2011-05-03
Nizar Qabbani : "Leter nga nje grua e marre"... dhe te tjera..
“GRUSHT ÇELIKU RRETH PARTISË SIME..!”
Nga Fritz RADOVANI:
“GRUSHT ÇELIKU RRETH PARTISË SIME..!”
Shikoni me kujdes dhe “nostalgji” këte foto në Tiranë.
Asht e Ditës së Madhe të 20 Shkurtit 1991, në Sheshin Skenderbeu..!
Shikoni këte foto që nuk përsëritet kurrëma!
Asht “Dita e lamtumirës së fundit!”...
Iku për mos me u kthye kurrëma në zemrën e Tiranës!
Shikoni këte foto kur u nis “udhëheqësi i PPSh-së, Enver Hoxha, ditën e fundit të qendrimit të tij “gju në gju me popullin” e kryeqytetit, dhe asht tue porositë komunistët e të gjitha ngjyrave: “Ja ku është PPSh...këtu ku kam dorën e mëngjer, mblidhuni grusht çeliku rreth partisë sime!...Do vemi nga fitorja në fitorje..!”...
– Urrraaaaa! Brohoriti gjithë Shqipnia...Edhe ata, po edhe na që patëm fatin dhe ndoqem në TV ... “porosinë e tij të fundit!”. Ajo ditë mos u harroftë nga Shqiptarët!
E di se me “nostalgji” asht e përzime “dhimbja” por, dhe “betimi” i komunistëve!
“Do të vazhdojmë rrugën tënde!”...Premtim që nuk kuptohet nga të gjithë njerëzit mbas asaj dite aq të lumtun për Shqiptarët!
Të kthehemi disa vite mbrapa...
E.Hoxha & D.Mugosha
Në fakt “shoku” Enver ishte i ri kur mendoi për formimin e kësaj parti, që n’ atë kohë kur sillej ndër dyqanet e Pazarit të Tiranës, tek Ali Qoraliu dhe Dem Xhepa e... ma vonë mbas tyne në kafe “Flora”, kur pat fillue me i hjedhë traktet e para të komunistëve homoseksualë. Që në atë kohë mendonte me plotsue kushtet për me “hy në Europë”! Asht thanë me kohë se kur erdhën Miladin Popoviqi e Dushan Mugosha në Tiranë, edhe ata gjetën tek “shoku” Enver po atë “mikpritje” që ky u pat ofrue të gjithë atyne që e shikonin si “bukurosh” kur kthehej nga klubet masone të natës së Parisit prej France, ku nuk pat mundësi me u shkollue. Vinte mjaft i ngarkuem me libra marksiste pornografike, mbasi i duhej me zgjanue “rrethin e vet” ilegal. Prej asaj kohë iu pat ba si zakon që kur fliste për “partinë komuniste” mbante dorën aty ku pat formue “celulen” e parë. Ashtu si puna e Miladinit e Dushanit, që flitej se edhe ata ishin “antarsue” mjaft të rijë në grupin e tyne sllavokomunist të pederastëve serbë. Posa erdhën në Tiranë ata kerkonin me njohë afër antarët e rijë për të cilët kishin dëgjue që në Beograd. Kjo sigurisht vinte nga ilegaliteti i tyne dhe kushtet e vështira në shtëpijat prej qerpiçësh në zonat ku u takonte me fjetë mbasi banin mbledhjet e tyne të natës. Po të lexohet me kujdes korespondenca e tyne me “shokët” shqiptarë, keni me vrejtë sesa e madhe ishte ndër ata grupe “dashuria” mes pjesmarrësve, që dikush i akuzon se hanin kokat e njenitjetrit. Me të “padrejtë” ka nga ata që këte lloj “dashurie” komuniste ua dedikojnë instruktorëve të posaardhun nga Jugosllavia...dhe, se gjoja, kështu “dashuronte” edhe Tito, e prap ma vonë flitej se edhe Stalini ishte “daha” ma i dashtun se këta. Edhe vajzat patën fillue me u mbledhë ndër disa shtëpija të njohuna dhe, që n’ atë kohë, ata që donin me shkatrrue “partinë” patën fillue me thanë se “shoqja” Fiqrete prej asaj kohe, tue fjetë ndër skuta të ngushta, u pat ba e njohun si lezbike. Atëherë pak kush e dinte këte gja, por “partia”, për me i mbushë mendjen masave të gjana se kjo veti i ka mbetë nga koha e luftës, e pat çue drejtoreshë të shkollës së partisë në Laprakë, ku ajo shpërndante eksperiencën e vet dhe edukonte me “cilësitë” e veta morale edhe kuadrot e reja që formonte ajo shkollë, si të gjitha “shkollat” e partive komuniste motra...për mashkuj dhe femna.
Kur Qemal Stafa u pat përzi në “celulen” e Nexhmijes...një natë “fashistët” i dhanë ate që lypi, edhe pse “celula” e pat porositë me pasë kujdes, se “fashizmi të han kokën!”, po ai nuk i vuni fort randësi porosisë që “shoku” i tij i dashtun Enver i pat dhanë Qemalit po atë natë kur ishte me te, deri 15 minuta para se me u vra nga “fashistët”... Madje ai edhe e ka shkrue habinë e madhe si ndodhi kjo ngjarje...që deri atëherë ishin të dy bashkë, po cilët ishin ata fashistë që i hoqën kokën Qemalit, ma vonë u pat marrë vesht...
Udhëheqësit e vendëve sllavokomuniste njihen si të tillë. Tito e pat dashtë aq fort “shokun” Enver, sa e pat thirrë në Beograd për “me bujtë” dhe mbasi ky i “fali” Kosoven, Hotin, Gruden, e një pjesë të Maqedonisë...Tito e bani me 1 korrik 1946 “hero i popujve të Jugosllavisë”, mbasi Miladini e Dushani i patën tregue se asht besnik i “parimeve” të tyne. Si duket, kur Tito u takue me Stalinin, i pat tregue se në Shqipni kemi gjetë një djalë të ri e bukurosh “ashtu si i donte ai” drejtuesit e rijë të partisë, të paisun me “cilsitë komuniste proletare”...kështu, nuk vonoi shumë dhe Stalini e pat thirrë në Kremlin “shokun” Enver. As ky nuk ia prishi qejfin Stalinit e pat shkue në 1947. Për fat atje pat rasën me u takue e me u knaqë vetëm për vetëm me Stalinin e “math”, më falni se gati shkrova Stalinin e “myth”. Enveri, në librin e vet “Me Stalinin”, kur shpjegon sesi shkoi në rezidencën e tij, u çvesh, dhe Stalini i mori vetë pallton e rrobat dhe i tregoi edhe banjot këtij, mandej largoi përsonelin e sherbimit dhe ndejën aty dorë për dorë, kuptohet sesi u patën kënaqë, edhe pse Enveri nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën ruse, aqsa dinte edhe Stalini frengjisht... Po çka banë atëherë..?
– “Até e di “Partia”..!!
Ja pra, ky ishte udhëheqësi i partisë sonë...Ky ishte “Enveri ynë”, për të cilin shkruen dylberi Ramiz Alia, e mbas tij shkrimtari i madh personal Sulo Gradeci, tek libri i “njohur”: “Na dogji malli, komandant”...E ky, pra, asht themeluesi, organizatori dhe drejtuesi që për 44 vjet ka vazhdue me “mendue” e mos me e marrë as gjumi tue punue ma shumë natën se ditën për partinë e popullin...Në fakt pak kush e kupton mundin e sakrificën e tij dhe kujdesin e madh që kishte për Shqipninë. Ai shpesh e thonte se “duhet të punojmë si në rrethim...”, po na kujtojshim se e kishte fjalën për shtetet përrreth...Ai e paska pasë fjalën se pikrisht këta shtete që na rrethojnë, nuk po na lanë me u lidhë me bankat e hueja, që ishin në Francë, Suedi e Amerikë apo ndër tjera skuta ku ruheshin miljardat e tija të dollarëve, që kishin të fitueme nga mundi e djersa e miljona shqiptarëve në minjera, ferma dhe kampe pune e shfarosje, që i kishim pranë çdo bunkeri në Shqipninë e re “socialiste”...
Ndokujt mund ti duken pak 700.000 bunkera...po askush nuk tregon shifrat e sakta të të vramëve, të të humbunve, të të mbetunve në tortura dhe të masakruem nga sigurimi i shtetit, shifer e cila i kalon mbi 45.000 viktima deri në vitin 1974, apo mbi 450.000 vetë të dënuem, të burgosun dhe të interrnuem, ku përfshihen edhe fëmijët 14 vjeçarë, simbas ligjit nr. 5912, aprovue nga kuvendi popullor dt. 26.6.1979 në Tiranë, e që të gjithë janë ende të pashpallun nga shteti i sotem “demokratik”...
Këto shifra që lexoni këtu ndoshta ju duken të pabesueshme! Ma e pabesueshmja shifer asht ajo e bunkerëve, sepse askush nuk i ka numrue labirintet e Shqipnisë që dikur ishte si “tava e gështenjave” për çdo qoshe...e shumë prej tyne na nuk i dimë as sot!
Po ata tunele që komunikojnë nën dhe me selinë qendrore...a i ka vizitue kush?
Kanë me kalue vite e nuk kanë me u dijtë aq shumë çeshtje sa njerzit kanë me u çuditë për misteret e mbetuna ndër labirintet e errta të Shqipnisë, ashtu si nuk kanë me e besue se ka ende njerzë që mbas 25 apo 26 vjetësh që ka ngordhë Enver Hoxha, shkojnë ndër qendrat e votimit dhe votojnë për “partinë homoseksuale” të formueme prej tij...
Ndrroni emnat sa të doni, partia komuniste e formueme nga imoralët e vitit 1941, asht ajo e punës, apo ajo socialiste...apo “homoseksuale” e viteve 1991 e mbas...që nuk ndryshon asnjena, as në përbamje, as në paraqitje nga ajo e vitit 1941...e më duket, se edhe ky, e nuk jam tue gabue aspak, “shoku komunist” që e drejton sot, asht amoral homoseksual si mjeshtri i tij, thëmeluesi i partisë komuniste shqiptare Enver Hoxha me pasuesin e fronit, qosen Ramiz Alia, e të gjithë ata përbindsha që vazhdojnë me kenë idhtarë të tyne.
A nuk asht me kapë kryet me grushta kur mendojmë se të gjitha pislleqet morale të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, apo Fatos Nanos e Edi Ramës i dinë i madh dhe i vogel çka asht shqiptar, dhe ende sot ka nga “ata” kopje të tyne amorale, që shkojnë e votojnë per ta...madje, edhe pretendojnë me vazhdue me drejtue Shtetin Shqiptar!?
Fatkeqsia e Shqipnisë nuk asht prania e tyne aty, se ata na i lanë trashigim udhëheqësit e qelbun që kishte Shqipnia, po ajo ma e mnershmja gja asht mendimi që formohet tek RINIA...që neser do të thotë se u dashka me kenë “homoseksual” për me kenë drejtues i Shtetit Shqiptar!Sa larg jemi nga rruga e të Parëve tonë!...
Shikoni, këte foto!...
Kjo asht rruga që donë të na mësojnë “udhëheqsit” e sotëm të Shqipnisë!...
Edhe sot ai qen i porositë “partitë” jo një nga një, po të gjitha si të një nëne:
“Ja këtu ku kam dorën e mëngjer është Partia mëmë…Jemi të mëngjer apo jo!?
Kështu mbi 700.000 bunkera të mbushur me dollarë... vazhdoni....rrugen time!
Mos u ngutëni...do ju duket vetja si mbi breshka... Po, ngadalë,.. ngadalë!
Unë mendova vetëm për juve! Ashtu dhe e gjora Nexhmije, jetoi si në rrethim...
Kjo që po gëzoni juve!.. Kjo është “jeta e lumtur”!..Votoni për partinë mëmë!”
E shqiptarët,..vazhdojnë porosinë e tij... me votue për “partinë mëmë”..!!
Maj, 2011.
Degjoni:
NGA RIZA LAHI :Kultura kombëtare në rrezik
MAHNITJE PLEBEJSH…
Meditime pas kthimit në atdhe nga një festival ndërkombëtar folklorik
Ta nisim me një intervistë që i morëm kryetarit të bashkisë së qytetit 300 mijë banorësh Simav, në Anadoll, Kasim Karahan
Riza Lahi – Sa herë jeni zgjedhur në krye të bashkisë dhe cilët kanë qënë sulmet personale që ju ka bërë paraardhësi apo rivali juaj?
Kasim Karahan – Dy herë…Asnjë sulm personal, sepse edhe unë nuk I kam bërë sulme personale askujt. Kjo është në strategjinë e partisë sime, që është parti e djathtë. Ne konkurojmë vetëm me projekte dhe I mbajmë me fanatizëm premtimet. Për pasojë – sot deri edhe zyrën time,e kanë hapur të gjithë, kurse më parë kishte pengesa burokratike dhe shumë ankesa të parealizuara
Rizai - Kur u zgjodhët ju, a hoqe shumë nëpunës nga bashkia për t’I zëvendësuar me njerëz nga partia tuaj? Po nëse humbisni në zgjedhjet e ardhëshme, a parashikoni që rivali juaj që ju mundi – nëse ngjet kështu – të “spastrojë” bashkinëah, për të futur militantë të partisë së tij?
Kasim – Jo, unë nuk kam hequr. Por, as rivali im…nuk e besoj…Xhanëm, edhe mund të futë ndonjë militant ndikund, por, asqë bëhet fjalë të bëjë, as ai, zëvendësime massive. Specialistët anë specialistë!
Rizai - Si ju duk shfaqja e ansamblit shqiptar “Shqiponjat”?
Kasim - Nuk arrita ta shihja mbrëmë, por sime shoqeje I pëlqeu shumë. Do të vi patjetër nesër ta shikoj.
Rizai - Çfar mesazhi keni për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nga vjen ansambli ynë? Zoti Edi Rama i përket një partie të majtë?
Kasim – Shumë selam. Nuk ka gjë se është i majtë. Do të doja t’i thoja se fëmijët tanë janë e nesërmja jonë. Me shpirt do të dëshëroja të vinin edhe fëmijët tanë në Tiranë dhe të binjakëzoheshim dy bashkitë tona, e qytetit Simav, me ekonomi të stabilizuar mirë, me llixhat moderne, të tretat në Turqi ku temperature e ujtit nga nëntoka vjen me 162 gradë celsus, dhe kryeqytetit të “Arnautlluk” Sigurisht do ta përgëzoja për folklorin që ka Tirana , një pjesë e të cilit na e solli “Shqiponjat”.
Rizai – Po për Minstrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë, Sporteve, Gruas…? …Popo, është një minsitër që I mbulon të gjitha këto degë.
Kasim – Festivalet folklorike janë urë kulturash për të ardhëmen. Mbase, kushedi se sa nga këta fëmijë, nesër do të bëhen lidër, por edhe luftëtarë të paqes botërore. Ata u njohën këtu nëpër familje,e, si mund të ngjasë që kur të rriten, të shkrepin pushkë kundër njëritjetrit? Përpos selameve për zotin ministër, do të doja t’I shprehnit dëshirën time që të na dërgojë më shumë fëmijë shqiptarë në Turqi, apo, të organizojë të anasjelltën për fëmijët tanë. Folku është shpirti I vërtetë I çdo populli dhe, përmes këtyre vajtje ardhjeve, ne kontribuojmë për paqen botërore, për të ardhëmen e njerëzimit, që janë fëmijët. Fëmijët…
Mirëpo , unë jam I bindur që kryetari i kësaj bashkie në Anadoll, e dinte se për festën kombëtare të fëmijëve të Turqisë, 23 prill, kishin ardhur 275 ansamble folklorike nga e gjithë bota, por nuk e vë dorën në zjarr për qahmet nëse e di ndonjë bashki në Shqipëri apo vetë ministria që nis me “E turizmit”, që nga Shqipëria kanë qënë atje 6 ansamble fëmijësh, që kanë fjetur në familje me fëmijë bashkëmoshatarë turq, se janë ndarë nga ata me lotë dhe me dhurata secili, se janë pritur qënga kryetarët e bashkive, ministra, gjeneralw e deputetë dhe, kushedi se sa ka qënë fatura e shtetit dhe e bashkive në këtë eveniment.
Eqerem Tuga, drejtori I ansamblit “Shqiponjat”krijuar që në vitin 1994 dhe me një katalog të pazakontë shfaqesh jashtë atdheut dhe trofeve të sjella që andej, na thotë se nuk ka më asnjë besim nëse e ndihmon Ministria apo Bashkia e Kryeqytetit a ndonjë minibashki atje, ndaj dhe nuk ka asnjë lidhje e, as ata, asqë janë kujtuar ta thërresin ndonjëherë.
Po bie era e një mënxyre kombëtare. Çfar i pengon shtetarët tanë shtetërorë a lokalë të takojnë fëmijët para nisjes a kur kthejnë në atdhe, së paku t’u japin dorën. Pa le për ndonjë ndihmë të vogël financiare. Nuk u shëmb Rroma. Secilit nga lexuesit tanë, qënga z. Sali Berisha, Edi Rama e deri te Hysni Milloshi, do të rënqetheshin e mbase do t’u shkonin lotë të shikonin jashtë atdheut fëmijët tanë, si qëngja të bukur, më të bukurit e dheut, me rrobat e mrekulluehsme kombëtare siç nuk I ka askush, se si mobilizohen me tër shpirtin, se si e tundin flamurin tonë kombëtar, se si buçasin shqip nëpër rruget e huaja kur kalojnë për “defile”. Ne e kemi me bollëk folkun, pra dinjitetin e fizionominë tonë kombëtare sikurse rrallëkush.
Filologu I madh franko – çifut Zahari Majani thotë se në Jug Perëndim të Ballkanit, vënd ku quhet Shqipëri, paksa të përkulesh dhe grumbullon fije ari… filologjik. Folku ynë I shëmbëllen një njeriu plot shëndet që nuk ia din vlerat kësaj pasurie që e ka. Po nga kush dreq këshilltarë e kanë marrë udhëzimin plebejtë tanë të politikës që e kanë përfshirë ministrinë e kulturës në pesë valenxa?
Sepse është sikurse në Kosovë, e njëjta skemë e renditjes së kulturës. Ne jemi një popull konservator, siç janë grekët, gjermanët, anglezët, persët…dhe kemi histori të vazhdimësisë sonë kombëtare tash 4000 a më tepër vite.
Në vënd që të kishim një ministri për folklorin, një tjetër, për arkeologjinë e një të tretë për, ta zëmë , për kërkimet linguistike dhe librin , etj, shkon e përzihet puna e bëhet një mishmash, duke futur turizmin, kulturën, rininë dhe sportet në të njëtin xhep.
Me cilin qëllim? Ta hajë dreqi, nuk duam t’I biem njeriu në qafë por dallohet qartë që goditjen e merr kultura jonë kombëtare.
Një drejtues televiziv tanimë i shpërlarë , që përsërit tash e parë “okej”, dhe që në një rast përkulej në sy të kameras, pra popullit shqiptar, të shihte në kishte dhe çfar ngjyre kishin brekët e një vajze të re që e kishin ftuar të zgjithte ca lloto dhe që buçiti publikisht para faqeskuqurës se “të zeza”, është mbase nga shëmbujt më tipikë se çfar ngjet kur disa plebej që paraja apo karriga i ka trasnformuar në askushër, marrin në duar frenat e kombit.
Ka ikur tanimë koha e vënies në krye të punëve të militantëve. E paguam shtrenjtë këtë praktikë që mbase e donte edhe ajo pranverën e saj. Personalisht do të kisha këmbëngulur të viheshin në krye të punëve njerëz ku janë më të nderëshmit, të cilët, për fat, ndodhen jashtë reshtave të partive politike që u ngjanë tubimeve të drejtuar prej bajraktarëve klasikë, prej nga nuk kemi shumë që kemi zbritur.
A i kemi vënë re se një takëm delenxhinjësh të mësuar me karrige, sapo e shikojnë që një tjetër është ulur atje ku qe ai , sulen menjëherë te kampi kundërshtar. Me të tillë karaktere e kaluam stadin tanimë. Kulturën shqiptare duhet ta drejtojnë mjekëroshë të kësaj kulture, që para së gjithash t’u dhimbset ajo.
Sot ka shumë kategori njerëzish që e kanë humbur besimin, u është zvetënuar edhe ajo farë shprese që e kishin në bashkëpunimin me këtë minsitri polivalente. Kanë ardhur ftesa për në Kongresin e Poetëve të Botës që bëhet në Larisa të Greqisë me 29 qershor deri më 4 korrik,por nuk e besoj të ketë trokitur për ndihmë financiare në dyert e ministrisë së turizmit… ndonjë nga ata pak të ftuarit, duke përfshirë edhe ndonjë që është antar i kryesisë së këtij forumi planetar.
Asnjeri nuk e vë ujët në zjarr që vetëm 2 përqind e librave të shitur në panairin e fundit të librit janë autorë shqiptarë të cilët, papëprjashtim, , duhet t’i paguajnë vetë librat e tyre dhe , le ta përsërisim edhe njëherë, më këta ritme që po ecim në këtë fushë, rrezikohet të përfundojë letërsia autoktone shqipe te “bejtexhinjtë”, siç mbërriti kjo lavdi e kohës së Marin Barletit, vepra e të cilit kushtuar Skënderbeut, është përkthyer në 98 gjuhë të botës, pra, është më e përkthyera. Të mëdhejtë Kadare e Dritëro, dhanë çfar kishin për të dhënë. Po më tej?
A nuk të bëhet të dalësh mes sheshit “Skënderbej” e të ulërish si ujk, kur shikon dashurinë e parë të kushedi se sa njerëzve të shitet nëpër pluhurat e trotuareve per pesë lekë? E kemi fjalën për bibliotekat personale të sa e sa njerëzve që, jo se ua kanë nevojën atyre pesë lekëve të qelbura qe do të marrin për librat e shtëpisë që kanë nxjerrë për t’I shitur, por se kanë humbur dashurinë e tyre për ta.
Plebejtë mahniten, jo patricët e mendimit, nga të cilët kemi ende. Shqipëria ka bukuritë dhe pasuritë e veta dhe ne duhet t’i trajtojmë siç ruan nderin e bijës së tij të bukur një “burr zotni”, një “gentleman” i varfër.
Pardje morëm një email nga një kolonel anglez me kulturë të jashtëzakonëshme, isha atashe në Tiranë e tani në Nepal, Mark Vikers. Ai ka hapur një ekspozitë personale pikture atje. Dhe shkruan “askund nuk kam gjetur popull aq xhymert dhe mikpritës sikurse në Shqipëri . Por kam një peng që nuk mora që andej një këmborë delesh dhe një palë rrobe kombëtare shqiptare”.
Një ish punonjëse e OSBE, ish sekretarja zvicerane e ambasadorit Everts, thoshte fytyra më e bukur në Shqipëri nuk është as fytyra e artistit, as e sportistit, as edhe e poetit, por fytyra e gruas së fshatit të Tiranës – me shënja të dukëshme të luftës së saj me jetën – e cila ndrin nga kënaqësia dhe mirësia si një diell, kur i troket në portën e shtëpisë për vizitë një e panjohur.
Eruditi I papërballueshëm Faik Konica, nuk ka thënë vetëm “armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët” – një këmbanë që plasën duke e tundur gjithandej.
Ai mes aristokracisë evropiane, të cilën e bënte zap me erudicionin e pafund, vishej ditëve ceremoniale me rrobe kombëtare shqiptare dhe u krenohej në Amerikë se, këtë formë të re të mbajturit të flokëve që krenoheshin modelistët atje, në Shqipëri, gratë e kanë aplikuar që dy mijë vite më parë.
Prifti adventist anglez Xhon Artur shkruante se “pjesa tjetër e botës kanë ç’të mësojnë nga tolerance e mrekulleushme fetare që është në Shqipëri”.
Edhe diçka.Po bëhet luftë e ashpër për Tiranën. Janë dy blloqe të mëdha përball nëjritjetrit. Për trishtimin tonë, as Rama e as Basha, në katalogun e madh të premtimeve, asqë e kanë përmendur ndokund punën për edukimin kombëtar të fëmijëve, folkun dhe librin shqip, për funksionimin egërsisht të mefshët të qëndrave kulturore sikur të ishin këta brima e fundit e kavallit.
Kemi 1.3 milion emigrantë. Një plakë në lagjen time u lutej fëmijëve me lotë në sy që të pranonin në lojë nipin e saj I cili, I bukur, I veshur mirë, nuk dinte asnjë fjalë nga gjuha e gjyshes së tij. Disa emigrantë të tjerë na tregojnë se fëmijët nuk kanë dëshirë të vijnë në Shqipëri.
Në brezin tim ka patur edhe nga ajo kategori studentësh që nuk dilin të takonin babain që kish ardhur nga fshati veshur me rrobe kombëtare, se u vinte turp. Mirëpo, një kompleks i tillë, nuk egziston te njerëzit e fuqishëm mendërisht, financiarisht dhe eruditë.
Shqiptarët, paraardhësit tanë të pashkollë , të varfër ekonomikisht dhe të pushtuar, bënë çbënë por na e ruajtën identitetin tonë kombëtar. Ata nuk I asimiloi dot as Roma e as Turqia e as sllavët. Evropa e Bashkuar ka shumë të mira.
Ama, e ka një rrezik. Popujt e vegjël mund të asimilohen. Asimilimi ngjet lehtë e thuajse pa u ndjerë, siç vjen ndryshku. Siç, ta zëmë , janë thuajse asimiluar 5 -6 milionë shqiptarët që banonjë në Turqi apo nipërit e atyre që patën tundur Parisin kur u pat pushtuar vëndi ynë me 7 prill 1939.
Po ne çfar duhet të bëjmë për këtë “brimën e fundit të kavallit”, kulturën kombëtare dhe librin shqiptar.
U ka zënë goja lesh njerëzve që është përfshirë kultura në një minsitri polivalente dhe nuk po ndjehen më.
Zeusi, para se t’u merrte jetën njerëzve, u merrte memorjen.
Ende më sillen në mëndje fëmijët e “Shqiponjat” dhe “Kaltërsia”(Kamëz) me të cilët ishim në Lulburgas dhe Simav; me rrobet tona kombëtare plot dritë e që të marrin sytë e përlotur; duke u mobilizuar me shpirt, qënga udhëtimet drobitëse me autobuz , deri te vallet e njëpasnjëshme , plot sedër dhe me shpirt të paepur shqiptar prej “arnautësh” * duke buçitur mijëra e mijëra kilometra larg për atdheun në gjuhën tënde e të nënës tënde, i dashur lexues.
Por në atdhe, askush nga drejtuesit e tij, nuk denjoi t’i jepte dorën as kur u nisën dhe as kur u kthyen.
Shënim
- * “arnaut” – arabisht – “I pazmbrapshtshwm”. Mbase ky emwrtim pwr shqiptarwt luftwtarw ka ardhur qw nga koha kur vetwm kwsaj kategorie trimash, u ishte besuar nga Porta e Lartw ruajtja e rrugws pwr nw Qabe. Nw luftwn Ruso Turke, 1878, ndwrsa kwshtjellat e ushtrisw turke binin njwra pas tjetrws, duke u dorwzuar ku me luftw dhe ku pa luftw, vetwm njw kwshtjellw rezistoi derisa u vranw me arm nw dorw qw tw gjithw mbrojtwsit e saj, qw ishin, pa pwrjashtim, “arnautw” – R. Lahi )
RIZA LAHI, 26 – 29 prill 2011
SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.
Nga Flori Bruqi dhe Selatin Kaçaniku
Kosova ka hyrë në vitin 2011 me nivel të lartë korrupsioni, thonë përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion.
Drejtori i këtij organi, Hasan Preteni, thotë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.
“Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë. Ishin disa premtime, disa angazhime, por në fund doli se vërtet nuk mund të mburremi me rezultatet e arritura për vitin që kemi lënë pas”, thotë Preteni.
Në 2010-ën, sektori më i korruptuar raportohet të ketë qenë ai i partive politike, për t'u pasuar nga sektori i gjyqësorit.
Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.
“Pse mungojnë rezultatet? A janë kallëzimet penale jo të fuqishme, jo të materializuara mirë, apo hetimet nuk janë profesionale? Gjyqësori duhet të tregojë për këtë", thotë ai.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve gjegjëse që në vitin 2011 të fillojnë një betejë më të madhe për luftimin e këtij fenomeni.
Drejtuesit e Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thonë se, përkundër deklaratave në favor të luftës kundër korrupsionit, në praktikë nuk është shënuar asnjë rezultat. Avni Zogiani shprehet:
“Realiteti ka qenë i kundërt me premtimet, me gjithë retorikën me të cilën qeveria që e kishim në mandat, kishte ardhur në pushtet. Institucionet e Kosovës për këtë periudhë kohore, në vend që të forcoheshin, janë dobësuar shumë”.
Zogiani kritikon institucionet se kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
“Një ndikim i madh i politikës në institucionet e pavarura dhe në gjyqësor. Të gjitha raportet kanë treguar se fusha anti-korruspion është përkeqësuar në Kosovë”, thotë ai.
Një numër të konsiderueshëm lëndësh që kanë të bëjnë me korrupsionin kanë pasur edhe prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, shpjegon më shumë:
“Sa i përket punës së gjykatësve, që nga fillimi i punës së EULEX-it në Kosovë, janë marrë rreth 160 vendime, nga të cilat 13 janë vendime për korrupsion dhe 4 për krim të organizuar. Sa i përket numrit të lëndëve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, prokurorët e EULEX-it janë marrë me më se 55 raste të krimit të organizuar dhe 91 raste të korruspionit. Deri më tani prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 58 aktakuza".
Qeveria e Kosovës vazhdimisht është deklaruar për “zero tolerancë" ndaj korrupsionit. Më 26 shkurt të vitit të kaluar ajo kishte marrë vendim për krijimin e një departamenti të veçantë, të quajtur task-forcë, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky departament funksionon në kuadër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Drejtori i këtij organi, Hasan Preteni, thotë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.
“Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë. Ishin disa premtime, disa angazhime, por në fund doli se vërtet nuk mund të mburremi me rezultatet e arritura për vitin që kemi lënë pas”, thotë Preteni.
Në 2010-ën, sektori më i korruptuar raportohet të ketë qenë ai i partive politike, për t'u pasuar nga sektori i gjyqësorit.
Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.
“Pse mungojnë rezultatet? A janë kallëzimet penale jo të fuqishme, jo të materializuara mirë, apo hetimet nuk janë profesionale? Gjyqësori duhet të tregojë për këtë", thotë ai.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve gjegjëse që në vitin 2011 të fillojnë një betejë më të madhe për luftimin e këtij fenomeni.
Drejtuesit e Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thonë se, përkundër deklaratave në favor të luftës kundër korrupsionit, në praktikë nuk është shënuar asnjë rezultat. Avni Zogiani shprehet:
“Realiteti ka qenë i kundërt me premtimet, me gjithë retorikën me të cilën qeveria që e kishim në mandat, kishte ardhur në pushtet. Institucionet e Kosovës për këtë periudhë kohore, në vend që të forcoheshin, janë dobësuar shumë”.
Zogiani kritikon institucionet se kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
“Një ndikim i madh i politikës në institucionet e pavarura dhe në gjyqësor. Të gjitha raportet kanë treguar se fusha anti-korruspion është përkeqësuar në Kosovë”, thotë ai.
Një numër të konsiderueshëm lëndësh që kanë të bëjnë me korrupsionin kanë pasur edhe prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, shpjegon më shumë:
“Sa i përket punës së gjykatësve, që nga fillimi i punës së EULEX-it në Kosovë, janë marrë rreth 160 vendime, nga të cilat 13 janë vendime për korrupsion dhe 4 për krim të organizuar. Sa i përket numrit të lëndëve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, prokurorët e EULEX-it janë marrë me më se 55 raste të krimit të organizuar dhe 91 raste të korruspionit. Deri më tani prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 58 aktakuza".
Qeveria e Kosovës vazhdimisht është deklaruar për “zero tolerancë" ndaj korrupsionit. Më 26 shkurt të vitit të kaluar ajo kishte marrë vendim për krijimin e një departamenti të veçantë, të quajtur task-forcë, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky departament funksionon në kuadër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kohë më parë Lëvizja FOL publikoi “Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme” e cila trajton mungesën e legjislacionit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë
Përfaqësues të lëvizjes thanë se "drejtësia kundër atyre që keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës vendoset vetëm atëherë kur këta person përveç që janë në burg gjithashtu u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme".
Venera Ramaj, hulumtuese në Lëvizjen FOL vuri në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë.
Mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët lidhur me fenomenin e korrupsionit, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë, thonë përfaqësues të organizatave, që merren me luftimin e kësaj dukurie në Kosovë.
Megjithatë, sipas tyre, për shkak të mungesave në rrafshe të shumta, lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni vazhdon të jetë e kufizuar. Dukuria e korrupsionit vlerësohet të jetë njëra prej sfidave më të mëdha për institucionet kosovare. Raportet e fundit të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërkaq, tregojnë për një rritje të këtij fenomeni.
Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër-korrupsion, Hasan Preteni, thekson se arsye e efikasitetit të dobët në luftën kundër korrupsionit, përveç faktorëve të tjerë, siç është infrastruktura ligjore, është edhe efikasiteti i dobët i gjykatave.
“Është një përgjegjësi më e madhe e gjykatave, jo vetëm ato që duhet të gjykojnë për veprimet e mundshme korruptive, mirëpo gjykatat në raport me Agjencinë Kosovare Kundër-korrupsion janë shumë neglizhente dhe nuk na raportojnë për rastet që i zgjidhin”. “Në anën tjetër, pretendohet që, pikërisht, gjykatat janë të përfshira në korrupsion. Në një anë nuk i zgjidhin problemet, e në anën tjetër, gjatë punës se tyre ka veprime të mundshme korruptive”, thotë Preteni.
Për rritjen e efikasitetit në këtë drejtim, Preteni pohon se duhet të kompletohet infrastruktura ligjore dhe të përshtatet me rrethanat kosovare, mandej të fuqizohen mekanizmat antikorrupsion si dhe të investohet në ngritjen e vetëdijes qytetare për luftë kundër korrupsionit. Një hulumtim për dukurinë e korrupsionit, i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë.
Zëdhënësi i Institutit Demokratik të Kosovës, Besnik Ramadanaj, shpjegon se: “Në rend të parë ankesat më të mëdha vijnë për sektorin e drejtësisë, pastaj vazhdojnë tek shërbimet e qytetarëve tek pronat, në arsim, ekonomi-çështjet e privatizimit”. “Bazuar në këtë raport, KDI-ja më pas do të veprojë në kuadër të projektit me avokim, duke avokuar tek institucionet përkatëse që të përmirësojnë ato segmente ku janë gjetur raste të shumta të korrupsionit”.
Njëkohësisht, edhe raporti i fundit i Programit të Kombeve të Bashkuara, UNDP, raporton se gjykatat, Korporata Energjetike e Kosovës, prokuroria, Agjencia Kosovare e Privatizimit, spitalet dhe Qeveria radhiten ndër institucionet që janë më të përfshirat në korrupsion. Ndërkaq, ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se për ta luftuar korrupsionin, duhet të ekzistojë një guxim më i madh i institucioneve, të cilat merren me luftimin e këtij fenomeni.
Proceset që kanë të bëjnë me këtë, ata theksojnë se nuk duhet të mbesin vetëm të publikuara, por të përfundohen të gjitha procedurat. I të njëjtit mendim është edhe eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu.
“Sipas asaj që publikohet është shumë pak, është pothuajse minore. Nëse zbulohet një korrupsion i 50 eurove dhe ai është i dyshimtë në një zyre administrative, nuk mund ta quajmë atë korrupsion, korrupsioni rrjedh prej burimeve të mëdha materiale, dhe ajo dihet ku është; në vendimmarrje, në ekzekutiv. Prej atyre buron gjithë problemi në Kosovë”, shpjegon Musliu.
Institucionet e Kosovës, ndërkaq, janë akuzuar disa herë se nuk po bëjnë sa duhet për ta parandaluar korrupsionin në shoqëri. Madje, edhe një nga institucionet më me renome ndërkombëtare, “Freedom House”, thotë se niveli i korrupsionit në Kosovë ende është i lartë, ndërsa nuk ka angazhim institucional për ta luftuar këtë. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës është zotuar për zero tolerancë ndaj dukurisë së korrupsionit.
Nga Redaksia Floripress.
*******
From: Selatin Kaçaniku
To: ok.kosova@gmail.com
Sent: Tuesday, 3 May 2011, 17:08
Subject: Re: SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.
SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.
Tre vite më parë KONSUMATORI insistoi në krjimin e REZERVAVE SHTETËRORE. Praktika e mire e krijimit të rezervave të shtetit ka zanafille shumë më herët se kjo kërkesë që nuk paraqet kurrfar zbulimi.
Krijimi i rezervave nuk varet as nga Buxheti as nga standardi i Shtetit e as nga Ligji për rezrevat.
Është domosdoshmëri që varet nga cilësia e menaxhimit të Shtetit, varet nga cilësia dhe aftësitë menaxhuese të institucioneve dhe e individëve Brenda tyre, varet nga përgjegjëshmëria,nga përkushimi për t i përmbushur nevojat e konsumatorit, për përmbushjen e të drejtave, intereseve dhe dinjiitetit të Tij.
Çdo gjë është paraparë me Ligjin dhe Programin 2010 – 2014 për mbrojtjen e konsumatorit si dhe me ligjet tjera komplementare në fuqi.
U bë mire që Shteti i Kosovës, pas miratimit të Ligjit pët rezrevat e Shtetit, më në fund, vendosi të merret më konkretisht me çështjen e rezervave shtetërore.
Populli e thotë: “ Më mire vonë se kurrë “ ?!
Por, si shumica e vendimeve që te ne merren pa na konsultuar fare edhe vendimi për rezervat e Shtetit ( njësoj si “ duskutimi ” i Draft-propozimit të Ligjit për rezervat ), caktimi i bazës finansiare për këtë destinim, u bë pa ne, pa konsumatorin i cili nuk pyetet as kur i merren paratë as tani kur duhet krijuar rezervat për intervenime në favor të mbrojtjes nga “ cunami “ i çmimeve ?!
Për këtë destinim janë caktuar cca 20 €/cent për kokë konsumatori në vit ?!
Po, po mire po e lexoni: Vetëm njëzet cent për kokë banori të Kosovës Shtet në vit për rezervat shtetërore.
Masraf, shpenzim tepër i madh për këtë Shtet varfanjak i cili, megjithate, po duron shumë krimogjeni, korrupcion, tenderomani, byro-polito-tekno-mafio kraci, shpenzime të panevojshme, lux… ?!
E, për rezervat e Shtetit 20 cent për kokë banori ?!
Nuk po mund të bindem, nuk po mund të besoj…nuk po e kuptoj: cca 400.000 € /vit për rezrevat e Shtetit me cca 2.000.000 baorë e konsumatorë që nuk mjaftojnë vetëm për miell, ose vetëm për grurë ?!
Konsumatorët në Kosovë Brenda muajit bëjnë rreth 3 MLRD veprime.
Nëse këto veprime i vlerësojme me nga vetëm 1€ cent akcilin atëhere ato do të vlenin veç 30.000.000 € ?!
Kush po tallet me konsumatorin, kush po e shpotitë dhe po e godet në dinjitet ?
Sa kushtojnë minsitritë shtesë e nuk ka disponim për Ministrinë e konsumatorit, sa kushtojnë gjithë ata z/v kryeministra, z/v ministra e këshilltarë që i shërbejnë balansit politik e jo konsumatorit, sa kushton autoparku i vetëm një ministrie, sa kushtojnë shpenzimet e telefonatave në Qeveri, sa kushtojnë vetëm drekat e darkat, sa kushtojnë solemnitetet, dekorimet, sa kushtojnë tenderet me një tenderues, sa vlejnë keqpërdorimet dhe abuzimet e konstatuara nga Agjensioni Kundër Korrupsionit, sa na kushton fundi i listës për lirinë e shtypit që është “ produkt “ i logjikave primitive të trajtës “ kush o ma i forti “, sa na kushtuan zgjedhjet e përsëritura për shkak të kapriqove ( ndoshta edhe për shkak të primitivizmave ), cila është kostoja e manipulimeve me vota, sa na kushtojnë “ pushtetet ilegale “, sa na kushtojnë mbi 500 MIL € që “ qarkullojnë “ në bankat e huaja, sa na kushton ekonomia informale ( ilegale )…?
Pra, nuk po flasim për të hollat e huaja.
Po flasim për mjetet që i ka akumuluar, që i ka investuar vet konsumatori taksapagues dhe gjeneruesi kryesor i Buxhetit të Shtetit të Kosovës !
Kështu nuk do të ndikohet në përmirësimin e gjendjes, kështu nuk mund të futet më shumë kulture në treg e në çmime…!
Kështu, monopolin do të vazhdojnë ta mbajnë ato biznese që e kanë pasur monopolin në treg dhe janë tallur me ne.
Po ato biznese që njihen edhe si sponzorizuese të partive e “ të të fortëve “ politik vendor e ndërkombëtar, brenda të cilave ka edhe raste konfliktesh interesi – deri në bashkpronësi ?!
Për një Projekt serioz dhe të efektshëm të Rezervave të Shtetit të Kosovës nuk mjaftojnë as 1 €, as 10 € për kokë konsumatori, banori, qytetari, shtetasi të Kosovës. Nuk do të mjaftojnë as mekanizmat ekzistues të inspektimit / mbikqyrjes së tregut, nuk do të bënin hajr as ligjet e reja as amandamentimi, plotësimi / rifreskimi i ligjeve ekzistuese ?!
Me këtë mentalitet të hedhjes se pluhurit syve konsumatorit, elektoratit, popullit, qytetarit NUK SJELLË DOBI ASNJË STRATEGJI.
Të gjithë duhet të dalim në riprovim nga EDUKATA QYTETARE, por me plan-program të qytetëruar, me përvojat e mira të shteteve demokratike në Europë e gjetiu Globit !
Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
JO, NUK KENI SJELLË ASGJË TË RE! FLETË RRUFE!
REAGIM NGA I REVOLTUARI URAGANI
Nga Fadil SHYTI
FLETË RRUFE!
PËR JU O KOKËSHKRETË
DHE, PËR JU O KOKËSHKRETA ,
QË JO VETËM LIBRAT...
POR, QË KURRË, AS SOT E MOT,
NUK IU MËSOI AS NDËRGJEGJËSOI
- AS MËSUESJA E MADHE, - JETA!
JO, ORE JO!
ASGJË TË RE NUK PASKENI ZBULUAR ME ATË M. VELON, O FLORI BRUQI!
THEM KËSHTU, SEPSE I MADHI ENVER HOXHA JETOI, VEPROI LUFTOI DHE SI NJË YLL EPOKE ; U VARROS ME NDERIME TË MËDHA NGA POPULLI SHQIPTAR!
-AY, TANI, VARRIN E KA NË DIELL-THOTË I MADHI POET, HYSNI MILLOSHI!
E, SA U PËRKET LOTËVE SE, ISHIN ATO TË SINQERTA APO JO: DUA T´UA JAP VETËM NJË SQARIM:
- JO VETËM ATA DHE ATO, QË QAJTËN ME HIDHËRIM PËR GJENI ENVERIN, POR EDHE ATA DHE ATO QË TINËZ SI QYQARËT E KUKUVAJKAT QAJTËN NGA GËZIMI ; -SOT, E 20 VJET PO QAJNË NGA DËSHPËRIMI SE, ÇKA I KA GJETUR NËN KËTO REGJIME KRIMINALE E BANDITESKE TË DEMO (N) KRACISË, -PRO-FASHISTE DHE ANARKISTE!
NEVE LEXUESVE NA MBETET T´IU FALËNDEROJMË VETËM PËR FAKTIN QË KENI SJELLË NË E-POSTAT TONA FOTOGRAFI TË MREKULLUESHME TË JETËS SË PAVDEKSHME TË BACË ENVERIT!
PA ÇKA SE EDHE PËRKRAH TIJ ISHIN DISA KAMELEONË E DEVIJATORË MIZORË QË E MORËN "HAKUN" E VET -NË DORË -SIÇ THOTË POPULLI YNË; -SEPSE, KISHIN MBJELLË ERË TRADHËTIE E KORRËN FURTUNË DREJTËSIE!
IKNI, U PAFSHIM ME TË MIRA!...
I REVOLTUARI, URAGANI
Suedi, 2 maj 2011
http://floripress.blogspot.com/2011/05/nga-flori-bruqi-zbulohen-detajet-e.html
Në vend të reagimit....
Enver Hoxha, pjese e historise sone
Te flasish pa gjykuar, nuk i behet mire Atdheut. 40 vitet e "Diktatures" duhet studjuar ne kompleksin historik sa dhe udheheqesit e saj
Kohe me pare familja e Enver Hoxhes festi 100 vjetorin e lindjes se tij. Ne shtepine e tij ne Gjirokaster, e shoqja Nexhmije Hoxha dhe femijet hepen dyert per ata, qe ende e repsektojne Enverin dhe vepren e tij. Ne fakt familjet ne Shqiperi nuk e kane per zakon te festojne pervjetore lindje, por pervjetore vdekje.
Ne shtyp kam lexuar per libra te botuar enkas per Enverin, qe vene ne dyshim origjinen e tij e shkrime per E.H nga autore plot mllef, te cilet e kane vuajtur ne kurriz ne menyren me te keqe dhunen e rregjimit komunist.
Nuk jam per te anashkaluar asgje nga biografia e Enver Hoxhes, por e veshtire madje e pamundur te lexosh nga mendje te turbulluara dhe shpirtra te trazuar mendime per E.H
Po cfare mendojne shqiptaret e sotem per figuren e Enver Hoxhes?
Ne qe jetojme sot e kemi jetuar kohen e Enver Hoxhes, prinderit tane dhe me shume. Ata qe nuk e njohin, por qe degjojne rrefimet tona jane femijet tane. Pra shume shqiptare, qe jetojne sot e kane njohur diktaturen, Enver Hoxhen , komunizmin, socializmin, zhvillimet dhe deshtimet, varferine dhe urine, luften e klasave dhe izolimin e shume shume histori te nje jete plot privacione e veshtiresi.
Historia e atyre viteve ende nuk eshte shkruar me objektivitet, nuk kemi ende nje arsyetim mendjesh te shendosha, te ftohta, profesionale, pa emocione dhe te cliruara per ta gjykuar me realizem figuren tij, vepren, arritjet, deshtimet, kufizimet, te mira e te keqiat dhe vleresimin e tij, si pjese shume e rendesishme e historise moderne te Shqiperise e shqiptareve.
Mbetet te diskutojme midis nesh, se pas 20 vjetesh te vdekjes se tij cfare mendojme ne per Enver Hoxhen?
Cilat jane kontributet e tij reale ne zhvillimin e ekonomise, shoqerise, ne zhvillimin e arsimit, te industries, ruajten e mjedisit, per zhvillimin a artit, kultures, shendetsise ?
Cila ishte Shqiperia qe ai si lider gjeti ne 1944 dhe cila ishte Shqiperia qe ai la ne 1985?
Si u qeveris Shqiperia ne vitet e drejtimit nga ai?
A kishte korrupsion?
A kishte mashtrime, abuzime me pushtetin, grabitje dhe vjedhje te individit, te prones se perbashket?
Si i trajtoi intelektualet, sa e respektoi lirine e mendimit, perse perdori luften e klasave per te shkaterruar “kundershtaret” e per te qeverisur pa asnje ze kunder?
Si i "dogji" shancet e zhvillimit te Shqiperise?
Si demtoi ne menyre pothuaj te pariparueshme qendrimin e shqiptareve ndaj punes?
Etj.Etj.
Pra,figuren komplekse te Enver Hoxhes se pari duhet ta analizojne historianet, me tej njerzit qe kane jetuar me te, me tej specialistet e dokumentave te arshivave qe flasin per te, pra njerezit kopetente, me tej e ka fjalen populli me te gjitha shtresat e tij.Nga shumellojshmeria e diskutimeve do dale edhe e pergjithshmja. Nje ligj per njeriun eshte edhe mendimi i R.Alise kur thote: C’DO NJERI GJATE JETES SE TIJ BEN GABIME,TE VOGLA O TE MEDHA, SIPAS VENDIT DHE ROLIT QE LUAN NE SHOQERI. PA I PASUR PARASYSH KETO TE VERTETA NUK MUND TE ANALIZOHET ME OBJEKTIVITET FIGURA E E.HOXHES. Artikulli i tij e thote kete ligj, por ai vetem te mirat e Enverit shkruan, natyrisht ashtu si i koncepton ai keto te mira. Ndersa te meta per te nuk numuron asnje. Ky nuk eshte shkrim objektiv, si pretendon nje politikan klasi si eshte R.Alia.
Shqiperia e prapambetur si eshte edhe sot, nuk e ndan dot grurin nga koskuta. Arsyet jane te shumta, e vertetojne faktet, qe per mjaft ceshtje populli nuk di edhe sot, eshte mish o eshte peshk,trupi qe ka perpara tij.
Nderkohe akademiket heshtin !!! .
Si spjegohet kjo heshtje?...
Asnjëherë nuk kam menduar, se në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit ka lulëzuar çdo gjë, siç ka mundur të besoj ndonjë naiv. Asnjëherë nuk kam menduar se të gjitha viktimat (të pushkatuar dhe të dënuar në forma të ndryshme kanë qenë të fajshëm apo pjesërisht të fajshëm). Pra Shqipërinë e kam parë me një sy paksa më real, më duket ashtu siç ka qenë. Prandaj më duket se është tepër e padrejtë, jonjerëzore apo thënë pak më butë jokorrekte, të shkruhet e të flitet në mënyrë kaq poshtëruesepër atë periudhë, siç po veprojnë disa. Madje kam vërejtur se, kundër Enver Hoxhës, pos qeveritarëve e shumë politikanëve të sotëm, që për të mbuluar poshtërisitë e veta, çdo herë i kthehen atij, tepër të zëshëm janë disa të rinj apo të tillë që shumë pak apo aspak e kanë përjetuar atë kohë. Madje këta paraqiten si njohës të mirë të asaj kohe.
Unë mendoj, se për Enver Hoxhën duhet të thuhet e vërteta, me të mirat dhe të këqijat që ka pasur. Duhet theksuar se Enver Hoxha dhe shokët e tij (ai as të mirat as të këqijat nuk i ka bërë i vetëm) e trashëguan një Shqipëri të zhytur në mjerim të skajshëm. Shqipëria e asaj kohe, siç dihet ishte pothuajse krejtësisht analfabete (bukur e përshkruan “Marku nga Shkodra”); nuk kishte fare industri, me përjashtim të ndonjë mulliri apo punishte artizanale; gjakmarrja, siç dihet, ka bërë kërdinë; për mjekësi, as që mund të flitet etj.
Se çfarë ndryshimesh u bënë pas ardhjes së Enver Hoxhës dhe shokëve të tij në pushtet, mund ta thonë ata që e kanë jetuar atë kohë. Unë vetëm do të të përsëris atë që është thënë shumë herë dhe dihet botërisht: Gjatë pak më shumë se 40 vjetë pushteti ata çrrënjosën analfabetizmin, ndërtuan në çdo skaj shkolla, krijuan universitet, akademi, e shumë institucione të tjera arsimore e edukative, sa që, në këtë drejtim, mund të krahasohej me vendet më të zhvilluara të kohës.
Edhe shërbimet mjekësore, së paku për aq sa kanë pasur mundësi dhe njohuri, besoj se nuk mund ta mohoj askush se kanë qenë të një niveli të kënaqshëm.
Gjatë asaj kohe në Shqipëri u ndërtuan në çdo skaj të vendit uzina, fabrika e kombinate të ndryshme, hidrocentrale etj., etj. sa që Shqipëria qe shndërruar nga një vend pa kurrëfarë industrie, në një vend bujqësor-industrial, me perspektivë të mirë për të ardhmen. Mendoj se këtë nuk mund ta mohojnë as kritikuesit më ethshëm të asaj periudhe, sepse ende ekzistojnë hidrocentralet, nga të cilët marrin dritat shqiptarët sot. Ekziston edhe ndonjë fabrikë a kombinat i asaj kohe apo së paku ndonjë gërmadhë e tyre, sepse pushtetmbajtësit e këtuyre dhjetëvjetshve të fundit shkatërruan pothuajse çdo gjë.
Për gjakmarrjen, si një nga plagët më të rënda të shqiptarit, më duket se, gjatë kohës së Enver Hoxhës as që është guxuar të mendohet. Kjo është ringjallur dhe përsëri po bën kërdi vetëm në kohën e sotme.
Sa u përket viktimave të kohës së komunizmit, sigurisht se e kanë pësuar edhe të pafajshëm. Mirëpo nuk mund të thuhet se të gjithë kanë qenë të pafajshëm, përkundrazi, siç dëshmohet edhe nga shumë shkrime të sotme, sidomos shumica e “kokave të mëdha” kanë bërë faje. Por edhe të tjerët nuk kanë qenë pa faje. Unë këtu do të merrja vetëm tre shembuj, për të dëshmuar se jo më kotë Enver Hoxha u ka rënë në qafë të tjerëve:
1. Dihet se një farë “intelektuali” me emër Kapllan Resuli, veprat e të cilit janë lexuar shumë, gjatë kohës së komunizmit ka vuajtur disa vjet burg. Pas daljes nga burgu, iku nga Shqipëria dhe deklaroi se nuk është fare shqiptar, dhe fëmijëve të tij ua ndërroi emrat. Njërin djalë, me sa më kujtohet e pati ripagëzoi me emrin Dushan (sigurisht për të na kujtuar ne shqiptarëve “Car Dushanin”), e tjetrin e pati ripagëzoi gjithashtu me një emer serb (nuk më kujtohet emri). Me këtë nuk dua të them se, meqë Kapllan Resuli (Resuloviqi), nuk paska qenë shqiptar, e paska merituar ndëshkimin, por dua të them se ai ka qenë i dërguar nga dikush atje, pranda edhe e ka pësuar.
2. Më duket se vitin që shkoi pata lexuar diçka nga “intelektuali” Maks Velo. Ishte terishtuese se me çfarë urrejtje paraqitej ai kundër shqiptarëve të Kosovës. Kur e lexova shkrimin e tij pata thëne me vete: “Ka ditur Enver Hoxha kujt t’ia dredhë qafën”.
3. Rasti i tretë ka të bëjë me një “intelektual” tjetër, gjithashtu i “persekutuar” në kohën e komunizmit. Para afro dy muajsh lexova se në Itali u kap me 9 kg drogë Zudi Morava, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Dikush mund të pyes se çfarë lidhje paska kjo me të kaluarën e tij, ndërsa unë them se ka. Me siguri se edhe atëherë tek ai është zbuluar një njeri i dëmshëm.
Si këta tre raste, me siguri se ka edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët dëshmojnë se jo krejtë pa faj janë “persekutuar” shqiptarët.
Në fund të këtij shkrimi do t’i lusja kritikuesit e zëshëm të Enver Hoxhës, që, para se të shkruajnë e të flasin kundër tij, të mendojnë mirë. Sidomos do t’i lusja që të bëjnë krahasime në mes të asaj periudhe dhe të somes. Jo vetëm në mes të gjendjes së asj kohe dhe gjendjes së sotme, por edhe në mes të rrethanave të asj kohe dhe rrethanave të kohës së sotme. Këtu do të theksoja se Shqipëria e sotme po merr ndihma të ndryshme nga shumë vende, por është ashtu siç është. Me siguri se po bëm krahasime të tilla, siç e thonë edhe shume te tjere, “diktatori” mund të na dal burrë i mirë.
Populli yne gjate atyre 40 viteve udheheqje ndertoi e ndertoi mire dhe mbi te gjitha Njeriun e shkolluar baza e zhvillimit te cdo vendi. Se cu be vecanerisht pas vdekjes se Enver Hoxhes, dhet kerkuar pasuesve te politikes deri ne ditet tona. Qe u be kthesa e viteve 90 mire u be dhe kjo nuk eshte thjesht merite e x apo Y Partia apo individi, po e popullit qe e mbeshteti qe ne fillim por u zhgenjye, me cu be.
Ketu duhet ndaluar e korigjuar jo tek Enver Hoxha, me te cilin ne duhet te krenoheshim, pavaresisht se “buke pa therrime nuk hahet”. Ai sistem e mori denimin qe meritonte me permbyshjen e tij si sistem, po jo ti vihet kazma cdo gjeje te arritur ne ate kohe, qofte dhe per udheheqjen ne vite.
Nuk mund te hidhen poshte historia 50 vjecare e nje populli, qofte dhe me nje “diktator” udheheqes…gje qe duhet pare mire . Ajo qe behet sot me kerkimin e revanshit te shtresave te perndjekura te asaj kohe, qe zhbejne gje tjeter vec duan te nderojne karrige “Diktatoresh” eshte vetevrasje kombetare.
Shkurt, per figuren dhe vendin e Enver Hoxhes duhet lene historise, nese pretendojme se jemi futur ne radhen e vendeve qe luftojne per nje demokraci te vertet.
Te merresh me ENVER XOXHEN sot do te thote te mbash te percare shqiptaret e aq me teper tu vish ne ndihme atyre shteteve, qe kane synuar ta copetojne Shqiperine ne shekuj.
Kjo nuk ka ndodhur se Shiperia ka njerez dhe popull atdhetar, pavaresisht nga situatat krijuar.
Sa di, nuk ka popull ne bote te mbaje nje qendrim te tille per udheheqesit e vet si ne. Ata kane meritat sa dhe mangesite e tyre…
Eshte lehte te flasesh tani, por mos harroni se ne 1944 Shqiperia i ngjante me shume nje bashkesie fisesh e krahinash seicili ne hesap te vet, me aleate te vet, dhe me interesa te veta. Vetem 20 vjet perpara se Hoxha te vinte ne pushtet ne Shqiperi u pane 2-3 levizje separatiste me ne krye ate te “Republikes se Mirdites”. Tani le ti leme denglat, e ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit. Hoxha e vuri Shqiperine perfundimisht ne harten e botes, dhe kjo i jep atij te drejten e te qenit ne historine tone.
Krejt ne fund,le te flasin per Enverin arkivat...
Ndesa publcisti Adnan Abrashi,thote:
Pa asnjë dozë ngurrimi, që në fillim, duhet pranuar se në përgjithësi, ne shqiptarët jemi popull me shumë teke dhe specifika. Këto manire që shpesh na shprehen jo vetëm si individuale por dhe kolektive, na bëjnë që të dukemi ashtu sikur edhe jemi. Njëra nga këto “tabiate” të mentalitetit tonë, në mes tjerash është edhe shprehia e interpretimit të një dukurie shoqërore të së kaluarës, me argumentet e realitetit kohor të së tashmes. Më konkretisht, e kam fjalët tek polemikat e shumta “pro et contra” të shprehura këto ditë në opinionin kosovar, në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, që u mbajt para disa ditëve në Prishtinë
Enver Hoxha, kompjuteri “PENTIUM 4” dhe interneti
Në një ndeje shoqërore, duke llafosur me një mik timin i cili ishte anti-enverist i përbetuar, i ndërhyra në bisedë me një shaka :“Nga të gjitha të këqijat që t’i ia numërove Enver Hoxhës si diktator, sigurisht nuk e din edhe një të vërtetë tjetër. Merre me mend – vazhdova më tej unë me kallëzimin – Enveri në kohën e regjimit të tij në Shqipëri, rreptësisht e kishte ndaluar kompjuterin dhe internetin për popullin e vet, sepse, këto mjete bashkëkohore të komunikimit i konsideronte si ç’pikje të imperializmit. Kur në një rast, dikush nga shokët e partisë, ia kishte ofruar një “PENTIUM 4” dhe kyçjen falas në internet, Enveri, le që nuk e ka pranuar këtë ofertë, por ofertuesin dhe familjen e tij e kishte dënuar me internim të gjatë.
- “Po, po! Ashtu është. Kam dëgjuar edhe për këtë rast.”– u përgjigj i sigurt në vete bashkëbiseduesi - “Enver Hoxha në mënyrë patologjike ka qenë kudër çdo përparimi teknologjik, vetëm e vetëm pse vinte nga Perëndimi”.
U desh të kaloj disa minuta, që në kokën e zjarrtë të mikut tim anti-enverist, më në fund t’i kallën “sijalicat kujdestare ” dhe ai ta kuptoj poentën e vërtet të shakasë.
- “T’i si duket po luan k…me mua? “- mu drejtua pak sa me nervozizëm – “Po, ku ka pas kompjuterë “Pentium 4” dhe internet në atë kohë?!!
- “Ja pra! Aty edhe dua të dal! - iu përgjigja unë me buzëqeshje.- “Mu këtu qëndron problemi kyç i mentaliteti tonë të gabuar, miku im! Ne sot, në kohën e epokës së kompjuterizimit dhe internetit, ku vetëm me disa shtypje në “Google”, mund t’i qasemi çdo informate të çfarëdo aktualiteti kudo në botë, fatkeqësisht, nga kjo shkallë vetëdijesimit dhe eksperiencave të së sotmes, po tentojmë ta vlerësojmë kohën e një periode kaherë të perënduar historike; atë kohë, ku ndoshta figurativisht, as vetë Enver Hoxha nuk ka pas letër të mjaftueshëm t’i shkruaj me dorë veprat e veta, e lere më diçka tjetër sikurse është sot kompjuteri?!”.
Vetëm pak histori
Të izoluar gjatë me perden e çeliktë të kohës në mes vet, ne shqiptarët nga të dy anët e atdheut tonë, fenomenin e Enverit duhet shikuar ndaras: veç si Enver Hoxha për shqiptarët e Shqipërisë, dhe veç për shqiptarët e Kosovës tek të cilët më tepër reflektonte si mbështetje, kuraje, dhe simbol i identitetit shkëputur kombëtar,
Kur ta sheshojmë këtë çështje nga ky këndvështrim, atëherë, besoj se do ta kemi një përgjigje më të plotë në hamendësimin tonë: pse Enveri duhet aq shumë edhe sot në Kosovë, dhe pse ai ka edhe mjaft armiq në Shqipëri.
Vlerësimin më meritor për Enver Hoxhën e Shqipërisë, unë do t’ua leja vëllezërve tanë atje, por për Enver Hoxhën nga këndvështrimi kosovar, do mundohem ta jap një mendim nga këndvështrimi im subjektiv amator si jo historian.
Dihet se, paralelisht, në kohën e pushtetit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, Kosova ka qenë pjesë e Jugosllavisë po ashtu komuniste të Josip Borz Titos.
Ne, faktikisht, ishim të dënuar me dhunë të jetonim në shtetin e sllavëve të jugut (Jugosllavia), por, realisht, kurë nuk e ndjenim veten ashtu. Sepse ishim shqiptar, popull autokton me prejardhje nga ilirët e lashtë. Si u ndamë dhe u cunguam në dy e më shumë pjesë, edhe kjo histori na është e njohur mirë, por e vërteta e kohës ishte se, sikur këndej, ashtu edhe andaj kufirit, ideologjikisht kishim të bënim me dy shtete komuniste. Në këto rrethana, ne shqiptarët të mbetur jetim në Kosovë, atëbotë i kemi pasur dy zgjedhje të mundshme politike të orientimit: të jemi me Enverin shqiptar (Enverista), ose me Titon sllav (Titista). Mes tjetër alternativ s’kishte.
Derisa, sikur thuhet, andej kufirit sundonte “errësira staliniste” e regjimit enverist, këndej gjysmës tjetër të atdheut tonë, “jo stalinisti”, dhe “demokrati” i socializmit vetëqeverisës Titoja, në çdo hap dhe në vazhdimësi, persekutonte, burgoste besa edhe gjakoste çdo mosbindje tonë dhe tendencë natyrore që të jemi të bashkuar me vëllezërit tanë gjenetik.
Nuk i kam në dispozicion këto të dhëna, por shumë kisha dashur që me shifra statistikore të bëja një ilustrim krahasues: varësisht prej numrit të banorëve shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, sa ka qenë mesatarja e të burgosurve politik në kohën e diktaturës së proletariatit të Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe sa ka qenë kjo mesatare e të burgosurve politik shqiptar në Kosovën e Jugosllavisë së Titos.
Edhe vetë si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, më kujtohen shumë mirë ku pas intervenimit brutal dhe të përgjakshëm të policisë jugosllave ndaj protestuesve duarthata studentor; mjaftë prej nesh aty u vranë, qindra e qindra të rijnë u burgosën dhe u persekutuan, ndërsa mira të tjerë u desh ta braktisin Kosovën.
Në atë kohë, regjimi kinse demokratik i socializmit vetëqeverisës të Jugosllavisë së trashëguar titiste, jo vetëm se i kishte shuar me gjak këto protesta legjitime studentore shqiptare, por ajo, nëpërmjet të propagandës dhe marketingut të fuqishëm diplomatik që bënte, kishte arritur ta ngulfas në tërësi depërtimin në botë të së vërtetës rreth kërkesave tona të parashtruara në këto demostrata, si dhe për brutalitetin e përgjakshëm policor të përdorur ndaj nesh..
Më kujtohet mirë se, as Evropa dhe askush nga shtetet tjera të botës demokratike, nuk reagoi si duhet në këto ngjarje, duke e konsideruar këtë punë si çështje të brendshme të RSFJ-së. Në këtë errësirë totale mediale, ishte vetëm Enver Hoxha dhe “Zëri i Popullit”, si organ i PPSH, i cili doli haptas në favor të kërkesave tona studentore për “Kosovën Republikë”. duke i gjykuar ashpër dhe njëkohësisht demaskuar, të gjitha gënjeshtrat pan-sllaviste-antishqiptare të RSFJ-së. Vetëm ky regjim Enverist atëbotë u mobilizua dhe e ngriti zërin që e vërteta e përgjakshme e këtyre protestave, të depërtoj jo vetëm në mediat botërore, por edhe gjer tek nivelet e institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe në vetë OKB-në
Nuk ka pasur kush nga ne atëherë nga shqiptarët e Kosovës që nuk e kishim veshin kah “Radio Tirana” dhe reagimeve bombastik të “Zërit të Popullit”, organit të PPSH?!
Unë pranoj se, qaja me lot kur i dëgjoja këto lajme, por jam i sigurt që çdo shqiptar në atë kohë, së paku një herë e ka shqiptuar në vete uratën: “Na rroftë Enver Hoxha dhe Shqipëria!”
Por, ta lëmë këtë pak histori të thjeshtë dhe t’i kthehemi kremtes kontestuese të 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë.
Për ta balancuar raportin e të kundërtave paradoksale të kësaj ngjarje konkrete, mjafton vetëm të merremi me emrat e atyre që ishin prezent në këtë jubile, dhe këtyre të tjerëve, që sot po reagojnë si anti-enverist më të zëshmit. Në njërën anë shihen: pjesëtarët e familjeve më të persekutuar atdhetare shqiptare gjatë tërë kohës së regjimit titist, dhe nga ana tjerët, figurojnë emrat e përkatësve të familjeve, apo edhe personalisht ata, që tradicionalisht kanë qenë në anën e titizmit kosovar.
E, sa i përket hamendjeve mbi lejimin apo moslejimin e mbajtjes së këtij tubimi, të gjithë bashkëdebatuesve të mijë në këtë temë, ju përkujtoj se, sot Kosova është një vend i lirë dhe demokratik, ku çdo qytetar apo grupacion tjetër etnik, fetar dhe politik, ka të drejtë të mbaj tubimet e veta kremtuese apo protestuese të çfarëdo natyre dhe përmbajtje qofshin ato. E, sa për mua personalisht, më shumë ma kënda që në Kosovën time të dashur ta dëgjoj atë këngë “Enver Hoxha tu ngjat jeta, me ty jena sa të jetë jeta …:” se sa ato tjera që shpesh këndohen nëpër enklava tona serbe: ”Spremi te se, spremi te se, çetnici…Kosovo je Serbija…ne damo te Kosovo…”
Me respekt per Uraganin nga Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...