Nga Stephen Sylejman Schwartz
Qendra për Pluralizëm Islamik (CIP), një rrjet ndërkombëtar intelektualësh e gazetarësh të moderuar myslimanë, ulema dhe sheikë sufi, ka kënaqësinë që të mbështesë botimin e librit “Vizita ime në Tokën e Shenjtë” të mikut dhe kolegut tim Vehbi Bajrami, kushtuar udhëtimit të tij në Izrael në 2008 dhe të ndihmojë në shpërndarjen dhe diskutimin e tij.
Vehbiu, duke udhëtuar haptas nëpër shtetin hebre si gazetari kryesor shqiptaro-amerikan, autor, botues dhe drejtues i gazetës “Illyria” në New York, tregoi guxim të madh. Ndonëse shumica e shqiptarëve janë myslimanë, ata, ashtu si shumë besimtarë të Islamit nëpër botë, dinë pak dhe u mungon informacioni i thjeshtë, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë për realitetet e jetës në Izrael.
Duke përshkruar rrugëtimin e tij, Vehbiu nuk ka kursyer asgjë nga ato që pa.
Ai ka shprehur admirim për shumë aspekte të jetës në Izrael por edhe ka bërë pyetje të forta, shumica lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli. Ndërkohë që e përgëzojmë për këtë libër, në CIP e kuptojmë se një libër i tillë mund të tingëllojë si shumë kundërthënës mes shumë myslimanëve, mirëpo ne e mirëpresim atë si një kontribut në një debat i cili duhet të zhvillohet. Është dashur prej shumë kohësh tashmë që myslimanët të flasin me një ndershmëri të re për përplasjen 62 vjeçare ndërmjet Izraelit nga njëra anë dhe nga armiqtë e tij arabë e myslimanë, tashmë të udhëhequr nga Irani, në anën tjetër. Ne e urojmë Vehbiun që thyeu heshtjen mbi këtë temë; një akt që mishëron rolin, parimet dhe qëllimet e CIP-it, ndonëse Vehbiu nuk është anëtar i organizatës sonë.
Bashkohem me Vehbiun në falënderimin e Komitetit Amerikano-Hebre dhe të Konferencës së Presidentëve të Organizatave më të Mëdha Hebreo-Amerikane që bënë të mundur që një grup myslimanësh amerikanë të moderuar të udhëtonin nëpër Izrael. Po përmend këtu se edhe dy kolegë dhe miq të tjerë të ngushtë të mi, Presidenti CIP-it, Kemal Silay dhe Drejtori i CIP-it dhe udhëheqësi i komunitetit mysliman Shia në SHBA, Nawab Mousvi Agha, morën pjesë në të njëjtën vizitë që përshkruan Vehbiu.
Vehbiu shkruan me krenari të justifikueshme për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, si myslimanë ashtu edhe të krishterë, në trojet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm Shqipëria, nga të gjitha vendet që ishin pushtuar nga nazistët, refuzoi të dorëzonte qoftë edhe një hebre të vetëm në duart e kriminelëve që planifikonin dhe kryenin Holokaustin. Ky ishte gjithashtu i vetmi nga vendet e pushtuara nga Aksi që në fund të luftës numëronte më shumë hebrenj se në fillim të saj. Komentet e Vehbiut për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, jo vetëm që u bëjnë nder shqiptarëve, por edhe përbëjnë një dëshmi të fuqishme kundër atyre që mohojnë gjenocidin e kryer kundër hebrenjve të Europës, sidomos mes myslimanëve dhe që i personifikon diktatori iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Udhëheqësit amerikano-hebrenj, në shumë raste, duke u nisur thjesht më shumë nga ndërgjegjia dhe kujtesa e vuajtjeve të popullit të tyre nën fashizmin se sa nga njohja e detajuar e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje, në mënyrë të ngjashme kanë mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga përpjekja për gjenocid në vitet 1998-99, gjatë ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë. Pa mizorinë e Hitlerit gjatë Holokaustit, Serbia nuk do të kishte besuar kurrë se do të mund të shpëtonte pa u ndëshkuar për krimet e saj ndaj myslimanëve të Bosnjës si dhe ndaj shqiptarëve, në këtë rast, po e përsëris, si kundër myslimanëve ashtu edhe të krishterëve. Rruga për në Aushvic, që duhej të ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë, çoi në Srebrenicë dhe në Korenicë. Një mysliman i Ballkanit që në budallallëk e sipër do të mohonte Holokaustin e hebrenjve, do të mbështeste dorën që mbajti thikën që preu aq shumë fyte në ish-Jugosllavi.
Vehbiu zbulon shumë aspekte të jetës në Izrael, të cilat kanë të panjohura për myslimanët në botë. Një shembull domethënës që mund të përmendet është përshkrimi që i bën gjykatave Islamike të Sherihatit, që financohen nga shteti hebre si një e drejtë ligjore e arabëve myslimanë.
I jam akoma më shumë mirënjohës Vehbiut që ka nderuar thellësisht jetën dhe veprën shenjtore të një tjetër miku dhe kolegu, të ndjerit sheik sufi, rahmetlliut Abd Al-Aziz Bukhari, që jetonte në Jeruzalemin Lindor dhe ishte një pasardhës i Imam Bukharit, hartuesit të madh të haditheve apo komenteve gojore nga Profeti Muhamed, sallallahualejhisalaam.
Sheik Bukhari, paraardhësit e të cilit u vendosën në Jeruzalem shekuj më parë, ishte udhëheqës i komunitetit mysliman uzbek të qytetit.
Mirëpo, ne mbetëm të tronditur dhe të revoltuar që ky njeri i nderuar i paqes u bë viktimë e një agresioni fizik ndërsa qendra e tij sufi u pushtua nga fundamentalistët vahabistë. Në fakt, qëndresa që Sheiku Bukhari i bënte agresionit vahabist në Jeruzalemin Lindor është e ngjashme me atë që bëhet sot në të njëjtën vijë të frontit në Tetovë, në Maqedoninë Perëndimore, ku faltorja bektshiane Harabati Sufi ndodhet përballë një njëjtit sulm. Si vahabistët në Jeruzalemin Lindor ashtu edhe ata në Tetovë shfrytëzojnë në të dy rastet konfliktet lokale etnike - arabët kundër hebrenjve, sllavët kundër shqiptarëve – për të çuar përpara programin e tyre dashakeq për nënshtrimin e Islamit pluralist, tradicional dhe spiritual.
Një shpirt i ngjashëm jotolerant e fundamentalist mes myslimanëve u shfaq edhe në përpjekjen, e dëshmuar nga Vehbiu, për ta ndaluar atë dhe pjesën tjetër të grupit që të bënin një vizitë në Haram-i-Sharif, në seksionet e Kupolës së Gurit dhe të Xhamisë El-Aksa, nga “roje” që vunë në dyshim Islamin e vizitorëve. Mirëpo, vlerat e Islamit tradicional mbizotëruan në këtë situatë dhe Vehbi dhe bashkudhëtarët e tij patën kënaqësinë të vizitonin vendet e shenjta Islamike të Qud-sit si dhe më pas Murin Perëndimor ku hebrenjtë mblidhen për t’u falur. Vehbiu vë në dukje se rindërtimi i Murit dhe krijimi i një hapësire në krah të tij për t’u falur u urdhëruan si një shërbim në favor të hebrenjve të Jeruzalemit dhe të shtegtarëve hebrenj nga Sulltani Otoman Sulejman Kanuni, dhe u bënë realitet nga arkitekti me kombësi shqiptare Mimar Sinani, ndoshta ndërtuesi më i madh Islamik i të gjitha kohërave.
Vehbiu ia shërben të vërtetën lexuesit në një mënyrë dramatike dhe jashtëzakonisht domethënëse kur përshkruan tunelin e ndërtuar nën Harem-el-Sherif, që është bërë një mollë sherri me akuza të shumta kundër hebrenjve dhe Izraelit nga radikalët arabë.
Këta të fundit pretendojnë se tuneli ka pasur për qëllim që të sabotojë dhe shkatërrojë monumentet Islamike në Harem-el-Sherif, mirëpo Vehbi jep dëshmi personale të metodave të kujdesshme të përdorura në hapjen e tunelit që të shmangeshin dëmtimet.
CIP prej kohësh ka vënë në dukje hipokrizinë e ekstremistëve vahabistë, të cilët nga një anë kanë shkatërruar shumicën e trashëgimisë Islamike të Mekës dhe Medinës, duke përfshirë edhe shtëpinë ku ka jetuar Profeti Muhamed (të shtyrë nga besimi i paarsyeshëm se ruajtja e xhamive historike dhe strukturave të ngjashme është një lloj adhurimi idhujsh), e nga ana tjetër lëshojnë retorikën e tyre të vazhdueshme dhe të pandershme kundër Izraelit për vandalizma të këtij lloji. Vehbi Bajrami tashmë qëndron si dëshmitar i pavërtetësisë së kësaj gënjeshtre.
I jam edhe më tej mirënjohës Vehbiut që u takua me gazetarin izraelito-arab Khaled Abu Toameh dhe përshkroi në libër diskutimet me këtë koleg faktembledhës që ka treguar një karakter të ngjashëm në raportimin e saktë dhe trimëror. Abu Toameh ishte fillimisht një mbrojtës i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në media ndërsa sot shkruan për gazetën “The Jerusalem Post”. Zbulimi në media nga Abu Toameh i historive të korrupsionit nga udhëheqja palestineze nën drejtimin e Jaser Arafatit ishte heroike. Vehbiu vizitoi gjithashtu Akademinë El-Kasemi, një institucion Islamik në Beka-el-Garbija (Baqa al-Gharbiyya) në Izrael, ku gjallon fryma Sufi dhe që është unike për rezultatet e saj si një shembull i shkollimit mysliman në Izrael.
Së fundi, Vehbiu na kujton tmerret e luftës në Kosovë, duke përfshirë edhe masakrimin e katolikëve shqiptarë në Korenicë, pranë Gjakovës, 10 vjet të shkuara. Këtu mbyllet një rreth; CIP ka mbështetur si Akademinë Al-Kasemi (Al-Qasemi Academy) ashtu edhe Shkollën Fillore në Guska, pranë Korenicës, ku fëmijët katolikë e myslimanë – shumica e prindërve të të cilëve u vranë brutalisht – të shkollohen së bashku.
Vehbi Bajrami ka parë shumë gjëra që duheshin vënë re dhe në këtë libër ka shkruar shumë gjëra për të cilat duhej folur. Vepra e tij i bën nder popullit shqiptar.
2011-03-07
Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit
Rrustem Geci:SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ !
Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit
( Kryefjala dhe kallxuesi, jo rrallë kanë probleme. Zanoret që kërkojnë vetëvendosje, mëngjes fjalësh, dhe dhimbje mbrëmjesh, janë pasuri ndjenjash nga më më të bukurat. Shpirtit s´kam çka t´i bëj, i mençuri përherë qanë!..)
Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka kohë që është ngjitur në pemën e poezisë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës.Libri i tij i fundit,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura.
Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Ganiu , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.Sa herë gjendem mes luleve zogjët I bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia. Në hapësirën e paanë të të kundërtave, shprehet Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën. Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj. Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më
e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe
të mbushura me emocion.Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.

Rrugëtimi i Shahbaze Vishajt nëpër oqeanin e poezisë
“Vëllimi “Shtrezë në vetulla” paraqet shkallën më të lartë në krijimin dhe realizimin e poezisë meditative, lirikës intime, synim ky që poetja Shahbaze Vishaj ia kishte vënë vetes për qëllim që nga vëllimi “Shenjë dhe vragë”.
Shkruan: Hasan Hasani
Rrugëtimi i Shahbaze Vishajt nëpër oqeanin e poezisë sa vie e bëhet më i thellë, më i qëndrueshëm. Nga dita më ditë ajo po zhytet thellë e më thellë në botën e madhe të lirikës meditative, çka edhe flasin rezultatet e arritura në këta dhjetë vjetët e fundit, nga botimi i vëllimit të parë poetik “Shenjë dhe vragë” (2000) dhe këtij të fundit, natyrisht me poezi për të rritur, librit të katërt, vëllimit “Shtrezë në vetulla” (2010) që paraqet hapin më serioz të autores në këtë dekadë, njëherit paraqet pjekurinë e saj poetike, pjekurinë e vargut, pjekurinë e mendimit, pjekurinë e frymëzimeve dhe realizimeve poetike, pjekurinë e lirikës meditave, e mbi të gjitha të lirikës së saj intime. E tërë kjo rrjedh nga një shpirt dhe nga një penë që gufon nga brendësia e saj e shpirtit mall, zjarr e dashuri për të dalë para lexuesve me frytet e saja të pjekura poetike. Vëllimi “Shtrezë në vetulla” paraqet shkallën më të lartë në krijimin dhe realizimin e poezisë meditative, lirikës intime, synim ky që poetja Shahbaze Vishaj ia kishte vënë vetes për qëllim që nga vëllimi “Shenjë dhe vragë”. Botimi i librit “Shtrezë në vetulla” i Shahbaze Vishajt vetëm sa e përforcon synimin jetësor të që mision jetësor ka vetëm poezinë. Si në tre vëllimet poetike të mëparshme me poezi për të rritur, Shahbaze Vishaj edhe në vëllimin e saj më të ri “Shtrezë në vetulla” nis rrugëtimin e saj hullive të poezisë me vjershën “Pentagram i thyer”, si hyrje poetike në libër për të vazhduar me ciklet: “Plagë kohe”,“Plagët e kallura”, “Portë e dhembjes” dhe “Ti, lumi im”.
Natyrisht, Shahbaze Vishaj si protagoniste e gjithë këtyre përjetimeve në dy dekadat e fundit, përiudhë kohore kjo që shtrihet në dy shekuj, (në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit që sapo kemi hyrë në të), ndalet në muajin mars, muaj ky që na sjell ndërmend gjithë sakrificat e popullit tonë të lavdishëm, duke filluar nga Prekazi legjendarë, Glloxhani heroikë dhe shumë lokalitete tjera të Kosovës që u gjenden në flakë dhe në luftë me pushtuesin mizor që nuk kurseu pleqë as fëmijë, gra as burra, nxënës as arsimtarë (mësues), të bëma këto që paraqesin hartën e zemrës së poetës, hartën e ravijëzuar në thellësitë e shpirtit të Shahbaze Vishajt si njeri dhe si krijuese. Vjersha u kushtohet nënave-mësueseve, të cilat për çdo mars, në hartën e zemrës së poetës sjellin lot, mall, dashuri, zjarr, dhembje, përjetim, frymëzim në jetën e saj, e që me të drejtë këtë e quan pentagram të thyer të jetës ku kafshojnë melodi vetmie, ku pëlcet kujtimi për to (nënat-mësueset), për të arritur deri në mallkim: “sa e sa herë / mallkova ata / që natën e lanë pa hënë / e Yllkën pa nënën / Drenin e lan pa nuse / e Gresën pa mësuese / mallkova ata / që Pranverat / m’i veshën me ngjyrë pikëllimi / e copëza eshtrash!”. E gjithë kjo paraqitet duke shtegtuar Ëndrrës së Fshehur së fjalës së ëmbël mësuese, ku nxënësit e kërkojnë me ngulm fjalën e ëmbël të saj që ua shndëritë shtigjet jetësore, por që, siç përfundon Shahbazja: “tani / kudo malli ndez shpirtin / e riga loti pikojnë / në pentagramin e thyer të jetës sime”.
Shahbaze Vishaj ciklin e parë të këtij vëllimi poetikm e quan “Plagë kohe” ku në 18 lirika shpreh tërë dufin shpirtëror të mbledhur lëmsh në zemër për gjithë atë që populli ynë përjetoi në dy dekadat e fundit.
Janë këto motive për të cilat Shahbaze Vishaj këndoi edhe në librat e mëparshëm të saj, por kësaj radhe këto vargje i karakterizon dendësia e mendimit, figurshmëria e fuqishme e fjalës, gjë që flet për një përkushtim të thellë, për një avancim të vargut dhe të fjalës, që tregon se poetja kësaj radhe ka ikë shumë larg nga vargënimi në cilësi, meqë për të njëjtat motive këndon, jo me fjalë a shprehje fotografuese, por përmes fakteve e ngrit vargun e saj në lartësinë gajtaniane të lirikës dhe të meditimit. Lirikat: Ajo ërkon hijen tënde, Mure të ftohta, Mërzia flet, Kujtimi shtegton, Shtrezë motesh, Dimër i egër, Syri im, Lumë vuajtjesh, Shpirt i djegur, Plagë kohe, Sotmja është jona, Ama e lirisë, Tinguj pianoje, Peshë e kohëve, Në portën tënde, Krimbat e zi, Pema e ëndrrës, Te Qafë e Prushit etj. na bindin për këtë që pohuam më lart.
Këta tituj ngërthejnë në vete tërë kuptimin e brendësisë së vargjeve që shpërthejnë shpesh edhe në agoninë e poetës që jeton vetëm me vargun, madje pa vargun poetik Shahbazja as që e mendon jetën a rrojtjen në të.
Është kjo koha kur “këtu / syve të Nënëlokes / u ka tretur shikimi / mbrëmja në kullë / kërkon emrin tënd / llamba me vajguri / ka marrë ngjyrën / e syve tu / mërzia / është bërë një shekull” (vj. “Ajo kërkon hijen tënde”). E hapave të kësaj lirike ecin edhe vjershat simotra, sidomos poezia “Shtrzë motesh” sintagmat: kala, nënë, Rozafë krijojnë trëkëndëshin e quajtur liri. Shahbazja thotë: “Në Kala të Rozafës / dorë e nënës / çdo çast / pret dorën tjetër / guri pikon qumësht / për ninullat e djepit / zemra digjet për dashurinë / e shtrezë motesh në qepallë / pret pranverat e lirisë”. E shihni ca koncize është poetja. Ajo vetëm me nëntë vargje thotë shumë, thotë sa shumë kapituj romanesh, pse jo edhe sa një roman. E tërë kjo kohë, kjo përiudhë për ne është një “shtrezë motesh në qepallë”. Dhe, kjo arriti me lirinë të cilës në sy i notonte loti i krenarisë. Pra, nuk është çudi që poetja Shahbaze Vishaj tërë këtë kohë nëpër të cilën kaluam figurativisht e quan piano, ndërsa jetën e vet pentagram i thyer. Ajo me gojën plot nxjerr vargjet nga thellësia e zemrës së njomë, e zemrës që gufon jetë dhe kërkon dashuri.
Ajo, mes tjerash thotë: “Jam tingull i ethshëm / i pianos sate / ku hovshëm jam rrahur në vite / me shpirt nën dhëmbë / kam luftuar / ta këndoj këngën e moçme / në portën tënde / trokita burrërisht / se doja / lirshëm të frymojë/ melodi imja / e ndrydhur në shekuj”. Natyrisht,vargjet e këtij cikli janë të dendësuara me figura të ndyshme poetike, me antiteza të qëlluara, me krahasime dhe metafora, që përballë njëra-tjetrës thonë shumë, si: vjeshtë e trishtë, pemë e ëndrrës, shtrezë motesh, bajlozi i zi, dimër i egër, diell i pranverës, mali i thatë, ëndërr e fshehur, krimbat e pushtetit, Qafë e Prushit, Kobzeza, Qyqja, Sorrëzeza etj. që fuqizojnë vargjet e këtyre lirikave në atë masë, sa edhe bëhen pjesë e gjakut tonë që notojnë nëpër fjalët e tyre të fuqishme.
Shahbazja vargëzimin e merr si pjesë të pashkëputshme të shpirtit dhe të jetës, të gjakut dhe të zemrës, të mallit dhe të zjarrit, andaj vargjet e saj, pavarësisht për çka këndon, për lirinë a dhembjen, dashurinë a vetminë, ajo i veshë me petkun e bardhë prej mëndafshi që mos të gërrithen (lëndohen) ndjenjat gjatë leximit, por ta ndiejnë butësinë e vargut dhe të fjalës, ashtu siç rrjedh lirshëm nga pena e poetës. Një vazhdimësi të tillë e parqet edhe cikli i dytë i këtij vëllimi (“Plagët e kallura”), që mishëron në vete edhe dimra, edhe pranvera shpirti, edhe gulfe shpiri dhe zemre, edhe vetmie dhe vuajtje. E tërë kjo ka një qëllim, e ky është synimi që vargu të shkojë në destinacionin e vet lirshëm, pa hasur në pengesa të ndyshme, pra t’i hapen shtigje të reja. Për këtë Shahbazja ligjëron: “Hape atë derë të mbyllur kohësh / ku derdhet lot
vetmie / mos i prangos lirikat / ku ëndrrat përpëliten”, sepse “vitet në pritje / hapin plagë të reja / e lotët e vetmisë / në pentagramin e trishtueshëm / janë shndërruar / në trëndafila dimri”. E tërë kjo do të sjell atë më të urryerën, nëse një gjë e tillë mungon, kështu që“dhembja e shpirtrit / do të tretët / në pafundësi”. Për t’i ikur kësaj lukunie ujqërish të tërbuar që gjenden në çdo kohë, nuk është e rastit që poetja ngrit zërin: “edhe pse ëndrra të llahtarshme / më rrethuan në arenën e vargut”. Kështu, për të na ballafaquar me rropatjet e kohës, Shahbaze Vishaj në këtë cikël, gati në çdo vjershë, i drejtohet vargut: “nga thellësi e zemrës / të nxjerr vargu im”, ose “me sytë e tu / thur vargun lirik”. Kjo bëhet me një qëllim, sepse ende jetojmë në një kohë kur defilojnë fytyra djajsh, edhe pse “këtu jetojnë trimat / në krahët e të cilëve / feniksët fluturojnë”, ndërsa “ti vjen në qytetin tim / me ëndërr të trishtë / e shikim të vjedhur”.
Është kjo kohë kur “akrepat e zemrës / më thumbojnë si krimba” aludon poetja, ndërsa trupi zvogëlohet, bora mërdhin mendimet, telat gjemborë prangosin këngët dhe vargjet pikojnë gjak. Shahbazja vetëm sa e përforcon këtë mendim: “shpesh te varri i poetit / ia hijezon vargjet e vrara / të cilat ende pikojnë gjak”. Kjo, sepse trishtimi kafshon dhembjen pa fund,pikërisht në kohën kur shpirti i trazuar flet edhe nën grila dhe nuk heshtë kurrë.
“Porta e dhembjes” (cikli i tretë) strehon në gjiun e vetë miqtë e penës së poetes Shahbaze Vishaj, luftëtarët dhe njerëzit e paqes, duke filluar nga Ibrahim Rugova, Lasgush Poradeci, Gonxhe Bojaxhiu, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Rifat Kukaj, Agim Deva e ndonjë tjetër, po edhe luftëtarët e njohur të lirisë së luftës së fundit, që kush me penë e kush me armë, kush me fjalën e urtë dhe të mençur, ia ngritën namin vendit tonë, Kosovës pra, duke e bërë atë të njohur në tërë rruzullin tokësor. Portretimin që ua bën këtyre figurave Shahbaze Vishaj nëpërmjet vargut, dhembjes dhe sakrificës, lartëson idealet e këtyre korifejve që nxori nga gjiri i vet Kosova legjendare. Ky cikël paraqet një tërësi poetike ku u himnizohet idealeve të këtyre personaliteteve, qofshin heronj pushke, qofshin heronj pene, misioni i të cilëve ishte i përjetshëm. Çlirimi nga hallka e huaj, e cila për më shumë se një shekull shtrëngoi në fyt kombin tonë me darat e shpirtit gjenetik të sëmurë kombin tonë në trojet tona etnike.
Njëzet e tri lirikat e ciklit “Ti, lumi im”, them me bindje të plotë se janë realizimet më të mira jo vetëm në këtë libër, por në mbarë krijimtarinë poetike (poezinë për të rritur) që Shahbaze Vishaj shkroi dhe botoi në këta dhjetë vjetët e fundit. Nga kjo buron edhe shpresa dhe mbështetja e vetëdijshme në fuqinë e vargut, dhe për këtë me të drejtë kur flet për këtë poezi, eseisti Prend Buzhala thotë: “E kur bëhet këngë e hapur, korpusi ndërtekstor i lirikës së Shahbazes lëviz në mes të raporteve të ndërliqshme kundruall historisë sonë tragjike, qenies e qenësisë ekzistenciale të njeriut të këtij mjedisi, kundruall fryteve të kulturës dhe mitit”. Prandaj, horizontet poetike te Shahbaze Vishaj që sa vijnë dhe marrin dimensione të fuqishme, duke kapërcyer kufijtë paraprakë që krijuan një sërë krijuesish të vargut të bardhë, pra të lirikës së lehtë, pa strofë dhe varg të matur, pa rimë dhe metrikë, por gjithnjë në funksion të artit, ku me ngrohtësinë e fjalës të bëjnë rob të vetin. Syri i hollë i poetës di të kap fragmente nga jeta që identifikohen me ëndrrat dhe dashurinë që përmbush shpirtin e poetës duke u përkundur në djepin e frymëzimeve të shpirtit të çiltër. Pikërisht kjo bën që poezia e Shahbaze Vishajt nëpërmjet tekstit të strukturës poetike të shfaq triumfin e lirizmit erotik, poezi kjo në të cilën frymon nota intime erotike duke e përshkuar një lirizëm i hollë poetik. Ja disa shembuj që do ta ilustronin këtë mendim të thënë, ku Shahbazja nëpërmjet të vargjeve shpreh dashurinë e sinqertë dhe të kristaltë që mbrun në shpirt, ku thotë: “zgjohu nga heshtja / nga brendia ime / fali jetës ngrohtësi / brenda shpirtit”. Agonia shpirtërore bëhet më e dukshme, pas pohimit: “E lodhur jam sonte / nga vetmia e vetmisë”. Sepse, poetja e mbiçmon çiltrinë e shpirtit, andaj thotë pa ngurrim: “Merrmë në zemër / dhe shpjermë ku të duash Ti / mjaft jam rrahur nga lot / të ftohtë zemërimi”. Femra e Shahbaze Vishajt është ideale: “Ajo / çdo natë / me gishtat e dorës / vizaton dashurinë / në shtratin e vetmisë”, ndërsa i preferuari i zemrës paraqet gjithçka, pra “edhe kur mungon / flet hija jote” gjykon zëri i poetës. Mirëpo, në raste të mosmarrëveshjeve që ndodhin dhe mund të ndodhin në rravgimët e jetës, zëri i poetës butë-butë lëshon ofshamën: “më le të qetë / t’më lag shi i dashurisë / jam vonuar udhëve të saj”. Madje, lajkat për poetën, premtimet e kota, nuk e ushqejnë veten: “Miku im – kumbon zëri i brendshëm i saj – kurrë mos thuaj je rrezja e vetme e zemrës sime / nga fjalët / jam rrahur mjaft...”.
Megjithatë, Shahbazja shpesh di t’i japë liri frymëzimit të vet, di t’i harrojë lajkat që shpesh vijnë nga paparacët dhe e lëshuar në krahët e dashurisë nuk ngurron të thojë: “faqen ta mbulova me faqe / trupin me çarqaf dashurie / sonte / vërtet / ishte baladë dashurie”. Kështu kalorësi i ëndrrave të poetës shpesh arrin ta shqetësojë frymëmarrjen poetike të poetës që për të thuri vargjet më të ngrohta që di t’i thurë një zemër e njomë, një poete që fjalën e ka urzë të zjarrtë: “Sytë të shkëlqenin / e zemra të përvëlohej zjarr / për puthjen dhe dashurinë e fshehur”, sepse “në qerpikun e syrit tënd / dashuria ime plaket / kur fle në shtratin e
harrimit”. Por e vërteta e shikuar në sy shpeshherë është e hidhur, andaj poetja zbraz tërë kupën e mbushur, e cila derdhet mureve të qelqta, andaj “nuk besoja / se në shtartin tënd të jetës / jetonte edhe një tjetër / tani më duhet të mendoj ndryshe / të bëhem mike me shpresën / me këngët e pakëndueme / me hapa të rinj kohe”. Kërkesa e poetës është shumë e qartë, kërkesë kjo që i drejtohet lumit të fjetur që ta zgjojë nga ëndrra e pritjes që vërtet qe shumë e gjatë, kështu që Shahbaye Vishaj zhvesh gjuhën nga ëmbëlsia që të shumtën e këtyre lirikave i mbulonte me metafora dhe epitete të buta, të ëmbëla, gjithnjë kërkuese për një çiltëri jete. Prandaj thotë: “më zhvish nga heshtja e natës / merrmë në gjirin tënd / ndihmomë të arrij te loja jote / le të digjem aty / jeta po rrëshqet si në përrallë”.
Duke mbyllur këtë cikël me vargjet që në një mënyrë ose tjetër paralajmërojnë përfundimin e kësaj loje-ëndrre që është pjesë e çdonjërit nga ne, nga Shahbazja rrjedhin vargjet kuptimplote dhe hijerënda, duke dhënë vulën e përditshmërisë, të dilemave dhe situatave që dinë të lindin edhe atëherë kur nuk duhet të lindin: “Të kam pritur atë natë / ta vizatosh ëndrrën time / në kornizën me fotografi / atë natë të kam pritur / sa orët m’u bënë vite / ato matnin durimin / dhe dashurinë për ty / të kam pritur atë natë” – një lirikë kjo që i ka të rralla shoqet në poezinë bashkëkohore shqipe me motiv të dashurisë. T’i kujtojmë titujt e këtyre lirikave, si: Loti bëhet lumë, Loti i dashurisë, Liqeni i jetës, Dhoma memece, Në shkallën 77, Botë gënjeshtare, Sytë e heshtjes, Shiu i dashurisë, Kutia e harresës, Në shtartin e kujtimeve, Mëbeso, Vargje pa zë, Gjëmim kënge, Baladë dashurie, Zog i ëndrrës, Drita e lumturisë, Mollët e kafshuara, Shtrati i harrimit, Pritja, Nuk besoja, Në petale të zemrës, Në mote të pritjes dhe Lumë i fjetur etj., të cilat flasin më se miri, pra japin, pasqyrën e frymëzimeve të këtyre vargjeve që gjakojnë në trekëndëshin: jetë, dashuri, dhembje. Secila nga këto lirika ka në vete porosinë e vet nëpërmjet të të cilave Shahbaze Vishaj shpreh mendimin e gjykimin e vet për jetën, dashurinë, vuajtjen, vetminë, dhembjen, shqetësimin, botën, lotin, fjalën, mallin, këngën, dritën, shiun, harrimin, ëndrrën, lumturinë, gëzimin, gënjeshtrën, pritjen, lumin, zemrën, kujtimin, deshprimin, pabesinë, tradhtinë etj. që përbëjnë trekëndshin: shpirtin, dhembjen dhe vetminë e çdo njeriu në përgjithësi, e edhe të poetës Shahbaze Vishaj në veçanti.

Shahbaze Vishaj: Studim i thellë e i gjithanshëm monografik për bohemin e letrave shqipe
(Prend Buzhala: “Gjenitivi i lirikës – poezia e Mirko Gashit”, botoi Rozafa, Prishtinë 2009, fq. 216.)
Prend Buzhala tashmë është profilizuar si studiues e kritik letrar i zellshëm, që ka bërë emër në gjithë hapësirën shqiptare. Veprat e tij studimore e kritiko-letrare janë botuar në Prishtinë, Shkup, Tiranë e gjetiu dhe janë pritur me respekt e kureshtje nga lexuesit dhe nga njerëzit kompetentë të letrave shqipe. Vetëm vitin e kaluar ky studiues botoi dy studime monografike që dallohen për nga thellësia e qasjes e për nga gjerësia e hapësirës studimore në trajtimin e lëndës së mbarështuar: e para “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore – mbi romanet për të rritur të Anton N. Berishës” (botim i Argeta LMG, Tiranë) dhe e dyta “Gjenitivi i lirikës – poezia e Mirko Gashit” botim i “Rozafës” së Prishtinës).
Studimi i fundit monografik “Gjenitivi i lirikës – poezia e Mirko Gashit” dallohet për nga
leximi i thellë, i plotë, i mbështetur e i arsyetuar gjithanshëm nga dora e studiuesit,.kështu. ky studim mbështetet në një zbërthim e përgjithësim të shumanshëm të lëndës së trajtuar, kësaj radhe, të poezisë së Mirko Gashit, mbasi autori i zë me themel vlerat e kësaj poezie.
1.
Mirko Gashi ka qenë krijues e poet bohem, që e kishte zërin e vet poetik jo të rëndomtë, jo të zakonshëm. Kjo veçanti e poezisë së tij buron edhe nga mënyra e veçantë e të jetuarit, ku jeta shndërrohet në art të veçantë, në art bohemist. Libri ndahet në nëntë kapituj apo LEXIME, kurse struktura e librit e ngërthen edhe një ndarje tjetër: pjesëza e lexime prej numrit 1 e deri në 45 e që përbën një nivel tjetër shtresimi e strukturimi mjaft origjinal të lëndës që merret në lexim. Leximi del si një krye-nocion studimor, i zënë teorikisht nga shumë anë, po edhe i zbatuar praktikisht nga shumë anë te kjo monografi. Në kapitullin e parë “Lexim mitopoetik (Nga gjenitivi i krijimit të kozmosit)” studiuesi Prend Buzhala e analizon kryesimbolin e Mirko Gashit, simbolikën e ujit, të cilin autori e quan Ideal Poetik, nga i cili ideal rrjedhin edhe kuptimet tjera të,poezisë e të poetikës së Mirko Gashit, siç janë raportet mes poezisë, artit e realitetit, miti i krijimit osmologjik e kozmogjenetik i kënduar në artin e poetit tonë bohem. Folësi lirik është i mishëruar në sferat e artit, në nivelet e irracionales, duke krijuar esencat poetike, qenësinë e artit vetë si dhe raportet fenomenologjike me jetën, ku në këso rastesh, lirika bëhet biolirikë, biografi e shpirtit: Kush je këngë e lashtë, fjalë-fishek për kokën time, fjalë-gjyle për zemrën time, fjalë-murtajë për dashurinë time, te ‘’Gjarpri i shtëpisë’’, faqe 26. Liriku, Mirko Gashi, idealizon sfilitjet e tij të brendshme përballë fatumit kolektiv e personal. Vizioni i tij është disa burimesh i jashtëm , që përplaset me realitetin e shprishur të viteve 80 dhe i brendshëm, ku Shpirti i Epërm i Gjërave i ligjëron ndryshe nga jeta e përditshme: I thanë lumit
Je: më i kthjellët se loti, më i bukur se liqeni, më i thellë se deti, sa keq e shanë, shumë keq e shanë. Te ‘’Arbor vitae- Druri i jetës’’ , faqe 46. Po te poezia: ‘’Gjarpri i shtëpisë’’, në vargjet: Në atë lumë, vdekja dhe jeta, shëtisin dorë për dore, si binjakët që shkojnë në shkollë yjore, falsin për idealin e atyre që vërtet duan të jenë vetvetja, që duan të jenë të lirë. Pra, qenia njerëzore përgjithësisht dhe veçanërisht poeti pikësynojnë thelbin e ekzistimit të vet, përsosmërinë dhe mirëkuptimin, synojnë ndritje, mëshirojnë të bukuren dhe të mirën, dëlirësinë, kthjelltësinë e mendjes, shpirtgjerësinë etj.
Kapitulli i dytë e që e mban titullin “Lexim kontekstual (Kulti i bohemës)” i kushtohet konteksteve kohore kur u krijua kjo poezi, vendin që zë kjo poezi në poezinë tonë përgjithësisht, si dhe fenomeneve social-kulturore, politike, letrare etj që ndërlidhen me këtë kontekst letrar. Del si kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me vlerë. Kurse kapitujt “Lexim akvapoetik (Në vorbullën e ujit)”, “Lexim në intermedium (Hapësira eternale e akvapoetikës), “Lexim situacional (Netët e bardha)”, Lexim i subverzionit estetik (Gjarpëri i shtëpisë)”, Lexim paradigmatik”, (Arbor vitae)”, “Lexim fenomenologjik (Reinkarnimi im)”, merren me interpretimin e leximit, të cilin Buzhala e quan polimorfizëm të leximit, i përkufizuar nga shumë dijetarë e teoricienë bashkëkohorë. Pra lexohen të gjithë librat poetikë të Mirko Gashit veç e veç deri te libri në dorëshkrim “Reinkarnimi im”. Kapitulli i fundit mban titullin “Lexim estezik Requiem për poetin Mirko Gashi/ poezi kushtuar Mirko Gashit nga poetët tanë”. Estezë krijuesi e quan lidhjen artsitike të ndërsjellë në mes veprës, autorit dhe receptuesve e krijuesve të artit. Poezitë përkushtimore për Mirko Gashin janë të poetëve tanë, si Sabit Rrustemi, Tahir Desku, Beqë Cufaj, Mexhid Mehmeti, Milaim Berisha, Esat Loshaj, Kalosh Çeliku, Ramadan Mehmeti, Muhamet Mavraj e Bardh Frangu.
2.
Në këtë monografi autori merret edhe me krijimtarinë letrare për fëmijë të Mirko Gashit, i cili thekson se poeti bohem, duke jetuar thellë dëshpërime, mosbesime sfilitëse, megjithatë, ai, në tri dashuritë e tij të mëdha nuk e humbi besimin,- te populls- illyricus-i i tij, te fëmijët dhe te lirika e tij. Ja si këndon te poezia, ‘’Fati im’’ : Shyqyr Zotit, asnjë unazë, s’ e pata, asnjë nuse, me velin e bardhë, ( shyqyr Zotit, kalorës i ylberit isha), shyqyr Zotit, më të katërta, tre fëmijë i pata, shyqyr Zotit, që poezinë e pata.
Në fund me interes është edhe bibliografia e veprave të botuara, e krijimeve për fëmijë, e përkthimeve, e shkrimeve kritiko-letrare për veprën e Mirko Gashit, e shënimeve për jetën e veprën e poetit, e intervistave të Mirko Gashit, e roleve teatrore e filmike që i ka realizuar Mirko Gashi, e përfaqësimit nëpër panorama e antologji etj.
Do theksuar se studiuesi Buzhala përdor një ligjërim kritik modern, të vjelë nga shumë dije e disiplina bashkëkohore jo vetëm letrare, teorike-letrare apo kritiko-letrare, po edhe nga fushat jashtëletrare studimore e që e ndihmojnë për të zbërthyer e sintetizuar fenomene e dukuri letrare. Prandaj kjo monografi e përbën risinë e vet studimore në letrat shqipe.
Shahbaze Vishaj: Lirika moderne e mërgimtarit
LIRIKA MODERNE E MËRGIMTARIT
Isuf Grajçevci, krijues, tashmë pas librit të parë: Hapat e tu në mote, ka dal para lexuesit edhe me librin e dytë poetik: Gjurmë mërgimtari, ku ka sistemuar 48 krijime poetike, të ndara në ciklet: Gjurmë mërgimtari; Aromë jete; Hapëronim për në shtegun e dritës dhe Ëndërr e pafjetur. Këtyre cikleve u prinë 3 krijime si: Dita në Kalendarin tim të jetës; Aty, ku uji e detit je Ti dhe Shtegu i Lirisë, të cilat tok me vargjet e thurura bashkudhëtojnë në jetën dhe synimin e autorit. Vëllimi poetik nis me krijimin: DITA NË KALENDARIN TIM TË JETËS, ku autori në mënyrë të veçantë shpreh pritjen shekullore, gëzimin e tij dhe të popullit, për Ditën e Veçantë në Kalendarin e Jetës. Pra, e Diela e 17 Shkurtit e Vitit 2008. Në gjithë vëllimin poetik, vështrohen për studiues bota brendshme e poetit, lirika intime- dashurisë, lidhja e ngushtë e poetit me atdheun- Kosovën, me familjarët (njerëzit e tij), me kujtimet e fëmijërisë, më shumëçka që ka rrethuar e rrethon jetën e poetit, deri në vitet e mërgimit të tij në Amerikë dhe gjurmët e mallin për gjithë atë që frymon lirshëm në tokën amë dhe që ka aromën e vendlindjes. Pra, shumë nga lirikat e këtij poeti tregojnë lidhjen e tij të vazhdueshme me vendin ku u lind, u rrit dhe me atë qiell ku së pari thithi ajrin e tokës mëmë, dhe më pas mësoi të thurë vargun e bukur poetik, si: Dhimbshëm/ pikon trishtimi i lotit/ në dyert tua Kullë e vjetër/ kohë e trishtë të kafshoi/ e rrjeta përreth të mbushi merimanga...( Pikon trishtimi i lotit). Poezitë e këtij vëllimi poetik, me tema të larmishme, nuk e lënë të qetë shpirtin e autorit, ndaj dhe ai me përkushtim poetizon për shqetësimet, kohën në të cilën po jetojmë, fatin e nëpërkëmbur të popullit tonë, mërgimin e shumë shqiptarëve, e në veçanti atë personal, i cili përmes shumë lirikave shpalos gjithë preokupimet e tij, si: Sa lot derdha për Ty/ kënga ime/ qiellin e bëra lotore ngashërimi/ po shpresën se humba dot/ se një ditë do ta këndojmë gjithandej mëmëdheut...(Jehonë e saj). Siç kuptojmë, shumë nga këto lirika të librit,me mendime të thella, sjellin shpresën se shtigjet e ardhmërisë- jetës, nuk janë të mbyllura, dhe pse dallgët e jetës kanë rrugë të vështira e të ndryshme, optimizmi fuqishëm spikat në shpirtin e poetit edhe kur kthetrat e armiqve na prangosën shumë herë, ndaj dhe Isuf Grajçevci poetizon:
Lë të dëgjohet zëri yt/ kënga ime/ rrugë të gjatë kemi bërë bashkë/
edhe atëherë kur të këndova pa fjalë/ kur më kërcënuan edhe pse heshta...(Zëri yt).
UDHËTAR ME DHEMBJE E SHPRESË
Një vend të veçantë në këtë vëllim kanë poezitë me temë nga ekzili, të cilat shpalosin te lexuesi fatin e shumë shqiptarëve, fat ky që e ndoqi edhe poetin I: Grajçevci. Të tilla janë vjershat: Gjurmë mërgimtari, Në krahët e tij, Udhëtari, Trishtim kohe, etj, vjersha këto lirikat e të cilave bindshëm paraqesin dashurinë për atdheun, mallin e zjarrtë për çdo gjë të vendlindjes, baticat dhe zbaticat e jetës, ëndrrat për një jetë me shpresë dhe dashuri, pa hijen e zezë dhe krrokatjën e korbave siç poetizon autori:
Udhëtar i uritur/ bredhë bulevardeve tua/ aty vetëm një yll/
më fal shpresë dhe dashuri/ vargu i fshehur ndjen dhembje, e zemërimi shpërthen brenda kraharorit/ këtë natë/ etja për Ty/ më ka plakur shumë . (Udhëtari). Ndërkaq poezia: Gjurmë mërgimtari, titull ky që e mban dhe vëllimi poetik, përcjell të lexuesi fatin dhe peshën e rëndë të kohëve që poeti bart mbi supe, siç shprehet:
Gjurmët e mërgimtarit / i lexova në rrugët e metropoleve tua Evropë e Moçme/
Ato / i qava prajshëm/ në këtë natë tetori/
loti e kënga u bashkuan në buzë/ e gjurmët e mërgimtarit vazhduan pa mbarim... Botën intime të poetit, e shpalosin një numër poezish, lirikat e të cilave, kundruall vetmisë, ndjekin shtegun e lirisë, shtegun e takimit me bashkëbisedues etj. Ja vargjet në vazhdim:
Eja/ hiqe plagën e shpirtit tim/ ky acar dhjetori/ po ma hedh dashurinë/
andej e këtej Oqeani/ degë e saj nuk dua të thyhet/ le të bulojë sikur pranvera...(Eja). Më tej lirikat: Të dua Mbretëreshë e zemrës. Edhe pse larg teje/ më agon dita, e err nata/
në damarët e mi/ rrjedh gjaku yt, te poezia (O ime amë), japin mesazh të qartë për dashurinë ndaj nënës edhe kur nuk është në jetë. Një cikël tjetër vjershash, sjellin të lexuesi lirikat moderne për hartën e zemrës, mbylljen e plagës së shekullit, ëndrrat e shiut, pikëllimin e luleve, ëndrrën e pafjetur,rrezet e lirisë, litarët e shirave, syrin e përlotur, ku poeti vargëzon: Në qytetin tim/ çdo ditë/ sa duar zgjatën për lëmoshë/ sy të përlotur e këmbëzbathur/ që vrasin çdo çast jetën...lirika këto që vërtet therin çdo zemër lexuesi, e që fuqishëm trokasin në ndërgjegjen e atyre që qeverisin vendin. Vlen të theksohet se sipas redaktorit dhe studiuesit P. Buzhala, në këtë vëllim poetik: Gjurmë mërgimtari, frymojnë lirikat për amësimin e lirisë, lirikat që ligjërojnë për dashurinë dhe që bashkudhëtojnë me këngën. Dhe në fund, libri ka vlerën e duhur ideoartistike që tërheq vëmendjen e lexuesit.
Shkruan: Shahbaze VISHAJ:MBRETËRESHË ZEMRE
(Nënës-Mësueses)
Sa e sa stinë
lotove për lotin tim
Mbretëreshë zemre
edhe këtë mars
po më pret
aty
te guri i vatrës
më thërret pareshtur
zë burri i tatës
sa Pranvera
s’më sollën te Ti
oj Helenë e bukur
Ah!
ç’më kaploi malli për Ty
për buzëqeshjen e luleve
që dimrat m’i kanë ngrirë
e di se të mungoj
edhe Vjollcës me sy pranvere
i mungon aroma ime
edhe këtë festë
zë yti ethshëm kumbon
për prangat
që sjellin pranga
e shtrëngatën
që sjell shtrëngatë
as këtë stinë
Agimi s’agon në shtratin e lirisë
vetëm hija e tij të djeg
brenda saj fshihet pikëllimi
Ti pret, pret
e në heshtje flet
ndoshta këtë Pranverë
Shpresa s’fundoset në humnerë
( 7 – 8 Mars)
LULE ZEMRE
( Nënës - Mësueses)
Nuk të braktisa
o Nënë
besomë
atë ditë Marsi
shikimi më mbeti kah Ti
tash e njëmbëdhjetë Pranvera
nuk ta putha ballin
as shtatin s’ma mbulove
aty
në shtratin e lumturisë
fle kujtimi, loti, malli
sa jam përmallu
për kullën, fjalën, zjarrin
ndoshta këtë festë
do të pushojë kënga e vajtimit
e cila tash e sa stinë
t’i ka venitur lulet e zemrës
do të kthehem
në thesin pa ëndrra jete
në Marsin tjetër
do të takohem me Ty
nënë, motër, mësuese
në muranën e qëndisur
me buqeta lulesh të kuqe
PENTAGARAMI I THYER
(Për Nënën dhe Mësuesen)
Çdo mars
në hartën e zemrës sate
flet loti, malli, dashuria, zjarri
në pentagramin e thyer te jetës sime
kafshon melodi vetmie
çdo ditë për Ty
pëlcet kujtimi
kujtimi, që takohet
me kullën, fjalën, lumin, valën
buzëqeshjet tona
ashtu të vyshkura
vriten nga çmenduri të kohës
sa e sa herë
mallkova ata
që natën e lanë pa hënë
e Yllkën pa nënë
Drenin e lanë pa nuse
e Gresën pa mësuese
mallkova ata
që Pranverat
m’ i veshën me ngjyrë pikëllimi
e copëza eshtrash
m’ i mbuloi sërish bloza e tymi
për çfarë të shkruaj, sonte
kur vargu ngacmon heshtjen
e lotët flasin për Ty, nënë- mësuese
për Ty,
që shtegtove Ëndrrës së Fshehur
atë mars
pika gjaku numërova
në damarët e prerë
në sy të këndonte liria
e në ballë
e pafjetura fjalë
sot, hijen tënde
kërkojnë këndet e truallit
e fjalën e ëmbël Mësuese
nxënësit në klasë, e korridorit
tani, kudo malli ndez shpirtin
e riga loti pikojnë
në pentagramin e thyer të jetës sime
Periudha e luftës së ftoftë”- një studim i vlefshëm për të gjithë
Dr. Musa Ahmeti
Prof. dr. Liman Varoshi, duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i “Luftës së Ftohtë” ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore.
Studimet dhe botimet në fushën e hisotrisë bashkëkohore paraqesin interes të veçantë
Të shkruash për “Luftë e ftohtë” e cila si e tillë është ende në kujtesën tonë e freskët, një studiuesi apo historiani i duhet njohje përfekete kushteve dhe rrethanave të kohës, maturi dhe paanshmëri, por edhe porfesionalizëm i lartë, për vetë faktin se dokumentacioni i shumtë për këtë periudhë kohore duhet ballafaquar, analizuar e studiuar edhe me burime të tjera alternative. Përveç kohës, shumllojshmërisë dhe sfidave të përditshmërive interpretuese në rrafshin kohor horizontal, qasja e subjektivës në hierarkinë vertikale të ndikimit individual apo grupor, shtetëror apo “blloqeve” të caktuara paraqet një ndër vështërsitë e shumta me të cilat ballfaqohet historiani.
Të gjitha këto, me profesionalizëm të lartë, saktësi shkencore dhe vëmendshmëri specialiti mund të ndjehen te libri i radhës, i sapo botuar nga prof. dr. Liman Varoshit, i cili duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën e shumtë të botuar, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i “Luftës së Ftohtë” ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore, i domosdoshëm për cdo studiues të historisë bashkëkohore, për studentët e shkencave shoqërore në përgjithësi, veçanërisht për ata të historisë dhe lexuesin tjetër të interesuar, të cilët, këtë libër duhet ta mbajnë në tavolinën e punës si një nga veprat më komplete të kësaj periudhe jo të largët kohore.
Libri i prof. dr. Liman Varoshit, “’Lufta e Ftohtë’ në Evropën e Lindjes” botuar nga Shtëpia Botuese “Naimi” është një libër që hedh një dritë të re e të pazakontë mbi gjithë periudhën pas Lufës së Dytë Botërore, duke e identifikur atë si një periudhë që duhet të përbëjë një disiplinë më vete, dhe jo të trajtohet në kuaër të historisë bashkëkohore, siç po bëhet deri më sot në rrjetin akademik-universitar. Në vend të hyrjes autori tregon me një gjuhë pothuajse poetike dhe shumë të këndshme, e në të njejtën kohë edhe shumë koncize, se çfarë kuptimi dhe rëndësie pati një gjysëm shekulli “Hate speech” dhe “Cold war”, dy koncepte që e pershkruajnë më së miri urrejtjen e transmetuar me anë të ligjërimit gjuhësor dhe të luftës së ftohtë. Libri i përfunduar në nëntor të vitit 2010 nga autori, prof. Liman Varoshi, e përshkruan më së miri të gjithë kontekstin e kësaj urrejtje dhe gjithë peshën që ajo mbarte në vetvete me pasoja mbi gjithë popujt që e aplikonin atë.
Autori në një farë mënyre përmes një apeli shfaq qëllimin e veprës së tij kur pohon: “ky libër është një vështrim historicist, analitik dhe përshkrues për “Luftën e Ftohtë” në Lindjen komuniste. Qëllimi i tij është i njëjti me atë të tragjedive antike greke: "Mëso prej tmerrit!". Qëllimi i tij është, gjithashtu, t'u pergjigjet pyetjeve të shumta të historiografisë së sotme, por edhe të miqve të historisë, njerez vullnetmirë që duan të njohin saktë të shkuarën...” dhe këtë e bën më së miri në strukturimin e veprës së tij. Kapitulli i parë (Europa pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillesat e Luftës së Ftohtë) hedh dritë mbi kontekstin në të cilin lindi urrejtja gjysëmshekullore, dhe politikat që e shndërruan këtë urrejtje në një Luftë të Ftohtë. Në këtë kapitull autori jo vetëm që i bën një panoramë shumë të qartë gjendjes social-ekonomike Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e vënë theksin te kostoja e lartë njerëzore dhe materjale që i ra në kurriz kontinentit të vjetër, por me anë të krahasimeve midis vendeve dhe shteteve përsa i përket këtyre humbjeve, arrin të parashtrojë edhe platformën e studimit të tij, për diferencimin e peshës dhe të fajit në këto humbje. Në kapitullin e dytë “Krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përcaktimi i zonave të influencës” autori përmes një vazhdimësie kronologjike të ngjarjeve të kohës përshkuaran dimensionin politik duke i bashkangjitur edhe situatën ekonomike dhe fakttorët tjerë relevantë kë kohës. Duke e analizuar krjimin e OKB dhe gjithë mundësitë e pamundësitë e saj për të operuar me sukses, prof. Varoshi e vë theksin te vakuumi gjeopolitik, dhe te prishja e ekuilibrit të forcës që nuk mundi të vihej në vend nga asnjë traktat paqeje, duke e lënë kështu botën të ndarë në dy kampe ideologjike të ndryshme.
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...