2011-03-05

nga Ilir Kalemaj: Mes Shilës dhe Karibdës së Nacionalizmit: Historia Politike e Bektashizmit

Monografia Bektashizmi në Shqipëri: Histori Politike e Një Lëvizje Fetare, e akademikut Albert Doja, botuar edhe në shqip nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare vitin e kaluar, është një nga studimet më të plota dhe përfaqësuese për një dukuri që është trajtuar pak ndërkombëtarisht dhe thuajse aspak nga studjues shqiptarë nën prizmin shkencor. Kjo vepër në një farë mënyre i jep një përgjigje dhe kritikës të artikuluar shpesh kryesisht në qarqet publicistike se pothuajse gjithcka me vlerë në lëmin e shkencës, sidomos në fushat e shkencave humane dhe shoqërore është shkruar nga të huajt, duke imponuar një farë inferioriteti kallp që nuk i përgjigjet domosdoshmërisht realitetit.

Autori ka botuar disa dhjetra artikuj në revistat studimore ndërkombëtare më në zë në lëmin e antropologjisë dhe sociologjisë, duke u përqëndruar sidomos në studimin e përdorimit politik të identitetit, fesë, gjinisë dhe marrëdhënieve fisnore, etnisë dhe nacionalizmit, antropologjinë e historisë, teoritë antropologjike dhe kulturore, strukturalizmin dhe post-strukturalizmin. Një vend të vecantë ka zënë studimi i përdorimit politik të fesë, duke u përqëndruar sidomos te bektashizmi, një fe kjo jo vetëm qartësisht e identifikuar me shqiptarët, duke qenë se dhe kryegjyshata botërore sot e ka selinë në Tiranë, por edhe për shkak të rolit të vecantë që ka luajtur në lëvizjen kombëtare në fund të shek. XIX dhe fillim shek. XX.

Studjues ndërkombëtarë si Nathalie Clayer, Ger Djuizing etj apo Fredrick Hasluck, i cili ishte dijetar i fund-shekullit XIX - fillim-shekullit XX, njohës dhe mbledhes i mirë të dhënash nga Turqia dhe Ballkani kanë kushtuar gjithashtu një vëmendje të vecantë proceseve të formësimit dhe rikrijimit fetar dhe nacional të shqiptarëve duke patur në qendër të analizës së tyre një lidhje shkakësore mes të dyve dhe janë përqëndruar gjithashtu te bektashizmi si një prej feve që ka luajtur një rol të vecantë në proceset komb-formuese dhe identitare të shqiptarëve. Doja pasi bën një analizë dhe kritikë të pjesës më të madhe të autorëve që e kanë cekur këtë temë, elaboron gjithashtu një kritikë shkencore duke iu referuar qoftë përdorimit të njëtrajtshëm të burimeve nga ana e disa prej autorëve, ashtu edhe një interpretimi më holistik të të dhënave empirike për të arritur në një sintezë më të përgjithshme dhe analizë më koherente jo vetëm të zhvillimit historik të një lëvizje fetare, sic është bektashizmi, por edhe deduksione të gjeneralizuara dhe mundësisht të aplikueshme në studime të tilla të ngjashme.

Doja vë theksin te ndryshimet, si strukturore, ashtu dhe organizative që kanë ndodhur me lëvizjen fetare të bektashinjve, të cilët kanë karakteristika të përbashkëta me atë që sociologu i shquar Max Veber i quan “grupe karizmatike” dhe që ndjekin një “vijë fetare jozyrtare” duke i përkitur familjes së mistikëve dhe sufizmit. Tej të parit e këtij grupimi si një homogjen dhe i pandryshueshëm, autori studion variacionin në variablin e varur (nëse përdorim terminologjinë standarte të shkencave sociale) dhe argumenton bindshë m si meritat, ashtu edhe dobësitë e kësaj lëvizje fetare që sot është në pozitë ambigue, ndërmjet statusit si një prej katër feve zyrtare të njohura nga shteti shqiptar dhe lidhjes që shumë prej teologëve të saj i bëjnë me myslymanizmin Sunit.

Ndër meritat kryesore të bektashizmit që i janë veshur bektashizmit nga studjues të ndryshëm, janë natyra e tij liberale, sinkretike, rebele ndaj autoritetit qëndror të Perandorisë Osmane, njëherazi kozmopolite dhe nacionaliste, duke përligjur shpresat e një pjese të mirë të elitës përparimtare dhe duke shërbyer si burim legjitimiteti që ngrihet kundër rregjimit në fuqi. Një “fe e vegjëlisë” sikundër e quan vetë autori.

Një aspekt i vecantë i punimit të Dojës është edhe tejkalimi që i bën thjesht parashtrimit të fakteve historike apo riteve të tyre simbolike në mënyrë deskriptive dhe fokusimi “tek analiza e dinamikës politike dhe sociologjike të lindjes dhe rilindjes së tyre” (fq. 13). Doja i jep kredon e të qënurit një “lloj teologjie clirimtare, si një lëvizje dhe partner gjysëm politik në harmoni me lëvizjet kombëtare, si dhe si një bazë të fuqishme ideologjike për përforcimin e autoritetit politik” (f. 16). Nga ana tjetër, cilësimi që ai i bën bektashizmit si “shprehja më e kulluar e fetarisë së shqiptarëve dhe ruajtja e traditave shqiptare në atë masë, sa të merrej për të vetmen fe me të vërtetë kombëtare” dhe roli i patjetërsueshëm “në zgjimin kombëtar të Shqipërisë në gjysmën e dytë të shek. XIX, duket se përqaset me qëndrimin e studjueses frënge N. Clayer e cila te vepra e saj Feja dhe Kombi mes Shqiptarëve, vë theks të vecantë te lidhja shkakësore mes kësaj lëvizje fetare dhe zhvillimit të nacionalizmit shqiptar.

Autori e kritikon Clayer për një njohje të sipërpërfaqshme të realitetit historik, ashtu sikundër edhe autorin tjetër Ger Djuizings për përdorim selektiv të burimeve dhe krijimin e lidhjeve të shkurtra mes faktesh që mund të mos kenë asnjë lloj korrelacioni, duke iu referuar “karakterit afetar të nacionalizmit shqiptar” (f. 68) që ai e zhvillon si tezë tjetërkund. Mendoj se ndryshimi themeltar me Clayer-in mund të jetë fakti se ndërsa autorja vë theksin te bektashizmi si shkaku dhe nacionalizmi romantik ndër shqiptarët si pasoja. Doja e kthen përmbys këtë ekuacion duke u ndërruar vendet dhe duke folur më tepër për “etnicizimin e fesë” sesa fetarizmin e lëvizjes kombëtare. Por edhe po të pranohet impakti i bektashizmit në frymëzimin e lëvizjes kombëtare, ky ka qenë vetëm i pjesshëm dhe kurrsesi faktori kyc sikundër lë të nënkuptohet Clayer.

Po ashtu, kritika që i bën Djuizings, kur ky i fundit bën një lidhje të drejtëpërdrejtë të efektit që ka patur “Qerbelaja” e Naim Frashërit si një impakt direkt në formësimin e miteve të shekullit të XIX-të me mitin e Car Llazarit në Serbinë fqinje, duke iu referuar qoftë ndryshueshmërisë substanciale të tyre, qoftë shkallës së përhapjes në popullatë, është mjaft e qëlluar dhe dekonstrukton në mënyrë bindëse analogjinë e autorit hollandez. Ndërsa miti serb ishte një mit i institucionalizuar, poezitë epike të N. Frashërit, si “Qerbelaja” apo “Histori e Skënderbeut” as që mund të vihen në të njëjtin kandar, madje as me poemën epike të Njegoshit, princit malazez e cila u kthye në himnin nacionalist të serbëve të shekullit të XIX dhe XX-të. Sikundër shprehet vetë Doja në f. 75, “të krahasosh ideologjinë kombëtare të Naim Frashërit me nacionalizmin serb, është një lloj si të krahasosh romantizmin e Herderit me nacional-socializmin e Hitlerit!” Doja e përmbledh argumentimin e tij, duke konkluduar se “duket e arsyeshme të mendohet se bektashizmi i ri shqiptar mund të jetë krijesë e lëvizjes kombëtare shqiptare, vencarisht pas përpunimit të ndjeshëm të doktrinave të tij heretike të kryera nga Naim Frashë ri” (f. 84).

Gjithashtu Doja merr në konsideratë mbështetjen e fuqishme që ky sekt mori asokohe nga Ali Pashë Tepelena, duke argumentuar se në fakt qëllimet dhe objektivat e Aliut që donte të shkëputej dhe të fitonte autonomi përherë e më shumë nga qendra në Stamboll dhe disidenca e tij, përkonin fare mirë me bektashizmin si një rrymë fetare nacionaliste, liberale dhe disidente ndaj autoritetit qëndror islam. Pra më tepër se instrumentalizim i bektashizmit nga Ali Pasha apo ky i fundit i vënë në shërbim të rigjallërimit të kësaj lëvizjeje fetare, Doja e sheh si një ndihmesë të dyfishtë që këto dy qendra pushteti autonome i dhanë njëra-tjetrës në funksion të mbijetesës përballë pushtetit qëndror dhe kësisoj ndikuan së bashku në zhvillimin e frymës kombëtare dhe kërkesave për mëvetësi.

Gjithashtu monografia ka vlera përsa i përket vështrimit si diakronik, ashtu edhe sinkronik të zhvillimit të bektashizmit, duke u ndalur në zhvillimet paskomuniste ku njëherazi shihet si disidenca e kundërshtimit të autoritetit të Tiranës nga ana e bektashinjve të diasporës (f.105), ashtu edhe influencat radikale pro-iraniane përkundër influencave të traditës vendore. Kjo e fundit të sjell ndërmend të njëjtën situatë në komunitetin islamik, ku përballë përkrahësve të rrymës së Hanafit të moderuar të bazuar në vlerat e trashëguara dhe që i jep islamit shqiptar një karakteristikë të vecantë si europianë, kemi rryma më radikale si wahabi, importuar nga klerikët e rinj shqiptarë të shkolluar në disa nga vendet arabe.

Doja e përmbyll punimin e vet shkencor duke risjellë në vëmendje të lexuesit se cdo sekt fetar, pra një lëvizje shoqërore apo fetare në disidencë me pushtetin qëndror apo fenë zyrtare, pajtohet në fund me këtë të fundit, duke bërë një përgjithësim teorik që vlen të testohet empirikisht edhe në raste të ngjashme. Sikundër ka argumentuar më në detaj në një punim pararendës, autori beson se lëvizjet e reja fetare të lindura si pasojë e krizave shoqërore, kulturore apo kombëtare, duhen parë ose “si përligje e lëvizjeve fetare, ose si një ideologji që përligj sundimin” (p.110). Në rastin e bektashizmit shqiptar, autori ka demonstruar qartë se kemi të bëjmë me të dyja rastet, në kohë të ndryshme.

Leximi im është se Doja tenton të cmitizojë rolin e patjetërsueshëm në zgjimin kombëtar të shqiptarëve që studjues të tjerë apo bektashinjte vete i kanë mveshur bektashizmit dhe përqëndrohet te pergjithësimi i rëndesishëm teorik se bektashizmi, ashtu sikundër cdolloj lëvizjeje tjetër fetare që ka filluar si heretike, protestuese etj, me kohë është përshtatur dhe kthyer ne fe konservatore. Jo vetëm kaq por më e rëndësishmja dhe si në raste analoge u është bashkangjitur kauzave të caktuara ideologjike-politike që i shërbejnë si burim legjitimiteti për të rritur numrin e pasuesve të vet dhe/ose u ka sherbyer si burim legjitimiteti kauzave të ngjashme. Këtu ka vend për kritikë pasi kemi të bëjmë me një tautologji që në fakt nuk është se thotë ndonjë gjë të re nga pikëpamja teorike, përvecse inkuadron apo pozicionon bektashizmin në tablon e përgjithshme të lëvizjeve heretike që në përpjekje për të rritur numrin e pasuesve adoptojnë qëndrime tradicionaliste dhe kombëtariste, ndërsa empirikisht merret pak me studimin e impaktit që kishte kjo fe sinkretike në unifikimin kombëtar të shqiptarëve, theks ky i vënë me apo pa të drejtë nga studjues të ndryshëm. Parë nga ky këndvështrim, libri i Dojës komplimenton studimet e tjera në këtë fushë dhe është një prurje interesante për nxitjen e një debati ndër-disiplinar mbi përdorimin politik të fesë, shdërrimet identitare, lidhjes mes etnisë, fesë dhe nacionalizmit etj.

Sejdi BERISHA :VEPËR QË PROVOKON PËR STUDIME HISTORIOGRAFIKE






(Tahir Bezhani: “Urtësi nga Reka e Keqe”, botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë-2011)


Vlerat shpirtërore dhe kulturore si dhe thesari popullor, janë bazamenti më thelbësor dhe më i saktë që reflektojnë dhe pasqyrojnë mençurinë, filozofinë, urtinë, bujarinë dhe virtytet më humane të një populli mbase edhe të një kombi. Pikërisht për këtë arsye, urtësitë, meseletë, fjalët e urta dhe mendimet të cilat kanë dalë nga goja e popullit, e që ato kryesisht janë kultivuar, zhvilluar por edhe janë debatuar e shoshitur mirë e mirë nëpër oda, edhe sot e kësaj dite janë dhe konsiderohen si pasuria jo vetëm me vlerë, por edhe si mendime të thella që begatojnë opusin e shprehjes dhe të vlerave të cilat i kanë elementet e arsimimit të lartë, pedagogjik dhe të fleksibilitetit logjik të të shprehurit të mendimeve për të gjitha gjërat që e bëjnë komplet jetën dhe njeriun.

Thesar i lidhur ngushtë me periudhat historike por edhe me pozitën shoqërore dhe sociale të njeriut

Në këtë fushë, deri me tash, është një numër i konsiderueshëm krijuesish, të cilët i kanë përjetësuar këto vlera të pa tjetërsuara, qoftë në formë të grumbullimit dhe të vjeljes së folklorit burimor popullor, qoftë në formë të anekdotave, të meseleve dhe të fjalëve të urta.

Mirëpo, megjithatë, deri me tash nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate edhe aq sa duhet në vjeljen dhe studimin e të mirave të filozofisë së popullit, por edhe as nuk janë prezantuar ndonjëherë në mënyrë të përmbledhur dhe unike me qëllim të shprushjes dhe të studimit gjithëpërfshirës të kësaj fushe shumë interesante, e cila është e lidhur ngushtë me periudhat historike, por edhe me pozitën shoqërore dhe sociale të popullit dhe të vet njeriut.

Për këtë arsye, gjithnjë dhe përherë, çdo shkrim apo vepër që shkruhet për zbardhjen e kësaj forme të arsimimit dhe njeriut tonë në kohërat e kaluara, e ka peshën, vlerën dhe historinë e vet.

Tek shumë autorë hasim përpjekjet dhe synimet por edhe vepra të mirëfillta për t’i hedhur dritë e studim urtisë së popullit. Por, përkundër përpjekjeve dhe rezultateve të konsiderueshme, këta krijues dhe punëtorë të devotshëm të thesarit burimor, kur i kanë vjelë fjalët e urta, anekdotat, mendimet e arta dhe meseletë, shpeshherë, pa ndonjë të keqe, ato, ndonjëherë edhe i kanë “përzierë” dhe i kanë “adoptuar” vetëm si të një rajoni, vetëm si të një krahine apo vendbanimi.

Këtë radhë, duke qenë i kujdesshëm që një punë e tillë të jetë sa më autoktone dhe sa më e pastër e një rrethi dhe e një krahine, autori i librit “Urtësi nga Reka e Keqe”, Tahir Bezhani, ka bërë përpjekje që të shkoqis vetëm ato urtësi, anekdota e thesar popullor, i cili është zhvilluar dhe kultivuar në pjesën e Malësisë së Gjakovës dhe të Rekes së Keqe, kuptohet, si pjesë e pandarë e thesarit popullor të kombit shqiptar.

Autori i kësaj vepre, që i ka mbledhur dhe i ka përjetësuar afro njëqind ndodhi, mesele dhe fjalë të urta, e që me plotë të drejtë i ka trajtuar e konsideruar si urtësi nga rajoni i Rekës së Keqe dhe më gjerë, ka bërë një punë të mirë dhe të qëlluar.

Gjatë rrëfimeve të ngjarjeve dhe të ndodhive, ai, në të shumtën e rasteve i cekë edhe emrat e personave dhe të burrave të odave, të atyre pleqnarëve, që njëkohësisht kanë qenë edhe aktorë, por edhe “referues” të mendimeve të tilla. Këto “rrotulla” që kanë qenë një udhërrëfyes i mirë për thellimin e ndjenjës njerëzore, civilizuese dhe intelektuale, autori përpiqet t’i lartësojë por edhe t’ua japë peshën e shprehjes së begatisë njerëzore, të sinqeritetit dhe t’ua japë peshën e shprehjeve të aftësive ligjëruese të filozofisë që ka buruar nga vetë populli i kësaj treve.

Tahir Bezhani, krahas vjeljes apo mbledhjes së këtij materiali, ka bërë përpjekje që lexuesit dhe opinionit t’ia transmetojë edhe mesazhin e saktë, të cilin e bartin dhe e transmetojnë shprehjet e tilla të mendimit. Po ashtu, përmes trajtimit të temave të larmishme të urtive popullore, ai gjithnjë vë në spikamë edhe rolin dhe rëndësinë e odave të burrave, në të cilat janë trajtuar, shprehur e shoshitur begatitë e tilla të mendimit të njeriut tonë, respektivisht, të pleqnarëve, përmes të cilëve janë zgjidhur edhe shumë probleme, ngatërresa por edhe shumë mosmarrëveshje e pajtime gjaqesh.



Pesha e fjalës dhe oda e burrave si pasqyrë e ndërgjegjes, e sinqeritetit dhe e çiltërsisë shpirtërore



Kështu, në këtë rast, odën, autori e prezanton si një tempull diturie, si një “mini universitet”, ku njeriu ynë është ngjeshur e begatuar me njohuri e dituri të mirëfillta, të cilat, bazë e kanë pasur fjalën e sinqertë, ndërgjegjen dhe çiltërsinë shpirtërore, që, së bashku, janë inkorporuar me përpjekjet e popullit për mirëqenien dhe paqen brenda përbrenda komunitetit, krahinës mbase edhe brenda tërë kombit. Andaj, urtësitë e tilla dhe odat e burrave, edhe në këtë vepër prezantojnë mëtimin për peshën dhe rolin shumëdimensional e njerëzor të vlerave të të menduarit racional dhe të urtë, që më pastaj, më vonë, gjërat e tilla janë zëvendësuar me arsimimin e mirëfilltë gjatë shkollimit fillor, të mesëm dhe superior.

Por, edhe përkundër kësaj, edhe sot e kësaj dite, urtia e popullit, oda dhe mendimet e pleqnarëve janë dhe kanë ngelur themel dhe si thesar i pazëvendësueshëm, që zënë vend në vlerat e përgjithshme kulturore dhe historike.

Po ashtu, në këtë vepër të Tahir Bezhanit, me sukses reflektohet edhe aspekti i njohurive rajonale dhe gjeografike të Malësisë së Gjakovës, të Rekës së Keqe dhe të Dushkajës. Andaj, përmes këtij libri, në mënyrë indirekte afirmohen edhe vlerat historike të kësaj pjese të atdheut, e cila shquhet me rezistencën, me betejat dhe me unitetin për liri nga okupatori. Shquhet për pavarësinë e mendimit të lirë, për mbijetesën, por edhe për zhvillimin e vlerave shpirtërore, që këtu, edhe sot e kësaj dite, me fanatizëm ruhen dhe kultivohen, si gjërat më të shenjta të popullit, të kreshtave, të fushave dhe të maleve të kësaj ane, me të cilat jeton dhe mburret secili individ,... krenohet i tërë kombi.

Edhe tjetra. Kujtoj se libri i Tahir Bezhanit “Urtësi nga Reka e Keqe”, është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, dhe se autori, pikërisht ka bërë përpjekje ta ruajë fuqinë dhe autoktoninë e të folurit dhe të të shprehurit, gjë kjo e cila, jo vetëm se e ruan fuqinë e origjinalitetit të gjuhës se si janë treguar dhe janë shpjeguar thesaret e tillë, por e bëjnë më të fuqishëm mesazhin dhe dashurinë për të folurit burimor të asaj kohe. Pra, ashtu siç janë shpërndarë në opinion, ashtu siç janë “ligjëruar” në oda burrash në Rekë të Keqe, në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë.

Pikërisht këtu, ndoshta edhe qëndron pesha e vlera më e madhe e këtij libri, edhe pse, ndonjëherë autori me qëllim “harron” dhe e përdorë edhe gjuhën e pastër letrare. Mirëpo, kjo, ngjarje për ngjarje, vetëm sa e kompleton dhe e bën më të mirëfilltë dhe më të fuqishëm mendimin dhe rrëfimin filozofik të urtisë së popullit.

Libri “Urtësi nga Reka e Keqe”, kujtoj se e ka vlerën e vet në fushën e krijimtarisë letrare, por edhe në lëmin e historiografisë. Bile, i njëjti mund të shërbejë si provokim për të bërë shkrime dhe vepra gjithnjë e më me peshë për ruajtjen dhe zbardhjen edhe më të madhe të thesarit popullor dhe të historisë përgjithësisht të këtyre viseve shqiptare.

Këtu pra, sigurisht se qëndron synimi edhe i autorit, për çfarë edhe lexuesit ia ka dhuruar këtë vepër.

GRAZHDI I ËNDRRAVE TË MIA


Nga Jorgo Telo




Gati njëzet vite prej jush i larguar
O nxënës, o shkolla, ç’më zhuriti malli!
Dhe në vendin tim ndihem i mërguar;
Ndaj nxënës, kolegë në ëndrra më dalin…

Vijn’, ikin 7 Marse, stepur te ekrani
Jo më si njëherë, por si pensionist.
Përhumb në vegime, me syt’ nga tavani
I vdekur përndjehem, s’na ka kush në listë.

Dikur çdo 7 Mars merrte hov nderimi
Koleg’ pensionistë mbanin derën hapur.
Si limonë të shtrydhur na kaplon trishtimi
Shishe e sosur vere… tashmë të tejflakur…

Më zbresin ndër ëndrra shkolla edhe nxënës,
Më sjellin rininë dhe çaste lumturimi…
Sikur ligjëroj ëndshëm me ta prej të hënës
Përgjat gjithë javës përshfaqej përkushtimi….

Nxënës e kolegë, ju të shtrenjta shkolla,
Më mungoni shumë, mungon gjallëria.
Mungon kënga, vallja; për to më zë kolla;
U sodis si grazhd… i ëndrrave të mia…!

Me ëndrra ushqehem, kështu erdhi koha.
Me to “kapardisem”, mbaj veten me dritë.
Po uroj kolegët, nxënësit në shkolla:
Gëzuar 7 marsin! Rrofshin dituritë!

I bashkon ideologjia

Edvini ku “nxënës” besnik i Rexhep Qoses


Nga Kostaq Xoxa




I bashkon ideologjia


Në mënyrë sintetike Bekim Rexhepi ka bërë një analizë të thukët për afinitetet Rama-Qosja. Ky shkrim i ngjeshur dhe analitik është botuar në “55”-n e 25 shkurtit të tanishëm. Janë dhënë 7 argumente për ta portretizuar R. Qosen si një „llokmë pranë flokut rozë“ (shqiptar) dhe si një izalocionist, siç është profilizuar E. Rama në arenën ndërkombëtare dhe në mendimin shqiptar të përkorë. Në këtë të fundit përjashtohen njerëzit e ngërthyer nga nostalgjia enveriste dhe nga mëkatarët e regjimit totalitar të shkuar, të rreshtuar në falangat militante fanatike populiste zhurmëmëdhà, që përbëjnë një pjesëz të popullit tonë. Kjo thërrmijë kërkon pushtet të pamerituar. Dhe i ka marrë frymën qytetarëve të vet në të gjitha „zgjedhjet-fasadë“ të një tetëvjeçari të mallkuar, ndërsa është kontestuese rebele e zgjedhjeve relativisht më të mira se të gjitha paraardhëset (2009), me lista si të B. Finos, me „dokumente“ identifikimi të shumëfishuara të njësive bashkiake, me KQZ në raportin 5:2 gjer në 6:1 në favor të PS-së, me Kod Zgjedhor alla-PS, ku policia dhe militantët mund të hynin në selinë zgjedhore dhe të bënin ligjin, e me motive të tjera antizgjidhore që s’po i rreshtojmë, për të mos e bërë listën tren vagonash, sipas një shprehjeje të goditur të analistit B. Rexhepi. Tani, të vetëpërkëdhelurit E. Rama nuk i mjafton raporti 4:3 por kërkon të jetë edhe zgjedhësi i katërshes, siç konteston zotin Ristani! (Ç’oreks të panginjurish!).

Tani, për lexuesin që nuk ka rastisur që ta lexojë këtë shkrim tepër tërheqës, le të rreshtojmë të shtatë argumentet e autorit, në mënyrë sintetike, natyrisht: 1.Nuk e duron dot S. Berishën, ndërsa është i dashururar pas antishqiptarit Raif Dizdareviç. 2.I pamoralshëm politikisht, përderisa pajtohet me idenë për shkëmbim territoresh të Kosovës veriore me Serbinë. Ku e ka ndeshur këtë “teori” antikosovare në BE apo në demokracinë atlantike? 3.Ka alergji për krijuesit shqiptarë të Kosovës, si I. Rugovën, A. Podrimjen, H. Aganin, F. Aganin e të tjerë. Por nënçmon e përbuz édhe Andon Zako Çajupin, në vendin amë. 4. Partia që ai formoi në Kosovë, mbushur me elementë të shumtë komunistë. Të gjithë së bashku u bënë disfatistë. Si pasojë partia e tij u shkërmoq, si kripa në ujë. I mbeti vetëm mbështetja e PS-së së E. Ramës, si edhe vlerësimi i enveristëve tanë. 5. Akuzon Europën për mbështetjen që i jep Berishës. Njëherësh vlerëson E. Ramën, “që di të shkruajë” (pornot për heqjen e brekëve të Inës së mitur, apo inkoherencat sharlataneske të “Refleksioneve”, që i nxori vetë nga qarkullimi, librarí më librarí, për mendimet e tij kontradiktore dhe aventureske). 6. Gjendjen në Shqipëri, të sajuar nga E, Rama, për të uzurpuar pushtetin si kryetar abuziv i PS-së, e quan “krizë politike”. Në të vërtetë gjendja politike te ne nuk është veçse një “ngërç”. Këtu na duhet të sqarojmë diçka. Autori ka ditur të bëjë dallimin e dy termave. Shpesh ne i quajmë, gabimisht, si sinonime ngërçin me krizën politike. Ngërçi është përkthimi i fjalës impasse (Empàs. Fr: ruelle sans issue = rrugicë qorre).

Si të gjitha pikat e shkrimit të tij, autori edhe këtë çështje, e ka zbërthyer me komentin e vet të shkurtër, por të kthjellët. Gjejmë rastin që të bëjmë një ndërhyrje në këtë pikë të B. Rexhepit. Do të thoshim se ngërçi që e çoi në qorrsokak politikën tonë, ndonëse u kontestua nga LMN-ja brenda radhëve, pas shpartallimit të kësaj lëvizjeje i dha dorë të lirë Edvinit që të bënte atë katrahurën kundër parlamentit dhe atë bllokimin e rrugëve me punime që nisin për reklamë dhe s’dihet kur përfundojnë. Por bllokimet e rrugëve bëhen edhe nga të premtet e famshme, si dikur të shtunat komuniste. Bjerrje energjish dhe provokime, se mos bëhet deti kos. Të kujtojnë atë të marrosurin që hodhi gurin në lumë (ka edhe gur xhevahiri!) dhe mblidhen 100 të mençëm dhe s’e nxjerrin dot. Kjo është politika antikombëtare e Edit. 7. “Edi Rama e do izolimin”. Këtij (si edhe Qoses) autori i drejtohet, tanimë, drejtpërdrejt, me sarkazëm, madjé: “Prej kohësh je shndërruar në llokmë pranë flokut rozë. Ndihmoji opozitën dhe socialistët, ata që po dhunojnë demokracinë, ata që po zvarritin procesin e një shteti që doli nga një izolim i gjatë. E, mbase, ndihma juaj, akademik Qosja, sikur e do këtë izolim; duke sharë Europën se s’di të ndihmojë Shqipërinë! Edi Rama e do rikthimin e diktaturës, ku mediet do të jenë vetë të Edi Ramës dhe të llokmave akademike në flokun rozë...”

Me lejen e autorit, mund të shtoj edhe një të tetë: Marrëdhëniet e R. Qoses, me ish-të përndjekurit politikë. Me këta, duke treguar një shpirt vasaliteti meskin ndaj ustallarëve të kuq mëkatarë, akademiku i djallëzive të pashpirt, u soll në mënyrë të ulët (më saktësisht të poshtër). Mori përsipër të bëjë Pajtim Kombëtar. Të vuajturit nga regjimi i terrorit politik të luftës së klasave, u caktuan në bisht të tavolinës. Ish-persekutorëve iu rezervua kreu i tryezës! Ish-të përndjekurit nuk u fyen më tepër ngase u trajtuan qysh në fillim në këtë mënyrë, por nga diçka tjetër, makabre: Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan që të hynin në temë sipas një kërkese fillestare të ish-të përndjekurve: Të kërkohej ndjesë që u trajtuan në mënyrë mizore nga diktatura e tiranit Enver Hoxha. Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan të kryenin një rit të thjeshtë humanizmi, që mund ta bënin lehtësisht, se hipokrizinë e kishin në gjak. Por ata kishin prapamendimet e tyre. Do të vazhdonin, në të ardhmen, rrugën e Enverit në bëmat e tyre ndaj popullit të thjeshtë. Koha e përligji një prapamendim të tillë.

Kuptohet se Pajtimi Kombëtar i Rexhep Qoses dështoi me turp. Doktor Berisha doemos që nuk mbajti anën e Rexhepit. Kjo shkaktoi atë mllef të pashuar të Qoses që mbeti i pavotuar në Kosovë, për të cilën flitet që në pikën e parë të këtij shkrimi mbresëlënës

„LIBRA DHE MBRESA“





Përshëndetje Flori,

Shih shënimin tim për këtë libër te Shefqet Dibrani; „LIBRA DHE MBRESA“, St. Gallen 2005,  faqe 636 – 637, ku është prezantuar libri NDUE GJON MARKU: MIRDITA DERA E GJOMARKUT – KANUNI (Përgatitjen për botim dhe shënimin biografik e bëri:  Idriz Lamaj). New York 2002, libri i ka 86 faqe.

Ballinën e librit po pate mundësi prezantoje te shënimi yt.

Të fala

Shefqet  Dibrani


“Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni”

Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisë

së Derës të Kapidanit

REFLEKSIONE ,THJESHTËLIGJERIM,DIALOG SUGJESTIV DHE ESTETIK ME RECEPTUESIN...



Në përvjetorin e lindjes së tri figurave kombëtare Adem  Demaçi- Ismail Kadare- Rexhep Qosja ndodh një shkreptimë e befasishme: polemika Ismail Kadare- Rexhep Qosja. 

Për shkrimtarin Ismail  Kadarenë bëhet bujë e rrëmujë, ndërsa dy të tjerët heshten nga politika kulturore. 


Pas ballafaqimit të jashtëm, tani duhet të marrim drejtpeshimin: kush jemi e ku jemi. Kemi nevojë edhe për gara olimpike, sidomos të kokave. Mirëpo, edhe garat kanë rregulla, kanë një masë fisnikërie.



Mirë që u hap çështja e identitetit kombëtar. Na presin shumë sfida në ballafaqim me mijëvjeçarin e ri. Ndodhemi në epokën e globalizmit....






Nga Abdyl Kadolli,prof.


1

Monument kulturor i albanologjisë

Në fund të dhjetorit 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës ka botuar kompletin e veprave letrare e shkencore të akademik Rexhep Qoses, që është kurorë e veprimtarisë së tij krijuese gjysmëshekullore.

1a
Akademik prof.dr.Rexhep Qosja

Krijimtaria letrare e shkencore e akademik Rexhep Qoses kap një spektër fushash e formash të diturisë albanologjike, që nga eseja, kritika, tregimi e drama deri te sintezat historiko-letrare, historike e tipologjike dhe strukturat moderne e postmoderne romanore.
Untitled
Krijimtarinë e Qoses e integron stili origjinal dramatik, erudicioni intelektual dhe imagjinata krijuese artistike e shkencore.
1. Veprat historiko-letrare: “Vazhdimësi”,” Panteoni i rralluar”, “ Asdreni – jeta dhe vepra”, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”, “Anatomia e kulturës”, “Nocione të reja albanologjike”, “Historia e letërsisë shqipe - Romantizmi 1”, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2”, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3”, “Porosia e madhe”, “Tri mënyra të shkrimit shqip” dhe “Semantika e ndryshimeve historiko-letrare”.
2. Veprat letrare: “Antologjia e lirikës shqipe”, tregimi satirik “I ringjalluri i penduar”, dramat “Mite të zhveshura” dhe romanet “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “ Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë”, “Bijtë e askujt 1” dhe “Bijtë e askujt 2”.
3. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: “Çështja shqiptare – historia dhe politika”, “Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Paqja e përgjakshme”, “Tronditja e shekullit 1”, “Tronditja e shekullit 2” dhe “Rilindja e dytë”.
Qosja
4. Veprat publicistike: “Populli i ndaluar”, “Strategjia e bashkimit shqiptar”, “Ligjërime paravajtëse”, “Fjalor demokratik”, “Demokracia e shpërdorur” dhe “Intelektualët, etika dhe politika”.

5. Veprat polemizuese: “Morfologjia e një fushate”, “Ideologjia e shpërbërjes”, “Realiteti i shpërfillur” dhe “Të vërtetat e vonuara” .

Në krijimtarinë e Qoses shquhet vetëdija kritike jokonformiste ndaj tradicionalizmit, dogmatizmit dhe pushtetit autoritar.


1

Liria, e drejta dhe vërteta janë parime të vetëdijes së tij filozofike e etike.

Në shkrimet e tij ai ka theksuar: “E vërteta është mënyra e dashurisë sime për popullin tim dhe për kulturën e tij.”
Kompleti i veprave të akademik Rexhep Qoses është një monument i rëndësishëm kulturor i albanologjisë.

Akademik Rexhep Qosja konsiderohet sot një klasik modern i kulturës shqiptare. Veprat e tij shkencore e letrare kanë hapur përmasa të reja të emancipimit dhe modernizimit të vetëdijes historike, artistike e kritike shqiptare.

Krijimtaria letrare e shkencore e akademik Rexhep Qoses e ka begatuar kulturën shqiptare me vlera, vizione, ndjeshmëri, forma artistike e metodologjike të vetëdijes moderne.

Vepra letrare e shkencore të Qoses janë përkthyer në disa gjuhë botërore.
“Botimi i kompletit të akademik Rexhep Qosjes është ngjarje e shënuar kulturore e përmasës gjithëkombëtare. Kultura jonë – e përfaqësuar në këtë vepër unike, edhe si studim shkencor, edhe si shprehje e veçantë e saj – pasurohet me punën gjysmëshekullore diturore e krijuese të njërës ndër figurat më emblematike të botës bashkëkohore shqiptare. Është shenjë e identitetit tonë kulturor vepra e historianit të letërsisë, e kritikut letrar, e romancierit, e tregimtarit, e dramaturgut, e autorit të historisë sonë kombëtare, e eseistit, e publicistit, e polemistit, e dëshmitarit, e akademikut Rexhep Qosja”.- theksohet në parathënien e kompletit, shkruar nga drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof.dr.Hysen Matoshi.



Prishtinë, më 3 mars 2011


*****


2

Nje dashuri dhe shtate faje




Romani Nje dashuri dhe shtate faje i Rexhep Qoses eshte nje roman modern enciklopedik.Ky eshte nje roman me strukture te hapur, qe shpreh nje reflektim e ndjeshmeri te re te vetedijes kritike intelektuale.

Mistifikimi letrar i romanit eshte nje fiksion artistik me forma te ndryshme letrare.Romani ka nje strukture te nderlikuar artistike e estetike, ku jane sinkretizuar elemente te shumta te fantastikes, semantikes e simbolikes.

Elemente postmoderne te romanit jane fantastika shkencore me kombinime te ndryshme artistike e estetike.
Strukturimi ciklik eshte nje teknike e romanit modern, ku tregimet kornize a te personazheve formojne strukturen artistike, ndersa elementet e ndryshme lidhen me funksione semantike e estetike.Interludet ne roman jane ureza, çeles, moto a kredo krijuese mes kapitujve te romanit.Tipologjia e romanit eshte nje gershetim i romanit eseistik te ideve dhe i romanit modern te rrjedhes se vetedijes.

Teme e romanit eshte drama intelektuale ne rrethin totalitar, me lajtmotivin e disidences intelektuale.Njesia e kohes dhe e hapesiresne roman eshte nje vit ne Vajzan.

Viti historik 1981, si kohe objektive e shqiptimit te vetedijes kombetare dhe kohe subjektive e etheve dhe e kameleoneve.Vajzani nje teater me skena te çuditshme te fenomeneve natyrore e njerezore, qytet i shume syve te keqij, me pleqnarin Miri Meka, Azen e dalldisur dhe Talin e krisur qe, megjithate, shqipton te verteten.

Rrefimet ne roman zhvillohet nga pikeveshtrime te ndryshme te personazheve: nga perspektiva e vetes se trete, si deftim i tregimtarit te fshehur dhe nga perspektiva e vetes se pare, si veterrefim dhe introspekive e vetedijes, refleksioneve e abstraksioneve te personazheve.

Rrefimet nga retrospektiva duken ne interlude dhe ne ato me motive te retardimit, si reflektim i drames se vetedijes.
Rrefimi ne roman zhvillohet nepermjet pershkrimit te hollesishem, shprehjes metaforike e simbolik, dialogut dramatik e eseistik, monologut meditativ dhe monologut te brendshem asociativ e sugjestiv, si drame e vetedijes dhe shpalosje e fshehtesive subjektive.

Personazhet artistike

Romancieri eshte udhehequr nga parimi krijues i shkrimtarit Hulio Kortasari: te mos e paraqese personazhin ne situate, por situaten ta praqese ne personazhin. Dhe, ne kete menyre personazhi te behet person.

Keshtu, situatat perthyhen ne personazhe, si perjetime emocional e refleksive.

Ne roman shquhen personazhet karaktere te intelektualit disident. Dituria dhe disidenca behen shkak i tragjizmit te tyre.

Personazhet e intelektualit poltron jane tipa me veçori te perbashketa. Personazhet karakterizohen ne roman me portretizimin fizik, moral e psikologjik dhe jeteshkrimin e tyre.

Romani nis me rrefimin si ne legjende, te perjetuar ne imagjinaten femijerore, per arketipin Kurhan Kumani, nje mister me vizione apokaliptike per lufterat, semundjet, vershimet, termetet, urine e etjen. Edhe vdekja e tij mbetet mister.

Intelektuali Çerem Çaparieshte protagonist i romanit, autor i doreshkrimit dhe i dy prozave alegorike. Ai shquhet si mjek i njohur, me reflektime intelektuale per historine e letersine,

Drama e tij intelektuale eshte perndjekje e shpirtit ne rrethin totalitar.

Ai nuk pranon zhberjen e identitetit kombetar dhe te dinjitetit intelektual. Detyrohet te arratiset vetem kur mbetet i vetmuar dhe kur akuzohet per nje dashuri dhe shtate faje. Dashuria eshte intime dhe per lirine, ndersa shtate fajet jane mekate e krime per pushtuesin.

Vdes nga gjakrrjedhja ne qytetin Y te Amerikes.

Hana Ujemiri, profesoreshe e frengjishtes, shkrimtare e nje drame dhe e tregimit Hirmadhja. Hanainteligjente e me bukuri mahnitese: topolake eme buzeqeshje diellore. Dashuria - mister i shpirtit: loje mes fytyres se saj dhe yjeve te qiellit.
Hana kuqezi, veprimtare e lirise. Hana si shenjtore ne morg, e vrare ne demonstrata.

Man Kurti, profesor i zoologjise, eshte personifikim i intelektit te fshire.

Diturite e tij per te gjitha llojet e shtazeve e bimeve, mitet e historine ishin enciklopedike. Mani fliste hapur dhe bente perqasje te çuditshme simbolike te qenieve e dukurive.

Mani goditet nga diçka misterioze ne shul te qafes, ne arken e kujteses.

Harresa ndodh si ne shkretetire: se pari e historise kombetare, ne fund edhe e emrave te miqve e te familjes.

Profesori Rozaf Gashi eshte simbol i zerit te historise, i zerit te ndaluar, te humbur ne keshtjellen e tmerrit.

Ai indentifikohet me meditimet historike dhe paradokset e Diogjenit antik.

Personazhet poltrone jane tipa te inelektualit kameleon: filozof-sociologu Isak Shushani, kimisti Tarik Tufa, gjuhetari Xhabir Xhameta, latinisti Gon Shkreli, poeti Baki Zaku dhe gazetari Sylejman Akjani.

Proteizmi e metamorfizimi jane tipare te identitetit te tyre servil ndaj pushtetit. Ata indentifikohen me ethet politike, dehjen ideologjike dhe me alegorine e kameleoneve e te qeneve.

Kori i Akademise me alillujen Krenare ne rrugen e Titos. Shoqata e filozof-sociologeve kumbon diferencimin. Feriz Tumhalla denoncon disidentin Ukshin Mati. Mjeku Kabir Suka pelqen me shume Galileon se Gjordano Brunon.

Mexhid Toja dhe Kush Akxhiu jane dy personazhe shume komike.

Emrat ose mbiemrat e disa personazheve e figurave ne roman duken si anagrame dhe tingellojne si epitete a nofka te tyre:

Akjani, Berbati, Butaku, Dushmani, Duvaja, Goga, Kushi, Lukshi, Streha, Toja, Topi, Trashupa, Troha, Tufa, Tumhalla, Vogli, Xhameta, Zani...

Motivi i vdekjes

Vdekja ne roman shfaqet ne disa trajta: vdekje mister, vrasje e shpallur vetevrasje, vdekje nga vrasja dhe vdekje komike.

Ata qe vrane Mihramin, a i kishin vrare edhe gruan dhe femijet e tij?

Vrasjet ne kufi dhe vrasjet e republikaneve ne demonstrata.
Profesori i kimise Mexhid Toja bie ne gjume 12-muajsh nga frika e termetit, por zgjohet i vdekur.

Edhe Kush Akxhiu, atdhetar me dy flamuj,vdes nga frika e termetit.
Gjeme e madhe: kukute per Kushin, librat e kukuve dhe te gjitha kukute tona!

Vetem vdekja shpalos fshehtesite, te palarat e tyre.

Edhe varrezat bejne kontrarevolucion, nuk e pranojne Kushin: ishte kallezimtar i mbuluar si atdhetar!

Vdekje e dyfishte, vdekje morale e Kusheve.

Monteskje thoshte: Nuk me trishton vdekja, por menyra e vdekjes!

Vetmia e vdekjes shfaqet me fanitjen e tri hijeve dhe simboliken e endrres per pemet e zhveshura: Trungjet pa dege ma kujtojne vdekjen.

Epitafet jane poenta morale e refleksive:

Jetoi ne ethe, perparoi ne ethe dhe vdiq ne ethe...
Te gjitha i kishte parathene perpos vdekjes se vet.

Semantika e ideve

Fenomenologjia semantike e romanit krijon edhe ontologjine estetike te prozes intelektuale.

Pushtetine roman shfaqet me keshtjellen e tmerrit, figurat e Kamuranit vasal,qekerkon perforcime policore-ushtarake dhe zbaton urdhrin komandime te komanduara, te kryebashkiakut Tushan Dushmani, te prokurorit Manush Duvaja, gjyqtarit Nermin Vogli...

Terrori totalitar si tmerr, perbindesh e mujshi: ndjekje, perndjekje, pergjim, dosje, bastisje, burgosje, vdekje miserioze e vrasje.

Totalitarizmi i zerit te ndaluar dhe i kujteses se fshire.

Diferencimi ideopolitik behet fushate ideologjike e spastrimit, kryefjale e shkruar me shkronja te dalluara, e shqiptuar aq shpesh, sa shnderrohet ne fjale te perngjitur, ne varg e rresht.
Diferencim i uniformizmit nga diversiteti.

Diferencim nga librat, fjala e mendimi i lire.

Diferencimi veterrefim, kor kunde vetvetes, spastrim i vetedijes.

Diferencimi ndeshkim, perjashtim nga mesimi e puna, burgim, torturim e vrasje.

Asociacionet historike ne roman shtrihen si refleksione intelektuale per vizionin tragjik te botes.

Çmendurite e diktaturave te Kaligules, Neronit e Napoleonit...

Krimet e inkuizicionit: ndjekja e shtrigave dhe e librave, djegia e bukurise dhe e diturise.

Tmerri totalitarist, si fantazme e fashizmit dhe e komunizmit ne Evrope, ku diktatoret kerkonin shkelqim e lavdi dhe i shpallin te çmendur intelektualet! Revolucionet e tmerrshme, çast kur eshte çmendur historia, shembje e evolucionit te natyrshem,ndersa komunizmi nje kope e lumtur.

Imazhi i Ballkanit duket si berrake me shume krokodile e bretkosa,

udhekryq i dhunes e i pritjes, ku pushtuesit krijojne masen e kohes dhe te hapesires, ndersa vete ballkanasit ngaterrestare e plaçkites, qe e ka bere shtepine ne mes te rruges...

Idete per politiken dhe pushtetin shqiptohen si meditime intelektuale:

Pushtetari mashtrues e dhunetar, ndersa politikanet rrogetare:

Politika si mjet i mujshise e dredhise dhe kenga si mjet i mjeshterise jane teatri boteror i vampirizmit..

Te ketilla jane edhe aluzionet e Kumanit per tri figurat e prijesve dhe turmen e mashtruar.

Fjalori i fshehur eshte çeles i semantikes e simbolikes se romanit.

Aty fjalet marrin zgjerime kuptimore e te figurshme dhe karakerizojne personazhet e dukurite.

Shume mendime te shprehura ne roman kane vleren e aforizmave:

Tre tarafxhinj e permbysin çdo gjeni.

Koha e humbur ne udhekryq nuk kompensohet me vrap...
Ideali: qellim i larte per te cilin flijohen idealistet e prej te cilit, pastaj, jetojne pushtetaret dhe tregtaret.

Mendimet ne roman shpesh kane edhe formen e paradoksit: koha me e ngadalte se breshka a me e shpejt se zeri.

Manit i duken feudalet shqiptare dinozaure,ndersa Adriatiku-varri me i madh i shqiptareve:

Me vjen keq per ata qe mbyten prej te huajve, por me pak per ata qe mbyten vete a prej te veteve.

Edhe mendimete cituara ne roman kane funksione semantike e estetike.

Metaforika dhe simbolika

Romani ka nje metaforike te dendur qe nga krahasimet e fresketa, metaforat sugjestive, simbolet ambivalente deri tek ironia, parodia, satira e grotesku.

Metafora intuitive: syte e mendjes, veshet e mendjes.
Metaforat e vershimeve, termeteve e etheve krijojne kuptime te reja simbolike.

Ethet behen shpirterore, te urise, te etjes, te lakmise, te xhelozise, te frikes, mujshise, perbuzjes, trysnise, te pushtimeve... Mister i etheve politike eshte virusi ideologjike ne shalen turke, si çmenduri, terbim, qe del ne monologun e brendshem te kllapuritjes mehalucinacione histerike e fantazmagorike .

Elementet fantastike ne roman shtrihen ne kureshtjen per mitin, si besim e indentifikim emocional, ne alkimine e fjales magjike, ne metamorfozat e perrallezes ne mit dhe te mitit ne perrallez.

Simbolika fantastikeshprehet ne figurat e imazhet alegorike e parabolike.

Rituali magjik i shpendeve te bute e te eger perfundon me pergjakje.

Hirmadhja eshte njerrefim simbolik parabolik per bukurine e shnderruar ne perbindesh nga smira e shpifjet e botes, por qe ne fund gjen fatin e vet.

Kuçedra thoshte: Une jam vepra juaj!

Ironia shoqerohet me parodi, satire e grotesk.

Ironia e rreshtit: Ne rreshta behen shume te bera te beshme; vetedija atdhetare komuniste; shkopi i gomes-simbol i lirise; keshtjella magjike.

Alegoria ironike per rreshtin e qenve te dresuar e te ndersyer. Qente e tmerrshem me emrat Trim, Maks, Reks dhe ulerima e tyre. Qeni i madh si prijes qe nderton ideologjine, politiken dhe strategjine...

Parakalimi parodik i gradave akademik, profesor, doktor para aradhes se nderit te qenve, derisa gazetari Sylejman Akjani leh e turret si langoi afgan.

Meshira ironike e botes: Nuk di te sillet me qente...Nuk ua ve veshin, nuk i nderon dhe nuk frikesohet prej tyre!.... Ulu, ulu, se do te mendojne se i do...!

Ironizimi i rojetarit te morgut: ketu kurre nuk eshte vjedhur asnje kufome.

Une... fle mes tyre me qete se mes te gjalleve.

Parodizimi ironik i vetekritikes: Shoke, une meritoj çdo denim! Nuk kam qene vigjilent...

Satira sarkastike: kurve mashkull, kurve partiake!

Grotesku, si mister i tmerrit, shfaqet kur ne puset e mbuluara, ose ne puset e nenvetedijes se disa personazheve, gjenden shtaze te ngordhura: nje shtaze e çuditshme e periudhes trias te mezozoikut, qe kishte diçka nga te gjitha shtazet, teTushan Dushmani, ndersa gjarpri me dy krere te prokurori Manush Duvaja.

Imazhe groteske te metamorfozes dhe alienimit:

djali me koke cjapi, kurse vajza me koke hardhuce...delet po behen dhi, lepujt zagare e sorrat peshq! ... nje plake eshte bere dose, kurse nje njeri i moshes mesatare-qen....

Groteske jane edhe ndjekja e ngjyrave kuqezi, vrasje e kalit vraç me batanije te kuqe dhe e kalit dori me shkronjat KR.
Edhe numrat, si topose, kane simboliken e tyre te fatit te hapur ose te mbyllur. Numrat tek mbizoterojne ne roman dhe shenojne fatin.

Autori thote se treshi eshte baraspeshe e shpetimit, e stineve, e kohes, e jetes, e Zotit, e njeriut: Me nga tri na vijne te mirat dhe me nga tri na vijne te keqijat....

Po ashtu, vitet shenojne kohen e perjetuar ose kohen historike.

Stilema e romanit te Qoses eshte origjinale. Stili diskursiv-eseistik dhe simbolik eshte tipar i ligjerimit te romanit modern.

Ne sintaksen e romanit shquhen fjali pyetese, çuditese e habitore, me pasthirrma te zgjatura, onomatope e paronomazi me efekte afektive, si dhe fraza shume te gjata, sidomos ne monologun e brendshem.

Perseritjet e fjaleve, enumeracionet dhe anitezat krijojne gradacionin e shprehjes artistike.

Intonacioni i ligjerimit perthyhet me ritmin e brendshem si ne vargun e lire, me ndarjen e frazes me kryerreshta dhe dallimet grafike te fjaleve e shprehjeve. Ne shprehjen artistike funksionalizohen fjale te rralla dhe krijohen fjale te reja me perngjitje. Shprehjet ne gjuhe te huaja dhe thjeshtligjerimi karakterizojne disa figura te romanit.

Romani krijon nje komunikim sugjestiv, nje dialog estetik me receptuesin, duke e referuar ne burime e kuptime me te thella.

Romanit permbyllet me nje poezi testament te Anonimit te shekullit XVIII , qe eshte nje mesazh i vepres:

Qe t’u sjelle drite atyre qe duan te shohin
E te pendohen atyre qe duan te falen.

Ky roman eshte nje njesim i shkences letrare me artin, i diturise me letersine. Ai ka vlera universale artistike e estetike edhe per tregun e jashtem letrar.

Rexhep Qosja sot eshte nje jete e shkrire ne art dhe ne shkence, nje monument kulturor dhe nje klasik i letersise moderne shqipe.(Abdyl Kadolli)


3

Udhëkryqi historik

Është e vërtetë e madhe historike se hapësira iliro-shqiptare, si gjithë gadishulli i Hemit pellazgjik, Gadishulli ynë Ilirik, u gjend në udhëkryqin e madh gjeografik të dyndjes së popujve, vërshimit të fiseve barbare dhe pushtimeve të gjata të tri perandorive të mëdha.

Hapësira iliro-shqipare qe përshkuar tejembanë nga pushtimet maqedonase, romake, bizantine e otomane, hordhitë barbare avare, sllave, hune, ostrogote, vizigote, saraçene, bullgare, anzhuine, katalone, normande, venedikase... Nëpër kurrizin e Albanideve kishin kaluar edhe kryqëzata të krishterimit.

Të gjitha rrugët e mëdha shpinin nga Mesdheu, midisi botës. Atëbotë komunikimi më i madh bëhej nëpër det.

Në këtë udhëkryq historik të përplasjeve të pushtimeve e qytetërimeve të ndryshme kombi shqiptar kishte krijuar identitetin e vet historik kombëtar.
Ky ishte fati historik i popullit në kufi të qytetërimeve të mëdha, fati i një populli të lashtë që nuk i përkiste asnjë familjeje të madhe popujsh.

Ky ishte fati i popullit në udhëkryqin Via Egnatia dhe Vija e Teodosit, që e kishte vështirë të krijonte identitetin e vet shtetëror.

Është një fat i madh historik, që ky popull ka arritur të mbijetojë identitetin e vet, duke ruajtur gjuhën dhe traditën kombëtare, kur tashmë shumë popuj e gjuhë janë shuar fare.

Gadishulli i Hemit dikur ishte djep i qytetërimit evropian, por tash tërë Ballkani është një konglomerat Lindje-Perëndim.

Shqiptarët vinin nga qytetërimi ilir i antikitetit. Edhe ata kishin panteonin e tyre, Dodonën pellazgjike, me Zojzin e vet.

Dodona ishte qendër e qytetërimit mesdhetar, priste monedha, kishte amfiteatrin për 20 mijë veta dhe shumë objekte arti.

Panteonin e Dodonës së pari e kishte plaçkitur e rrënuar konsulli romak Paul Emili, më pas Teodosi bizantin e kishte shuar fare, ndërsa ostrogotët, saraçenët e bullgarët e kishin rrënuar sërish këtë tempull pagan.
Kishim ne edhe mbretëritë ilire e kulturën urbane me shumë qytete të njohura.

Identiteti kombëtar

Së pari ka një identitet kombëtar, me shenjat e tij dalluese, e pastaj edhe përkatësi e tij identiteteve më të gjera, si ballkanike, evropiane, orientale a universale.

Identiteti kombëtar është individual dhe formohet e evoluon historikisht.
Tri shenja të shenjta janë në identitetin kombëtar: gjuha, atdheu dhe kultura kombëtare. Edhe këto mund të jenë relative, sepse gjuhë e kulturë të njëjtë mund të kenë disa popuj të një gjinie.

Traditën kulturore e shpirtërore e përbëjnë gjuha, artet, shkenca,
etnografia, mitologjia dhe ritet fetare.

Është një fat i madh historik që shqiptarët mbijetuan identitetin, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe atdheun e tyre.

Shqipja është ndër gjuhët e lashta indoevropiane të grupit satem, por që ka sot alfabetin latin.

Gjatë historisë populli ynë kishte krijuar mitologjinë e vet pagane, edhe sot e fortë në identitetin e tij, eposin, kanunin e folklorin. Kishte krijuar identitetin shtetëror që nga mbretëritë ilire, pastaj principatat arbërore, shtetin e Skënderbeut, pashallëqet e mëdha, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në fund një gjysmë shteti.

Kadare pohon se kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet/ Identiteti evropian i shqiptarëve, f. 51/
Mjerisht, ata asimilohen. Asimilimi ndodh së pari në shpirt, pastaj kalon në kokë dhe në fund përfundon në gjuhë.

Ku vajtën gjithë ato fise të Ilirisë së Sipërme? U tretën, u shkrinë: një herë u romanizuan, pastaj u sllavizuan.

Ku përfunduan ata 200 mijë arbëreshë pas vdekjes së Skënderbeut në Itali, 200 mijë të tjerë në Greqi më 1879, jashtë Çamërisë tragjike, rreth një milion të degdisur në disa valë në Turqi?

Pse u asimiluan shqiptarët katolikë në veri të Malit të Zi pas luftërave austro-turke?

Ky ishte fati i një populli të lashtë me atdhe të copëtuar dhe i degdisur në katër anët.

Përse shqiptarët shkëlqejnë vetëm jashtë atdheut?
Sa perandorë ilirë hynë në aurolën e perandorive romake e bizantine? Sa shenjtër të tjerë në aureolat e konfesioneve?
Sa vezirë arbërorë në Portën e Lartë?
Sa legjione tona në krahë të Napoleonit e Garibaldit?
Sa arbëreshë në Panteonin e Akropolit?

Mjerisht, ata shkëlqyen dhe mbetën në aureolat e tyre.
Ku na mbetën atdheu e shteti kombëtar? Atdheu që siguron ekzistencën, shteti që mbron qenien kombëtare.

Në mos atdheu është bërë shtrat i Prokrustit?

Si do të kthehet gjithë ai lumë shqiptarësh nëpër Evropë, një milion vetëm në vitet ’90, me gjeneralin Kadare në krye?!

Ambienti i ri krijon edhe atdheun e ri.

Mjerisht, pas disa brezave ata mund të kujtojnë vetëm prejardhjen!
Atdheu është panteoni i identitetit shqiptar.

Shqiptarët kanë sot identitet të plotë kombëtar. Vetëm qarqet që indentifikojnë kombin me religjionin, mund të kenë paragjykime për identitetin kombëtar. Askush nuk ka thënë deri sot se shqiptarët janë popull me gjysmë identiteti!

Kadare ngatërron me qëllim identitetin kombëtar me atë fetar:
Kanë dalë akademikë që na thonë se ne jemi gjysmë turq./Pushtimet e gjata nuk mund t’u heqin identitetin shqiptarëve, Koha ditore, 23.6.2006, f.18./
Identiteti fetar nuk është vendimtar në identitetin shqiptar.

Religjionet universale

Të gjitha religjionet e mëdha janë universale sikur edhe perandoritë, gjatë të cilave janë shtrirë dhe kanë qenë në shërbim të sundimit shpirtëror të tyre.

Hapësira shqiptare sot është pikëtakimi më tipik i tri religjioneve të mëdha. Sot tri identitetet fetare janë një realitet shqiptar.

Mjerisht, të tri konfesionet na dhuruan pushtimet e gjata të tri perandorive. Asnjë religjion te ne nuk ishte autokton e autentik.
Nëse duhet kërkuar ndonjë autoktoni fetare, atëherë ai është paganizmi ynë.

Përkundër pranisë së këtyre tri religjioneve, shqiptari mbeti në shpirt pagan, i pranoi ato si nevojë e ekzistencës së identitetit të vet. Ky shpirt liberal pagan nuk u verbërua kurrë nga fanatizmi fetar, jetoi në tolerancë dhe harmoni jetësore, i vetëdijshëm se i përkiste një gjinie kombëtare.
Të gjitha religjionet kanë lindur nga mitologjia pagane. Vetëdija fetare është një vetëdije kozmike. Monoteizmi ka krijuar mitologjinë për fillimin e fundin e botës, përjetësinë e shpirtit, si një ngushëllim për dobësinë e njeriut ndaj fuqisë kozmike dhe për t’ia mbledhur mendtë ndaj mëkateve të botës. Kështu janë krijuar hyjnitë, profetët, librat e shenjtë, si kode morale e rituale të një përvoje të gjatë njerëzore.

Më kot faraonët kishin ngritur piramida për ta mundur vdekjen, ndërsa shumë perandorë kishin shpallur veten perëndi!

Që të tri konfesionet e mëdha të botës, budizmi, krishterimi dhe islamizmi, e kanë prejardhjen nga Orienti. Në lashtësi qytetërimi më i lartë ishte në luginat e lumenjve Nil, Tigër, Eufrat dhe Ind, ku ishte edhe përqendrimi më i madh i popullsisë.

Njihen kultura egjiptiane me piramidat, Babiloni me kullën e tempullin e Babelit, Kodin e Hamurabit, epin e Gilgameshit dhe lulëzimine shkencës e të artit.

Profeti pers Zarathustra në librin më të vjetër Avesta predikonte monoteizmin, të mirën, të drejtën e të vërtetën.

Alfabeti i fenikasve kishte dalë nga hieroglifet egjiptiane. Në Lindjen e Largët ishin Vedat sanskrite të brahmanëve, epi i madh Mahabharta, Muri Kinez...

Që para Krishtit ishte tempulli i Solomonit në Jerusalem.
Hebraizmi kultivonte mbijetesën e mosnënshtrimin:

Unë dua dashurinë e besimtarit dhe jo sakrificat; dhe njohjen e Zotit më shumë se flijimet.

Islamizmi duket më vonë si religjion. Kurani sublimon një përvojë të gjatë fetare e njerëzore.

Para epokës së re Perëndimi ishte krejt pagan, por edhe ai kishte mitologjinë e sagave dhe eposet historike.

Kreta e Mikena ishin dy ura të Orientit me Oksidentin, nga vinte kultura orientale. Grekët e romakët kanë asimiluar mjaft nga Orienti, duke krijuar kulturat e veta origjinale. Edhe alfabeti grek e latin kishin dalë nga alfabeti semit i fenikasve.

Romakët kishin ndjekur mbi 500 vjet krishterimin. Gjithë ata martirë të tij, madje edhe vetë Krishti, ishin viktima romake. Mirëpo, më në fund, ai kishte lëshuar rrënjë dhe Konstandini i Madh qe detyruar ta pranonte si fe zyrtare, kinse i ishte fanitur kryqi në qiell.

Yh, sa eunukë ishin bërë perandorë dhe më pas ishin shpallur shenjtorë!
Diktatori romak Jul Cezari ishte kryezot i kishës, mu si perandorët bizantinë më vonë. Kaligula kishte shpallur veten perëndi!

Me ndarjen e vetë perandorisë së madhe romake fillon edhe ndarja kulturore deri në skizmën e krishterimit më 1054.

Bizanti mijëvjeçar kishte frymën orientale. Perandori Teodosi kishte masakruar mijëra njerëz për krishterimin. Ai kishte rrënuar tempujt paganë, duke hedhur në det statujat antike dhe kishte ndaluar lojërat pagane olimpike.

Qytetërimet nuk mund të indentifikohen thjesht me konfesionet e mëdha, sepse përfshijnë gjithë kulturën materiale e shpirtërore të popujve.
Qytetërim evropian sot nuk është Klubi i Parisit, aq më pak riti roman, sepse shumica perëndimore i përket ritit protestant, shumë më liberal se riti roman.

Evropa kishte përjetuar shumë krime barbare mesjetare nga inkuizicioni i ndjekjes së shtrigave, madje edhe Natën e Bartolomeut më 1572 mu në Paris, masakër e përgjakshme e katolikëve mbi hugenotët protestantë.

Perandoria Otomane u ngrit, po me atë despotizëm oriental, mbi skemën e Perandorisë mijëvjeçare bizantine, duke ndërruar vetëm gjuhën dhe fenë zyrtare.

Dihet se si vendet e krishtera ballkanike pastruan hithrat e ferrat e pushtuesit otoman. Mu si ai Teodosi i Bizantit: me masakra e barbari, si në Kosovë e Srebrenicë.

Në ngjarjet historike në Kosovë askujt nuk i kishte rënë ndër mend për rrënjët e katolicizmit të hershëm shqiptar, as në fillim, as në fund të viteve ’80. Ato kishin karakter thjesht çlirimtar.

Nëse duhen kërkuar rrënjët e krishterimit iliro-shqiptar, ato janë shumë më të thella.

Shumë martirë e shenjtorë ilirë kishin hyrë në aureolën e krishterimit. Edhe Konstandini i Madh nga Naisi ishte bërë shenjtor.
Shën Jeronimi kishte përkthyer latinisht Biblën më 405.
Shën Niketa kishte bërë kryelutjen e ritualit roman Te Deum laudamus.
Kodiku i purpurt i Beratit/ Codex Purpureus Beratinus/ i shek. VI përmbante dy ungjijtë.

Kujt i duhen sot klerikalizmi, ikonolateria dhe mistifikimi politik i tempujve e figurave fetare?

Qëmoti ka ndodhur ndarja e konfesionit nga mitologjia, e filozofisë nga konfesioni dhe e kofesionit nga shteti.

Ne krenohemi me nobelisten Nënë Tereza, si bijë jona e shenjtëruar, por ajo kurrë nuk kishte mundur të shqiptonte një fjalë për Kosovën martire.
Misioni i Shën Exhidios me monsinjor Palen kufizohej në një autonomi kulturore të Kosovës nën Serbi .

Kadare qorton si një patriark: Të provokosh e të nxitësh përçarje fetare sot në Shqipëri është krim/ Pabesia e një polemisti, intervistë/.
Jo vetëm në Shqipëri, por në tërë botën. Krim moral është edhe të provokosh e ofendosh ndjenjat njerëzore, fetare e kombëtare.
Kalorësi i komunizmit tash bëhet apostull i krishterimit.

Liria e besimit sot është një e drejtë njerëzore, por që respekton edhe të drejtat e liritë e tjetrit. Feja është një liri subjektive, intime e njeriut. Vetëm klerikalizmi dhe fanatzmi fetar mund të cenojnë identitetin kombëtar.

Mua më shqetësojnë sot njësoj imazhet arabe të veshjes dhe kryqet nëpër vende publike, shkollat fetare për të mitur dhe pagëzimet me emra fetarë etj.

Dihet se shqiptarët pranuan islamin nëpërmjet turqve e jo arabëve, në një formë më liberale.

Kush janë sot gjithë halldupët shqiptarë të hollakut Kadare?
Ata që ende paskan ndjenja orientale, sepse otomanët tanimë janë larg nesh?!

Orientalizmi sot është një realitet në Ballkan jo vetëm në religjion, por edhe në moralin e mendjesinë e njerëzve, në etnografi, arkitekturë, muzikë etj.

Miti evropian

Që nga Rilindja evropiane qytetërimi oksidental qëndron në një shkallë më të lartë zhvillimi dhe emancipimi njerëzor.

Lëvizjet heretike kundër obskurantizmit mesjetar dhe idetë ilumuniste kishin hapur vizione të reja të diturisë, duke shpënë në zbulime të mëdha shkencore e gjeografike të botës.

Bazë e qytetërimit perëndimor ishte kultura antike greko-romake. Aty hynin arti dhe filozofia racionale greke, demokracia qytetare, e drejta romake, individualizmi e pragmatizmi jetësor.

Latiniteti është një tipar i kulturës perëndimore. Latinishtja ishte gjuhë indoevropiane kentum, gjuhë perandorake, kishtare dhe e shumë veprave shkencore e artistike, siç ishte edhe greqishtja në Bizant.

Qytetërimi evropian nuk mund të indentifikohet sot vetëm me krishterimin, që e ka origjinën në Orient. Qytetërimi është një nocion shumë më i gjerë dhe përfshin të gjitha vlerat e kulturës materiale e shpirtërore.
Se shqiptarët kanë identitet gjeografik e historik evropian, ky nuk është kurrfarë zbulimi.

Miti evropian, si ideal i emancipimit, ishte i gjallë gjatë gjithë Rilindjes shqiptare, ai është i gjallë edhe sot.

Qytetërimin evropian sot e aspirojnë shumë popuj. Mustafa Kemal Ataturku i Turqisë orientale kishte bërë më 1924 modernizimin evropian të jetës shoqërore, kulturore e ekonomike dhe kishte pranuar alfabetin latin. Në këtë orientim evropian të Turqisë nuk ishte pa ndikim edhe baza e kulturës bizantine.

Qytetërimi perëndimor është sot sinonim i emancipimit kulturor e shpirtëror dhe i zhvillimit historik njerëzor.

Qytetërimi modern amerikan, me bazë të kulturës evropiane, sot ka arritur një shkallë shumë të lartë zhvillimi, duke bërë edhe anglishten gjuhë botërore të komunikimit masiv.

Kadare sikur kërkon sot një deus ex machina evropiane për shqiptarët.
Nëse dikur Haxhi Qamili klithte në kaosin e pushtimit Dum Babën!, sot Kadare klith Duam Nënën!

Ai spekulon me pargjykime:
Në Shqipëri e në hapësirën shqiptare ka sot një kundërevropianizëm të fshehtë.

Kurrfarë kundërevropianizmi as të hapur, as të fshehtë, bile ka eufori të tepërt. Përkundrazi, ka predikime të fshehta se vetëm si të krishterë do të na pranonte Evropa!

Mund të dëgjohen edhe psherëtima: sikur të ishim të krishterë, nuk do të na priste aq keq Evropa në konferencat ndërkombëtare të paqes!
Eh, sikur halla të bëhej edhe një herë nuse! Sikur të zhbëhej saora gjithë historia!

Edhe Evropa e Bashkuar sot ngrihet mbi skemën e Perandorisë Romake, por me parime e vlera të reja, si një strukturë e baraspeshës së botës.
Deshën o nuk deshën, edhe shqiptarët do të hyjnë këmbë e krye në Evropë e do t’i dalin tejpërtej!

Mirëpo, tash shtrohet një çështje tjetër: si do të hyjnë shqiptarët në Evropë me primitivizmin politik, luksin despotik dhe krimin e organizuar?
A vetëm me ikonolateri politike e mitologjike?!

Sa janë shqiptarët sot evropianë me kulturën urbane, emancipimin demokratik, shtetin juridik dhe vlera të tjera të qytetërimit modern?
Qytetërimi është një proces evolutiv historik dhe nuk arrihet me thirrje në mënyrën dëshirore.

Cinizmi bizantin

Kadare sikur është dehur nga idiolatria dhe iu ka mërzitur stina në Olimp.
Ai vuan nga kompleksi i disidentizmit. Bëhet disident edhe pas disidencës. Aventura e tij në dhjetorin ‘90, kur po hynte pluralizmi politik edhe në Shqipëri, priu si demon në shembjen e madhe kombëtare.

Po të ishte disident i mirëfilltë, këtë gjest kishte patur mundësi ta bënte mijëra herë më parë. Disidenca është një forcë morale e intelektuale. Por jo, ajo nuk është në shpirtin e tij.

Dy herë u shkund Shqipëria gjatë dekadës së transicionit. Askush nuk e rrënoi vendin e vet më keq se ajo.

Shembja e Shqipërisë në atë orë ishte shkelje e Kosovës.

Në marsin ‘97 populli u la në hënëz nga despotizmi politik dhe plaçkitja piramidale. Demosi u rebelua, por ruajti drejtpeshimin, duke mos pranuar sfidat politike të luftës qytetare.

Kush mund t’i ngazëllehej asaj gjëme, e di vetëm cinizmi i Kadaresë. Mos i qoftë për kob!

Kadare është shumë proteik, gjithherë konvertohet pas modës politike. Ai është i përkëdheluri i të gjitha pushteteve.
Ai mistifikon si një patriark:

Në Ballkan nuk ka ndodhur, ose ka ndodhur tepër rrallë që njeriu i cilësuar “i dijshëm”të jetë shpërfillur kështu në një konkurrim zgjedhjesh./ Pabesia e një polemisti, intervistë/

Pikërisht ky është sindromi ballkanik dhe shqiptar!

Plakun e urtë të Vlorës e rrëzuan bandat e Esad pashë Toptanit, ndërsa Qeverinë demokratike të Nolit mbreti i admiruar i Kadaresë. Që të dy rrënuesit ishin miq të Beogradit!

Jo vetëm Qosja humbi në zgjedhje, por edhe UÇK-ja e lavdishme, një fenomen i çuditshëm që ndodh vetëm në Ballkan.

Edhe sot na kumbojnë mallkimet e tij të pështira mbi çlirimtarët shqiptarë në Maqedoni:

Ato janë përpjekjet e stilit fashisto-stalinist për ta armiqësuar krejt popullin shqiptar me Perëndimin demokratik./ Koha ditore, mars 2001/

Për t’u evropianizuar tërësisht, Kadare së pari duhet të çlirohet nga bizantizmi ballkanik.

Ai është një shkrimtar i madh, por një filozof i brishtë. Shumë ide
e vizione të tij duken absurde. Proteizmi politik e ideologjik ka zbehur shumë mitin letrar të Kadaresë.

Qosja është një profil i intelektualit racional e kritik, që sot është vetëdije moderne. Idetë dhe vizionet intelektuale janë shumë më të thella e më të qëndrueshme se ato politike.

Nëse romanet e Kadaresë sot kanë një përmasë ndërkombëtare, vepra madhore shkencore, artistike e publicistike e Qoses ka hyrë tashmë në panteonin kulturor shqiptar. Atë nuk mund ta mohojnë as rivalët e tij më të mëdhenj.

Në këtë panteon ka vend për të gjitha kryeveprat shkencore, letrare e artistike.

2011-03-04

Një metër kub ajër




Shkruan: Vilhelme Vranari Haxhiraj


Mëngjes…Si përditë u ktheva nga ecja sportive. Më është bërë zakon, që para se, të bëj dushin, ndez kompjuterin. Duke shijuar kafen e mëngjesit lexoj postën elektronike. Këtë gjë po bëja edhe atë ditë. Syri më kapi një analizë si përgjigje e një shkrimi që nuk i drejtohej shkruesit. Cinizmi, vetmburrja e autorit si specialist dhe njohës i thellë i gjithçkaje, më bëri të qesh me vete…
“Eh, ç’më çove në atë kohë të mallkuar, që mos u ktheftë kurrë! Sikur ta dije se sa shumë kam fituar në këto vite… ”- mendova dhe solla ndërmend një ndodhi.
Në jetë asgjë nuk është e përkryer. Veç njeriu është në gjendje të dallojë, analizojë dhe të krahasoj të djeshmen me të sotmen dhe mbi të shkuarën të mendojë se si duhet ta ndërtojë të nesërmen …
I veluri nuk e beson të uriturin. Ai që ka një shtëpi apo vilë të bukur, nuk ka si ta dijë se ç’ndjen një i pastreh…A mund ta di çdokush që i është plotësuar çdo dëshirë apo tekë, se si ndihet ai , të cilit ia vranë çdo ëndërr qysh kur përshëndeti botën? I lumturi, që ka si mburojë hijen e një lisi të madh, a mund ta imagjinojë dot vallë vrasjen morale, si një vdekje e ngadaltë? Eh, sa antiteza ka jeta njerëzore…! Janë aq shumë sa ngjasin me njëra-tjetrën si dy pika uji, por edhe janë aq të ndryshme sa… E përbashkëta e jetëve të mohuara apo të dhunuara është dhembja, si ndjesi, se format janë aq të larmishme, sa imagjinata nuk...
Isha vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Isha jetimja me baba gjallë. Si unë kishte plot, me mijëra, madje edhe më keq… Por mua, adoleshentes, më dukej se vetëm unë isha e vuajtura, që ma kishin mohuar të drejtën, atë të drejtë legjitime që të rritesha nën kujdesin atëror. S’guxoja t’i shihja njerëzit në sy. Më dukej sikur do të më thoshnin:
“Ti nuk ke të drejtë as të më hedhësh sytë, jo të rrish me mua…Nuk je shoqja ime. Jemi të ndryshme… Nuk ke sy të shikosh se ku jeton ti dhe ku jetoj unë? Po të ishe si unë, s’do të jetoje në një bodrum sa një vrimë miu, pa dritare, gjithë lagështi dhe një metër nën nivel,”- mendim që m’u bë fiksim.
“Edhe familja ime ka të drejtë të jetojë si të tjerët. Përse nuk kërkojmë edhe ne një shtëpi për së mbari?”- mendimin ia shpreha nënës.
-Mama, unë do të shkoj të kërkoj shtëpi.
-Shtëpi?! Po ku? Kujt do t’i drejtohesh? Cila zyrë do të ta hapë derën dhe do të mirëpres? Jo bijë, jo. Jo vetëm që do të zhgënjehesh, por do të të vritet shpirti yt i njomë, zemra ime e vogël. Lermi hallet mua, moj bijë.
-E kam vendosur. Do të shkoj te Kryetari i Komitetit Ekzekutiv.
-E njeh?
-Jo. E di që është një i afërmi yt…Di që babai yt ose gjyshi im e ka rritur dhe e ka shkolluar. Kurse ti i ke shërbyer duke i larë dhe hekorosur rrobat.
-Tek ai i paudhi?! Jo, bija ime. Mos shko, të lutem! Nuk të pret. Ai është mosmirënjohës.
-Do të shkoj derisa të mërzitet dhe do ta detyroj të më dëgjojë.
Të nesërmen, para se të nisesha për në shkollë, shkova kërkova takim me Kryetarin. Më thanë se nuk kishte pritje. Ditën tjetër shkova përsëri. Jo ato dy ditë, por për gjashtë muaj rresht shkova çdo ditë me përjashtim të së djelës dhe nuk më lejuan të takohesha me të.
Kjo më indinjoi së tepërmi. Mora lejë nga shkolla dhe një mëngjes e prita para portës së Komitetit Ekzekutiv. Që së largu dallova makinën e tij të tipit Varshava. Në kohën që do të zbriste, polici më largoi nga porta.
-Përse më largon? Nuk i bëj asgjë të keqe Kryetarit. Jo vetëm që s’kam asgjë në duar, por nuk mund t’i bëj keq as mizës. Ai dëgjoi dhe mbajti këmbët.
-Si është puna?- pyeti me shikimin poshtë, në këpucët e mia.
-Kam kohë që kërkoj një takim zyrtar me ju, dhe nuk më lejojnë. Më thonë se s’jeni në zyrë. Gënjejnë zyrtarët tuaj, ose ju nuk dëshironi të më prisni…
- Si të quajnë? E kujt je?-zëri tij i ftohtë e rrëqethës, reflekthej në tiparet e tij të ngrira. Nga ai qëndrim tejet armiqësor, më hynë drithmat. Trupi m’u bë mornica. Flokët m’u ngritën përpjetë si iriq. Ishte shpirti im i brishtë, ai që ndjeu mungesën e dëshirës prej tij. për të ndihmuar një adoleshente.
I thashë emrin tim, të babait dhe mbiemrin…U ngrys si qielli i errët dhe u ashpërsua në fytyrë si tufan. Dhe më pas…
-Hëm…- me një shikim në muret e godinës urdhëroi sekretaren të më regjistronte emrin.
-Eja në orën 12 se kam pritje për popullin,- ishte një përgjigje e akullt që u duk sikur më tha : « Përse vjen? Çfarë kërkon nga unë? Të të bëj mirë?! Po a e meriton?”- me këto mendime që më gëlonin në tru, u sorollata vitrinave të zbrazta. Gjithsesi aty kishte mjaftueshëm për të realizuar kërshërinë e një të reje… pa rini.
Sado që u mundova ta përdorja kohën, duke u endur nëpër qytet, kullota sytë, por s’më mbante vendi. Padurimi kishte arritur kulmin. Në orën njëmbëdhjetë u gjenda para godinës së ekzekutivit.
Koha kishte ndalur ritmin. Dukej sikur ecte me hapin e breshkës. Që aty dëgjova sahatin e madh të qytetit që ra dymbëdhjetë herë. Më shkriu gjaku e nisi të më lëviz me shpejtësi. Më dukej sikur do të ndodhte mrekullia. Hynin e dilnin njerëz me, apo pa arsye, kurse unë ngela atje. Pritja e tejzgjatur dhe ankthi më shkaktuan një dhembje koke të jashtëzakonshme. Ajo që më mërziti më shumë ishin ata që vinin befas nga rruga dhe pyesnin:
- Brenda është Kryetari ? - dha pa pritur, hynin si në shtëpinë e tyre. “Këtu qëndron ndryshimi mes meje dhe “atyre…”- kujtova në çast.
Ora katërmbëdhjetë. “Ndoshta nuk më pret…Megjithëse e re… por edhe për mua durimi e ka një kufi…”- nuk m’u durua dhe …
-Më falni, a mund të pyesni, nëse do të më presë Kryetari?- iu drejtova nëpunëses te iformacioni. Ajo, një fryçkë që e kalonte kuintalin, më pa vëngër e gjithë inat, sikur i kisha jetën borxh. Bëri sikur mori në telefon dhe më qetësoi se ishte ende i zënë. Po shkonte ora tre kur më tha të hyja…Shko majtas, kati i dytë, korridori majtas dera e parë... po në të majtë.
Nuk di pse më hyri një drithërim që nga thoji i këmbës dhe deri te fija e flokut. Para derës së madhe prej druri, dykanatshe mbajta këmbët.
Trokita lehtë dhe prita…
Heshtje…
Provova përsëri…një zë i huaj gruaje , m’u përgjigj:”Hyr”
Ula dorezën dhe sakaq u gjenda brenda. Ndërsa mbylla portën, vura re se ishte e veshur me një dyshek izolues, thurur me rombe. Për një çast qëndrova atje në pritje. Me një vështrim gjithpërfshirës në pak sekonda u njoha me zyrën. Ishte një dhomë e madhe, e lartë dhe gjithë dritë. Kishte tri dritare të mëdha, ku në korniza druri rëndonin perdet prej kadifeje vishnje. Në gjysmën e dhomës …një sallon pritjeje…Mbi një qilim persian me ngjyra të gjalla, hiejshonin një palë kolltukë të rëndë të veshura me kamosh ngjyrë vishnje. Një tavolinë mesi prej xhami dhe taketuke cigaresh prej druri. Gjithçka e punuar artistikisht, ngjasonte me një dhomë klasike. “Të kujt kanë qenë vallë? Ndoshta kanë qenë pronë e familjes sime, ndoshta…”- mendoja e tronditur. Pak më tej një tavolinë pune, e gjatë në formën e shkronjës “L”. Në mesin e njërës anë qëndronte ai, Kryetari, i zhytur në shkresa dhe dosje. Në anën tjetër, përballë me të, ishte tavolina e sekretares. E njoha… gruaja e një sigurimsi që kishte marrë më qafë kush e di sa jetë njerëzish dhe familje të tëra i kishte syrgjynosur në kanale e llomi kënetash. Këta fatkeq ishin të burgosurit pa pranga reale, por ishin të izoluar nga mure betoni të padukshëm. Ishin të prangosur me zinxhirë skllavërie të padukshme, për të cilët “liria” ishte fjalë e ndaluar..
Për ironin e fatit, kjo grua që më zhbironte vjedhurazi me bisht të syrit, ishte kunata e njeriut që pas sekuestrimit të pronës sé familjes sime, shtëpia jonë e shtetëzuar, u bë pronë e tij.
“Ky punon në gjithë këtë hapësirë, kurse ne 5 veta… u asfiksuam në një bodrum pa dritë, pa ajër dhe gjithë myk. Vëllai njëzet e një vjeç dhe i vogli njëmbëdhjetë. Nëse del babai nga burgu, ku do të flemë vallë?Gjashtë persona në shtatë metra katrore e gjysmë ajër. Secilit na takon nga 2,9 metra kub ajër. Edhe një i vdekur në varrin, ku e kanë kallur, ka më shumë ajër se sa ne. Pra ne jemi të vdekurit e gjallë…!” – mendoja mes vagëllimit të lotëve. Hodha shikimin mbi njeriun prej të cilit prisja mrekullinë. E drithëruar prisja te dera.
-Ulu këtu,- më tregoi karrigen sekretarja. Objekt piktakimi i vështrimeve të tyre pyetëse, ishte trupi im. U ndodha midis atij dhe asaj. Ai vazhdonte ende të shikonte dokumentet. Ishte një shvlerësim, një shpërfillje e tij ndaj meje. Si i zgjati dy-tri dosje sekretares që t’i çonte diku, vazhdoi të hapte sirtarët me radhë. Penduli i një sahati të madh muri lajmëroi se ora ishte pesëmbëdhjetë. Pastaj me sytë mbi xhamin e tavolinës, si kruajti zërin, më pyeti se përse isha munduar.
-Kam nevoj për një metër kub ajër, Kryetar.
-Çfarë?! Si… si the?! – ngriti zërin.
-Më nevojitet një metër kub ajër…
-Je në vete moj vajzë ?!Mos duhet të ta jap unë ?! Ajër ka sa të duash. Nuk ta ka ndaluar njeri….Ajër, ujë, diell dhe det qyteti ynë ka me bollëk.
-Jo, Kryetar, jo…mua ma kanë ndaluar ta thith oksigjenin në çdo kohë. Ma kanë kushtëzuar këtë domosdoshmëri…Shpesh herë më më bllokohet frymëmarrja…dhe më duket sikur do të vdes.
-Ke gabuar adresë…Shko te mjeku.
-Nuk kam nevojë për mjek, por për një kthinë të vogël , ku mund të përgatitem për në shkollë. Duhet të më besoni. Qoftë dimër apo verë mësoj në oborr, mbi kapakun e pusit. Strehë kam vetëm disa llamarina që i ka vendosur vëllai. Ruhem vetëm nga shiu, por nga i ftohti, jo… -dhe i fola për kushtet në të cilat jetonim.
-Nëse nuk ke kushte, mos shko në shkollë. Madje shkolla jote nuk i shërben askujt.
-Më shërben mua… Po ju pse e vazhduat shkollën?
-Sepse i kisha të gjitha kushtet.
-Jam shumë më e vogël nga ju, por e di se si e keni kryer shkollën. Shoh se në jetë mirësia nuk u shpërbleka.
-Kush tha që nuk ua di për nder atyre që u treguan bujar , kur ngela jetim…?
-Me fjalë, se me veprim jeni…mosmirënjohës.
-Të pret gjuha shumë, ty vajzë. Qepe më mirë, që mos të ta presin.
-Ne të katër jemi të një moshe me fëmijët tuaj. A do ta lejonit djalin tuaj të rritur të flinte me motrën? Apo vajzën e madhe me prindërit në një dhomë? Nuk besoj…
-Unë e kisha mendjen në vend, jo si …Luftova për kushte jetese të mira për familjen.
-E di…e kam mëse të qartë. Veçse shoh se kam trokitur në portën e gabuar.
-Më vjen mirë që e di. Tani besoj se e kupton se përse portën e Komitetit ta kanë mbyllur. Ky është Pushteti i Partisë, ndaj…T’i mendonte babai yt pasojat…Sepse të këqijat e burrave i paguajnë gratë dhe fëmijët.
-Nëse gaboi apo kreu krim im atë, po e shlyen me burgim të përjetshëm. Ne, fëmijët dhe gruaja e tij, a nuk kemi të drejtë të jetojmë si njerëz?
-Secili i mban hallet mbi shpinën e vet.
-Nuk po ju kërkoj mëshirë, vetëm një të drejtë, Kërkoj një metër kub ajër më shumë, që të ndihem e gjallë…
-Mos e kërko tek unë…kërkoja shkaktarit…Yt atë e ka fajin.
- Doja të dëgjoja fjalën tuaj të fundit…
-Shko në zyrën e strehimit. Komiteti Ekzekutiv nuk jep shtëpi. Pastaj, mos vallë e quan veten të barabartë me të tjerët ? Nuk mund të jetosh në një pallat me ta, jo.
-Më falni për shqetësimin! Nuk e besova nënën… Kujtoja se te një prind gjendet një zemër bujare, por paskam menduar gabim, -u largova nxitimthi. Vrapoja si e marrë nëpër shkallë, duke i kapërcyer dy e nga dy.
-Do të vritesh moj vajzë, -më këshilloi dikush. E pashë gjithë inat dhe doja t’i shprazesha atij. Po i bëja një padrejtësi, ashtu si edhe mua…por iu drejtova:
-Ju, i lumturi nuk më kuptoni dot mua, jo…- vrapoja pa qenë në vete, duke e lënë atë me supe të ngritur dhe me sy të zgurdulluar. Nuk më vinte turp që më shihnin duke qarë. Papritur u gjenda pranë kazanve të plehrave. Mes paqartësisë së vagëllimit, më kapi syri një zonjë me flokë të bardha. Ishte veshur me të vjetra, por rregullsia në trup më ngjalli respekt. Iu afrova, ashtu e pezmatuar dhe i zgjata të vetmen dhjetëlekshe që më kishte dhënë nëna për të ngrënë diçka gjatë ditës. Ajo nuk donte ta pranonte, por unë këmbëngula.
-Jo kështu moj vajzë…Je shumë e re për t’u trishtuar…Natyrisht e ke një hall, por lotët, oh lotët nuk zgjidhin dot asgjë. Veç shprehjes së dhembjes që të kapëlon trup e shpirt dhe kënaqësisë që u jep atyre që u therin sytë, nuk dhurojnë asgjë tjetër, -më vështroi gjatë… dhembshëm, siç di një nënë. Lëshoi në tokë dëngun me letra, hoqi dorashkat e zbardhylta, dhe me duart që i dridheshin, më fshiu lotët. –Je kaq e brishtë, kaq e pafajshme sa…vetëm “Ai” e di , -në atë çast ngriti shikimin drejt qiellit. M’i kapi të dyja duart në të sajat dhe unë ndjeva një trup të drobitur që dridhej si ndër ethe. Buzët e saj të thara, të çara si bujashkë ulliri, flisnin shumë. Tek ajo zonjë pashë një shpirt të madh, por të mardhur e të sakatosur…
-Më shikon mua? Dikur isha një zonjë e madhe. M’i morën të gjitha…Burrin dhe djalin m’i burgosën. Pasi varën djalin tonë, dritën e syrit, im shoq, nuk hëngri, nuk piu më, derisa vdiq prej marazit. I gjori, ngeli përjetë i bugosur. Nuk e di se ku i kanë varret… Madje nuk di, kanë apo s’kanë një copë varr vallë?! Time bijë e torturuan, e përdhunuan në hetuesi deri sa u çmend. Vdiq në psikiatri. Nuk kisha pse jetoja më. Ngela fillikat. Qaja sa më binte zali. Askush nuk më afrohej. Nuk më fliste njeri. I trembte fantazma e një bashkëshorteje që ia prenë jetën në mes. Isha hija e një nëne që ia rrëmbyn dhunshëm jetën e fëmijëve, familjen dhe lumturinë. Fati më la me duar në gji. Më hodhi pamëshirë në udhëkryqet e jetës. Nuk dëgjoja, nuk shikoja më asgjë. Vetëm vajtoja e vajtoja papushim. Një mëngjes u gjenda në një kotec pulash. Nuk di kush më çoi. U ngrita me mundim, u hoqa zvarrë deri te shtëpia ime. Atje gjeta disa fytyra të panjohura. Fëmijët që luanin në rrugë, sa më panë, u larguan të tmerruar, duke klithur: “E çmendura, ajo është e çmendur…!”-u ktheva…
“Kaq keq jam katandisur?!”- dhe u vështrova në vitrinat e një dyqani. U zmbrapsa e tmerruar. Ata kishin pasur të drejtë. Nuk dija sa kohë kishin kaluar. Isha thinjur e tëra dhe rrudhosur në fytyrë…Bija ime, më fal,që ta shpraza ty helmin e shpirtit, më fal! Dua të të them se si ti ka plot…Vetëm një gjë mbaj mend:” Jeta qenka e dhembshur. Që të jetoj mbledh letra, kartona, i shes dhe ushqehem…”
-Më vjen keq, nënë! – u shfajsova duke e përqafuar.
-Sa shumë do ta paguaja këtë fjalë të madhërishme “Nënë”dhe këtë përqafim të çiltër që më ka munguar dhe do të më mugojë gjithë jetën. Të faleminderit bijë!
-Jam e lumtur që u njoha me ju…-u largova e lehtësuar. Ktheva kokën. Doja ta pyesja se si quhej, po ajo ishte zhdukur sikur e përpiu dheu. Vazhdova rrugën me ndjenjën e keqardhjes për atë zonjë që ia kishin mohuar të gjitha të drejtat dhe gëzimet që dhuron jeta…”Paska dhe më keq…”
- Hë moj bijë?- pyeti nëna sa hyra në koliben tonë. -I dhashë të drejtë asaj që më këshilloi të mos shkoja.
-Mama, ai takim nuk më shkoi dëm. Sot kam mësuar shumë.
-Jeta është përvojë për të nesërmen, bija ime ,- dëgjoja e zhytur në mendime:
“Kjo përvojë më flet çdo çast që të mos harroj kurrë se mbi sa gërmadha dhembjesh, shkatërrimi dhe vuajtjesh, ndërtohet e nesërmja. Kërkova një metër kub ajër dhe fitova diçka të madhe. Mësova se përmes dhembjes së përjetuar, lind e nesërmja, ku nuk duhen përsëritur gabimet e së djeshmes. ”




Vilhelme Vranari është romansiere, poeteshë dhe publiciste bashkëkohore shqiptare. Lindi më 8.12.1944 (në Dy fjalë për autoren në fund të romanit Rrëfim në të perënduar  jepet viti 1945) në Kaninë të Vlorës në gjiun e një familje të njohur atdhetare, pinjolle e familjes së Princit Gjergj Araniti. Ndoshta ky fakt në fillim bëri që autorja të kaloj periudhë shum të vështirë internimesh që sillnin vetëm vuajtje që nga mosha më e re fëminore. Në këto kushte të rënda mbinjerëzore, kreu shkollimin fillor duke qenë gjithëmonë e bartur nga një vend në tjetrin. Vitin e tetë e përfundoi në 28 Nëntori, shkollë kjo e parë në gjuhën shqipe në Vlorë.
Me kryerjen e shkollës pedagogjike Jani Minga, u punësua si mësuese dhe njëkohësisht vazhdoi studimet univerzitare me korespondencë në Tiranë ; dega Gjuhë-Histori.
Viti 66 filloi rishtazi me internime për familjet Vranari e Vilhelmes i ndalohet diplomimi dhe puna në arsim. Megjithate ajo  nuk dorëzohet dhe kështu diplomon më 1975 shkencat Histori – Gjeografi por vazhdon të jetë e padëshirueshme  nga sistemi shtetëror për tu punësuar në arsim kështuqë ajo punoi për 25 vjet si punëtore. Pas 1990 ishte e lirë të punoj ku të dojë dhe fillo gjithashtu të merret me shkrime. Më 1997 rishtazi përjashtohet dhe ngelën e papunësuar.
Më 1991, themelon Lidhjen Demokratike të Gruas dhe është kryetare e saj gjer më 1998. Brenda këtyre viteve boton vellimin e saj të parë me poezi (1996), ëndërr kjo e kaherëshme e mëtej vazhdon me disa tregime, novela fabula dhe romane. Gjer më tani ka botuer tetëmbëdhjetë vepra e ndër ta edhe tri përkthime.
Vilhelme Haxhiraj ngelën mbi të gjitha romansiere sepse ska dyshim se aty ajo ka treguar e tregon sukseset e saja më të mëdha letrare. RomanetVështroni Meduzën në tri volume,  Rrëfim në të perënduar dhe Unaza e Prangosur, janë kryeveprat e saja.
Përpos kësaj, ajo është redaktore e gazetës Kanina e merret akoma me publicistikë. Shkrimet e saja publikohen në shtypin shqiptar si Standard,Ndryshe dhe RD.

Vepra :
Letërsi për fëmijë :
  • 10 Fabulat (2000)
  • Bëmat e dhelprës (fabula, 2001)
  • Ne jemi lulet e jetës (fabula e gjëegjëza, 2002)
  • Amanti i Arbërisë (roman fantastik për fëmijë, 2003)
  • Vogëlushja Bjanka dhe kafshët e saj (përralla, 2008)
  • E dini se ç’emër kam (fabula dhe gjëegjëza, 2008)
Letërsi për të ritur :
  • Loti nuk ka faj (poezi,1996)
  • Dhembje nëne (roman, 1999)
  • Të pres (poezi, 2000)
  • Mamaja (novelë, 2000)
  • Kush e vrau Kajtanazin (novela,tregime dhe skica, 2001)
  • Jetë në udhëkryq (roman, 2001
  • Ringjallur si Krishti (roman, 2002)
  • Vështroni Meduzën (roman, 2005) II
  • Dilema e së nesëmes (roman, 2006) III
  • Prolog jete (roman, 2007) I
  • Rrëfim në të perënduar (roman, 2007)
  • Unaza e prangosur (roman, 2008)


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...