2025-01-13

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                 
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


Shkruan  :Flori Bruqi, PHD

Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar edhe njëherë tjetër edhe për mundësinë e një luftë në Kosovë, duke pretenduar se Serbia aktualisht po armatos shumë ushtrinë e saj me armë nga Kina dhe Rusia. 


 Në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List”, kreu i ekzekutivit shprehu shqetësimin e mbi pretendimet se Serbia aktualisht po shpenzon më shumë për forcat e saj të armatosura sesa pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Dialogu 2022 .

 Luftë apo Paqe: A po rrezikohet status quo-ja me Serbinë? 

Ndër të tjera, ai tha se Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor si Federata Ruse, duke e akuzuar Vuçiqin se po dëshiron bosnjëzimin e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb, Republika Srpskan në Bosnje po përpiqet ta bëjë Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi Ukrainë. 

 Lidhur më këto deklarime të ripërsëritura të Kurtit, nuk munguan reagimet nga opozita dhe analistë të shumtë. 

Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi, në një prononcim për Nacionalen, ka thënë se ndonëse qëllimi i shefit të qeverisë është që me deklarata të tilla shtetin serb ta vendosë në një pozitë të keqe para fuqive të mëdha, kjo shpërfaq paranojë që daton nga koha e frikës gjatë Luftës së Ftohtë.

 Matoshi ka krahasuar deklarimet e Kurtit edhe me praktiken e ‘McCarthyism’, term që i referohet praktikave dhe politikave të diskutueshme të senatorit amerikan Joseph McCarthy, një praktikë e ngritjes së pretendimeve të rreme ose të pabaza. “Kryeministri Kurti duke u përpjekë që me e qitë keq Serbinë në sytë e shteteve tjera (fuqive të mëdha) vetëm sa po e shfaq një lloj të politikës paranojake që mund të krahasohet me përdorimin e frikës gjatë Luftës së Ftohtë ose me McCarthyism-in. McCarthyism është praktikë e fabrikimit të armiqëve dhe ngritjes së akuzave të rreme ose të pabaza për përmbysje dhe tradhti”, tha Matoshi për Nacionale. Albin Kurti / Deklaratat e Kurtit për luftë përsëri temë në mediet e njohura ndërkombëtare 

Një pikëpamje interesante rreth paralajmërimeve të përsëritura të Kurtit për luftë dha edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Kurti, deklarata të tilla tashmë i ka shndërruar në formulë të ‘amortizimit’ ndaj pakënaqësive të mundshme ndaj tij. Sipas këtij konstatimi, sa më më të shpeshta paralajmërimet për një luftë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë. “Kurti e ka gjetë formulën që t’i amortizoj pakënaqësitë e qytetarëve. Ai po thotë - Mund të ketë luftë përsëri. A e dini pse ? Sepse sa më i madh kërcënimi për luftë në Kosovë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë. 

Ai sikur ju thotë qytetarëve të Kosovës - Harroni të gjitha, duhet të bëhemi bashkë, duhet të pajtohemi rreth një kauze të vetme, sepse mund të kemi luftë, mund të na sulmoj Serbia. Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë. 

Harron “Kryepopulisti i Ballkanit” se me këtë frikë ndjellakeqe për kinse një luftë në Kosovë, po i largon investitorët, komplikon dialogun, zhgënjen diasporën, vonon njohjet, vonon zgjidhjet e problemeve dhe për më keq - storien e Kosovës si storie të suksesit e paraqet me gojë të vetë si storie që nuk po bëhet sukses por po shkon ka dështimi dhe lufta”, tha Abdullahu. Qeveria e Kosovës 

 Përveç luftës, Qeveria Kurti paralajmëron dimër të vështirë me energji elektrike Kritika ndaj deklaratave të Kurtit kishte edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, cili paralajmërimet e kreut të qeverisë i cilësoi absurde duke sjellur në kujtesë faktin që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtare të NATO-s, ndërsa në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, aleanca më e madhe ushtarake në botë garanton paqe dhe siguri përmes prezencës së saj. Veç kësaj, Hoti ka akuzuar kryeministrin Kurti se këtë po e bën për të mbuluar dështimin në qeverisje. “Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon. Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s. E gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik. 

Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese. Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale”, tha Hoti. Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), paralajmërimet e Kurtit i trajtoi me ironi, duke bërë thirrje që deklarimet e tij të merren me sportivitet përderisa paralajmërime të tilla nuk ka nga shtetet si SHBA-të apo Britania e Madhe. “Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik për luftë në Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal”, tha ai. Për dallim nga të tjerët, profesori Milazim Krasniqi, njëherësh babai i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Kurtit për rrezikun e një luftë megjithatë nuk duhen shihen si krejtësisht të pabaza sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Si bazë për këtë, Krasniqi e ka marrë deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës. Kjo, sipas profesorit Krasniqi, përbën ‘de fakto’ qëndrim luftënxitës. "Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës. Rreziku i luftës vërtet është potencial, sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Vetë fakti që presidenti serb tha pardje në Bielinë se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, de fakto është qëndrim luftënxitës. Albin Kurti duhet të mbahet përgjegjës për tjetër gjë: ai e ka obligim ta shmang rrezikun nga planet serbe e ruse të luftës. Ajo është detyra e tij. Si fillim, duhet të gjejë rrugë ta shmang problemin e targave, sepse ai është kurth. Dhe të fokusohet te integrimi i serbëve dhe mbyllja me marrëveshje e çështjes së bashkësisë së komunave serbe, në pako me një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative. (E qartë është që njohja nuk është në rend dite.) Ai duhet ta kuptojë se edhe në BE mund të ketë shtete e politika që duan luftë, për ta zhbërë shtetin e Kosovës, për idiotizmat e veta. Pra, Kurti duhet të alarmojë për rrezikun nga Serbia, por duhet të punojë për ta shmangë me çdo kusht atë rrezik, e jo të futet në skemën e konfliktit, i cili i duhet Rusisë, paçka se edhe serbët lokalë dhe Serbia do të ishin dëm kolateral", shkroi Krasniqi në Facebook.



Ekspertët e sigurisë, kolonel  Profesor Hajrullah Tërnava dhe kolonel  Profesor Nuredin Ibishi, kanë deklaruar se Kosova nuk kërcënohet nga lufta. 








Por sipas tyre, krerët e shtetit nuk duhet të cungohen në deklaratat ndaj rreziqeve të mundshme që vijnë nga Serbia apo agjenturat ruse.


 “Me vetë faktin që Kurti është kryeministër i vendit dhe udhëheq politikat e Kosovës ai duhet të jetë në hap me kohën dhe t’i parashoh gjërat më herët dhe me ngrit vetëdijesimin e strukturave ndërkombëtare që janë rreth kufijve të Kosovës”. “Ne nuk duhet të merremi tash nëse dikë e ka rrok panika pse kryeministri ka thënë ashtu. Ai është kryeministër dhe duhet sa nuk është bërë vonë me ngrit atë vetëdije. Mendoj se nuk është diçka e tepërt. Nëse ish bërë më e keqja dhe me ndërhy NATO-ja kishim thënë ku ishte ti pse nuk reagove më herët”, ka deklaruar Tërnava në “RTK Prime”. 

 Ai ka thënë se tek të gjitha institucionet e shtetit vetëdijesimi duhet të jetë në nivel. “Të gjithë ne duhet ta ngrisim vetëdijen tonë sepse ai konflikt po zgjat që 25 vjet, sidomos tani kur është një luftë permanente Rusi-Ukrainë.

 Sidoqoftë, nuk rrezikojmë luftë, sepse po të rrezikojmë ne luftë vjen deri te Lufta e Tretë Botërore. Mund me pas konflikte që me tërheq vëmendjen edhe në bisedimet e Brukselit që me mujt Serbia me shkëput një pjesë të veriut”, ka shtuar Tërnava. Sipas tij, Serbia e ka të qartë se garancat e territorit të Kosovës i ka KFOR-i dhe NATO dhe e di fare mirë se çfarë ka ndodhur në vitin 1999.

 Në anën tjetër, prof.Nuredin Ibishi, ka thënë se nuk dëshiron ta interpretojë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, por mendon se në aspektin e sigurisë, Serbia nuk mund të nisë një luftë në Kosovë.

 “Ajo çdo herë pretendon, duke e zgjuar ekstremin e saj këtu brenda, që të krijojë viktima. Brenda pak minutash ta mobilizojë gjithë atë masë është një formë organizimi. Ata veprojnë në mënyrë shumë të sinkronizuar”. 

 “Ne po themi se politikanët tanë duhet të jenë më të matur në aspektin e deklarimeve publike e politike. Por, pse të mos deklaron që është rreziku për luftë. Vuçiqi po thotë se kemi qenë para një rreziku më të madh ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë. E ka përdor atë retorikë nënstop”, ka thënë Ibishi.

 Ai tutje ka theksuar se pikërisht presidenti serb, Aleksandar uçiq i thirri ekstremistët në veri së bashku me Listën Serbe i mobilizojë dhe i udhëzojë si të veprojnë. 

 “Prandaj, nuk duhet t’ia zëmë për të madhe kryeministrit kur flet në një nivel të tillë sepse ne çdo herë kemi qenë të heshtur, sidomos tani në një situatë kur po shihet një interferim i rusëve që po e mbështesin Vuçiqin dhe po duan me çdo që me shtrirjen e zbatimit të ligjit në veri të krijojnë ndonjë viktimë, me qëllim para ndërkombëtarëve me thënë se ja çfarë po bëhet ndaj serbëve”. “Strategjia serbe është që çdo ndërmarrje policore në veri t’i aktivizojë forcat ekstreme me qëllim që të krijojë viktima dhe t’i përjashtojë operacionet e policisë në veri”, ka nënvizuar Ibishi, sipas të cilit nuk do të ketë luftë në Kosovë. Në vitin 1999 ka ndërhyrë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. 






Për 78 ditë me radhë, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtrisë së atëhershme serbe. Pas tërheqjes së saj nga Kosova, në qershor të ’99-ës, NATO-ja ka zbarkuar me misionin e saj paqeruajtës KFOR, të përbërë prej më shumë se 50.000 ushtarësh.





 “Ne do të krijojmë një prani ushtarake, e cila do të garantojë mjedis të sigurt për kthimin e të gjithë refugjatëve dhe për të gjithë ata që janë të pastrehë brenda vetë Kosovës... Ne do të merremi direkt dhe me vendosmëri me secilin që përpiqet të na pengojë në arritjen e kësaj”, ka thënë atëkohë ish  komandanti i NATO-s për Kosovën, Michael Jackson.

 Që atëherë, KFOR-i është zvogëluar në pak më shumë se 3.700 ushtarë vitin e kaluar. Sot numëron mbi 4.600. 

Trupat janë shtuar këtë vit, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. 

 Aleanca ka dërguar qindra forca shtesë pas trazirave që ka shkaktuar instalimi i kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri - me ç’rast janë plagosur edhe dhjetëra ushtarë të KFOR-it - si dhe pas incidentit në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

 Ngjarja e 24 shtatorit  2024 në Banjskë është cilësuar si më e rënda që nga koha kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe ka nxitur shqetësim ndërkombëtar për qëndrueshmërinë në vend. 

Kosova ka fajësuar aparatin shtetëror të Serbisë për sulmin, ndërsa Serbia serbët në Kosovë. Millan Radoiçiq që e ka marrë përgjegjësinë, vazhdon të jetë i lirë në Beograd. Ish     Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar fillimisht në Prishtinë, gjatë një vizite më 20 nëntor 2024, se NATO-ja do të shqyrtojë shtimin e përhershëm të forcave në Kosovë, për ta mbajtur situatën nën kontroll. 

 Këtë javë, në margjina të një takimi të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg ka përsëritur se aleanca do të bëjë çdo gjë që nevojitet për ta ruajtur qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe se për këtë arsye do të diskutojë për shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në rajon. “Tani po shqyrtojmë nëse kjo rritje [e trupave] duhet të jetë më afatgjate, nëse ka nevojë për kapacitete të reja, por deri më tani kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm, duke shtuar numrin e trupave tona”, ka thënë Stoltenberg.

 Këtyre shqetësimeve u kanë bërë jehonë po këtë javë edhe Shtetet e Bashkuara. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka paralajmëruar si Kosovën, ashtu edhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës, do të nënkuptonte përballje me NATO-n. Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. 

 O'Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja nuk do rikthim të konflikteve në Ballkan. “NATO-ja është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë ta destabilizojnë veriun e Kosovës. 

Ne kemi dislokuar trupa shtesë në KFOR. Po ashtu, kemi thelluar bashkëpunimin me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Blinken. 

 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference për media pas takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku u diskutua për rolin e aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në promovimin e paqes, 29 nëntor 2023. 

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan Në dritën e këtyre zhvillimeve, diplomacia perëndimore është duke u bërë trysni Kosovës dhe Serbisë për ta përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve. 

Nga Prishtina kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Beogradi njohjen de facto të Kosovës. Në këtë frymë e komenton edhe Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, paralajmërimin e NATO-s për shtim të përhershëm të forcave në Kosovë. Charles Kupchan. Charles Kupchan.

 “Unë nuk mendoj se kjo ‘e përhershme’ nënkupton disa qindra vite. Ideja është të blihet kohë për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparim drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, drejt marrëveshjes që BE-ja ka vënë në tavolinë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. 

Unë mendoj se NATO-ja do të qëndrojë për aq kohë sa i nevojitet. 

Ajo do ta ofrojë ndjenjën e sigurisë mes shqiptarëve dhe serbëve, se ajo do të ndihmojë në ruajtjen e paqes, derisa diplomatët bëjnë punën e vështirë”, thotë Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. 

 Jasmin Mujanoviq, ekspert i politikave në Evropën Juglindore, thotë për Exposenë se shtimi i përhershëm i forcave të NATO-s në Kosovë, do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit në mënyrë të konsiderueshme dhe do të dërgonte sinjal se NATO-ja i merr seriozisht kërcënimet e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Jasmin Mujanoviq. Jasmin Mujanoviq.

 “Kjo nuk është e mjaftueshme. Mendoj se NATO-ja, përfundimisht, duhet të punojë drejt zgjerimit të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor, duke i konsideruar Bosnjën dhe Kosovën si prioritete më urgjente. Por, për momentin, ky është një hap i mirë i ndërmjetëm”, thotë Mujanoviq. 

 Ai shton se dy figurat që përfitojnë nga këto tensione janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ende ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili ka tendenca secesioniste. Për situatën e krijuar edhe disa dekada pas përfundimit të luftërave në Ballkan, Mujanoviq, një pjesë të fajit e hedh mbi vetë bashkësinë ndërkombëtare. 

 “Qeveritë perëndimore kanë ndaluar t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit dhe kanë besuar se procesi i rindërtimit dhe demokratizimit pas luftës mund të arrihet me kontribut minimal dhe me përfshirje minimale nga ana e tyre. 

Kështu nuk ka qenë më herët. Kur mendojmë për rindërtimin e pasluftës në Gjermani dhe në Japoni, përfshirja e aleatëve ka qenë në një shkallë shumë, shumë më të madhe”, thotë ai. Një shitës ambulant, duke shitur distinktivë me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një proteste të organizuar nga ultra-nacionalistët serbë në Beograd në prill të vitit 2022. 

 Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? 

 Mujanoviq shton se “qasja e butë” e Perëndimit ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rrezikuar Kosovën, por edhe Bosnjën dhe Malin e Zi, ku militantizmi nacionalist serb, sipas tij, është kërcënim kryesor për sigurinë e brendshme. Ai nuk beson se në Ballkan mund të ketë sërish konflikte të ngjashme me ato të viteve ’90, por thotë se dhuna me një intensitet të ulët është e mundshme. Ngjashëm shprehet edhe Kupchan. 

Ai thotë se sulmi në Banjskë ka qenë një “ngjarje alarmuese”, ashtu si edhe mobilizimi i atëhershëm i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. 


Kërcënimi për dhunë nuk është i menjëhershëm, por nuk mund të përjashtohet, thotë Kupchan.

 “Gjëja e fundit që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan tani, është një tjetër vatër e nxehtë. Kemi një luftë të madhe në Ukrainë dhe një luftë të ndezur në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se qëllimi [i bashkësisë ndërkombëtare] është ta mbajë Ballkanin Perëndimor stabil dhe ta shtyjë drejt paqes së qëndrueshme”, thotë Kupchan. Por, a e rrezikon paqen në Ballkan edhe ndikimi rus? Diskutimi për këtë është intensifikuar kah mesi i muajit të kaluar, kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.

Nuredin Ibishi Leka
Imazhet mund të jenë subjekt i së Drejtës Autoriale. Mëso më shumë

Nuredin Ibishi -Leka 

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një debat për mundësinë e përshkallëzimit të situatës dhe liderët e Kosovës kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se Beogradi po përgatitet për një konflikt në përmasa më të gjëra në pjesën veriore. Zyratrët serbë i kanë mohuar këto paralajëmrime. Njohës të Sigurisë thonë se Serbia s’ka guxim ta sulmojë Kosovën në përmasa lufte duke i cilësuar si të panevojshme deklaratat për luftë. Disa qytetarë për RTV21 shprehin pikëpamje të ndryshme për mundësinë e një lufte në Kosovë. ”Ato nuk janë panik por Serbia ka sjell forcat afër kufirit se po lyp bela vec na duhet te jemi syçel të kujdesshëm” ”Nuk është mirë me bë deklarata të tilla me kriju panik te njerëzit n e dueht ta dimë që ushtria jonë në bashkëpunim me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkomëbat4re është cdo herë e gatshme nëse ndodh diçka dhe duhet te jete përgatitur “ ”Cfarë lufte more, lufta është kry” Ish-komandanti i UCK-së, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, mohon mundësinë e një lufte të re në Kosovë duke thënë se Serbia s’ka guxim për një gjë të tillë. Sipas tij deklaratat e drejtuesve institucional për luftë, janë të panevojshme. “I mirëkuptoj liderët qe përçojnë mesazhe janë tarnsparet me publikun por ndonjëherë është e panvojshme gjithë kjo deklaratëa se do ketë luftë…Nuk ka nevojë cdo moment nga kushdo qoftë të përmendin luftën sepse Serbia nuk s’do ta merr asnjëherë guximin me sulmu Kosovën në luftë frontale por do të mundohet të përdorë luftën hibride”, tha Ibishi. Narracioni i luftës u rrit brenda muajsh, pas përshkallëzimit të situatës në pjesën veriroe të Koosovës. Kryeministri Kurti në paraqitjet në mediat ndërkombëtare ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje dhe se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë dhe Serbisë. “Serbia wshtë e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie. Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti. Rrezikun për një luftë të re në Ballkan e vuri në pah edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Ëesley Clark i cili e ka paralajmëruar NATO-n se presidenti i Serbisë, Vuçiq “kur të vijë koha do ta bëjë atë që do Putini që ai ta bëjë”. Por deklaratave për rrezikim të stabilitetit në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, iu përgjigj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “E imja është vetëm t’u them që askënd nuk do ta prekim, por Serbia as nuk është e mundur dhe nuk do të jetë më kurrë pre e askujt siç ishte në vitin 1999. Sot Serbia është serioze, përgjegjëse e do paqen dhe nuk do të lejojë askënd në botë që ta rrezikojë lirinë e popullit tonë dhe lirinë e atdheut tonë”, tha Vuçiq. Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në intervistë për RTV21 tha se ushtria e Kosovës është e gatshme ta mbrojë vendin nga çdo rrezik vie nga Serbia.




Durim Abdullahu 

 Në Kosovë bashkëjetohet me një trashëgimi të madhe dhe të kudondodhur të luftës së viteve 1997 – ’99 dhe zgjatimeve të saj si pasoja afatgjate. Në diskursin e jashtëm Kosova edhe më tutje përmendet si një vend i dalë nga lufta, kurse në përceptimet e brendshme, lufta e ka ndarë jetën e kësaj shoqërie në dy epoka: nga joliria në liri (non-liberté – liberté). Një ndarje e vështirë dhe traumatike, por edhe një ndarje çliruese për popullin shqiptar të Kosovës, komunitetin etnik më të shtypur në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Përtej kësaj, lufta e Kosovës është pragu që aq sa i ka ndarë edhe i ka bashkuar dy epoka: Kosovën e lirë me Kosovën e palirë të kohës së Jugosllavisë. Aq të pashqitshme janë vitet e paraluftës me vitet e pasluftës, sa kjo bën të duket sikur vitet e 1990-ta vazhdojnë kokëfortësisht të jenë prezente. Në vjeshtën e vitit 1997, në Kosovë dukej e pashmangshme lufta, kurse sot më 2022, lufta duket përgjithësisht pak e gjasshme, e për disa edhe e pamundur. Po kaq të ndryshëm sa opinionet e këtyre dy kohëve me 25 vite në mes, kanë qenë dhe janë edhe bartësit e tyre. Atë kohë, populli shqiptar i Kosovës ishte i vetëdijshëm dhe e ndjente që pas luftërave në Kroaci dhe Bosnje, Serbia e kishte radhën të niste luftë në Kosovë. Laku i regjimit të Serbisë së Millosheviqit shtërngohej çdo ditë më shumë në fytin e shqiptarëve të shtypur në Kosovë. Në anën tjetër, lideri i tyre Presidenti Ibrahim Rugova, përpiqej që politikisht të shmangte çdo situatë që mund të provokonte a nxiste luftën. I tmerruar nga numri i lartë i viktimave të luftës në Bosnje, ai besonte se një luftë në Kosovë mund ta shfaroste popullsinë e saj dhe se humbja ishte e sigurt. Ky qëndrim politik abstenues i Presidentit Rugova, që me çdo kusht mundohej ta shmangte luftën madje edhe kur lufta kishte filluar, e zbehu shumë fuqinë e tij politike gjatë luftës, ndonëse para saj, kishte qenë një lider i pakontestueshëm dhe i idealizuar deri në nivel profetik nga populli i tij. Politika e Rugovës e deklaruar si pacifiste, u prish së pari nga demonstrata masive e 1 tetorit 1997, organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe veçanërisht dy muaj më pas nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si forcë politike dhe ushtarake, UÇK-ja u bë një aktor i ri por me një rol shumë të fuqishëm edhe ndërkombëtar. Ndryshe nga atëherë, sot rolet janë të përmbysura: përceptimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës është i atillë që nuk besojnë se ka gjasa që të ketë luftë në Kosovë, teksa Kryeministri Albin Kurti, ka folur disa herë për rrezikun e të paktën një konflikti të armatosur të shkaktuar nga Serbia në Kosovë. Më 1997, pritjet e popullit u vërtetuan për të sakta nga e ardhmja e afërt, kurse më 2022, ende nuk e dijmë se kush do të rezultojë më i real: mosbesimi dhe përshtypjet se nuk mund të ketë luftë apo alarmet e ngritura të kryeministrit për konflikt të armatosur eventual. Në këtë momentum, pyetja mes këtyre pritjeve është: A rrezikohet Kosova nga lufta?! Përgjigjet janë disa dhe kërkojnë shpjegime. Këtu, janë dhënë 4 alternativa! 1. Po: Kosova rrezikohet nga lufta! Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, dhënë më 8 gusht, Kurti tha që: “Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”. Në po të njëjtën ditë, në një intervistë për italianen “La Repubblica”, Kurti i tha gazetarit Fabio Tomacci se: “Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini… Rreziku që të shpërthejë një konflikt i ri midis Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thosha të kundërtën, mbi të gjitha pasi bota pa se çfarë bëri Rusia me Ukrainën.” Në këto intervista, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shpjegoi gjerësisht përfshirjen e organizuar dhe koordinimin e organeve të sigurisë së Serbisë, strukturave kriminale serbe në veri të Kosovës dhe propagandës ruse, për të tensionuar situatën në veri dhe përshkallëzuar atë drejt një konflikti të armatosur të planifikuar. Nga shpjegimet e bëra nga Kurti në intervistën me gazetaren e REL-it Dorentina Baliu, u la të kuptohej që vendimi i qeverisë së drejtuar prej tij, për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat dhe dokumentet serbe, në koordinim dhe sipas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ishte lëvizja që shmangu një konflikt eventual. Kjo nuk është hera e parë që Kurti flet për një luftë të mundshme në Ballkan. Të paktën që para 5 vitesh, kur ende ishte në opozitë, Kurti pati folur me shqetësim në publik për një garë armatimi mes Kroacisë dhe Serbisë. Duke besuar në teorinë e “armës së Çehovit”, sipas së cilës nëse në aktin e parë të dramës ka një armë të varur në mur, deri në aktin e fundit arma duhet shkrepur, Kurti pati folur në mënyrë të përsëritur për rrezikun e një lufte të mundshme në Kosovë, si rezultat logjik i armatosjes së vazhdueshme të Serbisë. Atëherë, sikur edhe sot, kritikët e Kurtit e patën cilësuar atë si paranojak të paarsyeshëm apo edhe si një profet politik i pakohë. Atë kohë, ai pati propozuar një pakt Tiranë-Prishtinë-Zagreb-Sofje, për të përballuar politikën hegjemone të Beogradit. Se sa vërtetë i ka ndjerë “paranojat” dhe besuar “profecitë” e tij Kurti, u kuptua kur ai erdhi në pushtet. Veçanërisht nga vendimi i tij për rritjen e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për më shumë se 60 % dhe nga diskutimet e vendimet për nevojën e rritjes së trupave ushtarake si dhe gjetjes së një forme të shërbimit ushtarak më masiv. Bashkëpunimi ushtarak me Shqipërinë është thelluar ndërkohë që ai me Kroacinë dhe Bullgarinë është intensifikuar. Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Serbisë të vitit 2021, Kosova cilësohet si rreziku kryesor për interesat e Serbisë. Në faqen e 18-të të dokumentit më të lartë të sigurisë së shtetit serb, Kosova përshkruhet si vend i tensionve ndëretnike, si shoqëri e myslimanëve radikalë dhe prej nga projekti i Shqipërisë së Madhe vjen si burim i destabilitetit në rajon. Për katërmbëdhjetë vjet që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës nuk ka miratuar në Kuvend një dokument strategjik të sigurisë, megjithëse një draft-strategji e sigurisë 2022-2027, u miratua nga qeveria Kurti më 4 korrik 2022. Niveli i planeve të veprimit që do të dalin si dokumente përcjellëse të kësaj strategjie dhe kapacitet e institucioneve të Kosovës për t’i reazliuar ato, do të jenë përcaktuese për sigurinë dhe interesat e Kosovës gjatë kësaj dekade. 2. Jo, në Kosovë nuk ka gjasa të ketë luftë! Në Prishtinë, disa opinionbërës me qëndrime dhe profile të ndryshme, i kritikuan deklaratat e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për rrezikun e një konflikti të armatosur, duke thënë se ai po flet për luftë teksa Kosova po mirëpret artistë nga gjithë bota në Manifesta Biennial dhe në festivalin Sunny Hill. Ndjellje frike dhe panike në një kohë kur Kosova ka nevojë të reflektojë siguri përballë investitorëve ndërkombëtarë, i quajtën liderët e opozitës deklaratat e Kurtit, që atë e shohin si një paranojak që flet për luftë, duke pasur këtu NATO-n që garanton sigurinë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Në fakt, pothuajse të gjithë ata që e përjashtojnë rrezikun dhe mundësinë e luftës në Kosovë, nisen nga ideja që prania e trupave të NATO-s në Kosovë është garancia e garancive që askush nuk guxon ta sulmojë Kosovën. Sidomos ndjenjat e sigurisë forcohen nga prania e trupave amerikane, që ia kujtojmë e rikujtojmë rregullisht vetes tonë përmes sintagmës “e kemi kampin Bondsteel”, në sfond me dëshmitë e kujtimeve tona për intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999. Kjo siguri mund të betonohet, pas kërkesave zyrtare të Kryeministrit Kurti drejtuar autoriteteve amerikane, që kampi ushtarak Bondsteel të kthehet në një bazë të përhershme. Nëse deklaratat e Kryeminstrit Kurti vihen në pikëpyetje nga kundërshtarët dhe kritikët politikë të tij qoftë edhe si kalkulime politike në rrafshin diskursiv, kjo nuk mund të aplikohet njësoj edhe ndaj qëndrimeve zyrtare të aleancës së NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenberg, pas bisedash në telefon me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, më 2 dhe 3 gusht, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se NATO përmes misionit të saj KFOR, është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti. E tëra kjo erdhi pasi një ditë para se Kosova të niste zbatimin e vendimit të qeverisë për reciprocitet në raport me targat dhe dokumentet serbe, më 31 korrik, serbë lokalë bllokuan me kamionë rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, duke rrezikuar përballjen me policinë e Kosovës. Serbë lokalë? Në fillim të gjërave, të thuhet që fjala është për një nga zonat më të kriminalizuara në Europë, ku prej dy dekadash kontrabandohen mallra nga ushqimet dhe karburantet, deri te armët dhe narkotikët. Kontrolli jo i plotë i institucioneve të Kosovës mbi këtë territor dhe infiltrimet permanente të Serbisë mbi të, kanë bërë që veriu i Kosovës të jetë një oazë e krimit të organizuar ekonomik dhe parapolitik, si dhe një zonë e ndjeshme ku fërkimet mes shqiptarëve dhe serbëve mund të prodhojnë realisht konflikt të armatosur, pavarësisht mosbesimit të kujtdo. Serbia ka ndarë çdo vit qindra miliona euro për të mbajtur aktivë dhe kontrolluar struktura kriminale të serbëve lokalë dhe ka toleruar të gjitha informalitetet e mundshme mes tyre, për të patur më shumë se një dorë jozyrtare të pranisë së saj në atë zonë. Deri sot, ajo e ka përdorur këtë armë të saj me shumë efikasitet si një tentakulë destabizilizuese sipas nevojave dhe interesave të Serbisë karshi Kosovës. 3. Lufta nuk ka përfunduar! E thënë disa herë në publik në formë kurioziteti, Mitrovica është i vetmi qytet i Kosovës që nuk ka datë zyrtare të çlirimit. Kjo për faktin se ky qytet nuk u çlirua asnjëherë nga ata që e çliruan Kosovën në qershor 1999. Ato ditë, KFOR-i francez e ndau me plan Mitrovicën, kurse UÇK-ja e lejoi këtë ndarje, me apo pa dijeni qoftë dhe duke mos e pamundësuar. Për ata që duan referenca dhe dëshmi për këtë, përveçse në librin “Luftëtarët e paqes” i shkruar nga Bernard Kouchner, kryeadministrator i Kosovës (PSSP) më 1999-2000 dhe dëshmive të dëshmitarëve shqiptarë banorë të Mitrovicës apo qoftë ushtarë të UÇK-së, mund të gjejnë edhe videodëshmi online duke kërkuar mes kronikave të kohës, të realizuara nga agjenica e lajmeve Associated Press (AP). Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të armatosura serbe të quajtura “Rojet e Urës”, pasi vranë 10 shqiptarë i dëbuan 12 000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre, duke bërë një spastrim selektiv etnik të veriut të Mitrovicës. Kjo ndodhi kur kishin kaluar plot 8 muaj nga futja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimi i ushtrisë serbe. Në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës, ishte e qartë që lufta nuk kishte përfunduar. 22 vite më pas, lufta nuk ka përfunduar as sot në veri të Mitrovicës. Të 12 mijë shqiptarët e dëbuar asnjëherë nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, kurse siguria në atë zonë është një gjendje e brishtë që më shumë ka formën e një “konflikti të ngrirë”, një term ndërkombëtar ky i përdorur për shumë vende në botë ku ka patur konflikt dhe ku gjendja është e atillë që ato konflikte mund të rindezen. Është për tu shënuar që një vit më parë, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kryeministri Kurti i pati paraqitur Presidentit Vuçiq një deklaratë të përbashkët të paqes përmes së cilës të dyja vendet do të zotoheshin për mos-sulm. E tepërt të thuhet që Vuçiqi pati refuzuar ta nënshkruajë pa e lexuar fare. Në këtë pikë është e domosdoshme të rikujtohet që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka qenë një nga ministrat e dikurshëm të Sllobodan Millosheviqit. Ai ka refuzuar çdo nismë a kërkesë për të kërkuar falje për krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë dhe në përgjithësi për tu përballur me të kaluarën e shtetit serb gjatë viteve të luftërave që e shpërbënë Jugosllavinë. 4. Lufta mbetet e paparashikueshme! Paparashikueshmëria është elementi mbase më përcaktues i historisë. Për Yuri Lotmanin, paparashikueshmëritë në histori janë shpërthime që ndryshojnë kahjet e drejtimeve historike. E pashmangshmja mund të bëhet brenda ditës e pamundur, siç e pabesueshmja mund të bëhet të nesërmen realitet. Megjithëse e tërë historia e njerëzimit është e shoqëruar me luftëra, lufta ka një rregull të pandryshueshëm, që Clausewitzi e ka artikuluar në formën e postulatit “lufta është e paparashikueshme”. Ja, askush nuk kishte parashikuar që ushtria dhe populli ukrainas do të mund t’i bënte ballë ushtrisë së fuqishme ruse më shumë se 3-6 ditë, por 6 muaj pas invadimit rus të Ukrainës, ushtria e saj e ndihmuar me armatime edhe nga jashtë, po vazhdon të luftojë suksesshëm përballë ushtrisë së Rusisë. Ose, edhe më paraprakisht, pak kush i kishte besuar parashikimet për një luftë të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila madje u mundua të shmangej deri në momentet e fundit. Mirëpo ja që lufta nisi në mes të Europës dhe madje në përmasa masive, që hapën diskutime edhe për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, të përdorura vetëm dy herë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Edhe diskursi politik të kujtonte atë kohë, me deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, që invazionin e urdhëruar nga vetë ai, e quante “aksion special ushtarak për denazifikimin e Ukrainës”. Lufta në Ukrainë e ka kthyer fjalën “Kosovë” në diskursin ndërkombëtar në një nivel të frikshëm, pasi që ajo u përmend tre herë nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në deklarimet e tij publike, si një paralele për shpalljen e pavarësisë së dy krahinave të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si dhe njohjes së tyre nga Rusia. Putin e njeh fare mirë rastin e Kosovës edhe personalisht. Gjenerali amerikan Wesely Clark që ka drejtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi më 1999, pati thënë që kishte qenë vetë Putin ai i cili kishte orkestruar hyrjen e një kontrigjenti ushtarësh rusë në Aeroportin e Prishtinës në qershor 1999, të cilin ushtarët amerikanë e patën detyruar të largohej. Ndërkohë që ministri më jetëgjatë në qeveritë e Vladimir Putinit, ai i punëve të jashtëm Sergej Lavrov, pati ardhur personalisht në Kosovë më 2005 për të hapur Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë. Prej atëherë, ajo është një nga zyret diplomatike me stafin më të madh në Kosovë, megjithëse aktiviteti i saj është zhvilluar krejtësisht në heshtje. Rusia ka interesa të drejtpërdrejta në Ballkan, veçanërisht pas invadimit të Ukrainës. Ndërhyrje të tilla ka përjetuar Mali i Zi disa herë, që u ka shpëtuar disa tentimeve për puqe të nxitura nga elementë prorusë. Gjatë shekullit të XIX, Mali i Zi ishte bartës i projektit rus pansllav në Ballkan deri në Luftën e Parë Ballkanike, kur primatin e këtij projekti e mori Serbia për ta mbajtur deri sot. Kur më 30 shtator 1938 u nëshkrua Marrëveshja e Munichut, mes Gjermanisë së Hitlerit, Italisë së Musolinit, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, kryeministri britanik Neville Chamberlain u kthye në Londër duke i kumtuar publikut që nuk do të ketë luftë. Por pak pa u mbushur një vit nga kjo marrëveshje, më 3 shtator 1939, ishte po kryeministri Chamberlain dhe kryeministri francez Édouard Daladier, që së bashku kishin vendosur firmat në Munich, ata që i shpallën luftë Gjermanisë, dy ditë pasi Adolf Hitler kishte urdhëruar invadimin e Polonisë. 1 shtatori i vitit 1939, data kur tanket gjermane kaluan kufirin dhe hynë në terrritorin polak, në histori konsiderohet si fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Por preludi i saj ishte shenjuar që më parë, ndër tjera edhe nga pushtimi i Mbretërisë së Shqipërisë nga Mbretëria e Italisë, më 7 prill 1939. Sikur vëmendja dhe reagimet ndërkombëtare për pushtimin e Shqipërisë të kishin qenë më të ashpra dhe sikur rezistenca shqiptare të kishte qenë më e madhe, fillimi i Luftës së Dytë Botërore do të mund të ishte kërkuar nga historianët më 7 prill 1939. Por atë kohë, ushtria shqiptare kishte rezistuar vetëm disa orë duke humbur 22 ushtarë, përballë ushtrisë superiore italiane prej 40 000 trupave, prej të cilëve u vranë 11. Në mungesë të rrugëve të shtruara, ushtrisë italiane iu deshën 3 ditë për t’i pushtuar 28 mijë kilometrat katrorë të Mbretërisë së Shqipërisë, teksa Mbreti Zogu I, e lëshoi vendin pa rezistencë . Kurora shqiptare iu dha Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III, që u bë mbret edhe i Shqipërisë dhe Etiopisë, por Shqipëria e asaj kohe ishte shumë e parëndësishme për të prishur balancat ndërkombëtare edhe ashtu të luahtshme të Fuqive të Mëdha. Gjashtë muaj më pas, kur e njëjta ngjau me Poloninë, balanca nuk ishte më e mundur dhe Lufta e Dytë Botërore shpërtheu. Të dhënat janë të njohura, por mes tyre për tu shquar është fakti që mbi 50 milionë njerëz u vranë ose vdiqën gjatë gjashtë viteve luftë, kohë kjo kur bota pa disa nga mizoritë më ekstreme të shkaktuara nga specia njerëzore. A rrezikohet Kosova nga lufta? Më 2021, ushtria amerikane bashkë me ushtritë e saj aleate zhvilloi ushtrimin Defender 21, më të madhin ushtrim ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore. Nga Baltiku deri në Ballkan, 28 mijë trupa ushtarake nga 27 vende të ndryshme, mes të cilëve edhe rreth 300 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “luftuan” kundër një armiku të koduar por që qartazi ishte ushtria ruse me aleatë. Serbia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk mori pjesë në Defender 21. Duke qenë se ishte vend pritës, Kosova priti disa qindra trupa amerikane, që ishin të parat trupa ushtarake që kanë zbarkuar në Kosovë jashtë mandatit të KFOR-it. Përse ushtria amerikane në një ushtrim të tillë, përfshiu stëvitje për një luftë të mundshme hibride në Kosovë? Vitin e ardhshëm, në një stëvitje përcjellëse të quajtur Defender 23, përfshirja e trupave të FSK-së do të jetë shumëfish më e madhe. A rrezikohet Kosova nga lufta? Lufta është dhe mbetet e paparashikueshme! Kudo, kurdo dhe sido mund të ketë luftë, andaj përveçse e paparashikueshme, lufta mbetet dhe e papërjashtueshme. Duke qenë aleat me aleancën më të madhe ushtarake në botë, ju jeni i sigurt prej armiqëve të saj, po aq sa edhe i atakueshëm prej tyre. Me Rusinë që lufton në Ukrainë dhe destabilizon në Ballkan, me Serbinë që aramatoset vazhdimisht, me ShBA-në që ka intensifikuar përfshirjen e saj në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me Kosovën që është rikthyer si rast-argument në marrëdhëniet ndërkombëtare, një konflikt i armatosur në Kosovë është i mundshëm sepse mund të bëhet edhe “i nevojshëm”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...