2011-06-02

NJË MONOGRAFI PËR PRESIDENTIN HISTORIK DR.IBRAHIM RUGOVA



Fjala e redaktorit Naim Kelmendi
Zonja e zotërinj,miq të librit…
Libri publicistiko-monografik i shkrimtarit të mirënjohur Engjëll Koliqit: “Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re-Republika e Kosovës”, mëton të shtjellojë një lëndë sa heterogjene, sa përmbledhëse dhe sa shenjuese, përnga vrojtimi dhe përnga përkushtimi, ngase i kushtohet figurës madhore dhe komplekse, dr. Ibrahim Rugovës,dijetarit,njeriut të kritikës letrare të kohës,dhe poashtu presidentit historik të Republikës së Kosovës.Që në fillim monografia e Koliqit shenjon pikën dalluese të librit me dedikimin: “Një dhuratë e vogël për Presidentin e Parë – Historik të Kosovës,në 5 Vjetorin e kalimit të tij në amshim”,por aq natyrshëm librin e hapin vargjet e një poezie të hershme të dr.Rugovës,mbase janë shumë sinjifikative me  përmbajtjen e tyre, e  që tregon atë anën humane të shpirtit të tij njerëzor:
”Kur ndëgjoj se vdes në botë/Një njeri i vendit tim/Jam në zemër i pikëlluar/Vdes një copë e shpirtit tim.
Pra,ajo që e bën të dallueshme këtë monografi, është medotologjia që përdor autori i veprës në sajimin e lëndës, duke e bërë librin sa më të afërt dhe sa më të pranueshëm për lexuesin, me shumë faktografi jetësore dhe të veprimtarisë letrare dhe studimore të dr.Ibrahim Rugovës,por edhe me shumë faktografi nga jeta familjare dhe rrethanat historike në të cilat ka jetuar dhe është formuar personaliteti i Ibrahim Rugovës.
Autori Koliqi ka sistemuar dhe ka piketuar artikuj të ndryshëm e me interes dhe shkrime përkushtuese,por edhe analitike për figurën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova,pas vdekjes së tij, artikuj e shkrime publicistike e përkushtuese në përvjetorët e vdekjes së presidentit,si dhe mjaft përkushtime poetike,apo siç janë poezitë nga autorë të ndryshëm,pastaj tekste këngësh që janë kënduar nga këngëtarë të ndryshëm për figurën e dr.Ibrahim Rugovës. Gjithashtu duhet cekur se janë poashtu me interes në këtë libër edhe mjaft vlerësime të burreshtetasve nga shtete të ndryshme evropiane e më gjerë,që vlerësojnë dhe portretizojnë figurën e presidentit Ibrahim Rugova,pas vdekejs së tij, por edhe të shumë personaliteteve vendore nga jeta politike,letrare e publike etj. Shtëpia Botuese “Rugova Art” përgëzon autorin për këtë vepër monografike, duke besuar  se do t’i ketë lexuesit e vet,por mbase kjo vepër ofron gjithashtu material të mjaftueshëm e me vlera nga këndvështrime të ndryshme,edhe për studiuesit e figurës së dr.Ibrahim Rugovës.
Prishtinë,2 qershor 2011.

FJALA E THJESHTË ÇOBAN


 Vullnet Mato
 
FJALA E THJESHTË ÇOBAN

Fjala çoban duket më e thjeshta e fjalëve,                              
por mbart kuptimin e një rrapi madhështor,
se mbulon relievin e fushave dhe maleve,
ku tingëllojnë pareshtur zile dhe këmborë.

Nën hijen e këtij rrapi ndrit hëna e plotë,
mugullon bari i njomë, tërfili shtrin fletët,
mërzejnë vapës tufat me dele, dhi e lopë,
ulen për të shkruar vjersha baritore poetët.

Te fjala çoban tjerr qielli shtëllunga reje,  
shiu thur litarë dhe breshri lidh kokrra,
era i bie fyellit me oshtima rrufeje,
bora shtron qilimin e bardhë mbi kodra.

Të kjo fjalë lehin qentë në gjurmët e arinjve,
ujqërit skërmiten fshehtas në korije të largëta.
Teksa kovat mbushen me currilat e gjinjve,
baresha ngroh gjoksin me puthje të zjarrta. 

Te kjo fjalë gërshëra pret stofin e leshtë,
dhe kostumi i dhëndrit gatit dasmat e vitit.
Në baxho stanesh ngrin qumështi i nxehtë,  
për fuçitë e djathit me dru të fortë prej lisit.

Te kjo fjalë e lashtë që koha nuk ia di largësinë,
nëna pret sisën dhe vogëlushin merr përdore.
Njeriu mban kafshën dhe kafsha mban njerinë,
duke lidhur mes tyre bashkëjetesën tokësore.

Se qëkur hëngri mish e shtrydhi gjinj për të pirë,
njerëzimi bëri bagëtitë ushqim kryesor të botës.
Ujku u shpall armiku i përjetshëm, egërsirë,
dhe çobani u bë lartmadhëria absolut i kullotës.

Natasha... *

 Ngjarje e jetuar:në vargje.


Nga    Përparim      Hysi



Ti ishe  bukur...nga shoqet:veçan
Pas seç të ndiqte,gjithë një Elbasan!
Dhe e zgjodhe shortin:goxha djalë të mirë
Por nuk qe i"kllasës?!",na qe"djall me brirë?!"


Dhe,sa u martove,e le Elbasanin
S'e le për"vakancë",por pse more"djallin!"
"Djalli" na qe burri,nga një derë fisnike
Ndaj të ndoq "kusuri",pas,rrodhe,moj mike!


-Burrë e grua në fshat!Mos punojnë mësues!
Në kazmë e në shtatë! Dhe të rrinë"sus!"
Aty të"edukohen?!".Shih se thurin "plane?!"
Dhe të survejohen,se fshehin"inate?!"


-Janë të "dekllasuar",armiq të partisë
Nuk duhen"nënvlerësuar","borxh" i kanë partisë.
Burrë e grua në kazëm,në llohë e në baltë
Më keq për të fjetur:kasolle me kashtë...


Seç binte përjashta,gjithë shiu hynte brënda
Muret baltë e bajga,mënd të zinte cërma
-Të mora në qafë!,- të tha një ditë burri
Pse të vuash,o Tasha?Nga unë është kusuri..


Ti s'qe veç e bukur,por qe dhe fisnike
Burrin seç e puthe,me shpirt, o moj mike!
I the:-Të ma marrin shpirtin çikë dhe nga içikë
Se për ty dhe në Ferr,unë vete pa frikë...


Dhe u bë me krahë,u nbush me fuqi
Pa të puthi ah! Me sa dashuri!
Mu atje  në fshat,shtëpia pikonte
Por sado mbi baltë,dashuria vlonte.


Erdhi dimri i ftohtë,erdhi muaj janar
Dhe more të ftohtë,se nuk kishit zjarr
Të fillojë gëlbaza,fare dhe papritur
Eh, o  moj Natasha!Burri i tronditur!


Kolla t'u shpeshua,mënd të merrte frymën
Burri i shqetësua,vuri ulërimën.
Erdh dhe doktori ... mos qe vallë,xherah?!
Të dha një kurë"koti"(ftoma kështu e ka!!!!)


Pra,nuk qe doktor,po qe sharlatan
Burri të mor "fshehur",të çoi në Tiranë    **
-E ke sjellë vonë,- i tha specialisti
Burri,dyllë i verdhë,loti i buisi


Ike,moj Natasha,siç ikën një ëngjëll
Por pas le kujtimin,që godit në zëmër
Ndaj dhe unë e shkrova,poezinë për ty
Se e di që kanë vuajtur,plot femra si ti.


Në të mora ty,të lakoj me emër
Se e meriton,pasqyrë për çdo femër.
Dhe,me që shumë femra,kanë hequr si ti
Bëj mirë,them unë:ta dijë brezi  i ri.

*emri është simbolik
** të internuarët duhet të merrnin"bekimin" e sigurimit që të lëviznin.

              
7 mars 2001- 2 qershor    2011

BAKTERI ESHERIA COLI - ÇFARË DUHET TË DINË NJERZIT

VALBONA PALUKA

BAKTERI ESHERIA COLI - ÇFARË DUHET TË DINË NJERZIT

Bakteri Esheria – Coli, që në shumë forma të tij jeton pa ndërprerë në organizmin e njeriut, në zorrën e trashë të njeriut, u shfaq për herë të parë me pasoja alarmante ditën kur Bill Klinton mori presidencën në Amerikë në vitin 1993. Në mishin e hamburgerave u shfaq një lloj Esheria – Coli, pra një nga llojet e baktereve e-coli, problematik.
Tani sërish Europa gjendet në alarm prej një jave nga një lloj i bakteries të Esheria – Coli
Përtej luftës së tregjeve të kastravecave e perimeve, ku Spanja më në fund si e ndëshkuar me të padrejtë me 200 milione euro humbje për fermerët e saj, po kërkon dëmshperblim, cfarë duhet të dimë e të bëjme ne shqiptarët në këtë situatë. 

E para gjë që nuk duhet të ndodhë absolutisht është të mos ndëshkohet fermeri shqiptar sepse është ndëshkim shumë i padrejtë, ndëshkim nga injoranca dhe paniku i rremë. 

Ne Gjermani, në landin ku eshte Hamburgu port, ka patur njerez me diarre me gjak, bllokim veshkash etj. Nga analizat ka dale se kanë Esheria – Coli (që do ta shkruajmë e.coli në vijim), ne formen e demshme hemoragjike dhe kane vdekë disa njerëz. 

1 ka vdekë ne Suedi, por që ka qenë në Hamburg.

Nga 10 kastraveca te analizuar, qe kishin konsumuar keto njerez, doli e.coli, në gjakun e dalë me fekalet nga zorra e trashë. Keto kastraveca kane ardhë nga Spanja, dhe u dha alarmi qe kastravecat nga Spanja kane e.coli. Më pas shtuan lajmin edhe për sallaten marule e domatet e fresketa ne liste si mundesi për burim infeksioni.

Pas reagimit të fortë kundërshtues të Spanjës, po del se ne port të Hamburgut eshte permbys paleti me kastraveca e ka ra ne toke. Normal dhe toka gjermane në port ka fekale nga kembet, halete etj etj. Nga laboratory nuk u vertetua se kastravecat nga Spanja janë shkaktarë.

Por ne tregun gjerman ka akoma dhe vazhdojnë të shiten kastravecat spanjollë se jo gjithe njerezia jane idiote, pasi nuk ka mundesi qe Spanja ka cu vec ne Hamburg kastraveca me fekale.

Esheria – Coli, bakter ky që eshtë 24 ore ne 24 ore ne zorren e trashe te njeriut jeton me njeriun. Forma e tij ekstreme ekstreme shfaqet nga pakujdesia ne higjenen e gatimit dhe ate vetjake; nga mos pjekja e mishit deri ne brendesi; nga sperkatja me uje me fekale e zarzavateve e frutave, gje qe eshte rendom tek ne. Nga pakujdesia në restorante ku të serviret sallatë e shplarë por jo e larë, pasi në një kovë futet e shplahet sallata e domatja e kastraveci. Nga përdorimi i thikave të papastra, nga leckat fshirëse të tryezave të papastra, nga vendi ku pritet apo përgatitet mishi për biftek, etj. 

Tek shohim alarm që nuk duhet të jetë, tek shohim deklarata që janë të pakujdesshme, pasi nuk ndalohet ky bakter nëse bllokon importion nga Spanja sepse nuk importojmë kastraveca nga Spanja, qe nuk kemi te bejme me nje shtam bakteri te panjohur por bashkejetues me ne, për me e ditë se per cfare behet fjale, nga mund te merret e si mund te ruhesh, evitohen infektimet, unë po përcjell për lexuesit këtë informacion, që të jetë i qetë, që ta dijë mirë se ketë bakter e ka në zorrën e trashë të tij cdo njeri, 24 orë në 24 orë, që të bëjë kujdes pastertinë e higjenën.
E.coli eshte bashkeudhetar ne jeten njerezore, eshte bakter qe "rritet" ne organizmin e njeriut dhe te kafshes,eshte i jodemshem por nje tip i caktuar i tij eshte i demshem deri ne shkaktim vdekje.Disa shpjegime se si ku mund te shfaqet forma e demshme e si mund te ruhemi
1. Çfarë është Escherichia coli?

E. coli është e forma e shkurtuar  për termin mjekësor Escherichia coli.
E. coli është një emri i nje lloj bakteri që jeton ne aparatin tretes te njerezve dhe kafsheve. E. coli jeton normalisht brenda zorrëve, ku ndihmon organizmin të trete ushqimin qe hahet. Për fat të keq, disa tipe te  E. coli mund të kalojne nga zorrët gjak. Kjo shkakton një sëmundje te rrallë, por mund të shkaktojë një infeksion shumë serioz. Ky bakter quhet enterohemorrhagic E. coli (EHEC). Tek disa njerez ky bakter mund te shkaktoj anemi, bllokim te veshkave, infeksion te rrugeve urinare, te cilat mund te shkaktojne dhe vdekje.
 
Simptomat e nje personi te infektuar me E. Coli :
dhimbje te forta stomaku dhe barku       
të vjella
diarre ndonjëherë shoqeruar me gjak

2.    Si shkaktohet infektimi me E.coli? 

Shkaktohet nga kontakti me fecen ( jashteqitjen) e njeriut ose te kafshes; nga konsumi i ujit te pijshem te infektuar ; nga konsumi i ushqimit te kontaminuar nga fecet.
Ky bakter mund të merret nga ushqimet si mish, qumesht, uje dhe perime.
Një shfaqje shume e keqe te E. coli u konstatua Amerike ne spinaq të freskët vitin 2006 dhe disa hamburgerë të ushqimit te shpejtë( fast food)  në vitin 1993. Mishi i viçit mund të përmbajë E. coli, sepse mund te infektohet nga bagetite me kete bakter. Bakteri mund të shfaqet mish origjinon nga infektimi i kafshëve nga jashtqitjet e tyre, jashtqitje e cila perdoret edhe si  pleh organik.
Sigurisht jo me qëllim, por kjo mund të ndodhë në rastet e perdorjes se plehut organik për plehrim (një praktikë e zakonshme për të ndihmuar rritjen e fruta perimeve) ose në qoftë se uji i ndotur me E. coli përdoret për të ujitur keto bime. 


3.    Cilat jane disa ushqime  për t’u patur kujdes?

E. coli mund të transmetohet nga personi në person, por serioz eshte transmetimi i infeksionit te E. coli  nga ushqim që përmban ketë baktere tek personi. Personi i konsumon keto ushqime të kontaminuar dhe sëmuret.
Disa ushqime që mund të shkaktojnë helmim me E. coli jane :
       mish viçi  i paperpunuar plotesisht (përdoret për hamburgera)
Nxehtesia ben te mundur shkaterrimin e  bakterit E. coli, kështu që ekspertët rekomandojnë që njerëzit të gatuajne mishin e vicit derisa nxehtesia te kete depertuar ne thellesi te tij dhe ngjyra te mos jete me rozë.Tajtimi I mishit ne temperature mbi 71 grade celcius ben te mundur shkaterrimin e ketij bakteri

     perime te rritura me pleherim nga plehrat e lopes/vicit ose ujitja me ujë të ndotur
           
        lëng frutash që nuk është pasterizuar (pasterizim është një proces që përdor nxehtesine për të vrarë mikrobet) Lengjet e frutave te  papasterizuar është një tjetër mënyrë për infektim te mundur me e.coli

       qumeshti dhe produktet e tij te paperpunuara( duhet be kujdes te konsumohet qumesht I ambalazhuar dhe mbi etikete te jete shkruar ”pasterizuar” Kjo tregon qe keto produkte I jane nenshtruar trajtimit termik per shkaterrimin e ketij bakteri).
       Disa lloje perimesh te fresketa si sallata marule, spinaqi, qepet,domate,kastravec etj.
Kohet e fundit disa ekspertë rekomandojë larje te forte te perime para se të hahen. Por disa të tjerë thonë se E. coli është e vështirë për ta hequr ne se jane kontaminuar produktet të tilla si spinaq, sallate marule, qepë etj,produkte qe konsumohen te fresketa dhe nuk I nenshtrohen proceseve termike. Zgjidhje, thonë ata, është që të merren hapa parandaluese më shumë qe E. coli te mos jete ne kontakt me produktin.
Ekziston edhe transmetimi nga personi ne person I cili behet I mundur nga mos larja e plote e duarve nga persona te infektuar dhe qenia ne kontakt me produkete ushqimore qe konsumohen .
 
 4.    Çfarë mund te bej doktori? 

Simptoma kryesore eshte diarre deri me gjak. Gjithashtu mund të ketë dhimbje stomaku dhe të vjella.Simptomat zakonisht fillojnë 3 ose 4 ditë pas infektimit me E. coli.
Nëse dikush ka simptomat e helmimit nga E. coli, mjeku do të ushtroje disa analiza  gjakut dhe të marrë një mostër të feces se personit te semure. Keto analiza do te japin nje rezutat nese organizmi eshte I prekur nga E.coli dhe konkretisht nga tipi  I demshem. Edhe pse diarre është një prej simptomave kryesore, personi nuk duhet të marrë ilaçe anti-diarre, sepse ato mund të ngadalësojë kohën e shërimit.
Disa njerëz mund  të shërohen në shtëpi, ndërsa të tjerët duhet të jetë në spital. Në disa raste, kontaminimi me E. Coli mund të shkaktojë probleme të rrezikshme për  veshkat.

5.    Si mund te parandaloni infektimin:
 
Gatuaj të gjitha llojet e mishit, por sidomos viçi, për të paktën 160 ° F (71 ° C).
kuzhinë, laj shpesh duart me ujë të ngrohtë, sapun, veçanërisht pasi të keni kontakt me mish te paperpunuar.
• Laj sipërfaqet e kuzhinës, që kanë prekur mishin.
Përdor vetëm qumësht te pasterizuar, produkte qumështi te pasterizuar, produkte leng frutash te pasterizuar.
Përdor uje te pijshem te trajtuar me klor.
Kur ju udhëtoni vende që mund të ketë ujë të pijshëm të pasigurt, mos përdorni akull apo ujë “cesme”..
Lani duart shpesh, dhe gjithmonë pas kryerjes se nevoja personale ne tualet.

PARULLA PATRIOTIKE ME PATATE KOSOVE

NGA REXHEP  SHAHU,PUBLICST NGA TIRANA



Ka disa ditë që në media e foltore të ndryshme po bëhet politikë e atdhedashuri sakllam sakate me pataten e Kosovës.
Ka akuza pa fre e doganë, të tipit, shaj shaj se diçka do mbetet, ose të tipit, mbama nënë t’i them kurvë pa më thënë, për me gjetë traun në sytë e tjetrit, pa mundë me gjetë fijën e qërpikut në syrin tënd.
Kjo tollovi mjerane fjalësh të palame me hedh llom në fytyrën e tjetrit, buron, po due ta besoj nga padija dhe nga një deshirë e mire, dhe nuk buron nga ndonjë porosi fort dashakeqe për me u sha shqiptarët ndër veti, me u sha dy shtetet shqiptare ndër veti.
Tituj bomba të tipit, Shqipëria bllokon patatet e Kosovës dhe favorizon patatet e Serbisë, apo, Lufta serbo – shqiptare në tregun e patates…, mjerisht tregojnë mungesë të madhe informacioni dhe kompleks të madh shumëplanësh. Sa të mëdhenj kostumet e sa të vegjel burrat që i veshin. Thashetheme hesapi.
E para gjë që nuk mund e duhet ta harrojnë fjalimtarët e tribunave është fakti i thjeshtë, edhe i trishtë po të doni, se as Shqipria e as Kosova nuk janë kërthiza e botës, nuk janë prodhuesit e patates botërore, nuk janë as konsumatorë, as importues e as eksportues të kushediçfarë sasie patatesh. Jemi treg i vogël, i papërfillshëm edhe në rajon.
Nuk e kemi pataten edhe bukë edhe gjellë siç thoshte dikur Enveri inë.
Rregullat ligjore ndërkombëtare, marrëveshjet e nënshkruara mes shtetesh, me hir e pahir, janë ato që diktojnë kushte. Por ato nuk na fshehin dot dobësitë, pamundësitë e deshtimet tona. Dështimet e askujt.
Para se më nxjerrë deklarata bomba e me i derdhë nëpër faqe dhe ekrane mediash, ndoshta edhe me marrë ndonjë gradë patriotike, folësit duhet të marrin informacion dhe të binden, nëse nuk janë të sigurtë, se nuk ka armiqësi mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ka shkopinj nën rrota, nuk ka ligësi dhe as dashuri të fshehtë Shqipëri-Serbi në dëm të Kosovës.
Dhe më kryesorja, të gjithë duhet ta dinë se tregtia ka rregullat e ligjet e veta dhe nuk funksionon me parulla atdhedashurie.
Ndërkohë që ia fusin kot deklaruesit patriotikë, po ju përcjell të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Shqipërisë, lidhur me pataten.
Shqipëria prodhoi 208 mijë ton patate në vit, e dhëna vjetore e vitit 2010. Sepse edhe Shqipëria prodhon patate dhe nuk ushqehet me patate eksporti.
Kjo sasi prodhimi varion me ulje ngritje të vogla nga viti në vit por kjo është sasia e përafërt e prodhimit në 6 vitet e fundit.
Për vitin 2010 Shqipëria importoi 27464 ton patate dhe eksportoi vetëm 248 ton patate.
Konsumi mesatar në vit, në 6 vitet e fundit është 250 mijë ton patate, sepse shtohen disa sasi të vogla kopshtesh që nuk hyjnë dot saktësisht në statistika.
Shqipëria importon nga 19 mijë ton patate,  sasia më e vogël para 4 vitesh, deri në 27464 ton patate në 2010 që ishte sasia më e lartë e importit.
Nga Kosova bëhët pjesa e luanit të importit të patates. Për vitin 2010 nga Kosova u importuan për në Shqipëri 17322 tonë patate.
Patriotët e patates duhet ta dinë se nga Serbia janë importuar për në Shqipëri, për vitin 2010, vetëm 277 ton patate.
Epo bëjeni vetë krahasimin të nderuar lexues dhe ju patriotë të patates dhe thoni pastaj se kush e mbytka me patate Shqipërinë, Kosova apo Serbia. Dhe çfarë favoresh tregtare po i krijoka Shqipëria Serbisë sa i përket patates.
Ej, nuk jetojnë shqiptarët e asnjërit shtet shqiptar me patate, ej. Ndalni lodrat edhe fyejt.
Pra Serbia sillka në Shqipëri aq patate sa eksportoka në një vit gjithë Shqipëria.
A mund të ndalohet patatja serbe të vijë në Shqipëri? A mundet Shqipëria ta bëjë një bllokadë të tillë. Edhe mundet. Por vetëm atëherë kur në Kosovë të mos hyjë asnjë lloj malli nga Serbia, nga Kroacia, nga Sllovenia, nga Bosnja etj.
Pra, duhet me ia këputë të dy telat çiftelisë patriotike. Sepse nga Kosova hyka në Shqipëri 17322 ton patate në vit dhe nga Serbia 277 ton patate në vit. A krahasohen këto shifra?
Sa i përket pastaj çmimeve të referencës, kësaj i thonë të lajmë teshat me fij. Shqipëria, Kosova dhe çdo shtet, sipas praktikave të veta, të lejueshme nga marrëveshjet e direktivat ndërkombetare, vendos sipas rastit çmime reference për të mbrojtë prodhimin vendas, Brenda të mundshmes së lejueshme ligjërisht e ndërkombëtarisht.
A duhet apo jo? A bën të shtrohet çeshtja kështu siç është shtruar, që Shqipëria të mos bëjë asnjë politikë mbrojtëse për fermerët e saj që prodhojnë patate (mbi 200 mijë ton në vit) dhe të lejojë pa asnjë pengesë të furnizohet tregu i Shqipërisë vetem me patatet e Kosovës. A e bën dot Kosova që të mos prodhojë asnjë vile apo kalavesh rrush dhe gjithë sasinë e rrushit që don populli i Kosovës ta marrë nga Shqipëria??!!
Kumbulla të tharta po duam të hamë por dhëmbët të mos na mpihen, i thonë kësaj.
I përkas asaj kategorie njerzish që mendoj dhe synoj të mos kemi asnjë lloj kufiri e dogane mes Shqipërisë e Kosovës dhe raportet e tregut le ti  rregullojë kërkesë-oferta mes fermerëve të hapsirës shqiptare, shoqatave të tyre.
Por pa asnjë lloj çiftelie në këtë mes, pa asnjë lloj parulle, pa asnjë lloj akuze të ndërsjelltë e të rëndë ndaj shteteve shqiptare. Jetojmë në një botë të hapur. Jemi treg i vogël, kemi pak konsumatorë, se ndryshe do të na mbysnin prodhuesit e mëdhenj botërorë të patates e të gjithçkaje dhe do të na i linin djerrë tokat shqiptare.
Lajm i mirë për gjithë prodhuesit e patates është se patatja në tregun e pakicës në Tiranë është rreth një dollar. Pra një çmim shumë i lartë. Çmim që i sjell shumë më shumë përfitime tregtarit, ndërmjetësit, për fat të keq dhe jo prodhuesit të patates. Çmim i pandershëm sepse nuk e nxjerr fitues të parë prodhuesin por tregtarin.
Por ky çmim i lartë do të sjellë patjetër shtim prodhimi por dhe këmbëngulje nga prodhuesit e tregtarët e Kosovës për të sjellë patate në Shqipëri.
Unë dua që fermeri  të shesë shtrenjtë, të fitojë fermeri se kështu ai do të punojë, do të shtojë prodhimin, do të ulë çmimet ky prodhim i shtuar,  por nuk dua që fermeri të lëpijë gishtat dhe mishin e produktit të tij ta marrin tregtarët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...