2011-06-15
Abdi Baleta kundër Ismail Kadaresë
Nga Abdi Baleta
Të dashur lexues, 
Deri sot,  nuk kisha kurrfarë oreksi për të shkruar për zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri. E kisha fjetur mendjen se ato që kisha me thënë i kisha shkruar në dy artikujt e datave 20 dhe 23 prill 2011, nën titujt “Përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare” dhe “Arvizu, ambasadori dinjitoz i një vendi të madh”. Qysh prej një muaji, sidomos pas fillimit të numërimit të votave të hedhura nëpër kutira më 8 maj, përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare është zgjeruar dhe ka peshuar gjithnjë e më rëndë në skenën politiko-zgjedhore të Shqipërisë. Kurse roli i ambasadorit shumë të nderuar amerikan, Arvizu, dhe i dy kolegëve të tij, përfaqësuesit të OSBE-së, Volfart dhe i përfaqësuesit të KE-së, Sekui, ka qenë vendimtar për ta mbajtur procesin zgjedhor në kufijtë e një politike të kontrollueshme dhe për të shmangur rrjedhojat tejet të dëmshme që i dëshirojnë për Shqipërinë forcat politike rrënuese në Shqipëri dhe disa politika të huaja e mjedise mafiozo-masonike ndërkombëtare, që hedhin gurin e fshehin dorën.
Pas analizave që paraqita në dy shkrimet e mësipërme më tërhoqën më shumë veprimtari të tjera politike. U angazhova në përurimet e tri librave me shumë vlerë të zotëri Sabri Maxhuni-Novosellës në Tiranë e në Prishtinë. U mora me përgatitjet për botim të librit tim “Jo, plebishitit venizellist”, që u shtyp në Prishtinë nën kujdesin e zotëri Novosellës dhe tani po shpërndahet në Kosovë e në Tiranë. Fushata zgjedhore në Shqipëri ishte një rutinë e njohur, e bezdisshme. E kam ndjekur sa për të qenë në dijeni të zhvillimeve në vijat e tyre kryesore dhe, si shumë shqiptarë të tjerë, pa kurrfarë emocionesh. Dëshira ime kryesore ishte që të kalonin sa më shpejt ditët, të mbylleshin procedurat dhe të përfundonin zhurmat e kota marramendëse, sidomos ato që bënin “analistët e opinionistët” në ekranet televizive. Nuk besoja se do të kishte ndonjë ndodhi që të më detyronte të shkruaja. Por, nuk ishte e thënë të mbetesha deri në fund në pozitën e vëzhguesit të qetë, që nuk ngacmohet nga zhvillimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, siç ia kisha imponuar vetes deri në mbrëmjen e datës 21 maj 2011.
“Dita e fundit të botës” në Amerikë dhe “kolapsi kadarean” në Shqipëri
Data e 21 majit 2011 ishte shpallur nga një shoqatë e çuditshme fetaro-biblike në SHBA si “dita e fundit të botës”. Në ekranet televizive kishim parë paradën e organizuar nga kjo shoqatë në qytetin e Nju Jorkut, disa ditë para se të vinte “fundi i botës”. Më 20 maj “Financial Times” kishte botuar një shkrim me titull “Henri Kisinxheri flet me Simon Shema”, ku bëhej fjalë për librin e Kisinxherit “Mbi Kinën”. Shkrimi mbyllej me fjalitë sarkastike: “Rreth e rrotull Amerikës këto ditë janë shfaqur pllakate biblike që njoftojnë se bota do të marrë fund një herë e përgjithmonë më datën 21 maj 2011. Në qoftë se ata kanë të drejtë ju nuk do ta lexoni dot këtë shkrim. Por në qoftë se ka të drejtë Kisinxheri ata mund të kenë rastin për ta shtyrë pakëz datën. Mos thoni se historia dhe Henri Kisinxheri nuk ju paralajmëruan”.
Sikurse shihet arritëm ta lexonim shkrimin mbi librin e Kisinxherit, pa mbetur të çuditur që ndodhi kështu. Nuk e kishim besuar se do të ndodhte ai “kijameti i madh” i paralajmëruar në Amerikë. Më shumë u habitëm që pikërisht më 21 maj 2011, disa orë para se të mbyllej “dita e fundit të botës” në Amerikë (në matjen kohore midis Tiranës e Nju Jorkut ka një ndryshim prej 6 orësh) dëgjuam se një “kijamet i vogël” mund të ndodhë në Shqipëri. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pikërisht më 21 maj 2011, kishte lëshuar alarmin se “Shqipëria e kombi shqiptar po hynin në kolaps”.
Gjithë mbasditën dhe mbrëmjen e datës 21 maj 2001 i kalova në një zijafet gazmor me të afërm e miq, diku në periferinë e Tiranës, pa ia hedhur sytë ndonjë ekrani televiziv. Kur mbaroi dhe atmosfera e gëzueshme dy të afërm të mi m’u afruan dhe me njëfarë shqetësimi më thanë se shkrimtari Ismail Kadare i kishte dërguar “një letër të fortë” kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë , Lulëzim Bashës dhe i kërkonte të tërhiqte kandidaturën e tij dhe t’ia linte edhe një herë kryetarllëkun e Tiranës Edi Ramës. Të afërmit e mi dyshonin se mos ky veprim ishte ndonjë inskenim më i gjerë ndërkombëtar, që po kurdisej nëpërmjet Kadaresë, dhe shqetësoheshin se mos kandidati Basha do të lëshonte pe para këtij inskenimi. Unë shpreha mendimin se Basha e ka të pamundur të bëjë një gjë të tillë, pavarësisht se kush mund të qëndrojë prapa këtij inskenimi, sepse tërheqja do të ketë rrjedhoja shumë të rënda për profilin dhe karrierën politike, ende fillestare të Bashës, për forcën politike që përfaqëson dhe për më shumë se gjysmën e zgjedhësve në Tiranë e në mbarë Shqipërinë.
Gjatë kthimit drejt Tiranës një miku im më dha disa hollësira më tepër për lajmin që kishte gjëmuar nga ekranet televizive. Mikut tim, me pikpëpamje të ndryshme politike nga të miat, u detyrova t’i bëja një reagim të parë me fjalët: “Ky qëndrim i Kadaresë më neverit. Ky njeri e ka tepruar shumë herë me politikanizma që u ngacmojnë nervat shumë shqiptarëve. Kësaj radhe mendoj se ka bërë gjënë më të rëndë, që nuk i lejohet askujt ta bëjë. Nëse kishte vërtetë dëshirë që ngërçi zgjedhor për Tiranën të zgjidhej me tërheqjen e njërit prej kandidatëve, ai këtë këshillë dhe kërkesë duhej t’ia bënte Edi Ramës, jo Lulzim Bashës”.
Kureshtjen e kisha të madhe, sidomos për zgjedhjen që kishte bërë Kadareja: pse tërheqjen e kandidaturës ia këshillonte dhe ia kërkonte Bashës, dhe jo Ramës, sikurse më dukej mua më e logjikshme ta bënte. Prandaj, më 22 maj në mëngjes puna e parë që bëra ishte të gjeja e të lexoja tekstin e letrës kadareane në gazetat e ditës.
Edhe pse afati i tmerrshëm për “fundin e botës” ishte kapërcyer në Amerikë, letra e Kadaresë po paralajmëronte një zhvillim apokaliptik për Shqipërinë, ndoshta dhe për Ballkanin e Europën, nëse Edi Ramës nuk i lihej për të katërtën herë kryetarllëku bashkiak i Tiranës. Letra e Kadaresë m’u duk shumë ngacamane jo vetëm ndaj Bashës, por ndaj të paktën gjysmës së zgjedhësve që kishin votuar në Tiranë, ndaj gjysmës së popullit shqiptar. Mbase dhe më shumë. Letra m’u duk shumë provokuese, e palogjikshme, intriguese, megallomane në kulm, arrogante e cinike sa nuk ka ku të vejë më. Dhe mbi të gjitha ishte për Kadarenë më vetëdemaskuese se sa e kisha menduar. Njëfarë miklimi cinik ndaj Bashës shoqërohej aty për aty me paralajmërime për pasoja të pallogaritshme që do të sjellë për Shqipërinë mostërheqja e kandidaturës së tij. Basha shpallej paraprakisht, pa të drejtë apelimi, si fajtori i vetëm i këtyre pasojave.
Për mua paralajmërimet apokaliptike të Kadaresë për izolim të shqiptarëve nga Europa, janë gjithmonë zbavitëse, madje qetësuese. Sa herë që ai ka lëshuar mesazhe të tilla, ka ndodhur e kundërta: Europa ka bërë gjeste pranimi ndaj shqiptarëve. Por ndërsa mesazhe të tilla më rrisin qetësinë, ato njëkohësisht më shtojnë neverinë ndaj tyre.
Këto janë ndjesi të mia personale, që dua t’i shpreh dhe publikisht. Nuk i shkruaj që i nderuari lexues të ndikohet prej tyre. Rëndësi këtu nuk ka aq shumë shpalosja e ndjesive personale, por gjykimi politologjik mbi letrën e Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës, sepse kjo letër përbën tashmë një ekzemplar të rrallë të keqpërdorimit të famës si shkrimtar, si mbartës i gjithfarë titujsh, nga një shqiptar, për të imponuar një politikë të caktuar, prapa kurrizit të popullit shqiptar, nëpërmjet metodash aspak demokratike, nëpërmjet qëndrimesh absurde, nëpërmjet marifetesh e batakçillëqesh të neveritshme. Aq shumë e ka mbushur kupën e provokimit politik Ismail Kadareja me këtë letër sa dhe në gazetën “55”, të Fahri Balliut, mikut të tij më të përulur e ditirambistit të tij më zhurmues, në mëngjezin e datës 22 maj 2011 binte në sy kryetitulli në faqen e parë “Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar”. Këtë shkrim nuk e nënshkruante vetë drejtori i gazetës, miku i madh i Kadaresë Fahri Balliu, siç kishte bërë një ditë më parë me një artikull fshikullues për Presidentin Topi, që aksidentalisht rezultoi se kishte votuar për Edi Ramën. Por, gjithsesi, tashmë Kadareja ishte bërë i pambrojtshëm dhe për ithtarët e tij më fanatikë.
Duhet një arsye e fortë që dikush, për më tepër një personalitet si Ismail Kadareja, t’i bëjë thirrje publike në çastet e fundit të numërimit të votave njërit prej dy kandidatëve për kryetar bashkie i Tiranës të braktisë garën, për t’i lënë rrugën të lirë drejt fitores rivalit të tij. Duhej një arsye tepër e fortë që Kadareja të vinte gishtin pikërisht mbi kandidatin e PD-së, Lulzim Basha, për t’u tërhequr nga gara në favor të Edi Ramës. Kadareja është përpjekur shumë me imagjinatën e tij prej shkrimtari të rendisë disa arsye për hapin e tij të pashembullt e të pakuptimtë që zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës t’i katandisë thjesht në një pazarllëk mjeran midis dy individësh (as midis dy forcave poltike që i kanë propozuar ata), duke nëpërkëmbur kështu një proces zgjedhor të gjatë, të mundimshëm, të tensionuar para e gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimeve gjatë numërimit të votave. Zhvleftësim të një procesi zgjedhor si ky që propozoi Ismail Kadareja nuk kishim parë deri tani në Shqipëri.
Të gjitha “arsyet” që ka renditur Kadareja janë rrjedhojë e “mosarsyes” flagrante në arsyetimet që ai ka bërë:
Së pari, Kadareja pretendon se për shkak të zgjedhjeve në Tiranë “është gjendur në kolaps të papritur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”. Kadareja fryn qëllimisht tej mase vështirësitë e krijuara nga veprimet e dhunshme të Partisë Socialiste, pa i qortuar fare këto veprime, që të detyrojë kandidatin Basha të lëkundet në pozicionin e tij politik dhe të kapitullojë nga frika para Edi Ramës. Nuk pi ujë manovra hipokrite e Kadaresë se ai këtë veprim po e ndërmerr në “interes të Shqipërisë”, si shkrimtar (“i madh” thonë disa pa pushim) që është.
Së dyti, Kadareja shpreh si “parandjenjë” të keqe se “ky kolaps do të trondisë demokracinë e jetën e brendshme në Shqipëri dhe do të çojë në izolim të ri të vendit”. Dhe përsëri shpëtim nga kjo gjëmë, sipas Kadaresë, qenka vetëm kapitullimi personal i Lulzim Bashës para ambicjes së pakufizuar të Edi Ramës për të mbetur kryetar bashkie. Por Kadareja nuk jep asnjë argument pse lënia e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës nuk do të çoka në izolimin e Shqipërisë (!). Duke parë se çfarë ka bërë dhe me sa arrogancë politike është sjellë Rama deri tani, Europa e Amerika mund të zemërohen me Shqipërinë e me shqiptarët më shumë po të qëndrojë Rama si kryetar bashkie në Tiranë.
Kadareja nuk e thotë shprehimisht, po e lë të nënkuptohet lehtësisht, se po t’i hiqet kryeparllëku i Tiranës, Edi Rama është “njaj sherrxhi” në krye të “njatyne sherrxhijsh” që mund ta bëjnë Shqipërinë lesh e li, si në mbasditen e 21 janarit 2011, apo si në pranverën e vitit 1997. Thirrja e Kadaresë është: lereni bashkinë e Tiranës që të mos hani shpinës dajakët e Ramës. Erion Braçe nuk di më as vetë çfarë marrëzish nxjerr nga goja para kamerave televizive, aq sa ambasadori amerikan u detyrua ta këshillonte publikisht Braçen “të pushojë”. Në anglisht ambasadori ka përdorur sigurisht termin që ka kuptimin “të çlodhet” dhe që në shqip u përkthye krejt korrekt “të pushojë”. Por termi shqip ka dhe avantazhin se do të thotë njëkohësisht “të mbyllë gojën”. Kot të besohet se Braçja mund të mbyllë gojën, apo të kuptojë nuancën diplomatike të shprehjes angleze “he needs some rest” (ka nevojë të çlodhet pak). Çlodhje për Braçen, apo për një tufë zonjash të reja që kanë formuar një korr politik soc-ramist, është të çirren me nota sa më të larta para kamerave televizive për të kënduar marshet funebre të demokracisë zgjedhore në “Shqipërinë e gomave të djegura”.
Është vetë Rama që vazhdimisht i ka ashpërsuar termat për të mobilizuar falangat e tij zjarrvënëse e tymlëshuese. Ai nuk flet më për “tubime paqsore”, për “manifestime të autorizuara”, sipas ligjit. Përkrahësit e tij shpallin se kanë kaluar tashmë në fazën e “mosbindjes civile”, dhe kjo sipas tyre u dhënka të drejtën e plotë të bëjnë çfarë t’u shkrepet në kokë, të mos respektojnë më asnjë ligj, madje kërkojnë që mekanizmat shtetërorë, mbrojtës të ligjit, të heqin dorë nga zbatimi i ligjit, dhe nga vetë funksionet e tyre, meqenëse ndodhen para “mosbindjes civile”, ndryshe “anarkisë së shenjtëruar socialiste”. Ata “mosbindjen civile” e kuptojnë dhe e interpretojnë mbrapsht, si “detyrim të shtetit dhe të ligjit të kapitullojnë para mosbindjes ndaj shtetit e ligjit”, para shkelësve të ligjit. Ata synojnë të krijojnë kaosin e plotë shoqëror, që të arrijnë qëllimin e tyre për të shtënë në dorë pushtetin shtetëror, vendor e qendror. Është një imitim pikë për pikë dhe hap pas hapi i hitlerizmit. Idhtarë të kësaj “demokracie” të mos bindjes ndaj ligjit dalin dhe dy intelektualët tanë të njohur që mbajnë titullin “Nderi i kombit”, Rexhep Qosja e Ismail Kadareja.
Më 21 janar 2001 Edi Rama zëvendësoi termat “manifestime” e “protesta” me termin më luftarak “demonstrata të pakontrollueshme”, që dihet se çfarë rezultati sollën. Tani ka hequr dorë dhe nga kjo terminologji dhe flet për “revoltë popullore”, që është sinonim i termit “kryengritje”. Madje ka qenë një intelektual amerikano-shqiptar (i brezit të tretë në Amerikë) që ka zbuluar në një mesazh drejtuar ambasadorit amerikan se po të mos mbetet Rama kryetar bashkie i Tiranës, në Shqipëri do të ketë kryengritje. Ka qenë Rexhep Qosja që në shkrimet e tij ka predikuar vazhdimisht kryengritje në Shqipëri që të mbetet Rama në fuqi e të marrë edhe më shumë fuqi. Rexhepi ka qortuar rëndë dhe vetë Ramën se nuk po tregohet sa duhet revolucionar dhe i vendosur që nuk po shpërthen “revolucionin e dytë të vonuar demokratik” në shkallë të gjerë. Ramën po e qortojnë dhe disa ngatërrestarë të rëndomtë në shtypin shqiptar, spiunologë “demokratë”, se po humb kohën me llafe, në vend që të hidhet furishëm në veprime më radikale.
Dhe më në fund u shfaq vetë “shenjtëria e intelektualizmës shqiptare”, Ismail Kadareja, të merrte rolin e korifeut në krye të gjithë këtij kori britës-kryengritës. Me “mosarsyen” e arsyetimeve të tij Kadareja synon t’u imponojë shqiptarëve mendimin, se largimi i Edi Ramës nga kolltuku i kryetarit të bashkisë së Tiranës do të jetë gjëmë e madhe për tërë kombin shqiptar. Kadareja përpiqet t’i lemerisë shqiptarët me “izolim të ri ndërkombëtar”, në rast se Edi Rama largohet nga bashkia. Kadareja bëhet përçues i fatalitetit se nuk ka forcë që tund Edi Ramën nga bashkia, pa ndodhur një katrahurë në Shqipëri. Pra, e thënë shprehimisht, Kadareja i shtyn shqiptarët drejt zgjedhjes së vështirë “o Edi Rama në bashki, o Shqipëria shkrumb e hi”, sipas motos së “revolucionarëve” të qershorit të vitit 1924, “o ne në fuqi, o Shqipëria pluhur e hi”.
Kurse faktet dëshmojnë se faktorët ndërkombëtarë, më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk e shohin kështu procesin zgjedhor dhe nuk bëjnë paralajmërime për ndonjë kërcënim apokaliptik, apo që Shqipëria të bjerë në izolim ndërkombëtar më të fortë. Ata vetëm kujtojnë se gjendja që është krijuar në Shqipëri do të ndikojë për keq në ritmet e veprimeve praktike për integrimin europian. Faktorët ndërkombëtarë kanë dhënë mjaft shenja se më tepër përgjegjës për krijimin e kësaj situate ata konsiderojnë Edi Ramën e PS-në dhe asnjëherë nuk kanë aluduar se mund t’i bjerë barra kandidatit Lulzim Basha të bëjë sakrifica politike për të shpëtuar zhvillimet në Shqipëri.
Qëndrimi i “çuditshëm” i Kadaresë mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra:
a. Nuk e frenon dot më imagjinatën trilluese (si shkrimtar që është) për të prodhuar diçka në mbështetje të politikës së Edi Ramës.
b. Është nën trysninë e fortë të mjediseve të caktuara politike e masonike të huaja për të bërë një gjest të fundit të dëshpëruar në mbështetje të Edi Ramës. Dihet se kur Berisha në fillim të qeverisjes, pas fitores në vitin 2005, lëshoi shumë bubullima kundër Edi Raëms në Shqipëri, ia behu Xhorxh Sorosi, dhe bubullimat u rralluan e heshtën. Më vonë është bërë një vizitë e drejtuesit të loxhës masonike franceze “Orienti i Madh”, që gjithashtu u përputh në kohë me një tjetër fushatë sulmesh kundër Ramës, fushatë që përsëri u fashit pas kësaj vizite.
Së treti, Kadareja lëshon edhe një herë spekulimin frikësues se “izolimi i ri do të jetë fatal për dy shtetet shqiptare në Ballkan”. Kështu ka bërë dhe herë të tjera Kadareja. Pas ngjarjeve të 17-18 marsit 2004 në Kosovë ai u vërsul me mallkime e akuza kundër shqiptarëve dhe i paralajmëroi se kishin humbur gjithë simpatinë që kishin fituar në botë; se pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare do të braktiste përfundimisht Kosovën dhe nuk do të çante më kokën për shqiptarët. Kurse zhvillimet treguan të kundërtën: pikërisht pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen më të madhe Kosovës dhe në vitin 2008 Kosova u njoh si shtet i pavarur. Prandaj nuk mund të bëjnë ndonjë përshtypje të madhe drithëruese gjëmat që parasheh Kadareja. Kadareja e ka humbur bastin atëherë, siç e kishte humbur kur hidhte fallin e lig se Europa nuk do të pyeste më për Shqipërinë pas pranimit të saj në Konferencën Islamike etj. Kanë dalë qesharake fallet tij për “izolime të reja” të Shqipërisë, sa herë zhvillimet në Shqipëri, ose për çështje shqiptare, nuk kanë qenë sipas midesë së Kadaresë, ose sipas orekseve të mjediseve europiane ku Kadareja ka gjetur azil shpirtëror e mendor, pasi braktisi Shqipërinë.
Por edhe sikur të pranojmë për një çast se ka diçka racionale në parandjenjat e parashikimet alarmuese të Kadaresë të shprehura në letrën dërguar Lulzim Bashës, përsëri nuk ka logjikë të shëndoshë që shpëtimi u dashka kërkuar pikërisht në kapitullimin e Lulzim Bashës para Edi Ramës dhe jo në një zgjidhje të problemit sipas ligjeve e procedurave ligjore, që mund të jetë fare natyrshëm njohja nga Edi Rama të humbjes së tij në përballjen me Bashën. Pse Kadareja nuk e vë fare në llogaritë e tij politike këtë mundësi në ato “arsyet e mosarsyes” së arsyetimeve të tij? Sepse Kadareja ka vetëm një pikësynim, ose një detyrë për të bërë: të kërkojë dhe të mbështesë fitoren e Ramës me çdo kusht, edhe jashtë një procesi normal ligjor, jashtë normave e procedurave ligjore.
Për të mbështetur fitoren e Ramës në rrugë jashtëligjore Kadaresë i duhet të sajojë sa më shumë skena e skenarë apokaliptikë, në emër të imagjinatës pjellore të shkrimtarit. Këtë është munduar të bëjë Kadareja me letrën dërguar Lulzim Bashës, që në fakt është një “kërkesë ultimative” për kapitullim para Edi Ramës. Po të mos ishte ky synimi i Kadaresë, ai me arsyen më të zakonshme qytetare, jashtë ndikimit të mosarsyeve politike, këshillat dhe kërkesën e tij për t’u tërhequr nga gara duhej t’ia kishte drejtuar Edi Ramës.
Kadareja mund t’i thoshte fare mirë, krejt njerëzisht Edit: Je zgjedhur tri herë radhazi kryetar i bashkisë së Tiranës, duke qëndruar si askush tjetër 10 vjet pa ndërprerje në këtë post. Ky qëndrim kaq i gjatë të ka velur, të ka konsumuar. Nuk të ka mbetur më imagjinatë e pasion për të sjellë risi në këtë punë. Edhe njerëzve u bëhet e mërzitshme të shohin kaq gjatë të njëjtin kryetar, me të njëjtat shprehi, me të njëjtat vese, me të njëjtat mendësi, me të njëjtat gjeste ekstravagante, me të njëjtat teka të papërshtatshme për një kryetar bashkie, i cili vetëm përsërit vetveten. Prandaj, është për të mirën tënde, të Tiranës e të gjithë Shqipërisë (ndoshta dhe të dy shteteve shqiptare për të cilët Kadareja ka filluar të mendojë shumë e të flasë shpesh). Mbi të gjitha largimi yt nga kryesimi i bashkisë do t’i bënte mirë Partisë Socialiste, sepse do të përqëndroheshe në drejtimin e saj. Është e lodhshme për cilindo të mbajë dy kunguj të mëdhenj e të rëndë në një sqetull, të jetë kryetar i bashkisë më të madhe, sa një e katërta e krejt popullsisë së Shqipërisë, dhe i Partisë Socialiste që rivalizon me PD-në për pushtetin qendror. Është e pakuptimtë që i njëjti njeri të punojë me kohë të pakufizuar si kryetar partie dhe me kohë të pamjaftueshme si kryetar bashkie.
Pra, gjëja më e arsyeshme do të ishte që Kadareja sugjerimin për tërheqje nga gara t’ia bënte Edi Ramës, i cili do të largohej dhe me kryet lart, se nuk kishte pësuar ndonjë disfatë shkatërruese, pas 10 vite kryetarllëku, që gjithsesi e konsumojnë tepër njeriun dhe profilin e tij politik. Kadareja mund t’i thoshte Edit: lere tani atë punë se po e mbyll me nder, po del para partisë tënde se pësove një humbje tejet të ngushtë dhe se nuk je politikan që kapesh patjetër me thonj e me dhëmbë pas karriges së një kryetari.
Mirëpo në letrën e Kadaresë nuk gjejmë gjëkundi as shenjën më të vogël të arsyetimeve të tilla. Përkundrazi letra është dërguar, siç ka shkruar me të drejtë këtë here gazeta “55” në adresë të gabuar, i është drejtuar Lulzim Bashës, sepse si duket, Kadareja ëndërron në mendjen e tij që Edi Rama të qëndrojë në kolltukun e kryetarit të bashkisë së Tiranës, aq kohë sa të barazojë, ose të thyejë rekordin 18-vjeçar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Lluzhkov, i cili u shkarkua para disa muajsh me motivacionin “ka humbur besimin e presidentit të Rusisë Medvediev”. Në fakt mëkati i tij i madh ishte se kishte monopolizuar korrupsionin në kryeqytetin rus.
Kadareja ka bërë gjënë më të lehtë për të nxjerrë “kombin e dy shtetet shqiptare” nga “kolapsi” i krijuar prej zgjedhjeve në Tiranë: ai ka kërkuar të ikë vetëm ai që ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit dhe e lë kryetarin që është të vegjetojë edhe më tej në atë kolltuk. Kjo s’ka ku të rrijë, kur një “shkrimtar i madh” arsyeton kështu. I kërkon të japë dorëheqjen atij që nuk ka se nga çfarë të heqë dorë, dhe nuk e shtyn drejt dorëheqjes atë që i ka kaluar koha për të lënë postin. Kjo do të thotë se “shkrimtari i madh” më shumë po sillet si “sekser i vogël pushteti”, si “avokat arbitrariteti”, jo si “këshilltar shteti” dhe “ndriçues mileti”.
Kadareja nuk flet fare për shkaqet e shkaktarët e vërtetë të atij “kolapsit” të tmerrshëm nga ku do të nxjerrë kombin e “dy shtetet shqiptarë”. Rama në arsyetimet e Kadaresë nuk figuron gjëkundi. Protagonist i “kolapsit” është një figurë e vetme politike, Lulzim Basha, meqenëse ia pruri shumë ngushtë Ramës në këto zgjedhje, ndryshe nga sa kishin bërë kandidatë të tjerë të PD-së në tri zgjedhjet e mëparshme.
Prandaj Kadareja i është vërsulur me një egërsi të madhe Lulzim Bashës, duke i shkruar: “Si politikan dhe si zyrtar, ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj sesa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapshti”.
Këto janë letrarizma të kota që maskojnë keq një politikanizëm pështirosës. Këtu megallomania intelektualiste, tërbimi akuzator, provokimi politik, ligësia shpirtërore e Kadaresë ndaj Lulzim Bashës ka kaluar dhe imagjinatën e lejueshme letrare, ka përfunduar në dalldi të mbrapshtë politike të Kadaresë. Ky po i thotë Bashës: ose bëj si po të urdhëroj unë “shkrimtari i madh” (në fakt sekseri politik i rëndomtë) ose gijotinën ta kam bërë gati dhe mallkimi im kadarean do të të ndjekë, edhe kur të mos jetosh më. Të tilla histori u kanë ndodhur politikanëve shqiptarë në të shkuarën. Por nuk mendojmë se Basha është aq frikacak sa t’i marrë seriozisht këto mallkime e kërcënime të Kadaresë, që patjetër nuk janë vetëm të Kadaresë. Besojmë se Basha e kupton aq gjë se kapitullimi para ultimatumit kadarean e “varros për së gjalli” politikisht.
Basha, dhe gjithkush që nuk mendon si Kadareja, ka të drejtën dhe duhet të pyesë: po Edi Ramës i ka hedhur ndonjëherë ndonjë fjalë të kësaj natyre Kadareja?! Pse vetëm Basha qenka shkaktari potencial i ciklonit “për t’i mbyllur kombit rrugën e përparimit”, kur përditë shohim se këtë rrugë përpiqet t’ia mbyllë pikërisht Edi Rama? Ka sy në ballë Kadareja të shohë se çfarë bëhet në Shqipëri? Ka veshë të dëgjojë Kadareja ulërimat e Edi Ramës për të futur vendin në luftë civile, sa herë që nuk pranohet ndonjë tekë e tij kryeneçe?
Për shpëtimin e trupit, të shpirtit e të emrit të Bashës, Kadareja me shumë “dhimbsuri” ka gjetur një mjet magjik kur shkruan: “do t’ju propozoj një gjest, që sot për sot, është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”. Bravo Kadare, kandidati i përjetshëm për çmimin “Nobel” në letërsi, që një politikani të ri përpiqesh t’i fusësh tmerrin, ta bësh të braktisë idealin politik, qysh në të parën betejë të tij serioze, pikërisht në çastet e mbrame të betejës, kur ai është dhe favorit për të fituar në rrugë ligjore. Kurse Ramës, një politikani problematik qysh prej 20 vitesh, që shkallaret e karrierës i ka ngjitur me mënyrat më të dyshimta, duke shfrytëzuar ose krijuar konjuktura të pështira politike, Kadareja nuk i sugjeron të bëjë asnjë “gjest të rrallë”, por e mbështet të vazhdojë gjestet e shëmtuara që ka bërë deri tani, vetëm që të qëndrojë në pushtet. Pas këtyre mendimeve të Kadaresë duhet shtruar pyetja: a kanë nevojë kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptarë për një “Nderi i Kombit” që të predikojë me mallkime e kërcënime gjeste të tilla çnderimi të politikanit?!
Kanë bërë mirë një numër intelektualësh që Bashës i kanë nisur mesazhin: “Mos dëgjo Kadarenë. Nuk është koha për gjeste kalorsiake. Vota duhet numëruar” (“Gazeta Shqiptare”, 22 maj 2011). Po Kadareja vet çfarë “gjesti kalorsiak” ka bërë”? Edhe sa kohë do të mburret me atë “ikjen në Francë” në prag të shpërthimit të zhvillimeve demokratike në Shqipëri? Por Ramës çfarë “gjesti kalorsiak” ka ndërmend t’i rekomandojë? Të përsërisë tentativën për grusht shteti të 21 janarit 2011? Të vazhdojë të prodhojë tym të zi në politikën shqiptare, që të mos dalin të tjerë si Basha e ta rivalizojnë në votim? Apo të kthejë gjithë anëtarsinë dhe elektoratin e Partisë Socialiste në forca paramilitare që të bllokojnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë, të nxijnë qiellin shqiptar, duke djegur goma makinash, të rrahin e të plagosin policët që kryejnë shërbimin e tyre, në pritje të ndonjë të vrari tjetër, për të shtuar radhët e “dëshmorëve” të soc-ramistave?! Çfarë ka për të thënë Kadareja për këto? Nuk mundi të heshtë më gjatë edhe gazeta e mikut të tij, Fahri Balliut, për faktin se Kadareja në komentet e tij për ngjarjet e 21 janarit 2011 faktikisht u radhit në krahun e avokatëve politikë e intelektualë të grushtit të shtetit.
“Arsyet e mosarsyes” në arsyetimet e tij Kadareja ka mundur t’i mbështesë vetëm mbi një “argument”, duke shkruar me një logjikë absurde dhe në formë perfide e cinike në përmbajtje: “Propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush (d. m. th. si Bashës dhe Ramës), por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, se për tjetrin, që është shef i opozitës”. Sa mirë e paska përvetësuar atje në mërgim Kadraeja metodologjinë cinike të disa mjediseve europiane, që në vend të përkrahjes së të drejtës përballë të padrejtës, të kërkojnë zgjidhjen e kontestimit në dëm të palës që nuk e kanë për zemër dhe në dobi të pamerituar të palës që u pëlqen. Nuk u bëjnë nder shqiptarëve të tillë “shkrimtarë të mëdhenj” që shkasin në meskinitete kaq të pahijshme.
Kadareja nuk e ka të qartë një gjë të njohur (ose qëllimisht hesht për të) se Rama ka 17 vjet që është në pushtet, si ministër e kryetar bashkie. Ka qenë kryetar i shoqatave të pushtetit lokal socialist. Ka një polici bashkiake që e përdor kundër policisë së ruajtjes së rendit. Rama kryeson një pushtet paralel në Shqipëri, madje synon të veprojë me gjithë strukturat e tij partiake dhe si shtet paralel. Nëse Kadareja shqetësohet vërtetë për stabilitetin e shtetit e të shoqërisë shqiptare duhet të kuptojë se kundërvënia e pushtetit të Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama, ndaj pushtetit qendror, të drejtuar nga Sali Berisha, i ka shkaktuar probleme shumë të rënda shtetit shqiptar. E mira e do që sa më parë midis pushtetit të Tiranës dhe pushtetit qëndror të vendosen harmonia e bashkëpunimi dhe kjo mund të arrihet nëse Basha bëhet kryetar bashkie. Por këtë Kadareja nuk e do. Ai mbështet Ramën që të mos stabilizohet Tirana, siç mbështet Qosja Ramën që të mos stabilizohet Shqipëria.
Në letrën drejtuar Bashës del qartë se Ismail Kadareja nuk ka fare haber si ndërtohet shteti e pushteti në demokraci. Ai punën e ardhjes e të ikjes nga pushteti, të zgjedhjeve e të emërimeve në poste e percepton dhe e trajton me mendësitë e xhambazit. Por Kadareja sillet dhe si provokator në këtë rast. Rama e ka më të lehtë se Basha të tërhiqet, sepse është vetë shefi i opozitës (partisë e koalicionit të tij, ku nuk lejon kend të bëjë gëk apo mëk). Kurse Basha ka të tjerë mbi krye në partinë e pushtetin e shumicës, dhe duhet të pyesë ata më parë. Kurse Kadareja e nxit Bashën të rebelohet kundër udhëheqjes së tij partiake, d.m.th. kundër Berishës, duke e trembur me fjalë për lloj-lloj përgjegjësirash politike e historike; dhe duke i bërë dhe ndonjë ledhatim me gjuhë gjarpri para se t’i injektojë helmin mpirës.
Me atë arsyetimin që i drejtohet Bashës, Kadareja duhet t’i drejtohej Berishës e t’i thoshte: “tërhiqe kandidatin tënd dhe lëre edhe një herë të adhuruarin tim Rama të ulet në kolltukun e kryetarit të bashkisë”. Por si duket Kadareja nuk ka pas sukses pranë Berishës, as pranë ndërkombëtarëve për të siguruar funksionimin e kësaj skeme dhe ka provuar gurin e fundit, duke shpresuar se Basha mund të trembet nga kadareizmat dhe ia dredh Partisë Demokratike, Berishës e ndërkombëtarëve që e mbështesin. Sigurisht ky duhet të jetë një veprim i dëshpëruar i Kadaresë dhe i atyre që e shtyjnë. Para pak javësh ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, përmendi në një ekran televiziv se kishte pasur një darkë të këndshme me “shkrimtarin e madh” Kadare. Atëherë kjo darkë na u duk si “jashtë vendit e kuvendit”, si jashtë kohe, jashtë halleve politike të Shqipërisë. Nuk kishim si të dinim më shumë. Por me sa duket edhe darka të tilla Kadareja i kas pas në kuadër të veprimtarisë për të krijuar “atmosferë mbështetëse” ndërkombëtare që Basha të tërhiqej e Rama të mbetej.
Mëkati më i rëndë etiko-moral i Kadaresë është se përpiqet ta shtyjë Lulzim Bashnë të bëjë tradhtinë më të shëmtuar zgjedhore, të tradhtojë të gjithë atë elektorat të Tiranës që votoi për të, si asnjëherë tjetër në historinë e zgjedhjve në kryeqytet për një kandidat të PD-së.
Për nxitjen e Bashës drejt një tradhtie të tillë të shëmtuar (që vetë kandidati i mbështetur t’i hedhë me përbuzje në koshin e plehrave votat që u dhanë për të se kështu sugjeruaka “Kadareja i madh”) mund të bëhen plot komente. Por fatmirësisht vetë Lulzim Basha ka shpjeguar menjëherë pozicionin e tij në këtë pikë therëse: “Unë kam vendosur të respketoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor, duke u frymëzuar nga një qëndrim paqsor e qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e të paqes sociale. E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të përmbys zërin e mbi 124 000 qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar”. Turp për Kadarenë që edhe pas 20 vjetësh qëndrimi në Europë nuk paska kuptuar asgjë nga “abc-ja” e demokracisë dhe e tregon veten aq dështak, sa të ketë nevojë për leksione të tilla! E gjjthë përgjigja e Lulzim Bashës është korrekte, dinjitoze, e shkruar me përgjegjësi e saktësi dhe hedh poshtë “gjestet kalorsiake” të sugjeruara nga Kadareja dhe provokimet e bëra prej këtij që Basha të tradhtojë PD-në, Berishën, por mbi të gjitha zgjedhësit dhe të turpërojë veten për jetë.
Për të turbulluar gjykimin e Bashës e të tjerëve Kadareja ka spekuluar shëmtueshëm me historinë: “Desha t’ju kujtoj se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, më 1912 ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes, për gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europaine, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë. Mendoj se Shqipëria nuk duhet të harrojë këto shenja të mira të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është shtet tribal. Por shtet europian, demokratik, pjesë e familjes së emancipuar të kombeve”. I gjori “shkrimtari madh” që nuk e njeh si duhet historinë, as i punon mirë tashmë arsyeja për të gjykuar si duhet ndodhitë historike. Ai di vetëm të spekulojë, që “mjeranen historike” ta përshkruajë si “madhështoren e sotme pseudopolitike”.
Ismail Qemali ishte mbajtësi i flamurit për shpalljen zyrtare të pavarësisë dhe kryesuesi i qeverisë, por kjo nuk e bënte themeluesin e vetëm të shtetit shqiptar. Këtë shtet e themeluan shumë burra njëkohësisht, para Ismail Qemalit, bashkë me Ismail Qemalin dhe pas tij. Mjaft më me “folklorizma krahinariste” që keqpërdoren dhe për spekulime politike! Ka dhe të tjerë që i dinë punët. E vërteta është se “Shqipëria më 1913-14 nuk pati mundësi të konkretizohej si shtet”- siç ka vënë në dukje dhe tani vonë një profesor universiteti në Itali, Exhidio Ivetiç, në studimin e tij “Luftërat Ballkanike” (2006, botimi shqip 2008, fq. 157). Në atë kohë, që vetë Kadareja e ka emërtuar “Viti i mbrapshtë” (1914), nuk kishte kuptim të flisje për dorëheqje, siç nuk kishte dobi të flisje as për qeverisje. Ismail Qemali ishte dhe mbetet një figurë madhore, më shumë simbolike se pushtetore.
Kur ra qeveria e Vlorës nuk kishte asgjë madhështore, por vetëm një situatë mjerane. Ismail Qemali nuk dha kurrfarë dorëheqje, që mund të shërbejë për paralelizëm me dorëheqjet e sotme, sidomos me “pseudodorëheqjen” që kërkon Ismail Kadareja nga Lulzim Basha. Nëse Kadareja është i mahnitur prej “dorëheqjes së Ismail Qemalit” se paska themeluar institutin politiko-juridik të dorëheqjes në Shqipëri, le të bëjë përqasje me dorëheqjet e Fatos Nanos nga kryetar i Partisë Socialiste dhe nga posti i kryemnistrit, që i hapën rrugën e karrierës Edi Ramës dhe t’i rekomandojë Edit të ndjekë shembullin e paraardhësit të tij në krye të PS-së, në vend që të nanurisë Lulzim Bashën për “dorëheqjen e Ismail Qemalit”.
Por më parë Kadareja të përpiqet të mësojë për vete një rregull të artë se “zgjedhjet janë mënyra më e mirë jo për të ardhur në pushtet, por për t’u larguar me lezet nga pushteti”. Në qoftë se Kadareja vërtetë trembet nga “kolapsi” politik në Shqipëri, le të ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se zgjedhjet e sivjetme i japin rastin për ta lënë në mënyrën më të mirë një pushtet që nuk i shkon më në krye të bashkisë së Tiranës. Madje nuk është nevoja as për dorëheqje të Ramës, por të lihet të shkojë normalisht procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe të pranohet rezultati. Kadareja nuk i do të tilla zhvillime, prandaj përpiqet të impresionojë Bashën me “dorëheqjen” e Ismail Qemalit, që s’ishte fare dorëheqje, por një urdhër i 6 fuqive të mëdha që të ndryshonte qeverisja në Shqipëri, siç ka ndodhur edhe me largimin e Berishës nga pushteti më 1997. Është e pahijshme që shkrimtarët tanë të dëgjuar spekulojnë me Ismail Qemalin kur duan t’u kundërvihen politikanëve që nuk u pëlqejnë. Dritëro Agolli në vitin 1997 në një poemë të tij rebeluese ngrinte Ismail Qemalin nga varri që të trembte Sali Berishën. Ismail Kadareja tani i thërret sërish Ismail Qemalit të trembë Lulzim Bashën. Në vitin 1913 Mihal Grameno i thurrte elozhet më të mëdha Esat Pashtë Toptanit për luftën që kishte bërë në mbrojtje të Shkodrës dhe njëkohësisht e kërcënonte se po të mos ulte kryet para Ismail Qemalit do të damkosej si tradhtar. Ismail Kadareja tani, pas gati një shekulli, i bën ca përkëdheli bajate Lulzim Bashës që t’i kërcënohet se do të mbajë gjithë përgjegjësitë historike e politike në qoftë se nuk ul kokën para Edi Ramës.
Astrit Memia:“Njeriu dhe natyra në globalizëm”
nga Mr.sci.Flori Bruqi,Prishtinë
 Autori,Dr.sc. Astrit Memia, në librin “Njeriu dhe natyra në globalizëm” sjellë  dy prej shqetësimeve më të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, si është natyra dhe mjedisi.
Libri i autorit Dr.Astrit Memia   “Njeriu dhe natyra në globalizëm”, rasti Shqipëria, rreth teorive liberale të majta, konservatore dhe media.
Një libër shumë i vlefshëm për bibliotekën e të gjithëve, veçanërisht të njerëzve të interesuar rreth marrëdhënieve ndërkombëtare.
Një këndvështrim ndryshe për sfidat e reja në marrëdhëniet ndërkombëtare sjellë në këtë libër dr.Astrit Memia, duke veçuar dy prej tyre, që sipas autorit përbëjnë aktualisht shqetësimet më të mëdha në kancelaritë perëndimore, natyra dhe mjedisi.
Një tezë shumë sfiduese si e ka cilësuar edhe profesor Lisien Bashkurti në parathënin e këtij libri.
“Çështja, që dr. Astrit  Memia ka vënë në qendër të tezës së tij, natyra, njeriu në epokën e globalizimit është një tezë vërtetë sfiduese. Kjo çështje ka qenë brengë e vjetër e njerëzimit”, shkruan dr.Bashkurti.
I ndarë në disa kapituj libri ofron një panoramë gjithëpërfshirëse lidhur me këto koncepte, teori dhe lidhjet shkak-pasojë, për t’u ndalur më pas konkretisht në rastin e Shqipërisë.
Një vështrim mbi atë çfarë e rrezikon shoqërinë njerëzore sot, deri te koha kur çështja e mjedisit shndërrohet në aksion komunikativ, por edhe si u sensibilizua shoqëria shqiptare lidhur me ambientin. Janë këto vetëm disa prej pikëpyetjeve që autori ngre vetëm në rastin e Shqipërisë, që fare mirë mund ta paralelizosh edhe me rastin e Kosovës.
Prandaj mund të themi se është një libër shkencor që për nga përmbajtja duhet theksuar se është shumë i rrallë dhe i domosdoshëm për të gjithë lexuesit.
Lindur, më 04.04.1965 Tropojë, Shqipëri. I martuar. Kam tre femijë.
Arsimimi:
2005-2009  Universiteti i Tiranës Fakulteti Juridik (Tema:Aspekte te kodit penal , ne Mass-Media dhe privatesia)
2007           Kolegji Rajonal Për studimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ; Akademia e Mbrojtjes, Tiranë.
                   (Tema; Diplomacia Publike, Opinioni Publik, OJF,OJQ dhe Lidershipi për një qeverisje të mirë)
2003-2006  Titullin Doktor në Shkencat Politike dhe Diplomaci Universiteti i Leipnitzc, USA (Tema: Faktori Shqiptar
                   drejt integrimit  në epokën e globalizmit; Kriza ekologjike dhe natyra njerzore) mbrojtur ne Milano, Itali.
2002           Specializim për Diplomacinë Publike dhe Media, Dubrovnik, Kroaci.
1998           Specializim per Diplomacinë Publike dhe Median në radion France Internacional RFI
                   (Radio Ndërkombëtare Franceze Paris,Francë)
1996           Specializim në Shoqaten Kombëtare të Televizionit FRANCE 3 Grupi i Televizionit Francez
                   (Societe Nationale de Television France 3Groupe France Television) Paris, Francë
1995           Specializim për Politikë Diplomaci Turizëm dhe Media nga Internacional Federal Press, Berlin Gjermani.
1994           Specializim per Mediat, Varshavë Poloni. 
1994           Specializim në Radio EVROPA E LIRË, Bruksel Belgjikë
1994           Specializim për Median Radiofonike dhe Televizive nga Zyra Franceze e Realizimit dhe Shpërndarjes te
                   Medias Radiovizive  OFREDIA, Paris, Francë (Office Français de Realisation et de Diffussion Adio-Visuelle)
1985-1989  Diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti “Luiguj Gurakuqi”, Shkoder.
1979-1983  Diplomuar per Gjuhë Frënge, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”,  Tiranë.
Eksperience profesionale:
2009....        Drejtor i Botimeve të Akademisë Diplomatike Shqiptare
2009....        Lektor pranë Zyrës Rajonale të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Kosovë
2009....        Lektor pranë Zyrës Rajonale të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Maqedoni
2009....        As. Prof. Dr. pranë International University of Struga, Macedonia
2009…        Pedagog ne Universitetin Nderkombetar te Struges ,Maqedoni.
1998-2010  Gazetar në Zyrën e Shtypit të Partisë Demokratike të Shqipërisë
1992-1998  Gazetar i Politikës , Diplomacisë dhe Turizmit të Botës Shqiptare në Radion e Jashtme të RTVSH
1989-1992   Mësues i Gjuhës Frënge dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Tropojës                    
1991            Krytar i stafit për trajnimin e mësuesëve për mësim dhënjen e lëndës së letërsisë në
                    shkollat e mesme të rrethit të Tropojës .
1983-1985   Mësues i Gjuhës Frënge në Shkollen “Sadik Rama”, Tropojë
Veprimtari Botuese mediatike:
Autor i shume artikujve, analizave, referencave, telereportazheve, dokumentareve, spoteve radiofonike dhe televizive.
2009             Producent dhe ideator i Festivalit 4 Nderkombetar “Imazhi Shqiptar”
2008             Producent dhe ideator i Festivalit 3 Nderkombetar “Imazhi Shqiptar”
2008....         Drejtor dhe kryeredaktor i Gazetes  periodike “Imazhi Shqiptar”
2008             Producent dhe ideator i koncertit te madh ne Tetove “Imazhi Shqiptar ne bote”
2008-2009    Konsulent e bashkepuntor i Revistës “Garda” organ periodik Gardës së Republikës së Shqiperisë.
2002-2008    Ideator, bashkorganizator dhe lobues i Korridorit Adriatik-Alpe (A-A). Pesë simpoziume dhe
                     spot televiziv të materializuar me dokumentarin Korridori A-A Korridor Transballkanik.
2007             Producent dhe ideator i Festivalit 2 Nderkombetar “Imazhi Shqiptar”
2007             Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjumit të Gazetes “Dardania”
                     Botues i Revistës 6 gjuhesh (shqip-anglisht-frengjisht-gjermanisht-italisht-spanjisht me ngjyra 72 faqe).Albania Imazh
2001-2004    Drejtor i Departamentit të Botimeve dhe Informacionit në Akademine Diplomatike Shqiptare, si dhe nismëtar,
                     Drejtor e Kryeredaktor i Revistës 2 Gjuheshe me ngjyra 72 faqe “DIPLOMACIA”
2006             Producent dhe ideator i Festivalit te pare Ndërkombetar “Imazhi Shqiptar”
2001             Bashkëthemelues i Akademisë Diplomatike Shqiptare
1998-1999   Gazetar i Luftës së Kosovës (Dardanisë). Konsulent, udhërfyes,
                     interpret i medias së huaj në këtë luftë. Autor dhe bashkëautor
                     reportazhesh, emisionesh të medias së shkruar, radiofonike,
                     televizive shqiptare dhe të huaj (TELE 5, TV ARTE, TVF 3,TV
                     F 2,TV POLONIA, TV RETE 4 dhe shumica e medias
                     shqiptare) Korrespodent i Gazetës “LE SOIR”, Gazetës
                      “EMIGRANTI SHQIPTAR”, Revista “POLITIKA” Varshave,
                     Revistes “BLIC”, Radio Shkupit, Radio Belgjikes, Radio
                     Danimarkës, Radio Suedisë në gjuhën shqipe.
Skenarist, regjizor dhe realizues:
2008           Dokumentari I Festivalit Trete Nderkombetar “Imazhi Shqiptar” ne pallatin e kongreseve,Tirane TVSH.
2009           Dokumentari “Imazhi shqiptar ne Gjakove”
2009           Dokumentari “Jeta Akademike e Profesor Doktor Esat Stavelecit.
2008           Dokumentari “Lufta e Kosoves”, Shqiperi-Kosovë
2008           Dokumentar “Imazhi Shqiptar” ne Tetove”, TVSH
2007           Dokumentar Festivali i Dytë Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar” në QNK “Pjeter Arbnori”, Tirane, TVSH
2006           Dokumentar Festivali i Parë Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar” në TKOB, Tiranë, TVSH
2006           Dokumentar “Nje vit ndryshe”, TVSH
2002           Dokumetar “Korridori Adriatik- Alpe”(A-A) Korridor Transballkanik ,TVSH
1999           Dokumentar “Përsëri Shpresë”, SHIJAK TV
Aktivitete të tjera:
2006-2009  Kryetar i Fondacionit “Forumi Imazh & Media”,
                   Drejtor dhe Kryeredaktor i Revistës “Albania Imazh” në 6 gjuhë
2009           Producent e ideator I Akademise solemne “ Nje vjetori I Pavarsise se Kosoves ne shtepine e
                   Kultures Ministrise Mrojtjes Tirane
2009           Producent e ideator I Akademise solemne “Nje vjetori i Pavarsise se Kosoves Gjakove”
2009           Bashkëthemelues dhe Zv/President i “Federatës për Paqe Universale”
2008           Realizues i Simposiumit Shkencor “Garda 80+…Vjet” mbi Historinë e Gardës së Republikës së Shqiperisë
2009           Akademi Solemne me rastin e “Dites se Veres” dhe promovim I Gazetes periodike te Forumit
                   Imazh & Media Imazh Shqiptar Elbasan
2006 -2009 Ideator e bashkërealizues i Lëvizjes “Për Paqe në Ballkanin Perendimor” me “Federatën për Paqe Universale”
2008           Anetar Nderi I Perhershem i lidhjes se shoqatave Shqiptare ne Greqi
2008           Anetar Nderi I Perhershem I Komunitetit Ballkano-Egjyptian,Shqiperi                                                                                
2008           Anetar Nderi I Perhershem I shoqates “Drini” Gjakove Kosove,Shqiperi
2007-2009  Anetar Bordi ne Komitetin e Barazise Gjinore dhe Shanseve te Barabarta,
                   Ministria e Punes , Emigracionit dhe Shanseve te Barabarta
2005           Anetar Nderi I Shoqates se emigranteve shqiptar te Selanikut, Greqi
2004           Në takimin Ndërkombetar mbi Paqen ne Lindjen e Mesme Jeruzalem, Izrael, certifikatë “Ambasador për Paqen”
                   (Tema: “Raportet shekullore shqiptaro-hebraike si rast unikal ne boten njerzore”).
2000           Bashkëthemelues i Shoqatës “Tropoja”
2003           Bashkëthemelues i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
2002           Organizator e bashkëthemelues i Festivalit “Sofra e Dukagjinit”, “Sofra e Dardane”.
2002           Drejtues e referues i Simposiumit shkencor “Diplomacia publike dhe media, diplamacia ekonomike”
                   (për herë të parë në Shqipëri). Tiranë
1997-1998  Kryetar i Sindikates së Pavarur të Radios së Jashtme në RTVSH
1994-2009 Anetare I shoqates nderkombetare te Gazetareve Bruksel Belgjike
1993-2009 Anetar I Lidhjes se Gazetareve te Shqiperise
2011-06-14
Nga Marjan Gryka :Rihapja e çështjes Azem Hajdari...
Rihapja e çështjes Azem Hajdari , frigon kryeministrin Berisha ..
Shkrimi , ka si objekt mos rihapjen e çështjes "Azem Hajdari"....
2 prilli është dita ,e demostratës së madhe në Shkodër , ku qindra mijra qytetarë të Shkodrës dhe nga shumë krahina përreth , u çuan kundër , kastës së vjetër të udhëheqjes komoniste , duke demostruar dhe denoncuar , manipulimet në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri .
At'her klika komuniste që po rrëzohej, përdori të gjitha mundësitë që ju dhanë , me qëllim që ta ndalonte një demostratë të tillë , duke arritur deri aty , sa të vrasë edhe 4 të rinj shkodranë .
Për ironi të fatit , një gjë e tillë u ripërsërit , me të gjitha vetitë e një skenari të njëjtë në Tiranë , kur përsëri klika e fundit diktatoriale në Evropë , ajo e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës , vrau katër të rinj , të cilët ashtu si në 2 prill në Shkodër para 19 vjetësh edhe ata në 21 Janar , kërkuan drejtësi në mundësinë dhe të drejtën e votës së tyre .
I them këto për të vetmen arsye që të kujtoj se , në Shkodër at'her , ishte Azem Hajdari ai që në të shumtën e ngjarjes, organizoi mitingun e madh popullor, kundër rregjimit të shpifur dhe të pa dëshirueshëm të Ramiz Alisë dhe Biroistëve burokratë që e kishin mbytë vendin për 40 vjet me radhë .
Unë që e njoh nga afër Azemin dhe që kam punuar shumë afër tij, jam i bindur se edhe ai sot po të ishte gjallë, do të ishte në ballë të demostratave, kundër Berishës, pamvarësisht se ky i fundit ishte shok "armësh" i tij, që nga Dhjetori Historik .
Pra desha të kujtoj, duke marrë shkak nga 2 prilli që po afron, Azem Hajdarin, që shteti dhe miqtë e tij të Dhejtorit e kanë lënë jo thjeshtë në harresë, por kanë përdorur dhe po përdorin të gjitha mjetet për ta denigruar dhe pse jo edhe për ta injoruar figurën e tij prej kollosi të demokracisë në Shqipëri .
Para së gjithash, më vjen keq që zonja e nderuar F. Hajdari sot meret me çeshtje të tilla si " Delijorgji"... Kjo zonje qe kam ngrene buke nga duart e saj dhe qe i ka jetuar evuajtur gjerat, bashke me femijet e saj, nuk po kërkon më rihapjen e çështjes së vrasjes së bashkëshortit të saj .
Nuk e di ndofta ajo si juriste, e ka të qartë dhe ka arritur në ndonjë përfundim se nga kush dhe si u vra Azem Hajdari, por do të ishte më mirë që tia bënte këtë të qartë edhe publikut të gjerë, dashamirës të ish burrit të saj të nderuar. Ndaj me këtë rast i bëj thirrje zonjës së nderuar dhe të respektuar Hajdari, të këmbëngulë që kjo çështje jo vetëm të hapet, por ti shkohet deri në fund asaj .
Por më duket se Berisha, për ti hedhur pluhurin e harresës, gjithë atyre gjërave, që sipas tij nuk i interesojnë më sot, përdor lloj lloj mënyrash, një nga të cilat është "specialiteti" i tij është edhe konkretisht shikoj sot zotin Artan Broci, vëllain e dëshmorit të 2 Prillit Arben Broci, duke u marrë me çeshten e Z.Fazlliç e kompani. Si i tillë ai nuk ka kohë të ngrejë zërin, për të rihapur hetimet për 2 prillin !!!!.
Por siç shihet asgje nuk mund të ndodhë sa të jetë Berisha në pushtet, pasi ai duket se e ka moto të tij mashtrimin para se të marrë votën ..
Kryeministri i tanishëm, kishte premtuar se do të bënte të pamundurën, sa të vinte në pushtet, për rihapjen e zbardhjen e çështjes së ish deputetit z. Azem Hajdari.
Por të njëjtën gjë kishte premtuar, në vitin 1992 kur do të hapte gjoja hetimet për ngjarjen e 2 prillit .
Të gjithë shqiptarët kujtojnë atë ditë të 14 shtatorit , u vunë mbas shtratit që mbante Azem Hajdarin, dhe po thërriste se; Nano dhe Gjinushi , janë ata që e kanë vrarë liderin e demokracisë. Koha tregon se në as një moment nuk u vërtetua kjo dhe kurrë as vetë Z. Sali Berisha nuk u ingranua në një hetim të tillë.
Përkundrazi, Kryeministri, ish shefi opozites ne ate kohe, si për "çudi" të të gjithëve , nuk mori pjesë fare në procesin hetimor dhe gjyqësor për vrasjen e Azem hajdarit, pooor akuzonte kryeprokuroret, here Arben Rakipin e here Dhori Sallakun dhe sot me “laviren e bulevartit” Znj. Ina Rama,(kjo e thene nga zoti Berisha), ish Silvia Konti!!!!
Sot Berisha ka në gjirin e tij pikërisht Neritan Cekën, atë që kur gëzonte postin e ish Ministrit të Brendshëm, i bëri atentat 7 here Azem Hajdarit, ( si ne ngjarja e Milotit, etj).
Sot mbas 13 vjetësh, mendoj se ka ardhur koha ti themi gjërat troç dhe pa as më të voglin ngurrim e komplikacion....
Unë paraprakisht dua të bëj me dije të gjithë opinioni publik dhe sigurisht në mënyrë të veçante zotin Sali Berisha, se do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmimi me fjalime, biseda, dhe fakte. Aty do të tregohet qartë se Z. Sali berisha, nuk ka dashur kurrë ta zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit gjë e cila ndodh për shumë arsye, por arsyen e vërtetë dhe me domethënëse të këtij mbulimi e di vetëm Kryeministri aktual.
Mendoj se krahas arsyeve teknike si :
1- Azem Hajdari ishte një pengesë e madhe , në rrugën për konsolidimin e diktaturës berishiane në Shqipëri ..
2- Zbardhja e të vërtetës , do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje .
3- Zbulimi i së vërtetës , do të çonte në bankën e të akuzuarve, shumë persona, që sot po i bëjnë temena dhe po e mbështesin në qëllimet e tij anti demokratike dhe anti vlerash kryetarin e PD dhe Kryeministrin Berisha .
Ka edhe arsye politike , që e "detyrojnë " Berishën ta fshijë nga memorja Azem Hajdarin Të tilla arsye janë :
1- Vet Azemi ishte një i djathtë tipik i pazëvendësueshëm dhe nuk pajtohej me arnimet karrieriste që bënte Berisha , vetëm për të marrë votën , dhe nuk zbatonte asnjë premtim ndaj elektoratit. Pra një rehabilitim i figurës së Azemit, do të nxirrte zbuluar busullën me të cilën drejtohet sot PD dhe vendi ynë në tërësi .
2- Shembujt janë në mendjen e njerëzve të thjeshtë , pasi vet Azemi ishte në ballë të shumë demostrimeve anti Berishë që atherë, deri sa u bë njësh me grevën e urisë së minatorëve në 1996dhe me Sindikatat e Pamvarura per te rrezuar qeverine e PD- ku Berisha e perjashtoj Azemin nga PD-ja, e shkarkoj nga fuksioni i Kryetarit të Komisionit të Rendit e Shikut dhe Azemi u deklarua deputet i pavarur dhe me plot sulme te egra e survejime nga I ndjeri Z. Bashkim Gazidede, derisa arriti kulmin dhe forcat e rendit ndërhyjnë ne nje takim me sindikatat në Korçë per te na arrestuar, situata degjeneroj deri aty sa ne dhe vet Azemi kaluam ne perleshje fizike, urdheri ish dhënë nga lart nga vete ish Presidenti i Republikes së Shqipërisë te asaj kohe.
3- Azem Hajdari, përbënte vlerë të madhe në PD, dhe sot ato që ai predikonte atherë janë fshirë dhe janë zëvendësuar me mendësi socialo-fashiste, që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e Dhejtorit të Madh .
Bëra një panorame te shkurter ngjarjesh, për ta bërë lidhjen qartë me veprimet e sotme denigruese të Berishës dhe pushtetit të tij. Piramiada e ish diktatorit Hoxha , dikur me të drejtë, u emërtua me emrin e te ndjerit Z. Pjetër Arbnori. Sot Berisha këkon që para saj (pasi të bëhet Parlamenti i Ri) dhe të vendosë bustin e Azem Hajdarit, pra me kollozin e vuajtjeve te diktatures z. Pjeter Arbnori dhe me nderin e kombit Z.Azem Hajdari , Berisha kerkon të neperkembe figurat e ketyre heronjve qe kane lene gjurme ne historine e demkracise shqiptare dhe ti krahasoj me nje tender parlameti qe te mbush arken e tij.
Po pse duhet kaq shume kohe pritje? Pse nuk e vendosin bustin e Azemit sot tek paralamenti i vjetër, aty ku ai me shumë shokë demokrat të ndershëm, i bënë luftë ballë përballë mbatjeve të regjimit komunist, me trimëri dhe vemndosmëri ?
Pse nuk vendoset busti pikërishtë aty ku ai u vra?? Ose aty ku Shoqata “Azem Hajdari” e ka propozuar perj kohësh, ne Qytetin Studenti!!!!!!!!!!!
Por cili është qëllimi Z. Berisha për këto që bën ndaj Azemit .
Mendoj se qëllimi kryesor është denigrimi dhe injorimi total i figurës së tij , duke marrë hak për atë që simbas tij i ka bërë Azemi dikur kur ishin shokë armësh në luftën kundër diktaturës.
Dikur edhe mund të kishte skeptik në radhët e së djatës për ndonjë veprim të Azem Hajdarit , i cili e cilësonte Berishën si njeri autoritar dhe pse jo diktator në shumë raste .
Unë personalisht zotëroj disa kaseta kur Zoti Hajdari , në takimet me sindikatat , ka folur hapur për Sali Berishën, duke e quajtur karrierist dhe i pa denjë për të çuar përpara kauzën e së djathtes së vërtetë shqiptare. Këto kaseta nuk janë bërë publike , por siç duket ka ardhë koha që ato ti paraqiten opinionit publik shqiptar
Koha vërtetoi që Azemi kishte shumë të drejtë , pasi sot duket se në çgjendje është katandisur Partia Demokratike .
Thirrjet dhe çjerrjet e Berishës se Lulzim Basha është ndër njerëzit më kryesor të Partisë demokratike !!!nje njeri qe nuk ka dhëne asnje dite kontribut ne PD dhe nuk ka ditur kurr se nga i bjen selia PD, sot figura kryesore e makinacioneve te mbrapshta dhe te pabesa te Berishes tregojnë se pikërisht janë njerëz si z.Basha që nuk kanë asnjë lidhje me PD , që sot janë bërë të dobishëm për Berishën por kurrsesi nuk i shërbejnë PD. Akuzat që opozita dhe populli opozitar (edhe ai i djathtë i vërtetë ) i bën sot Bashës, si vjedhës dhe shpërdorues te postit, deri edhe vrasës (kam parasysh 21 Janarin), tregojnë se interesat e familjes Berishiane janë të lidhura me njerëz të tillë që për pak kohë në politik kompromentuan gjithë vijën dhe drejtimin e PD , duke e katandisur një parti oborri dhe aspak kolegjale dhe udhheqse për të djathtën shqiptare .
Partia Demokratike e Berishës sot , ka në gjirin e saj Imamër gjenerale te 97 apo Cekat , etj, të cilët kanë një histori komplotuese ndaj aspiratave të PD por edhe ndaj udheheqjes së saj . Kur ishte në vitin 1997, Ministër i Brendshëm Neritan Ceka, unë jam dëshmimtar që ishin plot 7 atentate që u bene ndaj Azemit. Po kujtoj këtu edhe atentatin që iu bë Azem Hajdarit në Milot. Keto akuza i ka bere vete te qarta Azemi kur ishte gjalle.
Bashkë me Imamin dhe një sërë Isha nga PD dhe aleatët e saj, si reformatori i madh Pollo!!!!!!!!!!!!!, sepse naten kur u vra azemi ishte ne PD! Kur e nuhaten se shtetin po e merrte rrokullima dhe gremina, iu kundërvunë edhe me pushkë Berishës dhe Azem Hajdarit.!!!
Por karrierizmi i Berishës sot dhe pushteti i vjedhur , nuk i bëjnë përshtypje për këto , dhe Cekën edhe Imamin i ka si ekzemplar kryesor të PD së tij ( por jo të masës së madhe demokrate të djathtë që shpreson akoma tek PD )
...
Sot Berisha , të majtën e quan armike të kombit , në një kohë që e vërteta është se e majta eshtë kundërshtare e së djathtës , por aspak armike në demokraci .
Populli helmohet përditë me këto konstatime të rejshme , duke i thënë se armiku i tij është Edi Rama apo Partia Socialiste , ku sot për sot armiku numer një në Shqipëri është moskamja dhe varfëria .
Të djathtët sot janë shumë të indinjuar nga mënyra se si po trajtohen , me stade klienteliste dhe miqësira , pa pasur parasysh as një gjë nga ato që hoqën për 45 vjet në komunizëm .
Zgjedhjet që po afrohen , janë zgjedhje që edhe njëherë nuk do ta tregojnë të vërtetën e votës në Shqipëri , pasi vetë Berisha dhe kasta e tij , po përpiqen që tani edhe këtë herë i vjedhin .
Edi Rama në Tiranë , ka fituar gjithmon,!! Pra Tirana ta ka dhene pergjigjen ty vite me radhe , pamvaresisht se jemi plot veriore ne Tirane!! poooooooooooor Tirana eshte e tiranasve,, dhe do fitojë edhe këtë radhë , jo se ka program dhe është burrë i mirë , por janë të djathtët ata që do ta votojnë , si kundërpeshë e zullumeve të tua të herëpashershme ndaj kësaj shtrese të ndjeshme dhe të brishtë të shoqërisë shqiptare. Gjithmon kuptohet ne se do kete zgjedje me 8 maj!!!!!!!.sepse ti nxjerr gerdece te tjera, 21 janare te reja. Pra piramida e vetme ne kete vend qe duhet te shembet je ti,e jo piramida qe mban emrin e Z. Pjeter Arbnori,
- Pse sot 6 vjet që je në pushtet , nuk ke marrë as nismën më elementare , që çështja "Hajdari" të ri dalë në skenë , fillimisht për hetime të mëtejshme , dhe më pas për një gjyq të drejtë ndaj atyre që e kanë bërë këtë krim ??
- A do të vazhdosh ta ofendosh akoma më shumë emrin e Azem Hajdarit , me makinacionet e tuja politike , duke bashkëpunuar me ata që vet i akuzove për vrasjen e tij?
Hapet apo jo çështja Hajdari, të jetë i sigurt kryeministri, se një ditë edhe ai do të japë llogari, të paktën se si e trajtoi këtë vrasje, që me të dejtë është quajtur nga shtypi i huaj si "vrasja e shekullit "
Si përfundim : Po i drejtohem direkt Sali Berishës , duke përmbledhur të gjitha ato që thashë :
- Kush e vrau Azem Hajdarin zoti kryeministër , ish shok i tij ?
- Pse nuk pranove dhe nuk shkove në gjyqin për të zbardhur ato që dije ( siç i the disa minuta mbas vrasjes ?)
- A vazhdon të mendosh sot ,apo i merr pas ,ato që the se : Fatos Nano dhe Skender Gjinushi , fshiheshin mbas dorës gjakatare që vrau Azem Hajdarin ?
- Pse nuk e vendose kurrë bustin e Azem Hajdarit në një vend që atij i takon , si para parlamentit apo aty ku ai u vra ?
- Sa do tju dëmtonte ose jo juve dhe bashkëpunëtorëve të tu , zbardhja e së vërtetës së madhe ?
****
Unë si kryetar i shoqatës Azem hajdari , me plot gojën sot ju akuzoj si bashkëpuntor në këtë vrasje, pasi vetëm ashtu mund të shpjegohen veprimet e tua , për ta përdorur vrasjen e tij si kapital politik , dhe për ta ri hedhur në skenë kur ty të duhet ky kapital dhe jo për ta nderuar atë. Shembull është edhe ajo që përgatisni të bëni , duke dashur të vendosni bustin e tij para parlamentit të ri që do të ndërtoni , në vendin e piramidës që i kishit venë emrin e të nderuarit Pjetër Arbnori ..
Nuk du tju kujtoj dhe ri kujtoj , por ju bëj thirrje, sot më shumë se kurrë duhet , që të përdorni gjithë autoritetin tuaj ligjor dhe pse jo edhe moral ( po ju ka mbetur ), për rihapjen e çështjes "Hajdari".
Vetëm në këtë mënyrë ju do të tregoni se keni dëshirën të jeni pjesë e zbulimit të së vërtetës .
Ndryshe do të vazhdoni ti bëni dashamirësit e Azemit dhe gjithë të djathtët e vërtetë që të besojnë se ju , keni gishtin dhe dorën tuaj , të paktën në mbulimin e së vërtetës për vrasjen e këtij kollozi të demokracisë shqiptare ..
Në pritje të veprimeve tuaja konkrete , Shoqata Azem Hajdari do të vazhdojë të kërkoj[ë zbardhjen e së vërtetës ligjërishtë pasi tashmë gojarisht dhe praktikishtë të gjithë e kanë të qartë se kush e vrau Azemin dhe kujt nuk i intereson zbardhja e së vërtetës .. !!
Marjan Gryka
President i Shoqates “Azem Hajdari”
Kryetari i Shoqatës "Azem Hajdari" kërkon azil politik në Greqi. Marjan Gryka, ish-truproja i të ndjerit Azem Hajdari, gjendet  në Greqi dhe konfirmohet se ka bërë kërkesën zyrtare për azil politik pranë autoriteteve në Athinë...
Matjan Gryka, pasi ka mbërritur me avion në aeroportin "Elefteros Venizelos", ka deklaruar se "unë erdha këtu në Greqi për të kërkuar azil politik".
"Po e bëj këtë kërkesë, - ka vijuar Gryka, - për shkak se jeta ime por edhe jeta e familjes sime, rrezikohet seriozisht në Shqipëri".
Menjëherë pas kërkesës për azil politik, Policia e Athinës komunikoi se ka marrë vendimin për të marrë nën mbrojtje të posaçme.
Gryka ka deklaruar për policinë greke edhe faktin se kishte kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, rihapjen e çështjes që lidhet me vrasjen e Azem Hajdarit në muajin shtator 1998 pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë.
Gryka ka deklaruar se ajo që priste tani pas shtrimit të kësaj kërkese, ishin vetëm plumbat, ndaj edhe ka vendosur që të kërkojë azil politik për vete dhe familjen e tij, në Greqi.
Autoritetet policore greke në Athinë, konfirmuan se para se të vinte në Greqi, Marjan Gryka disa herë i kishte deklaruar në rrugë të ndryshme se kishte frikë se atij dhe familjes së tij, i rrezikohej jeta në Shqipëri.
Më 27 shtator 2008, Marjan Gryka denoncoi se në fshatin Zogaj të Shkodrës, persona të armatosur dhe të maskuar i bënë një atentat duke e lënë të plagosur.
Pak kohë më vonë, policia dhe prokuroria deklaruan se atentati ishte një sajesë e Grykës dhe pretenduan se ai ishte vetëplagosur.
Vetë Gryka tha pas ngjarjes se ai u vu në shënjestër të plumbave, pak pasi kishte kërkuar publikisht hapjen e hetimit sërish për vrasjen e deputetit dhe kryetarit të parë të PD, Azem Hajdari.
Në letrën që Marjan Gryka i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama duke kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, shtronte dhe kërkesën që "hetimet të rinisin nga dëshmia që duhet të japë para organeve të rendit kryeministri aktual Sali Berisha", pasi sipas Grykës, "Berisha është në dijeni të ngjarjes së ndodhur më 12 shtator 1998".
Hajdari u paralajmërua të mos shkonte në Tropojë
Përpara se të vritej më 12 shtator 1998, Azem Hajdari i shpëtoi një tjetër atentati të organizuar nga Haklajt më 4 qershor të po atij viti. Fatmir Haklaj dyshonte se Hajdari dhe njerëzit e tij ishin implikuar në vrasjen e vëllait dhe kunatit në Qafën e Luzhës. Paralajmërimet e bëra nga ish-ministri i Rendit Publik Perikli Teta dhe nga ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi, nuk ia ndryshuan mëndjen Azem Hajdarit për të mos shkuar në vendlindjen e tij pavarsisht rrezikut që i kanosej. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë vazhdimin e historisë tragjike të “Dosjes Tropoja”, të transmetuar në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Xhungël” në NEËS 24. Si u grabitën 480 milionë lekë të vjetra nga Dega e Bankës së Kursimeve në Tropojë? Pse Fatmir Haklaj vendosi të qëllonte me top alpin banesën e personave të dyshuar se i kishin vrarë vëllain më 5 janar 1998? Si u katapultua 21 vjeçari Jaho Mulosmani në krye të policisë së Tropojës?
Banka
Pa u shuar ende jehona e 6 vrasjeve të njëpasnjëshme që ndodhën në ditët e para të janarit 1998, një tjetër ngjarje e tronditi Tropojën. Mesnatën e 12 janarit duke u zbardhur data 13 janar, një grup personash të armatosur arritën të merrnin peng drejtorin e Bankës së Kursimeve në Bajram Curri dhe dy policët e shërbimit të rojës, duke grabitur një shumë prej 480 milionë lekësh të vjetra. Paratë nuk kishin mbushur ende 24 orë nga momentin që u transportuan në Bajram Curri. Policia e Tropojës nuk arriti të bënte as reagimin më të vogël edhe pse grabitja ndodhi jo më larg se 200-300 metra në vijë ajrore nga godina e komisariatit. Fatmir Haklaj ishte larguar nga detyra e shefit të policisë së Tropojës vetëm 4 ditë më parë, dhe policia lokale ende nuk e kishte marrë veten nga ngjarjet e fundit. Grabitja e Degës së Bankës së Kursimeve në Bajram Curri u shoqërua me zhurmë të madhe nga media. Opozita në Tiranë reagoi dhe një herë tjetër duke akuzuar për këtë ngjarje të njëjtin grup personash, që sipas saj drejtohej nga Haklaj. Kjo ngjarje vazhdon të jetë ende e pazbardhur, edhe pse ka patur një proces gjyqësor, në të cilin u dënuan ata që duhet ta ruanin dhe jo ata që e grabitën.
Hakmarrja
Vrasja e Shkëlqim Haklajt ktheu pranë familjes pas shumë vitesh të gjithë djemtë e saj. Hamdi Haklaj u kthye nga Gjermania, ku kishte emigruar qysh pas ngjarjes në Malin e Shkëlzenit, ndërsa Halil Haklaj nga Belgjika. Fatmir Haklajn nuk e zinte vëndi pa u hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Pa humbur kohë ai përzgjodhi personat ndaj të cilëve dyshonte se ishin implikuar në pritën e Qafë Luzhës. Për tiu afruar Haklaj e kishte shumë të vështirë, pasi ata qëndronin të bashkuar e mund të pësonte dhe vet dëme në njerëz. Në këto kushte, për të asgjesuar kundërshtarët dhe minimizuar në maksimum dëmet e veta, ai vendosi të ndërmerrte një aksion të padëgjuar deri në atë kohë. Sipas të dhënave të siguruara nga policia e Tropojës në kohën kur ajo drejtohej nga “Dëshmori i Atdheut” Kolonel Gani Malushi, Fatmir Haklaj në pamundësi për tiu afruar një baze ku ai mendonte se qëndronin të grumbulluar personat që morën pjesë në vrasjen e vëllait dhe kunatit, vendosi ti godasë ata me artileri. Ai përdori topa të lëvizshëm që transportoheshin lehtë, të tipit alpin. Banesa ku qëndronin kundërshtarët e tij u godit disa herë me predha topi, por për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz. Sulmi rezultoi i pasuksesshëm, pasi qitësit nuk guxuan ti afroheshin shumë objektivit, për shkak se mund të goditeshin me breshëri mitrolozësh gjatë tërheqjes. Kjo ngjarje është e skeduar dhe ende e pa zbuluar në arshivën e policisë së Tropojës.
Mulosmani
Fakti që ishte person në kërkim për vrasjen e Shaqir Hoxhës nuk e shqetësonte shumë Fatmir Haklajn.
......
2011-06-13
Vdiq Vehhbi Skënderi
http://www.youtube.com/watch?v=B6IiHXXyzoU
Dje, më 13.06.2011, në orën 04:30, pushoi së rrahuri zemra e lirikut të madh Vehbi Skënderi. Në spitalin kantonal të Bazel Landit, Bruderholzspital, ku u shtrua në mëngjesin e datës 11.09.2011, liriku i madh Vehbi Skënderi pati pranë deri në çastet e fundit gruan, vajzën, dhëndërrin dhe nipat.
Familja e poetit Vehbi Skënderi, duke e njoftuar më hidhërim të thellë opinionin publik, veçanërisht të afërmit, miqtë dhe dashamirët, për humbjen e njeriut më të dashur, i fton të gjithë t'i bashkohen në lutjet e saj drejtuar Zotit që poeti Vehbi Skënderi të gjejë prehjen e përjetëshme në parajsë.
Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë. Babai i tij Imam Demir Efendiu kishte kryer studimet e larta fetare në Stamboll, kishte një bibliotekë nga më të pasurat e asaj kohe në arabisht dhe persisht, kishte pikëpamje liberale antikomuniste, ishte për bashkëjetesë të mirëfilltë ndërfetare dhe shfaqte simpati për demokracitë perëndimore: djalin e madh, Kadriun, e dërgoi në Shkollën Amerikane të Fullcit, në Kavajë.
Nëna e tij, Selimeja, ndonëse autodidakte, përveç librave fetare, lexonte edhe letërsi në gjuhën shqipe. Ajo ishte Kryetare e Komisionit të Luftës kundër Analfabetizmit në të gjithë Gorën.
Vehbi Skënderi shkollën fillore (me pesë klasë) e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1934-1939. Në vitin 1940 u mobilizua me forcë nga ushtria greke në vijën e parë të frontit për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Aty ai përjetoi nga afër tmerret e luftës: përpara syve të tij kalonin përditë me qindra luftëtarë të plagosur e të gjymtuar.
Në vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë, ku midis mësmidhënësve kishte orientalistin e mirënjohur Vexhi Buharaja, Profesor Mehdi Bushatin, Hafiz Ismetin etj..
Në majin e vitit 1943 ndërpret studimet dhe del partizan në Çetën e Dibrës me komandant Haxhi Lleshin, ku iu mbijeton dy plagosjeve. Në vitin 1944 pranohet në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare.
Me mbarimin e luftës kalon në Divizionin e Mbrojtjes Popullore. Në vitet 1947-1949 shtrohet në sanatorium me një proces tuberkular të avancuar.
Më 1951 fillon një kurs estetik dyvjeçar ku japin leksione Jakov Xoxa, Bedri Dedja, Mark Gurakuqi etj. Në vitet 1953-1956 kryen shkollën e mesme profesionale (dega rusisht). Në vitet 1956-1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji me rezultate shumë të mira. Vehbi Skënderi njihte shumë mirë rusisht, italisht dhe frengjisht.
Veprimtaria si gazetar
Bashkëpunimin me shtypin Vehbi Skënderi e fillon tek gazeta Arma e Mbrojtjes. Shkrimi i tij i parë që gjen jehonë të veçantë ishte ai i botuar më 1945 tek Bashkimi, me titullin "Myfiti", ku bën portretin dhe historinë e një çami nga Filati.
Në vitet 1949-1953 është redaktor në revistën Miqësia me Gjovalin Lukën, ndërsa në vitet 1955-1956 në revistën Hosteni me Spiro Çomorën. Në vitet 1956-1959 është korespondent special në të përditshmen Bashkimi. Nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën Ylli, ku ishte gazetar dhe anëtar i kolegjiumit. Në vitet 1972-1974 ai ishte redaktor i poezisë në Shtëpinë Botuese „Naim Frashëri".
Veprimtarinë publicistike, e cila është brilante, Vehbi Skënderi mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës. Në këto vite Vehbi Skënderi ka botuar publicistikë dhe poezi kryesisht në gazetat e përditshme "Rilindja" dhe "Bota Sot".
Veprimtaria si poet
Poezinë e parë, e cila pati shumë sukses, Vehbi Skënderi e botoi në revistën "Letërsia jonë" në vitin 1947.
Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, pa qenë kandidat.
Më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Për "Fletë nga ditari im", në vitin 1966 Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës. Një vit më vonë merr çmim në konkurs kombëtar për poemën Vazhdim i një bisede. Ai merr edhe çmime të tjera nga organet botuese në konkurse të ndryshme kombëtare. Poezitë e tij përfshihen në antologjitë dhe tekstet shkollore të kohës dhe në botimet e poezisë shqipe në gjuhë të huaja.
Vëllimin e fundit, "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari", i cili ndodhet në dorëshkrim, poeti Vehbi Skënderi e përfundoi në fillim të vitit 2009.
Persekutimet
Përplasjet e tij me regjimin e kohës dolën hapur në vitin 1967, kur shkruan fejtonin Klubi i të qetëve ose Klubi i të lumturve" për Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve. Një sekretar partie për ideologjinë u shpreh atëherë se ky fejton përmban helm më shumë se romani më antiparti i kohës. Po atë vit, me një grup të shquar intelektualësh – Profesor Selman Riza, Profesor Ligor Mile, Profesor Dhimitër Pilika, Kolonel Dilaver Radeshi, historiani i mirënjohur Zija Shkodra, majori Bektash Bedo etj. - ai përgatiti një "Brigadë shtypi" dhe e dorëzon për botim në Zërin e Popullit. Në këtë pamflet kritikoheshin rëndë Instituti i Historisë dhe Instituti i Gjuhësisë: Instituti i Historisë, në vend që të merrej me figura e epoka madhore të historisë kombëtare, merrej vetëm me Haxhi Qamilin, duke mos bërë asnjë monografi për Pirron e Epirit, Teutën e Ilirisë, Skënderbeun, Ali Pashë Tepelenën, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin e Fan Nolin, duke mos bërë asnjë studim për Lashtësinë, Mesjetën, Rilindjen Kombëtare, duke mos bërë asnjë studim për Kosovën. Instituti i Gjuhësisë nuk kishte përgatitur ende Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Pamfleti nuk botohet. Zëri i Popullit ia dorëzon dorëshkrimin sekretari të parë të Tiranës dhe me të merret Byroja Politike, duke e cilësuar veprimtari armiqësore të njëjtë me Konferencën e Partisë së Tiranës.
Në Komitetin Qendror gjatë seancash të terrorit të gjyqit politik e akuzonin për veprimtari antiparti sepse sipas tyre sulmonte institucionet e superstrukturës të diktaturës dhe nacionalist meqë u deklarua se Kosovën e shihte si pjesë të Shqipërisë. Gjyqi ishte kaq i tmerrshëm sa njëri prej pjesëtarëve, i ndjeri Bektash Bedo, vrau veten.
Nga ky grupi intelektualësh në vitet e tranzicionit është vlerësuar me të drejtë me nderime të larta, midis tyre vetëm Profesor Selman Riza, ndërsa për autorin e këtij shkrimi, Vehbi Skënderin, ka vazhduar gjatë këtyre njëzet viteve heshtja. I ndjeri Profesor Zija Shkodra, pas rrëzimit të diktaturës moniste, në një shkrim të gjatë ka hedhur dritë të plotë rreth rolit kyç të Vehbi Skënderit.
Më 1967, për pesë vjet rresht Vehbi Skënderi, tashmë autor i ndaluar, dërgohet në Vaun e Dejës i dënuar me punë korektuese. Një vit më vonë, në Kantjerin e Zadejës, dërgohet me punë fizike zëvendësdrejtori i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ai i kërkon Vehbi Skënderit të bëhet agjent i Sigurimit, çka shkrimtari e refuzon kategorikisht. Punonjësi i Sigurimit i betohet shkrimtarit se do të pendohet për këtë refuzim. I transferuar si zëvendësdrejtor i Degës së Punëve të Brendshme Tiranë ai ia përsërit kërcënimin shkrimtarit edhe vite më vonë. Më 1974 Sigurimi, nën udhëzimet e Sekretari të Parë të Tiranës, sajon të tjera reprazalje kundër Vehbi Skënderit, i cili përjashtohet nga partia, nga Lidhja e Shkrimtarëve, nga puna, i digjen librat dhe i ndalohet botimi.
Më 1975 internohet në Shkodër, por vendimi anullohet nga organet e rrethit të Shkodrës. Më 1976 internohet në Zall-Mner të Tiranës, por edhe ky vendim anullohet. Pas katër vitesh pa punë, ai caktohet punëtor transporti në Kombinatin Poligrafik në repartin e presimit dhe në magazinën e hedhjes së mbeturinave. Pas rreth dhjetë vitesh i rikthehet e drejta e botimit. Por në Lidhjen e Shkrimtarëve i deklarojnë se rehabilitimi i tij i plotë si autor do të bëhet vetëm diku nga vitet 2030-2040. Del në pension në vitin 1987 duke qenë korektor në repartin e dispensave në Kombinatin Poligrafik.
Prej 15 qershorit të vitit 1996 Vehbi Skënderi jetoi dhe krijoi në Zvicër me familjen e tij të dashur, me gruan, dy nipat e tij, dhëndërin Skënder Buçpapaj dhe vajzën e tij të vetme Elida Buçpapaj, të cilët e rrethuan me dashuri dhe përkujdesje shembullore deri në fund të jetës së tij.
Kur ke diçka për të më thënë
Kur ke diçka për të më thënë -
diçka që nuk të shqitet e s'e mban dot për vete,
që s'avullon si shiu e si bora nuk tretet
E ngado që të ikësh pas të ndjek këmba-këmbës.
Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!
Kur të bezdisesh nga një grigjë halle,
Mos u besosh as ëngjëjve as djajve
As gurëve e sendeve reale
E s'ka njeri që të çliron nga dhembja
Dhe nga Verdikti i Akullt i së Thënës :
Prit sa të vijë mbrëmja. Thuaja Hënës !
Kur s'u zë besë më as hijeve as ëndërrës
As blozës që të nxin, as borës që zbardh majave
as miqve tënd të afërt, as tezeve, as dajave
e kur e ndjen  zbrazëtirën gjer te dhëmbja
dhe asnjë vinç gjigand s'mund të të ngrejë nga rënia
Thuaja Hënës - prit sa të vijë mbrëmja.
Kur ke një plagë, nën ije, që djeg sa të than pështymën
Dhe të mundon çdo çast, të zë si varri frymën;
Diçka që i ngjan tymit e mjergullës së një dite
Ku ngatërrohen lëmsh: zbavitje e cfilitje;
Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë!
Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtruese
E je shterur krejt duke besuar
Diçka që s`ia thua as vetes sate as nënës:
Trokit në Hënë! Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!
Sado e largët që të shtiret e mizantrope:
ndoshta dhe të mjekon?
Ndoshta të nxjerr nga llumi i kësaj bote?
Dhe në mos të shpëtoftë ajo,
ndoshta të merr me vete në  hapësirë:
Ku në mos qofsh e lumtur,
të paktën je e lirë.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...