Si një prej organizatorëve të protestës, Luma theksoi se kjo protestë nuk ishte ndaj socialistëve, por kundër Taulant Ballës për shkak të implikimeve të tij në aferat korruptive dhe lidhjeve të tij me bandat.
Takimi i ballës ishte planifikuar të mbahej në një sallë mbledhjesh në Imperial House, ku për shkak të protestës së shqiptarëve, Taulant Balla nuk mundi do të rrijë më shumë se 20 minuta në takim dhe iku me bisht ndër shalë.
“Ne si grup qytetarësh krijuam një komision që e quajtëm, ‘komisioni i reagimit qytetar’, ka shumë raste që këto lëvizje bëhen të paorganizuara dhe kështu që ne u organizuam në një grupim që e quajtëm të tillë. Dhe vendosëm që të bënim një protestë në vendin që kishte lajmëruar Taulant Balla. Protesta ishte kundër Ballës dhe jo kundër socialistëve. Ne shkuam me një profil qytetar, jo për të prishur takimin, por për të shfaqur revoltën tonë kundër Taulant Ballës si një person i inkriminuar, i korruptuar dhe i përfshirë në shumë skandalë në Shqipëri.
Bravo u qoftë të gjithë atyre qytetarëve që u mblodhën në ato temperatura të ulta dhe unë dua t’i falenderoj të gjithë, Hysen Elmazan, i cili sapo doli nga spitali dhe mori pjesë në atë protestë. Luigj Gjokaj, Xhafer Laho, Nikoll Hysa 80-vjeçar, Luigj Stërbyshi, ky aktivist që e ndoqi këmba-këmbes Taulant Ballës pasi kishte pyetjet e tij për t’ia bërë, por nuk mundi ta takojë. Gjergj Sinaj, Mark Dedaj, apo profesori i nderuar Eduart Aliko i cili na mbështeti duke e përcjellë gjithë aktivitetin në televizionin e tij për gjithë shqiptarët e amerikës. Taulant Balla nuk erdhi na hyrja ku ishim ne, është futur në një derë tjetër. Tumbi ynë ishte i ligjshëm, ashtu sikurse edhe takimi i tij. Ne vendosëm të futemi në takimin e Ballës për të bërë pyetjet tona, sepse ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje për një përfaqësues të shteti shqëiptar siç është Balla.
Një qytetar aty e pyeti se si mund të kemi ne besim të PS që nuk do t’i vjedhë votat, pasi e keni bërë edhe më parë, por Balla na provokoi duke thënë, ‘bëji të fala Salit’, këtu situata u agravua dhe Balla nuk iu përgjigj asnjë pyetje as edhe të socialistëve që ishin në sallë, por iku me vrap nën sigurinë e truprojave. Në atë sallë secili socialist është i ndershëm, punëtor dhe që jeton me djersën e ballit, aty në atë sallë i vetmi njeri i padenjë ishte Taulant Balla, prandaj edhe priten me revolta kudo që shkojnë nëpër botë. Mbrëmë aty mori përgjigjë edhe Edi Rama, i cili dëshiron të vijë në Michigan, se çfarë e pret nëse vjen këtu, do të marrë përgjigjen e merituar”,- u shpreh ai.
Më tej Lumaj theksoi së pushteti i rilindjes nuk ka asnjë gjë në dorë që t’u bëjë presion apo t’i shantazhojnë shqiptarët e diasporës për votën pasi ata jetojnë në vende të lira dhe nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Ai tha gjithashtu se nëse vota e diasporës do numërohet drejt, Edi Rama ta harrojë mandatin e katërt, diaspora do ta ndalojë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/01/26
“Taulant Balla iku nën sigurinë e truprojave”, Lumaj tregon detajet e protestës në Michigan: – Rama ta harrojë mandatin e katërt
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment