2025/02/01

Vdiç akademik prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj (10 teor 1951-01 shkurt 2025)

 




Akademik Prof.Dr. Isuf Dedushaj,PHD., u lind në fshatin Vuthaj, më 10 tetor të vitit 1951.





 Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ish Gllogovci. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore, ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj 1980 dhe njëherit është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistruar në nëntor të vitit 1983. Prof. Dr. Isuf Dedushaj, më 27 nëntor, të vitit 1986, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë,
mbrojti tezën e doktoratës. Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës, prej vitit 1976- 1990. Në vitin 1990 për shkaqe politike largohet nga puna. Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë, pra Prof. Dr. Ph. D. i shkencave të mjekësisë - epidemiolog. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate, prej vitit 1992-1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Prof. Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës-përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë. Ka qenë dhe është anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Prof. Dedushaj ka qenë mentor, por edhe anëtar në Komision për mbrojtjen e temave të doktoratës të më se 45 kandidatëve, prej të cilave disa jashtë Kosove, pastaj 55 magjistraturave shkencore dhe mbi 150 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme). Ka publikuar 120 punimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjet me radhë. Ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka publikuar disa tekste universitare (Epidemiologjia Speciale e sëmundjeve ngjitëse, Epidemiologjia, Imunoprofilaksa, etj). Më 17 tetor 2019 doli nga shtypi libri enciklopedik i autorit Prof. Dr. Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqiptare gjithandej globit”. Profesori Dedushaj ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore si autor dhe koautor. Punime shkencore: -Ularemia outbreak investigation in Kosovo: case control and environmental studies, -R. Reintjes, I. Dedushaj, A. Gjini, TR Jorgensen, B. Cotter, A. Lieftucht, Emerging infectious diseases 8 (1), 69, 2002, -Interacting roles of immune mechanisms and viral load in the pathogenesis of Crimean-Congo hemorrhagic fever ASaksida, D. Duh, B. Wraber, I. Dedushaj, S. Ahmeti, T. Avšič-Županc Clin. Vaccine Immunol. 17 (7), 1086-1093, 2010, -Prevalence of nosocomial infections in high-risk units in the university clinical center of Kosova L. Raka, D. Zoutman, G. Mulliqi, S. Krasniqi, I. Dedushaj, N. Raka, S. Ahmeti, -Infection Control & Hospital Epidemiology 27 (4), 421-423, 2006. -Epidemiological, serological and herd immunity of Crimean-Congo haemorrhagic fever in Kosovo I. Humolli, I. Dedushaj, TAŽupanac, S. Muçaj Med Arh 64 (2), 91-3, 2010, -Prevalence of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in healthy population, livestock and ticks in Kosovo L. Fajs, I. Humolli, A. Saksida, N. Knap, M. Jelovšek, M. Korva, I. Dedushaj, PLoS One 9 (11), e 110982, 2014, -Current situation of Crimean-Congo hemorrhagic fever in Southeastern Europe and neighboring countries: a public health risk for the European Union? -S. Dreshaj, S. Ahmeti, N. Ramadani, G. Dreshaj, I. Humolli, I. Dedushaj Travel medicine and infectious disease 14 (2), 81-91, 2016. Etj. Kryetari i AAAS-it Akademik Prof.Dr.Skender Kodra, PHD Akademik Prof.Dr.fLori Bruqi,PHD drejtor për mardhënie me publikun pranë AAAS-it New York ,Prihstinë, Tiranë , Shkup; 01. shkurt 2025

No comments:

Post a Comment

Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V”

  https://fjala.info/prof-dr-flori-bruqi-me-diademe-letrare-v/?fbclid=IwY2xjawI4PP9leHRuA2FlbQIxMQABHftkptT79UMQ9-ob9SuUU3qPK5-G3UyJYiQub_TW...