Nga Akademik Profesor Kujtim Mateli
Në tre shekujt e fundit, shumë dijetarë evropianë, popullsinë e parë që banonte në trojet ku banojnë sot grekët, pra pellazgët, i kanë lidhur me shqiptarët. Kjo për arsyen se vetë helenët e antikitetit kanë shkruar se, kur erdhëm ne në këto troje, gjetëm atë popullsi që quhej pellazge. Herodoti thotë: “helenët emrat e perëndive i morën nga pellazgët”. Që do të thotë se kjo popullsi ndodhej në një nivel më të lartë se popullsitëe ardhura që filluan ta banonin këtë territor. Madje ata shkruajnë për qytetet dhe qytetërimin e tyre, i përshkruajnë si luftëtarë, mikpritës dhe me shpirt të madh dhe bujar. Kjo tezë evropiane tre shekullore e origjinës së shqiptarëve nga pellazgët u përqafua nga Rilindja jonë Kombëtare. Ata përcaktuan gjuhën dhe historinë si dy elementët bazë mbi të cilat do tëngrihej identiteti ynë kombëtar, prandaj ata e nisën punën plot vrull dhe energji për të vërtetuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët që kishte shenjuar me Dodonën një pikë kulmore në historinë e njerëzimit.Studimet e tyre në kërkim të së vërtetës ndeshnin me ligësinë e fqinjëve dhe shpifjet e tyre se shqiptarët janë të ardhur shumë vonë në trojet ku banojnë sot dhe se nuk kishin një gjuhë të tyren, prandaj fuqitë evropiane nuk mund t`i merrnin në konsideratë për të formuar një komb shqiptar. Rilindasit do të merrnin përgjegjësinë për t`iu përgjigjur këtyre shpifjeve dhe të thelloheshin, aq sa i mundësonte koha, në fushë të historisë dhe gjuhësisë. Ata do ta përcaktonin origjinën e shqiptarëve nga ajo popullsi e quajtur pellazge dhe gjuhën e tyre do ta quanin hyjnore, si gjuha që lindi perënditë dhe u dha atyre emrat me të cilat i njohim sot. Kjo luftë e armiqve tanë nuk u ndërpre as pas Shpalljes së Pavarësisë. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve titanike të dijetarëve shqiptarë për të vërtetuar origjinën tonë pellazgjike dhe gjuhën shqipe si gjuhën që emërtoi hyjnitë pellazge, është edhe studiuesi, gati i panjohur për shqiptarët, Leonida Ndrenika, i cili e botoi librin e tij studimor në italisht “I pelasgi e la loro lingua” (Pellazgët dhe gjuha e tyre), në Napoli, më12 shtator 1929.
Siç thotë vetëautori, këtë libër e shkroi në italisht për të arritur kuptueshmëri më të madhe në botën shkencore ndërkombëtare. Për jetën e tij dimë pak:është nga Vunoi, fshat i cili bën pjesë në bashkinë e Himarës. Do të duheshin 95 vite, që ky libër të njihet nga shqiptarët falë përkushtimit të znj. Fetije Picari, e cila e solli këtë libër nëtë dy gjuhët: italisht dhe në shqip. Përkthyesja Fetije Picari, bashkë me të palodhurin dhe botuesin e gazetës “Rrënjët” (që botohet italisht dhe shqip) z. Hasan Aliaj, kanë kontribut të çmuar në njohjen e vlerave të identitetit tonëkombëtar edhe në shtetin italian ku kemi një komunitet të madh shqiptarësh.
Libri studimor,“Pellazgët dhe gjuha e tyre” tregon se Leonida Ndrenika kishte njohuri tëplota në fushë të historisë dhe gjuhësisë. Libriështë ndërtuar në vërtetimin e tezës se shqiptarët rrjedhin nga ajo popullsi që quhej pellazge. Për këtë ka sjellë në libër të gjithë autorët e antikitetit që kanë shkruar për pellazgët, territorin në të cilin ata ishin vendosur, emigrimet e tyre nëAzinë e Vogël, por sidomos në Itali. Në vërtetim të tezës se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ka shfrytëzuar shumë emra të përveçëm njerëzish dhe emra vendesh, që autorët e antikitetit, duke filluar me Homerin dhe Hesiodin e deri te Straboni dhe Pausania, i lidhin me pellazgët. Dodonës, kryeqytetit të pellazgëve, autori i ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke sjellëpër lexuesit thëniet e autorëve të antikitetit që e lidhnin Dodonën me Epirin pellazg, kurse raportet me Helladën janë ato që fqinjët formojnë me njëri-tjetrin.
Autori i këtij studimi Leonida Ndrenika, ka shfrytëzuar në vërtetim të tezës që shqiptarët rrjedhin nga pellazgët edhe një numër të konsiderueshëm të autorëve modernë, të cilët mendonin se gjuha shqipe rrjedh nga mijëvjeçarët e shkuar dhe është folur para gjuhës greke dhe asaj latine, para çdo gjuhe tjetër që ne njohim apo ka mbetur nga antikiteti. Kështu Malte-Brun do të shkruante: “ Gjuha shqipe nuk ndryshon rrënjësisht nga gjuha më e vjetër e pellazgëve, në fakt ajo është e përafërt me të.”(Leonida Ndrenika “Pellazgët dhe gjuha e tyre” Tiranë 2024, faqe 5)
Autorii këtij studimi, sjell albanologun e shquar Von Han, i cili pat shkruar: “Proto-shqiptariështëjo vetëm një bashkëkohës i proto-romakut dhe proto-grekut, por ka midis tyre një afrimitet, një ngjashmëri. Me fjalë të tjera, ato çfarë janë të ngjashme midis dy popujve burojnë nga i njëjti element pellazgjik.” (Po aty faqe 6)
Nëse ka diçka të përbashkët midis shqiptarëve, romakëve dhe grekëve, nuk është vendodhja pranë njëri-tjetrit, por elementi pellazgjik që ka depërtuar te të dy popujt: romakët dhe grekët. Kyështë përfundimi i dijetarit Von Han, i cili ka dalë nga një realitet historik, përderisa helenët dhe latinët i ngritën qytetërimet e tyre mbi atë territor ku më parë kishin banuar pellazgët.
Vatra më e rëndësishme e pellazgëve ka qenë Epiri, aty ku Dodona krijoi qytetërimin e parëdhe ndezi dritën në lindjen e dy qytetërimeve të mëvonshme: atij helen dhe romak. Këtë na e thonë autorët e antikitetit që fiset e Epirit i konsideronin pellazge dhe po ashtu pellazge quanin dhe kryeqytetin e tyre Dodonën. Autori i këtij studimi Leonida Ndrenika, i ka konsideruar autorët e antikitetit si burime të dorës sëparë: “Hesiodi, edhe ky autokton, flet për pellazgët dhe përmend Dodonën në shkrimet e tij dhe njëlloj si shumë shkrimtarë të tjerëi kanë konsideruar të gjitha fiset e Epirit si pellazge. (Straboni l. V, 220)” ( Po aty faqe 7)
Autorët e antikitetit kanë sjellë prova për përkatësinë pellazge të banorëve të Epirit, madje edhe maqedonasit nga autorët e antikitetit janë konsideruar fise pellazge. Për këtë i drejtohet Strabonit duke e cituar: “Straboni më tej pohon se epirotët dhe maqedonasit përdornin të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat zakone, visheshin njëlloj dhe qethnin flokët në të njëjtën mënyrë. (33)” (po aty faqe 14)
Autori sjell një numër të konsiderueshëm fjalësh që janë përdorur nga autorët e antikitetit, të cilët nuk i lidhnin me helenët, por me gjuhën barbare të epirotëve dhe maqedonasve. Nga kjo vërtetohet që epirotët flisnin një gjuhë që ishte e ndryshme nga helenët dhe në analizë të këtyre fjalëve arrin në përfundimin se gjuha e banorëve pellazgë të Epirit ka qenë gjuha shqipe.
“Fjalët e gjuhës pellazgjike që mbijetojnë në monumentet e antikitetit klasik, janë fjalë të gjuhës shqipe që vazhdojnë me kuptimin që kishin në ato kohëra: vende që historia e lashtëipërshkruante vendbanime të pellazgëve dhe shumë prej tyre që kishin emra, janë fjalë shqipe, janë ende të banuara në numër të madh nga kombi ynë.”(po aty faqe 16)
Autori përmend historianët romakë që vërtetonin se pellazgët kishin shkuar në Itali disa breza para Luftës së Trojës nga Akea, e cila nënkuptonte Greqinë e lashtë pellazgjike. Dëshmi të tjera vërtetojnë se edhe banorët e Lacios ishin pellazgë duke përmendur Plinin, i cili thotë se shkronjat e alfabetit i sollën në Lacio pellazgët dhe më tej vazhdon: “…tradita të tjera dëshmojnë se edhe emri i Romës ishte pellazg dhe i lidhin me saturnalët, me një festë me origjinë pellazge që kishte nisur në malin Saturn. …Pellazgët sipas Niebuhr, ishin popullsia origjinale jo vetëm e Greqisë, por edhe e Italisë.” (po aty faqe 22)
Nëse helenët deri në kohën e Strabonit shtriheshin në jug të gjirit të Ambraqisë dhe të Magnezisë, pra në jug të Epirit dhe të Thesalisë, kjo pjesë e mbetur e Pellazgjisë ndodhej jashtë ndikimit helen. Autori i studimit Leonida Ndrenika, mbështetur te autorët e antikitetit tregon për një lidhje tëngushtë tëbanorëve të Italisëme banorët e Epirit dhe të Thesalisë. Kjo lidhje nuk është vetëm me jugun e Italisë, por shtrihet deri në veri tësaj :“Legjenda të tjera vendosin në lidhje të ngushtëumbrianët, peucetët dhe fise të tjera të veriut të Italisë dhe bregut adriatik me pellazgët e Epirit dhe Thesalisë.”(Po aty faqe 21)
Kjo dëshmi tregon se Epiri dhe Thesalia pellazge i ruajtën lidhjet me të parët e tyre që u hodhën në Itali. Provë e sigurt kjo se Epiri pellazg nuk ka lidhje me helenët, por i përket asaj etnie që sot përfaqësihet nga shqiptarët që banojnë në jugun e Shqipërisë.
Autori mundohet të përcaktojë gjuhën e pellazgëve dhe, duke u bështetur në mendimin e disa autorëve të mëparshëm, del në përfundimin se gjuha pellazge nuk kishte lidhje me gjuhën helene, e cila për ta konsiderohej si gjuhë barbare:“Gjuha e tyre e ashpër është më afër latinishtes se sa greqishtes, u ruajt në dialektin eolik dhe në dialektin e Epirit, të konsideruar barbar nga helenët.”(po aty faqe 25)
Autori shtrirjen e pellazgëve në një territor të gjerë e vërteton me emrat pellazgë në këto territore ku veçojmë: “në Azi, në Thesali, në Itali gjejmë qytetin pellazgjik të Larisës.”(po aty faqe 27)
Autori arrin në përfundime të rëndësishme për pellazgët dhe për shqiptarët si pasardhës të tyre, duke u mbështetur te autorët e antikitetit që janë burimi parësor për çdo kërkues shkencor, por edhe te autorë të tjerë të kohës së tij që i kanëparë shqiptarët si pasardhës të pellazgëve, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në botën greko-latine. Autori ka sjellë66 burime nga autorët më të rëndësishëm që kanëshkruar përpellazgët, shtrirjen gjeografike dhe gjuhën e tyre Ato janë burime bazë që mund të përdoren edhe nga kërkuesit e sotëm shkencorë. Autori përmend një numër të konsiderueshëm autorësh dhe duke umbështetur në përfundimet e tyre shkruan:“që gjuha shqipe është ajo e pellazgëve e dëshmojnë edhe von Hahn, A. Schleicher, Otto Blau, Thomopulo dhe të tjerë.” (po aty faqe 35)
Për të vërtetuar që shqipja e ka origjinën nga gjuha pellazge, ka sjellë në analizë etimologjike një numër të madh fjalësh qëi gjejmë te autorët e antikitetit, por që janë ende në vendet ku banojnë sot shqiptarët duke treguar në këtë mënyrë vazhdimësinë nga pellazgët te shqiptarët. Në vëmendjen e autorit, nuk mund të anashkalohej kryeqyteti i pellazgëve që ishte Dodona, e cila ndriçoi me qytetërimin e saj jo vetëm etninëpellazge, por edhe në botën helene dhe atë latine, të cilët morën prej saj jo vetëm sistemin e besimit, emrat e hyjnive dhe mitologjinë, por edhe mënyrën e jetesës që u vu në themelet e qytetërimit të tyre.
Që Dodona dhe qytetërimi i saj nuk ka lidhje me helenët, autori sjell si dëshmi faktin që Dorimahu i Etolisë e shkatërroi Dodonën në vitin 219 para Krishtit, sepse fama e saj i kishte hijezuar faltoret helene. Nëse Dodona do të kishte qenëhelene, ata do të krenoheshin me të dhe nuk do të ndërmerrnin veprimin barbar të shkatërrimit të saj.
Dodona dhe qytetërimi pellazgjik erdhën deri në ditët e sotme, sepse një periudhë e tërë historike mban emrin e tyre, fakt të cilin e thekson edheenciklopedia italiane:“Traditat më të besueshme të pellazgëve, të shpërndara në rrënojat parahistorike në territorin e Greqisë, në plazhet dhe ishujt e detit Egje, gjithashtu dhe në Azinë e Vogël, por edhe në Itali, gjenden në kujtimet e poetëve, historianëve dhe gjeografëve të antikitetit klasik.”(po aty faqe 6-7)
Nëmbyllje të librit, autori ka sjellë një fjalor trigjuhësh: shqip, greqisht, latinisht. Rëndësia e tij qëndron në vërtetimin e faktit se shqipja ka qëndruar krahas tyre dhe në shumë raste mund të jetë burim i parë prej nga kanë rrjedhur fjalët për dy gjuhët e tjera.
Përfundim
Për tezën e origjinës së shqiptarëve nga pellazgët kanë punuar një numër i madh dijetarësh shqiptarë dhe të huaj, në një shtrirje kohore mbi 300 vjeçare. Kjo tezë mbetet e papranuar plotësisht deri në ditët e sotme, megjithëse secili brez dijetarësh ka sjellë prova të mjaftueshme në vërtetim të saj. Në këtë kontribut tëçmuar renditet edhe emri i Leonida Ndrenikës. Pellazgët janë një popull me histori dhe qytetërim që kanë shenjuar emrin e tyre në histori me kryeqytetin e tyre që ishte Dodona prej nga rrjedhin dy qytetërimet e tjera ai helen dhe romak, siç e pranojnë vetë disa nga dijetarët që kanë folur dhe shkruar për pellazgët. Mohimi që i bëjnë institucionet tona shkencore origjinës sonëpellazgjike, e rrudh dimensionin kohor të origjinës sonë dhe njëkohësisht vlerat e qytetërimit të tyre që qëndrojnë në themelet e qytetërimeve të mëvonshme. Ndaj përkushtimi i këtyre dhjetra dijetarëve që kanë punuar për historinë e kombit tonë duke hulumtuar nëpër biblioteka, duke shfletuar mijëra libra, duhet vlerësuar dhe duhet të vendosen denjësisht në panteonin e njerëzve të shquar që kanë dhënë kontribute madhore në zbardhjen e identitetit tonë kombëtar.
No comments:
Post a Comment