1.Kuptimi i një revolucioni intelektual
Në historinë fare të re të politikës, nuk janë të “shenjtë” ata të parët
që thyen unitetin aq të “shtrenjtë” përbrenda një partie politike në
Kosovë. Dalja e udhëheqësve të një partie në parti tjera ,tash më e
hapur dhe është bërë më se modë në Kosovë.
Ikjet e tilla partiake pa asnjë “rebelim” nuk kanë shpjegime për asgjë,
për një pjesë të rëndësishme të atyre që “besojnë” se janë të emancipuar
në politikë, këto ikje janë vetëm se njeriu qelet sikur nga veza dhe
tregon se kush ka qenë, del nga norma morale dhe bëhet pjesë e
realitetit të tij se kush është vërtetë.
Nuk shmanget lehtë cilësia e karrieristit, edhe pse merrë nofkën e një
bredharaku partishë, e një planprishësi oportunist, një asgjëje në
politikë, një asgjëje që do quhet, një karrierist i ndyer. Atij nuk ia
perfillin fare vitet e tij të rrugëtimit. Karriera - vëlla karriera, dhe
dëshirë ujkut për qengjin e kopesë politike.
Ai pak ditë konsiderohet thjesht një diversant, të futur në avanturën e
botës politike të pacipë, është pak të thuhet, të quhet një pinjoll
kopil edhe kjo është pak. Nuk do të mbetet të quhet ndryshe pos një
tradhtar me përvojë dhe njeri pa karakter. Bredharakët politikë nuk
sjellin simpatinë e tyre askund. Edhe për ta rrebelizmi i është i
papranueshëm.
Ky fenomen në Kosovë, ende nuk po dihet të shpjegohet, është diçka e
pakapshme, diçka sikur të jetë enigmë dhe e huaj, diçka e
padeshifrueshme. Nuk mund të jetë kurrë i dashur një njeri që shkel
“shenjtëritë”e dikurshme, sikur që kishte shpallë nga e kaluara partinë e
vet .
Ky mbetet i urryer, por ne në këtë rast akoma nuk e kuptojmë se duhet të
bëhemi gati për një Revolucion Intelektual në Kosovë. Mos u hamendeni
jo për një revolucion intelektual në të cilën mungojnë intelektualët,
por për një që përfshinë ata që sot janë të margjinalizuar, nga këta
pseudosimpataizantë, pseudointelektual, pseudo...pseudoshtet bërës.....
Këta pseudo intelektual dhe pseudo pseudo, më mirë një asgjë më i quajtë
mendojnë jo ndryshe por kështu duke shfaqur një përbuzje neva na thonë:
“E ç’janë, në fund të fundit, partitë?! “Unë nuk jam vegël e tyre”.
Pseudoja i Kosovës mendon kështu përkundrazi:”Ato janë mjete për mua.
Ato nuk janë me shumë se ca pajtona, që unë iu hyp, të më shpjejnë atje,
për ku jam nisur! Pajtonat i ndërroj. Kurse vendin për ku jam nisur,
kurrë!”
Këta të detyrojnë në Revolucion intelektual të vetëdijës për të mos i
lënë këta që të devijojnë popullin duke menduar se janë kuajt e pajtonit
të tij. Këta të degjenerojnë, të vrasin me erën e tyre dhe mbesin çdo
herë kalbësira.
Revolucioni intelektual në Kosovë është më se i nevojshëm, të rebelojë
zërin e heshtur dhe të margjinalizuar deri më tani, të ekspertit, të
meritorit për të i thënë stop hapit të pajtonit.
Një grup të shajnë dhe një grup të duartrokasin! Nga njëri krahë thua se
jam amortizuar se nuk më përkrahin, nga krahu tjetër të mirëpresin duke
të thënë se je i “fortë”. Ky është edhe një kusht për të u ngritur në
Revolucionin e intelktualëve në Kosovë, për të shpëtuar njeriun, vlerën,
njerzoren, kombëtaren për të i u thyer këmbët atyre që nuk e dijnë pse
janë pjesë e ngasjes apo për të mos mbetur kurrë si pjesë e shikimit të
Pajtonit të Bajlozit të Zi të Kosovës
Praktika në Kosovë për të bërë një Revulicion të botës intelektuale ka
nevojë për dy elemente thelbesore: liderin dhe unitetin për të formuar
shtetin . Lideri e kërkon unitetin e bënë thirrje për te, se ashtu e ka
kollaj të mbijetojë, e ka kollaj të sundojë. Shenjterinë e unitetit ai e
ngre në qiell. Uniteti është i vështirë të ruhet, por lideri e arrin
ate duke përdorur disiplinën dhe përkushtimin. Kjo në Kosovë nuk ndodhe
kurrë sepse lideri sot në politikën kosovare të bënë edhe më të
iritohesh nga jeta, të privohesh nga e drejta për të dhënë kontribut,
privohesh nga demokracia për të marrë përgjegjësinë, dhe në fund fare të
nxitë të ndenjën e ndëshkimit për një Revolucion të Intelektualëvë të
vërtetë në Kosovë.
Ky Revolucion ka për të vërë në binarë kundërshtimet e çarta në politikë
për të përmbysur mendimin e vrazhdësisë eksistuese në politikën e
Kosovës
“E dijmë se votat mjerisht numërohen,e nuk hidhen nga të gjithë ata që
munden me bë Revolucionin Intektual për të shpëtuar vendin, hedhen nga
çdo njeri, por për të shpëtuar vendin do ishte mirë që votat të
peshoheshin”!
Progresi njerzimit nuk i ka ardhur kurrë nga dyftyrësia por i ka ardhë
nga intelektuali i tij që ka prodhuar harmoni me ndejnjën për të
rezistuar pseudovlerave nga kjo pakicë që po udhëheqë në Kosovë, por ka
ardhë nga individi që di të mendojë se është koha të rradhitet në krahun
e Revulicionit të intelektualëve të mirë, vertëtë që ka populli.
Mbas çdo Revolucioni që i prijnë intelektualët është ndier aromë Lirie,
por intelektual është ai që ka luftuar sinqertë për vendin e vet e jo ai
që ka përfituar në pazarin e jetës së popollit të tij, shtetit të tij, e
fatkeqësisë së popullit të vet.
Nëse intelektualët në Kosovë, njëmend e mësojnë se është shumë e
rëndësishme të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike të vendit si
domosdoshmëri e Revolucionit të elitës së saj, duhet të kyqen në këtë
valle revolutive për të ndëshkuar këta që po margjinalizojnë këtë elitë
të nevojshme të kombit, me të vetmin ndëshkim, për të besuar se ka ende
energji dhe forcë për tu riparuar gabimet ekzistente të përsërithsme në
këtë shekull si shtet, që nuk flasin as për zhvillim, as për mirëqenie,
as për ekonomi, as kulturë e as për integrime....e as për asgjë....
Nga pjesa e zgjedhjeve që marrin pjesë intelektualët dhe profesionistët
për ti ndihmuar shtetbërjes janë gjërat më kontribuse në këtë rrugëtim,
sepse nuk do të ketë greva në:
shëndëtësi dhe në arsim, nuk do të ketë puntorë të paknaqur nga
mospagesa e AKP, nuk do të ketë debate publike për korrupcionin në të
gjitha segmentet e jetës shoqërore, nuk do të ketë vjedhje në pikë ditës
në bankat e Kosovës, nuk do të ketë krim të organizuar,etj... Do të
ketë rrymë 24 orë, shëndetësi që i përkon pacientit dhe nevojës së tij,
do ketë rrugë projektive se si do zhvillohemi në ekonomi dhe industri
një ditë, do vijnë edhe investitorët e huaj, etj...
Andaj me fjalën Revolucion intelektual përmes këtij shkirmi nuk bëjë
thirrje për termin klasik të Revolucionit, por një vetdije e fuçishme
për të dhënë maksimum nga vetja për të marrë timonin ata që meritojnë,
për ti pllakosur në histori me gurëkujtimi këtë qeveri dhe këto të bëma
që më së vështirë po i përjeton populli..
2.Kufiri Kosovë - Serbi
Nevoja për kontrollim të të gjithë kufinjëve të shtetit është shumë e
rëndësishme jo vetëm për të definuar ate por edhe për të ushtruar
autoritin e shtetit në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare të
Republikës së Kosovës.
Deri tani, as Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit
të përgjithshëm të kufirit, për të njohur parametrat e kufirit të
shtetit të vet, sepse në të gjitha pikat kufitare të Republikës së
Kosoves me shtetet fqinje janë modele në vete. Me një fjalë kufi e ligj
në vete.
Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur
asnjë debat të thellë mbi hyrjen dhe daljen atyre që lëvizin në pikat
kufitare të Kosovës qoftë të qytetarëve të saj legjitim, qoftë të
qytetarëve të shteteve fqinjë, veçmas të qytetarëve të Serbisë, apo më
mirë më thënë të serbëve që jetojnë në Serbi.
Mungesa e këtij kontolli më serioz mundëson çdo qytetari serb, ai nga
Serbia, të hynë në kufirnin e Republkës së Kosovës me letërnjoftim, gjë
që kjo po ndodhë çdo ditë në pikat kufitare me Serbinë. Ata askush nuk I
kthen prapa që në këtë rast i “detyron” të thonë dhe të ndihen edhe më
sikur që janë në “shtetin” e tyre ende, në ate ishe Jugosllavisë
dirigjuar nga Serbia.
Dikush mund të arsyetohet se kështu hyjnë edhe shqiptarët nga Lugina e
Prshevës. Këta do trajtoheshin me ndryshe, këta vërtetë do duheshin të
kalonin me letërnjoftime sikur që po kalojnë të gjithë tani dhe po hyjnë
në Kosovë. Shtrohet pyetja kur e dijmë kufirin si të domosdoshëm dhe ka
pikë kufiri, do duhej të silleshim konform rregullave ndërkombëtare të
kalimit kufitar, pra me aplikimin e pasaportave.
Nëse vazhdohet kështu kjo nuk do jetë “dëshira” për të mbajtur
marrëdhënie të mira apo të kuptohet vetvetiu si relaskim I mardhënieve
me Serbinë qoftë as para syve të faktorit ndërkombëtar, gjë që kjo në
Kosovë peshin shumë, sepse tash ne na “interson” si po e vlerësojnë të
huajt misionar në Kosovë tolerancën me Serbinë. Kjo nuk është as
dëshirë, as tolerancë por është përdhunim i kufinjëve të Republikës së
Kosovës. Madje disa nga politikanë për t'u marrë me këtë qështje ju
duket humbje kohe apo shumë e vështirë dhe se kanë hjekur dorë nga kjo
“vështirësi”.
Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një
debat publik mbi lëvizjen e qytetarëve jo vetëm në Kosovë, sepse kjo në
masë të madhe ka tejkaluar normat e debatimit, por të lëvizjeve hyrëse
të qytetarëve të tjerë që nuk janë nga Kosova. Kjo duhet të bëhet pa
asnjë vonesë për disa arsye:
Së pari, për hir të perceptimit të përgjithshëm, duhet të bëhet e qartë
se të gjitha pikat dhe vijën kufitare me Serbi e kemi të çartë. Kjo
është veçanërisht e rëndësishme për të mësura rolin tonë të ushtarit të
FSK-së në kufinjët e Kosovës dhe të policisë së Kosovës.
Së dyti do na duhet të jetë një pikë referimi për veprimet e tyre të
ardhshme, për të dalluar dhe patur në kontrollë shtetin dhe mbikqyrjen
ndaj tij.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, duhet të ndërrmarrim hapin vet
për të rrimarrë edhe këta kufinjë për të I ruajtur dhe kontrolluar se
janë të saj- të Kosovës
Kufinjët për nga natyra mund të definohen nga disa tipare, duke
përfshirë në veçanti, rregullin e çdo shteti veç e veç, duke respektuar
norma dhe rregullativa të tij.
Serbia në Kosovë në veri të saj, nuk ka asnjë “detyrim” sipas saj për të
respktuar kufinjët e Kosovës. Ka djegur edhe pikat doganore. Në lindje
hyjnë qytetarët e saj si të duan se nuk i pengon kush. A thua çfarë
tipare do ketë Kosova për kufinjët e vet në të ardhmen.
Policia apo ushtria në të ardhmen do kontrollon shtetin, në një hapësirë
aq të madhe kufitare me Serbine, sepse kufijtë midis këtyre të dyjave
nuk janë të vogël por janë mjaft të mjegullt ende.Për më shumë, ajo e
shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së
përditshme në një nivel të paprecedentë. Për të forcuar kontrollin mbi
kufirin dhe për të penguar çdo aksion përtej kontrollit të saj, duhet
patjeër dhe domosdo të aplikohen pasaportat për kalimin e lirë, sepse
edhe nëse shqiptarët në të ardhmen kur do lirohen nga kjo kontrollë në
Kosovë, ata sot për të kaluar matanë kufirit për të hyrë së paku në
trojet e familjarëve të vet, në Preshevë në Medvegjë dhe Bujanoc kalimi i
kufirit tek kët bëhet me letërnjoftime të Serbisë e asesi me atë të
Republikës së Kosovës sepse këto letërnjoftime nuk njihen nga serbët
vendorë e lëre më nga ata të shtetit serb.
Ana tjetër e medaljes, është një boshllëk i gjerë mes këtyre dy shteteve
fqinjë, Republkës së Kosovës dhe Serbisë, është një boshllëk që emrin e
ka Rezoluta 1244 që “lejon” ende qytetarin e Serbisë të mos mendojë se
një ditë për të hyrë në Kosovë i duhet të ketë pasaportë të rregullt.
Gjithsesi, unë jam i bindur se kjo bitisje e kësaj Rezolute 1244 në Kosovë do të shpejtojë “rrëzimin e kufirit të Kosovës”.
Jetëgjatësia e Rezolutës dhe “zgjerimi gjeografik” i dhunshëm i Serbisë
në veri të Kosovës dhe mos respektimi i pikave të tjera kufitare me
Kosovën, kanë për të diktuar ndryshime dhe modifikime në praktikën e
kontrollit të kufirit. Kufinjët eksistojnë sepse ka evoluar shteti për
shkak të dinamikave të veta të brendshme ose është një përgjigje të
rrethanave ndërkombëtare për tu dalluar shtetet. Këtë duhet ta bëjë sa
më shpejtë edhe Kosova derisa duhet së pari definuar kufinjët e vet e
nëse hynë në Unionin Evropian të hyjë së paku me kufinjë të definuar e
jo më “kokë të humbur - pa ditur se kah e ka kryet e kah e ka bishtin e
vet”.
Gjithsesi, përveç ndryshimeve shtetore, secili mund të përcaktojë
qartësisht tipare të përgjithshme të ruajtjës së identitetit varësisht
nga vendi, Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me Serbinë, do duhet që të
mësohen edhe kufitarët e Republkës së Kosovës, që për të hyrë të huajtë
në Kosovë do ju duhen pasaporta dhe jo leje njoftimi, sepse nuk kemi as
një union mes këtyr dy shteteve e ata po sillen sikur të kishim një
union mes veti.
Në sezonin turistik me sa e sa nënshkrime e marrëveshje dhe letra
zyrtare me Shqipërinë, qytetarët e Republikës së Kosovës mezi në një
datë të caktuar te fillimit të sezonit turistik mund të hyjnë në
Shqipëri, diku me 15 qershor ju lejohet hyrja në këtë shtet vetëm më
lëtërnjoftime. Kjo nuk zgjatë shumë deri në 15 shtator dhe më pastaj
menjëherë aplikohen pasaportat. Pse të ndodhë kjo? Më mirë do ishte që
reciprociteti i lejimit me letërnjoftim për kalim kufir të ndodhë me
Shqipërinë se sa me Serbinë, sikur që po ndodhë pa na pyetur kush.
Një nga karakteristikat më evidente është dhunimi flagrant i të drejtës
së shtetit dhe kufirit ajo se çfarë po na ndodhë me Serbinë. Madje çfarë
është për të cituar nëse kalohet në këtë kufi, shpeshë herë kërkohën
njerzit me fletë arrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e
Republikës së Kosovës, këto fletarrestime të lëshuara para e pas 1999.
Ka potencuar edhe kryeministri i Kosovës se ka një të këtillë që i është
lëshuar nga shteti serb, shtet me të cilin patëm shumë telashe dhe që
nuk po mundemi me definuar kuptimin e hyrjes dhe daljës me te.
Nëse është menduar se kjo liri e lëvizjës nuk bënë të bisedohet me
faktorin ndërkombëtar, le të besohet se kjo është më se e nevojshme për
t’u reaguar shpejtë sepse kjo nuk pritë asnjë sekond pas 17 shkurtit të
2008. Ndërkombëtarët kur flasin për lirinë e lëvizjes, e mërrin lëvizjen
e serbëve përbrnda Kosovë, e kurrë ate jashtë kufinjëve të saj, lëvizje
kjo që është më se e disfavorshme për shiptaërt se sa për serbët që
janë mësuar të I vajtojnë.
Vetë mos respektimi I kufirit dhe ligjeve të saj në kufirin e Republikës
së Kosovës, në këtë këtë të egër që po bënë Serbia kundër shtetit të ri
të Kosovës, të persekuton në moral me këto gjendje ende “ aktive” që po
bënë ajo në këto pika kufirtare duke përfshirë survejimet policore,
arrestime, burgosje, trajtime Brenda “ shtetit” të saj, shtrëngime
psikike, kufizime të ndryshme të lirisë së lëvizjes, ose liri të
lëvizjës vetëm në një kah, diskriminojnë edhe më rolin e kufirit ende të
paformuar mirë me Serbinë në raport të kontrollit.
Gjithsesi, edhe gjatë këtyre periudhave të djegies së pikve të
kontrrollit dhe doganës në veri me Serbinë, nga ana tjetër eksistojnë
edhe më shqiptarë që vijnë nga shtetet përendimore dhe kurrë nuk kanë
ardhë në Kosovës përmes pikave të lindjes me Serbinë, sepse kanë frikën e
një përmbindëshi të trazuar të vitit 1999. Por edhe nëse vijnë në këtë
linjë apo pikë kalimi ata kalojnë me pasaporta e jo ndryshe.
Përfundimisht duke e rikonfirmuar që përmasat kriminale të regjimit serb
në Kosovë dhe ndarja e përgjithmonshme prej Serbisë do kërkojë për
rrjedhojë vendosjen e rregullave të kufirit nga vetë këto shtete, për të
mos qenë Kosova një hije e saj , por vetëm një shtet fqinjë i Serbisë
që patjetër do kërkojmë urgjentisht që kërkojë pasaportën e qytetrëve të
saj që hyjnë në shtetin e ri dhe asgjë më shumë pos rregullave të
kufirit dhe të doganave e jo një “tolerancë” që përdhunon shtetin e
Kosovës.
Qëllimi themelor i punës sa me funksional i kufirit të Kosovës duhet të
jetë gjetja e fuqisë për vendosjen e kontrollit dhe propozimi i masave
konkrete të cilat kanë si qëllim të sjellin drejtësi dhe imunitet dhe
autoritet të shtetit të Kosovës për kufinjët e vet për të qenë të
barabartë në lëvizje sikur kur shkon në Maqedoni, Shqipëri dhe shtete të
rajonit dhe ansjelltas, por vetëm me dokumentacione të regullta të
këtyre shteteve. Mos të harrohet se në rastin e krizave dhe momenteve të
veçanta shteti i Kosovës ka të drejtë të mbyllë në raste të caktuara
kufirin e vet me cilindo shtet që e rrethon, apo ka të drejtë të ja
ndalojë hyrjën qytetarëve të një shteti në veçanti, madje edhe të
aplikojë viza hyrëse për në Kosovë. Mbase kjo e drejtë legjitime
ekziston, në alternativë patjetër do duhet të ja u kërkojë pasaportat
qytetarëve jashtë kufirit të Kosovës e jo kalimi të bëhet me
letërnjoftime interne që shfrytëzohen përbrenda këtyre shteteve fqinjë,
sepse nuk janë dokumente udhëtimi të rregullta që do duhej të kishin
legjitimitet brenda kufinjëve të Republkës së Kosovës.
3.Ndërgjegjia politike në Kosovë
Ndergjegjia e njeriut është aftësi e mendjes për të njohur dhe për të
kuptuar botën që e rrethon.Ndërgjegjia është zotësi për të njohur
vetveten dhe të tjerët. Është aftësi për të gjykuar dhe vlerësuar
situatën në të cilën jeton, punon dhe vepron. Aftësia për të përcaktuar
se ti i takon jo vetëm vetvetes, por edhe një shoqërie është më se
ndërgjegjie, e kur e di se i takon edhe një kombi, është vetëdije
kombëtare.
Vetëdija shoqërore është veprim i vullnetshëm i individëve dhe partive
politike për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar gjendjen e
vështirë në të cilën ndodhemi. Është zotësi për të kuptuar vendin dhe
detyrën e individit në shoqëri dhe të shoqërisë gjatë historisë. Kjo
është vetëdije e pa hile.
Ndërgjegjia është ajo që na bënë të dallojmë ate qe është e drejtë dhe
jo e drejtë,ate që duhet të bëjmë dhe ate që nuk duhet të bëjmë, sepse
nuk jemi të gjithë njëlloj, nuk i gjykojmë gjërat njëlloj dhe
këndvështrimi i botës është i ndryshëm në sy të ndryshëm kur ndryshon
nga morali është edhe më e rëndë sepse morali është më shumë për pamjen e
veprimeve tuaja në sytë e të tjërve. Ndërgjegjia është që na bënë ti
vendosim gjërat siç duam dhe jo tabu-të e e moraleve dhe kulturave midis
linjave të vrazhda e koncepteve shumë më ndryshe, sepse ndërmjet të
linjave vija është shumë e hollë.
Ndërgjegjja në politikë është shkalla më e lartë dhe më e përsosur e
vetëdijes. Ajo është nderë e moral, është përsosmëri e mendjes për
veprimin e njeriut në rrethin e vet. Ndërgjegjja është forma më e lartë e
pasqyrimit të realitetit objektiv. Është zotësia jonë për të njohur
botën tonë të brendshme dhe të jashtme, e më se e rëndësishme kur
merresh edhe me politikë.
Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër, më e përkryer e njeriut, lartësia
e së cilës përcakton të gjitha sjelljet tona të përditëshme edhe në
politikë. Njeriu pa ndërgjegje nuk dihet se kujt mund të i gjasojë.
Personi-politikani që nuk ka ndërgjegje njerëzore, nuk mund të ketë as
ndërgjegje kombëtare.
Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë humane, shoqërore dhe shkencore,po pse të mos jetë edhe politike?
Vetëm punët e bëra me ndërgjegje të lartë kanë suksese. Nërgjegjja është
përkushtim, devotshmëri dhe përgjegjësi ndaj detyrimeve të marra, ndaj
premtimeve të bëra dhe ndaj betimit të dhënë para vetvetes, familjes,
shokëve dhe popullit se do të punosh dhe luftosh gjatë gjithë jetës në
të mirë të shoqërisë dhe të vendit.
Politika dhe ndërgjegjia e saj në Kosovë
Bindjen e kishim dhe ende e kemi verbalisht “të fortë” por jo për të
argumentuar se në politikën e Kosovës ka më ndërgjegjie me të cilën e
dëshmojmë me shembuj të pafundmë. Kjo është e përceptuar gjerësisht nga
të gjithë politikanët,e Kosovës jo vetëm me vite por me një karrierë të
një qeverie apo tjetre në Kosovë. A do vje një ditë për të i thënë STOP,
kësaj katrahure politike që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë çdo ditë.
Refleksionet politike dhe sjellja e saj përditë po shembin edhe moralin e
njeriut dhe ndërgjegjën e tij, sepse çfarë është e “natyrshme” në
politikë nuk do jetë e natyrshme në jetë.
Suksesi i reformës politike, përcaktohet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi i
partive politike rreth nevojës për ndryshim të këtij sistemi fantom në
Kosovë e jo për të thelluar hendeqet për të zhveshur edhe njeriun nga
ajo ndjenjë pak morale.Për të ruajtur një vend pune duhet të ndryshosh
edhe partinë. Do mbështesim ideologjinë e ndërtimit të demokracisë në
Kosovë për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në politikë, por këtu
kjo përplasje krihësh pa profilime politike do të thotë luftë e egër
për pushtet se sa domosdoshmëri për të ndërruar partinë sa për të
“gjetur” vetën tuaj. Sidoqoftë, kemi ardhur deri në këtë fazë të
trishtimit ndërgjegjës njerzore, ndërgjegje kjo që ka ngulfatur
politikën dhe skenën e saj në Kosovë.
Beteja elektorale në Kosovë në gjithë këta vitet dhe kohën e mbajtjeve
të zgjedhjeve paska qenë një fushatë e rrenave dhe dallavereve, një
pazar i individëve dhe një formacion për regrutim të klaneve për të
vepruar më pastaj në Kosovë.
Si e tillë, si çdo betejë, qysh nga kohët e romakëve të lashtë e deri në
ditët tona, që nga dyluftimet mes dy njerëzve, e deri tek luftërat mes
shteteve, janë bërë me rregulla të përcaktuara paraprakisht dhe
bashkërisht nga palët. Përndryshe, kur nuk kemi rregulla të përcaktuara
që më parë, nuk kemi më dyluftim, por banditizëm a masakër, siç jo
rrallë ka ndodhur dhe por vërehet edhe sot e kësaj dite në Kosovë.
Partitë e vogla janë mbetë ende të vetmet në Kosovë që kanë ende një
karakter e moral në politikë, sepse kanë grupin e njerëzeve që nuk janë
të sistemuar askund më shumë se sa që janë pjesë e këtyre gjynaheve
politike që me veprimet e tyre gllabërojnë politikën dhe qytetarin e
Kosovës.
Në çdo sistem politik demokratik, je i detyruar të bashkëpunosh me
pjesën tjetër të politikës përfaqësuese, sa herë e kërkojnë interesat e
vendit. Ashtu siç je i detyruar të mos pajtohesh me çdo politikë të
mbrapshtë që mban peng vendin. Kjo është vlera reale e demokracisë.
Kundërshtarët në politikën e Kosovës nuk zgjedhen rastësisht, por ata
janë aty si rezultat i vullnetit të grupimeve të ndryshme shoqërore, me
ide tjetër , me koncepte tjera dhe me një vizion tjetër. Por kjo në
Kosovë është ndryshe, nëse nuk mendon si mazhoranca do jesh edhe armik i
vendit. Andaj ndodhin kalimet e një grupi politik nga një krah në
krahun tjetër, aderim verbal dhe pa asnjë koncept, sepse dikur para
luftës, idhtarët e një krahu politik kishin edhe një prezentim të
njejtë,e tash pasluftës nuk ka asgjë origjinale por vetëm kopje modeleve
për klanizim.
Sot shoqëria jonë në Kosovë ka nevojë për një politikë krejt tjetër nga
kjo e tanishmja. Kësaj nevoje të shoqërisë për ndryshim, me mjetet e
kohëve moderne, me përgatitjen e sa më shumë hapësirave demokratike dhe
kontrolluese që t'u mundësojmë aderuesve në politikë të shprehin
vullnetin e tyre elektoral, por me të vetmin kusht-të bëhet profilimi i
partive politike e asgjë më shumë. Dmth duhet të skadojë afati kohor i
kalimeve në Kosovë prej një krahu në krahun tjetër, sikur tek futbolli,
por jo fati i qytetarit të jetë taman futbolli të bihet me shkelm mbi te
sikur topit në fushë.
Besimi politik është një formë shenjtërimi i politikës që ka karaktere
ekskluzive dhe integraliste dhe programore që nuk pranon ekzistencën me
ideologjitë dhe lëvizjet e tjera, mohon tjetrën sepse mbështetet në
strukturën e konceptit idealist të programit politik. Kjo në Kosovë nuk
ka asnjë arsye të ndodhë sepse i vetmi motiv për të ndërruar partinë në
Kosovë është pozita, klani, regrutimi në afera dhe bërja e njeriut VIP
brenda një nate.
Besimet e politikës janë fenomene moderne, sepse dikush që është i
sinqertë ka dhënë nga vetja aty diçka në konceptin e pjesë programore të
partisë, andaj i dhimbset të tallet mbi idenë e ndërtuar nga vetja e
tij dhe me fanatizëm ruajnë edhe veten dhe programin e partisë politike.
Pra, nuk do të thotë se besimi politik nuk ka asnjë lloj lidhje me
besimet tradicionale dhe domosdoshmërisht nuk sjell situatë antagonizmi
dhe konflikti.Kjo është e moralshme dhe duhet të ruhet në Kosovë deri sa
të profilohen partitë politike.
Sa është e dhimbshme për elektoratin e shkretë kur do i thuash se është
kaluar në krahun tjetër të politikës, e me votën e tij bëhet një
rikompozim për apetite personale.
Sa e sa rrena e gënjeshtra deri sa i është terur fyti i janë dashur një
“politikani” endacak të bëjë për të marrë një numër vote për të menduar
edhe krahu i kundërt se ky valla na qenka një VIP që do na duhet ne në
krahun tonë.
Ku mbeti besimi i njeriut dhe i partisë se nesër ky lloj njeriu me këtë
“profilim” i duhet asaj apo kësaj partie apo spektri politik me rrenën
se do punojë për qytetarin, kur ai nuk ka idenë e as konceptin e tij e
as sedrën e tij sepse nesër do ja mbathë dikah tjetër. Kjo për idenë e
saktë do krijojë vetëm njerzë sa më të dyshimtë në Kosovë për të formuar
aradhat e mendjes rezervë-me orekse dhe apetite që të përbijnë pa
mëshirshëm, sepse në këta tipa nuk ka asgjë konkretee korrekte, vetëm e
vetëm ka karaktere që të bëjnë të kuptosh të kaluarën se me çfarë qenke
rrethuar për nje ideal, një synim,për një shtet, një bashkësi kombëtare
etj....
Populli do niset nga ndërgjegja e tij, do e kultivoj ate kur sheh këto
gabime që po e përcjellin, do e gjykojë rrënjësisht klanin, grupin,
maskarenjët dhe të gjithë ata që ja kthyen shpindën atij. Edhe ky
ndëshkim është pjesë e demokracisë...Ishalla do ndodhë një ditë....
4.Kalimi kohor, procesi dhe shmangia politike
Lëvizjet janë gjëra të shenjta, janë edhe profetike dhe kanë udhëzues: kohën dhe personalitetin.
Koha është edhe enigmë e dy tehave, e zgjidhur në kohë si enigmë dhe
enigmë e pazgjidhur. Koha është më se faktike, është dëshmi e procesit,
por edhe procesi është segment që bie në kohë. Koha është sfidë, është
një pasqyrë reale për të kuptuar dhe fol në histori për të argumentuar,
për të riparuar, për të programuar por edhe për të analizuar kalimin në
tërë këtë kohë. Gjërat që në një interes i shuan koha, i mbesin
historisë të gjykohen. Edhe gjykimi duhet të bëhet në kohë.
Sot në Kosovë në këtë dekurajim vlerash dhe morali, është një kohë që
flet për një rrugë të nisur, kohësisht të kufizuar, historikisht të
ndjerë, e psikologjikisht të rënduar.
Kush kujt i dëfton kohën,politika dhe shmangia e saj nga realiteti, apo historia dhe arkiva e kontributit njerzorë në këtë kohë?
Të dyja gjërat esencialisht janë koncepte që kanë për t’u dëshmuar në
kohë. Asnjëra nuk e tejkalon kohën se kur do duhej të thuheshin gjërat.
Nëse politika si koncept i pa dëshiruar rrëfen se gjërat do i bjëmë me
ndryshe, në këtë kohë, mundësitë do ndeshen me dëshirat dhe njeriun në
Kosovë po e bien si pre të sfidës kohore.
Aspak ngushlluese nuk është kjo nëse e kuptojmë vetëm verbalisht, sepse
një mori njerzish dëshmojnë për kohën ne cakun dhe momentin e duhur, një
tjetër taborr është edhe më para kohe dhe një tjetër as që e di se koha
është duke e sistemuar procesin dhe gjërat nga kjo kohë do mbesin qoftë
histori e së keqës qoftë e së mirës.
Dosjet janë dosje, ato janë magjistrale të regjistruara në kohë, por
duhet të gjejmë kohën se kur duhet ti mësojmë si fragmente në histori
dhe të definojmë në thesin e gabimit gjërat që duhet përmirësuar...
Këtu është nyja. Është më se e dobishme të analizohet e kaluara, vlera
dhe historia e të quajaturës vlera e luftës, e kombit dhe të muroset
historia në faqe të parë të lindjes së atdheut.
Procesi politik në Kosovë dhe shmangiet politike të individëve janë një
hendek që njeriun e ndjek në hijën e dekurajimit. Ky dekurajim është një
shtytje për të u tërhequr njërzit nga ajo që munden të bëjnë, dinë të e
bëjnë dhë kanë dhënë një kontibut për të bërë diçka.
Kosova e pavarur është nisë në planin e quajtur “ Njohja ndërkombëtare”
ka nisur një faqe të re historike dhe ka trajtuar nga vetja një lëvizje
se gjërat po duhet të zhvillohen. Pse e themi këtë gjë? Është normale të
mendohet se shumë njerzë në këtë kohë në Kosovën e pavarur, ata që i ha
pazari janë mbetë askund. Nuk është ide e mirë të gjykohet se ata që
marrin pjesë në proces, i duhen çdo herë procesit, sepse këtu kemi një
shmangie profesionale., kemi një luftë mes dy sistemesh: botës së
militanit dhe atij që është meritor dhe shumë i arsyeshëm në kohë.
Politikat militantiste janë shumë të ndera, të pafuqishme, të verbëra,
të ngujuara në mjerim dhe se asnjëherë nuk sjellin dobi. Dobia e çastit
mbaron sa mbaron shija e një gjëje të mirë të ngrënë. Vetë kjo ngrënie
është ajo që në kohë me shijen e mirë të bënë të ngrënësh edhe veprën
tënde, të pendohesh se pse ke pasë këtë orkes në një kthinë të çastit që
nuk të ka ngopë me asgjë.
Nëse në ciklin e përmirësimit çdo herë informata vje me një të dalë të
mbrapsht, thuhet teknikisht se sistemi ka gabime, sepse rezultatet e
matjes nuk kanë qenë ato që janë pritur, dhe në kohën e vlerësimit të
gjitha gjërat shkojnë duke riparaur të gjitha ato defekte që ke patur
mundësi të mos i gabosh në start.
Bota intelektuale dhe profesioniste në historinë e re të Republikës së
Kosovës është plotë me shembuj dhe enigma që herë herë nuk i ka
përcaktuar koha se në thesin e kujt do bien.
Profesionalizmi dhe përfaqësimi ambasadorik: Është vetëm një term e jo
një realitet, por më shumë në Kosovë i gjason vetëm një barometëri për
të krahasuar se ka diçka më të mirë apo më të keqe se sa ajo që duket.
Askund e as në një institucionet me shumë halle nuk me thotë mendja se
ka profesionizëm nëse problemet me një dekadë nuk zgjidhen kurrë në
Kosovë.
Përzgjdhja e individit në sferën e duhur është një gjynah më shumë për
të goditur në atë pak karakter që ka njeriu në Kosovë, në kundërshtim me
gjynahin që shkon në emër të profesionistit dhe mbetet i zhveshur nga
populli se nuk ka të bëjë me asgjë profesionale. Pra me një fjalë se
goja plot e thënë profesionale, e kultivon idenë e të kuptuarit drejtë
se çka është kjo fjalë apo çka do jetë e vërteta e kësaj fjale në vepër.
Mjerisht në Kosovë është bërë dëshirë për të qenë në poste se sa të jesh
i mirëpritur në botkuptimin profesional kudo qoftë emrimi.
Ditëve të fundit të Kosovë po propagandohet edhe më shumë për një konkurs shumë vital: Posti - AMBASADORI I KOSOVËS GJETKË....
Shumë kandidatë kanë konkuruar për të nisur së pari edhe karierën e
tyre, ndoshta edhe punën e tyre për të bërë karrierë pa punuar askund e
më së paku në këtë segment, sepse këtu nuk është marketing të belëbzohet
se të gjithë ata që konkuruan do thuhet një ditë pas pranimit nga
partia politike që “ Kanë një përvojë shumë vjeqare”, sepse ne dijmë se
sa vjet kemi dhe përvoje kemi në këtë drejtim.
Është hargjuar energji kot tek te emruarit e parë të Republikës së
Kosovës në ambasadat e para të saj në botë, sepse zëri etik dhe politik i
tyre nuk është duke u ndier asesi, sepse ngulfatja po vje nga resori se
kush i ka emruar.
Kjo ngulfatje politike është një personalizim i qështjeve, e kur
personalizohen gjërat na bie ndërmend të mendojmë se po veprohet sikur
në sistem komunist.
Më se 400 kandidatë kanë konkuruar për 18 vende ku do hapen ambasadat e
Republikës së Kosovës. Nuk është aspak e lehtë që të përzgjidhen
meritorët, sepse asesi nuk është dhënë shancë të krijohen këto kuadro
paralelisht në kohën e quajtur STATUS QOU, kur vend numronim me misonin
UNMIK-ut. Do shtrohet qështje më se komplekse për cilat staza të këtij
misioni paskemi patuyr idenë e formimit të shtetit, e përfaqësimit
diplomatik.
Kjo është dëshmia e kohës ku kemi për të ngecur në kohë edhe më sepse
aspak nuk do jetë e arsyeshme asnjë emër i ri, nëse shteti i Kosovës nuk
ka në bagazhin e vet së paku të emruarit e parë për përfaqësim
diplomatik për të qenë udhërrëfyes të të rinjëvë të pa përvojë që do
marrin këto detyra më se të rëndësishme.
Ka të atillë që në këtë konkurisn e fundit kanë konkuruar njerzë që i
duhen më shumë vendit për brenda se sa për jashtë tij, e kjo na rezymon
se këtu po mëshihet edhe një lojë më se poltike për të i përjashtuar nga
gara e pushtetit edhe ata që do dijnë dhe mundin të japin kontributin
brenda Kosovës, për të i lënë rrugë hapur atyre që po japin emrime
jashtë shtetit.
Besojmë shumë se çdo kandidatë që ka konkuruar për këto poste, do jenë
ata që CV-t e tyre do i njohim me vonesë, por çdo kandidatë që ka
konkuruar për këto poste, do jenë ata që CV-t e tyre do i njohim me
vonesë, por çdo lutje për të mos hyrë në gjynah prapë do ishte mirë që
të sistemohen këta njerzë në fund të fundit, për t’i i pranuar shteti se
ku adresohen në misione diplomatike , jo si më parë të na vijnë nota
negative diplomatike sepse (nuk) meritojnë të janë këta apo ata emra.
Kjo është edhe një fatkeqësi e rëndë sepse i deleguari ishtetit do jetë
ai që merrë bekmin nga kjo Kosovë e jo ata që pranohen nga të tjerët
sepse me nuk dihet se kënd do përfaqësojnë.
Koha dhe perspektiva e saj kanë për të na thënë se sa është e vështirë
përfaqësimi politik, po çka do themi për përfaqësimin ekonomik, kulutorë
e ushtarak , që do na duhet një grup i madh i atasheve për të plotësuar
boshllëqet diplomatike me cilin do shtet që do lidhemi në mardhenie
diplomatike. Besojmë dhe lutemi që këta emra të më vonshëm që duhet dalë
është kah i mendon diskush në Kosovë ,apo do i mendojë prapë tjetër
kush apo nuk do mendohen kurrë në jetë...
Po citojmë edhe një herë:
•
Kombet e mëdha nuk janë bërë për nga mbrënda , por për nga jashtë,
vetëm një Politikë mjeshtërore e Jashtme, një politikë e veprimeve
domethënëse, mundëson një Politikë të brëndëshme frytdhënëse, që në fund
të fundit vetëm nje marsh i thëlle i parëndesishëm është. - José Ortega
y Gasset (Ndërtimi dhe Shpërbërja e Spanjes, 1921) •Midis Shteteve nuk ka Miqësi, por vetëm Interesa.- Charles de Gaulle
Mbimotiv i këtij shkrimi është kjo esencë:
Politika e Jashtme - Përfshin ose nënkupton nje mori
qëllimesh,se si nje shtet i vecantë do bashkëveproj me shtetet e tjera
të botës dhe në një masë të vogël edhe me aktorët jo qeveritar. Politika
e Jashtme përfshin fusha të ndryshme veprimi në aktivitetin e saj si
psh. Politikën e Sigurisë, Politikën e Jashtme Ekonomike, si dhe
Politikën e Jashtme Kulturore.
5.Kur ngaterrohet pushteti, kur kemi kryepushtet...
Veçimin e funksionimit të pushtetit e përcakton saktë mënyra se si
ushtrohet pushteti, e kjo ndryshe është një sistem që duhet të
konceptohet në bashkëveprim, me konsultime si dhe në bazë të rrethanave
të dala nga këta parametra duhet të veprohet. Kjo në Kosovë nuk ndodhë
kështu.
Mund të flitet ndërkaq për një ndarje personale të veprimit.Madje ndarja
nuk zbatohet në mënyrë rigoroze as në aspektin e ndarjes së
kompetencave. Parlamenti, në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në
ligjëdhënie, por përpiqet të ushtroj ndikimin e tij edhe në vendimet e
rëndësishme të ekzekutivit, duke kërkuar nga ajo përmes vendimeve, që në
çështje përkatëse, të veprojë kështu e jo ndryshe (...).
Kosova është mjaftë thellë e “ngatërruar me politikën e saj” karshi
Serbisë, sepse kjo e fundit as që njeh dhe pranon realitetin e ri në
Kosovë, të kësaj Republike të vitit 2008.
Kësaj rrëmuje i bashkangjitet edhe fakti, se kohëve të fundit po
veprohet dhe menagjohet me pushtetin në Kosovë sikur të jetë një e
drejtë pronësore e dikujtë, e nje individi, e jo një shtet që ka
Kuvendin e saj, ka minsitritë e saja, ka Presidencën e vet, etj…Këtë
paradoks e vërejme edhe me rastin e ftesës së fundit Kryeministrit të
Republikës së Kosovë bërë presidentit të Serbisë për të vizituar
Republikën e Kosovës.
Sa është politike kjo?
Shtetit modern i nevojiten lehtësime të tilla të punës, nëse kompetencat
e zyrtarëve të saj bien ne domenet se ku duhet të veprohet, e asesi të
jetë model personalo-individual vetëm për imazh në kuptimin e synimeve
vetjake, për një marketing, të pabazë dhe shumë herët te filluar për të
bërë garë me sytë e elektoratit që I merrë votën.
Kjo ftesë e kryeministrit të Republikës së Kosovës nuk ishte aspak
politike, madje ishte një gabim në adresim sepse homologu i tij nuk
është presidenti serb. Kjo ishte më se ushtrim të kryepushtetit, pa
konsultuar askend, pa patur “kompetencë” të ftojë madje as një
kryeministër serb për kohën e raporteve dhe mardhënieve që kemi me
Serbinë, në kohën e një dyshimi të madhe dhe skepticizmi politik pas
“Aferës së gjashtë pikëshit”.
Anjë qytetar i komuntetit ser të Kosovës, sot këtë kryeministër të
Repulikës së Kosovës nuk e e njeh si të vetin, nuk e pranojnë shtetin e
ri në Ballkan dhe në botë, e nga ana tjetër ne ftojmë kryetarin e
Serbisë për vizitë në zyrën kryeministrit të Republikës së Kosovës. Kjo
nuk është aspak politike dhe aspak nuk jep shenja pjekurie të një
lidershipi të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër edhe pse ska aspak erë politike, këtu është përdhunuar
vetë titullari dhe emri që quhet President i Republikës së Kosovës.
Ndoshta është harruar nga historia e së kaluarës se dështojnë shpeshë
herë takimet kur liderët nuk takohen në nivele të barabarta. Madje
Serbia në kohën e bisedimeve sikur edhe vetë Kosova kërkonte të jenë të
barabartë titujt dhe postet në takime të këtyre dy shteteve para
faktorit ndërkombëtar.
Kjo sikur tash po hedhet në harresë nëse një lider në Kosovë do e ndien
veten herë si president e herë si kryeministër. Kështu historia ka
mësuar se shtetet e këtilla nuk janë demokratike por diçka ….më shumë se
menagjime dhe kryepushtete në çdo segment.
Takimi , protokoli dhe agjenda e bisedimeve
Takimet zyrtare nuk ndodhin askund ne botë aty për aty, por edhe nëse
ndodhin kështu do shfrytëzoheshin konferenca të planifikuara më parë.
Aty shtrijnë duart liderë dhe fytyra botrore politike. Sa e sa herë ka
patur shancë lidershipi i Republikës së Kosovës të i shtrëngojë duart
një lideri serb? Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga “takimet e
elefantëve”, sepse në parim jemi injoruar se përfaqësojmë diken, sipas
deklaratave refrene të Serbisë, madje dhe shpesh herë Serbia ka lëshuar
këto takime vetëm e vetëm pse Kosova apo lidershipi i saj janë prezent.
Në rast se do pranohej ftesa e kryeministrit të Kosovës drejtuar
presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën, do ishim më se
kurreshtarë të dijmë se cila do jetë tema e bisedimeve dhe sa kohë është
përgaditur për një protokol ndërshtetror se çfarë të bisedohej me
Tadiçin, a është pyetur dikush pos mendjes së Kryeministrit, çka do
thonin deputetët e popollit, kur në Kosovë ka shumë shqetsimë dhe një
gjenocid të paparë si dhe enigma ndërkombëtare si kjo “Afera e fundit e
gjashtë pikëshit” që ka shkaktuar vetë kjo Serbi.
A thua vallë do ndodhte që në vajin e nënave për të pagjeturit do
sjellte shenime presidenti serb se sa njerzë të humbur e të zhdukur i
kemi në shtetin prej nga vje, a thua vallë do vinte të pranonte shtetin e
Kosovës dhe do njeh realitetin e ri?, pa kërkuar falje për atë që ka
bërë regjimi i shtetit të tij mbi Kosovën?
Në fund fare do vinte të falte nga arresti i shtetit të tij drejtuar
kryeministrit tonë, për të ja bërë çelinë një kopsht me lule apo prangat
ti shëndrrojë në një çels të komunikimi pa problem me një kryeministër
të Kosovës.
Besojmë thellë në kontributin e popullit, në idenë e sakrificës dhe
idealit për të formuar shtetin e duhur të Republikës së Kosovës, besojmë
edhe në mbrojtje të vlerave shtetrore tona që po ndërtojmë çdo ditë,
besojmë se populli di të mbrojë edhe lidershipin tonë që kërcnohen, por
nuk dijmë të mendojmë se harresa është segmenti që po na përcjellë për
të gabuar në politikë së paku me ata që ende nuk jemi marrë vesh se kush
jemi, me ata që duhet të na trajtojnë të barabartë në relacionet
politike ndërshtetore, e pastaj do e kemi më lehtë të ftohemi ose së
pari ta ja ndalojmë hyrjet edhe ilegale për të demostruar shtetin qoftë
nevoja edhe fqiut, e jo vetëm kryepushtetin presidentit tënd dhe
popullit.
6.Sot skulpturë balte...
Sot unë bëhem baltë
Dergjem në çengel shtrati i lidhur
Për farën e një molle jugu
Kafshimi pas palmave ishte vetëm ëndërr
Vjedhur në sytë e miletit të atij muzgu
A thua të vdes i shkarkuar me vetëtimë
Cirkun e kisha lënë në varjen e litarit
Për të puthur vetëm mollën
Jug...Erërash të lagështa
Baltën time ma hodhe në mes rrugës
Derdhur në fytyrë
Me emra njerzish që i kisha harruar
U thanë fjalët e pangopjes
Muzika që vrau si reja e goditur
Mollë...
Derdha lotin tim
Autobaltës sime...
...Për ta kujtuar
Shën Ndoun zbathur
Mollën e papjekur
Sot skulpturë balte...jam unë
Diellin që nuk di a do të lind më?
Për të tharrë balten që ma hodhe mbi fytyrë
Po kthehem tek shtrati i tim çengel
Më lehtë do ringjallem nga fryma e zënë
Pa emrin tim e pa mollën time
Pa jugun e me veriun tim
Sot skulpturë balte...
Vdekja ime nuk do jetë e ftohtë për asnjënjeri
Kur molla të piqet në jugun e harruar
Fara ime do më mbetet në grusht mbyllur
Sot skulpturë balte...
Shtrati im, dashuria e vuajtjes
Molla ime, puthja e natës me muzg
Unë dhe balta skulptura e dashurisë
Skulptura e një molle pa fara
Jugu im dhe unë...
Sot skulpturë balte...
7.Kohë e palexuar
Ditët kaluan nëpër bebëzat e mia
ndaluan në kapakët e syve
Profil më janë bërë rrudhat
...sytë gropë ku digjen kujtimet
Retë mbarsuan një energji
Ikjen time nga profili
e sheh edhe urithi
ty kur të fala hirin
Vjedhur në gropën e njejtë
Ku numrova kujtimet
Jam unë i vetëm ...
që shpartallloj rreze dielli
në boshllëkun e quajtur kohë
në hutinë e pasqyrës sime
kur dal unë e kur duket vetëm hija ime
në kohën e palexuar
vetëm figura....
Historitë mundojnë njerzimin për të vërtetat e zhvillimeve....Histori e vendit tim?!!! (Skënder Korça – S.K)
8.Rikthyer emrin tënd në njeri
Antitezë me frikë
Shpërbërje...
rrëzuar gurë më gurë
faqe rrenash që i lëpin si kockë
atëherë do përfundojë loja jote
Në ditën e nesërme ke për të shkruar
Histori...
Mos mendo se në shumë Zota do besoj
në frymën e krijuesit u mbështeta për mur
thashë me zë “ Ti je një...”
Zjarrin tim vetëm Ty mund ta shuash
për shkëmbim besimi në Ty...
Si të kanë dhënë emrin At?
Lutu që të mos të ju thonë se je populli
pagëzimin që e gënjejnë më së shumti
A thua e sheh?...
Nëse fjalën tënde e përpin era
mos më thuaj se me ke dërguar porosi
një ditë do mbetemi jetim të gjithë
Ati pa ne,
dhe ne pa fjalën Popull....
Në vend të dimrit tënd
vjen Vera ime pa ty
Popull që do t’i shkrij duart
engjëlli hukatur...
Rikthyer emrin tënd në njeri
Teoritë që shpërfillin emrin e popullit i zë dimri i acartë dhe nuk i
lexon më asnjë njeri... Populli është njeriu im!!! (S.K - Skënder Korça)
9.Ik kah gjurma e gishtit tim
Këputa gishtrinjët kur bëra me gisht
Ju tregova për acar
Veshur bardhë ju thashë
Këndej bëhet rrugë...
Andej ecnin si dikur të shenjtët
Për dallim nga njerzit që shkojnë dhe vijnë
Gjurmë shputash humane kam parë
Kur pelerinën time ja hodha sipër një foshnje
Acarin që e shpiku dora e njeriut të ngrirë
Qiellin e zemruan për mua dhe pelerinën e bardhë
Edhe borën e rënë e paskan vjedhur sot
Ata...
Që gënjejnë se po rritin fëmiun e pritur
Marrë me gjak nga kirurgjia shterp
Rritu...
Por ik kah gjurma e gishtit tim
Shteti ka lindur nga kirurgjitë e rënda, rritet vetëm nëse nuk harrojmë plagën...!!! (Skënder Korça)
10.ZHVESHUR Zhveshur...
Mbytur ngadalë në errësirë
Pus mendimesh për të shpëtuar
Në kalimin e akullnajave në ujë
Muzikë për mos dëgjuar zërin tim
Në fund ujëvare rri
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Në darkën e djallit,
Pive supën nga mish njeriu
Rrije në tryezë plot eshtra
Unë nuk fjeta as më hënë...
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Lugat na shpallën
Sa të mjerë ata që folën
Sa të gëzuar ata që të dëgjuan
Zhveshur je edhe sot...
Nuk fle ...
Nuk zhvishem...
Nuk më sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Agimet e kristalta janë gënjeshtër
Zhveshur erdhën edhe ato...
Për dekadën e rrugës së qumështit
Kur djalli u bë njeri
Kur njeriu u bë djall
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Kur dielli lind në perëndim
Kur perëndim dielli është festa jote
Nuk do zhvishem kurrë
As për aktin e kënaqësisë me ty
Sepse në fund të puthjes me fal gjak për goje
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Unë jam ai rob i historisë tënde
Ruaj dhe kujdes për ditarin historik
... se bushtra lavire rri me ne,
Ka për të shpaluar fytyrën tënde
Unë sërish nuk do zhvishem kurrë
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
THËNIA
IME: Ruaj vlerën e kulturës tënde ashtu do jesh më lehtë i pranuar në
koloritin e kulturës së të tjerëve...!!! ( Skender Korça, 25 dhjetor
2010)
11.MOS GJYKO... Mos ushqe shpirtin me këngën e pa ritëm
Mos u tërbo në dëshirën kozmetike
Mos...
Mos më bjer në qafë për çmendinë tënde
Mos kujto se bota është vetëm e budallenjve
Mos...
Mos prit kohën që vonohet
Mos ik i pari që nuk të pret njeri në cak
Mos...
Mos nxito në përqafimin e horizontit të largët
Mos bërtit kinse përqafove profetët
Mos...
Mos më gënje se i ke bërë të gjitha këto
Mos mendo se durohesh në dheun tënd kur nuk paske bërë gjë
Mos..
12.ASNJË VDEKJE NUK NA ZË... Nuk jam fosili i peisazheve të shurdhëra
... nuk jam kthyer nga profili i të huajit
Nuk e kam portretin tim në galerinë tënde
...as me ngjyra uji nuk jam pikturuar
Zërin e kam melodi të lutjes
... kur tingullin tim nuk e kupton
Nuk tretem në kujtime të palexuara
... as diellin nuk e lë të përendoj
Engjëll dhe djall nuk le të më thonë
...as kur më lavdërojnë
Nuk jemi trishtimi i botës
... as qeramikë e pjekur për të shkelur mbi ne
Unë dhe biri im bashkë me birin e tij
Dalim nga hija e rënë e diellit vëzhgues
...asnjë vdekje nuk na zë
13.HESHTJA E THYER... Heshtja nuk është e vjetër
Është sikur unë
Sa epoka ime
...moshatare me tim stërgjysh
Në labirinthin e drejtësisë
këmbana dënimesh
...për lëkurë,
Kandari i barazisë është prishur
sipër të “drejtës me këmbë”
Heshtja vazhdon...
A thua a kërkova dënim?
Jo parfum...
Apo sipër kandarit shkela me gjenerata?
Qiell që rri mbi ne
mos ke turp kur sheh padrjetëisht
...vetëm lëkurën time të larë me të kuqe
brenda stinës sime...
Brenda mua
...në epokën tënde
Atje kur lahuta e tim gjysh u bë ndalesë
kur kënga doli për gjithë moshatarët e tij
Jug e veri
Djepit të madh...
Heshtjës së thyer....
Nëse
koha është pengesa për të jetuar i lirë e i bashkuar si komb, po
mallkoj kohën bashkë me heshtjen e gjitha gjeneratave që po heshtim edhe
më....(Skënder Korça)
Përgatiti:Flori Bruqi