj tij për ta thënë një gjë të tillë apo nëse historia e vetëvrasjes mund të kish qenë një histori mbulimi për arratisjen e Hitlerit.

Duke pasur parasysh statusin e Dr. Fritzsche si njeriu më i rëndësishëm në Propagandaministerium pas Dr. Goebbels, është e krejtësisht e qartë se asgjë që ai u tregoi sovjetikëve menjëherë pas rënies së regjimit mund të shikohen si të çliruar nga mundësia e mashtrimit propagandistik. Megjithatë në Londër dhe Uashington, ku gjatë luftës kish mbizotëruar pikëpamja se nazistët qenë gënjeshtarë të paskrupull, kishte një ndryshim dramatik nga skepticizmi.

Ideja se Hitleri kish kryer vetëvrasje ishte aq tunduese sa që çdo nazist që pretendonte se e dinte që Hitleri kish kryer vetëvrasje kurrë nuk do ta kishte vërtetësinë e vet të vënë në dyshim. Qartazi, të gjithë nazistët qenë gënjeshtarë, përveç atyre që u thanë aleatëve ato çka ata donin të dëgjonin

Operacioni Trevor-Roper

Fakti që kufoma e Hitlerit dukshëm nuk qe gjendur në Berlin shkaktoi shqetësim të konsiderueshëm në shtypin perëndimor. Një editorial i Torontos "Daily Star" komentonte plot ankth më 18 korrik: "Po bëhet e qartë se provë të padiskutueshme për vdekjen e Hitlerit si gjatë dhjetë javëve të kaluara apo në një të ardhme të afërm, nëqoftëse do të ishte akoma gjallë, është tejet e dëshirueshme si për arsye psikologjike, ashtu dhe për ato praktike. Deri kur vdekja e tij të jetë përtej çdo dyshimi... bota është e gatshme për një legjendë të Hitlerit potencialisht të rrezikshme.

Kjo mund të bëhet një armë psikologjike në përpjekjet e liderëve gjermanë eventualisht për të rivendosur vetëbesim dhe për të rigjallëruar egërsinë e këtij populli, që për kaq shumë kohë ka qenë prishës i patolerueshëm i paqes ndërkombëtare". Në të vërtetë, konsiderohej po aq e rëndësishme të shkatërrohet sa Hitleri "mit", aq edhe Hitleri "njeri". Nga mesi i 1945, publikut ju kërkua që të zgjidhte midis një numri në rritje historish arratie dhe teorisë së vetëvrasjes.

Duke pasur parasysh që historitë e arratisë qenë të trasha, në mos tërësisht qesharake, publikut ju krijua përshtypja se vetëm historia e vetëvrasjes kishte ndonjë dëshmi për ta mbështetur dhe meritonte për t'u marrë seriozisht. Përgjigja britanike ndaj historive lulëzuese të arrative të Hitlerit nuk ka vonuar.

Në shtator të 1945, Gjeneral Brigade Dick White, komandant i Zyrës së Inteligjencës në Zonën Britanike të Pushtimit, ngarkoi Majorin Hugh Trevor-Roper, një historian të ri që kish mbaruar në Oxford, i cili qysh nga viti 1943 kishte mbikqyrur punën e Seksionit të Radio "Inteligjencës" të Shërbimit Sekret, për të investiguar rrethanat e vdekjes së supozuar të Hitlerit.

Kjo qe faza hapëse e fabrikimit nga ana e establishmentit britanik të një narrative të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë që hiqte qafe Hitlerin "mit".

Duke qenë se publikimi i vetëm i mëparshëm i tij ishte një biografi e një Arqipeshkëvi anglez të shekullit të XVII-të, William Laud, dhe se as nuk fliste, as nuk lexonte gjermanisht, Trevor-Roper qe një zgjedhje kurioze për një detyrë të tillë. Për më tepër, siç e pa bota në vitet Tetëdhjetë, ai autentikoi falset "Hitler Diaries", edhe pse detyra e përcaktimit të autenticitetit të një dokumenti të vetëm do të kish qenë shumë më e thjeshtë se ajo e përcaktimit të vërtetësisë rreth vdekjes së Hitlerit.

Gjatë tri muajve të fundit të 1945, sipas historisë zyrtare, Trevor-Roper dhe një ekip agjentësh inteligjence udhëtuan nëpër Gjermani, duke gjetur dhe marrë në pyetje të mbijetuar nga bunkeri. Megjithatë, kjo procedurë nuk solli ndonjë rezultat të madh, ndoshta sepse shumica e të mbijetuarve u internuan në burgjet dhe kampet e përqendrimit sovjetik.

Përveç zbulimit të një ditari të supozuar të Heinz Linge, kamerierit të Hitlerit, Trevor-Roper arriti vetëm një gjë të veçantë: bërjen e intervistave me Gerda Christian, e cila kish qenë një prej sekretareve të Hitlerit, dhe me Else Krueger, e cila kish qenë sekretarja e Martin Bormann. Në mënyrë të habitshme, Trevor-Roper duket se nuk kish intervistuar asnjë dëshmitar që kish rënë në duart e amerikanëve, që nënkuptonte pjesën më të mirë të atyre që gjendeshin jashtë burgjeve sovjetike. Duket se në vend që ta lejonin atë të takohej me ta, punonjës të inteligjencës amerikane i intervistuan dhe i kaluan atij kopje të raporteve të tyre.

Në një rast veçanërisht flagrant, amerikanët e furnizuan Trevor-Roper me dëshmi pjesërisht të fabrikuar; në një tjetër ata i dhanë informacion që e kishin siguruar në kushte aq të pazakonshme sa mund të konsiderohej i dyshimtë. Rasti i parë, qe ai i aviatores së famshme gjermane, Hanna Reitsch.

Në një intervistë me Ron Laytner, që ajo e autorizoi për botim vetëm pas vdekjes, Reitsch deklaronte në mënyrë eksplicite se të paktën pjesë e rrëfimit të atribuuar asaj tek The Last Days of Hitler ishte fabrikuar: "Kur u lirova nga amerikanët, lexova librin e historianit Trevor-Roper "The Last Days of Hitler".

Tamam si një fill i kuq gjatë të gjithë librit përshkuhet një raport dëshmitari okular nga Hanna Reitsch, rreth ditëve të fundit në bunker. Kurrë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Kurrë nuk e kam nënshkruar një gjë të tillë. Kjo është një gjë e sajuar prej tyre, Hitleri vdiq me dinjitet total". Ky raport, i datës 8 tetor 1945, u shkrua nga hetuesi i Reitsch, Kapiteni Robert E. Work (Selia Qendrore e Divizionit Ajror e Forcave të Shteteve të Bashkuara në Austri,

Njësia Ajrore e Investigimit) dhe i botuar për herë të parë tek Public Opinion Quarterly në periudhën 1946-'47. Rasti i dytë qe ai i infermieres Erna Flegel. Më 23 nëntor 1945, disa agjentë të inteligjencës amerikane e morën Flegel për një darkë, rezultati i së cilës qe një deklaratë 5 faqëshe në anglisht që është paraqitur si një përmbledhje informacioni që ajo me sa thuhet zbuloi gjatë "marrjes në pyetje" së saj. Megjithatë, Flegel as nuk e shkroi vetë deklaratën, as nuk e nënshkroi atë.

Në fakt, asnjë njeri nuk mund ta garantojë këtë dokument, sepse pavarësisht se është deklasifikuar, emrat e personave përgjegjës për të, përfshi emrin e agjencisë për të cilët punonin, mbeten të pazbuluara. Nëqoftëse ky qëllim qe tipik, burimet kryesore të Trevor-Roper qenë përmbledhje informacionesh që tashmë qenë parapërgatitur për të nga inteligjenca amerikane.

Duke qenë se kishte pak të mbijetuar nga bunkeri në duart britanike dhe se Trevor-Roper nuk kishte akses tek të mbijetuarit nga bunkeri në duart e sovjetikëve, detyra e tij në thelb duket se ka qenë ajo e krijimit të një narrative koherente nga informacioni që po merrte dhe që nuk kishte asnjë mundësi për ta vlerësuar vetë.

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se çdo dëshmi që arriti Trevor-Roper u bë e mundur me miratimin aktiv të dëshmitarit. Përshtypja ime është se, në vitin 1945 nazistë të kapur qenë pak më shumë se kukulla të kapësve të tyre aleatë; gjithsesi, ata mund të katandiseshin që të thonin çdo gjë që kapësit do të donin prej tyre.

Për çudi, Trevor-Roper i bëri "konkluzionet" e tij publike më pak se dy muaj, pasi kish filluar investigimin e çështjes. Në një konferencë për shtyp më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper (i cili qëndronte anonim në këtë fazë dhe në shtyp referohej thjesht si "një oficer i ri i inteligjencës britanike") u paraqit para gazetarëve me një deklaratë që konsistonte në pak më shumë se një narrativë e javës së fundit ose pak më shumë e jetës së Hitlerit.

Ajo përshkruante sesi Hitleri kish kryer vetëvrasje, ndoshta duke e qëlluar veten në gojë. Megjithëse, Trevor-Roper u tha gazetarëve se, deri më tani kishte folur me rreth 20 dëshmitarë, deklarata nuk përmendi as edhe një emër të tyre. Megjithatë, gazetarët ka mundësi e lanë konferencën me përshtypjen e gabuar se, versioni i ditëve të fundit të Hitlerit që ai kish dhënë mbështetej nga dëshmia e dëshmitarëve të shumtë.

Megjithatë, ai nuk kish gjetur as edhe një dëshmitar të vetëm të ngjarjeve kyçe - vetëvrasja dhe kremimi i Hitlerit; gjithçka kish bërë kish qenë dëshmia e Kempka e marrë si ungjill i së vërtetës dhe e zhvlerësuar ajo te Karnau. Kapitulli final i deklaratës së Trevor-Roper i hidhte poshtë teoritë se Hitleri mund të ish arratisur nga Berlini.

Në këtë pjesë, bëhet e qartë në mënyrë të dukshme se, investigimi i tij ishte konceptuar që të çonte në konkluzione të paracaktuara. Parasëgjithash, këtu mësojmë se, Trevor-Roper supozonte se, fati i Hitlerit ishte përcaktuar tërësisht nga rastësi të minutës së fundit. Sipas kësaj linje arsyetimi, Hitleri nuk mund të ish arratisur nga Kancelaria, sepse kjo apo ajo rrugë ishte bërë e pamundur (ose të paktën e vështirë, që për Trevor-Roper dukej se nënkuptonin të njëjtën gjë). Trevor-Roper i përmblodhi mundësitë e largimit të Hitlerit nëpërmjet përgjithësimesh që janë tejet të kontestueshme.

Për shembull, ai shkruante se do të kish qenë e pamundur për Hitlerin të fluturonte nga Berlini për shkak se, "dy pilotët" e tij mbetën në bunker dhe "morën pjesë në tentativën e arratisjes të natës së 1 majit". Kjo është krejtësisht mirë, për aq kohë sa supozoni se, Hitleri nuk do të kish lejuar asnjë tjetër ta nxirrte jashtë Berlinit apo se njëri nga pilotët nuk mund të ish larguar dhe të ishte kthyer mbrapa. Trevor-Roper e kufizonte diskutimin e tij për mundësitë e arratisjes së Hitlerit tek avionët dhe veturat.

Megjithatë, në janar të vitit 1946, Gjenerali Helmuth Ëeidling, i cili ishte internuar në një burg sovjetik, dha një deklaratë të gjatë për sovjetikët, në të cilën pranonte se ishte bërë skeptik rreth teorisë së vetëvrasjes.

Ai kish medituar lidhur me problemin e mundësive të arratisjes dhe kish konkluduar: "Natën e 29 - 30 prillit kishte akoma mundësi për t'u larguar - nëpër stacionin e metrosë së Kopshtit Zoologjik në Berlinin Perëndimor dhe nëpër stacionin Friedrichstrasse në Veri. Njeriu mund të ish arratisur në mënyrë relativisht të sigurtë nëpërmjet tunelesh nëntokësore: "A mundet të besohet vërtetë se kjo mundësi kurrë nuk ju paraqit Trevor-Roper?

Përderisa nuk ka të ngjarë që ai të mos dinte se Berlini posedonte një rrjet metroje të zgjeruar, duket se mundësitë e vetme të arratisjes për të cilat Trevor-Roper ishte i interesuar që të fliste, qenë ato që mund të përjashtonte.

Ndoshta defekti më i madh i Trevor-Roper ishte ngutja e tij për ta hedhur poshtë mundësinë që dëshmitarët okularë mund të qenë impenjuar sëbashku për të nxjerrë një histori koherente për të mbuluar arratinë e Hitlerit.

Në raportin e tij, ai komentonte: "Konsiderohet pothuajse e pamundur që versionet e dëshmitarëve okularë të ndryshëm mund të përfaqësojnë një histori mbulimi të koncertuar; ata qenë të gjithë shumë të zënë në planifikimin e vetë sigurisë së tyre sa për të qenë të aftë apo të disponueshëm për të mësuar një imitim të përpunuar, të cilin të mund ta ruanin akoma pas pesë muajsh izolimi nga njëri-tjetri dhe nën një marrje në pyetje të detajuar dhe konstante".

Ky argument ka po aq kuptim sa pretendimi se nuk mund të ketë asgjë të tillë si orkestra, sepse nuk ekziston asnjë mënyrë që një numër i madh njerëzish të mund të luajnë të njëjtën pjesë komplekse muzikore të tillë si simfonia në të njëjtën kohë. Gjithsesi, "imitimi" vështirë se qe aq i "përpunuar".

Siç e kemi parë më herët, ka shumë diferenca të konsiderueshme midis kujtimeve të dëshmitarëve okularë të ndryshëm. Orkestra SS-e po luante të njëjtin ritëm, për të qenë të sigurtë, por jo gjithmonë në të njëjtin çelës.

Kempka i sqaruar

Për pasojë, operacioni Trevor-Roper në rastin më të mirë nuk është parë si një investigim në mirëbesim për fatin e Hitlerit, por si skena sipërore në planin britanik për ta shenjtëruar propagandën naziste si fakt historik. Siç e kemi parë më lart, dëshmitarët e parë okularë qenë shoferi i Hitlerit, Erich Kempka, dhe truproja Hermann Karnau. Pasi, vërtetësia e Kempka u vu në pikëpyetje nga pretendimet e Karnau, historia e këtij të fundit pothuajse u zhduk dhe ajo e Kempka u glorifikua si më autoritare.

Në të vërtetë, dëshmia e Kempka jo vetëm që u bë baza për librin e Trevor-Roper, por gjithashtu u mbështet në Nyremberg, si burimi i vetëm i besueshëm i informacionit lidhur me vdekjen e Hitlerit. Arsye parësore, se pse historia e Kempka fitoi një perceptim të tillë pozitiv për autoritetet anglo - amerikane qe, se Kempka ishte burimi i vetëm i dëshmisë që dukej se mbështeste teorinë e vetëvrasjes (Karnau thjesht referoi për kremimin që kish dëshmuar).

Gjithashtu, Kempka kundërshtonte pretendimet sovjetike se, Hitleri mund të ish arratisur. Në intervistën e tij të regjistruar të 4 korrikut 1945, ai deklaroi: "[Me një] deklaratë ta raportuar se është bërë nga Marshalli rus Chuikov [siç] se Hitleri dhe Eva Braun mund të qenë arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit, unë nuk mund të jem dakord. Më 30 mars 1945 dhe dy apo tri ditë më parë, askush nuk mund t'i linte pjesët e brendshme të Berlinit nga ajri.

Kishte një zjarr të fuqishëm artilerie në të gjithë ato pjesë të Berlinit gjatë atyre ditëve. As nuk dëgjova për ndonjë avion që të jetë larguar pas 25 apo 26 prillit 1945". Fatkeqësisht për Kempka, një prej ngjarjeve më të mirëkonfirmuara të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë, është ai i një fluturimi të kryer nga Gjenerali Robert Ritter von Greim dhe Hanna Reitsch, që mbërriti në Berlin mëngjesin e 26 prillit.

E njëjta dyshe u ngrit nga Berlini në orët e para të mëngjesit të 29 prillit. Vetë Reitsch, jo vetëm që foli rreth dy fluturimeve në raste të shumta midis 1945 dhe vdekjes së saj më 1979, por gjithashtu i kushtoi një kapitull atyre në autobiografinë e saj, Flying Is My Life.

Duke parë se dëshmitë nga burimet e tjera janë të bollshme sa duhet për të përcaktuar se ata aktualisht ndodhën, ka diçka jashtëzakonisht të dyshimtë rreth pohimit të Kempka, se asnjë fluturim i tillë do të kish qenë i mundur. Nuk ka asnjë arsye për të dalë në konkluzionin, gjithsesi tundues, se Kempka duhet të ketë gënjyer rreth të qenit në Kancelari gjatë ditëve të fundit të regjimit.

Ai mund të kish qenë përkohësisht i larguar nga bunkeri me një mision. Sikur të ketë qenë kështu, ai do të jetë kthyer pasditen e 30 prillit. Siç e kemi parë edhe më përpara, shumë dëshmitarë okularë kanë dhënë dëshmi që e përcaktojnë praninë e Kempka në një kremim të mbajtur në kopshtin e Kancelarisë rreth orës 3 po atë pasdite. Kapiteni Karl Schneider, pranoi të kish folur me Kempka në garazhin e Kancelarisë në mbrëmjen e 1 majit. Ai u tha sovjetikëve më 19 maj 1945, se në këtë rast Kempka i kish thënë atij se, Hitleri "me sa duket kish vdekur".

Për pasojë, shpjegimi që përshtatet më mirë për ngjarjet është se, Kempka kërkoi që ta fshinte dijen e tij për dy fluturimet. Kur fillimisht ja tregoi këtë histori amerikanëve në qershor 1945, ai nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ata dinin gjithçka rreth tyre. Ka arsye të mirë, se pse Kempka nuk do të kish dashur t'i përmendte këto fluturime: historia kryesore - që Greim fluturoi për në Berlin që të merrte udhëzime nga Hitleri, i cili sapo e kish bërë atë kreun e ri të Luftwaffe - është qesharake.

Pse Hitleri, që ishte aq në ankth për këdo tjetër që të largohej nga Berlini, të donte dikë që të vinte ta takonte? Pse do të kish qenë kaq i etur për të folur me kreun e një entiteti pothuajse joekzistues?

Historia zyrtare dështon që ta justifikojë fluturimin jashtëzakonisht të rrezikshëm të Greim dhe Reitsch. Ajo gjithashtu nuk shpjegon, sepse fluturimi i dyshes nga baza ajrore e Luftwaffe në Rechlin afër Berlinit për në Aeroportin "Gatow" në periferinë e Berlinit shoqërohej nga një eskortë prej 30- 40 avionësh luftarakë: me fjalë të tjera, Luftwaffe ekzistuese pothuajse në tërësinë e saj. Dukshëm, fluturimi kishte një qëllim më serioz sesa na kanë bërë të besojmë.

Një autor beson se, Greim dhe Reitsch e transportuan Martin Bormann jashtë nga Berlini. Megjithatë, në një pasazh domethënës në kujtimet e tij, ish-anëtari Volkssturm Dieter H. B. Protsch tregon për një incident që ndodhi në Berlin më 29 prill 1945. Atë ditë, që ndodhi të ishte ditëlindja e 13-të e tij, gjatë një kërkimi për ushqim për familjen e tij, ai hasi një bodrum të zënë nga disa Waffen-SS, të cilët po punonin me pajisje radiofonike që i dhanë bukë dhe çokollatë: "Pas një muhabeti të rëndomtë rreth familjes, ata papritmas pushuan së foluri kur (radio operatori) ngriti dorën për të kërkuar qetësi.

"Funker" (radio operatori), duke mbajtur kufje në vesh, filloi të buzëqeshë dhe deklaroi se, "der Fuehrer" e mori dhuratën e tij të vonuar të ditëlindjes. Shpjegoi më tej, se ai [Hitleri] ishte larguar nga Berlini, i pilotuar nga piloti personal i tij, Hanna Reitsch, pilotja testuese femër më e mirë e Gjermanisë. Raporti deklaronte, se ajo po i jepte një njëmotorëshi të vogël, me dy apo tri vende, një të ashtuquajtur "Fiseler [siç] Storch"".

Kështu që e vërteta, saktësisht siç supozuan më pas sovjetikët, se Hitleri në të vërtetë ishte larguar nga Berlini, pakashumë rreth kohës që historia zyrtare na tregon se ai ndodhej akoma në bunker, duke diktuar Testamentin Politik të tij, dhe se Erich Kempka e dinte me saktësi kur dhe si kish ndodhur kjo, por ua fshehu këtë informacion amerikanëve. Sipas Reitsch, fluturimi arriti Rechlin rreth orës 3 të mëngjesit. Këtu, deklaron ajo, Greim mori pjesë në një mbledhje.

Më pas ajo dhe Greim, duke përdorur një avion tjetër, fluturuan drejt Ploen, një largësi prej rreth 400 miljesh. Destinacionet e tjera të tyre qenë Dobbin, ku ndodhej Feldmarshalli Wilhelm Keitel, Luebeck, Ploen sërish ("për të parë Doenitz") dhe më së fundi Koeniggraetz (në Bohemi, tani Hradec Králové në Republikën Çeke). Nëqoftëse ne supozojmë se Hitleri ishte i pranishëm gjatë të paktën njërës prej këtyre etapave të mëtejshme, ne mund të themi se në Rechlin rrugëtimi ngec.

Nëqoftëse Hitleri e la Berlinin me Greim dhe Reitsch, atëhere kjo do të jepte shpjegim për seritë e ngjarjeve të çuditshme: martesën me Eva Braun, shkrimin e Testamentit Politik, shpërthimet e përsëritura të zemërimit - që do të glorifikoheshin në historinë zyrtare "ditët e fundit të Rajhut të Tretë". Natyrisht, ditët e fundit të Hitlerit në bunker duhet të vlerësohen dhe po kështu një seri e shpifur episodesh duhet të shpikeshin për të mbushur boshllëkun e plotë.

Me këtë artikull nuk përpiqet që të zgjidhë pyetjet e shumta të ngritura nga këto episode të çuditshme për arsyen e natyrshme, se të gjitha këto varen në një supozim bazë - faktin, që Hitleri kreu vetëvrasje në bunker - të cilin besojmë të mos jetë gjë tjetër veçse propagandë.
A e vrau Hitleri mbesën?

Në mëngjesin e 19 shtatorit 1931, një vajzë njëzet e tre-vjeçare, Geli Raubal, u gjet e vdekur në Mynih në apartamentin e Adolf Hitlerit. Raubal, e cila ishte bija e motrës së Hitlerit, ishte qëlluar me pistoletën e tij. Arma u gjet pranë trupit.

Për Hitlerin, nuk mund të kish qenë moment më i keq. Zgjedhjet e vitit të mëparshëm kishin rritur numrin e nazistëve në Reichstag nga 12 në 107, duke e çuar partinë e tij shumë pranë pushtetit. Një skandal tani - sidomos një i tillë që do të përfshinte akuza për përdhunim dhe vrasje - mund të degdiste Hitlerin dhe nazistët në skajet e politikës gjermane.

Gazetat antinaziste e bënë "copë" këtë lajm. Shumë shpejt nisën të qarkullojnë zërat se njëzet e tre-vjeçarja kish qenë dashnore e Hitlerit, njëkohësisht mbesë e tij. "Munich Post" shkruante se Raubal kish patur një hundë të thyer, duke lënë të kuptohet se Hitleri e kish vrarë ndoshta në një moment zemërimi, mbase sepse do të ketë zbuluar që ajo shkonte me dikë tjetër, apo për shkak se ajo do ta kish kërcënuar për të folur publikisht rreth disa praktikave seksuale disi të pazakonta të dajës.

Të tjerë thanë se Raubal kishte qenë detyruar të kryente vetëvrasje, ose nga xhelozia e dhunshme e Hitlerit, ose nga kërkesat e tij seksuale. I marrë në pyetje nga detektivët, Hitleri i tronditur ka raportuar se ai e kish parë një ditë para se të gjendej kufoma. Ishin grindur për shkak të planit të tij për të marrë leksione kënge në Vienë.

Ajo ishte inatosur, pasi ai nuk e kish lejuar të shkonte vetëm, por më pas ishte qetësuar. Më pas, vazhdoi Hitleri, ai qe nisur për një tubim fushate në Nuremberg. Pikërisht aty mësoi lajmin për vdekjen e saj.

Ai u nis menjëherë për në Mynih, duke ndaluar vetëm për një gjobë shpejtësie që mori në gjysmë të rrugës. Personeli në apartamentin e Hitlerit kishte pak për t'i shtuar historisë së Hitlerit. Ata kujtuan që Raubal doli vrullshëm nga dhoma e gjumit e Hitlerit, dukshëm e mërzitur, por ata nuk e kishin idenë se çfarë e kishte mërzitur apo çfarë i kishte ndodhur.

Policia nuk gjeti shenja të një hunde të thyer, apo ndonjë dëshmi tjetër që Raubal ishte sulmuar. U vendos që ishte vetëvrasje. Por, meqë kishte shumë simpatizues nazistë në nivele të lartë në Ministrinë e Drejtësisë, shumëkush dyshoi se policia ishte nën presion të shkurtonte hetimin. Edhe stafi i familjes mund të jetë kërcënuar nga zyrtarë nazistë, veçanërisht nga zyrtarët e partisë që ishin në vendngjarje para se të mbërrinin detektivët.

Pra, të paktën për historianët, hetimi mbeti i hapur. Dhe kërkimi për dëshmi që ai ka vrarë Raubalin i ka çuar ata në skuta shumë të errëta të mendjes së Adolf Hitlerit. Mes atyre që dyshonin se Hitleri vrau Raubalin ishin disa ish-anëtarë të rrethit të tij të ngushtë.

Më i njohuri ishte Oto Strasser, i cili botoi një gazetë me influencë naziste dhe vëllai i të cilit, Gregor, ishte zëvendës-führer i partisë. Gregor, i cili më vonë sfidoi Hitlerin për udhëheqjen e partisë, u vra në vitin 1934, ndërsa Oto u largua në Zvicër.

Në librin e tij të vitit 1940 "Hitleri dhe unë", Oto Strasser përmendi tre copa të një dëshmie për vrasje: së pari, një bisedë që kishte me një prift, i cili i tha atij se ai do të varroste Raubalin si një katolike, diçka që nuk do të kishte qenë e lejuar nëse ai besonte se ajo ishte vetëvrarë; së dyti, një bisedë me vëllain e tij, në të cilën Gregori i kish thënë se kish dëgjuar direkt nga Hitleri që ai kish qëlluar Raubalin dhe në fund, një histori (burimi i të cilës nuk ka qenë Strasser) se Fritz Gerlich, një botues i njohur antinazist, kish patur në plan të botonte një ekspoze të madhe për vrasjen në 12 mars 1933.

Por më 9 mars, trupa naziste hynë me forcë në zyrat e gazetës, shkatërruan të gjitha dosjet dhe arrestuan Gerlich. Gerlich, si Gregor Strasser, u vra në vitin 1934. Oto Strasser nuk foli për një motiv për vrasjen e Raubalit, por ai la të kuptohej se kish qenë rezultat i zemërimit të Hitlerit për faktin që Raubal takohej me burra të tjerë.

Ernst Hanfstaengl, dikur sekretar shtypi i Hitlerit, ka dhënë më shumë hollësi: Raubal jo vetëm që kishte meshkuj të tjerë, por ajo gjithashtu ishte shtatzënë. Babai i ardhshëm ishte një mësues arti dhe, më keq akoma, parë nga perspektiva e Hitlerit, ishte hebre. Raubal e kishte takuar mësuesin në vitin 1928 dhe tani ajo donte të martohej me të. Për Hitlerin ishte një çnderim, personalisht dhe politikisht, që një hebre t'i grabiste mbesën-të dashurën.

Pra, sipas Hanfstaengl, Hitleri detyroi Raubalin që të kryente vetëvrasje. Se si e bëri, kjo nuk del qartë nga rrëfimi i Hanfstaengl, edhe pse ai la të kuptohej se kishte të bënte me disa kërcënime për nënën e saj. Sido që të jetë, shtoi Hanfstaengl, familja e Hitlerit e gjitha e mori këtë histori për të vërtetë. Ai vetë e kishte mësuar atë nga Brigid Hitleri, gruaja e vëllait të Hitlerit, Alois. Në librin e tij të vitit 1944 "Der Führer", historiani gjerman Karl Heiden ka argumentuar se ishte shefi i SS, Heinrich Himler, dhe jo Hitleri, përgjegjës për vdekjen e Raubal.

Në fakt, argumentonte Heiden, Hitleri ishte në dashuri me Raubal dhe donte të martohej me të. Himmler, i frikësohej një skandali, ose për shkak se ai dyshonte Raubal flinte me një tjetër njeri, ose sepse ajo do të ketë kërcënuar që do të bënte publike praktikat seksuale të xhaxhait të saj. Heiden nuk ishte i sigurtë nëse Himmler e vrau, apo e shtyu drejt vetëvrasjes, por ai ishte i bindur se nazistët ishin fajtorë. Burimi i tij, tha ai, kish qenë një mik i nënës së Raubal.

Problemi me të gjitha këto rrëfime ishte se ata mbështeteshin në thashetheme të pabaza, të qarkulluara kryesisht nga të afërm dhe ish-bashkëpunëtorët të Hitlerit, që ishin shpesh më pak të shqetësuar në lidhje me të vërtetën se sa me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe daljen në pah. Këta ishin njerëz, dëshminë e të cilëve, historianët më vonë me të drejtë e konsideruan të dyshimtë. (Duhet shtuar që Heiden, ndryshe nga Strasser ose Hanfstaengl, ka qenë gjithnjë një armik i Hitlerit.

Por historia e tij, gjithashtu, pati si burim një kushëri të pakënaqur.) Për më tepër, fleta e gjobës i shërbeu Hitlerit si alibi. Ajo nuk ishte, për të qenë të sigurtë, një alibi e palëkundshme, duke ditur se policia dhe dëshmitarët e tjerë mund të kenë qenë mbështetës të nazistëve, por nuk kishte asnjë provë që ta kundërshtonte.

Sa për akuzën e Heiden se Himmler ishte përgjegjës, ajo dukej e palogjikshme; e nëse motivi i tij kishte qenë për të shmangur një skandal, ai sigurisht nuk do të kishte lënë trupin në banesën e Hitlerit, apo pranë saj armën e Hitlerit.

Pra, edhe pse vrasja nuk mund të përjashtohet, vendimi i policisë për vetëvrasje dukej se kish më shumë gjasa. Por mbeten disa pyetje vendimtare: A e shtyu Hitleri mbesën e tij në vetëvrasje? Dhe cila ishte natyra e marrëdhënieve të tyre?

Nuk ka asnjë dyshim, në mendjen e Heiden, se synimet e Hitlerit ndaj Raubalit ishin më shumë se xhaxha-mbesë. Një tregim i Heiden, që nuk përmendte burimin e tij, kish të bënte me një letër që Hitleri i kishte shkruajtur mbesës, në të cilën shprehte "ndjenja që mund të priteshin nga një njeri me prirje mazohiste, koprofile në kufijtë e ... unidinizmit".

Më troç, ajo çfarë donte të thoshte Heiden ishte se Hitleri eksitohej kur një grua urinonte mbi të. Letra nuk mbërriti kurrë tek Raubal, por ra në duart e një shantazhisti. Në vitin 1929, sipas Heidenit, kreu i thesarit nazist, Franc Shvarc pagoi shantazhistin dhe rimori letrën.

Hanfstaengl tregoi edhe historinë e një tjetër përpjekjeje për shantazh, kjo një vit më vonë. Ai kujtonte që kish takuar Shvarc në vitin 1930, vetëm pasi kreu i thesarit kishte blerë nga një shantazhist një format të madh me skica pornografike që Hitleri i kishte bërë Raubalit. Hanfstaengl pa vizatimet, i tronditur dhe i sugjeroi Shvarcit që t'i grisë.

Shvarc tha se Hitleri donte t'i riktheheshin. Heiden nuk ishte i sigurtë nëse Hitleri kishte shkuar përtej fantazisë për mbesën e tij, por Hanfstaengl mendonte që po. Ai citonte një bisedë - e ka pranuar që e kish dëgjuar nga një i tretë - në të cilën Raubal i kish thënë një mikeje se daja i saj ishte një "përbindësh" dhe se "ju nuk mund të besoni gjërat që ai më detyron të bëj".

Dhe, siç vinte në dukje Hanfstaengl, kishte një precedent incesti në familje: prindërit e Hitlerit ishin kushërinj të dytë dhe nëna e Hitlerit, e cili ishte njëzet e dy vjet më e re se babai i tij, e quante atë "Dajë". Oto Strasser, ashtu si Hanfstaengl, nuk kishte dyshime se marrëdhëniet në mes Hitlerit dhe Raubalit kishin qenë konsumuar dhe se ajo nuk ishte aspak një marrëdhënie seksuale normale.

Në një intervistë të 1943 me agjentë të OSS (paraardhësit e CIA-s në kohën e luftës), Strasser ishte i qartë rreth unidinizmit. Ai pohoi se kishte dëgjuar për të direkt nga Raubali dhe se ajo e quante "pështirë".

Ashtu si me akuzat për vrasje, këto rrëfime për jetën seksuale të Hitlerit duhej të trajtoheshin me një farë skepticizmi. As Hanfstaengl dhe as Strasser nuk ishin një burim veçanërisht i besueshëm dhe burimet e tyre ishin shpesh pa emër, ose edhe më pak të besueshme se ata vetë.

Strasser as nuk u mundua për të shpjeguar pse Raubali kishte zgjedhur pikërisht atë për t'u rrëfyer - në atë kohë ai qe një koleg i ngushtë i njeriut prej të cilit ajo donte të shkëputej.

Pra nuk është e çuditshme që biografët më të respektuar të Hitlerit në dy brezat e fundit - Alan Bullock në vitin 1952 dhe Ian Kershaw në vitin 1998 - të dy shprehën dyshime serioze nëse Hitleri dhe Raubal e konsumuan ndonjëherë marrëdhënien e tyre, e lëre më të angazhoheshin në ndonjë lloj seksi të pazakontë. Dëshmitë thjesht nuk mjaftonin.

Gjithsesi, ndryshe nga akuzat për vrasje, thashethemet e një marrëdhënieje seksuale të pazakontë kishin një farë logjike. Psikobiografët, veçanërisht frojdianët, prireshin për të parë sekrete seksuale tek kushdo, sidomos ishin ata të prirur t'i gjenin tek një psikopat si Hitleri.

Walter Langer, një psikiatër që përgatiti raportin e OSS të vitit 1943 mbi Hitlerin, besonte se Raubal (dhe Strasser) kishin thënë të vërtetën rreth unidinizmit. Langer përmendi gjithashtu intervista me një tjetër grua, aktoren Renate Müller, e cila rrëfeu për takime njësoj të pakëndshme seksuale me Hitlerin në 1932. "Nga një shqyrtim i të gjitha provave," Langer shkruajti, "duket një perversion i Hitlerit, ashtu si e ka përshkruar Geli".

Vetëvrasje, apo krim pervers?

Zor se mund t'u vësh faj frojdianëve për faktin që kanë të konsideruar domethënëse që, të shtatë gratë që mendohet të kenë patur në kohë të ndryshme marrëdhënie seksuale me Hitlerin, gjashtë prej tyre ose kryen vetëvrasje, ose tentuan ta bëjnë. (Gjashtë përfshijnë Raubal, mbi supozimin se ajo nuk ishte vrarë, si edhe Eva Braun, e cila vdiq me Hitlerin në vitin 1945).

Çfarëdo që Hitleri bënte me gratë që flinin me të, dukej qartë se kjo i shkaktonte atyre pakënaqësi. Por, siç theksonin biografët më pak frojdianë të Hitlerit, asnjë nuk vërtetoi që problemet seksuale ishin rrënjët e problemeve të Hitlerit, apo grave që flinin me të.

Nuk ishte e thënë të besoje që Hitleri ishte një pervers seksual për të shpjeguar pse këto gra kanë kryer vetëvrasje, mbasi ai kishte shumë tipare të tjerë të papranueshme. Në të vërtetë, mund të pranohet fare mirë se çdo grua që zgjidhte të hynte në marrëdhënie me Hitlerin, kishte tashmë disa probleme serioze.

Sigurisht që Raubal nuk e zgjodhi Hitlerin. Ajo shkoi të jetojë me dajën, sepse ajo dhe nëna e saj nuk kishin asnjë vend tjetër për të shkuar, dhe kështu vazhdoi për aq kohë sa jetoi. Ajo ishte e bllokuar në shtëpinë e një njeriu që ndiente një tërheqje të jashtëzakonshme prej saj dhe i cili ishte i pamëshirshëm në përpjekjet e tij për të mos e lejuar të takohej me meshkuj të tjerë.

Refuzimi i tij për ta lejuar të shkonte në Vjenë ishte vetëm njëri i një serie të shkallëzuar të kufizimeve që vendosi mbi mbesën e tij, që kur ajo erdhi të jetojë me të në vitin 1929. Nuk është e thënë të pohosh se e detyronte të bënte seks pervers për të imagjinuar se e trajtonte brutalisht.

Ky ishte konkluzioni i Bullock dhe Kershaw, dhe shumica e historianëve kanë ndjekur rrugën e tyre. Hitleri, në pikëpamjen e shumicës, ndoshta nuk e vrau Raubalin.

Dhe (edhe pse konsensusi mbi këtë pikë është shumë i dobët) ai ndoshta nuk ka patur marrëdhënie seksuale me të, ose në qoftë se ka patur, ndoshta nuk ishte natyra e seksit shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së saj. Por ai ishte një tiran - një tiran i brendshëm në 1931, edhe përpara se të bëhej tiran kombëtar dy vjet më vonë. Për Geli Raubalin, vdekja duket se kish qenë shpëtimi i vetëm.

Për shumëkënd, duke përfshirë ish-biografët nazistë, vdekja e Raubalit ishte një pikë e rëndësishme kthese për Hitlerin. Hanfstaengl, për shembull, shkruan se "me vdekjen e saj ishte shtruar rruga e shndërrimit përfundimtar të tij në një demon". Fotografi zyrtar i Hitlerit, Heinrich Hoffmann, i bëri jehonë këtyre ndjenjave.

"Në këtë kohë", kujton ai, "fara e mizorisë filloi të çelë tek Hitleri. Oreksi i tij për mizori u rrit shumë vetëm pas vdekjes së Gelit". Kjo lloj analize tingëllonte në fakt vetë-pastruese, nëse Hitleri u bë një përbindësh vetëm pas vdekjes së saj, atëherë ata mund të faleshin që kishin qenë aleatë të mëhershëm të tij.

Por nuk ishin vetëm ish-nazistët që besonin se vdekja e Raubalit e transformoi Hitlerin. Shumë biografë frojdianë, motivimi i të cilëve ishte sigurisht më i pastër se sa i ish-nazistëve, prireshin për të parë vdekjen e Raubalit si një pedanë vendimtare në zhvillimin e tij si një vrasës. Edhe në qoftë se ai nuk e vrau, kanë argumentuar ata, humbja e gruas pas të cilës ishte fiksuar e ktheu atë në përbindësh.

Ndikimi frojdian ka qenë i konsiderueshëm; edhe Bullock, ndonëse gjeti që faktet qenë të pamjaftueshëm, besonte se vdekja e Raubalit ndryshoi Hitlerin dhe se kishte "ndoshta diçka seksuale" në antisemitizmin e Hitlerit.

Megjithatë, për shumicën e historianëve, vdekja e Raubalit nuk mjaftonte për të shpjeguar ambiciet gjenocidale të Hitlerit. As edhe shpjegimet e tjerë e të ndryshëm seksualë - që përfshijnë një testikul të munguar apo një marrëdhënie të Hitlerit me një prostitutë hebreje të sëmurë nga sifilizi - nuk i kënaqin shumicën e historianëve, sidomos ata të Holokaustit.

Në të vërtetë, të gjesh arsyen e vdekjes së miliona njerëzve në një shkak të vetëm paraqet probleme praktike dhe morale, me të cilat historianët vazhdojnë të ndeshen edhe sot. Një gjë është e qartë: vdekja e Raubalit pati një ndikim të thellë tek Hitleri, por nuk qe ajo që e ktheu në një vrasës.

Ai tashmë i kishte duart të përlyera me gjak, pavarësisht nga kujtimet selektive të ish-biografëve nazistë, banditët nazistë kishin vrarë dhe rrahur deri tani me qindra mijëra njerëz para shtatorit 1931, pa dyshim me dijeninë dhe miratimin e Hitlerit. Vetëvrasja e Geli Raubal nuk ishte aspak vdekja e parë, për të cilën Hitleri ishte përgjegjës.

Kjo nuk ishte kafka e Hitlerit 








Një pjesë e kafkë që është menduar të jetë ndoshta e liderit të Gjermanisë naziste Adolf Hitler është zbuluar të mos jetë e tij. Fragmenti i kafkës është pjesë e kokës së një gruaje që mbetet e panjohur, sipas një ekip shkencëtarësh të cilët kanë studiuar çështjen.

Seksioni i kafkës në fjalë është i shënuar me një vrimë e bërë me sa duket nga një plumb nga armë zjarri.
Shkencëtarët rus deri tani pohonin se kjo ishte pjesë e kafkë së Hitlerit.Fragmenti në fjalë ka qenë i ekspozuar në Moskë në vitin 2000.

Studiues amerikanë tani argumentojnë se provat e ADN-së tregojnë se fragmenti i kockës ishte pjesë e trupit të një gruaje të moshës 20 deri 40 vite.

Sidomos, kocka është shumë e hollë për të qenë pjesë e kokës së një burri, thonë ata.

(Burimi: The Guardian )

Analizat: Kafka e Hitlerit nuk është e Hitlerit

Historianët janë tronditur dje kur pas një testi ADN në kafkën e Hitlerit nga ku mësuan se ajo i përket një femre.
Zbulimi u bë nga një ekspert që analizoi mbetjet skeletore të Hitlerit.

Por, nga nata e kaluar lindën dyshimet nëse Tirani Nazist ka kryer vërtetë vetëvrasje në Berlin në bunkerin e tij në prill të vitit 1945.

Për rreth 64 vite në histori të gjtihë kemi mësuar se Hitler i deklaruar si përbindësh I Luftës së Dytë Botërore në moshën 56 vjecare mori një pilulë të quajtur Cyanide dhe qëlloi veten me armë.
Rusët më pas gjetë një trup të djegur me një plumb nsë kokë dhe nga verifikimet e atëhershme u deklaruar se kufoma ishte e Hitlerit.

Në vitin 1970 KGB e dogji atë dhe ruajti vetëm pjesën e nofullës dhe një fragment nga kafka.
Arkeologu amerikan Nick Bellantoni fluturoi me avion për në Moskë dhe pasi more leje nga autoritetet e atjeshme ekzaminoi objekte nga arkivat e shtetit, përfshirë këtu edhe mbetjet e bunkerit të Hitlerit.
Dhe ai jo vetëm që zbuloi se kafka ishte e një femre, por se edhe I përkiste një moshe shumë të re.

Ai tha: "kocka duket shumë e hollë ndërkohë që kocka mashkullore ka tendencë të jenë më e fortë. Kjo kafkë i korrespondon një gruaje në mes moshës 20 dhe 40."

Ndërkohë e dimë nga historia se Eva Braun, e dashura e Hitler ndodhej me të në bunker dhe se ka qënë e msohës 33 vjece. Por, doctor Bellatoni thotë se “nuk kemi raportime se ajo ka qëlluar eten me plumb, por vetëm që mori pilulën vetvrasëse. Kafka I bie të jetë e kujtdo në këtë rast, por e Hitlerit jo”.

Përgatiti Flori Bruqi

2011-01-06

Pse shqiptarët zgjodhën Myslim Pashan, Personazhi i Vitit 2010

Burimi:http://www.knninfo.com/?page=1,9,16578

Është Myslim Pasha Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli ne pension, që dëshmoi një akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqiperisë, duke dalë kundra marrëveshjes për ndarjen e ujrave detare me Greqinë.

Një njeri që në mënyrën më demokratike, përmes një oponence të paqtë në media, pa luftë dhe pa shkrehur asnjë armë, arriti të shpëtoje një pjesë të detit të Shqipërisë. Një zgjedhje e publikut, që për herë të parë në historikun e sondazhit të faqes së internetit të Top Channel, vendos në krye një personazh që nuk është politikan, çka dëshmon vlerësimin për njerëz që jo domosdoshmërisht kanë në dorë pushtetin, por që përpiqen me sa munden të ndikojnë pozitivisht për vendin dhe për fatet e tij. 

Politikës, por jo asaj tradicionale, i takon vendi i dytë, i fituar nga lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti. Në fakt, i politikes ndryshe, duke konsideruar faktin që Kurti, ndonese jo gjithmonë brenda rregullave dhe institucioneve, ka dalë me forcë kundra politikës së vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, dhe politikanëve tradicionalë që shpesh herë me veprimet e tyre janë kthyer në objekt polemikash dhe kundërshtish. Një votë e fortë e publikut kundër, që jep me shumë se një sinjal dhe shumë vlerësime se çfarë mendojnë vërtetë njerëzit. I votuar për dy vite radhazi si personazh i vitit, kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama këtë vit zbret në vendin e tretë.

"Rezultatet e votimit të këtij viti, ndryshe nga vitet e shkuara, tregojnë një zhvendosje të vëmendjes së qytetareve nga politika tek persona që kanë dhënë kontribut në fusha të tjera të jetës, siç është fituesi Myslim Pasha i cili ngriti zërin kundër një padrejtësie të madhe që mund t'i bëhej shqiptarëve. Po ashtu në vendet e para figurojnë edhe emra te tjerë që nuk i përkasin politikës, si Julian Assange, themeluesi i Wikileaks apo aktori Nik Xhelilaj, ndërkohë që dy politikanët kryesor në vend, renditen në vendin e tretë dhe të gjashtë" - vëren webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

Në vend të katërt eurodeputetja Tanja Fajon, e cila dha nje kontribut të rëndësishem në liberalizimin e vizave me BE-në. Julian Assange, thelemuesi i Wikileaks,  njeriu që publikoi një pjesë të të fshehtave të diplomacisë amerikane, në të pestin. Një vleresim i një personazhi të huaj që sërish tregon tendencen për t’iu rebeluar pushtetit të njerezve me pushtet. Ne vend të gjashtë kryeministri Berisha. Në të shtatin aktori Nik Xhelilaj. Vendi i tete dhe i nëntë shkon për sportin, përkatesisht Lorik Canën dhe Vioresin Sinanin. Në vend të dhjetë Shkelqim Cani, ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili parashikoi përpara në kohë se edhe Shqipëria do të preket nga efektet e krizës globale ekonomike.

Kafka dhe përkthimtaria

Nga Flori Bruqi



Franz Kafka lindi në Pragë, të Austro - Hungarisë sot Republika Çeke më 3 korrik, 1883 dhe vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë. Ai ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Shumica e shkrimeve të tija mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin Die Verwandlung (Metamorfoza, Shnderrimi) dhe romani i tij i pambaruar Der Prozess (Procesi) dhe Das Schloß ("Kështjella"). Mbiemri "kafkor" ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta te llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.

Kafka u lind në një në një familje çifute gjermano-folëse klasë të mesme, në Pragë, kryeqyteti i Bohemisë, një mbretëri që aso kohe ishte pjesë e monarkisë së dyfishtë të Austro-Hungarisë.

Disa nga veprat që mund të shtjellohen dhe të përkthyera në shqip janë: "Procesi", "Metamorfoza", "Kështjella" në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit. Disa nga tregimet e tij janë “Një Leksion Akademik", "Populli i Minjve”, "Barbaret", etj. Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për me tepër nga vet dëshira e autorit për ti asgjësuar ato.


 Kryesorja çka mund të fillojë një analizë për ketë shkrimtar është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje. Ai shpesh përdor një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj., pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale. Ky konstatim mund të duket kontradiktor në vetvete por nis nga një simbolikë surreale që të kërkon vëmendje për problemet e mëdha universale që prezanton Kafka.

Në analizën e "Procesi"-it, vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mire për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlere në veprën e tij.


Personazhi përgjithësisht është njeriu i rendomë jo heroi që bën diferencën. Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën romantike të letërsisë dhe hidhet i teri në kërkim të shpëtimit universal të cilin e shpreh: "Vetëm kur shkrimtari rastësinë mund ta kthej në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është profetik". Kafka nuk qëndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai është ulur këmbëkryq dhe na shikon të gjithëve. Në personazhin e "Proces"-it zotit "K", sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu deri në vendimin për ta vrarë pa i dhënë shpjegim. Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti "K" nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi.


Në secilin kah vlerësimi rezultati i kësaj marrëdhënie është një absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapësira, ekzistenca në vetvete është tejet e pakuptueshme dhe pa mundësi për të pasur një debat ndërmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme në efektin e saj. Zoti "K" mund të shikohet në disa drejtime të tjera ai nuk është vetëm njeri por dhe ligjësi skolastike e cila në një periudhe të caktuar humbet ekzistencën e saj pasi një ligj tjetër e nxjerr atë të pavlerë.

Kjo është një e vërtetë jo e dëmshme në dukje por si do të justifikohen gjithfarë energjish dhe përpjekjesh njerëzore që qenë frymëzuar nga ajo që tashme është e pavlerë dhe për tu fshire. Një kuptim tjetër i përfolur për "Procesi"-in është dhe pyetja teologjike që ai përmban. Përgjithësisht dogma fetare është një përhapje e arsyes se jeta është një përpjekje për të merituar një perfeksion pas vdekjes. Feja përmban shumë rregulla që duhen ndjekur dhe pasojat që vijnë nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bërtet këtyre arsyeve me faktin se jo të gjithë i njohin dhe i kuptojnë këto ligje.


 Pse do të duhet të kenë të njëjtin fat si mos-zbatuesit vullnetar e të vuajnë dënimin kapital. Kafka kërkon shtojcën "biblike" që duhet të përmbajë logjikën për fatin e këtij grupi. Ka dhe shume tematika të tjera më sekondare nga ato që u përmendën më sipër. Zoti "K" në disa rrethana që i krijohen kryen marrëdhënie intime me një vajze pa modalitet klasik të njohjes, bisedës ose ndjesisë emocionale dhe kurse ç’farë veprimesh paraprijëse për të kaluar në marrëdhënie seksuale, por e realizon atë në një forme apriori sikur të mos ketë vend për kushtëzime dhe justifikime.



 J. P. Sarter citon në një paragraf se: "Shpirti ka me shumë të drejtë se arsyeja" pasi kjo e fundit është e asgjesuesshme nga vet ajo kurse shpirti është një forme e qenësishme apriori. Por veprimi i zotit "K" mund të shihet dhe si një protestë e Kafkës me dy elementë. I pari sistemi (qoftë teologjik, politik, tradicional, etj.) që vepron në mënyre injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i përgjigjet atij me të njëjtën monedhë duke krijuar kështu plotësimin instiktiv ndaj dëshirave rastësore. Në ketë logjikë Kafka është disi në atmosferën e Niche-s por me ndryshimin se nuk e ka qellim në vetvete por një përgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. Kjo vepër dhe po ashtu vepra në tërësi e Kafkës me të drejtë është një ortek që sa me shumë thellohesh aq më i madh bëhet deri sa orteku është vetë globi që banojmë. Letërsia e Kafkës është një ambient i ankthshëm; është një situatë e një zgjimi e njëkohësisht i një fataliteti. Kafka nuk është dekadent, ai bën një portret të gjërave por nuk mundohet të rrënoje, të mohojë apo të zgjedhë mjete për të asgjësuar, ai thjesht paraqet ftohtësisht acarin e absurditetit.
Një kryevepër mund të cilësohet padyshim vepra "Metamorfoza". Si zakonisht tek Kafka dhe këtu ambienti është një natyre simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër. Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrëqethet nga atdheu zhgënjyes. Grigori i transformuar tashmë krijon fillimisht një shqetësim të thelle në familje. Të gjithë ata në ketë moment janë të përkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Grigorin në ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes. Grigori e kupton të gjithë situatën rreth tij dhe ka një pikëllim të madh që tanimë as mund ta shprehi nën petkun e kandrës. Por ç’është në të vërtetë "Kandra"? S'është gjë tjetër veçse krijesë e një natyre anti-njeri, e një natyre të tmerrshme dhe pa kthim. Ajo është me tepër, nuk është krijim i individit po e një trysnie fati të cilin askush prej nesh nuk e zgjedh me vetëdije. Grigorit gjithë kjo gjëmë i vjen pasi ai është shumë i përkushtuar në punë, e cila e ka bere efektin e saj të çuditshëm jo duke i dhënë të mirat që çdo njeri pret por duke e shndërruar në një qenie të çuditshme dhe të trishtueshme që e pengon të realizojë natyrshëm dëshirat njerëzore qoftë dhe më minimalet. Në fund familjarët e lodhur dhe përfundimisht të bindur se krijesa që kanë përballë nuk është me djali apo vëllai i tyre por një "kandër", e trajtojnë si të tillë dhe Grigori vdes në ngashërimin e pashprehur dhe disi në pritje të "zgjidhjes" që do ti sjelli vdekja. Megjithëse përshkrimi i mësipërm i këtij romani është mjaft i shkurtër kemi mundësinë të analizojmë disa ide përmbajtëse në të. Shkrimet e Kafkës, në ndryshim nga tregimet e stërzgjatura, përgjithësisht zgjaten me përtesë vetëm për të thënë atë që duhet dhe pa ceremonira formale. Nëse do ta nisim nga fundi Grigorit i ka ardhur në maje të hundës por siç kemi thënë me lart Kafka nuk është dekadent (të gjejë mjete për të asgjësuar apo zhdukur situata) Grigori ndihet thellësisht i pa shpresë për momentin por ai nuk tenton vetëvrasjen. Ai zgjidhjen e merr si pasojë e një veprimi pasiv mbi situatën dhe e le veten tërësisht të shkrihet në fatin që i racionoi Jeta. Vdekja është një zgjedhje e natyrshme e tij por jo me ekzaltim e për mundësinë e ndreqjes por duke çliruar pamundësinë përballë natyrës absurde që e rrethon. Kafka në vetvete është një protestues i madh; është vetë protesta. Ai nuk krijon arsyetime fatale por paraqet botën dhe në ketë drejtim protesta e tij nuk ka hierarki drejtuese, ajo lind apriori për të gjithë që nga momenti i zgjimit në absurd gjithashtu ajo nuk ka mjete lufte përveç reflektimit mbi situatën. Grigori jemi të gjithë ne të mekanizuar me elemente që fati arbitrar na etiketon çdo kohe dhe që janë të pa evitueshëm. Jo vetëm kandra por dhe vdekja është e njëjta gjë ashtu si Grigori nuk i bënte balle dhe s’e kuptonte transformimin ashtu dhe vdekja e kaplon njeriun në vite e ndihmuar nga plagosjet e përpjekjes për lumturi dhe qetësi që i lakmojmë për ditë të gjithë ne. Kandra është i alkoolizuari që nëpërmjet alkoolit donte të prekte gëzimin por që endet i shkatërruar rrugëve, kandra është "At Sergei" (Tolstoi ) që duke u drejtuar vetëm nga shpirti i amshuar u kthye në një përdhunues. Ajo është gjithçka që prodhon absurdi dhe jeta pa pika referimi dhe që prezanton fytyrën e saj nëpërmjet këtyre fenomeneve. Nëse kemi hyre pak në esencën e fundit të veprës dhe në mesin e saj fillimi është ndryshe. Njerëzit tronditen nga transformimi, mortaja, burgosja, etj. Ata mbajnë një qëndrim ndaj halleve që u bien nga qielli. Mos vallë Kafka e merr njeriun si një qenie me manual të paracaktuar përdorimi të cilin e ka të stamposur në ndërgjegje dhe orientohet midis të mirës dhe të keqes? Vetë Kafka është një njeri që i dorëzohet trasendentes? Ai e le hapur apo pa zgjidhur vetë ketë dileme me dëshirën për të asgjësuar krijimtarinë e tij apo me saktë pyetjet e tij dhe si Grigori shikon nga ylli i mëngjesit, pas vdekjes.
Në vazhdën e krijimeve pikante të Kafkës me interes është tregimi "Një Leksion Akademik".
Këtu paraqitet një personazh shume i përfolur, të transformimit majmun në njeri. Kafka nuk e shikon zhvillimin nga ana estetike por kuptimore. Majmuni tashmë njeri ndihet përballë lirisë së zgjedhjes. Ai nuk i referohet vetes në anën e cilësisë organike por të ndërgjegjes. Pikërisht për shkrimtarin njeriu ka koordinata arsyetive dhe jo të një problemi vizual dhe të lëvizjes. Për kuptimin tradicional të lirisë ajo çka deklaron Kafka për të është të paktën e çuditshme. Majmuni tashmë njeri është i pikëlluar për lirinë e zgjedhjes pasi është përgjegjës për rrjedhën e gjërave ndërkohe që nuk është i sigurt për pasojat e zgjedhjes së tij. Bota tashmë ka formën që ai zgjedh por e tmerrshme pasi ai të vetmin vend ankimi dhe ndëshkimi ka veten. Kjo tek “Zarathuasta” (F. Niche) është një çlirim i qenies për tu perfeksionuar, tek Kafka është një fatalitet. Ai është thellësisht në kërkim të fesë, të para-projektit rruga e të cilit nuk do ta zhgënjente njeriun. J. P. Sarter mendonte se njeriu nuk është prodhim fizik dhe ndërgjegjësor i vetvetes, Kafka megjithëse më i hershëm pasi e kalon koshiencën e këtij postulati mendon se gjithashtu njeriu s’mund të projektojë veprimin e vetvetes. Ai është një qenie e trishtuar për pozicionin që ka. E gjithë kjo të bën ta mendosh mbase të pezmatuar ndaj zotit, natyrës por mbase si një nxitje drejt kërkimit të zotit të humbur ose të një depresioni të pashmangshëm nga kotësia dhe boshllëku që nuk japin shpjegim. Forma e tregimit është krijuar afërsisht si monolog e cila fatkeqësisht mund të interpretohet si një shprese e venitur për përgjigje, kurse fakti që ai e hedh në letër është një veprim i vetvetishëm siç është mendimi.
Kafka është një qenie gjeniu dhe pikëllues njëkohësisht, sikur të qe i pashmangshëm dëshpërimi i një shpirti të lartë në realitetin tokësor.


Kohë më parë Një thesar i fshehur, i ruajtur prej dekadash në një bankë në Cyrih, tashmë është nxjerrë në dritë. Dorëshkrime e vizatime të Franc Kafkës janë rikuperuar nga kasafortat e UBS-së së Cyrihut, ku për më shumë se gjysmë shekulli janë depozituar disa nga veprat e autorit të “Procesit”, shkrimtarit të madh çek që ndërroi jetë për shkak të tuberkulozit në vitin 1924 në Austri.

“Hapja e kasafortave, shpjegojnë disa të përditshme ndërkombëtare, është kërkuar prej një gjykate izraelite, për shkak të një mosmarrëveshjeje ku shteti hebraik, më saktë Biblioteka Kombëtare e Jerusalemit, kundërshton dy motra që kanë trashëguar arkivin e botuesit Max Brod, mik i Kafkës. Sipas “Haaretz”, nga kasafortat ka dalë në dritë “një thesar i vërtetë letrar”. 

Ai përfshin, mes të tjerave, letra të ndryshme dhe dorëshkrimin origjinal të një tregimi të shkurtër shumë të njohur të Kafkës (gazeta nuk saktëson se për cilin bëhet fjalë), të cilin studiuesit nuk kanë pasur asnjëherë mundësi ta studiojnë nga afër. Arkivi i Brod, i cili gjendet në katër kasaforta gjendet në UBS prej vitit 1956. 

Hapja e kasafortave të Cyrihut pason hapjen e disa kasafortave të mëparshme që gjendeshin në dy banka të Tel Avivit. 

Objektivi është të njihet përmbajtja e saktë e arkivit. Por nuk do të jetë ende e mundshme njohja e listës së veprave të ruajtura në kasafortat e Cyrihut, sepse motrat Ruth dhe Eva Hoffe, që kanë trashëguar arkivin, i kanë kërkuar drejtësisë izraelite të vendoset heshtja ndaj shtypit sa i përket këtij kontrolli. Kafka i pat kërkuar mikut të tij Max Brod të digjte veprën e tij pas vdekjes, por Brod, i cili emigroi në Tel Aviv në vitin 1939 për t’u arratisur prej nazizmit, i publikoi tekstet. Para se të vdiste ai caktoi si trashëgimtare sekretaren e tij, Ilse Esther Hoffe. 

Kjo e fundit ia la të gjithë trashëgiminë të bijave. Me vdekjen e nënës, Ruth dhe Eva Hoffe dëshiruan të konfirmonin edhe një herë trashëgiminë e tyre nga autoritetet izraelite. Në Tel Aviv vazhdon një proces nëse trashëgimtaret mund të kenë liri veprimi mbi këtë trashëgimi. Biblioteka Kombëtare e Izraelit në Jerusalem, ka përfituar nga rasti për tentuar “rikuperimin e dorëshkrimeve të Kafkës”.


(Flori Bruqi)



------------------------------------
Nga Shpëtim Doda



Sipërmarrja për të sjellë në një gjuhë tjetër prozën e Kafka-s shfaqet e vështirë, aq sa na ysht ta ndryshojmë pyetjen emblematike që Jakobson ngre në fund te “Pamjet gjuhësore të përkthimit”, ndërsa ndalet tek shprehja e njohur “Traduttore, traditore”: përkthyes i cilave mesazhe? Tradhtues i cilave vlera?” Pyetja e Jakobsonit shfaqet përgjithësuese, rrok çdo ligjërim letrar; nga njëra anë shpreh qenien e përkthimit “tradhtim” në rrafshin e “vlerave”…
Dosiero:Kafka.jpg
Më së pari, vlen të sjellim në vëmendje faktin se ligjërimi letrar lëviz në dy rrafshe kryesore: “kuptimësi” dhe “vlera”. Rrafshi i dytë është gjithë sa e dallon, së pari, ligjërimin letrar nga format e tjera ligjërimore: përmasa letrare s’lidhet me “kuptimësinë”, por me “formën” artistike të dhënies së kësaj “kuptimësie”; po ashtu, nga një qasje më të ngushtë, rrafshi i “vlerave” është gjithë sa e dallon një ligjërim letrar nga një tjetër i të njëjtës natyrë. Kjo vlen edhe për përkthimin letrar, i cili ndan të njëjtën natyrës të ligjërimit, arsye për të cilën s’lëviz vetëm në rrafshin e “kuptimësisë”, por edhe të “vlerave”; madje, si në rastin e ligjërimit, edhe tek përkthimi letrar, rrafshi i “vlerave” shfaqet pjesë e dallueshmërisë së një përkthimi letrar nga një tjetër i po të njëjtës natyrë.

Vështruar kësisoj, sipërmarrja për të sjellë në një gjuhë tjetër prozën e Kafka-s shfaqet e vështirë, aq sa na ysht ta ndryshojmë pyetjen emblematike që Jakobsoni ngre në fund të Pamjet gjuhësore të përkthimit, ndërsa ndalet tek shprehja e njohur “Traduttore, traditore”: përkthyes i cilave mesazhe? Tradhtues i cilave vlera?” Pyetja e Jakobsonit shfaqet përgjithësuese, rrok çdo ligjërim letrar; nga njëra anë shpreh qenien e përkthimit “tradhtim” në rrafshin e “vlerave”; nga ana tjetër i lë shteg gjasës se, në rrafshin e “mesazheve” (“kuptimësisë”), përkthimi është fatshkruar të jetë sipërmarrje e mundshme.


Dhënia e “mesazhit” është pjesa më e lehtë e përkthimit, thuhet, çka të shumtën e herëve vlen, por jo gjithnjë, e këtu kam parasysh prozën e Kafka-s; në rastin e saj, qëndrim në dritën e njohurive na ysht të pyesim: “Tradhtues i cilave mesazhe? Tradhtues i cilave vlera?”, pasi vështirësitë dhe problemet për ta sjellë në një gjuhë tjetër prekin edhe rrafshin e “kuptimësisë”. Duke marrë si shembull Die Verwandlung – tekst-shifër i gjuhës së Kafka-s – në vijim do të rrah të sjell disa syresh, pashmangshmëria e të cilave dëfton jo vetëm pasaktësitë, por edhe mendjelehtësinë me të cilat përkthyesi i është qasur kësaj proze.

2.1. Vështirësitë në rrafshin e “vlerave”
Le të marrim si fillim fjalinë që hap këtë novelë dhe të qëmtojmë së pari problemet dhe vështirësitë që shfaq në rrafshin e “vlerave” dhe më pas në atë të “kuptimësisë”, për të parë së fundmi se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar në përkthimin shqip.
“Als Gregor Samsa eines Morgens aus unruhigen Träumen erwachte, fand er sich in seinem Bett zu einem ungeheuren Ungeziefer verwandelt”. Kjo fjali paraqet disa nga tiparet më të spikatura të rrëfimtarisë kafkiane. Nga njëra anë kemi një fjalor asketikisht të përkorë, një “Sprachurlaub”, një “gjuhë turistësh”, siç e etiketojnë me qesëndi gjermanët “Praguerdeutsch”-in – gjermanishten e Pragës së periudhës austro-hungareze, në të cilën edhe shkroi Kafka – e cila shfaqet e zhveshur nga zhargonet, dialektet, apo krahinorizmat që mbart “gjermanishtja standarde” (Hochdeutsch”), në treva të ndryshme të Gjermanisë; nga ana tjetër, kemi përdorimin e pazakontë dhe idiosinkratik jo vetëm të fjalëve, por, më së pari, të gjuhës, çka bie në sy më së tepërmi tek natyra e stilizuar dhe komplekse e sintaksës që shpalos. Kur fjala është për përkthimin, këto dy tipare s’mund të anashkalohen lehtë, pasi janë pjesë e “vlerave”; dhe pikërisht këtu fillojnë të shfaqen të parat vështirësi të pakapërcyeshme me të cilat haset sipërmarrja për të sjellë këtë prozë në një gjuhë tjetër.

Më konkretisht:
Tipari i parë është pjesë e “vlerave” gjeolinguistike dhe sociolinguistike; për rrjedhojë, përkthyesit i duhet që të hulumtojë brenda “gjuhëve” të gjuhës së tij, për të gjetur “gjuhën” që jo vetëm i përgjigjet “Praguerdeutsch”-it, por edhe dëlir tek lexuesi i gjuhës pritëse të njëjtat mbresa që ajo lë tek lexuesit gjermanë, sidomos sa i përket përzierjes së saj me elementë të çekishtes, nga njëra anë, dhe hebraishtes, nga ana tjetër, çka është e pamundur. E s’mbaron me kaq; në këtë prozë hasim edhe fraza, fjalë, kalambure e kadenca të “Österreichisches Deutsch”, “gjermanishtes austriake”, që ishte “gjuha zyrtare”, “administrative” e Pragës, çka i jep pamësisë në fjalë edhe një përmasë histolinguistike. Këndejmi, ajo çka humbet fillimisht proza e Kafka-s kur sillet në një gjuhë tjetër janë vlerat gjeo-socio-histo-linguistike, ku përkthyesit s’i mbetet veçse t’i dorëzohet pamundësisë, për ta lënë origjinalin në “mistikën” e vet, siç do të shprehej Agron Tufa.

Tipari i dytë është pjesë thelbësore e “stilit”, e të gjithë sa e dallon një shkrimtar. Le ta qëmtojmë nga kjo qasje fjalinë e marrë si shembull, e cila shfaqet e rëndësishme për të kuptuarit e novelës si një e tërë, për të parë se për çfarë është fjala dhe se çfarë ka humbur apo çfarë ka fituar në përkthimin shqip.
Fjalia përbëhet nga dy pjesë: “Als Gregor Samsa eines Morgens aus unruhigen Träumen erwachte,//fand er sich in seinem Bett zu einem ungeheuren Ungeziefer verwandelt”. Ajo çka bie fillimisht në sy, janë elementet retorike; dy pjesët e fjalisë janë përsosmërisht të balancuara dhe, përpos kësaj, vërejmë përdorimin e trefishtë të mohorit “un” te tri fjalë ritmikisht të balancuara: “unruhigen”, “ungeheuren”, “Ungeziefer”; më pas, pjesa e parë mbaron me folje, e dyta me pjesore të së shkuarës; lidhja e këtyre dy skajeve paraqet thelbin e rrëfimit: “Gregor Samsa erwachte verwandelt” – “Gregor Samsa u zgjua i shpërfytyruar”. Vështruar nga pikëpamja sintaksore, jemi para një fjalie të përbërë me nënrenditje, ku e para është pjesa e nënrenditur kohore dhe e dyta pjesa kryesore.

Qoftë elementet retorike të fjalisë, qoftë ndërtimi i saj sipas kësaj strukture sintaksore, mëtojnë të mbulojnë një funksion të mirë përcaktuar; nisja me një fjali të përbërë me nënrenditje e largon sintaktikisht rrëfimin nga çdo përmasë “mitike”, “legjendare”, apo “përrallore”, për ta shtratëzuar në një përmasë “realiste”, natyrisht, jo në atë “realizëm” letrar që Northrop Frye-i e cilëson si “low mimetic” – “shkërbim i ulët” – i “realitetit”, por në atë përmasë “realiste” që lëviz pas shprehjes “Es war kein Traum” – “S’ishte ëndërr”. Pjesë e kësaj shfaqet edhe përmendja qysh në krye të fjalisë e Gregor Samsa-s (i paraqitur si njeri që lexuesi presupozohet se e njeh), edhe elementët “realistë” që hasim në këtë fjali, dhe në ato vijueset.

Të vendosura brenda këtij “shtrati”, elementët retorikë rrahin të çdramatizojnë tërë sa përbën thelbin e rrëfimit, shpërfytyrimin e Gregor-it, që krahas elementit “fantastik”, hidhet si “shashkë ekspresioniste” në përmasën “realiste” të rrëfimit. Në këtë drejtim lipset lexuar edhe mungesa e një fjalori tronditës dhe traumatik në fjalitë vijuese, siç mund të pritej në raste të tilla, çka e zë lexuesin në beft. Sakaq, vështruar në dritën e “retorikës poetike”, përpos funksionit çdramatizues, elementët në fjalë janë pjesë e një fijëzimi ironie dhe humori, që zgjatohet deri në çastin kur, pas mohimit dhe mësymjes së të atit, Gregor-i ndjen peshën e shpërfytyrimit, dhe mendon: “nun gab es wirklich keinen Spaß mehr” – “tanimë e tërë kjo vërtet s’ish më shaka”. Përpos tematikës së shprehur, shpërfytyrimi, që është pjesë thelbësore e folklorit hebraik dhe rrëfenjave hasidike, ky fill e lidh novelën me iluminizmin hebraik (Haskalah), të cilin Kafka e kish njohur përmes Buber-it, ku qokat biblike e fetare humbasin funksionin e tyre shpresëtarik, për të përftuar një kuptimësi laiciste. Në vazhdën e këtij laicizmi, tematika e shpërfytyrimit nisi të trajtohej me frymë humori dhe ironie, ku do të mjaftonte të sillnim në kujtesë rrëfenjat e Peretz-it, me të cilat shpërfytyrimi i Gregor-it përqaset jo pak, sidomos sa i përket çdramatizimit, ftohtësisë dhe humorit me të cilët përshkruhet, ku orvatja e Gregorit për ta penguar shefin të hyjë në dhomën e tij, p.sh., na jepet përmes disa penelatave komike alla Chaplin.

Sakaq, për t’iu kthyer çështjes së sintaksës, ndërtimi i fjalisë sipas kësaj strukture rreh të mbulojë një funksion të dytë, më të ndërlikuar, dhe lidhet me një veçori sintaksore të gjermanishtes; përpos e përbërë me nënrenditje, fjalia në shqyrtim është “ndajfoljore”. Në fjalitë “ndajfoljore”, sintaksa e gjermanishtes e do që folja kryesore të vendoset në fund (“Als... erwachte”), çka rrit ndjeshëm tensionin e lexuesit; përpos kësaj, kjo sintaksë e do që edhe pjesorja e të shkuarës të vendoset jo pranë foljes ndihmëse, apo sintagmës që luan rolin e foljes ndihmëse, por në fund; në rastin e një fjalie hipotaktike të ndërlikuar e me më tepër se një pjesë të nënrenditur, suspense-i që e shoqëron lexuesin deri tek folja kryesore e fjalisë sa vjen e bëhet i ndjeshëm dhe torturues. Njëlloj si Kleist, Kafka e shfrytëzon in extremis këtë veçori të gjermanishtes, ku fjalia që po trajtojmë s’është veçse një shembull nga më të thjeshtit. Kësisoj, ndërsa përmes elementëve retorikë çdramatizon thelbin e rrëfimit, përmes sintaksës së fjalisë Kafka dramatizon kohën e leximit.

Në përkthim, fjali të kësaj natyre, skajshmërisht të stilizuara, rrezikojnë të humbasin shumëçka sa i përket qoftë vlerave retorike, qoftë atyre sintaksore. Për rrjedhojë, një nga detyrat që i shtrohet përkthyesit është hulumtimi i rrugëve dhe mjeteve të duhura për të përcjellë tek lexuesi i gjuhës pritëse ato mbresa që origjinali lë tek lexuesi i gjuhës ardhëse.

Duke mbajtur parasysh tërë sa më sipër, le të shohim çfarë “vlerash” ka humbur dhe çfarë “vlerash” ka fituar në përkthimin shqip fjalia e marrë si shembull.
“Një mëngjes, teksa u zgjua në shtratin e tij nga ëndrra të shqetësuara, Gregor Samsa e pa veten të shndërruar në një insekt të stërmadh.” – Ajo çfarë fjalia e Kafka-s ka humbur në këtë sjellje, besoj është e qartë; përpos fjalisë së përbërë me nënrenditje, tërë “vlerat” e tjera që vura në pah, kanë firuar. Kësisoj, s’na mbetet rrugë tjetër përpos se të shohim se çfarë vlerash ka fituar. Përpos zbehtësisë, fjalie e famshme e Kafka-s ka fituar në përkthimin shqip një tautologjizëm të zbrazët, e krijuar nga zhvendosja e frazës “in seinem Bett” nga pjesa kryesore e fjalisë në origjinal, tek pjesa e varur, ku na shfaqet thjesht parazitare, njëlloj siç shfaqet përmendja e “viçit” tek fraza “lopa polli viç” (e ç’mund të pillte tjetër??!!) apo “e pa me sy” (e me ç’mund ta shihte tjetër??!!), ndërkohë që në pozicionin që ajo mbulon në origjinal, nuk shfaq parazitizëm, e as krijon tautologjizëm, njëlloj siç nuk krijon tautologjizëm fraza “polli viç” apo “me sy”, nëse i zgjerojmë, duke i shtuar një mbiemër fjalëve “viç” dhe “sy” (krh. “lopa polli një viç të madh” dhe “e pa me sy të zgurdulluar”).

Krahas kësaj, kjo fjali ka fituar edhe një absurdizëm, e krijuar nga fraza “e pa veten”, e cila i përgjigjet pasaktësisht frazës në gjermanisht “er fand sich” – “u gjend”; kjo frazë është absurde, jo thjesht sepse bie ndesh me elementët e tjerë të fjalisë (këtu është autori që rrëfen, por nga jashtë, jo nga brenda mendjes së personazhit), por sepse në këtë rast, “e shoh veten” s’i përgjigjet një ideje “abstrakte”, siç ndodh në rastet kur shprehemi “e pashë veten ngushtë”, por një veprimi konkret, siç ndodh në rastet kur shprehemi “e shoh veten në pasqyrë”. E vetmja që e shpëton këtë fjali nga absurdizmi, është gjasa që Gregori të ketë pasur një tavan të pasqyrtë, përndryshe, nuk ka gjasa që Gregori as ta “shohë veten”, dhe jo më të konstatojë se është “shndërruar në një insekt të stërmadh”.

Letërsia që bëjmë sikur e njohim

Nga Flori Bruqi


Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.Është bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore.
Nene Tereza, Mermerime shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti
Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist.
Ne kohen e britmes, Visar Zhiti
Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.



Perendia mbrapsht dhe e dashura, Visar ZhitiThesaret e frikes, Visar Zhiti
Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Veprimtaria Krijuese



Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Ferri i care, Burgologji, Visar Zhiti
Libra me poezi:

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)
Koha e krisur (1993)
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)
Koha e krisur (1993)
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Përkthyer në Gjuhën Agleze:


******

Visar Zhiti tenton të klasifikojë autorët dhe veprat që u shkruan në kundërvënie me ideologjinë e regjimit komunist. "Letërsia e dënuar" nuk është shkruar mbi një metodë shkencore, por mbi kujtesën dhe dëshmitë për periudhën 1944-1990.


"Administrata është shteti në miniaturë", thotë Visar Zhiti kur e ka lënë pas Ministrinë e Punëve të Jashtme, i emëruar aty prej dhjetë ditësh, me të mbaruar mandatin e atasheut për kulturën në Ambasadën Shqiptare në Romë.

Karrierën burokratike e ka filluar në dy vende, shtëpia botuese "Naim Frashëri" dhe administrata e Parlamentit të Shqipërisë (ish Komiteti Qendror), që kishin frymëzuar dënimin e tij si poet në vitet tetëdhjetë, siç dëshmon akt-ekspertiza e krijimeve të tij.
Letërsia dhe ideologjia, autori dhe shteti, është subjekt i vazhdueshëm i shkrimeve të Visar Zhitit.

Në panairin e fundit të librit në Tiranë prezantoi sprovën letrare "Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar" ("Omsca-1", 2010). Teksti u ribotua shumë shpejt.

Ishte hapur ndërkohë një diskutim për letërsinë e realizmit socialist dhe nën rrezen e qëndrimeve shkencore, në një kapitull shtesë autori reflekton duke vënë përballë termi "realizëm socialist" termin "realizëm i dënuar".

Me pak fjalë, ky është anti-realiteti si një ndodhi reale, e jetës, e fateve njerëzore më njërën anë dhe si një botë fiction, e letërsisë, si shmangie nga skema e metodës zyrtare të realizmit socialist, më anë tjetër.

Në librin "Rrugët e ferrit" të cilin e pati klasifikuar si një zhanër të ri të quajtur burgologji, Zhiti ka bërë përpjekje ta trajtojë anti-realitetin jo si propozim teorik, por si rrëfim i përvojave personale në hetuesi, kampin e Spaçit, në burgun e Qafë-Barit, ku vuajti dënimin në vitet 1979-1987.

Shkruan aty: "Diktaturat e majta dhe të djathta kanë shumë frikë nga librat. Prandaj ato i bëjnë të gjitha që nga zhdukja e dorëshkrimeve e deri te likuidimi fizik i autorëve. Në Berlin, hitlerianët dogjën mes entuziazmit 10.000 libra.

Doganierët në Angli dogjën 499 copë të "Uliksit" të Xhojsit. Në Kinë gardistët e kuq disa ditë me radhë digjnin biblën. Ndërkaq filloi aktiviteti i fshehtë i botuesve. Samizdat quhet. Kështu u shtyp në Bashkimin Sovjetik "Doktor Zhivago", më 1956."

Sprova e fundit ku rimerr ide dhe informacione nga tekste të tijat të mëparshme, kalon nëpërmjet përshkrimit si më lart, të fatit të librit të ndaluar, një kapitull letraresk ku megjithatë, në mënyrë spontane autori del te një krahasim i parimeve të ndalimit të sistemeve komuniste dhe religjioze. "Nuk e kam pasur qëllim", përgjigjet autori, "komunizmi është një lloj feje, por pa Zotin."

Te "Origjina e dhunës" ai prezanton rastin shqiptar të letërsisë së dënuar, me një klasifikim të autorëve të zhdukur, me vetëvrasje, vrasje, arratisje, burg qysh në krye të herës, në ag të instalimit të regjimit, më 1943.

Letërsi e dënuar është sipas Zhitit përcaktimi për atë letërsi "që u dënua për kumtin që bartte, kumt që binte ndesh me ëndrrën komuniste, me kohën e re, me njeriun e ri, një ëndërr që shihte përjetësinë e atdheut.

U ndalua edhe për shkak të biografisë së autorëve të cilët shikonin letërsinë si diçka më vete, të papërzier me politikën."

Ai tregon se sprova është bërë nga kujtesa, nuk ka shfletuar dosje. Qëllimi ishte që të sensibilizojë opinionin se ekziston një letërsi e cila nuk po spikat, nuk po konturohet dot për shkak të rrethanave të jashtme penguese, jo për shkak të vetë letërsisë.

"Humbim kohën për gjëra që nuk kanë fort rëndësi, si për shembull cili është romani i parë i letërsisë moderne shqipe. Ky diskutim nuk është pjesë e letërsisë, por e historisë së letërsisë dhe për mua letërsia nuk është e barabartë me historinë e letërsisë. Këto e reduktojnë letërsinë.

Ne nuk mbajmë parasysh se u pengua Kasem Trebeshina, nuk u quajt Kin Dushi, letërsia në diasporë, e kam fjalën për Ernest Koliqin. Politika ka ndërhyrë në letërsi, shteti ka ndërhyrë në letërsi, dhe shkrimtarët i kanë shërbyer shumë shtetit dhe politikës".

Me sentencën kishte autorë që te letërsia nuk i çoi liria por robëria, Zhiti ka bërë një ndarje të qartë të letërsisë së vërtetë, të autorëve të talentuar që s'kishin nevojë që për të shkruar të provonin burgun.

Këto fatalitete ai mendon nuk janë vetëm me shkrimtarët e burgjeve, janë dhe për ata që s'ishin në burgje, dhe nuk duhen marrë në konsideratë.

Pse nuk është i kënaqur, pse nuk e quan të mbyllur këtë diskutim, 20 vjet më pas? "Ndjeja nëpërkëmbjen kur është thënë që kjo letërsi na zhgënjeu.

Nuk është qytetare të thuhet kjo dhe së dyti nuk e kemi njohur dhe studiuar akoma këtë letërsi. Pse na zhgënjeu? Pse u fut në burg Kasem Trebeshina, Astrit Delvina, Arshi Pipa? Për të mos bërë letërsi. Dhe ata bëjnë aktin tjetër: shkruajnë dhe atje ku nuk lejohej, ku dhe janë vrarë për këtë gjë.

Të paktën treguan që nuk asgjësohet dot dëshira për të shkruar dhe pa këtë dëshirë nuk mund të ketë letërsi. Në një vend ku nuk të lejohej pena dhe ti të nxjerrësh një libër prej andej! Kjo e nderon kulturën e një populli. Ata që e nëpërkëmbin bëjnë alibinë e veprës së atyre që shkruajtën në kushte komode, me shpërblimin më të madh."

Puna e ngathët dhe me nge e studiuesve e kritikës me "panteonin e nëndheshëm" e mërzit, po aq sa mënyra e përfaqësimit të autorëve të kësaj letërsie në tekstet shkollore.
E mërzit kjo plogështi që sikur provon se gjërat vazhdojnë ashtu siç ishin, se ç'ishte e mirë atëherë del se na ka qenë e mirë dhe për sot e përgjithmonë, se shqiptarët paskan qenë kuaj të verbër. Ai ka vënë re se hartuesit e teksteve shkollore janë mjaftuar me pjesëmarrjen e Trebeshinës apo Koliqit, por jo që të përfaqësohet kumti i letërsisë së tyre.
Autori e pranon se në mënyrën si i është servirur opinionit publik "letërsia e sirtarëve", nuk kanë ndikuar për mirë edhe zërat nga "radhët tona" të cilët i kanë bërë jehonë me mediokritetin, klithmat, me politizimin. Zhiti e përmbledh këtë situatë me shprehjen latine "fitimtarët imitojnë të mundurit e tyre".

Megjithatë ai ka shpresë se do të ketë kohë të shohim që letërsia që nuk komunikoi me lexuesin, ka qenë një letërsi tjetër, kundra një realiteti që nuk e lë jetën. "Është e qartë se ajo letërsi që nuk ka jetën tënde nuk bëhet jetë e të tjerëve."

Visar Zhiti (1952) u lind në Durrës, u rrit në Lushnje, u shkollua në Shkodër dhe punoi mësues në Kukës. Qysh në vitin 1972 nis të botojë poezi në periodikë letrarë.

Më 1973 ishte duke përgatitur për botim përmbledhjen "Rapsodia e jetës së trëndafilave" kur ndodhi goditja në kulturë dhe arti nga Plenumi IV i Partisë së Punës. Autorë të shtëpia botuese "Naim Frashëri" bëhen hartues të akt-ekspertizës e tij në tetor 1979.
Aty shkruhet: "Ky letrar ka vazhduar me ndërgjegje të ecë në gjurmët e një poezie të huaj për shoqërinë tonë dhe të mbushur me dije të gabuara politike, me koncepte dekadente, ose "të majta" dhe me një ndikim të hapur të poezisë moderniste reaksionare.

Në të gjitha variantet e sjella në redaksi ai ka po ato poezi, po atë koncept për poezinë, gjë që dëshmon se ai me bindje ka vazhduar të ecë në një rrugë të gabuar politike dhe artistike.

Fantazia e sëmurë, paqartësia dhe hermetizmi, ekuivoket e rrezikshme me nëntekst politik, konceptimi modernist kanë qenë disa nga tiparet kryesore të poezisë së tij.
Duke analizuar për së afërmi dhe tërësisht poezinë e këtij letrari, arrijmë në përfundimin se gabimet janë të rënda dhe bien ndesh me gjithë zhvillimin e poezisë sonë të realizmit socialist... Ky pseudo-poet me imitimet e shëmtuara të artit reaksionar është përpjekur të mbjellë barëra helmuese në kopshtin tonë të pastër letrar dhe të prishë kështu atmosferën tonë letrare."

Visar Zhiti u arrestua më 8 nëntor 1979 në Kukës. U dënua në prill 1980 me 13 vjet burg në Spaç, më pas në burgun e Qafë-Barit. Në janar 1987 u lirua dhe punoi në fabrikën e tullave në Lushnje. Në vjeshtë 1991 emigroi në Itali ku punoi deri në korrik 1992.

Deputet i pavarur për një vit në Parlamentin Shqiptar, dhe më 1997 atashe për kulturën në Ambasadën Shqiptare në Romë, deri më 1999.

Përmbledhjen e parë poetike "Kujtesa e ajrit" e botoi më 1993; vëllimi i dytë "Hedh një kafkë te këmbët tuaja" që u botua më 1994, përmban 110 poezi të burgut krijuar ndërmjet viteve 1979-1987, të cilat ia "kishte shpëtuar" kujtesa.

Ka botuar edhe përmbledhjet poetike "Mbjellja e vetëtimave" (Shkup 1994), "Dyert e gjalla" (Tiranë 1995), "Kohë e vrarë në sy" (Prishtinë 1997), "Si shkohet në Kosovë" (Tiranë 2000). Autor i vëllimeve me tregime "Këmba e Davidit" (1996), "Valixhja e shqyer e përrallave" (1997). Ka përkthyer në shqipe lutje të Nënë Terezës, nga Federico Garcia Lorca dhe Mario Luzi. Më 1991 është vlerësuar në Itali me çmimet "Leopardi d'oro" dhe më 1997 me "Ada Negri".

Përkthyesi i Zhitit në anglishte, albanologu Robert Elsie, dallon në krijimtarinë e tij mbi të tjera humanizmin: "Ajo që dallon Visar Zhitin është respekti i thellë absolut për gjithçka njerëzore. Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë frymë ligësie e urrejtjeje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar - thirrjen e palëkundur për hakmarrje."

**********

Born December 2, 1952 in the Adriatic port city of Durrës, Albania, Visar Zhiti was the son of the stage actor and poet Hekuran Zhiti (1911-1989. The young Zhiti grew up in Lushnja, where he finished school in 1970. After his studies at a teacher training college in Shkodra, he began his teaching career in the northern mountain town of Kukës, demonstrating an early interest in verse, with a few publications published in literary magazines.

In 1973, as he prepared a collection, Rapsodia e jetës së trëdafilave (Rhapsody in the life of roses) for publication, the so-called Purge of the Liberals broke out in Tirana at the Fourth Plenary Session of the Communist Party. Zhiti’s father had earlier come into conflict with the authorities, and the young poet suddenly became one of the many political scapegoats selected in order to intimidate the intellectual community. The manuscript of his collection, which had been submitted to the editors of Naim Frashëri publishers, was now seen to contain grave ideological errors and was seen as blackening socialist reality. Zhiti and his works were denounced, and with no support by his fellow writers, he had nothing he could say to his interrogators to prove his innocence. He was arrested on November 8 th, 1979 in Kukës and forced into solitary confinement. Pen and paper were forbidden. In order to maintain his sanity, he composed and memorized over one hundred poems. Sentenced at a mock trail in April 1980 to thirteen years in prison, he was taken to Tirana jail and later transferred to a concentration camp in the isolated northern mountains that was similar to the Soviet gulags. Many of his fellow prisoners died of mistreatment and malnutrition or went mad.

He was released from prison in early 1987 and “permitted” by the Party to work in a brick factory in Lushnja, where he kept a low profile until the fall of Hoxha’s dictatorship. In 1991, he managed to get to Italy and worked in Milan until 1992. Through a scholarship provided by the Heinrich Böll Foundation, Zhiti visted Germany in 1993 and went to the United States the following year.

Upon his return to Albania, we worked as a journalist and was appointed head of the publishing company which had planned to print his first book. He was later employed by the administrative services of the new Albanian parliament and in 1996 was himself elected to parliament. The somber realities of Albanian politics, however, soon let him to withdraw from politics. In 1997 he joined the Albanian foreign service and was appointed cultural attaché to the Albanian Embassy in Rome, where he remained until 1999.

His first book of poetry, Kujtesa e ajrit (The memory of the air) was published in Tirana in 1993, which included several prison poems. Hedh një kafkë te këmbët tuaja (I cast a skull at your feet) was published the following year. This volume contained all 100 poems composed in prison between 1979 and 1987, which had survived only in his memory. Numerous volumes followed, and he is now recognized as one of the major Albanian poets of the 20 th century. He has also written numerous short stores, collected in two volumes, and translated works by Garcia Lorca and the Italian poet Mario Luzi into Albanian. His prison memoirs, Rrugët e ferrit: burgologji (The roads to hell: prisonology) was published in Tirana in 2001. In 1991 he was awarded the Italian “Leopardi d’oro” prize for poetry and in 1997 he received the prestigious “Ada Negri” prize.


BOOKS OF POETRY:

Kujtesa e ajrit (Tirana: lidhja e Shkrimtarëve, 1993); Hedh një kafkë te këmbët tuaja (Tirana: Naim Frashëri, 1994); Mbjellja e vetëtimave (Skopje: Flaka e vëllazërimit, 1994); Dyert e gjalla (Tirana: Eurorilindja, 1995); Kohë e vrarë në sy (Prishtina: Rilindja, 1997); Si shkohet në Kosovë (Tirana: Toena, 2000).


ENGLISH LANGUAGE TRANSLATIONS:

The Condemned Apple: Selected Poetry , trans. by Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

“Vrasje dhe dëshmi”, një libër me dëshmi të shumta për vrasjet në Anamoravë




Libri “Vrasje dhe dëshmi” i autorit Musa Sabedini paraqet një argument më shumë për gjenocidin dhe dhunën e serbëve ushtruar vite me radhë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 

Kështu është thënë të premten me rastin e promovimit të këtij libri në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, i cili përmban dëshmi të dhunës dhe keqtrajtimeve që ka përjetuar populli i Anamoravës gjatë luftës së vitit 1999.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se në rrethinën e Gjilanit është ushtruar dhunë dhe gjenocid nga forcat serbe.

Ndërkaq Fejzullah Berisha këtë libër e quajti si rast për nevojat e aspekteve juridike pasi që dëshmitarët kanë përmendur dhe emra të paramilitarëve serbë, të cilët kanë marrë pjesë në krime.

“Vrasje dhe dëshmi është një argument kundër harresës, si dhe bartës i ndërgjegjes gazetare pasi që gazetaria kërkon vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç saj”, ka thënë avokati Shemsedin Pirri.

image
 Kosova me institucionet e saja hetuese me apo pavetëdije ka lënë anash dëshmitarët e gjallë të këtyre ngjarjeve, duke aluduar në sulmin e botës se “Kosova nuk ka dëshmi”.




Në fund, autori tha se libri ka synim që t`i prezantojë të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, sepse edhe dëshmitarët një ditë do të plaken, do t’i harrojnë ngjarjet dhe do të vdesin një ditë. “Aty ku nuk dëgjohen viktimat, aty nuk ka as shtet ligjor, aty nuk ka përfillje të të drejtave të njeriut”, ka thënë Sabedini. 

image


Mbi 200 emra  të serbëve të dyshuar për vrasje 


Autori i librit ka shfrytëzuar shumë materiale interesante që flasin për tragjeditë e vitit 1999. Me deklarata të drejtpërdrejta dhe dëshmi rrëqethëse, autori synon ta sensibilizojë edhe njëherë shoqërinë kosovare, në veçanti organet hetuese, që të mos harrojë atë që ka ndodhur në Anamorave e Kosovë. “Çdo vrasje në Kosovë mund të argumentohet  e dëshmohet, por si shoqëri kemi dështuar për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata serbë të dyshuar për krime lufte”, ka shtuar Sabedini. Në libër, gjithashtu, janë botuar edhe mbi 200 emra të serbëve të dyshuar, të cilët në mënyrë të organizuar dhe me paramendim kanë marrë pjesë në vrasjet e qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti. “Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga terreni dhe të argumentuara nga dëshmitarët e gjallë, familjarë të viktimave, persona aktivë gjatë luftës, del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar e të dirigjuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe”, ka thënë Sabedini.
*************

Doli nga shtypi libri “Vrasje dhe dëshmi”,i gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini, në të cilin libër, në mënyrë të detajuar janë përfshirë vrasjet dhe persekutimet e qytetarëve të pafajshëm gjatë luftës së fundit të vitit 1999, në Gjilan, Kamenicë e Viti.

Libri është i detajizuar dhe me dëshmi plotësuese dhe përfshinë masakrat e Llashticës, Zhegrës, Llovcës, Zhegovcit, Lladovës, Bresalcit, Lubishtë, Gjylekar, Slaltinë, Verban, Debëllde, Kopernicë etj. Libri “Vrasje dhe dëshmi”, është botuar nën përkujdesjen e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Recensenti prof. dr.Pajazit Nushi e ka quajtur ktë libër një dokumentar argumentues. Sipas tij, libri “Vrasje dhe dëshmi”i Musa Sabedinit, flet edhe për djegiet e kufomave, përdhunimet, humbje të gjurmëve, zhdukje të njerëzve, persekutime të organizuara të veprimtarëve etj.

Nushi ka thënë se libri ka karakter dëshmues, meqë dëshmitë janë të ngritura mbi bazën argumentuese të vrasjeve e masakrave të perceptuara nga të pranishmit-dëshmitarët.

“Duke shënuar datat dhe vendet e vrasjeve autori ka kryer objektivizmin hapësinor dhe kohor të këtyre ngjarjeve trishtuese në Anamoravë. Në këtë pikëpamje përmbajtja e librit ka përmasë objektive dhe të rëndësishme për nevoja historike,sociologjike dhe juridike” ka thënë Nushi.

Ndërsa, vet autori Musa Sabedini, ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale "2lonline", se ibri “Vrasje dhe dëshmi”, ka synim që t`i prezantojë të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve sepse edhe dëshmitarët një ditë do të plaken, do të harrojnë ngjarjet dhe do të vdesin një ditë.

“Aty ku nuk dëgjohen viktimat, aty nuk ka as shtet ligjor, aty nuk ka përfillje të të drejtave të njeriut” ka thënë Sabedini.

Ai thotë të ketë shfrytëzuar shumë materiale interesante që flasin për tragjeditë e vitit 1999. P oashtu me deklarata të drejtpërdrejta dhe dëshmi rrëqethëse, Sabedini ka synuar ta sensibilizojë edhe njëherë shoqërinë kosovare dhe në veçanti organet hetuese që mos të harrojnë atë që ka ndodhur në Anamorave e Kosovë.

“Çdo vrasje në Kosovë mundë të argumentohet e dëshmohet, por si shoqëri kemi dështuar për të vënë para drejtësisë të gjithë ata serb të dyshuar për krime lufte” ka thënë Sabedini.

Sipas tij, bazuar në të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni dhe të argumentuara nga dëshmitarët e gjallë, familjarë të viktimave, persona aktiv gjatë luftës, del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar e dirigjuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Në libër gjithashtu janë botuar edhe mbi 200 emra të serbëve të dyshuar të cilët në mënyrë të organizuar dhe me paramendim kanë marrë pjesë në vrasjet e qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti.

Viti 2010 me suksese dhe mos suksese!


 Nga Dr. sci.Ilir Muahrremi 


Viti që lamë pas, ishte i pasuruar dhe i pushtuar me mjaftë aktivitete kulturore, duke u nisur nga sfera e teatrit e deri tek aktivitetet sportive që ishin tërheqëse dhe zbavitëse për artdashësit. Do doja të filloja t’i komentoja aktivitete teatrore të cilat më shumë ishin të vërshuara me shfaqje mysafire sesa ato vendore, dhe pikërisht kjo ka zgjuar edhe debat me drejtoreshën e teatrit Kombëtar e cila kritikohej për shkak numrit të vogël të shfaqjeve vendore. Edhe ato shfaqje të vockla vendore që u prezantuan, në vete nuk ngërthenin ndonjë vlerë artistike, por, si duket ,vullneti më shumë ishte të fitohet buxheti se të ndërtohet vlera. Andaj, ky reflektim është vërejtur dukshëm, dhe bindja e madhe për të fituar të holla ka bërë që ana profesionale regjisoriale dhe aktoreske të zbehët, sepse nëse regjisori ndërton një shfaqje për para, ose aktori luan për para, vlera e tij do bie në humnerë . Arti i aktrimit dhe i regjisë kërkon shpirt , sinqeritet, besueshmëri në atë që vepron dhe mendim kolektiv. E për fat të keq kjo ishte e mjegulluar. Shfaqja që mund të thuhet ka shënuar një numër të madh të vizitorëve është ajo: “Më pranë ” e autorit Patrick Marber dhe në regji të Kushtrim Koliqit që ka një temë paksa intime, individuale, në të cilën shumë njerëz valëvitën dhe asnjëherë nuk e shprehin publikisht, thjeshtë egoja fillon ta humb pushtetin nga Idi. Andaj, në plan të parë autori fokuson tradhtinë . Ndërsa, suksesi tjetër është shfaqja 60-minutëshe “Këmisha e gjakut” e regjisorit Bekim Lumi. Ajo nuk ishte një shfaqje e zakonshme dhe pikërisht ky ka qenë premtimi që kishte dhënë regjisori Lumi, kur kishte paralajmëruar shfaqjen. Premiera u dha në Muzeun Etnologjik me qëllim për t’i dhënë jetë dilemës, ankthit e tronditjes shekspiriane që akt kryesor ka gjakmarrjen në kodin zakonor shqiptar. Natën e parë vetëm njëzetë vetë kishin mundur ta shohin shfaqjen të cilët kanë paguar biletën prej një shume 100 euro. Pas shfaqjes ata kanë komentuar në superlativ punën 365 ditësh të regjisorit Lumi. Ndërsa, edhe Galeritë ishin të mbushura me artist të ndryshëm, dhe vlen të veçohet ekspozita e piktorit nga Gjilani Jetullah Haliti – Eti e cila u hap në Muzeun e Kosovës. Haliti është prezantuar me piktura, skulptura, grafika dhe fotografi. E veçanta dhe më e thella e artistit Eti është loja me ngjyra e cila i jep ritëm dhe trajtë formave. Poashtu Galeria e ministrisë së kulturës, kishte mjaftë aktivitete, dhe me superiorja është ekspozita e piktorit nga Durrësi Mehmet Baçit, e cila ka zgjuar kureshtje tek të pranishmit. Në piktura ai trajton më shumë portrete si pozitive, depresive dhe të hareshme. Ndërsa, Galeria e Arteve, kishte mjaftë risi. Ekspozita më tërheqëse ishte ajo kohën e fundit e artistit Adem Rusinovcit, e cila veçohej me një lojë në mes skulpturës, instilacioneve, ndriçimit, dhe përformansës, të gjitha të gërshetuara, puqen mirë më vlerën dhe të shpijnë në kulmin e magjisë artistike. Ndërkaq, edhe humanistja më e madhe botërore, u ringjall përmes punimeve te artistë ve kosovar. Ekspozita, dedikuar ikonës së njerëzimit Anjezë Gonxhe Bojaxhiut me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së humanistes, ka sjellë portrete të shumë artistëve. Edhe vitrina e librit ishte e mbushur me tituj të ndryshëm, po ashtu sfera e muzikës ishte e pasuruar me tinguj të ndryshëm estradesk. Lirisht mund të them që skena artistike ishte e ngulfatur me aktivitete të ndryshme që vetëm disa prej tyre posedonin vlerë artistike. E më e merituara në këtë aspekt është kinemaja kosovare, e cila para publikut shpalosi filmin më të përfolur vitet e fundit: “Gomarët e kufirit” me skenar të Jeton Nezirajt dhe në regji të Jeton Ahmetaj. Filmi u veçua për nga regjia e mirë , sinteza e fotografisë , kuadrot e thithura mirë , fotografia dhe loja e aktorëve. Ngjarja e filmit zhvillohet në vitin 1968 në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë . Në kohën e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Pasi që në zonën kufitare ishte një burim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit të rregullt nga ushtria. Ky film edhe më tej fillon të shënon sukses, duke u prezantuar jashtë kufirit.
Andaj, si për fund, do theksoja se edhe pse buxheti gjithnjë mungon në mbështetje kulturore, artistët tonë me ambicie të lartë punojnë pa pushuar në shumë sfera kulturore. Por, është për çudi dhe për të keq se disa shfaqje as që e meritojnë ta shkelin pragun e Teatrit Kombëtar, ato fatkeqësisht arrijnë ta bindin ministrinë e kulturës, t’i ndaj fonde të majme duke e rrënuar çdo vlerë artistike. Dëshira ime, në vitin 2011 është që të ndahet buxheti për vlerat e duhura, mos t’i pesimizojë krijuesit e sinqertë , duke i mbështetur artistët në thonjëza që unë i identifikojë si dekadent. Të bëhet një ndarje më korrekte, në aspektin buxhetor, për teatrin, filmin, muzikën, librin, sportin etj… Përveç kësaj, një mbështetje të veçantë do kërkoja për menaxhimin dhe marketingun e institucioneve kulturore, sepse përmbledhjen e publikut, vetëm marketingu i shëndoshë arrin ta bënë për vete.


Dr i shkencave të arteve dramatike Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit e përfundoi në Pejë. Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve Dramatike, drejtimi i aktrimit në klasën e profesorit Luan Daka. Prej asaj kohe ka qenë i angazhuar në shumë shfaqje teatrale si: “Sfida e madhe” e autorit prof.dr.Nebi Islami,“Nata e dymbëdhjetë” William Shekspeare“Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre, “Shkolla e grave” e Molierit, etj. Ndërsa, ka magjistruar dramaturgjinë. Drama me të cilën ka magjistruar Ilir Muharremi titullohet “Van Goghu Kosovar” . 
Ka doktoruar më 2010 me temën: “Ekspresionizmi, absurdi,ekzistencializmi dhe cmenduria: katër dramat shqiptare/shfaqjet”në Fakultetin filologjik “Kiril i Metodij” në Shkup. 
Punon si asistent në Fakultetin e edukimit në Prishtinë. 
Dr.sci. Ilir Muharremi ka punuar edhe si gazetar në gazetat ditore: “Koha ditore” dhe “Lajm Ekskluzive”, në rubrikën e kulturës.
Është autor i dy librave me poezi: “Djalli në qytetin tim” 1996“Dera e fundit e çmendurisë” 2003
Ky është libri i tretë i tij.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...